Tag: biznesmenit

  • Kushtetuesja rrëzon rekursin e Pëllumb Gjokës, nuk i heq sekuestron ndaj tokës në Velipojë

    Kushtetuesja rrëzon rekursin e Pëllumb Gjokës, nuk i heq sekuestron ndaj tokës në Velipojë

    Pëllumb Gjoka

    TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar rekursin e Pëllumb Gjokës, i cili kërkonte kthimin e pronave të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. Biznesmenit i janë sekuestruar 390 mijë metra tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të SPAK, pasi dyshohet se këto sipërfaqe janë përfituar me anë të falsifikimit.
    Padia u paraqit nga i pandehuri Pëllumb Gjoka, i cili është i paraburgosur, si edhe nga përfaqësuesi Kolë Gjoka dhe ‘Shoqëria Imperial Group’, që pretendojnë se kjo pasuri është ne emër të tyre dhe jo të biznesmenit.

    Nga korriku i vitit 2023, Pëllumb Gjoka ndodhet në paraburgim, i akuzuar për disa vepra të rënda penale. Ai u arrestua në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ky i fundit u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin “Sky ECC”, ndërsa bashkë me të në pranga përfnduan policë, prorkurorë dhe ish-prokurorë. Deri në marrjen e një vendimi nga GJKKO për dosjen, biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka (shofer i biznesmenit Gjoka) do të qëndrojnë në qeli, derisa të përfundojnë hetimet./ZËRI

  • Dyshime për shitblerje votash, agjentët e BKH sekuestrojnë 4500 dollarë dhe tollona nafte në makinën e biznesmenit Fiqiri Pali

    Dyshime për shitblerje votash, agjentët e BKH sekuestrojnë 4500 dollarë dhe tollona nafte në makinën e biznesmenit Fiqiri Pali

    Pamje nga vendngjarja

    DIBËR- Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti që ndodhi mbrëmë pranë pranë zyrave elektorale të Partisë Socialiste në Maqellarë, ku u bllokua makina e biznesmenit Fiqiri Palit. Sipas “Balkanweb” agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimir me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ushtruan kontroll në makinën e biznesmenit. Nga kontrollet, atij iu gjetën 4500 dollar, 1 paund dhe tollona nafte. Ndërsa, në makinën tjetër, ku ndodheshin ndër të tjerë edhe pjesëtarë të shtabit politik të Blendi Klosit nuk u gjetën sende të paligjshme.
    Prokurori urdhëroi sekuestrimin e celularëve të personave që dyshoheshin për krim zgjedhor. Efektivëve të Policisë u është dashur të presin rreth 2 orë, pasi automjeti ishte parkuar dhe ishte shoferi ai që solli çelësin. Situata u shoqërua me tension, pasi ishin eksponentë të Partisë Demokratike ata që kallëzuan dhe bllokuan makinat e tyre. 
    Prokuroria është duke hetuar nën dyshimet për krim zgjedhor./ZËRI

  • Drejt zbardhjes vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi! Hetuesit kanë gjetur profil ADN-je të autorit

    Drejt zbardhjes vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi! Hetuesit kanë gjetur profil ADN-je të autorit

    Rreth 4 muaj pas vrasjes së biznesmenit, Bujar Nasufi në rrugën “Myrteza Zeneli” në kryeqytet, Policia e Tiranës ka në duar profilin e ADN-së së autorit.
    Kjo provë me tepër vlerë për hetuesit është përftuar në një dorezë gjysmë të djegur që dyshohet se i përket vrasësit, e sekuestruar në Kodrat e Sharrës, pikërisht në vendin ku u gjet i shkrumbuar motori i përdorur në krim.
    Profili i përftuar është dërguar për krahasim pranë Interpol, me qëllim për të kuptuar nëse ai ka përputhshmëri me ADN-në e ndonjë personi të skeduar më herët nga autoritetet shqiptare, por jo vetëm.
    Bujar Nasufi u ekzekutua mbrëmjen e 12 Janarit në Tiranë. Ai u qëllua me breshëri automatiku sapo mbërriti në vendparkimin pak metra larg banesës së tij.
    56-vjeçari ishte biznesmen në fushën e mobilerisë. Ai nuk rezultonte person me precedent penal, por pavarësisht kësaj policia po punon në disa pista për zbardhjen e ngjarjes.
    Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se ngjarja ka dyshime të ketë ardhur si pasojë e ndonjë konflikti që viktima ka patur në të shkuarën.
    Konkretisht bëhet fjalë për konflikte që lidhen me motive pronësie.

  • Drejt zbardhjes vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi/ Hetuesit kanë gjetur…

    Drejt zbardhjes vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi/ Hetuesit kanë gjetur…

    Rreth 4 muaj pas vrasjes së biznesmenit, Bujar Nasufi në rrugën “Myrteza Zeneli” në kryeqytet, Policia e Tiranës ka në duar profilin e ADN-së së autorit.
    Kjo provë me tepër vlerë për hetuesit është përftuar në një dorezë gjysmë të djegur që dyshohet se i përket vrasësit, e sekuestruar në Kodrat e Sharrës, pikërisht në vendin ku u gjet i shkrumbuar motori i përdorur në krim.
    Profili i përftuar është dërguar për krahasim pranë Interpol, me qëllim për të kuptuar nëse ai ka përputhshmëri me ADN-në e ndonjë personi të skeduar më herët nga autoritetet shqiptare, por jo vetëm.
    Bujar Nasufi u ekzekutua mbrëmjen e 12 Janarit në Tiranë. Ai u qëllua me breshëri automatiku sapo mbërriti në vendparkimin pak metra larg banesës së tij.
    56-vjeçari ishte biznesmen në fushën e mobilerisë. Ai nuk rezultonte person me precedent penal, por pavarësisht kësaj policia po punon në disa pista për zbardhjen e ngjarjes.
    Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se ngjarja ka dyshime të ketë ardhur si pasojë e ndonjë konflikti që viktima ka patur në të shkuarën.
    Konkretisht bëhet fjalë për konflikte që lidhen me motive pronësie.
    Tv Klan

  • Presidenti i Malit të Zi kthen ligjin që i jepte biznesmenit arab plazhin e Ulqinit

    Presidenti i Malit të Zi kthen ligjin që i jepte biznesmenit arab plazhin e Ulqinit

    Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç nuk e ka dekretuar ligjin e ri i cili parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vjet një biznesmeni arab për ndërtim të objekteve turistike dhe banimi.
    Milatoviç e ka nënshkruar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, por jo atë që ka të bëjë me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme. Në njoftim, Presidenca e Malit të Zi të martën ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të “shumë çështjeve të hapura lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes”.
    Këto ligje ishin miratuar më 23 prill në Kuvendin e Malit të Zi. Ato marrëveshje ishin kundërshtuar nga deputetët shqiptarë.
    Marrëveshjet nuk e specifikojnë vendndodhjen e investimeve, por Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se ato lidhen me investimet e biznesmenit arab Mohamed Alabbar në Plazhin e Madh të Ulqinit.
    Për këtë ka pasur kundërshtime nga komuniteti lokal, ekologë e opozita. Bëhej fjalë për rreth 20 milionë metra katrorë të këtij plazhi për t’u dhënë me qira për 99 vjet. Aty synohet ndërtimi i objekteve turistike dhe banimi.

  • Hetimet për Veliajn, paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule

    Hetimet për Veliajn, paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule

    Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se Nito është paraqitur për dosjen e Veliaj.
    Lajmi në përditësim…

    Top Channel

  • E tmerrshme/ Momenti kur sulmohet rëndë biznesmeni shqiptar: Fillimisht me grushte e pastaj…(Video)

    E tmerrshme/ Momenti kur sulmohet rëndë biznesmeni shqiptar: Fillimisht me grushte e pastaj…(Video)

    Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e dhunimit të biznesmenit Ylber Blakaj në qytetin e Istogut. Ngjarja ka ndodhur më datë 2 Prill dhe janë arrestuar dy persona, të cilët rezultojnë dhe nga pamjet se janë autor të sulmit.
    Naser Rraci dhe Leutrim Musliu janë arrestuar për rrahjen e biznesmenit. Ata shihen edhe në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë se si kanë hyrë brenda një lokali ku ishte duke qëndruar Ylber Blakaj dhe e sulmojnë fillimisht me grushte e pastaj e godasin pas kokës me qytën e pistoletës.
    Sipas burimeve të mediave kosovare, dyshohet se sulmi ndaj biznesmenit Blakaj ndërlidhej me një konflikt për një prone, megjithatë do të jetë Prokuroria e Pejës ajo që do të zbardhë shkakun dhe rrethanat e vërteta të ngjarjes.

    Biznesmeni ka marrë lëndime serioze, teksa sipas Policisë, ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, kë vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë të gjakut në dyshemenë e lokalit dhe një xham të dëmtuar nga shkrepja e armës.

  • Video/ Berisha bëhet lëmsh, nga 8% e çon në 10% taksimin e dividentit! Ja reagimi epik i biznesmenit

    Video/ Berisha bëhet lëmsh, nga 8% e çon në 10% taksimin e dividentit! Ja reagimi epik i biznesmenit

    Në vazhdën e takimeve në prag të fushatës së 11 majit, Berisha ishte sot në një takim në një biznes fasonerie në qytetin e Durrësit, ku prezantoi programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’, për sipërmarrjen me moton ‘Made in Albania’.
    Gjatë fjalës së tij dhe premtimeve që po jepte, nëse do të fitojë zgjedhjet, duke folur për dividentin, kreu i PD tha se me të ardhur në pushtet do të taksohet me 10%…
    Por menjëherë ndërhyri biznesmeni, i cili i shtangur i tha: Po si 10%, është 8%… duhet ta hiqni.
    “8% po, po ke të drejtë. T’i kërkon heqjen, do ta shqyrtojmë”, tha Berisha pas reagimit të biznesmenit.