Tag: black

  • Black Friday dhe Nentori i rekordeve ne iute

    Black Friday dhe Nentori i rekordeve ne iute

    Nëntori i rekordeve për iute Albania:  6000 mije kliente zgjedhin te blejne me 4 keste me 0% interes per nje total rreth 5 milionë euro blerje me keste.  Black Friday afron Shqipërinë me trendet globale “Buy Now, Pay Later”

    Nëntori ishte muaji ku konsumatori shqiptar zgjodhi më qartë se kurrë blerjen me këste pa asnje kosto shtese, interes apo komosion. Produkti “bli tani, paguaj më vonë” i Iute-s, me 0% interes për 4 muaj, shënoi nivele rekord në gjithë rrjetin e partnerëve, me një performancë që e vendos iute në një linjë me lojtarët më të mëdhenj globalë të BNPL si Klarna, Paypal, Affirm , Afterpay apo Scalapay.

    CFARE ESHTE BLERJA ME SMART 0% 4 KESTE DHE PSE E PREFEROJNE KLIENTET?

    Shembull: Per nje produkt qe kushton 80,000 leke dhe biznesi partner e ofron me 4 keste me iute, nese kredia i miratohet, klienti paguan 4 keste nga 20,000 leke secili pra ne total paguan vjeren 80,000 leke, aq sa kushton produkti. Biznesi merr shumen e parave qe i takojne ne llogari nga iute brenda te nesermes, ndersa klienti paguan me 4 keste mujore.

    Perfitimi kryesor i klientit eshte fakti qe e ndan pagesen me 4 pjese/keste dhe per kete nuk paguan asnje kosto shtese.

    Perfitimet e tjera lidhen me edukimin financiar dhe krijimin e nje historiku pozitiv kredie ne Rregjistrin e Kredive.

    CILAT BIZNESE MOREN PJESE ?

    Në fushatën e Nentorit u përfshinë 544 dyqane te bizneseve partnere qe ofruan Smart 0% me 4 keste me iute.

    nder bizneset më të mëdha në Shqipëri, qe jane partnere te iute, duke bërë që rreth 90% e retail-it modern te ofronte Smart 0% me 4 keste. 

    Neptun, Vodafone, Megatek, Aza Electronics Globe, GoTech, Redline Electronics, 3V Fejzo, Bestseller, Gorenje, Elektromagic – Miele, Smeg, Max Optica, Precioza, Supermart, Enzo Attini, Tufina, Idea Furniture, Fabrika e Ofertave, Verde Watches, Optika Luani, Vanto-Smeg, ishin nder emrat kryesore po kishte edhe dhjetëra brand-e të tjera në elektronikë, pajisje shtëpie, optikë, fashion, etj. Iute konfirmon se nëntori 2025 ka qenë muaji më i fortë i vitit për blerjet me këste duke qene zgjedhja e mbi 6,000 klienteve  qe realizuan ne volum blerjesh / kredish prej 5 milione euro. Kjo ehste nje rritje prej afro 65 % ne krehasim me Nentorin e 2024.

    PERFITIMET E BIZNESEVE PARTNERE

    Perfitimet kryesore te bizneseve partnere jane:

    Me shume shitje ne pergjithesi por edhe në kategori me vlerë të lartë (TV, smartphone, pajisje shtëpie, orendi, optike, produkte premium);

    Rritje e vlerës mesatare të shportës

    Me shume kliente te rinj te cilet me pare nuk mundeshin te perballonin vleren e plote te blerjes por tani e ndajne me keste. 

    Transaksion cashless. Leket per blerjen e produktit shkojne me transferte bankare tek llogaria e biznesit partner

    Per nje pjese te klienteve qe bene blerje me 4 keste me 0% ne disa prej bizneseve partnere pati edhe nje perfitim tjeter: Zbritje shtesë prej 5 000 lekësh nga Iute për çdo blerje të kryer me këtë produkt. Kjo zbritje ishte mbi zbritjet qe vete partneret kishin bere per Black Friday.

    PROCES DIXHITAL

    97.6% e kontratave te kredise u nënshkruan me firmen elektronike te sigurte nga aplikacioni Myiute. Dixhitalizim e thene thjesht do te thote te mbarosh pune nga celulari apo tableti/PC. Iute, si nje biznes me qender ne Tallinn, Estoni, ka ne qender te aktivitetit te saj qasjen dixhitale duke operiar me standardet e nje FINTECH ndërkombëtare.

    Per pjesen me te madhe te klienteve kjo do të thotë një proces plotësisht “paperless” pa letra, me sherbim i shpejte në pikat e shitjes fizike dhe online te bizneseve partnere. pa radhë, pa dokumente fizike dhe një eksperiencë e njejte me Klarna, PayPal Affirm, etj. në tregjet perëndimore. 

    CILAT JANE TRENDET NE BE DHE SHBA

    Globalisht, “Buy Now, Pay Later” po bëhet një nga mënyrat kryesore të pagesës krahas pageses me karte krediti. 

    Vetëm gjatë periudhës Black Friday–Cyber Monday 2025, BNPL shënoi rekorde të reja, me miliarda dollarë të shpenzuar përmes blerjeve me keste me 0%.

    Black Friday, average expenditure of 220 euro (more than France and Spain) – Il Sole 24 ORE, E Marketer

    Kompani si Klarna, Affirm, Afterpay dhe PayPal Pay Later shohin rritje të fortë pikërisht në këtë periudhë, duke raportuar rritje të volumit të transaksioneve në Black Friday nga 20% deri në 45% në disa tregje, teksa konsumatorët kërkojnë mënyra fleksibël për të përballuar rritjen e çmimeve pa u mbështetur vetëm te kartat e kreditit.
    Studimet ndërkombëtare tregojnë se Gen Z dhe Millennials janë përdoruesit më aktivë të BNPL: në shumë tregje, mbi 40% e të rinjve kanë përdorur një shërbim të tillë, dhe në disa anketa BNPL përdoret prej tyre edhe më shumë se kartat e kreditit gjatë sezonit të festave. Të njëjtën sjellje po e vërejmë edhe në Shqipëri. Të rinjtë përqafojnë më shpejt blerjet online dhe aplikimet dixhitale, janë më të hapur për modele të reja financimi, me këste të vogla dhe afate të shkurtra si dhe e shohin BNPL si mënyrë për të planifikuar më mirë shpenzimet, jo vetëm për t’i shtyrë ato.

    PERFITIME PER TE 3 PALET

    Rezultatet e nëntorit dhe Black Friday 2025 tregojnë se modeli i Iute-s sjell vlerë të qartë për të gjitha palët: Për klientin – mundësi për të blerë më shumë dhe më mirë, pa kosto shtesë, me transparencë të plotë dhe nënshkrim dixhital; Për partnerët tregtarë – rritje të shitjeve, biletë mesatare më të lartë dhe akses tek një bazë klientësh më të rinj e më dixhitalë; Për tregun shqiptar – transaksione cashless, qasje dixhitale dhe formalizim

    Me një nëntor historik, me 5 milionë euro financime, rritje të qëndrueshme vit pas viti dhe një rrjet partnerësh që tashmë përfshin pjesën dërrmuese të retail-it modern në vend, Iute konfirmon rolin e vet si fintech lider i blerjeve me këste në Shqipëri. 

  • Amerikanët shpenzojnë 11.8 miliardë dollarë për Black Friday

    Amerikanët shpenzojnë 11.8 miliardë dollarë për Black Friday

    Blerësit Amerikanë shpenzuan 11.8 miliardë dollarë online për Black Friday, një rritje me 9.1 përqind krahasuar me vitin e kaluar sipas të dhënave të Adobe Analytics. Sezoni i festave po vjen ndërsa kushtet ekonomike janë përkeqësuar në SHBA ndërsa papunësia është në nivelin më të lartë të 4 viteve të fundit.

    Një trend i ri vënë re këtë vit është shitja e asistuar nga agjentët AI të cilët influencuan 14.2 miliardë dollarë shitje sipas të dhënave të Salesforce në mbarë botën ku 3 miliardë erdhën nga SHBA-ja.
    Salesforce thotë se konsumatorët Amerikanë kanë shpenzuar 18 miliardë dollarë për Black Friday ku përfshihen edhe supermarketet dhe dyqanet e veshjeve. Kjo rritje shpenzimesh përgatit terren për Cyber Monday që është projektuar të gjenerojë 14.2 miliardë dollarë shitje, 6.3 përqind më shumë se një vit më parë.

    /PCWorld Albanian

  • E vërteta e frikshme/ Ja si na manipulon Black Friday pa e kuptuar, zbritjet që të shtyjnë të blejmë pa arsye

    E vërteta e frikshme/ Ja si na manipulon Black Friday pa e kuptuar, zbritjet që të shtyjnë të blejmë pa arsye

    E Premtja e Zezë aktivizon mekanizma psikologjikë që na shtyjnë të blejmë: nga frika se mos lihemi jashtë te iluzioni i mbushjes së hapësirave boshe. Një ekspert shpjegon pse ndodh kjo dhe si të shmangim rënien në kurth.
    Është një nga ngjarjet më të mëdha të konsumatorit. Çdo nëntor, Black Friday i kthen dyqanet dhe rrjetet sociale në një vorbull zbritjesh, urgjence dhe mundësish gjoja të papërsëritshme.
    Një skenar që aktivizon reagimet psikologjike që na shtyjnë të blejmë: ankthi, ndjenja e mungesës ose frika e të qenit të lënë pas dore.
    Dhe ata që e ndiejnë më shumë janë të rinjtë. Sipas psikologes spanjolle Laura Lobo, ata janë “më të ndjeshëm” ndaj këtyre dinamikave sepse “janë shumë më të përfshirë në konsum”, diçka që pasqyrohet edhe në të dhëna.
    Sipas një Raporti Global të Trendeve të Tregtisë Elektronike të DHL-së, gati nëntë nga dhjetë shitës me pakicë po përgatiten të marrin pjesë në Black Friday këtë vit, pasi 60 përqind e tyre përjetuan rritje të të ardhurave nga shitjet në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023.
    Raporti vuri në dukje gjithashtu se 56 përqind e Gjeneratës Z u besojnë çmimeve të shitësve me pakicë, krahasuar me vetëm 38 përqind të Baby Boomers.
    Por pse është kaq e vështirë për ne t’i rezistojmë ofertave dhe si mund t’i qasemi kësaj date kyçe më me vetëdije?
    Ankthi si nxitës i konsumit
    Sipas Lobos, konteksti aktual është çelësi për të kuptuar pse e Premtja e Zezë tërheq kaq shumë njerëz.
    “Jemi në një kohë kur jemi disi të shqetësuar dhe shumë në ankth. Ankthi është gjithmonë i pranishëm në jetën tonë të përditshme”, shpjegon ai për Euronews. Ky shqetësim i përhershëm vepron si një terren pjellor për ta bërë një ngjarje të orientuar drejt konsumatorit edhe më tërheqëse.
    Psikologu na kujton se mendja njerëzore tenton të përqendrohet në atë që “mungon”: një objekt, një qëllim apo një dëshirë. Blerjet më pas shfaqen si një mënyrë e përkohshme për të mbushur atë boshllëk.
    “Ne të gjithë mendojmë gjatë gjithë kohës për gjërat që na mungojnë (…) dhe sapo i kap, kjo zgjat për një çast,” tha ajo.
    E Premtja e Zezë lidhet me atë impuls të menjëhershëm, më të lidhur me nevojat ankthuese sesa me vendimet e medituara, shtoi ajo.
    Lobo pranoi se ekziston një komponent varësie në disa modele të konsumit.
    “Ka gjithnjë e më shumë nga kjo (…) sepse jemi në një shoqëri kaq të shpejtë dhe kalimtare saqë diçka prodhon vlerë në një kohë shumë të shkurtër. Tregu ofron vazhdimisht produkte të reja dhe të përmirësuara, duke përforcuar idenë se ajo që është e re është gjithmonë më e mirë”, tha ajo.
    Shtohet kësaj një tolerancë e ulët për faktin se gjërat mungojnë gjithmonë në jetë.
    “Ka gjithnjë e më pak tolerancë për të duruar ato gjëra që mungojnë. Kjo është arsyeja pse shumë blerës kërkojnë të zbusin ankthin me një objekt që, në realitet, nuk sjell mirëqenie të qëndrueshme”, tha ajo.
    “Kjo boshllëk nuk zgjat aspak, sepse e mbulon me një objekt dhe gjërat nuk shkojnë kështu”.
    Presioni social dhe frika e të qenit i lënë pas dore
    Por ekziston një element tjetër themelor në kuptimin e kulturës së konsumatorit: presioni shoqëror dhe frika e të qenit i lënë pas dore. Lobo thekson se FOMO (‘Frika e humbjes së diçkaje’), ajo frikë e humbjes së diçkaje, intensifikohet në data të tilla si E Premtja e Zezë, kur gjithçka duket si një mundësi unike.
    “Ne përqendrohemi shumë në faktin se nuk mund të humbasim asgjë dhe se nëse nuk e pranojmë, do të mbetemi jashtë,” tha ajo.
    Kjo ndjenjë përforcohet veçanërisht në rrjetet sociale, ku të shohësh të tjerët të blejnë, rekomandojnë ose shfaqin blerjet e tyre gjeneron një dinamikë ngjitëse. Krahasimi i vazhdueshëm dhe dëshira për t’u përkatur do të thotë që shumë njerëz përfundojnë duke bërë blerje që nuk i kishin planifikuar vërtet t’i bënin.
    Dhe është në të njëjtën fushë, atë të ndikimit shoqëror dhe kërkimit të përkatësisë, ku ndikuesit luajnë një rol vendimtar. Për Lobon, efektiviteti i tyre nuk është vetëm për shkak të dukshmërisë që kanë, por edhe për shkak të mungesës në rritje të kapacitetit reflektues në shoqëri.
    “Sot, kemi më pak kapacitet simbolik ose reflektues. Jemi shumë në modalitetin e veprimit, por jo të të menduarit për to”, tha ajo.
    Shumë veta e transferojnë këtë kapacitet për reflektim (çfarë të blejnë, pse dhe për çfarë) te figura të jashtme: udhëheqës politikë, socialë ose dixhitalë.
    «Është sikur dikush mendon për ty», thotë ai. Përveç kësaj, ndikimi i grupit është i fuqishëm: përkatësia në «klubin» që vesh ose konsumon gjëra të caktuara gjeneron identitet.
    Si ta përballoni të Premten e Zezë në një mënyrë të shëndetshme
    Psikologia jep një rekomandim të qartë: lini kohë për reflektim. Ajo sugjeron t’i bëni vetes pyetje para se të blini:
    A kam vërtet nevojë për të?A e kam dëshiruar prej kohësh, apo thjesht sepse e ka dikush tjetër?A ka kuptim blerja, apo i përgjigjet një impulsi të çastit?Sa do të zgjasë kënaqësia?
    “Është e rëndësishme të ndalem dhe të mendoj nëse është vërtet më shumë sesa një domosdoshmëri (…) dhe nëse do t’i jap kuptim asaj që do të blej”, tha ajo.
    Çelësi është të dallosh të dëshiruarën, diçka për të cilën ke menduar, medituar apo edhe fantazuar për një farë kohe, nga impulsiven dhe ankthin.
    Është interesante që eksperti thekson se e njëjta shoqëri që inkurajon hiperkonsumimin kërkon paralelisht edhe mënyra për t’u “detoksifikuar”: tërheqje, mirëqenie dhe lidhje me natyrën. Një shenjë se ekziston një lodhje e përgjithshme përballë rrotës së vazhdueshme të stimujve.

  • Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve

    Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Atentati në Rinas/ “Hetim për përfshirje të zyrtarëve”, gazetarja: Zona në black out, kamerat e sigurisë “mbyllën sytë”…

    Atentati në Rinas/ “Hetim për përfshirje të zyrtarëve”, gazetarja: Zona në black out, kamerat e sigurisë “mbyllën sytë”…

    gilmando dani- Muçi Shaljani

    TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga atentati pranë Rinasit, ku humb jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani, agjent i AMP-së. Sipas gazetares atentati i ngjan një sulmi terroristi për nga mënyra se si ndodhi dhe vendi ku ndodhi, duke rrezikuar jetën e qytetarëve kalimtarë. 
    E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lala thotë se ishte një atentat i mirëplanifikuar, që nga informatori në Barcelonë, ndërsa thekson se ka nisur një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetëror në këtë histori. Sipas Lalës, OSHEE ka njoftuar banorët që në atë datë se do të kishte remont në të gjithë zonën, zonë që ishte në black out total dhe aty ka shumë pak kamera sigurie që mund të ndihmonin hetimin.
    Zona nga Nikla në afërsi të Aeroportit të Rinasit ka pasur mungesë të energjisë elektrike mesditën e 11 nëntorit, kohë që përkon me atentatin e ndodhur në drejtim të Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit. 
    “OSHEE ka njoftuar banorët që në këtë datë se do të kishte remont në të gjithë zonën, zonë që ishte në black out total dhe aty ka shumë pak kamera sigurie që mund të ndihmonin hetimin. Ishte vetëm kamera e një biznesi e sekuestruar, disa biznese të tjera dhe kamerat e Rinasit. Ka nisur një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetëror në këtë histori,” tha Klodiana Lala.
    Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, teksa i plagosur rëndë ka mbetur edhe miku i tij, që e shoqëronte Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së. Ndaj automjetit të tyre ‘Benz’ u qëllua nga persona të paidentifikuar me një mjet tip “Toyota Yaris”, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. Autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.
    Gilmando Dani sapo kishte mbërritur me mikun e tij në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona më 11 nëntor. Avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas në rrethrrotullimin e Rinasi./ZËRI

  • Kaos total në Xhamajka pas Uraganit Melissa: Njerëzit kërkojnë ushqim mes rrënojave, hanë çfarë gjejnë në rrugë

    Kaos total në Xhamajka pas Uraganit Melissa: Njerëzit kërkojnë ushqim mes rrënojave, hanë çfarë gjejnë në rrugë

    Black River, Xhamajkë – Në rrugë të mbuluara nga balta, njerëzit ecin mes rrënojave duke kërkuar diçka për të ngrënë. Të tjerë futen në dyqane të shkatërruara, me shpresën për të gjetur ujë të pijshëm apo ndonjë furnizim të mbetur.

    Ndërsa numri i viktimave po rritet, banorët e qytetit portual Black River ende kërkojnë të afërmit e zhdukur dhe luftojnë për të mbijetuar, disa ditë pas goditjes shkatërrimtare të Uraganit Melissa, një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë në Karaibe.

    Erozioni, erërat shkatërruese dhe përmbytjet e furishme kanë rrënuar gjithçka: rrugët janë bërë të pakalueshme, ndërtesat janë shembur, anijet janë përmbysur, ndërsa qyteti ka mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë të rrjedhshëm.

    Në çdo cep të qytetit shihen shenja shkatërrimi: automjete të copëtuara, ndërtesa të çara më dysh, dhe fletë gjigante metali të përfshira ndër degët e pemëve.

    Banorët që folën për BBC-në thanë se nuk kanë parë asnjë kamion ndihmash në zonë deri më tani. Ata po përpiqen të mbijetojnë me çfarë gjejnë mes mbeturinave buzë rrugëve, në qytetin bregdetar që ndodhet rreth 150 kilometra në perëndim të kryeqytetit Kingston.

    Disa prej tyre janë futur nëpër supermarkete të dëmtuara, duke marrë ushqim dhe ujë për veten dhe për të tjerët. “Duhej të përdorim çfarëdo që gjenim, në rrugë apo brenda marketit,” tha Demar Walker, një nga banorët e zonës. 

    Ai tregoi se pasi çatia e tregut ishte rrëzuar, u desh të ngjiteshin brenda për të marrë ujë e ushqime, të cilat më pas i hodhën poshtë për banorët e tjerë që prisnin me duar të shtrira. “Nuk ishim egoistë – duhej t’i ndanim me të tjerët,” shtoi ai.

    Jo shumë larg, banorë të tjerë treguan se edhe një farmaci lokale ishte plaçkitur. “Pashë njerëz që dilnin me krahët plot ilaçe e pije alkoolike,” tha Aldwayne Tomlinson. “Në fillim mendova se ishte e hapur, por pastaj kuptova se po e plaçkitnin.”

    Një grua që qëndronte mbi një grumbull mbeturinash përshkroi situatën si “kaos total – pa ushqim, pa ujë, pa ndihmë.” “Nuk kemi para, askush s’na ka ndihmuar. Nevojitet ndihmë urgjentisht,” tha Chegun Braham, me zë të dridhur.

    Një çift që zotëron disa dyqane në zonë rrëfeu se disa prej tyre janë plaçkitur, ndërsa tani po qëndrojnë roje para njërit prej tyre për të penguar vjedhjet e tjera.

    Ndërkohë, puna e ekipeve të shpëtimit është e vështirë për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, ndërsa banorët e ‘Black River’ mbeten të izoluar dhe të dëshpëruar, në pritje të ndihmës që ende nuk ka mbërritur.

    Burimi: BBC/ Përktheu: Syri.Net

  • Si një serial fantastiko-shkencor i viteve ’60 parashikoi rrjetet sociale

    Si një serial fantastiko-shkencor i viteve ’60 parashikoi rrjetet sociale

    Gjashtëdhjetë vite më parë, seriali antologjik “Out of the Unknown” debutoi në BBC. Ai solli drama të veçanta fantastiko-shkencore që eksploronin marrëdhënien tonë me teknologjinë.

    Në një peizazh televiziv gjithnjë e më të mbingarkuar, pak prodhime kanë arritur të krijojnë një identitet kaq të veçantë sa “Black Mirror”, seriali i njohur i Netflix-it që përbëhet nga drama të pavarura, secila që trajton anën e errët të modernitetit dhe progresit teknologjik. Megjithatë, edhe pse duket si diçka krejt ndryshe nga çdo gjë tjetër sot, rrënjët e tij shtrihen shumë më thellë në historinë e televizionit britanik, konkretisht, te një serial klasik që këtë muaj shënon 60-vjetorin e tij.

    Transmetuar në BBC midis viteve 1965 dhe 1971, dhe rishfaqur në DVD në vitin 2014 nga Instituti Britanik i Filmit, “Out of the Unknown” ishte një fenomen kulturor jashtë normës. Në atë kohë, shumica e serialeve fantastiko-shkencore në Britani dhe SHBA ishin të fokusuara te arratisja dhe fantazia, si Doctor Who (1963–89) apo serialet e Gerry dhe Sylvia Anderson si Stingray (1964–65) dhe Thunderbirds (1965).

    Qëllimi i “Out of the Unknown” ishte më ambicioz, të tregonte histori të menduara thellë që trajtonin tema serioze si lufta, politika dhe teknologjia. Seriali kombinonte skenarë origjinalë me përshtatje nga autorë të mëdhenj si John Wyndham, Ray Bradbury dhe J.G. Ballard. Si çdo fantastiko-shkencë e mirë, edhe ky serial përdorte të ardhmen e imagjinuar për të reflektuar frikërat dhe tensionet e kohës.

    Në këtë aspekt, ngjashmëritë me “Black Mirror” janë të dukshme, edhe pse ekziston një ironi e këndshme.

    “Duhet të pranoj se nuk e kam parë asnjëherë!”, thotë për BBC krijuesi i “Black Mirror”, Charlie Brooker.

    “Inspirimi im erdhi nga Tales of the Unexpected, The Twilight Zone dhe drama të çuditshme britanike si The Stone Tape apo The Year of the Sex Olympics. Pra, po punoj në një linjë që lidhet drejtpërdrejt me Out of the Unknown, por s’e kam parë. Interesante!”

    Origjina e një vizioni futurist

    Ideja për “Out of the Unknown” erdhi nga producentja Irene Shubik. Ajo punonte si redaktore historie në kanalin britanik ABC Television, ku realizoi serinë Armchair Theatre. Pas suksesit me serialin “Out of This World” (1962) dhe më pas “Story Parade” (1964–65) në BBC, ku përshtati romanin “The Caves of Steel” të Isaac Asimov – Shubik bindi kreun e dramës në BBC, Sydney Newman, që t’i besonte krijimin e një antologjie të dedikuar për fantastiko-shkencën intelektuale.

    “Fantastiko-shkenca është një mënyrë për të folur për të tashmen, por e maskuar si diçka argëtuese”, shpjegon Charlie Brooker.

    “Mund të shtrembërosh realitetin për ta pasqyruar si në një pasqyrë lozonjare problemin që po trajton.”

    Historiani i televizionit Jon Dear e përshkruan serinë si revolucionare.

    “Ishte hera e parë që fantastiko-shkenca paraqitej si dramë serioze për të rritur. Sot kemi seriale si Andor apo Alien: Earth, por atëherë ishte një risi absolute.”

    Seriali nisi më 4 tetor 1965 me episodin “No Place Like Earth” të John Wyndham. Shubik prodhoi dy sezonet e para (26 episode), para se t’ia linte vendin producentit Alan Bromly, i cili drejtoi edhe dy sezonet e fundit (1969–1971).

    Në seri morën pjesë emra të njohur të skenës britanike, si Patrick Troughton, David Hemmings, Yvonne Mitchell, Sylvia Coleridge dhe Lynn Farleigh. Madje edhe Ridley Scott, regjisori i ardhshëm i Alien dhe Blade Runner, punoi si dizajner skenografie në episodin Some Lapse of Time.

    Një pasqyrë e errët e shoqërisë moderne

    “Out of the Unknown” ndryshoi mënyrën se si televizioni trajtonte fantastiko-shkencën. Që në episodin e parë, ku një udhëtar që largohet nga Marsi për në Venus përballet me një shoqëri të bazuar në skllavëri, seriali sillte një metaforë të qartë mbi kolonializmin.

    “Fantastiko-shkenca e mirë të lejon të thuash gjëra që nuk mund t’i thuash drejtpërdrejt”, shkruante Shubik në librin e saj të vitit 1975 Play for Today: The Evolution of Television Drama.

    Prodhimi i serialit erdhi në një periudhë tensioni të madh global, menjëherë pas krizës së Berlinit (1961) dhe ndërtimit të Murit. Kështu, shumë episode trajtonin frikën nga pushtimi i padukshëm apo kërcënimi bërthamor. Në Some Lapse of Time, një mjek kupton se pacienti që po trajton mund të ketë udhëtuar në kohë nga një e ardhme e shkatërruar nga lufta bërthamore. Po kështu, përshtatja e romanit Level 7 nga Mordecai Roshwald përshkruan një ushtar pa identitet që jeton nën tokë gjatë një konflikti bërthamor, një histori e errët që paralajmëron fundin e njerëzimit.

    Por aty ku “Out of the Unknown” tregoi vërtet vizionin e tij profetik ishte në trajtimin e ndikimit të teknologjisë personale në shoqëri. Në episodin The Dead Past të Isaac Asimov, një pajisje që lejon rishikimin e çdo momenti të kaluar, një lloj “riprodhues kujtimesh”, krijon një shoqëri të varur nga ekranet dhe nostalgjia, duke parashikuar në mënyrë të frikshme fenomenin e varësisë nga rrjetet sociale.

    Në një tjetër episod, The Machine Stops i bazuar në tregimin e E.M. Forster, shoqëria jeton e izoluar, e lidhur vetëm përmes komunikimit me ekran, një paralajmërim i qartë për epokën e internetit dhe jetën online.

    Format që i parapriu kohës

    Format i antologjisë i lejonte serialit të trajtonte tema të mëdha në një kohë të shkurtër, pa u zvarritur. Siç thotë Brooker: “Mund të eksplorosh ide që s’do ta përballonin peshën e dhjetë sezoneve. Një histori e vetme, një ide e fortë, dhe mjafton.”
    Sipas historianit Jon Dear, kjo ishte edhe arsyeja pse publiku e pëlqeu.

    “Çdo episod ishte ndryshe. Nëse nuk të pëlqente një, e dinte që tjetri do të ishte krejt tjetër.”

    Sot, formatet e tilla janë të rralla. Brooker fajëson faktorët industrialë.

    “Është më e vështirë sepse çdo episod fillon nga zero, pa ekonominë e shkallës.”

    Megjithatë, njoftimi se kanali britanik Channel 5 do të ringjallë serinë legjendare “Play for Today”, një tjetër antologji e famshme e BBC-së, jep shpresë për rikthimin e këtij formati.

    Një trashëgimi që sfidon kohën

    Edhe pse i ndan gjashtë dekada, si “Black Mirror” ashtu edhe “Out of the Unknown” kanë lënë gjurmë të forta kulturore.

    Të dyja imagjinojnë shoqërinë që mund të bëhemi, ndërsa komentojnë me sinqeritet të pakompromis mbi të tashmen./BBC

  • KFOR teston gatishmërinë me Black Hawk gjatë patrullimit në jug të Kosovës

    KFOR teston gatishmërinë me Black Hawk gjatë patrullimit në jug të Kosovës

    Ushtarë të këmbësorisë gjermane, të mbështetur nga aviacioni amerikan dhe njësitë e asgjësimit të municioneve shpërthyese (EOD) nga Komanda Rajonale-Lindje e misionit të KFOR-it, kryen stërvitje me helikopter në jug të Kosovës.
    Përmes helikopterëve UH-60 Black Hawk, trupat zbarkuan për të mbështetur një patrullë të pavarur në terren.

    Trajnimi kishte për qëllim përmirësimin e lëvizjes së shpejtë ajrore, procedurave të zbarkimit dhe bashkërendimit ndërmjet njësive të këmbësorisë, aviacionit dhe EOD-së.

    “Përmes aktiviteteve të tilla të përbashkëta, KFOR-i vazhdon të mbajë kohezionin dhe efektivitetin e forcave shumëkombëshe, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën”, thuhet tutje në njoftim.

    Misioni i NATO-s në Kosovë punon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si pjesë e përgjigjes ndaj sigurisë. /Telegrafi/

  • “Black And Blue” rikthehet pas dekadash, Rolling Stones surprizojnë fansat

    “Black And Blue” rikthehet pas dekadash, Rolling Stones surprizojnë fansat

    Grupi Rolling Stones ka njoftuar ribotimin e albumit të tyre legjendar të vitit 1976, Black And Blue, duke u ofruar fansave një vështrim unik në historinë e grupit.
    I publikuar fillimisht në prill të vitit 1976, Black And Blue ishte albumi i 13-të në studio i Rolling Stones dhe i pari që nga largimi i kitaristit Mick Taylor, i cili përfundimisht u zëvendësua nga Ronnie Wood. Regjistrimet e albumit u përdorën si audicion për një kitarist të ri, duke rezultuar në pjesëmarrjen e muzikantëve të mëdhenj si Harvey Mandel, Wayne Perkins, Jeff Beck dhe Robert A. Johnson.
    Edicioni i ri, i cili do të dalë në shitje më 14 nëntor nëpërmjet Universal, do të jetë i disponueshëm në një Super Deluxe Box Set në dy versione, vinil dhe CD, dhe do të shoqërohet nga një libër prej 100 faqesh dhe një kopje të posterit të turneut të Rolling Stones për të promovuar albumin.
    Përveç kësaj, ribotimi përfshin një intervistë me Ronnie Wood, i cili kujton momentin kur iu bashkua grupit në vitin 1976: “Pikërisht aty duhej të isha”, vëren ai, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj faze në karrierën e tij dhe në historinë e Rolling Stones.
    Ribotimi i albumit Black And Blue premton të rikthejë në plan të parë epokën kur grupi po eksperimentonte me tinguj të rinj dhe t’u ofrojë fansave mundësinë për të rijetuar këtë periudhë klasike të muzikës rock.

  • Dy “Black Hawk” nga Emiratet betejë kundër flakëve në Shqipëri

    Dy “Black Hawk” nga Emiratet betejë kundër flakëve në Shqipëri

    Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën alarmuese me zjarret. Ndihma është me dy helikopterë Black Hawk të Forcës Ajrore, që janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës dhe po operojnë efektivisht në zjarret në të gjithë territorin e vendit, duke qenë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të strukturës nga toka për fikjen e zjarreve.
    Gjeneral Brigade, Mudhafar Al Amri, Drejtor në Detyrë i Shpëtimit dhe Zjarrfikës, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Abu Dabi, ishte sot në terren për të ndjekur nga afër operacionet për fikjen e zjarreve në zonën e Gramshit, ku theksoi edhe një herë gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar ndihmë për Shqipërinë në këtë situatë të rënduar me zjarret.

    Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Haki Ҫako e falënderoi për ndihmën konkrete që po jep rezultat në terren.