Tag: biznesmenit

  • Hetimi i vrasjes së biznesmenit, i arrestuari i fundit Nevzat Spaho “kyç” gojën para policisë

    Hetimi i vrasjes së biznesmenit, i arrestuari i fundit Nevzat Spaho “kyç” gojën para policisë

    Një ditë pas arrestimit të Nevzat Spahos,  i cili konsiderohet si një person kyc në të dhënat që mund të japë mbi vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, policia është hermetike për ecurinë së hetimeve.
    Asnjë nga të arrestuarit e deritanishëm nuk ka pranuar të japë detaje, ndërkohë që të premten do të dalin para trupës gjykuese për tu njohur me masën e sigurisë ish orktaku i biznemenit Xhino Ago dhe roja i karburantit Kujtim Pisha.  Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi, por në një dëshmi parapkrake ka thënë se nuk e ka njoftuar policinë në kohë për shkak se ishte trembur nga ngjarja.
    Ndërkohë që janë publikuar edhe pamjet që tregojnë momentin  e ekzekutimit të biznesmenit Edmond Hyka, i njohur ndryshe si Mondi Mëhalla.

    Në pamje duket autori që  afrohet me makinën Audi pranë biznesmenit, del nga mjeti dhe qëllon disa herë në drejtim të Mondi Mëhallës, i cili në atë moment po ashtu ndodhej brenda automjetit të tij  “Range Rover”.
    Pasi e lë të vdekur në vend me dy plumba në kokë, autori largohet me shpejtësi me makinë.
    Përveç Nevzat Spaho, Xhino Agos dhe rojes Kujtim Pisha, policia arrestoi edhe Naldo Gjinin, nga Lezha i cili ishte parë ditët e fundit duke qarkulluar me makinën tip “Audi” që përdorën autorët në ekzekutimin e 43-vjeçarit.
    Ky automjet rezulton në pronësi të subjektit të viktimës, që jepte makina me qira. Pas ngjarjes së rëndë makina “Audi”, u gjet e djegur në fshatin Mirakë bashkë me një pistoletë brenda.
    Ndërkohë që në kërkim mbeten  Marselo Arani dhe Armando Kola, të identifikuar si ekzekutorët e biznesmenit./vizionplus.tv

  • Vrasja e Mondi Mëhallës, caktohet data për dhënien e masës së sigurisë për të arrestuarit

    Vrasja e Mondi Mëhallës, caktohet data për dhënien e masës së sigurisë për të arrestuarit

    mondi mehalla-pamje nga ngjatrja

    ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar datën 5 dhjetor, ora 10:00, për mbajtjen e seancës gjyqësore për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla. Sipas njoftimin zyrtar, seanca do të mbahet me dyer të mbyllura. Lidhur me Nevzat Spahon, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit, nuk rezulton që Porkuroria të ketë depozituar kërkesë për caktim mase sigurie. 
    “Nga kontrolli ushtruar në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore rezulton se, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për masat e sigurimit për shtetasit Xh. A dhe K. P. me objekt ” Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi” për të cilat është caktuar seanca më datë 05.12.2025 ora 10:00. Seanca e masave të sigurimit do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Në lidhje me kërkesën për shtetasin N.S. nga kërkimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që të jetë depozituar kërkesë në lidhje me këtë ngjarje nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktim mase sigurimi. Faleminderit”, thuhet në njoftimin zyrtar. 
    Në lidhje me ekzekutimin, Policia ka vënë në pranga Xhino Agon, ish-ortakun e Mëhallës, i cili akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani, si dhe rojen e karburantit, shtetasin Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Në pranga është vendosur edhe Nevzat Spaho.
    Në pamjet filmike të grumbulluara nga grupi hetimor, Arani shihet duke marrë markinën tip Audi nga parkimi, ndërsa më pas makina u përdor për largimin e vrasësve të biznesmenit në drejtim të Librazhit, ku dhe mjeti u gjet i djegur në fshatin Mirakë. Pavarësisht arrestimeve, grupi hetimor ende nuk ka deklaruar një pistë konkrete për vrasjen e biznesmenit Mëhalla, i cili u qëllua me disa plumba, 2 prej tyre në kokë.
    Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës (30 Nëntor) në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.
    Mëhalla, ishte pronari i club lounge “Hollyvood Lounge Bar”, i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin “El Taxi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë. /ZËRI

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, disa persona nën sitën e dyshimeve si bashkëpunëtorë/ Publikohet fotoja e njërit prej të arrestuarve

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, disa persona nën sitën e dyshimeve si bashkëpunëtorë/ Publikohet fotoja e njërit prej të arrestuarve

    Ky që shihni më lart është Nevzat Spaho, 29-vjeçari i arrestuar pas vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan.

    I riu është personi i tretë i vënë në pranga, si i dyshuar i përfshirë në vrasje, teksa policia pritet të specifikojë rolin e secilit.
    Policia arrestoi të martën ortakun e viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor. Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
    Nevzat Spaho
    Po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për “Moskallëzim i krimit”. Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si të përfshirë në vrasje gjithashtu.
    Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si autorë të vrasjes.

    Top Channel

  • Dyshohet si ekzekutori i Mondi Mëhallës! Publikohet FOTO e Nevzat Spahos

    Dyshohet si ekzekutori i Mondi Mëhallës! Publikohet FOTO e Nevzat Spahos

    Nevzat Spaho

    TIRANË-Personi në foto është Nevzat Spaho, 29-vjeçari i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Spaho është vënë në prangat e policisë në Përrenjas, pas një ndjekje disa orëshe nga Policia. 29-vjeçari dyshohet se është ekzekutori i biznesmenit.

    Nevzat Spaho

    Spaho rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armë”. Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh.

    Në lidhje me ekzekutimin, Policia ka vënë në pranga edhe Xhino Agon, ish-ortakun e Mëhallës, i cili akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani, si dhe rojen e karburantit, shtetasin Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Pavarësisht arrestimeve, grupi hetimor ende nuk ka deklaruar një pistë konkrete për vrasjen e biznesmenit Mëhalla, i cili u qëllua me disa plumba, 2 prej tyre në kokë./ZËRI

  • Detaje nga vrasja e biznesmenit në Elbasan, qitësi dyshohet të jetë shtetas i huaj

    Detaje nga vrasja e biznesmenit në Elbasan, qitësi dyshohet të jetë shtetas i huaj

    Personi që ekzekutoi biznesmenin Edmond Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan dyshohet të jetë shtetas i huaj.
    Burime të Euronews Albania pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se ky dyshim ka lindur pas analizimit të të dhënave dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimit.
    Edhe pse janë sekuestruar prova materiale, informacione të shumta dhe pamje filmike, identifikimi i ekzekutorit nuk është arritur ende, ndërsa pistat hetimore mbeten të hapura.
    Një tjetër zhvillim në këtë ngjarje është arrestimi i Nevzat Spahos, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit.
    29-vjeçari, me origjinë nga Prrenjasi, ka të shkuar kriminale dhe rezulton i dënuar më parë për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes dhe vjedhje.
    Burime nga hetimi thanë se gjatë marrjes në pyetje, Spaho ka mohuar të ketë dijeni për personin që kreu atentatin, por ka deklaruar se automjeti i përdorur në vrasje i është dorëzuar disa personave nga Lezha, nga ish-ortaku i viktimës, Xhino Aga.
    Aga është arrestuar së bashku me rojen e karburantit ku ndodhi ekzekutimi, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë Marselo Arani dhe Armando Kola, të dyshuar si bashkëautorë në ngjarjen e së dielës së kaluar.

  • Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

    Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

    Opinion.al ka siguruar videon e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan.
    Në këtë video, shihet autori i cili shkon me makinë tip “Audi” dhe ndodhet pak metra larg “Range Rover” ku kishte hipur Edmond Mëhalla. Ai i afrohet makinës së biznesmenit dhe qëllon disa herë me pistoletë.
    Pasi sigurohet që ka ndërruar jetë largohet me Audi drejt Librazhdit dhe në Mirakë është djegur mjeti. Qitësi, i cili ka vepruar i vetëm, ka shkuar vetë si shofer. Ai nuk është identifikuar ende dhe  ka të dhëna që ai mund të jetë i shtetësisë së huaj, i kontraktuar vetëm për këtë ngjarje.
    Pamjet e sigurisë në zonë kanë treguar të gjitha lëvizjet e atentatorit. Për disa minuta ka pritur që biznesmeni të lerë ambientet pranë karburantit.
    Sa i përket Edmond Mëhallës ai mori dy plumba në koka dhe katër plumba të tjerë në pjesë e trupit.
    Ndërkohë, policia në lidhje me këtë ngjarje kanë arrestuar tre persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Sot, 3 dhjetor u arrestua N.S., 29 vjeç nga Prrenjasi që rezulton me precedent penal për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.
    Përpara hetuesve i riu ka deklaruar se nuk ka dijeni për vrasësin, por nga ana tjetër ka treguar se makina e vrasjes i është dhënë disa lezhjanëve nga ish-ortaku i viktimës, Xh. A.
    Ky i fundit u vu në pranga nga policia së bashku me rojen e karburantit ku ndodhi ngjarja, teksa në kërkim vijojnë të jenë M. A. dhe A. K., gjithashtu të dyshuar si bashkëautorë në vrasjen e së dielës së shkuar.

  • Hap pas hapi! Publikohet VIDEO e vrasjes-I parkuar me ‘Range Rover’, autori i shkon në këmbë dhe qëllon mbi Mondi Mëhallën

    Hap pas hapi! Publikohet VIDEO e vrasjes-I parkuar me ‘Range Rover’, autori i shkon në këmbë dhe qëllon mbi Mondi Mëhallën

    PAMJE NGA NGJARJA

    ELBASAN-Janë publikuar pamjet nga momenti i ekzekutimit të biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla në Elbasan mbrëmjen e 30 nëntorit. Në videon e siguruar nga ZËRI shihet momenti kur autorët afrohen pranë makinës së viktimës, i cili ndodhej në mjetin e tij tip ‘Range Rover’ i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij. Pasi i janë afruar me makinë, njëri prej ekzekutorëve me kapuç në kokë zbret dhe shkon më këmbë drejt Mëhallës duke e qëlluar për vdekje disa herë.

    Në lidhje me ekzekutimin, Policia ka vënë në pranga Xhino Agon, ish-ortakun e Mëhallës, i cili akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani, si dhe rojen e karburantit, shtetasin Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Në pranga është vendosur edhe Nevzat Spaho.

    Në pamjet filmike të grumbulluara nga grupi hetimor, Arani shihet duke marrë markinën tip Audi nga parkimi, ndërsa më pas makina u përdor për largimin e vrasësve të biznesmenit në drejtim të Librazhit, ku dhe mjeti u gjet i djegur në fshatin Mirakë. Pavarësisht arrestimeve, grupi hetimor ende nuk ka deklaruar një pistë konkrete për vrasjen e biznesmenit Mëhalla, i cili u qëllua me disa plumba, 2 prej tyre në kokë./ZËRI

  • Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, publikohet videoja e plotë nga ngjarja

    Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, publikohet videoja e plotë nga ngjarja

    Publikohet video e atentatit ku u ekzekutua biznesmeni 43-vjeçar Edmond Mëhalla, të dielën në mbrëmje në qytetin e Elbasanit. 
    BalkanWeb ka siguruar pamjet që tregojnë momentin kur autori afrohet i vetëm pranë makinës së viktimës dhe qëllon disa herë. 
    Personi i armatosur mban një kapuç në kokë për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë. 

  • Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, pamjet e autorëve teksa dalin nga parkimi (VIDEO)

    Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, pamjet e autorëve teksa dalin nga parkimi (VIDEO)

    Janë publikuar pamjet kur autorët dalin nga parkimi me automjetin me të cilët autorët kryen vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan.
    Ishte pikërisht ky automjet në pronësi të kompanisë së viktimës dhe ortakut të tij Xhino Ago që zbardhi ngjarjen.

    Policia arrestoi të martën ortakun e viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor. Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
    Po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për “Moskallëzim i krimit”. Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si të përfshirë në vrasje gjithashtu.
    Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si autorë të vrasjes.
    Ndërkohë këtë të mërkurë u arrestua dhe një person i tretë i përfshirë në vrasje, Nevzat Spaho, 29-vjeç. Policia pritet të specifikojë rolin e secilit.

     

  • Video/ Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla, pamjet e autorëve teksa dalin nga parkimi

    Video/ Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla, pamjet e autorëve teksa dalin nga parkimi

    Janë publikuar pamjet kur autorët dalin nga parkimi me automjetin me të cilët autorët kryen vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan.

    Ishte pikërisht ky automjet në pronësi të kompanisë së viktimës dhe ortakut të tij Xhino Ago që zbardhi ngjarjen.
    Policia arrestoi të martën ortakun e viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor. Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
    Po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për “Moskallëzim i krimit”. Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si të përfshirë në vrasje gjithashtu.
    Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si autorë të vrasjes.
    Ndërkohë këtë të mërkurë u arrestua dhe një person i tretë i përfshirë në vrasje, Nevzat Spaho, 29-vjeç. Policia pritet të specifikojë rolin e secilit.
     

    Top Channel