Tag: bledar

  • Bledar Devolli e nis me humbje, Luftëtari mundet në shtëpi nga Apolonia

    Bledar Devolli e nis me humbje, Luftëtari mundet në shtëpi nga Apolonia

    Sot, në kuadër të javës së 13-të të Kategoria e Parë, Apolonia arriti një fitore të rëndësishme në fushën e Luftëtarit — 2-0 si mysafire.
    Ky rezultat i ndihmon Apolonisë të përmirësojë pozicionin në renditje, ndërsa për Luftëtarin përbën një tjetër fitore të humbur në shtëpi. Humbja në shtëpi është një nisje jo e mirë për trajnerin e ri të Luftëtarit, Bledar Devolli.
    Në listën e rezultateve të sotme, fitorja e Apolonisë bie në sy si ndër më të rëndësishmet për këtë javë.

  • Devolli lë Kukësin për Luftëtarin

    Devolli lë Kukësin për Luftëtarin

    Bledar Devolli do të jetë trajneri i ri i Luftëtarit. Pas ndërprerjes së bashkëpunimit 2-vjeçar me trajnerin Besmir Shabani, bluzinjtë do të drejtohen nga Devolli i cili vjen me një eksperiencë të sukseshme si trajner. Mirë se vjen në shtëpi Bledar!

    Vazhdo leximin

  • Rikthehen në KQZ Arben Ristani dhe Bledar Skënderi, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 nëntorit

    Rikthehen në KQZ Arben Ristani dhe Bledar Skënderi, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 nëntorit

    Komisioni i ri Rregullator në KQZ zhvilloi sot mbledhjen e tij të parë pas rifreskimit. 3 anëtarë u rikonfirmuan (kryetarja Ilirjana Nano-PS, Helga Vukaj-PD dhe Dritan Çaka-PS) ndërsa dy anëtarë të rinj të kësaj trupe, nuk ishin aspak të rinj për institucionin. 
    PS riktheu Bledar Skënderin, i cili më herët ka qenë anëtar i KQZ-së, ndërsa PD risolli Arben Ristanin, i cili dikur ka qenë kryetar i KQZ-së, dhe vitet e fundit ushtroi edhe mandatin e deputetit.  
    Sot, Komisioni Rregullator në seancë publike certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie, të zhvilluara në datën 9 Nëntor 2025. 
    Pas përfundimit të afateve ankimore, Rregullatori shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. 
     

  • Kush është “skuadra e pushkatimit”? Gazetari: E njëjta “dorë” vrau Brilant Martinaj, Bledar Birçaj dhe Gilmando Danin

    Kush është “skuadra e pushkatimit”? Gazetari: E njëjta “dorë” vrau Brilant Martinaj, Bledar Birçaj dhe Gilmando Danin

    Artan Hoxha

    TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje më krimin e fundit në kryeqytet. Sipas gazetarit, që nga mënyra e organizimit dhe ekzekutimit, është e njëjta skemë e të njëjtës dorë të ekzekutimeve mafioze si e Brilant Martinaj apo e Bledar Birçaj. 
    Sipas Hoxhës, kjo skuadër rrallë del në terren, ç’ka vështirëson kapjen e tyre. Ndërsa thekson se është skuadër 100% e saktë nuk ka gabuar asnjëherë. “Kanë bërë vrasje, dalin rrallë, por kur dalin të fikin derën.”, shprehej Hoxha në një intervistë disa vite më parë. Ndërkohë, në një intervistë të fundit, gazetari kujtoi edhe një herë se vite më parë, ai kishte publikuar foton e kësaj skuadre, madje kishte përmendur dhe emra. 

    E njëjta skemë, dorë dhe ekzekutim…
    Vrasja e Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij…të shtëna, makinë e djegur dhe asnjë gjurmë
    Mesditën e 17 korrikut të vitit 2022, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona kanë ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj. Për atentatin janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Por, ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.

    Vrasja e Bledar Birçajt…plumba ndaj automjetit, viktima i shoqëruar nga një polic
    Bledar Birçaj u vra më 11 Maj 2021 në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMë” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë. Vrasja e Bledar Birçaj ka mbetur ende pa autor, ndërsa pista kryesore e hetimit atëherë u tha se ishin konfliktet e mundshme të tij në Spanjë, prej nga ishte kthyer një muaj para se të ekzekutohej.

    Vrasja e Gilmando Danit…përsëritet skema (Plumba, djegie automjeti, një polic që shoqëron viktimë)
    Vrasja e fundit, në atentatin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, sipas gazetarit është duket gati identike si dy pika uji me atë të Bledar Birçajt.
    “Mesditen e 10 majit 2021, Bledar Birçaj, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja, u qëllua nga një skuadër pushkatimi në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Si në rastin e Rinasit edhe ne Vlorë, viktima udhëtonte nën shoqërinë e oficerit të antidrogës Granit Deromema, ndërsa në pjesën e pasme të automjetit ndodhej dhe 20-vjeçari Edison Zeneli.Si në rastin e Rinasit, autorët të veshur me uniforma të trupave speciale kanë parkuar në anë të rrugës dhe sapo BMë X5 shfaqet, ata zbresin nga makina dhe hapin zjarr drejt viktimës pa mëshirë, por me saktësi të madhe duke u kujdesur të mos qëllojnë oficerin e antidrogës ne sediljen e parë dhe pasagjerin në sediljen e pasme.Vrasësit në të dyja rastet kanë informacion të saktë per levizjen e viktimës dhe shfaqen në skenë në çastin e duhur.Edhe në rastin e Vlorës, qitësit kryesor i bie nga dora diçka që duket si automatik, por në fakt është shtrati i një pistolete Glock19. Kanë më shumë se 4 vite nga ngjarja e Vlorës, por autorët nuk janë gjetur. Në të dy rastet viktimat që sapo janë kthyer nga Spanja, shoqërohen, në Vlorë nga një oficer antidroge, në Rinas nga një agjent i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore.”, shkruan Hoxha në postimin e fundit.

    Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, teksa i plagosur rëndë ka mbetur edhe miku i tij, që e shoqëronte Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së. Ndaj automjetit të tyre ‘Benz’ u qëllua nga persona të paidentifikuar me një mjet tip “Toyota Yaris”, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. Autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.
    Gilmando Dani sapo kishte mbërritur me mikun e tij në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona më 11 nëntor. Avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas në rrethrrotullimin e Rinasi./ZËRI

  • Çudia e plagosjes në Vlorë, autori u fut për të shuar sherrin, u dhunua, më pas mori hak

    Zbulohet dinamika e ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e së hënës ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Bledar Skënderaj. Motivet e konfliktit të ndodhur mesa tre personave shkojnë drejt qesharakes dhe të çuditshmes.
    Siç konfirmohet tashmë nga burime të sigurta nga policia e Vlorës sherri ka ndodhur pas përplasjes së një makine. Dy makinat të cilat drejtoheshin respektivisht nga Bledar Skënderaj dhe Andreino Lena janë përplasur në lagjen “24 Maji” mbrëmjen e së hënës. Nga përplasja e tyre ka patur vetëm dëme materiale.
    Pas përplasjes së dy mjeteve shtetasit Bledar Skënderaj dhe Andreino Lena kanë nisur të konfliktohen, shahen me fjalë duke mos rënë dakort kush e kishte fajin dhe kush duhet të paguante dëmet e makinës.
    Mjeti i njërit prej tyre kishte pësuar dëmtime tek parakolpi, por shumë minimale. Në këtë moment duke parë konfliktin mes djemve ka ndërhyrë  shtetasi Edi Latifaj. I cili ka dal nga makina dhe është mundur të qetësojë situatën.
    Ai ka vendosur në vend parakolpin e makinës që kishte dal prej vendit dhe i ka thënë dy të rinjve që po ziheshin që “S’keni pse ziheni se makinat nuk kanë dëme, mos bëni si fëmijë”.
    Këtu nis të ndodh çudia. Ata të cilët po ziheshin deri në atë moment, janë bërë bashkë, dhe kanë nisur të godasin me shkelma dhe grushte autorin më pas të plagosjes shtetasin Edi Latifaj. Kanë shkuar deri aty sa e kanë përzënë deri në afërsi të shtëpisë për ta dhunuar në vazhdimësi.
    Ky i fundit është futur në banesën që e kishte aty pranë, ka marrë një thikë dhe pasi ka goditur me shkelma dhe grushte shtetasin Andreino Lena ka goditur me thikë në kraharor dhe qafë Bledar Skënderaj duke e lënë të plagosur rëndë.
    Ky shtetas që ndërhyri për të shuar konfliktin më pas është arrestuar ku i është gjetur arma e ftohtë, mjeti prerës thikë që e posedonte. Mbi të rëndojnë veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Ndërsa Andreino Lena është arrestuar për “Moskallëzim krimi” pasi nuk ka treguar konfliktin që ka ndodhur dhe ngjarjen e plotë si dhe ka patur me vete armë të ftohtë thikë. Mbi të rëndon edhe akuza e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

  • Plagosën me thikë në qafë dhe kraharor Bledar Skënderajn, arrestohen dy persona në Vlorë (Emrat)

    Plagosën me thikë në qafë dhe kraharor Bledar Skënderajn, arrestohen dy persona në Vlorë (Emrat)

    Foto ilustruese

    VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona në lidhje me një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë ku mbeti i plagosur 30 vjeçari Bledar Skënderaj.
    Pas një pune hetimore është bërë i mundur arrestimi i autorit Endri Latifaj, 32 vjeç dhe personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje Andreino Lena.
    Ngjarja e rëndë u regjistruar 2 ditë më parë në lagjen “24 maji”, ku disa persona u përfshinë në një sherr pas një konflikti për motive të dobëta, ku u përdorën dhe armët e ftohta.
    I plagosuri Bledar Skënderaj ka marrë plagë në pjesën e kraharorit dhe të qafës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Endri Latifaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje, si dhe një mjet prerës (thikë), i dyshuar si i përdorur në këtë ngjarje.
    Ndërsa në automjetin e shtetasit Andreino Lena me të cilin ky i fundit ka transportuar shtetasin Bledar Skënderaj drejt spitalit, u gjet dhe u sekuestrua një thikë.
    NJOFTIMI I POLICISË
    Plagosi me thikë një 30-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga autori.
    Në pranga edhe një shtetas tjetër i përfshirë në konflikt, gjatë kontrollit të të cilit u sekuestrua një mjet prerës thikë.
    Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “24 Maji”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të personave të tjerë të përfshirë në konflikt.
    Si rezultat, falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
    E. L., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
    A. L., 23 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzim i krimit”.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se më herët, këta dy shtetas kishin pasur një konflikt për motive të dobëta, të cilin nuk e kishin kallëzuar. Për shkak të përshkallëzimit të tij, mbrëmjen e datës 10.11.2025, shtetasi E. L. është konfliktuar fizikisht dhe me mjete prerëse me shtetasit A. L. dhe B. S., gjatë të cilit ka goditur me thikë, në pjesën e kraharorit dhe të qafës, shtetasin B. S., 30 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle në banesat e dy shtetasve të arrestuar.
    Në banesën e shtetasit E. L. u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje, si dhe një mjet prerës (thikë), i dyshuar si i përdorur në këtë ngjarje.
    Ndërsa në automjetin e shtetasit A. L., me të cilin ky i fundit ka transportuar shtetasin B. S, drejt spitalit, u gjet dhe u sekuestrua një thikë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Plagosja në Vlorë, pranga autorit dhe një personi të përfshirë në sherr

    Plagosja në Vlorë, pranga autorit dhe një personi të përfshirë në sherr

    Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona në lidhje me një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë ku mbeti i plagosur 30 vjeçari Bledar Skënderaj.
    Pas një pune hetimore është bërë i mundur arrestimi i autorit Endri Latifaj, 32 vjeç dhe personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje Andreino Lena.
    Ngjarja e rëndë u regjistruar 2 ditë më parë në lagjen “24 maji”, ku disa persona u përfshinë në një sherr pas një konflikti për motive të dobëta, ku u përdorën dhe armët e ftohta.
    I plagosuri Bledar Skënderaj ka marrë plagë në pjesën e kraharorit dhe të qafës dhe aktualisht ndodhet  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Gjatë kontrollit në  banesën e shtetasit Endri Latifaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje, si dhe një mjet prerës (thikë), i dyshuar si i përdorur në këtë ngjarje.
    Ndërsa në automjetin e shtetasit Andreino Lena me të cilin ky i fundit ka transportuar shtetasin Bledar Skënderaj drejt spitalit, u gjet dhe u sekuestrua një thikë.

  • Zbardhet dosja hetimore e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu/ “Do bëjmë vetëm dy dhëmbë”, si u fut fëmija në ndërhyrje pa grafi

    Zbardhet dosja hetimore e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu/ “Do bëjmë vetëm dy dhëmbë”, si u fut fëmija në ndërhyrje pa grafi

    Zbardhet dosja e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas ndërhyrjes dentare të kryer për disa orë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho dhe vajzës së tij Ina Xhaxho.
    Në dosjen e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, zbardhet hap pas hap gjithë ç’ka ndodhur, që në momentin e mbërritjes së fëmijës në klinikën dentare, dhe deri në kryerjen e autopsisë.
    Sipas dosjes dhe dëshmive të marra nga prindërit e vogëlushit, dajës dhe gjyshit të tij që kanë qenë prezentë në momentin e ndërhyrjes në klinikë, pohohet se 3-vjeçarit nuk i është bërë asnjë grafi për dhëmbët, por është bërë një konsultë me prindërit e tij, pa prezencën e fëmijës fillimisht. Mjekja stomatologe Ina Xhaxho, ka kërkuar nga prindërit një foto të dhëmbëve të të miturit, ndërsa ditën që djali ka shkuar në klinikë, është futur në ndërhyrje.
    Mjekja i ka thënë prindërve se do të bëhet ndërhyrje në dy dhëmbë, dhe se për shkak se fëmija nuk bashkëpunonte, i kanë bërë një gjilpërë në krahë për ta vënë në gjumë, e më pas e kanë futur në anestezi, pasi mjeku Roland Hoxha është shprehur se kjo është teknikë që përdoret gjerësisht dhe nuk i rrezikon jetën.Pasi është futur në sallë, fëmijës i janë bërë ndërhyrje në 14 dhëmbë, pasi sipas Ina Xhaxhos, ka qenë e nevojshme dhe është bërë që të mos i nënshtrohej fëmija një tjetër anestezie.
    Familjarët e Brianit pretendojnë se kanë folur vetëm me Ina Xhaxhon dhe Roland Xhaxhon, pas ngjarjes në Urdhrin e Stomatologut, është paraqitur për ngjarjen një tjetër mjeke, e cila ka kryer ndërhyrjen. Ina Xhaxho ka deklaruar se ndërhyrjen e ka kthyer mjekja tjetër, e punësuar në klinikën e saj, por prindërit deklarojnë se nuk kanë pasur kontakt më parë me mjeken në fjalë.
    “Shtetasi Bledar Spahiu ka deklaruar se kur ka shkuar te Urdhri i Stomatologut për të kërkuar informacion se çfarë inspektimi kishin bërë ata për Ina Xhaxho, drejtuesja atje i tha që tek institucioni i tyre kishin thirrur dentisten Ina Xhaxho për të dhënë shpjegime për rastin e djalit dhe ajo kishte refuzuar që të paraqitej dhe në vend të saj kishte dërguar një dentiste te quajtur Marta Gina, e cila kishte bërë një deklaratë, ku mesa kujton ajo ishte shprehur se ndërhyrjen te djali i tij e kishte bërë ajo dhe që bërja e grafisë nuk ishte nevojshme. Thekson se këtë shtetase nuk e njihte fizikisht dhe nuk e ka takuar asnjëherë dhe nuk ka pasur dijeni që punonte në klinikën e stomatologes Ina Xhaxho”, thuhet në dosje.
    Por çfarë thuhet ndër të tjera në dosjen e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha?
    “Disa orë pas mbarimit të kësaj ndërhyrjeje, mjekët e kanë nxjerrë djalin nga klinika në gjendje të përgjumur dhe rreth orës 23.00, ai e ka dërguar djalin në gjendje të rëndë shëndetësore (koma) në Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, aty ku fëmija ka ndërruar jetë.
    Në vazhdim të hetimeve, janë pyetur prindërit e viktimës së mitur shtetasit Bledar Spahiu, Ina Spahiu, dhe gjyshi i viktimës shtetasi Guri Spahiu, ku nga deklarimet e tyre ka rezultuar se rreth dy javë para datës 28.09.2023, shtetasi Bledar Spahiu ka shkuar në klinikën “Splendent” dhe ka kërkuar te recepsioni stomatologen Ina Xhaxho.
    Ai nuk e njihte më parë fizikisht, por ia kishin thënë si emër dhe nga rekomandimet e marra për klinikën dhe doktorin Roland Xhaxho si anestezist vendosi të bisedonte për rregullimin e dhëmbëve të djalit. Recepsionistja e ka çuar në një zyrë ku një grua iu prezantua si Ina Xhaxho, e cila kishte një përparëse të bardhë, në të cilën ishte shkruar emri “Ina Xhaxho”.
    Pas ngjarjes ai e ka parë në rrjete sociale dhe lajmet foton e saj dhe deklaron se ajo ishte personi që ai ka folur për ndërhyrjen dentare të djalit dhe që i ka thënë që do e bënte ajo ndërhyrjen. Atë ditë ai ka qenë vetëm, nuk e ka pasur djalin Brian me vete dhe i ka bërë të ditur stomatologes Ina Xhaxho, gjendjen e djalit duke i thënë që ai kishte shqetësime në dhëmbë dhe duhet t’i bëhej edhe pastrimi i gurrëzave pasi i ishin nxirë dhëmbët dukshëm.
    Gjithashtu, ai i ka bërë të ditur stomatologes që djali rreth moshës 9 muajsh kishte bërë një operacion në zemër dhe i ka treguar edhe një recetë të doktorit kardiopediatër Albert Koja, ku ai kishte shkruar që djali ishte mirë dhe mund t’i nënshtrohej çdo lloj ndërhyrje. Në atë moment aty ka ardhur edhe doktor Roland Xhaxho, i cili pasi mori vesh për rastin e djalit i tha që “ne fëmijëve të vegjël ia bëjmë ndërhyrjen me anestezi”.
    Të njëjtën gjë i tha edhe Ina Xhaxho, që mbushja e dhëmbëve te fëmijët e vegjël bëhet me anestezi. Gjithashtu ajo nuk i tha për ndonjë alternativë tjetër për rregullimin e dhëmbëve, por vetëm i tha për mbushjen pasi ai i tha që i ka të prishura dhe i dhëmbin. Ajo i tha që procesi zgjaste rreth dy orë dhe dalja e anestezisë për 45 minuta. Ata e lanë që ndërhyrja të bëhej në datën 21.09.2025, djali duhej të vinte esëll dhe të mos ishte i sëmurë.
    Këtë ditë stomatologia Ina Xhaxho i tha që një ditë para datës së ndërhyrjes t’i niste foto të gojës së djalit, të cilat ai ia nisi stomatologes Ina Xhaxho në whats App, tek numri i saj.
    Atë ditë shtetasi Bledar Spahiu la takim për rregullimin e dhëmbëve, për datën 21.09.2023, por në këtë datë djali ka qenë me virozë dhe nisur nga këshilla e stomatologes e njoftoi me telefon për të lënë orar tjetër dhe e lanë për ta bërë ndërhyrjen, në datën 28.09.2023.
    Në datën 28.09.2023, së bashku me djalin Brian, bashkëshorten Ina, babanë e tij Guri dhe kunatin Elsi Qosja kanë shkuar në klinikë, kur rreth orës 10.05 ka ardhur doktoresha Ina Xhaxho, e cila e ka parë djalin nga dhëmbët dhe u tha shprehimisht që “djalit do t’i mbushim dy dhëmbët e fundit, në të dyja anët, pa specifikuar konkretisht dhe do të bëjmë pastrim gurëzash të të gjithë dhëmbëve”.
    Pas rreth 5 minutash erdhi doktor Roland Xhaxho, i cili e vizitoi me stetoskop, i pa edhe gojën. Ata i thanë edhe që djali kishte bërë ndërhyrje në zemër dhe doktor Rolandi i tha që nuk kishte problem, pasi kishte folur me doktorin Altin Veshti. Gjithashtu, ata e pyetën për anestezinë dhe nëse kishte efekte anësore dhe ai i tha që do të përdoret anestezi e lehtë, nga ajo që përdoret në të gjithë botën dhe nuk asnjë efekt anësor.
    Të dy doktorët, Rolandi dhe Ina u thanë që i gjithë procesi i rregullimit të dhëmbëve do të zgjaste rreth dy orë dhe dalja e anestezisë 45 minuta. Në kohën që doktori i tha që do t’i vendoste një vigon për bërjen e analizave, djali u tremb dhe donte të largohej. Doktori Roland Xhaxho u tha që do t’i bënin një gjilpërë me qetësues, i cili ishte i lehtë nga ata që përdoren për t’i vënë fëmijët në gjumë dhe pasi ka bërë gjilpërën në krah dhe pas rreth 5 minutash djali u këput dhe mbylli sytë.
    Një vajzë infermiere e ka marrë djalin dhe ka zbritur poshtë te shkallët dhe në këtë kohë ora ka qenë 10.25. Në këtë moment të pranishëm kanë qenë shtetasi Bledar Spahiu, bashkëshortja e tij, babai i tij, doktorët Ina dhe Rolandi, dhe një vajzë që mori lekët më pas dhe dy infermierë. Pas këtij momenti doktoreshë Ina në prezencën e recepsionistes u tha për të kryer pagesën 300 euro të anestezisë, të cilën shtetasi Bledar Spahiu e bëri duke ia dhënë lekët recepsionistes.
    Pastaj i dha disa letra për të firmosur duke i thënë që këto ishin për konsensusin për procedurë. Shtetasi Bledar Spahiu i ka firmosur të gjitha vetë por në emrin e bashkëshortes, pasi ajo kishte kartën e identiteti me vete.
    Gjithashtu doktoreshë Ina i tha që pagesën për dhëmbët do e bënin në fund të procedurës së ndërhyrjes. Ata dolën jashtë dhe proton tek shkallët e jashtme të ndërtesës.
    Rreth orës 13.00, duke qenë se shtetasi Bledar Spahiu u shqetësua i ka rënë derës së hyrjes në katin e dytë dhe ka dalë recepsionistja, e cila i tha që mjekët janë në sallë dhe po vazhdohet puna. Pastaj rreth orës 15.00 kanë trokitur përsëri dhe ka dalë recespionistja dhe doktoresha Ina Xhaxho, ku kjo e fundi tha që djali mbaroji rregullimin e dhëmbëve dhe po prisnin t’i dilte narkoza, ndërkohë që shtetasi Guri Spahiu i ka thënë asaj që duhet të bisedonin me doktorin.
    Pas 5 minutash, rreth orës 15.20, ka dalë doktori Roland Xhaxho, para derës hyrëse në katin e dytë, i cili u ka thënë shtetasve Bledar Spahiu, Guri Spahiu dhe Elsi Qosja që çdo gjë shkoi në rregull dhe do prisnin sa t’i dilte narkoza. Rreth orës 17.15, ata trokitën përsëri te dera ku ka dalë prapë recepsionistja, e cila u tha që po prisnin t’i dalë narkoza. Rreth orës 18.00 përsëri i kanë rënë ziles dhe me ngulm i kanë kërkuar që të futeshin brenda për të parë djalin, dhe në këtë moment, shtetasit Bledar Spahiu, Ina Spahiu dhe Guri Spahiu kanë hyrë në sallonin e katit të dytë ku ishin edhe në mëngjes dhe pasi kanë pritur 5 minuta, ka ardhur doktoreshë Ina dhe më pas një infermiere, që ka shoqëruar shtetasen Ina Spahiu, në një dhomë për të parë djalin Brian, e cila ndodhej tek pavioni që e kishte derën hyrëse përballë sallonit.
    Ndërkohë doktoreshë Ina i ka dhënë shtetasit Bledar Spahiu një kartele, ku i ka shpjeguar duke i thënë shprehimisht që ndërhyri në 14 dhëmbë pasi ishte e nevojshme. Ajo i dha edhe një recetë ku i shpjegoi që djali mund të kishte temperaturë dhe do të përdorte Algofren, dhe i dha edhe një antibiotik për qetësimin e mishrave të dhëmbëve dhe një multivitaminë.
    Ajo i tha që për çdo problem që mund të kishte djali, mund ta telefononte në numrin celular që ishte vendosur te kartela, që ia dha ajo vetë. Ndërkohë aty pranë recepsionistja po bënte llogarinë duke i thënë që 14 dhëmbë kushtojnë 70.000 lekë, pasi një dhëmb kushton 5,000 lekë. Gjithashtu, doktoreshë Ina i tha që duhet të bënte edhe një pagesë prej 330 mijë lekë, pasi ishte përdorur anestezi shtesë për 4 orë e gjysmë.
    Shtetasi Bledar Spahiu ka bërë pagesën në total duke i dhënë shumën e lekëve recepsionistes, në prezencë të stomatologes Ina Xhaxho dhe babait të tij. I pranishëm në këtë moment ishte edhe doktori Roland Xhaxho, i cili nuk ka folur. Ina Xhaxho nuk i dha ndonjë letër për llogaritjet e këtyre pagesave por i bënë me gojë, dhe nuk i dhanë as kupon tatimor. Të dy doktorët Ina Xhaxho dhe Roland Xhaxho i thanë që “djalin do ta nxirrni në orën 19.00” dhe ata pastaj u larguan.
    Pas këtij momenti, familjarët e të miturit Brian nuk kanë marrë ndonjë kontakt me të dy doktorët. Ndërkohë që shtetasit Guri Spahiu dhe Bledar Spahiu kanë dalë jashtë te shkallët për disa momente, shtetasja Ina Spahiu ka qëndruar brenda në dhomë me djalin. Më pas, shtetasi Bledar Spahiu është futur në dhomë pasi bashkëshortja i kërkoi rroba për të ndërruar djalin pasi kishte urinuar dhe ai ndërroi rrobat e djalit, më pas e mori atë në krahë duke i folur me qëllim për të zgjuar, por djali reagonte duke rënkuar vetëm kur e kapte te veshët, por sytë nuk i hapi asnjëherë.
    Të dy shtetasit Bledar dhe Ina Spahiu kanë deklaruar se djali ishte i këputur dhe në përgjumje, i mbante sytë mbyllur, merrte frymë me vështirësi dhe nuk reagonte vetëm kur infermierja e prekte te pjesa prapa veshit.
    Gjithashtu vunë re që djali i kishte duart, këmbët dhe hundën të ftohtë akull dhe kur e kanë pyetur infermieren që ka qenë e pranishme aty, lidhur me gjendjen e djalit dhe ajo i tha që është normale dhe narkoza do t’i dalë me kalimin e kohës dhe ata duhet ta kapnin vazhdimisht te fundi i veshëve për të stimuluar zgjimin.
    Gjatë kohës që shtetasja Ina Spahiu ishte në dhomën e djalit, ka ardhur doktori Roland Xhaxho, i cili i tha që mos të kishte merak, që duhet ta prekte te pjesa pas veshit, ti fliste herë pas herë, për të ngacmuar. Ai i tha që duhet të prisnin edhe pak para se ta nxirrnin.Ka ndenjur në dhomë rreth gjysmë ore dhe gjatë kësaj kohe e pranishme ka qenë vetëm infermierja, e cila në orën 19.00, i tha që tani duhet ta nxirrte djalin. Duke qenë se djali ishte në të njëjtën gjendje, shtetasi Bledar Spahiu e pyeti nëse mund ta nxirrte djalin në këtë gjendje. Ajo i bëri foto parametrave të aparatit që i vinte në gisht, i mati temperaturën që ai pa qe e kishte 37.1 dhe këto ia dërgoi me mesazh doktorit Roland.
    Më pas, ajo i tha që doktori i kishte thënë që mund të dilte me djalin. Shtetasi Bledar Spahiu e ka marrë djalin në krahë dhe bashkë me bashkëshorten kanë dalë nga dera, të shoqëruar nga dy infermiere, ku njëra ishte ajo që i qëndroi djalit në dhomë. Sqaron se infermieret u thanë që për çdo problem të telefonin te numrat që kishte receta. Rreth orës 19.30 kanë mbërritur në shtëpi, ku e kanë shtrirë djalin në krevat dhe ai vazhdonte të ishte në gjendje të këputur dhe të përgjumur, sytë vazhdonte i mbante mbyllur dhe i hapte vetëm kur e kapnin te fundi i veshëve. I matën temperaturën disa herë dhe e kishte te 37.00.
    Rreth orës 20.30 ka filluar ti rritet temperatura dhe në këtë kohë e kishte 38.02 vija, gjendja e përgjumur vazhdonte, kishte këmbët, duart dhe hundën të ftohta. Ata i dhanë Algofren 4 mm dhe e mbajtën me kompresa me uthull, por temperatura nuk po i ulej pasi ia matnin vazhdimisht dhe rreth orës 10.20 temperatura i vajti 39.02 vija dhe është zverdhur në të gjithë trupin.
    Ata kanë marrë disa herë në numrin celular që kishte kartela dhe receta por nuk i është përgjigjur njeri. Pas kësaj janë nisur menjëherë në spital dhe kanë mbërritur tek pediatria në QSUT, rreth orës 23.00. Gjatë rrugës djali ka humbur vetëdijen. Aty ka dalë fillimisht një doktoreshë e cila i ka matur pulsin dhe u tha urgjent për në reanimacion”. /tch/

  • Pjesë nga dosja hetimore/ 3 vjeçari u mbajt 8 orë nën efektin e narkozës, prindërve ju pre faturë edhe për…

    Pjesë nga dosja hetimore/ 3 vjeçari u mbajt 8 orë nën efektin e narkozës, prindërve ju pre faturë edhe për…

    Në dosjen hetimore për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili shkoi të rregullonte dhëmbët 2 vite më parë në klinikën Splendent dhe nuk u zgjua kurrë nga anestezia, zbulohet se ndërhyrja u bë në datë 28 shtator 2023.
    Mjekja Ina Xhaxho u kishte thënë familjarëve që 3-vjeçarit do t’i mbushen 2 dhëmbët e fundit pa specifikuar se cilët, ndërsa do të bëhet pastrim gurëzash në dhëmbët e tjerë. Në dosje thuhet që familjarët e 3-vjeçarit i kishin thënë mjekëve të klinikës dentare që Briani kishte bërë ndërhyrje në zemër në moshë më të vogël.
    “Ata i thanë edhe që djali kishte bërë ndërhyrje në zemër dhe doktor Rolandi i tha që nuk kishte problem, pasi kishte folur me doktorin Altin Veshti. Gjithashtu, ata e pyetën për anestezinë dhe nëse kishte efekte anësore dhe ai i tha që do të përdoret anestezi e lehtë, nga ajo që përdoret në të gjithë botën dhe nuk asnjë efekt anësor”, thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë së Tiranës.
    Mjekët i thanë që e gjithë procedura për ndërhyrje kirurgjikale në dhëmbë do të zgjaste 2 orë, ndërsa anestezia do t’i dilte pas 45 minutash.
    Në orën 10:20, fëmijës iu bë gjilpërë me qetësues. Pesë minuta më vonë, 3-vjeçari ishte nën efektin e narkozës. Prej këtij momenti, për rreth 8 orë, familjarët e 3-vjeçarit u interesuan 5 herë për djalin e tyre, teksa i mituri ishte ende në ndërhyrje kirurgjikale dhe nën efektin e narkozës, duke tejkaluar çdo afat apo orar që ishte dhënë. Kështu, familjarët u interesuan për herë të parë për Brianin në orën 13:00, më pas në orën 15:00 ku doli doktoresha dhe u tha që ndërhyrja përfundoi dhe po presin t’i dalë narkoza. Por nuk ndryshoi asgjë. Më pas në orën 15:20 ata u interesuan sërish dhe doli doktori, duke u thënë që po presin t’i dalë ende narkoza.
    Në orën 17:15 familjarët u interesuan përsëri. Recepsionistja u tha se presin ende t’i dalë narkoza. Në orën 18:00, përsëri u interesuan familjarët. Doktoresha ju tha që ndërhyri në 14 dhëmbë, nga 2 që ju kishte thënë para ndërhyrjes. Sipas saj, ishte e nevojshme ndërhyrja në 14 dhëmbë. Më pas ju tha se “djalin do ta nxirrnin rreth orës 19:00”.
    Teksa Brian Spahiu ishte ende nën efektin e anestezisë, e që pas disa ditësh ra në koma e humbi jetën pasi nuk u zgjua kurrë, recepsionistja po bënte llogaritë financiare për ndërhyrjen në 14 dhëmbë. Fatura ishte 70 mijë lekë, pasi ndërhyrja në një dhëmb kushtonte 5 mijë lekë. krahas kësaj fature, familja bëri edhe një pagesë shtesë prej 330 mijë lekë. Doktoresha ju tha që duhet ta paguajnë pasi ishte përdorur anestezi shtesë për 4 orë e gjysmë.
    Familjarët e paguajtën. E në fakt, ata paguan ekzaktësisht atë shtesë anestezie, që u mori jetën djalit të tyre 3-vjeçar, anestezi nga e cila Briani nuk u zgjua kurrë. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Prokuroria e Tiranës ka vendosur nën akuzë pesë persona. Në arrest shtëpie janë mjeku anestezist Roland Xhaxho, vajza e tij mjeke dhe që ka klinikën Ina Xhaxho dhe Marta Gina. Për Roland Xhaxhon, Prokuroria e Tiranës kërkoi masë arrest në shtëpi dhe e njëjta u caktua nga gjykata. Ndërsa për Ina Xhaxhon dhe Marta Ginën, organi i akuzës kërkoi arrest në burg, por togat e zeza caktuan arrest shtëpie. Nën akuzë janë edhe dy mjekë të Mjekësisë Ligjore, Elton Serani dhe Erindo Allo, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim. Këta të fundit janë pezulluar nga detyra.
    Pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë Tiranë:
    Në datën 28.09.2023, së bashku me djalin Brian, bashkëshorten *******, babanë e tij Guri dhe kunatin Elsi Qosja kanë shkuar në klinikë, kur rreth orës 10.05 ka ardhur doktoresha ******* *******, e cila e ka parë djalin nga dhëmbët dhe u tha shprehimisht që “djalit do t’i mbushim dy dhëmbët e fundit, në të dyja anët, pa specifikuar konkretisht dhe do të bëjmë pastrim gurëzash të të gjithë dhëmbëve”. Pas rreth 5 minutash erdhi doktor ******* *******, i cili e vizitoi me stetoskop, i pa edhe gojën. Ata i thanë edhe që djali kishte bërë ndërhyrje në zemër dhe doktor Rolandi i tha që nuk kishte problem, pasi kishte folur me doktorin Altin Veshti. Gjithashtu, ata e pyetën për anestezinë dhe nëse kishte efekte anësore dhe ai i tha që do të përdoret anestezi e lehtë, nga ajo që përdoret në të gjithë botën dhe nuk asnjë efekt anësor. Të dy doktorët, Rolandi dhe ******* u thanë që i gjithë procesi i rregullimit të dhëmbëve do të zgjaste rreth dy orë dhe dalja e anestezisë 45 minuta. Në kohën që doktori i tha që do t’i vendoste një vigon për bërjen e analizave, djali u tremb dhe donte të largohej.
    Doktori ******* ******* u tha që do t’i bënin një gjilpërë me qetësues, i cili ishte i lehtë nga ata që përdoren për t’i vënë fëmijët në gjumë dhe pasi ka bërë gjilpërën në krah dhe pas rreth 5 minutash djali u këput dhe mbylli sytë. Një vajzë infermiere e ka marrë djalin dhe ka zbritur poshtë te shkallët dhe në këtë kohë ora ka qenë 10.25. Në këtë moment të pranishëm kanë qenë shtetasi Bledar Spahiu, bashkëshortja e tij ******* Xahxho, babai i tij, doktorët ******* dhe Rolandi, dhe një vajzë që mori lekët më pas dhe dy infermierë. Pas këtij momenti doktoreshë ******* në prezencën e recepsionistes u tha për të kryer pagesën 300 euro të anestezisë, të cilën shtetasi Bledar Spahiu e bëri duke ia dhënë lekët recepsionistes. Pastaj i dha disa letra për të firmosur duke i thënë që këto ishin për konsensusin për procedurë. Shtetasi Bledar Spahiu i ka firmosur të gjitha vetë por në emrin e bashkëshortes, pasi ajo kishte kartën e identiteti me vete. Gjithashtu doktoreshë ******* i tha që pagesën për dhëmbët do e bënin në fund të procedurës së ndërhyrjes. Ata dolën jashtë dhe pritën tek shkallët e jashtme të ndërtesës.
    Rreth orës 13.00, duke qenë se shtetasi Bledar Spahiu u shqetësua i ka rënë derës së hyrjes në katin e dytë dhe ka dalë recepsionistja, e cila i tha që mjekët janë në sallë dhe po vazhdohet puna. Pastaj rreth orës 15.00 kanë trokitur përsëri dhe ka dalë recespionistja dhe doktoresha ******* *******, ku kjo e fundi tha që djali mbaroji rregullimin e dhëmbëve dhe po prisnin t’i dilte narkoza, ndërkohë që shtetasi Guri Spahiu i ka thënë asaj që duhet të bisedonin me doktorin. Pas 5 minutash, rreth orës 15.20, ka dalë doktori ******* *******, para derës hyrëse në katin e dytë, i cili u ka thënë shtetasve Bledar Spahiu, Guri Spahiu dhe Elsi Qosja që çdo gjë shkoi në rregull dhe do prisnin sa t’i dilte narkoza.
    Rreth orës 17.15, ata trokitën përsëri te dera ku ka dalë prapë recepsionistja, e cila u tha që po prisnin t’i dalë narkoza. Rreth orës 18.00 përsëri i kanë rënë ziles dhe me ngulm i kanë kërkuar që të futeshin brenda për të parë djalin, dhe në këtë moment, shtetasit Bledar Spahiu, ******* Spahiu dhe Guri Spahiu kanë hyrë në sallonin e katit të dytë ku ishin edhe në mëngjes dhe pasi kanë pritur 5 minuta, ka ardhur doktoreshë ******* dhe më pas një infermiere, që ka shoqëruar shtetasen ******* Spahiu, në një dhomë për të parë djalin Brian, e cila ndodhej tek pavioni që e kishte derën hyrëse përballë sallonit. Ndërkohë doktoreshë ******* i ka dhënë shtetasit Bledar Spahiu një kartele, ku i ka shpjeguar duke i thënë shprehimisht që ndërhyri në 14 dhëmbë pasi ishte e nevojshme.
    Ajo i dha edhe një recetë ku i shpjegoi që djali mund të kishte temperaturë dhe do të përdorte Algofren, dhe i dha edhe një antibiotik për qetësimin e mishrave të dhëmbëve dhe një multivitaminë. Ajo i tha që për çdo problem që mund të kishte djali, mund ta telefononte në numrin celular që ishte vendosur te kartela, që ia dha ajo vetë. Ndërkohë aty pranë recepsionistja po bënte llogarinë duke i thënë që 14 dhëmbë kushtojnë 70.000 lekë, pasi një dhëmb kushton 5,000 lekë. Gjithashtu, doktoreshë ******* i tha që duhet të bënte edhe një pagesë prej 330 mijë lekë, pasi ishte përdorur anestezi shtesë për 4 orë e gjysmë.
    Shtetasi Bledar Spahiu ka bërë pagesën në total duke i dhënë shumën e lekëve recepsionistes, në prezencë të stomatologes ******* ******* dhe babait të tij. I pranishëm në këtë moment ishte edhe doktori ******* *******, i cili nuk ka folur. ******* ******* nuk i dha ndonjë letër për llogaritjet e këtyre pagesave por i bënë me gojë, dhe nuk i dhanë as kupon tatimor. Të dy doktorët ******* ******* dhe ******* ******* i thanë që “djalin do ta nxirrni në orën 19.00” dhe ata pastaj u larguan.

  • Dosja e vdekjes së Brian Spahiut/ 14 ndërhyrje dentare, pa grafi dhe me mjekë të paidentifikuar

    Dosja e vdekjes së Brian Spahiut/ 14 ndërhyrje dentare, pa grafi dhe me mjekë të paidentifikuar

    Është zbardhur dosja e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas ndërhyrjes dentare të kryer për disa orë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho dhe vajzës së tij Ina Xhaxho.
    Në dosje tregohet hap pas hap gjithë ç’ka ndodhur, që në momentin e mbërritjes së fëmijës në klinikën dentare, dhe deri në kryerjen e autopsisë.
    Sipas dosjes dhe dëshmive të marra nga prindërit e vogëlushit, dajës dhe gjyshit të tij që kanë qenë prezentë në momentin e ndërhyrjes në klinikë, pohohet se 3-vjeçarit nuk i është bërë asnjë grafi për dhëmbët, por është bërë një konsultë me prindërit e tij, pa prezencën e fëmijës fillimisht.
    Mjekja stomatologe Ina Xhaxho, ka kërkuar nga prindërit një foto të dhëmbëve të të miturit, ndërsa ditën që djali ka shkuar në klinikë, është futur në ndërhyrje.
    Mjekja i ka thënë prindërve se do të bëhet ndërhyrje në dy dhëmbë, dhe se për shkak se fëmija nuk bashkëpunonte, i kanë bërë një gjilpërë në krahë për ta vënë në gjumë, e më pas e kanë futur në anestezi, pasi mjeku Roland Hoxha është shprehur se kjo është teknikë që përdoret gjerësisht dhe nuk i rrezikon jetën.
    Pasi është futur në sallë, fëmijës i janë bërë ndërhyrje në 14 dhëmbë, pasi sipas Ina Xhaxhos, ka qenë e nevojshme dhe është bërë që të mos i nënshtrohej fëmija një tjetër anestezie.
    Familjarët e Brianit pretendojnë se kanë folur vetëm me Ina Xhaxhon dhe Roland Xhaxhon, pas ngjarjes në Urdhrin e Stomatologut, është paraqitur për ngjarjen një tjetër mjeke, e cila ka kryer ndërhyrjen.
    Ina Xhaxho ka deklaruar se ndërhyrjen e ka kthyer mjekja tjetër, e punësuar në klinikën e saj, por prindërit deklarojnë se nuk kanë pasur kontakt më parë me mjeken në fjalë.
    “Shtetasi Bledar Spahiu ka deklaruar se kur ka shkuar te Urdhri i Stomatologut për të kërkuar informacion se çfarë inspektimi kishin bërë ata për Ina Xhaxho, drejtuesja atje i tha që tek institucioni i tyre kishin thirrur dentisten Ina Xhaxho për të dhënë shpjegime për rastin e djalit dhe ajo kishte refuzuar që të paraqitej dhe në vend të saj kishte dërguar një dentiste te quajtur Marta Gina, e cila kishte bërë një deklaratë, ku mesa kujton ajo ishte shprehur se ndërhyrjen te djali i tij e kishte bërë ajo dhe që bërja e grafisë nuk ishte nevojshme.
    Thekson se këtë shtetase nuk e njihte fizikisht dhe nuk e ka takuar asnjëherë dhe nuk ka pasur dijeni që punonte në klinikën e stomatologes Ina Xhaxho”, thuhet në dosje.
    Pjesë nga dosja:
    “Disa orë pas mbarimit të kësaj ndërhyrjeje, mjekët e kanë nxjerrë djalin nga klinika në gjendje të përgjumur dhe rreth orës 23.00, ai e ka dërguar djalin në gjendje të rëndë shëndetësore (koma) në  Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, aty ku fëmija ka ndërruar jetë.
    Në vazhdim të hetimeve, janë pyetur prindërit e viktimës së mitur shtetasit Bledar Spahiu, Ina Spahiu, dhe gjyshi i viktimës shtetasi Guri Spahiu, ku nga deklarimet e tyre ka rezultuar se rreth dy javë para datës 28.09.2023, shtetasi Bledar Spahiu ka shkuar në klinikën “Splendent” dhe ka kërkuar te recepsioni stomatologen Ina Xhaxho.
    Ai nuk e njihte më parë fizikisht, por ia kishin thënë si emër dhe nga rekomandimet e marra për klinikën dhe doktorin Roland Xhaxho si anestezist vendosi të bisedonte për rregullimin e dhëmbëve të djalit. Recepsionistja e ka çuar në një zyrë ku një grua iu prezantua si Ina Xhaxho, e cila kishte një përparëse të bardhë, në të cilën ishte shkruar emri “Ina Xhaxho”.
    Pas ngjarjes ai e ka parë në rrjete sociale dhe lajmet foton e saj dhe deklaron se ajo ishte personi që ai ka folur për ndërhyrjen dentare të djalit dhe që i ka thënë që do e bënte ajo ndërhyrjen. Atë ditë ai ka qenë vetëm, nuk e ka pasur djalin Brian me vete dhe i ka bërë të ditur stomatologes Ina Xhaxho, gjendjen e djalit duke i thënë që ai kishte shqetësime në dhëmbë dhe duhet t’i bëhej edhe pastrimi i gurrëzave pasi i ishin nxirë dhëmbët dukshëm.
    Gjithashtu, ai i ka bërë të ditur stomatologes që djali rreth moshës 9 muajsh kishte bërë një operacion në zemër dhe i ka treguar edhe një recetë të doktorit kardiopediatër Albert Koja, ku ai kishte shkruar që djali ishte mirë dhe mund t’i nënshtrohej çdo lloj ndërhyrje. Në atë moment aty ka ardhur edhe doktor Roland Xhaxho, i cili pasi mori vesh për rastin e djalit i tha që “ne fëmijëve të vegjël ia bëjmë ndërhyrjen me anestezi”.
    Të njëjtën gjë i tha edhe Ina Xhaxho, që mbushja e dhëmbëve te fëmijët e vegjël bëhet me anestezi. Gjithashtu ajo nuk i tha për ndonjë alternativë tjetër për rregullimin e dhëmbëve, por vetëm i tha për mbushjen pasi ai i tha që i ka të prishura dhe i dhëmbin. Ajo i tha që procesi zgjaste rreth dy orë dhe dalja e anestezisë për 45 minuta. Ata e lanë që ndërhyrja të bëhej në datën 21.09.2025, djali duhej të vinte esëll dhe të mos ishte i sëmurë. Këtë ditë stomatologia Ina Xhaxho i tha që një ditë para datës së ndërhyrjes t’i niste foto të gojës së djalit, të cilat ai ia nisi stomatologes Ina Xhaxho në whats App, tek numri i saj.
    Atë ditë shtetasi Bledar Spahiu la takim për rregullimin e dhëmbëve, për datën 21.09.2023, por në këtë datë djali ka qenë me virozë dhe nisur nga këshilla e stomatologes e njoftoi me telefon për të lënë orar tjetër dhe e lanë për ta bërë ndërhyrjen, në datën 28.09.2023. 
    Në datën 28.09.2023, së bashku me djalin Brian, bashkëshorten Ina, babanë e tij Guri dhe kunatin Elsi Qosja kanë shkuar në klinikë, kur rreth orës 10.05 ka ardhur doktoresha Ina Xhaxho, e cila e ka parë djalin nga dhëmbët dhe u tha shprehimisht që “djalit do t’i mbushim dy dhëmbët e fundit, në të dyja anët, pa specifikuar konkretisht dhe do të bëjmë pastrim gurëzash të të gjithë dhëmbëve”.
    Pas rreth 5 minutash erdhi doktor Roland Xhaxho, i cili e vizitoi me stetoskop, i pa edhe gojën. Ata i thanë edhe që djali kishte bërë ndërhyrje në zemër dhe doktor Rolandi i tha që nuk kishte problem, pasi kishte folur me doktorin Altin Veshti. Gjithashtu, ata e pyetën për anestezinë dhe nëse kishte efekte anësore dhe ai i tha që do të përdoret anestezi e lehtë, nga ajo që përdoret në të gjithë botën dhe nuk asnjë efekt anësor.

    Të dy doktorët, Rolandi dhe Ina u thanë që i gjithë procesi i rregullimit të dhëmbëve do të zgjaste rreth dy orë dhe dalja e anestezisë 45 minuta. Në kohën që doktori i tha që do t’i vendoste një vigon për bërjen e analizave, djali u tremb dhe donte të largohej. Doktori Roland Xhaxho u tha që do t’i bënin një gjilpërë me qetësues, i cili ishte i lehtë nga ata që përdoren për t’i vënë fëmijët në gjumë dhe pasi ka bërë gjilpërën në krah dhe pas rreth 5 minutash djali u këput dhe mbylli sytë.
    Një vajzë infermiere e ka marrë djalin dhe ka zbritur poshtë te shkallët dhe në këtë kohë ora ka qenë 10.25. Në këtë moment të pranishëm kanë qenë shtetasi Bledar Spahiu, bashkëshortja e tij, babai i tij, doktorët Ina dhe Rolandi, dhe një vajzë që mori lekët më pas dhe dy infermierë. Pas këtij momenti doktoreshë Ina në prezencën e recepsionistes u tha për të kryer pagesën 300 euro të anestezisë, të cilën shtetasi Bledar Spahiu e bëri duke ia dhënë lekët recepsionistes.
    Pastaj i dha disa letra për të firmosur duke i thënë që këto ishin për konsensusin për procedurë. Shtetasi Bledar Spahiu i ka firmosur të gjitha vetë por në emrin e bashkëshortes, pasi ajo kishte kartën e identiteti me vete. Gjithashtu doktoreshë Ina i tha që pagesën për dhëmbët do e bënin në fund të procedurës së ndërhyrjes. Ata dolën jashtë dhe pritën tek shkallët e jashtme të ndërtesës.
    Rreth orës 13.00, duke qenë se shtetasi Bledar Spahiu u shqetësua i ka rënë derës së hyrjes në katin e dytë dhe ka dalë recepsionistja, e cila i tha që mjekët janë në sallë dhe po vazhdohet puna. Pastaj rreth orës 15.00 kanë trokitur përsëri dhe ka dalë recespionistja dhe doktoresha Ina Xhaxho, ku kjo e fundi tha që djali mbaroji rregullimin e dhëmbëve dhe po prisnin t’i dilte narkoza, ndërkohë që shtetasi Guri Spahiu i ka thënë asaj që duhet të bisedonin me doktorin.
    Pas 5 minutash, rreth orës 15.20, ka dalë doktori Roland Xhaxho, para derës hyrëse në katin e dytë, i cili u ka thënë shtetasve Bledar Spahiu, Guri Spahiu dhe Elsi Qosja që çdo gjë shkoi në rregull dhe do prisnin sa t’i dilte narkoza. Rreth orës 17.15, ata trokitën përsëri te dera ku ka dalë prapë recepsionistja, e cila u tha që po prisnin t’i dalë narkoza. Rreth orës 18.00 përsëri i kanë rënë ziles dhe me ngulm i kanë kërkuar që të futeshin brenda për të parë djalin, dhe në këtë moment, shtetasit Bledar Spahiu, Ina Spahiu dhe Guri Spahiu kanë hyrë në sallonin e katit të dytë ku ishin edhe në mëngjes dhe pasi kanë pritur 5 minuta, ka ardhur doktoreshë Ina dhe më pas një infermiere, që ka shoqëruar shtetasen Ina Spahiu, në një dhomë për të parë djalin Brian, e cila ndodhej tek pavioni që e kishte derën hyrëse përballë sallonit.
    Ndërkohë doktoreshë Ina i ka dhënë shtetasit Bledar Spahiu një kartele, ku i ka shpjeguar duke i thënë shprehimisht që ndërhyri në 14 dhëmbë pasi ishte e nevojshme. Ajo i dha edhe një recetë ku i shpjegoi që djali mund të kishte temperaturë dhe do të përdorte Algofren, dhe i dha edhe një antibiotik për qetësimin e mishrave të dhëmbëve dhe një multivitaminë.
    Ajo i tha që për çdo problem që mund të kishte djali, mund ta telefononte në numrin celular që ishte vendosur te kartela, që ia dha ajo vetë. Ndërkohë aty pranë recepsionistja po bënte llogarinë duke i thënë që 14 dhëmbë kushtojnë 70.000 lekë, pasi një dhëmb kushton 5,000 lekë. Gjithashtu, doktoreshë Ina i tha që duhet të bënte edhe një pagesë prej 330 mijë lekë, pasi ishte përdorur anestezi shtesë për 4 orë e gjysmë.
    Shtetasi Bledar Spahiu ka bërë pagesën në total duke i dhënë shumën e lekëve recepsionistes, në prezencë të stomatologes Ina Xhaxho dhe babait të tij. I pranishëm në këtë moment ishte edhe doktori Roland Xhaxho, i cili nuk ka folur. Ina Xhaxho nuk i dha ndonjë letër për llogaritjet e këtyre pagesave por i bënë me gojë, dhe nuk i dhanë as kupon tatimor. Të dy doktorët Ina Xhaxho dhe Roland Xhaxho i thanë që “djalin do ta nxirrni në orën 19.00” dhe ata pastaj u larguan.
    Pas këtij momenti, familjarët e të miturit Brian nuk kanë marrë ndonjë kontakt me të dy doktorët. Ndërkohë që shtetasit Guri Spahiu dhe Bledar Spahiu kanë dalë jashtë te shkallët për disa momente, shtetasja Ina Spahiu ka qëndruar brenda në dhomë me djalin. Më pas, shtetasi Bledar Spahiu është futur në dhomë pasi bashkëshortja i kërkoi rroba për të ndërruar djalin pasi kishte urinuar dhe ai ndërroi rrobat e djalit, më pas e mori atë në krahë duke i folur me qëllim për të zgjuar, por djali reagonte duke rënkuar vetëm kur e kapte te veshët, por sytë nuk i hapi asnjëherë.
    Të dy shtetasit Bledar dhe Ina Spahiu kanë deklaruar se djali ishte i këputur dhe në përgjumje, i mbante sytë mbyllur, merrte frymë me vështirësi dhe nuk reagonte vetëm kur infermierja e prekte te pjesa prapa veshit.
    Gjithashtu vunë re që djali i kishte duart, këmbët dhe hundën të ftohtë akull dhe kur e kanë pyetur infermieren që ka qenë e pranishme aty, lidhur me gjendjen e djalit dhe ajo i tha që është normale dhe narkoza do t’i dalë me kalimin e kohës dhe ata duhet ta kapnin vazhdimisht te fundi i veshëve për të stimuluar zgjimin.
    Gjatë kohës që shtetasja Ina Spahiu ishte në dhomën e djalit, ka ardhur doktori Roland Xhaxho, i cili i tha që mos të kishte merak, që duhet ta prekte te pjesa pas veshit, ti fliste herë pas herë, për të ngacmuar. Ai i tha që duhet të prisnin edhe pak para se ta nxirrnin.
    Ka ndenjur në dhomë rreth gjysmë ore dhe gjatë kësaj kohe e pranishme ka qenë vetëm infermierja, e cila në orën 19.00, i tha që tani duhet ta nxirrte djalin. Duke qenë se djali ishte në të njëjtën gjendje, shtetasi Bledar Spahiu e pyeti nëse mund ta nxirrte djalin në këtë gjendje. Ajo i bëri foto parametrave të aparatit që i vinte në gisht, i mati temperaturën që ai pa qe e kishte 37.1 dhe këto ia dërgoi me mesazh doktorit Roland.
    Më pas, ajo i tha që doktori i kishte thënë që mund të dilte me djalin. Shtetasi Bledar Spahiu e ka marrë djalin në krahë dhe bashkë me bashkëshorten kanë dalë nga dera, të shoqëruar nga dy infermiere, ku njëra ishte ajo që i qëndroi djalit në dhomë. Sqaron se infermieret u thanë që për çdo problem të telefonin te numrat që kishte receta. Rreth orës 19.30 kanë mbërritur në shtëpi, ku e kanë shtrirë djalin në krevat dhe ai vazhdonte të ishte në gjendje të këputur dhe të përgjumur, sytë vazhdonte i mbante mbyllur dhe i hapte vetëm kur e kapnin te fundi i veshëve. I matën temperaturën disa herë dhe e kishte te 37.00.
    Rreth orës 20.30 ka filluar ti rritet temperatura dhe në këtë kohë e kishte 38.02 vija, gjendja e përgjumur vazhdonte, kishte këmbët, duart dhe hundën të ftohta. Ata i dhanë Algofren 4 mm dhe e mbajtën me kompresa me uthull, por temperatura nuk po i ulej pasi ia matnin vazhdimisht dhe rreth orës 10.20 temperatura i vajti 39.02 vija dhe është zverdhur në të gjithë trupin.
    Ata kanë marrë disa herë në numrin celular që kishte kartela dhe receta por nuk i është përgjigjur njeri. Pas kësaj janë nisur menjëherë në spital dhe kanë mbërritur tek pediatria në QSUT, rreth orës 23.00. Gjatë rrugës djali ka humbur vetëdijen. Aty ka dalë fillimisht një doktoreshë e cila i ka matur pulsin dhe u tha urgjent për në reanimacion”./ Top Channel