Tag: bjerë

  • Anija kozmike e epokës sovjetike do të bjerë në Tokë në mënyrë të pakontrolluar javën e ardhshme, a ka ndonjë rrezik?

    Anija kozmike e epokës sovjetike do të bjerë në Tokë në mënyrë të pakontrolluar javën e ardhshme, a ka ndonjë rrezik?

    Një anije kozmike e epokës sovjetike, e cila duhej të ulej në Venus në vitet 1970, pritet që së shpejti të bjerë në Tokë në mënyrë të pakontrolluar.
    Është shumë herët për të ditur se ku mund të bjerë masa gjysmë ton ose nëse do t’i mbijetojë rihyrjes në atmosferë, sipas ekspertëve të gjurmimit të mbeturinave hapësinore.
    Shkencëtari holandez Marco Langbroek parashikon se anija kozmike do të rihyjë në Tokë rreth datës 10 maj. Ai vlerëson se do të përplaset me shpejtësi 242 km/orë, nëse mbetet e paprekur.

    “Edhe pse jo pa rrezik, nuk duhet të shqetësohemi shumë”, tha Langbroek, raporton The Guardian.
    Objekti është relativisht i vogël dhe, edhe nëse nuk ndahet, “rreziku është i ngjashëm me atë të një rënieje të rastësishme të një meteori, disa prej të cilave ndodhin çdo vit. Ju keni një rrezik më të madh për t’u goditur nga rrufeja gjatë jetës suaj”, tha ai.
    Mundësia që anija kozmike të godasë dikë ose diçka është e vogël, shtoi ai. “Por nuk mund të përjashtohet plotësisht.”
    Bashkimi Sovjetik nisi anijen kozmike të njohur si Kosmos 482 në vitin 1972, në Venus. Por ajo nuk doli kurrë nga orbita e Tokës për shkak të një mosfunksionimi të raketës.
    Pjesa më e madhe e saj u rrëzua brenda një dekade. Por Langbroek dhe të tjerë besojnë se vetë kapsula e uljes, një objekt sferik me diametër rreth 1 metër, ka qenë duke u rrotulluar rreth botës në një orbitë shumë eliptike për 53 vitet e fundit, duke humbur gradualisht lartësi.
    Është mjaft e mundur që anija kozmike me peshë mbi 1,000 lb (gati 500 kg) të mbijetojë rihyrjen në atmosferë.
    Ekspertët dyshojnë se sistemi i parashutës do të funksionojë pas kaq shumë vitesh. Mburoja e nxehtësisë gjithashtu mund të jetë e dëmtuar pas kaq shumë kohësh në orbitë.
    Do të ishte më mirë nëse mburoja e nxehtësisë do të dështonte, gjë që do të shkaktonte djegien e anijes kozmike gjatë zhytjes së saj në atmosferë, tha në një email Jonathan McDowell në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikë. Por nëse mburoja e nxehtësisë qëndron, “ajo do të rihyjë e paprekur dhe do të keni një objekt metalik gjysmë ton që bie nga qielli”./vizionplus.tv

  • Rama: Në 11 maj do ta shohim kush do të zbresë e kush do të bjerë!

    Rama: Në 11 maj do ta shohim kush do të zbresë e kush do të bjerë!

    Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rrjeteve sociale në rubrikën e tij “Sy m’sy”, ku njëri prej tyre i është referuar ardhjes së Chris LaCivita në çeljen e fushatës së PD ditën e nesërme.
    “Ajo Francë e Londër na kanë lënë si kodra pas diellit. Janë kundër kombit shqiptar por ti vazhdo derisa sherifi të zbresë në qytet”, shkruan komentuesi.

    “Të marrsha të keqen. Nuk po bëj asnjë koment sepse erdhën zgjedhjet e do ta shohësh kush do të zbresë e kush do të bjerë”, tha Rama.
    “Pate premtuar rritje rrogash, ku i ke se janë të njëjtat”, ishte një tjetër pyetje që Edi Rama iu përgjigj.
    “Nëse ka një gjë që është shumë evidente është rritja e vazhdueshme e pagave në vend që ka impaktuar edhe rritjen në sektorin privat.
    Ishte 372 euro paga mesatare kur morëm detyrën, ndërkohë në 2024 u mbyll viti me pagë mesatare 1 mijë euro. Paga minimale 500 euro në vijim, ky është thelbi që ka të bëjë më pas me mbështetjen që ne kemi”, tha Rama.

  • “TVSH do bjerë nga 15%, pas tre vitesh energjia falas”, Berisha prezanton programin e tij: Në 100 ditë qeverisje, do zhdukim varfërinë

    “TVSH do bjerë nga 15%, pas tre vitesh energjia falas”, Berisha prezanton programin e tij: Në 100 ditë qeverisje, do zhdukim varfërinë

    Berisha premton se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij nëse fiton në 11 maj, do të zhdukë varfërinë.

    Këtë deklaratë kreu i PD e bëri gjatë fjalës së tij nga Elbasani ku prezantoi kandidatët e tij për këtë qytetet, që do të garojnë për të siguruar një karrige në Kuvend.
    “100 ditët e para do zhdukim nga qeveria varfërinë! Do bëjmë kartën e konsumatorit, ata do blejnë ushqime duke marrë pas TVSH, rrogat minimale do shkojnë 500 euro, sipërmarrësve u jap fjalën që do ulim taksat në atë shkallë sa atyre do u mbeten më shumë para në llogaritë e tyre.
    Mësuesve u kam premtuar dyfishim të rrogave, në krye të mandatit do i keni 1500 euro. Portali i mësuesve marrin fund në datën 12 maj. Mësuesit tanë do respektohen në dinjitetin e tyre.
    Taksat më të ulëta në histori, 10% tatimi mbi fitim. Kësaj here kemi shembur një tabu tjetër, taksa do bjerë nga 20 në 15% TVSH. Çmimi energjisë nga 18 do jetë 6 lek.
    Uji dielli, era, do jenë urime të pashtershme të energjisë shqiptare, nga jugu në veri çatitë do mbulohen me panele fotovoltaike.  Kredi të buta për çdo të rinj që do të martohet dhe do të krijojë jetë në Shqipëri, për çdo emigrant që do të kthehen në vend”, tha Berisha.
     

    Top Channel

  • “Ra bufini”/ Ramës i ndodh e papritura në ‘Sy m’sy’, kryeministri: Ra, po nuk e lëmë të bjerë vetë

    “Ra bufini”/ Ramës i ndodh e papritura në ‘Sy m’sy’, kryeministri: Ra, po nuk e lëmë të bjerë vetë

    Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar dhe sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy”. Gjatë kohës që ai fliste, i ndodhi një incident. Bufi të cilin e mban mbi tavolinë, i ra në tokë. Ky moment nuk kaloi pa u komentuar nga Rama i cili tha se nuk e lënë të bie, gjithmonë duke ironizuar me fjalët e tij opozitën dhe kreun e PD-së Sali Berishën.
    “Ra bufini, shifni. Po ne nuk e lëmë të bjerë”, tha Rama, ha Rama, ndërsa vijojoi duke folur për TikTok dhe përdorimin e VPN. “Nuk ka problem por duhet të bëni kujdes sepse kur përdor VPN të marrin në kohë reale të dhënat”, tha ai.

  • “Sherifi do të vijë”, Berisha për rikthimin e LaCivita: Data, surprizë për Ramën që t’i bjerë tavolinës me kokë

    “Sherifi do të vijë”, Berisha për rikthimin e LaCivita: Data, surprizë për Ramën që t’i bjerë tavolinës me kokë

    Kreu i PD, Sali Berisha nuk dha një datë fikse për rikthimin e strategut amerikan të fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, por theksoi se do të vijë në Shqipëri.

    Ai u shpreh se data do të jetë surprizë, që kryeministri Edi Rama t’i bjerë tavolinës me kokë.
    Berisha: Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë. Sherifi do vijë.Chris do vijë. Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër.
    Prandaj këtu nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër. Do jetë edhe në zyrë, edhe online. Tani online e kemi çdo ditë sa për dijeni. Çdo ditë punojmë me të, funksionon me këshilla, me probleme. Do ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar përfundimisht. Ai do shkojë, do vijë. Kjo është praktika e punës me këto kompani konsultative elektorale.

    Top Channel