Tag: biznesmenit

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që ekzekutoi Mondi Mëhallën

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që ekzekutoi Mondi Mëhallën

    Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan zhvillohet sot, në orën 10:30, seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë lidhur me masën e sigurimit ndaj Nevzat Spaho, i dyshuar si autor i vrasjes së Mondi Mëhallës.
    Objekti i kërkesës është “Vlerësim i ndalimit, caktim mase sigurimi”, ndërsa seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.Lexo edhe :Related Posts
    Gjyqtari i çështjes është Elis Dine.

    Ditën e djeshme, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Agon, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.

    Po ashtu në burg është lënë edhe roja i karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit.
    Ndërkohë pamjet që tregojnë momentin  e ekzekutimit të biznesmenit Edmond Hyka, i njohur ndryshe si Mondi Mëhalla, janë bërë publike 3 ditë më parë.
    Në pamje duket autori që  afrohet me makinën Audi pranë biznesmenit, del nga mjeti dhe qëllon disa herë në drejtim të Mondi Mëhallës, i cili në atë moment po ashtu ndodhej brenda automjetit të tij  “Range Rover”.
    Pasi e lë të vdekur në vend me dy plumba në kokë, autori largohet me shpejtësi me makinë.
    /vizionplus.tv

  • Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, caktohet data për dhënien e masës së sigurisë për Nevzat Spaho

    Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, caktohet data për dhënien e masës së sigurisë për Nevzat Spaho

    Nesër në orën 10:00 do të mbahet seanca për dhënien e masës së sigurisë për Nevzat Spaho, në lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla pesë ditë më parë.

    Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar sot, më datë 05.12.2025, kërkesa e Prokurorisë së Elbasanit për masën e sigurimit ndaj shtetasit N.S., me objekt “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”.
    Seanca është caktuar të zhvillohet ditën e nesërme, më 06.12.2025, në orën 10:30, dhe do të mbahet me dyer të mbyllura.

    Top Channel

  • Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan/ Gjykata lë në burg ish-ortakun dhe rojën

    Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan/ Gjykata lë në burg ish-ortakun dhe rojën

    Gjykata e Elbasanit këtë të premte ka marrë vendimin për dy të dyshuarit në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla. Gjykata ka lënë në burg ortakun Xhino Ago dhe rojën Kujtim Pisha.
    Xhino Ago, ortaku i viktimës akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim ndërsa Kujtim Pisha, roja i Karburantit të Mëhallës akuzohet për “Moskallëzim i krimit”.
    Seanca u mbaj me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor. Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktimin e masës së sigurimit.

  • Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

    Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

    Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Ago i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.

    Po ashtu në burg është lënë edhe roja e karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit.
    Gjatë seancës me dyer të mbyllura e cila zgjati më shumë se dy orë, palët u njohën me aktet dhe me dëshmitë e dhëna nga personat e marrë në pyetje.
    Ka rënë në sy dëshmia e familjarëve të Mëhallës të cilët shprehen se kanë lidhje miqësore të ngushta me familjen Ago. Të njëjtat pretendime që i shprehën edhe familjarët e Xhino Agos jashtë gjykatës.
    Burime nga salla e gjyqit bëjnë me dije se organi i akuzës bën lidhjen e Xhino Agos me ngjarjen për faktin se makina që u përdor ditën e vrasjes ishte e kompanisë që drejtohej nga Mëhalla e Ago dhe ishte dhënë në përdorim nga ky i fundit në persona të tretë.
    Nga ana tjetër mbrojtja e Kujtim Pishës ka kërkuar vlerësim të paligjshën të arrestit dhe mos vendosje mase sigurie, kërkesë që nuk është marrë në konsideratë nga gjyqtari Elis Dine.
    Sipas avokatit mbrojtës klienti i tij ka qenë duke konsumuar darkën në momentin që ka ndodhur krimi gjë që vërtetohet nga mungesa e tij në pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë.
    Pritet që këtë fundjavë para gjykatës për masë sigurie të dalë edhe Nevzat Spaho gjithashtu i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit 43-vjecar.
    Policia ndërkohë vijojnë punën për ndalimin e dy personave të tjerë të shpallur ne kërkim.
    Mondi Mëhalla i njohur edhe si Edmond Hyka u qëllua me tre plumba pistolete në kokë mbrëmjen e 30 dhjetorit ku mbeti i vdekur në vend. Kamerat e sigurisë treguar në atentati u krye nga një person i vetëm i cili më pas u largua me një mjet tip audi në drejtim të Librazhdit.

    Top Channel

  • Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të biznesmenit dhe rojës së karburantit

    Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të biznesmenit dhe rojës së karburantit

    Zhvillohet sot seanca në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.
    Marsel arani xhino ago mondi mehalla. Seanca nis në orë 10:00 dhe do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor. Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi.
    Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit.

  • Vrasësi i biznesmenit në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi

    Vrasësi i biznesmenit në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi

    Vrasësi i biznesmenit 43-vjeçar, Edmond Mëhalla, të ekzekutuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi. 
    Burime pranë grupit hetimor i thanë TV Klan se kjo dyshohet nga analizimi i dhjetra provave të administruara deri tani. 
    Emri i tij nuk bëhet me dije për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se ai është fiksuar nga një kamerë sigurie duke lëvizur në zonën e Rrajcës, në qytetin e Prrenjasit. 
    Nga aty ai më pas ka lëvizur në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ku ka dyshime se ka kaluar në mënyrë ilegale. 
    Deri në këtë fazë të hetimit ekzistojnë dyshime se ai është paguar për të kryer vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla, ngjarje që duket se e kreu i vetëm, siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë. 
    Deri tani policia ka identifikuar 5 persona, 3 prej të cilëve janë arrestuar, mes tyre edhe ish-ortaku i viktimës, Xhino Aga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. 
    Të dyshuarit do të dalin të premten para gjykatës së Elbasanit, aty ku prokuroria ka kërkuar të vijojë masa e sigurisë “arrest me burg”. 
    Hetuesit dyshojnë se ngjarja e rëndë e 30 nëntorit ka si prapavijë një konflikt biznesi, por nuk dihet nëse provat e administruara e provojnë këtë pistë. 
     
     
     

  • Hetimi i vrasjes së biznesmenit në Elbasan, i dyshuari Nevzat Spaho “kyç” gojën para policisë

    Hetimi i vrasjes së biznesmenit në Elbasan, i dyshuari Nevzat Spaho “kyç” gojën para policisë

    Një ditë pas arrestimit të Nevzat Spahos, i cili konsiderohet si një person kyc në të dhënat që mund të japë mbi vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, policia është hermetike për ecurinë së hetimeve.
    Asnjë nga të arrestuarit e deritanishëm nuk ka pranuar të japë detaje, ndërkohë që të premten do të dalin para trupës gjykuese për tu njohur me masën e sigurisë ish orktaku i biznemenit Xhino Ago dhe roja i karburantit Kujtim Pisha.
    Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi, por në një dëshmi parapkrake ka thënë se nuk e ka njoftuar policinë në kohë për shkak se ishte trembur nga ngjarja.
    Përveç Nevzat Spaho, Xhino Agos dhe rojes Kujtim Pisha, policia arrestoi edhe Naldo Gjinin, nga Lezha i cili ishte parë ditët e fundit duke qarkulluar me makinën tip “Audi” që përdorën autorët në ekzekutimin e 43-vjeçarit.
    Ky automjet rezulton në pronësi të subjektit të viktimës, që jepte makina me qira. Pas ngjarjes së rëndë, makina “Audi” u gjet e djegur në fshatin Mirakë bashkë me një pistoletë brenda.
    Ndërkohë që në kërkim mbeten Marselo Arani dhe Armando Kola, të identifikuar si ekzekutorët e biznesmenit.

  • Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, ja kur do të mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të tij dhe rojës së karburantit

    Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, ja kur do të mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të tij dhe rojës së karburantit

    Është caktuar data për mbajtjen e seancës në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.monid mehalla xhino ago
    Sipas njoftimit zyrtar, për këtë çështje është caktuar seanca gjyqësore më 5 Dhjetor në orën 10:00. Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor. Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi.
    Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit.

  • Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, ja kur do të mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të tij dhe rojës së karburantit

    Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, ja kur do të mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të tij dhe rojës së karburantit

    Është caktuar data për mbajtjen e seancës në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.monid mehalla xhino ago
    Sipas njoftimit zyrtar, për këtë çështje është caktuar seanca gjyqësore më 5 Dhjetor në orën 10:00. Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor. Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi.
    Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit.