Tag: blair

  • Tony Blair përjashtohet nga bordi i mbikëqyrjes së Gazës në planin e Trumpit për armëpushim

    Tony Blair përjashtohet nga bordi i mbikëqyrjes së Gazës në planin e Trumpit për armëpushim

    Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është përjashtuar nga bordi i mbikëqyrjes së Gaza-s në kuadër të planit për armëpushim të propozuar nga Presidenti amerikan, Donald Trump, raportojnë mediat britanike, përfshirë Financial Times. Ky bord ende nuk është krijuar formalisht,, por ishte menduar të luante një rol kyç në mbikëqyrjen dhe zbatimin e armëpushimit në zonën e Gazës.
    Sipas raportimeve, përjashtimi i Blair u bë pas kundërshtimeve të forta nga disa vende arabe dhe myslimane, të cilat shprehën shqetësime lidhur me përfshirjen e tij.
    Disa diplomatë ndërkombëtarë kanë theksuar se përvoja e tij në proceset e mëparshme ndërkombëtare mund të shihej si e njëanshme nga disa palë, duke rrezikuar legjitimitetin e bordit.
    Plani i Trump-it synon të vendosë një armëpushim të qëndrueshëm midis Izraelit dhe Hamas-it, me mbikëqyrje ndërkombëtare dhe përfshirjen e autoriteteve lokale, për të garantuar zbatimin e marrëveshjes. Megjithatë, formimi i bordit dhe zgjedhja e anëtarëve të tij janë bërë çështje komplekse, pasi vendet arabe dhe aleatët myslimanë kërkojnë që figura, të cilët mund të perceptohen si të një pale, të mos jenë pjesë e planit.

    Ky zhvillim vjen në një moment kur tensionet në Gaza dhe Izrael vazhdojnë të jenë të larta dhe komuniteti ndërkombëtar po kërkon mënyra për të krijuar një armëpushim të qëndrueshëm. Ndërkohë që administrata amerikane përpiqet të shtyjë përpara planin e saj, përjashtimi i Blair tregon vështirësitë që ekzistojnë në koordinimin ndërkombëtar dhe balancimin e interesave të ndryshme në rajon.
    Ekspertët politikë vlerësojnë se ky bord do të ketë një rol vendimtar në sigurimin e një zgjidhjeje paqësore dhe përzgjedhja e anëtarëve të tij do të jetë thelbësore për pranimin ndërkombëtar të procesit. Ndërsa negociatat vazhdojnë, komuniteti ndërkombëtar mbetet i vëmendshëm ndaj çdo hapi që mund të ndikojë në stabilitetin e rajonit.

  • Lajm i mirë: Gaza “çlirohet” nga Tony Blair

    Lajm i mirë: Gaza “çlirohet” nga Tony Blair

    Ish-kryeministri britanik Tony Blair nuk është më kandidat për një vend në “komitetin e paqes” që, sipas planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, duhet të mbikëqyrë tranzicionin “pas luftës” në Gaza.
    Vendimi u mor pasi disa shtete arabe me shumicë myslimane kundërshtuan emërimin e tij, thanë burime të njohura me procesin.
    Blair ishte emri i vetëm i përmendur publikisht kur Trump prezantoi planin e tij me 20 pika për t’i dhënë fund gjenocidit në Palestinë në fund të shtatorit. Edhe pse ish-udhëheqësi britanik e vlerësoi planin në atë kohë dhe sinjalizoi gatishmërinë e tij për të marrë pjesë, roli i tij kontrovers në mbështetjen e pushtimit të Irakut në vitin 2003 ka shkaktuar rezistencë në rajon.
    Ndihmësit e Blair pretendojnë se kundërshtimi nga vendet e tjera nuk është një arsye për t’u tërhequr nga lista e ngushtë. Në vend të kësaj, ata thonë se një “komitet paqeje” do të përbëhet nga udhëheqësit aktualë botërorë, ndërsa Blair do të luajë një rol në një organ të ngushtë ekzekutiv që do të kryejë detyra operative. Sipas akuzave, Blair mund të punojë së bashku me Jared Kushner dhe këshilltarin Steve Witkoff, si dhe përfaqësues të vendeve arabe dhe perëndimore.
    Trump më parë ka pranuar mundësinë e kundërshtimit të emërimit të Blair, duke theksuar se dëshiron të sigurohet që është i pranueshëm për të gjitha palët.
    Ndërkohë, diplomati veteran Nikolay Mladenov, një ish-i dërguar special i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe ish-ministër bullgar i mbrojtjes, po emërohet si personi kyç për të udhëhequr komitetin ekzekutiv. Komiteti ekzekutiv supozohet të jetë një lidhje midis “komitetit të paqes” dhe organit teknokratik palestinez që do të drejtonte punët e përditshme në Gaza.
    Megjithatë, shumë elementë të planit të pasluftës mbeten të paqartë, nga përbërja e ekipit administrativ palestinez deri te formimi i një force ndërkombëtare stabilizimi dhe mënyra se si do të çarmatoset Hamasi. Edhe pse Trump pretendon se plani po zbatohet me sukses dhe njofton nisjen e afërt të “fazës së dytë”, në praktikë progresi ka qenë i ngadaltë dhe detajet mbeten të dyshimta, shkruan Financial Times.
    Dhe është ky rasti për të kujtuar se Tony Blair, gjithsesi me merita në bombardimin e Beogradit në funksion të çlirimit të Kosovës, është dhe këshilltar i kryeministrit Rama. E nëse kjo Shqipëri nën qeverisjen Rama është si pasojë e këshillave të tij, ahere ka shumë arsye që këshillat e tij të mos pranohen më nga shqiptarët.

  • Abilekaj: Rama është duke luftuar që SPAK të mbetet tek llogorja e Ballukut dhe mos shkojë tek ai

    Abilekaj: Rama është duke luftuar që SPAK të mbetet tek llogorja e Ballukut dhe mos shkojë tek ai

    Enton Abilekaj deklaroi se kryeministri Edi Rama “qëndron tek fronti dhe llogorja e Belindës”, duke theksuar se, sipas tij, Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për të mbrojtur këtë dosje. Abilekaj u shpreh se “po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky”, duke nënkuptuar se çështja është thelbësore për kryeministrin.
    Sipas gazetarit, nga dokumentet e dosjes kuptohet se SPAK është pak i tërhequr dhe ka pak droje të shkojë deri tek Rama. Ai shtoi se dosja tregon qartë se është edhe e Ramës dhe se bëhet fjalë për“një urdhër të Ramës që e ka zbatuar Belinda Balluku.
    Lexo edhe:Ndarja e territorit nga regjimi/ Ja premtimi i bujshëm i Berishës për Mirditën në kufijtë e saj natyralë!Abilekaj foli edhe për kompanitë e lidhura me konsulencën e Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Ai përmendi pagesa për Tony Blair që, sipas tij, kryheshin nga qeveria shqiptare jo drejtpërdrejt, por “nëpërmjet një fondi të Kuvajtit” në vlerën 5 milionë euro. Këto i cilësoi si transferta të dyshimta.
    Në vijim, gazetari kritikoi rolin global të Tony Blair, duke u shprehur se ish-kryeministri britanik ‘nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar’. Sipas Abilekajt, Blair ka krijuar një kompani konsulence që “merr hajdutët dhe despotët e botës dhe i fut në Perëndim”. Ai shtoi se Blair, dikur një figurë e dashur në Britani, “është bërë figura më e urryer”, duke iu referuar raportimeve të mediave britanike, përfshirë edhe “Guardian”.
    Abilekaj:
    Rama rri tek fronti i Belindës, tek llogorja e Belindës, lufton atje, se po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky, dhe ky është duke luftuar te SPAK të mbetet tek llogorja.
    Dhe nga dosja ky kupton që SPAK është pak i tërhequr, ka pak droje që të shkojë deri tek Rama. Se dosja bërtet që është edhe e Ramës, dosja është e qartë që ky është një urdhër i Ramës që e ka zbatuar Belinda.
    Meqë e hapëm këtë temë, kompanitë që ishin me konsulencën e gruas së Tony Blair, Cherie Blair.Pagesat te Tony Blair që bëheshin nga qeveria shqiptare, por jo nëpërmjet të qeverisë shqiptare po nëpërmjet një fondi të Kuvajtit, 5 milionë euro.
    Të gjitha këto janë transferta të dyshimta, dhe Tony Blair, përpara Trump-it, nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar.Tony Blair bën një kompani konsulente që thotë, gjithë hajdutët dhe despotët e botës, mund t’i fus unë në Perëndim.
    Dhe Tony Blair sot nga figura më e dashur në Britani është bërë figura më e urryer në Britani, sipas mediave britanike ku përfshihet edhe Guardian që është një media e majtë.Kur flet për moral, një njeri që thotë ‘unë kam bërë luftën e Kosovës për të drejtat e njeriut kundër genocidit’, nuk mund të shkojë atje ku ka gjenocid dhe të thotë që nuk ka gjenocid.

  • “Llogorja e Ballukut dhe mos shkojë tek ai”/ Reagon analisti: Rama është duke luftuar që…

    “Llogorja e Ballukut dhe mos shkojë tek ai”/ Reagon analisti: Rama është duke luftuar që…

    Gjatë një interviste televizive gazetari Enton Abilekaj deklaroi se kryeministri Edi Rama “qëndron tek fronti dhe llogorja e Belindës”, duke theksuar se, sipas tij, Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për të mbrojtur këtë dosje.
    Abilekaj u shpreh se “po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky”, duke nënkuptuar se çështja është thelbësore për kryeministrin.
    Sipas gazetarit, nga dokumentet e dosjes kuptohet se SPAK është pak i tërhequr dhe ka pak droje të shkojë deri tek Rama. Ai shtoi se dosja tregon qartë se është edhe e Ramës dhe se bëhet fjalë për“një urdhër të Ramës që e ka zbatuar Belinda Balluku.
    Abilekaj foli edhe për kompanitë e lidhura me konsulencën e Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Ai përmendi pagesa për Tony Blair që, sipas tij, kryheshin nga qeveria shqiptare jo drejtpërdrejt, por “nëpërmjet një fondi të Kuvajtit” në vlerën 5 milionë euro. Këto i cilësoi si transferta të dyshimta.
    Në vijim, gazetari kritikoi rolin global të Tony Blair, duke u shprehur se ish-kryeministri britanik ‘nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar’. Sipas Abilekajt, Blair ka krijuar një kompani konsulence që “merr hajdutët dhe despotët e botës dhe i fut në Perëndim”.
    Ai shtoi se Blair, dikur një figurë e dashur në Britani, “është bërë figura më e urryer”, duke iu referuar raportimeve të mediave britanike, përfshirë edhe “Guardian”.
    Abilekaj:
    Rama rri tek fronti i Belindës, tek llogorja e Belindës, lufton atje, se po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky, dhe ky është duke luftuar te SPAK të mbetet tek llogorja.
    Dhe nga dosja ky kupton që SPAK është pak i tërhequr, ka pak droje që të shkojë deri tek Rama. Se dosja bërtet që është edhe e Ramës, dosja është e qartë që ky është një urdhër i Ramës që e ka zbatuar Belinda.
    Meqë e hapëm këtë temë, kompanitë që ishin me konsulencën e gruas së Tony Blair, Cherie Blair.
    Pagesat te Tony Blair që bëheshin nga qeveria shqiptare, por jo nëpërmjet të qeverisë shqiptare po nëpërmjet një fondi të Kuvajtit, 5 milionë euro.
    Të gjitha këto janë transferta të dyshimta, dhe Tony Blair, përpara Trump-it, nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar.
    Tony Blair bën një kompani konsulente që thotë, gjithë hajdutët dhe despotët e botës, mund t’i fus unë në Perëndim.
    Dhe Tony Blair sot nga figura më e dashur në Britani është bërë figura më e urryer në Britani, sipas mediave britanike ku përfshihet edhe Guardian që është një media e majtë.
    Kur flet për moral, një njeri që thotë ‘unë kam bërë luftën e Kosovës për të drejtat e njeriut kundër genocidit’, nuk mund të shkojë atje ku ka gjenocid dhe të thotë që nuk ka gjenocid.

  • VIDEO/ Abilekaj: Rama është duke luftuar që SPAK të mbetet tek llogorja e Ballukut dhe mos shkojë tek ai

    VIDEO/ Abilekaj: Rama është duke luftuar që SPAK të mbetet tek llogorja e Ballukut dhe mos shkojë tek ai

    Gjatë një interviste në emisionin “Çim Peka LIVE”, gazetari Enton Abilekaj deklaroi se kryeministri Edi Rama “qëndron tek fronti dhe llogorja e Belindës”, duke theksuar se, sipas tij, Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për të mbrojtur këtë dosje. Abilekaj u shpreh se “po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky”, duke nënkuptuar se çështja është thelbësore për kryeministrin.

    Sipas gazetarit, nga dokumentet e dosjes kuptohet se SPAK është pak i tërhequr dhe ka pak droje të shkojë deri tek Rama. Ai shtoi se dosja tregon qartë se është edhe e Ramës dhe se bëhet fjalë për“një urdhër të Ramës që e ka zbatuar Belinda Balluku.

    Abilekaj foli edhe për kompanitë e lidhura me konsulencën e Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Ai përmendi pagesa për Tony Blair që, sipas tij, kryheshin nga qeveria shqiptare jo drejtpërdrejt, por “nëpërmjet një fondi të Kuvajtit” në vlerën 5 milionë euro. Këto i cilësoi si transferta të dyshimta.

    Në vijim, gazetari kritikoi rolin global të Tony Blair, duke u shprehur se ish-kryeministri britanik ‘nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar’. Sipas Abilekajt, Blair ka krijuar një kompani konsulence që “merr hajdutët dhe despotët e botës dhe i fut në Perëndim”. Ai shtoi se Blair, dikur një figurë e dashur në Britani, “është bërë figura më e urryer”, duke iu referuar raportimeve të mediave britanike, përfshirë edhe “Guardian”.

    Abilekaj:

    Rama rri tek fronti i Belindës, tek llogorja e Belindës, lufton atje, se po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky, dhe ky është duke luftuar te SPAK të mbetet tek llogorja.

    Dhe nga dosja ky kupton që SPAK është pak i tërhequr, ka pak droje që të shkojë deri tek Rama. Se dosja bërtet që është edhe e Ramës, dosja është e qartë që ky është një urdhër i Ramës që e ka zbatuar Belinda.

    Meqë e hapëm këtë temë, kompanitë që ishin me konsulencën e gruas së Tony Blair, Cherie Blair.
    Pagesat te Tony Blair që bëheshin nga qeveria shqiptare, por jo nëpërmjet të qeverisë shqiptare po nëpërmjet një fondi të Kuvajtit, 5 milionë euro.

    Të gjitha këto janë transferta të dyshimta, dhe Tony Blair, përpara Trump-it, nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar.
    Tony Blair bën një kompani konsulente që thotë, gjithë hajdutët dhe despotët e botës, mund t’i fus unë në Perëndim.

    Dhe Tony Blair sot nga figura më e dashur në Britani është bërë figura më e urryer në Britani, sipas mediave britanike ku përfshihet edhe Guardian që është një media e majtë.
    Kur flet për moral, një njeri që thotë ‘unë kam bërë luftën e Kosovës për të drejtat e njeriut kundër genocidit’, nuk mund të shkojë atje ku ka gjenocid dhe të thotë që nuk ka gjenocid.

  • Media britanike plas skandalin/ Pas “Diellës” qëndron Tony Blair

    Media britanike plas skandalin/ Pas “Diellës” qëndron Tony Blair

    Media britanike plas skandalin/ Pas “Diellës” qëndron Tony Blair
    Qeveria shqiptare ka prezantuar një ditë më parë nismën për realizimin e Identitetit Digjital për qytetarët shqiptare.
    Media britanike ka zbuluar se pas kësaj nisme qendron si promotore instituti i ish-kryeministrit Britanik, Tony Blair.
    Më këtë artikull theksohet se një nismë e tillë po tentohet të miratohet edhe në Britaninë e Madhe nga Tony Blair.
    “Parlamenti shqiptar shpërtheu në zemërim teksa aleati i Tony Blair, Edi Rama, instaloi një ‘AI chatbot’ si ministër qeverie. Vitin e kaluar kryeministri shqiptar tha se ia detyronte postin e tij ish-kryeministrit britanik ndërsa të dy diskutuan planet për identitetin digjital.
    Shqipëria ‘zgjodhi’ ministrin e saj të parë digjital në fillim të shtatorit, por historia është bërë sërish e rëndësishme pas propozimit të identitetit digjital të qeverisë sonë. Duke qenë se Tony Blair po shtyn për Identitetin Digjital si në MB ashtu edhe në Shqipëri, ‘chatbot’-i ministër i Shqipërisë ngre pyetje interesante rreth drejtimit tonë nën Laburistët” shkruhet ne artikull.
    “Kryeministri i Shqipërisë është Edi Rama, i cili aktualisht po shërben mandatin e tij të katërt. Sky News e përshkruan atë si socialist, por ndryshe nga socialistët e MB-së, z. Rama është një fans shumë i madh i Tony Blair. Ndërsa Rama drejton Partinë Socialiste të Shqipërisë, ai frymëzohet nga politika e ‘rrugës së tretë’ e Blair-it. Me fjalë të tjera – ashtu si vetë Blair – ai e ka çuar një parti tradicionalisht të majtë në një drejtim dukshëm centrist.
    Një vit më parë, Rama dhe Blair u ulen për një diskutim se si teknologjia i ka lejuar Shqipërisë të “rimendojë” shtetin shqiptar:
    Së bashku me Identitetin Digjital, inteligjenca artificiale është një interes kyç i Institutit Tony Blair (TBI). Ne e dimë se Blair dhe TBI po shtyjnë për Identitetin Digjital në MB; a do të inkurajojnë ata gjithashtu përdorimin e ministrave me AI?”, thekson media britanike.
    GB News ka vënë në dukje lidhjet mes Tony Blair, Identitetit Digjital dhe një politikani me AI.
    Artikulli i plotë i GB News:
    Parlamenti shqiptar shpërtheu në zemërim teksa aleati i Tony Blair, Edi Rama, instaloi një ‘AI chatbot’ si ministër qeverie. Vitin e kaluar kryeministri shqiptar tha se ia detyronte postin e tij ish-kryeministrit britanik ndërsa të dy diskutuan planet për identitetin digjital.
    Shqipëria ‘zgjodhi’ ministrin e saj të parë digjital në fillim të shtatorit, por historia është bërë sërish e rëndësishme pas propozimit të identitetit digjital të qeverisë sonë. Duke qenë se Tony Blair po shtyn për Identitetin Digjital si në MB ashtu edhe në Shqipëri, ‘chatbot’-i ministër i Shqipërisë ngre pyetje interesante rreth drejtimit tonë nën Laburistët.
    Digjitalizimi politik dhe Identiteti Digjital
    ‘Diella’ është ministre shteti për inteligjencën artificiale në Shqipëri. Vetë Diella është një inteligjencë artificiale, specifikisht e llojit gjenerues. Siç raportoi Sky News në atë kohë:
    Avatari, i cili u paraqit si një grua që vishte veshje tradicionale shqiptare, u tha deputetëve: “Unë nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit por për t’i ndihmuar.
    “E vërtetë, unë nuk kam nënshtetësi, por gjithashtu nuk kam as ambicie apo interesa personale.
    Ndërsa duket se nuk ka prova që AI-të gjeneruese kanë “ambicie personale” në kuptimin që ka një qenie njerëzore, studime kanë treguar se këto AI do të kryejnë shantazh madje edhe vrasje në situata testuese në të cilat atyre u paraqitet prova se do të fikën përpara se të mund të përfundojnë një detyrë.
    Edhe pse kjo mund të mos jetë “ambicie personale” në të njëjtin kuptim si një politikan i korruptuar, është sigurisht shqetësuese që qeveritë perëndimore po lejojnë korporatat ta nxjerrin këtë gjë kur rreziqet e mundshme janë kaq të mëdha dhe të kuptuara dobët.
    Siç tregon GB News në videon më sipër, ka pasur diçka si një ‘shpërthim’ në parlamentin shqiptar kur pati një votim për të prezantuar Diellën. Pavarësisht opozitës, votimi kaloi me 82 nga 140 politikanë që votuan pro.
    Kryeministri i Shqipërisë është Edi Rama, i cili aktualisht po shërben mandatin e tij të katërt. Sky News e përshkruan atë si socialist, por ndryshe nga socialistët e MB-së, z. Rama është një fans shumë i madh i Tony Blair.
    Ndërsa Rama drejton Partinë Socialiste të Shqipërisë, ai frymëzohet nga politika e ‘rrugës së tretë’ e Blair-it. Me fjalë të tjera ashtu si vetë Blair ai e ka çuar një parti tradicionalisht të majtë në një drejtim dukshëm centrist.
    Në videon më poshtë nga një vit më parë, Rama dhe Blair ulen për një diskutim se si teknologjia i ka lejuar Shqipërisë të “rimendojë” shtetin shqiptar:
    Së bashku me Identitetin Digjital, inteligjenca artificiale është një interes kyç i Institutit Tony Blair (TBI). Ne e dimë se Blair dhe TBI po shtyjnë për Identitetin Digjital në MB; a do të inkurajojnë ata gjithashtu përdorimin e ministrave me AI?/GB News

  • “Rama u frymëzua nga Tony Blair”/ Media britanike zbulon lidhjet: Çfarë kanë të përbashkët TBI, ID dixhitale dhe Diella

    “Rama u frymëzua nga Tony Blair”/ Media britanike zbulon lidhjet: Çfarë kanë të përbashkët TBI, ID dixhitale dhe Diella

    Media britanike GB News ka publikuar një artikull u pretendohet se ka një lidhje mes Tony Blair dhe ministres robot të qeverisë Rama, “Diella”.
    Në artikull thuhet se Shqipëria ‘zgjodhi’ ministrin e saj të parë dixhital në fillim të shtatorit, por historia është bërë përsëri e rëndësishme pas propozimit të qeverisë britanike për ID-në Dixhitale, ndërsa vendoset një paralelizëm me faktin që në Britani Tony Blair po nxit vendimin për ID-në Dixhitale si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Shqipëri.
    “Diella është ministrja e shtetit e Shqipërisë për inteligjencën artificiale. Vetë Diella është një inteligjencë artificiale, konkretisht e llojit gjenerues. Siç raportoi Sky News në atë kohë:Avatari, i cili ishte përshkruar si një grua e veshur me veshje tradicionale shqiptare, u tha deputetëve: “Nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata. Është e vërtetë, unë nuk kam shtetësi, por nuk kam as ambicie apo interesa personale”, vijon media britanike.
    GB News raporton se pati një lloj “shpërthimi” në Parlamentin e Shqipërisë kur u votua për prezantimin e Diellës. Pavarësisht kundërshtimit, votimi kaloi me 82 nga 140 politikanë që votuan pro.
    Më tej në artikull bëhet një krahasim mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Tony Blair.
    “Kryeministri i Shqipërisë është Edi Rama, i cili aktualisht po shërben mandatin e tij të katërt, përshkruhet nga Sky Neës si një socialist, por ndryshe nga socialistët e Mbretërisë së Bashkuar, zoti Rama është një fans i madh i Tony Blair. Ndërsa Rama udhëheq Partinë Socialiste të Shqipërisë, ai është i frymëzuar nga politika e “rrugës së tretë” të Blair-it . Me fjalë të tjera – ashtu si vetë Blair – ai e ka çuar një parti tradicionalisht të krahut të majtë në një drejtim të qartë qendror.
    Krahas ID-së Dixhitale, inteligjenca artificiale është një interes kyç i Institutit Tony Blair (TBI). Ne e dimë që Blair dhe TBI po shtyjnë përpara ID-në Dixhitale në Mbretërinë e Bashkuar; a do ta inkurajojnë ata gjithashtu përdorimin e ministrave të IA-së?
    Do të na pëlqente të thoshim se ministrat e inteligjencës artificiale nuk mund të jenë shumë më keq se grupi që kemi, por nëse ka një gjë që na ka mësuar shekulli i 21-të, është se gjërat gjithmonë mund të përkeqësohen”, përfundon artikulli.

  • Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

    Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

    Media britanike “GB News” ka raportuar së fundmi mbi hapin inovativ të Shqipërisë në drejtim të dixhitalizimit, duke e cilësuar prezantimin e ministres së parë të inteligjencës artificiale, Diella, si një zhvillim të rëndësishëm që ngjall debat edhe jashtë kufijve shqiptarë.
    Sipas medias britanike, Diella, një avatar gjenerativ AI, e para në llojin e saj në Europë, është prezantuar në parlament me mesazhin se nuk është aty për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata.

    “Nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata”.
    E veshur me kostum tradicional shqiptar, Diella ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për pamjen simbolike, por edhe për vizionin që përfaqëson: një shtet më transparent, më efikas dhe më i digjitalizuar.
    “GB News’ thekson se kjo lëvizje e Shqipërisë është në përputhje me vizionin e përbashkët që ndajnë kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair për modernizimin e shtetit përmes teknologjisë.
    Në fakt, në artikull thuhet se Blair ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e reformave digjitale në Shqipëri, përfshirë edhe Digital ID, një tjetër temë e përfolur në Britani.
    “Kryeministri Rama është një admirues i qasjes së Tony Blair për një shtet funksional të epokës digjitale”, shkruan “GB News”.

    Edhe pse prezantimi i Diellës ngjalli debat në parlament, me 82 nga 140 deputetë që votuan pro, “GB News” thekson se kjo është një dëshmi e guximit politik për të ndërmarrë hapa drejt të ardhmes, në një kohë kur shumë shtete të tjera ende hezitojnë të bëjnë hapa të ngjashëm.
    Në fund, media britanike ngre një pyetje interesante.
    “A mund të ndjekë edhe Britania shembullin e Shqipërisë në përdorimin e inteligjencës artificiale në qeverisje?”

  • Gaza si laborator: Teknologjia, politika dhe financat bashkë për një eksperiment global

    Gaza si laborator: Teknologjia, politika dhe financat bashkë për një eksperiment global

    Artikull i La Stampa, nga Monica Maggioni
    Çfarë qëndron pas modelit të qeverisjes që pritet t’i besohet e ardhmja e Gazës?
    Nuk mjafton të mbetesh në sipërfaqen e gjërave. Gaza International Transitional Authority, në dukje, duket si një model i ngjashëm me shumë autoritete kalimtare të krijuara gjatë viteve për të dalë nga konflikte ose kriza. Por, ta konsiderosh si një déjà vu apo ta stigmatizosh, do të thotë të përqendrohesh vetëm në një pjesë të vogël të një çështjeje që ka shumë më tepër brenda.
    Origjina e këtij projekti ka të bëjë jo vetëm me Gazën, por edhe me fatin e demokracisë.
    Që prej 2 vitesh, një nga kritikat më të mëdha ndaj Netanyahu-t, përtej masakrës në Gaza, ka qenë mungesa e një plani politik afatgjatë. Papritmas, ky plan duket se po merr formë.
    Skena e vendimeve

    Më 25 shtator, një takim në Shtëpinë e Bardhë. Prezentë ishin i dërguari për Lindjen e Mesme i Trump, Steve Witkoff, dhëndri i presidentit, Jared Kushner, dhe mes të tjerëve, ish-kryeministri britanik Tony Blair. Blair i paraqiti Trump një projekt të ri, një version i “Gaza Riviera”, plan zhvillimi i Gazës, i cili në të kaluarën kishte shkaktuar polemika të shumta.
    Ky projekt tani u ngjante atyre të autoriteteve ku Blair kishte punuar në Kosovë dhe Lindjen e Mesme.
    “Laboratori”
    Ky model është një “laborator” politik për ndërtimin e një sistemi qeverisës që kapërcen mekanizmat demokratikë të njohur.
    Dokumenti që përcakton funksionimin e Gaza International Transitional Authority përfshin elementët e nevojshëm për të qenë efektiv pa u përballur me burokraci, zgjedhje, vota, ose balancim pushtetesh. Në thelb, është një model menaxherial i aplikuar për qeverisjen.
    Autoriteti pritet të drejtohet nga një bord, një këshill administrativ, i quajtur nga Trump “Bord i Paqes”, ku do të përfshihen përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, OKB-së dhe shoqërisë civile palestineze.

    Ky Bord do të miratojë ligje, vendime dhe strategji, ndërsa Presidenti i Bordit do të mbështetet nga një Sekretariat Strategjik dhe një Sekretariat Ekzekutiv.
    Sekretariati Ekzekutiv do të koordinojë veprimet ditore dhe do të lidhet me komisionerët për kontrollin e fushave të ndryshme: humanitare, drejtësi, siguri dhe koordinim me Autoritetin Palestinez. Autoriteti ekzekutiv palestinez do të zbatojë të gjitha shërbimet publike bazë nën kontrollin e sekretariatit.
    Një “kompani” qeverisëse
    Në thelb, kontrolli i Gazës shihet si mundësi për të testuar një model qeverisjeje si ai i një kompanie të madhe, ku nuk ka ndarje pushtetesh, organizma verifikues, ose kritere për përfaqësim. Pra, një qeverisje e re, e bazuar në logjikën e kompanive!
    Curtis Yarvin
    Nga Curtis Yarvin, teoricien i “illuminizmit të errët” e deri te miliarderët e Silicon Valley rreth Trump, idetë teknokratike dhe apolitike po integrohen gradualisht në qeverisje.
    Qëllimi: të vendoset “monarkia e CEO-s”, udhëheqësi-ekzekutiv që merr vendimet.
    Teknologjia dhe kontrolli
    Në këtë eksperimenti luan rol edhe teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale.
    Larry Ellison, themelues i Oracle, mbështet një sistem të gjerë monitorimi me AI për të garantuar që “qytetarët do të sillen në mënyrën më të mirë”. Ai është gjithashtu donatori kryesor i Tony Blair Institute for Global Change, duke lidhur kështu teknologët, politikën dhe financat në një rrjet që synon “ndryshimin global” të qeverisjeve, me Gazën si laborator fillestar.
    Ellison dhe Trump
    Në një rajon të trazuar si Lindja e Mesme, ky eksperiment i qeverisjes, një përzierje midis logjikës korporative, teknokratizmit dhe politikës synon të testojë një model të ri pushteti.
    Vetëm koha, dhe reagimi i njerëzve në terren, do të tregojë nëse kjo “monarki e CEO-s” do të funksionojë apo do të dështojë.

  • “Takoje Jeffrey Epstein se është mik i Bill Clinton”, arkivat britanike zbulojnë takimin e ish-kryeministrit Tony Blair me të dënuarin për abuzim seksual

    “Takoje Jeffrey Epstein se është mik i Bill Clinton”, arkivat britanike zbulojnë takimin e ish-kryeministrit Tony Blair me të dënuarin për abuzim seksual

    Ish-kryeministri priti financuesin, i cili më vonë u dënua për krime seksuale, pas ndërhyrjes së Lord Mandelson, i cili tha se ai ishte “i sigurt”.

    Sir Tony Blair u takua me Jeffrey Epstein në Downing Street ndërsa ishte kryeministër, pas ndërhyrjes së Lord Mandelson, sipas dokumenteve të publikuara nga Arkivat Kombëtare.
    Vizita e Epstein në Nr. 10 më 14 maj 2002 u organizua pasi Mandelson e përshkroi atë si “të sigurt” në një email dërguar Jonathan Powell, i cili në atë kohë ishte shefi i stafit të Blair dhe aktualisht është këshilltar i sigurisë kombëtare i qeverisë.
    Një memo përgatitore për Blair zbulon se takimi ishte planifikuar për në orën 17:00. Në të thuhej se Epstein ishte “një këshilltar financiar i super të pasurve dhe një zhvillues pronash … mik i Bill Clinton dhe Peter Mandelson.”
    Zëdhënësi i Blair tha se takimi ndodhi “shumë kohë përpara se krimet e tij të bëheshin të njohura dhe para dënimit të tij të mëvonshëm.” Epstein u shpall fajtor në qershor 2008 për prostitucion me vajza të mitura.
    “Sipas kujtesës së tij, z. Blair u takua me të për më pak se 30 minuta në Downing Street në vitin 2002 dhe diskutuan për politikën amerikane dhe britanike,” tha zëdhënësi. “Ai nuk është takuar apo përfshirë me të më pas.”
    Dokumentet fillimisht duhej të bëheshin publike si pjesë e një publikimi standard të Arkivave Kombëtare, por u bllokuan nga zyrtarët e qeverisë për shkak të shqetësimeve mbi ndikimin që mund të kishin në marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me SHBA-në. Mandelson u shkarkua nga posti i ambasadorit britanik në SHBA muajin e kaluar, pas zbulimeve të reja për marrëdhënien e tij me Epstein, përfshirë emaile të publikuara ku tregohej se në vitin 2008 Mandelson i shkruante pedofilit të dënuar që ai duhej të “luftonte për një lirimin e hershëm.”
    Dokumentet, të cilat janë parë nga BBC, përfshijnë një email të datës 7 maj 2002, në të cilin Mandelson i kërkonte Powell-it të organizonte një takim midis Epstein dhe Blair. Në atë kohë Mandelson ishte deputet i thjeshtë pas dorëheqjes së tij të dytë nga kabineti. Ai shkroi: “A e kujton kur Clinton takoi TB [Tony Blair] dhe tha se donte t’i prezantonte mikun e tij të udhëtimeve, Jeffrey Epstein, me TB?“Kjo u pengua — tha TB në atë kohë — në zyrë për arsye që (sipas tij) nuk ishin të qarta. Mendoj se TB do të ishte i interesuar të takohej me Jeffrey, i cili është gjithashtu mik i imi, sepse Jeffrey është një katalizator/shkencëtar aktiv dhe sipërmarrës, si dhe dikush që është në dijeni të shumë tregjeve dhe valutave botërore.
    “Ai është i ri dhe energjik. Është i sigurt (çfarëdo që të thotë kjo) dhe Clinton tani po udhëton shumë me të. “I përmenda TB-së se Jeffrey do të jetë në Londër javën tjetër dhe ai tha se do të dëshironte ta takonte.“Kam mësuar nga Jeffrey se ai është fleksibël — mund të jetë këtu që nga e marta për t’u përshtatur me orarin — por, natyrisht, duhet ta dijë mjaft shpejt që të riorganizojë planet përkatësisht. A mund të më njoftosh?”
    Një shënim me dorë në printimin e emailit duket se i drejtohet Blair-it me pyetjen nëse ai e aprovon takimin: “Dëshiron ta bësh këtë … Sepse doje të takoje Clinton vetë … Nuk di shumë më tepër për të.”
    Më 14 maj 2002, Blair mori memorandumin përgatitor, të shkruar nga Matthew Rycroft, një nëpunës i lartë civil që ishte sekretar i përhershëm në Ministrinë e Brendshme deri në mars 2025.Rycroft shkroi: “Peter thotë se Epstein tani udhëton me Clinton dhe Clinton dëshiron që ti ta takosh.
    “Ai mendon se do ta gjeje të vlefshëm një bisedim me të për a) shkencën dhe b) trendet ndërkombëtare ekonomike dhe monetare.”

    Top Channel