Shqipëria tashmë gjendet një hap larg fazës ‘play off’ për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Armand Duka ka treguar për emisionin “Opinion” në “TV Klan” se cilët mund të jenë kundërshtarët e kuqezinjve në këtë fazë. Kreu i FSHF-së nuk dëshiron të përballet me Kosovën në “play off”, në mënyrë që të dyja skuadrat të kenë mundësi të presin biletën për në SHBA.
“Ata të stadiumit na ka çuar një letër për të gjitha dëmet që bemi bërë, përfshirë atë të tavanit. Ne jemi ekipe pak a shumë të të njëjtit nivel. Ka disa futbollistë me vlera të mëdha kartoni, por në një farë mënyrë janë yje në rënie. Ne kemi yje, por varet për çfarë yjesh bëhet fjalë. Bëhet fjalë për yje apo për superyje. Ne super yje si Mesi, Ronaldo apo Jamali nuk kemi. Por kemi yje që luajnë në nivele të larta të futbollit europian. E presin me shumë kënaqësi datën e grumbullimit që të jenë bashkë. Gjë që nuk ndodh në Kombëtare të tjera.
Tani fillon një rrugëtim akoma më i vështirë, duke nisur që nga Andorra. Nëse marrim tre pikë ndaj Andorrës, mendoj se jemi matematikisht në “play off”. Nqs Serbia merr një pikë ndaj Anglisë dhe ne marrim tre pikë në Andorra, matematikisht jemi ne të kualifikuar. Ne kemi shanse me çdo lloj skuadre. Futbolli ky është. Ky është një faktor, duke qenë i kualifikuar, mbase impenjimi nuk është shumë i madh. Kemi diskutuar dhe para se të arrinim në Serbi, ishte që ne duhet të jemi të zotët e vetes, jo se në ç’gjendje janë ata. Në ‘play off’ mund të jetë Italia, mund të jetë Turqia, mund të jetë edhe Kosova. Ruajna Zot të mos jetë Kosova. Duam që Kosova të bjerë me ndonjë kundërshtar tjetër, që të dy të jemi pretendentë (për të shkuar në Botëror). Ne kemi shanse 50 me 50 me të gjitha ekipet e vendeve të dyta, sipas mendimit tim”, ka thënë Armand Duka./Sport Ekspres/
Tag: bjerë
-

“Ruajna Zot mos të na bjerë Kosova”, Duka nuk e do një përballje mes shqiptarëve: I kemi shanset me çdo ekip të vendeve të dyta
-

‘Ikën dashuria si ky ujë që rrjedh, ikën dashuria si kjo jetë e qetë’
Poezi nga Guillaume Apollinaire
Ura Mirabo
Poshtë urës Mirabo lumi Senë shkonpse m’u kujtua vallëdashuria jonë pas hidhërimit gaz kishim gjithmonë
Le të bjerë nata ora të kumbojëditët seç po ikin, unë këtu qëndroj
Kapur dorë për dore le të rrimë përballëndërsa poshtëurës së krahëve tanëe lodhur vështrimesh, vala para çan
Le të bjerë nata ora të kumbojëditët seç po ikin, unë këtu qëndroj
Ikën dashuria si ky ujë që rrjedhikën dashuria si kjo jetë e qetëdhe si shpresa që është kaq e sertë
Le të bjerë nata ora të kumbojëditët seç po ikin, unë këtu qëndroj
Treten ditët, edhe javët tretenas kohë e kaluaras dashuritë s’kthehenposhtë urës Mirabo shkon lumi i Senës
Le të bjerë nata ora të kumbojëditët seç po ikin, unë këtu qëndroj. / KultPlus.com
-

Edmond Tupja: Pas vdekjes sonë përherë shi do të bjerë
Kur bie shi në rrugën me rrudhaNë ballkon del ti dhe shiun shijon,Por neve në shpirt dhimbja na jehonMes frikërash sterrë e të paudha.Është ajo dhimbje që thellë na gërmonSa herë në sytë të shfaqet flurudhaE ankthit që për ty do të dalë nga guvaDitëve me shi, pa ne, në ballkon.Me këtë mendim të ngulmët nis udhaE vuajtjes pa fund që na bren tek ngulmonPër të na rikujtuar se pas vdekjes sonëPërherë shi do të bjerë në rrugën me rrudha.
*Titulli i orgjinalit: “Pa ne”
ObserverKult
—————————-
Lexo edhe:
ISMAIL KADARE: CA PIKA SHI…
Ca pika shiu ranë mbi qelq.Për ty unë befas ndjeva mall.Jetojmë të dy në një qytet,Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshmeSi erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.Qiejt e ngrysur pa lejlekëDhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e HeraklititSeç m’u kujtua sot për dreq:“Të zgjuarit janë bashkë në botë,Kurse të fjeturit janë veç”.
Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…Ca pika shiu ranë mbi qelqDhe unë për ty seç ndjeva mall.
ObserverKult
LEXO EDHE: ISMAIL KADARE: A I ËSHTË DASHUR LETËRSIA NJERËZIMIT?
A i është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje që të kujtonim autorët e dobët të TV-it, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë.
Dihet që ka pasur dy lobe të kundërta: pro dhe kundër letërsisë.
Letërsia, pra, ka lindur bashkë me një mohim, me një pengesë. Sado që në pamjen e parë të duket si e habitshme, po të mendohemi pak, do të vijmë në përfundimin se ky negacion i shkon letërsisë, madje fare natyrshëm.
Negacioni dhe letërsia janë të së njëjtës racë. Shkurt, më shumë se nga engjëlli, letërsia duket si e prirë nga djalli.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
-

“Putin po kërkon të arrijë fitore”/ Gati takimi në Shtëpinë e Bardhë, reagon analisti: I gjithë presioni do bjerë mbi..
Analisti Skënder Minxhozi thotë se presidenti amerikan, Donald Trump dështoi në takimin me homologun rus, Vladimir Putin në Alaskë, ndaj dhe takimi i tij këtë të hënë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk do prodhojë diçka të re.
Në një intervistë televizive, Minxhozi u shpreh se i gjithë presioni do të bjerë mbi Ukrainën.
“Ajo që mbetet në thelb, është ajo që nuk u vendos në Alaskë. Trump tha, nëse ndjej që Putin nuk i afrohet një kompromisi, do e mbyll takimin për 3 minuta, se Rusia do përballej me sanksione të ashpra. Pamë që Putin nuk lëshoi udhë. Unë mendoj se ajo që ishte me rëndësi për të vendosur, u humb, ishte Alaska. Donald Trump nuk arriti të marrë një armëpushim. Trump dështoi të marrë një armëpushim mes palëve, dështoi edhe për një takim shumë palësh. Kjo tryezë sot është shumë delicate, Trump do mundohet ta përdorë për të marrë çmimin Nobel. Nuk ka asnjë lloj suksesi deri tani i ka hapur rrugë Netanyahut të vrasë fëmijë e gra në Gaza. Tha do e zgjidh luftën në Ukrainë, nuk është zgjidhur. Gjeografikisht, kriza ukrainse i përket kontinentit europian. Europianët duhet të ishin më të interesuar për këtë krizë. I gjithë presioni do të bjerë mbi Ukrainën. Sot Trump, tha që nëse Zelensky mund të përfundojë luftën me këto kushte. Ukraina çedon në 1/5 e territorit dhe kjo nuk është pak. Rusët sot e shijojnë konfliktin me Ukrainën si përpjekje për të vendosur një padrejtësi që iu është bërë dikur”, theksoi ai. -

“Kërko çfarë s’të ka takuar kurrë dhe kërcëno, dikush do të bjerë në grep”/ Si negocion Rusia?
Hrushovi dhe Gromiko
RUSI- Për të kuptuar se si negocion Putini, duhet të kthehemi te Andrei Gromyko, “Z. Nyet” legjendar i cili udhëhoqi diplomacinë sovjetike nga viti 1957 deri në vitin 1985, duke shërbyer nën pesë sekretarë të përgjithshëm të PKBS-së: Hrushovi, Brezhnjevi, Andropovi, Çernenko dhe Gorbaçovi, të cilët e shkarkoi atë.
Mësuesi i tij ishte Vyacheslav Molotov, Ministri i Jashtëm i Stalinit, i njohur më mirë si “Çekiçi” për aftësinë e tij për të përsëritur të njëjtën gjë vazhdimisht, pavarësisht kundërshtimeve të bashkëbiseduesve të tij. Molotov hyri në histori për paktin famëkeq, të nënshkruar në vitin 1939 me homologun e tij nazist von Ribbentrop, në të cilin Stalini dhe Hitleri ranë dakord për ndarjen e Polonisë.
Por, sipas “Corriere”, siç e pranoi vetë Henry Kissinger, Gromyko e tejkaloi atë në aftësi dhe këmbëngulje.
“Të negociosh me të pa ditur çdo detaj të dosjes është e barabartë me vetëvrasje”, tha Sekretari i atëhershëm i Shtetit i SHBA-së.
Një mjeshtër i fshehjes, në një moment të rrallë sinqeriteti, Gromyko i përmblodhi themelet e taktikave të tij negociuese si më poshtë, sipas shënimeve të mbajtura nga njëri prej tyre, Oleg Grinevski: Para së gjithash, kërkoni maksimumin, mos u turpëroni të ekzagjeroni. Kërkoni edhe gjërat që nuk ju kanë përkitur kurrë. Së dyti, paraqisni ultimatume. Kërcënoni me luftë, mos i kurseni kërcënimet, pastaj propozoni negociata, duke i përshtatur ato situatës. Gjithmonë do të jetë dikush në Perëndim gati të bjerë në grackë. Së treti, sapo të fillojnë negociatat, mos u dorëzoni. Bashkëbiseduesit tuaj do të përfundojnë duke ju dhënë një pjesë të asaj që kërkuat. Por edhe atëherë, mos nënshkruani: shtyni për më shumë dhe ata do ta pranojnë. Kur të keni marrë gjysmën ose dy të tretat e asaj që nuk ishte e juaja, atëherë mund ta konsideroni veten diplomat./ZËRI -

Italia do të humbasë një të pestën e fuqisë punëtore brenda 25 viteve
Popullsia në moshë pune në Itali pritet të bjerë me më shumë se një të pestën gjatë 25 viteve të ardhshme, paralajmëroi agjencia kombëtare e statistikave Istat, duke theksuar sfidat e thella demografike me të cilat përballet vendi.Italia po përballet me një normë lindshmërie në rënie dhe me një popullsi që po zvogëlohet. Vitin e kaluar, lindjet e reja ranë në nivelin më të ulët historik, me rreth 370,000 fëmijë të lindur, ndërsa popullsia e përgjithshme u tkurr me 37,000 persona, duke zbritur në 58.93 milionë, një tendencë që ka vazhduar për më shumë se një dekadë.Në parashikimin më të fundit demografik, Istat vlerësoi se numri i njerëzve në grupmoshën 15–64 vjeç do të bjerë nga 37.4 milionë në vitin 2024 në 29.7 milionë në vitin 2050, duke e ulur përqindjen e tyre në popullsinë totale nga 63.5% në 54.3%.Në të njëjtën periudhë, përqindja e banorëve mbi moshën 65 vjeç pritet të rritet në 34.6% të totalit, nga 24.3% që është aktualisht, ndërsa pjesa e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç do të bjerë në 11.2% nga 12.2%.Rënia e gjatë e normës së lindshmërisë konsiderohet një emergjencë kombëtare në Itali. Por pavarësisht premtimeve të kryeministres Giorgia Meloni dhe paraardhësve të saj për të trajtuar këtë krizë, askush deri më tani nuk ka arritur të ndalë këtë rënie.Istat vlerësoi se popullsia rezidente e Italisë do të bjerë në 54.7 milionë deri në vitin 2050, edhe pse shtoi se parashikimi i saj përmban një nivel të lartë pasigurie dhe variabiliteti, veçanërisht në varësi të tendencave të emigracionit.Në një raport të publikuar vitin e kaluar, agjencia e vlerësimit Scope Ratings deklaroi se treguesit demografikë të Italisë janë më të këqijtë në Europë për sa i përket potencialit të rritjes ekonomike mes viteve 2023 dhe 2040, duke theksuar se një popullsi që plaket me ritme të shpejta përbën kërcënim për financat publike tashmë të tendosura të vendit. / Reuters Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Hungarezët paralajmërojnë demokratët amerikanë: Mos prisni të bjerë furtuna, organizohuni tani kundër Trump
Demokratët në SHBA duhet të mobilizohen menjëherë dhe të mos bien në kurthin e mendësisë “këtu nuk ndodh”, nëse duan të ndalojnë një përvetësim autokratik të plotë të institucioneve nga Donald Trump, paralajmëron opozita hungareze.
Në një forum mbi autoritarizmin, deputetja hungareze Katalin Cseh tha për The Guardian se përvoja e vendit të saj duhet të shërbejë si një paralajmërim serioz për kundërshtarët e Trump dhe lëvizjes së tij MAGA, që e kanë marrë Viktor Orbán-in dhe partinë e tij Fidesz si model.
“Autokratët mësojnë nga njëri-tjetri,” tha Cseh, duke e përshkruar Hungarinë si një vend që e humbi gradualisht demokracinë “si një tren që kaloi dhe ne as nuk e vumë re sa larg kishte shkuar”.
Ajo i bëri thirrje Demokratëve që të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2026 të dalin në protesta, të mbështesin çdo grup që sulmohet, madje edhe kur nuk kanë lidhje direkte me kauzën.
Cseh theksoi se është koha për të propozuar figura të reja dhe vizionare, “jo të njëjtat fytyra të vjetra që publiku nuk i beson më”, dhe të ndërtohet një lëvizje tërheqëse për votuesit, përqendruar jo vetëm te aspektet ligjore të shkeljeve, por edhe te çështje që i prekin drejtpërdrejt qytetarët si kriza e jetesës, kujdesi shëndetësor e arsimi.
Forumi nxori në pah edhe shembuj nga Turqia dhe Serbia, me politikanë opozitarë që paralajmëruan për “autoritarizëm të kamufluar” me mjete ligjore, institucione të boshatisura dhe një shfaqje të rreme demokracie.
“Nuk duket si diktaturë, por funksionon si e tillë,” tha deputetja serbe Tamara Tripic, duke shtuar se njerëzit shpesh tregohen të gatshëm të heqin dorë nga liria për një iluzion rendi e sigurie.
Gazetari hungarez Szabolcs Panyi tregoi ndërkohë se edhe qasja e Trump ndaj mediave ngjan me atë të Orbán: margjinalizimi i mediave të pavarura, favorizimi i “propagandistëve”, goditja ndaj radiove e televizioneve publike dhe presioni mbi konglomeratet mediatike përmes padive të kushtueshme.
Mesazhi i përbashkët nga paneli: mos pritni që furtuna të mbarojë. “Do të vazhdojë të bjerë,” tha përfaqësuesja turke Ceylan Akçe.
“Nëse prisni të pushojë, nuk do të pushojë kurrë. Duhet të mobilizoheni dhe të mos dekurajoheni”, shtoi më tej. -

Andi Bushati: Berisha të dorëhiqet, PD duhet të shpërbëhet!
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se PD duhet të shpërbëhet pas humbjes për herë të tretë, por shtoi se kjo nuk do të ndryshojë gjë në Shqipëri, pasi Edi Rama ka ndërtuar një regjim autokratik, që gjithmonë do t’i kundërvihet me mjete jo demokratike kundërshtarëve të tij, cilëtdo qofshin ata, përfshirë partive të reja.
“Dorëheqja e Berishës? Kjo s’ka për të ndodhur, por po më pyete, padiskutim duhet të ikë. Shkoj më tej, PD duhet të shpallë shpërbërjen. Nuk ekzistojmë më, dështuam tre herë.
Por e di ç’do të ndodhë? Do të shohësh të gjithë, Top Channel, SPAK, Klan, do thonë për Arlindin, “Sudja me syze”, do i vijnë prokurorët. Nuk ka rëndësi është apo jo Saliu, këtu nuk lihet alternativë kundër regjimit. Edhe Macron të vijë nuk e mund.
Partitë e reja duhet të hyjnë për një gjë tjetër, për plan afatgjatë, për moshën që ka Rama… Pavarësisht se nuk ka zgjedhje, regjimet bien një ditë. Nuk do bjerë me zgjedhje por do bjerë një ditë.
E vetmja e mirë që mund t’i bënte kjo shqiptarëve, ishte të mos linte këtë shumicën e thjeshtë, të mos i jepte dorë Ramës të ndërrojë gjithë këto kodet. Këtë quaj dështim të opozitës.
Nëse nuk shihni shenjat, që janë të regjimeve autoritare… Jemi në diktaturë, mblidhni mendjen, nuk keni ç’ti bëni”, tha Bushati. -

Andi Bushati: Berisha të japë dorëheqjen dhe të iki, PD duhet të shpërbëhet pas këaj humbje
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se PD duhet të shpërbëhet pas humbjes për herë të tretë, por shtoi se kjo nuk do të ndryshojë gjë në Shqipëri, pasi Edi Rama ka ndërtuar një regjim autokratik, që gjithmonë do t’i kundërvihet me mjete jo demokratike kundërshtarëve të tij, cilëtdo qofshin ata, përfshirë partive të reja.
“Dorëheqja e Berishës? Kjo s’ka për të ndodhur, por po më pyete, padiskutim duhet të ikë. Shkoj më tej, PD duhet të shpallë shpërbërjen. Nuk ekzistojmë më, dështuam tre herë.Por e di ç’do të ndodhë? Do të shohësh të gjithë, Top Channel, SPAK, Klan, do thonë për Arlindin, “Sudja me syze”, do i vijnë prokurorët. Nuk ka rëndësi është apo jo Saliu, këtu nuk lihet alternativë kundër regjimit. Edhe Macron të vijë nuk e mund.
Partitë e reja duhet të hyjnë për një gjë tjetër, për plan afatgjatë, për moshën që ka Rama… Pavarësisht se nuk ka zgjedhje, regjimet bien një ditë. Nuk do bjerë me zgjedhje por do bjerë një ditë.
E vetmja e mirë që mund t’i bënte kjo shqiptarëve, ishte të mos linte këtë shumicën e thjeshtë, të mos i jepte dorë Ramës të ndërrojë gjithë këto kodet. Këtë quaj dështim të opozitës.
Nëse nuk shihni shenjat, që janë të regjimeve autoritare… Jemi në diktaturë, mblidhni mendjen, nuk keni ç’ti bëni”, tha Bushati. -

Kroacia këshillon Maqedoninë e Veriut që të mos bjerë ‘viktimë e fqinjëve’ për integrimin në BE
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, tha se Maqedonia e Veriut nuk duhet të tolerojë asnjë presion nga fqinjët e tij në këmbim të anëtarësimit në BE.
Milanoviç theksoi se Shkupi nuk duhet të bjerë viktimë e fqinjëve dhe duhet të marrë e vetme vendimet që kanë të bëjnë me integrimin pa u ndikuar shumë nga fqinjët.
“Ju merrni shumë këshilla, nga fqinjët tuaj, nga diplomacia ndërkombëtare, nga BE-ja, por jo të gjitha këto këshilla janë të zgjuara, as të dobishme për ju. Ju jeni ata që do të vendosni se çfarë është e rëndësishme për ju. Thjesht mos bini viktimë e shantazhit në lidhje me anëtarësimin tuaj në BE”, tha Milanoviç.
Këtë deklaratë Milanoviç ë bëri përgjatë takimit të ditës së sotme në Shkup me homologun e tij maqedonas-verior, Hristian Mickofski. Syri.net-Protothema