Tag: biznesmenit

  • “Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar”, mediat italiane pasqyrojnë lajmin e vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë

    “Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar”, mediat italiane pasqyrojnë lajmin e vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë

    Vrasja e biznesmenit Edoardo Sarchi në Salari të Tepelenës është pasqyruar edhe nga mediat italiane.
    Teksa trajton ngjarjen, Tgcom24 bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, me Ambasadën Italiane në Tiranë, si dhe me familjen e 44-vjeçarit Edoardo Sarchi, duke ndjekur rastin me vëmendje të madhe, për të përcaktuar detajet e ngjarjes dhe për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore.

    Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirorganizuar, Corriere della Sera shkruan se vdekja e biznesmenit italian mbetet e mbuluar nga një hije misteri.

    Duke renditur kontributet e familjes Sarchi në politikë dhe biznes, si dhe bashkëpunimet e hershme me sipërmarrësit shqiptarë, kjo media ndan edhe dëshmi të të afërmve të 44-vjeçarit. Për Corriere della Sera kushëriri i biznesmenit 44-vjeçar, Riccardo Barbieri është shprehur se ka mbetur i shokuar nga ngjarja, ndërsa për herë të fundit thotë se është takuar me Sarchin në ceremoninë mortore të babait të tij.

    Në shkrimin e publikuar për këtë ngjarje, Rai News bën të ditur se 44-vjeçari Sarchi jetonte dhe punonte në Shqipëri prej afro 20 vitesh, së bashku me familjen, ndërsa shton se në Tepelenë biznesmeni italian kishte shkuar me ortakun e tij, i cili pas ngjarjes njoftoi policinë.
    Ngjarja është trajtuar edhe nga e përditshmja La Republica, e cila shkruan se 44-vjeçari kishte shkuar në Salari të Tepelenës për gjueti së bashku me ortakun Eqerem Braçi, i cili u shoqërua nga policia bashkë me 2 djemtë e ti, pasi pak orë përpara ngjarjes kishte darkuar në banesën e tyre. © BalkanWeb

  • Detaje/ Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, konflikti për dritat e makinës dyshohet se çoi në krim

    Detaje/ Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, konflikti për dritat e makinës dyshohet se çoi në krim

    Një debat për dritat e makinave, dyshohet se ka sjellë një konflikt që I kushtoi jetën biznesmenit Eduardo Sarchi në zonën e Salarisë në Tepelenë. Kjo ka dalë nga dëshmitë e personave që kanë qenë bashkë me biznesmenin 44-vjeçar dhe kanë parë ngjarjen. 
    ABC News, mëson se autori I dyshuar për të cilin po punohet për ta kapur, është bezdisur nga dritat e makinave që kanë pasur viktima Eduardo Sarchi, dhe miqtë e tij Eqrem, Daniel dhe Gazment Braçi. 
    Në këtë situatë sipas dinamikës së ngjarjes, ka pasur fillimisht një debat mes tyre dhe sherri ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit. Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, I cili ka qëlluar në drejtim të biznesmenit Eduardo Sarchi, ku një plumb e ka kapur në këmbë duke i çarë arterien kryesore dhe duke I shkaktuar vdekjen. 
    Ka dyshime se autori, mund të jetë panikosur, për shkak se edhe biznesmeni Eduardo Sarchi dhe miqtë e tij kanë qenë të armatosur. 
    Në vendin e ngjarjes, janë gjetur 2 dëmtime në makina ndërsa një plumb ka kapur biznesmenin. 
    Sipas policisë, dyshohet se edhe një nga miqtë e biznesmenit Sarchi mund të jetë kundërpërgjigjur me armë zjarri autorit që më pas është larguar në drejtim të tepelenas. 
    Policia po punon për kapjen e të paktën 3 personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa një prej tyre është edhe autori që dyshohet se ka kryer vrasjen. 
     
     
     
     
     
     

  • Mediat italiane pasqyrojnë lajmin e vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi: Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar (VIDEO)

    Mediat italiane pasqyrojnë lajmin e vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi: Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar (VIDEO)

    Teksa trajton ngjarjen, Tgcom24 bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, me Ambasadën Italiane në Tiranë, si dhe me familjen e 44-vjeçarit Edoardo Sarchi, duke ndjekur rastin me vëmendje të madhe, për të përcaktuar detajet e ngjarjes dhe për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore. 
    Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirorganizuar, Corriere della Sera shkruan se vdekja e biznesmenit italian mbetet e mbuluar nga një hije misteri. 
    Duke renditur kontributet e familjes Sarchi në politikë dhe biznes, si dhe bashkëpunimet e hershme me sipërmarrësit shqiptarë, kjo media ndan edhe dëshmi të të afërmve të 44-vjeçarit. Për Corriere della Sera kushëriri i biznesmenit 44-vjeçar, Riccardo Barbieri është shprehur se ka mbetur i shokuar nga ngjarja, ndërsa për herë të fundit thotë se është takuar me Sarchin në ceremoninë mortore të babait të tij. 
    Në shkrimin e publikuar për këtë ngjarje, Rai News bën të ditur se 44-vjeçari Sarchi jetonte dhe punonte në Shqipëri prej afro 20 vitesh, së bashku me familjen, ndërsa shton se në Tepelenë biznesmeni italian kishte shkuar me ortakun e tij, i cili pas ngjarjes njoftoi policinë. 
    Ngjarja është trajtuar edhe nga e përditshmja La Republica, e cila shkruan se 44-vjeçari kishte shkuar në Salari të Tepelenës për gjueti së bashku me ortakun Eqerem Braçi, i cili u shoqërua nga policia bashkë me 2 djemtë e ti, pasi pak orë përpara ngjarjes kishte darkuar në banesën e tyre. 
     
     
     
     
     
     
     

  • “Biznesmenit italian iu bë atentat”, grupi hetimor ka përjashtuar një ngjarje aksidentale. Sulmi ishte i paramenduar

    “Biznesmenit italian iu bë atentat”, grupi hetimor ka përjashtuar një ngjarje aksidentale. Sulmi ishte i paramenduar

    Vdekja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi është një atentat dhe jo ngjarje aksidentale. Ky ka qenë përfundimi i grupit hetimor të policisë pas këqyrjes së vendit të ngjarjes. Sipas burimeve, biznesmeni italian i një fabrike tullash në Lakrapë të Tiranës, në momentin e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e Eqrem Braçit dhe dy djemve të tij, në afërsi të Salarisë në Tepelenë, ku kishin dalë për gjah. Këta të fundit janë shoqëruar në ambientet e policisë, ku kanë dhënë për mbi 12 orë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.
    Burime bëjnë të ditur se, referuar dëshmisë së tyre, ata ishin duke lëvizur në këtë zonë me dy automjete fuoristradë. Ata kanë pohuar se kanë dëgjuar disa të shtëna afër tyre dhe kanë ndaluar mjetet. Tek njëra nga makinat tip Land Rover ishte biznesmeni italian dhe njëri prej personave të shoqëruar. Pasi kanë qëndruar për 2 minuta, është dëgjuar një breshëri tjetër dhe direkt në rrugën e tyre është shfaqur një person me armë automatike në dorë, i cili qëlloi në drejtim të mjetit të tyre.
    Në këto momente ata janë fshehur pas makinës. Plumbat kanë prekur mjetin duke çarë gomat, ndërsa një prej predhave plagosi në këmbë Edoardo Sarchin, duke i dëmtuar arterien kryesore. Dyshohet se biznesmeni italian është goditur nga një plumb rikoshet në pjesën e këmbës së djathtë. Menjëherë pas kësaj, Eqrem Braçi dhe dy djemtë e tij lajmëruan policinë.

    Pasi mbërriti ambulanca, biznesmeni italian kishte ndërruar jetë. Në polici u shoqëruan tre anëtarët e familjes Braçi, si dhe një bari i zonës, të cilët më pas u lanë të lirë. Burime shtojnë se policia ka disa detaje për autorin e dyshuar, por për momentin janë në fazën e verifikimeve.
    /vizionplus.tv

  • Vrasja misterioze e biznesmenit italian, policia e Gjirokastrës liron për mungesë provash personat e shoqëruar! Dëshmitë zbardhin dinamikën e ngjarjes

    Vrasja misterioze e biznesmenit italian, policia e Gjirokastrës liron për mungesë provash personat e shoqëruar! Dëshmitë zbardhin dinamikën e ngjarjes

    Policia e Gjirokastrës ka liruar të gjithë personat e shoqëruar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 63 vjeç.

    Mes të liruarve janë edhe pjesëtarë të familjes Barçe, të cilët u mbajtën disa orë nën hetim. Burime jozyrtare bëjnë me dije se mungesa e provave çoi në vendimin për lirimin e tyre.

    Sipas të njëjtave burime, dyshohet se është një person i jashtëm ai që ka qëlluar në drejtim të dy automjeteve, duke shkaktuar vrasjen. Ky person mbetet ende në kërkim nga policia.

    Dëshmitë e të shoqëruarve dhe personave të pranishëm në vendngjarje kanë ndihmuar në zbardhjen e disa rrethanave të krimit, i cili tronditi opinionin publik dhe ngriti disa pista hetimi.

    LEXO EDHE: Ekskluzive/ Lirohen nga policia 2 vëllezërit Braçi. U shoqëruan për vrasjen e biznesmenit italian

    Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari. Trupi i pajetë i Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër persona të tjerë.

    Mes tyre ishte ortaku i tij në biznes, Eqrem Braçi, si dhe dy djemtë e këtij të fundit, Gazmenti dhe Danieli. Të tre u shoqëruan nga policia për të dhënë dëshmitë, ndërsa identiteti i personit të katërt mbetet ende i paqartë.

    Viktima, Edoardo Sarchi, jetonte dhe punonte në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh, ku drejtonte një fabrikë të madhe tullash në Tiranë.

    Policia pritet të dalë sot me një komunikatë të plotë për të sqaruar detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes.

  • Vrasja e biznesmenit, vihen në lëvizje autoritetet italiane

    Vrasja e biznesmenit, vihen në lëvizje autoritetet italiane

    Kronikë E Shtunë, 27 Shtator 2025 15:42
    Autoritetet italiane janë vënë në lëvizje pas vrasjes së biznesmenit 44-vjeçar nga Italia në fshatin Salari të Tepelenës.
    Ministria e Jashtme italiane dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po e ndjekin nga afër rastin dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e italianit Edoardo Sarchi.

    Ambasada italiane në Tiranë dhe Konsullata në Vlorë i kanë ofruar mbështetje konsullore familjes, duke monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me rastin.

    Shtetasi italian Edoardo Sarchi zotëronte një fabrikë tullash në kryeqytet, në pronësinë e të cilës ishte ortak edhe shtetasi Eqerem Braçi.

  • Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, vihen në lëvizje autoritetet italiane

    Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, vihen në lëvizje autoritetet italiane

    Autoritetet italiane janë vënë në lëvizje pas vrasjes së biznesmenit 44-vjeçar nga Italia në fshatin Salari të Tepelenës.
    Burime për A2CNN bëjnë me dije se Ministria e Jashtme italiane dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po e ndjekin nga afër rastin dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e italianit Edoardo Sarchi.
    Ambasada italiane në Tiranë dhe Konsullata në Vlorë i kanë ofruar mbështetje konsullore familjes, duke monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me rastin.
    Shtetasi italian Edoardo Sarchi zotëronte një fabrikë tullash në kryeqytet, në pronësinë e të cilës ishte ortak edhe shtetasi Eqerem Braçi.
    Kujtojmë se lidhur me ngjarjen e rëndë janë ndaluar dhe po merren në pyetje ortaku i fabrikës së tullave, Eqerem Braçi, si dhe djali i tij, Gazment Braçi.

  • Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Zbardhet dëshmia e ortakut

    Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Zbardhet dëshmia e ortakut

    Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës. Bëhet me dije se viktima kishte dalë për gjah së bashku me tre persona të tjerë, përfshirë ortakun e tij Eqrem Braçe dhe djalin e këtij të fundit, Gazment Braçe. Siç raportohet ata kanë udhëtuar drejt vendit ku ndodhi ngjarja me dy makina, një mjet tip Land Rover dhe një Volkswagen, të cilat u gjetën në vendngjarje nga policia.
    Gjithashtu ortaku i viktimës, Eqerem Braçe, i cili ndodhet në spitalin e Gjirkoastrës, ka deklaruar se një person i ka dalë para automjetit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Ai është shprehur se ka tentuar t’i japë ndihmën e parë viktimës duke nxjerrë trupin nga automjeti dhe më pas ka njoftuar policinë.
    Më tej Eqerem Braçe thotë se personi që i ka qëlluar është larguar në drejtim të paditur, dhe për shkak të errësirës nuk ka mundur ta identifikojë autorin.

  • Hetimet/ Ja kush e porositi vrasjen e biznesmenit, u ekzekutua për 30 mijë Euro

    Hetimet/ Ja kush e porositi vrasjen e biznesmenit, u ekzekutua për 30 mijë Euro

    Përplasja për një pronë në Selitë dyshohet se është motivi i ekzekutimit mafioz të biznesmenit Bujar Nasufi, i vrarë në janar të këtij viti në sy të bashkëshortes.
    Trualli i banesës, që dikur i përkiste babait të tij dhe ishte shitur tek familja Xhani, komshinjë e tyre, vijonte të figuronte në emër të Nasufit.
    Në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi financiar prej rreth 30 mijë euro përfundoi në llogarinë e familjes Nasufi, duke ndezur konfliktin mes dy familjeve.
    Hetimet e policisë kanë çuar në identifikimin e dy personave që dyshohet se porositën atentatin, vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.
    Ata akuzohen se qëndrojnë pas porositjes së eliminimit të 56-vjeçarit, i cili u qëllua teksa po parkonte makinën pranë banesës së tij.
    Ekzekutimi mendohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. I maskuar si shpërndarës picash dhe i veshur me rroba të zeza, ai qëlloi disa herë me armë zjarri dhe më pas dogji motorin dhe armën e krimit, të cilat u gjetën nga policia.
    Hetuesit vijojnë punën për të zbuluar identitetin e autorit.
    Ndërkohë, vëllezërit Xhani nuk janë të panjohur për autoritetet.
    Vetëm pak muaj më parë, ata u arrestuan nga forcat RENEA në një operacion të zhvilluar në një restorant në Gjirin e Lalzit, nën shoqërinë e personazheve të botës së krimit.
    Përveç porosisë së dyshuar për vrasjen e Nasufit, ata janë të akuzuar edhe për përfshirje në ekzekutimin e Elis Roshkodolit në Shkodër, në gusht 2024.

  • Rrethohet lokali në Tiranë, dyshohet të jetë në pronësi të vëllezërve Duka të akuzuar për vrasjen e biznesmenit

    Rrethohet lokali në Tiranë, dyshohet të jetë në pronësi të vëllezërve Duka të akuzuar për vrasjen e biznesmenit

    Policia e Tiranës gjatë një aksioni për lirimin e hapësirave publike ka rrethuar një lokal në “Rrugë të Elbasanit”, në pronësi të vëllezërve që akuzohen për vrasjen e biznesmenit
    Policia ka ushtruar kontrolle për sende të paligjshme në një lokal në rrugën e Elbasanit.
    Gazetarja Bleona Sari, raporton se pronari është në pronësi të dy vëllezërve Shkëlqim dhe Florian Duka.
    Ata janë arrestuar nga Policia e Tiranës më 24 nëntor të 2024 pasi akuzohen për ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi.