Zbardhet dosja e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas ndërhyrjes dentare të kryer për disa orë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho dhe vajzës së tij Ina Xhaxho. Në dosjen e siguruar zbardhet hap pas hap gjithë ç’ka ndodhur, që në momentin e mbërritjes së fëmijës në klinikën dentare, dhe deri në kryerjen e autopsisë.
Sipas dosjes dhe dëshmive të marra nga prindërit e vogëlushit, dajës dhe gjyshit të tij që kanë qenë prezentë në momentin e ndërhyrjes në klinikë, pohohet se 3-vjeçarit nuk i është bërë asnjë grafi për dhëmbët, por është bërë një konsultë me prindërit e tij, pa prezencën e fëmijës fillimisht. Mjekja stomatologe Ina Xhaxho, ka kërkuar nga prindërit një foto të dhëmbëve të të miturit, ndërsa ditën që djali ka shkuar në klinikë, është futur në ndërhyrje.
Mjekja i ka thënë prindërve se do të bëhet ndërhyrje në dy dhëmbë, dhe se për shkak se fëmija nuk bashkëpunonte, i kanë bërë një gjilpërë në krahë për ta vënë në gjumë, e më pas e kanë futur në anestezi, pasi mjeku Roland Hoxha është shprehur se kjo është teknikë që përdoret gjerësisht dhe nuk i rrezikon jetën.
Pasi është futur në sallë, fëmijës i janë bërë ndërhyrje në 14 dhëmbë, pasi sipas Ina Xhaxhos, ka qenë e nevojshme dhe është bërë që të mos i nënshtrohej fëmija një tjetër anestezie. Familjarët e Brianit pretendojnë se kanë folur vetëm me Ina Xhaxhon dhe Roland Xhaxhon, pas ngjarjes në Urdhrin e Stomatologut, është paraqitur për ngjarjen një tjetër mjeke, e cila ka kryer ndërhyrjen. Ina Xhaxho ka deklaruar se ndërhyrjen e ka kthyer mjekja tjetër, e punësuar në klinikën e saj, por prindërit deklarojnë se nuk kanë pasur kontakt më parë me mjeken në fjalë.
“Shtetasi Bledar Spahiu ka deklaruar se kur ka shkuar te Urdhri i Stomatologut për të kërkuar informacion se çfarë inspektimi kishin bërë ata për Ina Xhaxho, drejtuesja atje i tha që tek institucioni i tyre kishin thirrur dentisten Ina Xhaxho për të dhënë shpjegime për rastin e djalit dhe ajo kishte refuzuar që të paraqitej dhe në vend të saj kishte dërguar një dentiste te quajtur Marta Gina, e cila kishte bërë një deklaratë, ku mesa kujton ajo ishte shprehur se ndërhyrjen te djali i tij e kishte bërë ajo dhe që bërja e grafisë nuk ishte nevojshme. Thekson se këtë shtetase nuk e njihte fizikisht dhe nuk e ka takuar asnjëherë dhe nuk ka pasur dijeni që punonte në klinikën e stomatologes Ina Xhaxho”, thuhet në dosje.
Por çfarë thuhet ndër të tjera në dosjen e siguruar?
“Disa orë pas mbarimit të kësaj ndërhyrjeje, mjekët e kanë nxjerrë djalin nga klinika në gjendje të përgjumur dhe rreth orës 23.00, ai e ka dërguar djalin në gjendje të rëndë shëndetësore (koma) në Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, aty ku fëmija ka ndërruar jetë.
Në vazhdim të hetimeve, janë pyetur prindërit e viktimës së mitur shtetasit Bledar Spahiu, Ina Spahiu, dhe gjyshi i viktimës shtetasi Guri Spahiu, ku nga deklarimet e tyre ka rezultuar se rreth dy javë para datës 28.09.2023, shtetasi Bledar Spahiu ka shkuar në klinikën “Splendent” dhe ka kërkuar te recepsioni stomatologen Ina Xhaxho.
Ai nuk e njihte më parë fizikisht, por ia kishin thënë si emër dhe nga rekomandimet e marra për klinikën dhe doktorin Roland Xhaxho si anestezist vendosi të bisedonte për rregullimin e dhëmbëve të djalit. Recepsionistja e ka çuar në një zyrë ku një grua iu prezantua si Ina Xhaxho, e cila kishte një përparëse të bardhë, në të cilën ishte shkruar emri “Ina Xhaxho”.
Pas ngjarjes ai e ka parë në rrjete sociale dhe lajmet foton e saj dhe deklaron se ajo ishte personi që ai ka folur për ndërhyrjen dentare të djalit dhe që i ka thënë që do e bënte ajo ndërhyrjen. Atë ditë ai ka qenë vetëm, nuk e ka pasur djalin Brian me vete dhe i ka bërë të ditur stomatologes Ina Xhaxho, gjendjen e djalit duke i thënë që ai kishte shqetësime në dhëmbë dhe duhet t’i bëhej edhe pastrimi i gurrëzave pasi i ishin nxirë dhëmbët dukshëm.
Gjithashtu, ai i ka bërë të ditur stomatologes që djali rreth moshës 9 muajsh kishte bërë një operacion në zemër dhe i ka treguar edhe një recetë të doktorit kardiopediatër Albert Koja, ku ai kishte shkruar që djali ishte mirë dhe mund t’i nënshtrohej çdo lloj ndërhyrje. Në atë moment aty ka ardhur edhe doktor Roland Xhaxho, i cili pasi mori vesh për rastin e djalit i tha që “ne fëmijëve të vegjël ia bëjmë ndërhyrjen me anestezi”.
Të njëjtën gjë i tha edhe Ina Xhaxho, që mbushja e dhëmbëve te fëmijët e vegjël bëhet me anestezi. Gjithashtu ajo nuk i tha për ndonjë alternativë tjetër për rregullimin e dhëmbëve, por vetëm i tha për mbushjen pasi ai i tha që i ka të prishura dhe i dhëmbin. Ajo i tha që procesi zgjaste rreth dy orë dhe dalja e anestezisë për 45 minuta. Ata e lanë që ndërhyrja të bëhej në datën 21.09.2025, djali duhej të vinte esëll dhe të mos ishte i sëmurë. Këtë ditë stomatologia Ina Xhaxho i tha që një ditë para datës së ndërhyrjes t’i niste foto të gojës së djalit, të cilat ai ia nisi stomatologes Ina Xhaxho në whats App, tek numri i saj.
Atë ditë shtetasi Bledar Spahiu la takim për rregullimin e dhëmbëve, për datën 21.09.2023, por në këtë datë djali ka qenë me virozë dhe nisur nga këshilla e stomatologes e njoftoi me telefon për të lënë orar tjetër dhe e lanë për ta bërë ndërhyrjen, në datën 28.09.2023.
Në datën 28.09.2023, së bashku me djalin Brian, bashkëshorten Ina, babanë e tij Guri dhe kunatin Elsi Qosja kanë shkuar në klinikë, kur rreth orës 10.05 ka ardhur doktoresha Ina Xhaxho, e cila e ka parë djalin nga dhëmbët dhe u tha shprehimisht që “djalit do t’i mbushim dy dhëmbët e fundit, në të dyja anët, pa specifikuar konkretisht dhe do të bëjmë pastrim gurëzash të të gjithë dhëmbëve”.
Pas rreth 5 minutash erdhi doktor Roland Xhaxho, i cili e vizitoi me stetoskop, i pa edhe gojën. Ata i thanë edhe që djali kishte bërë ndërhyrje në zemër dhe doktor Rolandi i tha që nuk kishte problem, pasi kishte folur me doktorin Altin Veshti. Gjithashtu, ata e pyetën për anestezinë dhe nëse kishte efekte anësore dhe ai i tha që do të përdoret anestezi e lehtë, nga ajo që përdoret në të gjithë botën dhe nuk asnjë efekt anësor.
Të dy doktorët, Rolandi dhe Ina u thanë që i gjithë procesi i rregullimit të dhëmbëve do të zgjaste rreth dy orë dhe dalja e anestezisë 45 minuta. Në kohën që doktori i tha që do t’i vendoste një vigon për bërjen e analizave, djali u tremb dhe donte të largohej. Doktori Roland Xhaxho u tha që do t’i bënin një gjilpërë me qetësues, i cili ishte i lehtë nga ata që përdoren për t’i vënë fëmijët në gjumë dhe pasi ka bërë gjilpërën në krah dhe pas rreth 5 minutash djali u këput dhe mbylli sytë.
Një vajzë infermiere e ka marrë djalin dhe ka zbritur poshtë te shkallët dhe në këtë kohë ora ka qenë 10.25. Në këtë moment të pranishëm kanë qenë shtetasi Bledar Spahiu, bashkëshortja e tij, babai i tij, doktorët Ina dhe Rolandi, dhe një vajzë që mori lekët më pas dhe dy infermierë. Pas këtij momenti doktoreshë Ina në prezencën e recepsionistes u tha për të kryer pagesën 300 euro të anestezisë, të cilën shtetasi Bledar Spahiu e bëri duke ia dhënë lekët recepsionistes.
Pastaj i dha disa letra për të firmosur duke i thënë që këto ishin për konsensusin për procedurë. Shtetasi Bledar Spahiu i ka firmosur të gjitha vetë por në emrin e bashkëshortes, pasi ajo kishte kartën e identiteti me vete. Gjithashtu doktoreshë Ina i tha që pagesën për dhëmbët do e bënin në fund të procedurës së ndërhyrjes. Ata dolën jashtë dhe pritën tek shkallët e jashtme të ndërtesës.
Rreth orës 13.00, duke qenë se shtetasi Bledar Spahiu u shqetësua i ka rënë derës së hyrjes në katin e dytë dhe ka dalë recepsionistja, e cila i tha që mjekët janë në sallë dhe po vazhdohet puna. Pastaj rreth orës 15.00 kanë trokitur përsëri dhe ka dalë recespionistja dhe doktoresha Ina Xhaxho, ku kjo e fundi tha që djali mbaroji rregullimin e dhëmbëve dhe po prisnin t’i dilte narkoza, ndërkohë që shtetasi Guri Spahiu i ka thënë asaj që duhet të bisedonin me doktorin.
Pas 5 minutash, rreth orës 15.20, ka dalë doktori Roland Xhaxho, para derës hyrëse në katin e dytë, i cili u ka thënë shtetasve Bledar Spahiu, Guri Spahiu dhe Elsi Qosja që çdo gjë shkoi në rregull dhe do prisnin sa t’i dilte narkoza. Rreth orës 17.15, ata trokitën përsëri te dera ku ka dalë prapë recepsionistja, e cila u tha që po prisnin t’i dalë narkoza. Rreth orës 18.00 përsëri i kanë rënë ziles dhe me ngulm i kanë kërkuar që të futeshin brenda për të parë djalin, dhe në këtë moment, shtetasit Bledar Spahiu, Ina Spahiu dhe Guri Spahiu kanë hyrë në sallonin e katit të dytë ku ishin edhe në mëngjes dhe pasi kanë pritur 5 minuta, ka ardhur doktoreshë Ina dhe më pas një infermiere, që ka shoqëruar shtetasen Ina Spahiu, në një dhomë për të parë djalin Brian, e cila ndodhej tek pavioni që e kishte derën hyrëse përballë sallonit.
Ndërkohë doktoreshë Ina i ka dhënë shtetasit Bledar Spahiu një kartele, ku i ka shpjeguar duke i thënë shprehimisht që ndërhyri në 14 dhëmbë pasi ishte e nevojshme. Ajo i dha edhe një recetë ku i shpjegoi që djali mund të kishte temperaturë dhe do të përdorte Algofren, dhe i dha edhe një antibiotik për qetësimin e mishrave të dhëmbëve dhe një multivitaminë.
Ajo i tha që për çdo problem që mund të kishte djali, mund ta telefononte në numrin celular që ishte vendosur te kartela, që ia dha ajo vetë. Ndërkohë aty pranë recepsionistja po bënte llogarinë duke i thënë që 14 dhëmbë kushtojnë 70.000 lekë, pasi një dhëmb kushton 5,000 lekë. Gjithashtu, doktoreshë Ina i tha që duhet të bënte edhe një pagesë prej 330 mijë lekë, pasi ishte përdorur anestezi shtesë për 4 orë e gjysmë.
Shtetasi Bledar Spahiu ka bërë pagesën në total duke i dhënë shumën e lekëve recepsionistes, në prezencë të stomatologes Ina Xhaxho dhe babait të tij. I pranishëm në këtë moment ishte edhe doktori Roland Xhaxho, i cili nuk ka folur. Ina Xhaxho nuk i dha ndonjë letër për llogaritjet e këtyre pagesave por i bënë me gojë, dhe nuk i dhanë as kupon tatimor. Të dy doktorët Ina Xhaxho dhe Roland Xhaxho i thanë që “djalin do ta nxirrni në orën 19.00” dhe ata pastaj u larguan.
Pas këtij momenti, familjarët e të miturit Brian nuk kanë marrë ndonjë kontakt me të dy doktorët. Ndërkohë që shtetasit Guri Spahiu dhe Bledar Spahiu kanë dalë jashtë te shkallët për disa momente, shtetasja Ina Spahiu ka qëndruar brenda në dhomë me djalin. Më pas, shtetasi Bledar Spahiu është futur në dhomë pasi bashkëshortja i kërkoi rroba për të ndërruar djalin pasi kishte urinuar dhe ai ndërroi rrobat e djalit, më pas e mori atë në krahë duke i folur me qëllim për të zgjuar, por djali reagonte duke rënkuar vetëm kur e kapte te veshët, por sytë nuk i hapi asnjëherë.
Të dy shtetasit Bledar dhe Ina Spahiu kanë deklaruar se djali ishte i këputur dhe në përgjumje, i mbante sytë mbyllur, merrte frymë me vështirësi dhe nuk reagonte vetëm kur infermierja e prekte te pjesa prapa veshit.
Gjithashtu vunë re që djali i kishte duart, këmbët dhe hundën të ftohtë akull dhe kur e kanë pyetur infermieren që ka qenë e pranishme aty, lidhur me gjendjen e djalit dhe ajo i tha që është normale dhe narkoza do t’i dalë me kalimin e kohës dhe ata duhet ta kapnin vazhdimisht te fundi i veshëve për të stimuluar zgjimin.
Gjatë kohës që shtetasja Ina Spahiu ishte në dhomën e djalit, ka ardhur doktori Roland Xhaxho, i cili i tha që mos të kishte merak, që duhet ta prekte te pjesa pas veshit, ti fliste herë pas herë, për të ngacmuar. Ai i tha që duhet të prisnin edhe pak para se ta nxirrnin.
Ka ndenjur në dhomë rreth gjysmë ore dhe gjatë kësaj kohe e pranishme ka qenë vetëm infermierja, e cila në orën 19.00, i tha që tani duhet ta nxirrte djalin. Duke qenë se djali ishte në të njëjtën gjendje, shtetasi Bledar Spahiu e pyeti nëse mund ta nxirrte djalin në këtë gjendje. Ajo i bëri foto parametrave të aparatit që i vinte në gisht, i mati temperaturën që ai pa qe e kishte 37.1 dhe këto ia dërgoi me mesazh doktorit Roland.
Më pas, ajo i tha që doktori i kishte thënë që mund të dilte me djalin. Shtetasi Bledar Spahiu e ka marrë djalin në krahë dhe bashkë me bashkëshorten kanë dalë nga dera, të shoqëruar nga dy infermiere, ku njëra ishte ajo që i qëndroi djalit në dhomë. Sqaron se infermieret u thanë që për çdo problem të telefonin te numrat që kishte receta. Rreth orës 19.30 kanë mbërritur në shtëpi, ku e kanë shtrirë djalin në krevat dhe ai vazhdonte të ishte në gjendje të këputur dhe të përgjumur, sytë vazhdonte i mbante mbyllur dhe i hapte vetëm kur e kapnin te fundi i veshëve. I matën temperaturën disa herë dhe e kishte te 37.00.
Rreth orës 20.30 ka filluar ti rritet temperatura dhe në këtë kohë e kishte 38.02 vija, gjendja e përgjumur vazhdonte, kishte këmbët, duart dhe hundën të ftohta. Ata i dhanë Algofren 4 mm dhe e mbajtën me kompresa me uthull, por temperatura nuk po i ulej pasi ia matnin vazhdimisht dhe rreth orës 10.20 temperatura i vajti 39.02 vija dhe është zverdhur në të gjithë trupin.
Ata kanë marrë disa herë në numrin celular që kishte kartela dhe receta por nuk i është përgjigjur njeri. Pas kësaj janë nisur menjëherë në spital dhe kanë mbërritur tek pediatria në QSUT, rreth orës 23.00. Gjatë rrugës djali ka humbur vetëdijen. Aty ka dalë fillimisht një doktoreshë e cila i ka matur pulsin dhe u tha urgjent për në reanimacion”.
Tag: bledar
-

“Do bëjmë vetëm dy dhëmbë”/ Zbardhet dosja hetimore e vdekjes së 3-vjeçarit, si u fut fëmija në ndërhyrje pa grafi
-

Zbardhet dosja hetimore e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu/ “Do bëjmë vetëm dy dhëmbë”, si u fut fëmija në ndërhyrje pa grafi, mjekja….
Zbardhet dosja e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas ndërhyrjes dentare të kryer për disa orë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho dhe vajzës së tij Ina Xhaxho.
Në dosjen e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, zbardhet hap pas hap gjithë ç’ka ndodhur, që në momentin e mbërritjes së fëmijës në klinikën dentare, dhe deri në kryerjen e autopsisë.
Sipas dosjes dhe dëshmive të marra nga prindërit e vogëlushit, dajës dhe gjyshit të tij që kanë qenë prezentë në momentin e ndërhyrjes në klinikë, pohohet se 3-vjeçarit nuk i është bërë asnjë grafi për dhëmbët, por është bërë një konsultë me prindërit e tij, pa prezencën e fëmijës fillimisht. Mjekja stomatologe Ina Xhaxho, ka kërkuar nga prindërit një foto të dhëmbëve të të miturit, ndërsa ditën që djali ka shkuar në klinikë, është futur në ndërhyrje.
Mjekja i ka thënë prindërve se do të bëhet ndërhyrje në dy dhëmbë, dhe se për shkak se fëmija nuk bashkëpunonte, i kanë bërë një gjilpërë në krahë për ta vënë në gjumë, e më pas e kanë futur në anestezi, pasi mjeku Roland Hoxha është shprehur se kjo është teknikë që përdoret gjerësisht dhe nuk i rrezikon jetën.
Pasi është futur në sallë, fëmijës i janë bërë ndërhyrje në 14 dhëmbë, pasi sipas Ina Xhaxhos, ka qenë e nevojshme dhe është bërë që të mos i nënshtrohej fëmija një tjetër anestezie. Familjarët e Brianit pretendojnë se kanë folur vetëm me Ina Xhaxhon dhe Roland Xhaxhon, pas ngjarjes në Urdhrin e Stomatologut, është paraqitur për ngjarjen një tjetër mjeke, e cila ka kryer ndërhyrjen. Ina Xhaxho ka deklaruar se ndërhyrjen e ka kthyer mjekja tjetër, e punësuar në klinikën e saj, por prindërit deklarojnë se nuk kanë pasur kontakt më parë me mjeken në fjalë.
“Shtetasi Bledar Spahiu ka deklaruar se kur ka shkuar te Urdhri i Stomatologut për të kërkuar informacion se çfarë inspektimi kishin bërë ata për Ina Xhaxho, drejtuesja atje i tha që tek institucioni i tyre kishin thirrur dentisten Ina Xhaxho për të dhënë shpjegime për rastin e djalit dhe ajo kishte refuzuar që të paraqitej dhe në vend të saj kishte dërguar një dentiste te quajtur Marta Gina, e cila kishte bërë një deklaratë, ku mesa kujton ajo ishte shprehur se ndërhyrjen te djali i tij e kishte bërë ajo dhe që bërja e grafisë nuk ishte nevojshme. Thekson se këtë shtetase nuk e njihte fizikisht dhe nuk e ka takuar asnjëherë dhe nuk ka pasur dijeni që punonte në klinikën e stomatologes Ina Xhaxho”, thuhet në dosje.
Por çfarë thuhet ndër të tjera në dosjen e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha?
“Disa orë pas mbarimit të kësaj ndërhyrjeje, mjekët e kanë nxjerrë djalin nga klinika në gjendje të përgjumur dhe rreth orës 23.00, ai e ka dërguar djalin në gjendje të rëndë shëndetësore (koma) në Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, aty ku fëmija ka ndërruar jetë.
Në vazhdim të hetimeve, janë pyetur prindërit e viktimës së mitur shtetasit Bledar Spahiu, Ina Spahiu, dhe gjyshi i viktimës shtetasi Guri Spahiu, ku nga deklarimet e tyre ka rezultuar se rreth dy javë para datës 28.09.2023, shtetasi Bledar Spahiu ka shkuar në klinikën “Splendent” dhe ka kërkuar te recepsioni stomatologen Ina Xhaxho.
Ai nuk e njihte më parë fizikisht, por ia kishin thënë si emër dhe nga rekomandimet e marra për klinikën dhe doktorin Roland Xhaxho si anestezist vendosi të bisedonte për rregullimin e dhëmbëve të djalit. Recepsionistja e ka çuar në një zyrë ku një grua iu prezantua si Ina Xhaxho, e cila kishte një përparëse të bardhë, në të cilën ishte shkruar emri “Ina Xhaxho”.
Pas ngjarjes ai e ka parë në rrjete sociale dhe lajmet foton e saj dhe deklaron se ajo ishte personi që ai ka folur për ndërhyrjen dentare të djalit dhe që i ka thënë që do e bënte ajo ndërhyrjen. Atë ditë ai ka qenë vetëm, nuk e ka pasur djalin Brian me vete dhe i ka bërë të ditur stomatologes Ina Xhaxho, gjendjen e djalit duke i thënë që ai kishte shqetësime në dhëmbë dhe duhet t’i bëhej edhe pastrimi i gurrëzave pasi i ishin nxirë dhëmbët dukshëm.
Gjithashtu, ai i ka bërë të ditur stomatologes që djali rreth moshës 9 muajsh kishte bërë një operacion në zemër dhe i ka treguar edhe një recetë të doktorit kardiopediatër Albert Koja, ku ai kishte shkruar që djali ishte mirë dhe mund t’i nënshtrohej çdo lloj ndërhyrje. Në atë moment aty ka ardhur edhe doktor Roland Xhaxho, i cili pasi mori vesh për rastin e djalit i tha që “ne fëmijëve të vegjël ia bëjmë ndërhyrjen me anestezi”.
Të njëjtën gjë i tha edhe Ina Xhaxho, që mbushja e dhëmbëve te fëmijët e vegjël bëhet me anestezi. Gjithashtu ajo nuk i tha për ndonjë alternativë tjetër për rregullimin e dhëmbëve, por vetëm i tha për mbushjen pasi ai i tha që i ka të prishura dhe i dhëmbin. Ajo i tha që procesi zgjaste rreth dy orë dhe dalja e anestezisë për 45 minuta. Ata e lanë që ndërhyrja të bëhej në datën 21.09.2025, djali duhej të vinte esëll dhe të mos ishte i sëmurë. Këtë ditë stomatologia Ina Xhaxho i tha që një ditë para datës së ndërhyrjes t’i niste foto të gojës së djalit, të cilat ai ia nisi stomatologes Ina Xhaxho në whats App, tek numri i saj.
Atë ditë shtetasi Bledar Spahiu la takim për rregullimin e dhëmbëve, për datën 21.09.2023, por në këtë datë djali ka qenë me virozë dhe nisur nga këshilla e stomatologes e njoftoi me telefon për të lënë orar tjetër dhe e lanë për ta bërë ndërhyrjen, në datën 28.09.2023.
Në datën 28.09.2023, së bashku me djalin Brian, bashkëshorten Ina, babanë e tij Guri dhe kunatin Elsi Qosja kanë shkuar në klinikë, kur rreth orës 10.05 ka ardhur doktoresha Ina Xhaxho, e cila e ka parë djalin nga dhëmbët dhe u tha shprehimisht që “djalit do t’i mbushim dy dhëmbët e fundit, në të dyja anët, pa specifikuar konkretisht dhe do të bëjmë pastrim gurëzash të të gjithë dhëmbëve”.
Pas rreth 5 minutash erdhi doktor Roland Xhaxho, i cili e vizitoi me stetoskop, i pa edhe gojën. Ata i thanë edhe që djali kishte bërë ndërhyrje në zemër dhe doktor Rolandi i tha që nuk kishte problem, pasi kishte folur me doktorin Altin Veshti. Gjithashtu, ata e pyetën për anestezinë dhe nëse kishte efekte anësore dhe ai i tha që do të përdoret anestezi e lehtë, nga ajo që përdoret në të gjithë botën dhe nuk asnjë efekt anësor.
Të dy doktorët, Rolandi dhe Ina u thanë që i gjithë procesi i rregullimit të dhëmbëve do të zgjaste rreth dy orë dhe dalja e anestezisë 45 minuta. Në kohën që doktori i tha që do t’i vendoste një vigon për bërjen e analizave, djali u tremb dhe donte të largohej. Doktori Roland Xhaxho u tha që do t’i bënin një gjilpërë me qetësues, i cili ishte i lehtë nga ata që përdoren për t’i vënë fëmijët në gjumë dhe pasi ka bërë gjilpërën në krah dhe pas rreth 5 minutash djali u këput dhe mbylli sytë.
Një vajzë infermiere e ka marrë djalin dhe ka zbritur poshtë te shkallët dhe në këtë kohë ora ka qenë 10.25. Në këtë moment të pranishëm kanë qenë shtetasi Bledar Spahiu, bashkëshortja e tij, babai i tij, doktorët Ina dhe Rolandi, dhe një vajzë që mori lekët më pas dhe dy infermierë. Pas këtij momenti doktoreshë Ina në prezencën e recepsionistes u tha për të kryer pagesën 300 euro të anestezisë, të cilën shtetasi Bledar Spahiu e bëri duke ia dhënë lekët recepsionistes.
Pastaj i dha disa letra për të firmosur duke i thënë që këto ishin për konsensusin për procedurë. Shtetasi Bledar Spahiu i ka firmosur të gjitha vetë por në emrin e bashkëshortes, pasi ajo kishte kartën e identiteti me vete. Gjithashtu doktoreshë Ina i tha që pagesën për dhëmbët do e bënin në fund të procedurës së ndërhyrjes. Ata dolën jashtë dhe pritën tek shkallët e jashtme të ndërtesës.
Rreth orës 13.00, duke qenë se shtetasi Bledar Spahiu u shqetësua i ka rënë derës së hyrjes në katin e dytë dhe ka dalë recepsionistja, e cila i tha që mjekët janë në sallë dhe po vazhdohet puna. Pastaj rreth orës 15.00 kanë trokitur përsëri dhe ka dalë recespionistja dhe doktoresha Ina Xhaxho, ku kjo e fundi tha që djali mbaroji rregullimin e dhëmbëve dhe po prisnin t’i dilte narkoza, ndërkohë që shtetasi Guri Spahiu i ka thënë asaj që duhet të bisedonin me doktorin.
Pas 5 minutash, rreth orës 15.20, ka dalë doktori Roland Xhaxho, para derës hyrëse në katin e dytë, i cili u ka thënë shtetasve Bledar Spahiu, Guri Spahiu dhe Elsi Qosja që çdo gjë shkoi në rregull dhe do prisnin sa t’i dilte narkoza. Rreth orës 17.15, ata trokitën përsëri te dera ku ka dalë prapë recepsionistja, e cila u tha që po prisnin t’i dalë narkoza. Rreth orës 18.00 përsëri i kanë rënë ziles dhe me ngulm i kanë kërkuar që të futeshin brenda për të parë djalin, dhe në këtë moment, shtetasit Bledar Spahiu, Ina Spahiu dhe Guri Spahiu kanë hyrë në sallonin e katit të dytë ku ishin edhe në mëngjes dhe pasi kanë pritur 5 minuta, ka ardhur doktoreshë Ina dhe më pas një infermiere, që ka shoqëruar shtetasen Ina Spahiu, në një dhomë për të parë djalin Brian, e cila ndodhej tek pavioni që e kishte derën hyrëse përballë sallonit.
Ndërkohë doktoreshë Ina i ka dhënë shtetasit Bledar Spahiu një kartele, ku i ka shpjeguar duke i thënë shprehimisht që ndërhyri në 14 dhëmbë pasi ishte e nevojshme. Ajo i dha edhe një recetë ku i shpjegoi që djali mund të kishte temperaturë dhe do të përdorte Algofren, dhe i dha edhe një antibiotik për qetësimin e mishrave të dhëmbëve dhe një multivitaminë.
Ajo i tha që për çdo problem që mund të kishte djali, mund ta telefononte në numrin celular që ishte vendosur te kartela, që ia dha ajo vetë. Ndërkohë aty pranë recepsionistja po bënte llogarinë duke i thënë që 14 dhëmbë kushtojnë 70.000 lekë, pasi një dhëmb kushton 5,000 lekë. Gjithashtu, doktoreshë Ina i tha që duhet të bënte edhe një pagesë prej 330 mijë lekë, pasi ishte përdorur anestezi shtesë për 4 orë e gjysmë.
Shtetasi Bledar Spahiu ka bërë pagesën në total duke i dhënë shumën e lekëve recepsionistes, në prezencë të stomatologes Ina Xhaxho dhe babait të tij. I pranishëm në këtë moment ishte edhe doktori Roland Xhaxho, i cili nuk ka folur. Ina Xhaxho nuk i dha ndonjë letër për llogaritjet e këtyre pagesave por i bënë me gojë, dhe nuk i dhanë as kupon tatimor. Të dy doktorët Ina Xhaxho dhe Roland Xhaxho i thanë që “djalin do ta nxirrni në orën 19.00” dhe ata pastaj u larguan.
Pas këtij momenti, familjarët e të miturit Brian nuk kanë marrë ndonjë kontakt me të dy doktorët. Ndërkohë që shtetasit Guri Spahiu dhe Bledar Spahiu kanë dalë jashtë te shkallët për disa momente, shtetasja Ina Spahiu ka qëndruar brenda në dhomë me djalin. Më pas, shtetasi Bledar Spahiu është futur në dhomë pasi bashkëshortja i kërkoi rroba për të ndërruar djalin pasi kishte urinuar dhe ai ndërroi rrobat e djalit, më pas e mori atë në krahë duke i folur me qëllim për të zgjuar, por djali reagonte duke rënkuar vetëm kur e kapte te veshët, por sytë nuk i hapi asnjëherë.
Të dy shtetasit Bledar dhe Ina Spahiu kanë deklaruar se djali ishte i këputur dhe në përgjumje, i mbante sytë mbyllur, merrte frymë me vështirësi dhe nuk reagonte vetëm kur infermierja e prekte te pjesa prapa veshit.
Gjithashtu vunë re që djali i kishte duart, këmbët dhe hundën të ftohtë akull dhe kur e kanë pyetur infermieren që ka qenë e pranishme aty, lidhur me gjendjen e djalit dhe ajo i tha që është normale dhe narkoza do t’i dalë me kalimin e kohës dhe ata duhet ta kapnin vazhdimisht te fundi i veshëve për të stimuluar zgjimin.
Gjatë kohës që shtetasja Ina Spahiu ishte në dhomën e djalit, ka ardhur doktori Roland Xhaxho, i cili i tha që mos të kishte merak, që duhet ta prekte te pjesa pas veshit, ti fliste herë pas herë, për të ngacmuar. Ai i tha që duhet të prisnin edhe pak para se ta nxirrnin.
Ka ndenjur në dhomë rreth gjysmë ore dhe gjatë kësaj kohe e pranishme ka qenë vetëm infermierja, e cila në orën 19.00, i tha që tani duhet ta nxirrte djalin. Duke qenë se djali ishte në të njëjtën gjendje, shtetasi Bledar Spahiu e pyeti nëse mund ta nxirrte djalin në këtë gjendje. Ajo i bëri foto parametrave të aparatit që i vinte në gisht, i mati temperaturën që ai pa qe e kishte 37.1 dhe këto ia dërgoi me mesazh doktorit Roland.
Më pas, ajo i tha që doktori i kishte thënë që mund të dilte me djalin. Shtetasi Bledar Spahiu e ka marrë djalin në krahë dhe bashkë me bashkëshorten kanë dalë nga dera, të shoqëruar nga dy infermiere, ku njëra ishte ajo që i qëndroi djalit në dhomë. Sqaron se infermieret u thanë që për çdo problem të telefonin te numrat që kishte receta. Rreth orës 19.30 kanë mbërritur në shtëpi, ku e kanë shtrirë djalin në krevat dhe ai vazhdonte të ishte në gjendje të këputur dhe të përgjumur, sytë vazhdonte i mbante mbyllur dhe i hapte vetëm kur e kapnin te fundi i veshëve. I matën temperaturën disa herë dhe e kishte te 37.00.
Rreth orës 20.30 ka filluar ti rritet temperatura dhe në këtë kohë e kishte 38.02 vija, gjendja e përgjumur vazhdonte, kishte këmbët, duart dhe hundën të ftohta. Ata i dhanë Algofren 4 mm dhe e mbajtën me kompresa me uthull, por temperatura nuk po i ulej pasi ia matnin vazhdimisht dhe rreth orës 10.20 temperatura i vajti 39.02 vija dhe është zverdhur në të gjithë trupin.
Ata kanë marrë disa herë në numrin celular që kishte kartela dhe receta por nuk i është përgjigjur njeri. Pas kësaj janë nisur menjëherë në spital dhe kanë mbërritur tek pediatria në QSUT, rreth orës 23.00. Gjatë rrugës djali ka humbur vetëdijen. Aty ka dalë fillimisht një doktoreshë e cila i ka matur pulsin dhe u tha urgjent për në reanimacion”.
Top Channel
-

Goditi murin e qelisë me duart e mbështjella me çarçaf, detaje se si Bledar Selmanaj tentoi të arratiset: Përmes…
Drejtoria e Policisë së Burgjeve ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me tentativën për arratisje të së paraburgosurit Bledar Selmanaj. Mësohet se Selmanaj ka tentuar që të dalë nga burgu i Fierit përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë perimetër sigurie. Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe pas kontrollit të territorit është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij. Gjatë ndalimit Selmanaj ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, ndërkohë që u bë i mundur neutralizimi i tij dhe shoqërimi në ambientet e izolimit.
Ashtu sikurse bëmë me dije dhe më herët, Selmanaj ka tentuar që të arratiset Fierit duke goditur murin e qelisë në katin e parë dhe duke hapur një të çarë të mjaftueshme për të dalë. Burime për mediat bëjnë me dije se pasi ka mbështjellë duart me peshqir e çarçafë, ka goditur murin dhe ka hapur një të çarë nga e cila më pas ka dalë në tarracën e burgut. Gjatë tentativës për arratisje, Bledar Selmanaj kishte një litar me të cilin planifikonte të zbriste dhe të vazhdonte lëvizjen për t’u larguar nga qelia, mirëpo ky plan i tij u “shkatërrua” nga stafi i sigurisë të cilët arritën ta kapin dhe menjëherë e dërguan në izolim. Selmanaj ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive. Bledar Selmanaj është dënuar për vrasjen e shokut të tij 25 vjeçar atëkohë, Xhulian Bullari. I riu u gjet i vdekur në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip “Fiat Punto”, ku sipas ekspertizës rezultoi se ai është qëlluar me tre plumba nga pasagjeri. Vrasësi që tentoi arratisjen është pikërisht personi që ndodhej pasagjer në mjet dhe kreu vrasjen e Xhulian Bullarit. Ai u arrestua në zonën e Bllokut në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Babica” dhe vrasjen e kreu pas prishjes së pazareve të drogës. Bledar Selmanaj ka deklaruar para grupit hetimor se kishte ndërmjetësuar për shitjen e 100 kg drogë te miqtë e Bullarit, por këta të fundit e kishin bërë pagesën me para false.
Kush është Bledar Selmanaj?
Bledar Selmanaj është një emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese, i lidhur më herët me një sërë vjedhjesh në argjendari dhe banesa në kryeqytet. Ai është identifikuar si një hajdut serial, me një dosje të gjatë në drejtësi. Së fundmi, Selmanaj u arrestua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i dyshuar si autor i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, ngjarje e ndodhur në qytetin e Vlorës. Të dy ishin miq, por dyshohet se konflikti mes tyre përfundoi me një ekzekutim makabër. Sipas hetimeve paraprake, Selmanaj e qëlloi për vdekje Bullarin brenda një automjeti, duke e goditur me plumb në kokë. Dy ditë pas ngjarjes, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Selmanaj publikoi një status ku pretendohej se ishte biznesmen. Policia gjeti armën e krimit të groposur në oborrin e banesës së tij në Vlorë, së bashku me veshjet që kishte përdorur ditën e vrasjes. Materialet hetimore janë referuar tashmë Prokurorisë, ndërsa Selmanaj ndodhet në paraburgim në pritje të zhvillimeve të mëtejshme ligjore.
Reagimi i plotë i Drejtorisë së Burgjeve:
Më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset. Ai ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë perimetër sigurie. Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe pas kontrollit të territorit është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij. Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve siguron dhe garanton një nivel të lartë sigurie dhe mbarëvajtje të qetë në sistemin e burgjeve. -

Detajet nga tentativa e arratisjes! Bledar Selmanaj goditi murin e qelisë, hapi një të çarë. Doli në oborr dhe…
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tentativën e arratisjes së Bledar Selmanaj në burgun e Fierit.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) kanë bërë me dije se Selmanaj, pasi mbështolli duarët me peshqir dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë, duke hapur një çarë të mjaftueshme për të dalë.
Pasi ka arritur të dalë nga qelia, ai ka shfrytëzuar tubat e kullimit për të ngjitur tarracën e burgut. Sipas burimeve konfidenciale, gjatë tentativës për arratisje, Selmanaj kishte një litar me të cilin planifikonte të zbriste dhe të vazhdonte lëvizjen për t’u larguar nga qelia.
Megjithatë, tentativa e tij u frenua nga stafi i sigurisë, i cili arriti ta kapte dhe ta dërgonte përsëri në qeli. Këtë herë, për të shmangur mundësinë e një tjetër tentative, ai u dërgua në izolim. -

Vrau mikun me plumb në kokë, zbulohet si tentoi të arratisej nga burgu Selmanaj! Lidhi dorën me peshqir dhe çau murin
I dënuari për vrasje, Bledar Selmanaj, ka tentuar të largohet nga institucioni i vuajtjes së dënimit një ditë më parë në Fier.
Për të realizuar tentativën e tretë të arratisjes, Selmanaj kishte lidhur dorën me një peshqir dhe kishte tentuar të çante suvanë e qelisë së tij, duke hapur një vrimë në mur.
Pas kësaj, ai ka arritur të ngjitet deri në tarracën e burgut, por është pikasur në kohë nga gardianët, të cilët ndërhynë menjëherë duke neutralizuar të burgosurin dhe shoqëruar atë në dhomat e sigurisë së lartë.
Bledar Selmanaj është dënuar për vrasjen me armë zjarri të mikut të tij, 25-vjeçarit Xhulian Bullari në vitin 2021 në fshatin Babicë të Vlorës. Ai u arrestua zonën e ish-Bllokut në Tiranë, katër ditë pas krimit.Top Channel
-

Në qeli për vrasje, Bledar Selmanaj tenton arratosjen nga burgu i Fierit
Bledar Selmanaj, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhulian Bullarit, ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit.
I burgosuri ishte në ajrim ditën e djeshme dhe tentoi të dilte nga rrethimi i burgut, por u pikas nga gardiani.
Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset nga burg edhe dy herë të tjera, por sërish pa sukses. Më 22 Dhjetor 2021, ai tentoi arratisjen nga spitali i burgut në QSUT, ngjarje e parandaluar nga grupi i sigurisë në atë kohë.
Ai ia kishte dalë të priste katër hekura të dritares, por pa e finalizuar me sukses qëllimin e tij.
Si u vra Xhuljano Bullari?
25-vjeçari Xhuljano Bullari u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës, tip Fiat Punto me të cilën ishte nisur nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë. Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit 2021, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre.
Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali që i mori dhe jetën. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Por edhe deri më sot, nuk e ka pranuar vrasjen. -

Artur Bashimi vritet në mes të Athinës! E shkuara e errët-Si u ekzekutua për ‘Pusin e Mezinit’ kryekomisari Artan Cuku
Bledar Jambelli, Artan Cuku dhe Artur Bashimi
TIRANË-Ekzekutimi me plumb në kokë i 47-vjeçarit Artur Bashimi i ndodhur në vendin fqinj, Greqi do të rikthente edhe njëherë vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku në 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit në Tiranë. Lidhjet familjare dhe ato miqësore, kanë vendosur hetuesit para verifikimeve nëse ekzekutimi i Artur Bashimit ka lidhje me aktivitetin kriminal në Shqipëri.
Viktima është vëllai i Marsel Bashimit, i njohur ndryshe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita dhe mik i Bledar Jambelli, të dy të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku.
Por si u vra kryekomisari dhe roli i secilit në krim?
Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë. Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli. Jambelli vëzhgonte gjithçka në terren dhe se me Shallarin komunikonte vetë nëpërmjet Kristaq Lecit, kushëriri i Mikel Shallarit. Mësohet se është pikërisht Kristaq Leci ai që i ka dhënë pagesën prej 20 mijë eurosh Mikel Shallarit, i cili mori përsipër të kryente ekzekutimin.
Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS. Motivi që mendohet të ketë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari e rihapi këtë dosje të mbyllur nga prokuroria dhe gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.
Provat e reja sollën edhe arrestimin e Bledar Jambellit. Gjithsesi 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.
Pas vrasjes, i akuzuar kryesor u largua për në Greqi. Bledar Jambelli është arrestuar në shtetin fqinjë dhe aktualisht ndodhet në burg në Greqi për një ngjarje të vitit 2022, ku mbetën të plagosur pesë persona, ndërsa vendndodhja e Kristaq Lecit nuk dihet.
Pasditen e 22 janarit 2022, Bledar Jambelli, Marsel Bashimi, Kristaq Leci, dhe dy persona të panjohur, i janë bashkuar një grupi, me qëllim që të takoheshin me dy shqiptarë në furrën në Vuola, ndoshta për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre financiare. Dy shqiptarët (viktima) shoqëroheshin nga tre të huaj dhe tre grekë, të cilët i ndiqnin duke lëvizur me tre automjete. Të gjithë shqiptarët janë ulur në kafenenë e Vuolës, në një tavolinë jashtë, ku kanë biseduar për arsyen e takimit. Në diskutim e sipër Marsel Bashimi ka goditur me grusht kundërshtarin e tij shqiptar dhe gjithçka ka agravuar në përdorimin e thikave dhe armëve duke regjistruar 5 të plagosur./ZËRI -

Artur Bashimi vritet në mes të Athinës! E shkuara e errët-Si u ekzektua për ‘Pusin e Mezinit’ kryekomisari Artan Cuku
Bledar Jambelli, Artan Cuku dhe Artur Bashimi
TIRANË-Ekzekutimi me plumb në kokë i 47-vjeçarit Artur Bashimi i ndodhur në vendin fqinj, Greqi do të rikthente edhe njëherë vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku në 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit në Tiranë. Lidhjet familjare dhe ato miqësore, kanë vendosur hetuesit para verifikimeve nëse ekzekutimi i Artur Bashimit ka lidhje me aktivitetin kriminal në Shqipëri.
Viktima është vëllai i Marsel Bashimit, i njohur ndryshe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita dhe mik i Bledar Jambelli, të dy të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku.
Por si u vra kryekomisari dhe roli i secilit në krim?
Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë. Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli. Jambelli vëzhgonte gjithçka në terren dhe se me Shallarin komunikonte vetë nëpërmjet Kristaq Lecit, kushëriri i Mikel Shallarit. Mësohet se është pikërisht Kristaq Leci ai që i ka dhënë pagesën prej 20 mijë eurosh Mikel Shallarit, i cili mori përsipër të kryente ekzekutimin.
Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS. Motivi që mendohet të ketë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari e rihapi këtë dosje të mbyllur nga prokuroria dhe gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.
Provat e reja sollën edhe arrestimin e Bledar Jambellit. Gjithsesi 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.
Pas vrasjes, i akuzuar kryesor u largua për në Greqi. Bledar Jambelli është arrestuar në shtetin fqinjë dhe aktualisht ndodhet në burg në Greqi për një ngjarje të vitit 2022, ku mbetën të plagosur pesë persona, ndërsa vendndodhja e Kristaq Lecit nuk dihet.
Pasditen e 22 janarit 2022, Bledar Jambelli, Marsel Bashimi, Kristaq Leci, dhe dy persona të panjohur, i janë bashkuar një grupi, me qëllim që të takoheshin me dy shqiptarë në furrën në Vuola, ndoshta për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre financiare. Dy shqiptarët (viktima) shoqëroheshin nga tre të huaj dhe tre grekë, të cilët i ndiqnin duke lëvizur me tre automjete. Të gjithë shqiptarët janë ulur në kafenenë e Vuolës, në një tavolinë jashtë, ku kanë biseduar për arsyen e takimit. Në diskutim e sipër Marsel Bashimi ka goditur me grusht kundërshtarin e tij shqiptar dhe gjithçka ka agravuar në përdorimin e thikave dhe armëve duke regjistruar 5 të plagosur./ZËRI

