Tag: biznesmeni

  • Ekzekutimi me armë zjarri në Elbasan, ky është biznesmeni që humbi jetën

    Ekzekutimi me armë zjarri në Elbasan, ky është biznesmeni që humbi jetën

    Mondi Mehalla është biznesmeni që humbi jetën mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Elbasanit.
    Ai u qëllua për vdekje pranë një karburanti.Lexo edhe :
    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

  • Atentati në Elbasan/ Biznesmeni u ekzekutua brenda makinës, u qëllua me dy plumba në kokë

    Atentati në Elbasan/ Biznesmeni u ekzekutua brenda makinës, u qëllua me dy plumba në kokë

    Detajet të reja janë zbardhur nga atentati në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e kësaj të diele, ku humbi jetën biznesmeni Mondi Mëhalla.
    Vizion Plus mëson se biznesmeni u qëllua me dy plumba në kokë, teksa ndodhej në makinë pranë karburantit, biznesit të tij.Lexo edhe :
    Dyshohet se në këtë atentat janë përfshirë dy autorë.

    /vizionplus.tv

  • EMRI- Kush është biznesmeni që mbeti i vrarë në Elbasan, pronar i karburantit

    pamje nga vendngjarja

    ELBASAN- Mondi Mëhalla, është viktima e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Biznesmeni Mëhalla është gjetur i plagosur rëndë në mjetin e tij, dhe nuk iu ka shpëtuar plagëve të marra. 
    Burime bëjnë me dije se Mëhalla është një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit, pronar i një karburanti në Unazës Jugore, ndërsa së fundi kishte dhe një rrjet taksish që operonin në qytet.
    Vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë karburantit në pronësi të Mëhallës, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e autorëve./ZËRI

  • Biznesmeni ekzekutohet brenda makinës në Elbasan, policia blindon zonën

    Biznesmeni ekzekutohet brenda makinës në Elbasan, policia blindon zonën

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku ka mbetur i vrarë biznesmeni Edmond Mëhalla.
    Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar pranë një karburanti, që dyshohet se ishte në pronësi të tij, ndërkohë që ndodhej brenda makinës.

    Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes, identitetin e autorëve dhe motivet e krimit. Forcat e rendit po mbledhin dëshmi nga dëshmitarët dhe po analizojnë pamjet e sigurisë nga vendngjarja.

    Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës, ndërkohë që autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të shmangin vendin e ngjarjes dhe të raportojnë çdo informacion të dobishëm.

    Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërkohë që priten detaje të reja mbi ngjarjen dhe lidhjen e mundshme të saj me aktivitetin biznesor të viktimës.

  • Atentat/ Ekzekutohet biznesmeni

    Atentat/ Ekzekutohet biznesmeni

    Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan.
    Sipas burimeve mediatike, bëhet e ditur se është ekzekutuar me armë zjarri biznesmeni, Mondi Mehalla.
    Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit.
    Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolle në të gjitha akset

  • Vrasje me armë zjarri në Elbasan, ekzekutohet biznesmeni

    Vrasje me armë zjarri në Elbasan, ekzekutohet biznesmeni

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin mbrëmjen e sotme. Një biznesmen është vrarë me armë zjarri në ambjentet e biznesit të tij në Unazën Jugore te qytetit.
    Për momentin ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij, ndërsa bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në afërsi të një karburanti.

  • U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni që u ekzekutua në Elbasan

    U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni që u ekzekutua në Elbasan

    Mbrëmjen e sotme Elbasani u trondit nga disa të shtëna me armë zjarri, që rezultuan në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mehalla.
    Ngjarja ka ndodhur në biznesin e tij, pranë Unazës Jugore të Elbasanit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë ndaj Mehallas, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle të imtësishme në të gjitha akset hyrëse e dalëse të qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, vritet biznesmeni

    Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, vritet biznesmeni

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në dalje të qytetit të Elbasanit.
    Mësohet se është qëlluar një biznesmen, i cili për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën. Bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në afërsi të një karburanti.
    Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
    /vizionplus.tv

  • Francë/ Grabitet e dhunohet biznesmeni. Hajdutët i vjedhin orën me vlerë 1 milion euro

    Francë/ Grabitet e dhunohet biznesmeni. Hajdutët i vjedhin orën me vlerë 1 milion euro

    Një grabitje e dhunshme ndodhi të hënën, më 24 nëntor, në Cachargs, pranë Nimes në Francën jugore, ku tre burra hynë me forcë në shtëpinë e një biznesmeni 56-vjeçar, të cilin e kishin ndjekur dhe kërcënuar më parë me armë.

    Sipas mediave franceze, pronari i kompanisë së pajisjeve mjekësore po kthehej nga zyra rreth orës 19:00, kur tre grabitës të veshur me të zeza dhe me kapuçë, hipën në makinën e tij luksoze dhe e kërcënuan me armë.

    Më pas, ata e detyruan të hynte në shtëpi dhe e mbajtën aty kundër vullnetit të tij, duke e rrahur.

    Në banesë, grabitësit ndaluan edhe djalin 22-vjeçar të biznesmenit.

    Nën kërcënimin e armës, viktimat u detyruan t’u dorëzonin grabitësve rreth dhjetë orë dore, me vlerë rreth një milion euro, tre unaza, një byzylyk markë dhe celularët. Biznesmeni tregoi se sulmuesit e spërkatën me zbardhues përpara se të largoheshin me automjetin e tij.

    Djali i dytë i familjes, 19 vjeç, i cili ishte fshehur brenda shtëpisë, njoftoi autoritetet pasi dëgjoi të atin duke u sulmuar. Kur policia mbërriti, biznesmeni kishte lëndime në kokë.

    Pak më vonë, automjeti i 56-vjeçarit u gjet i djegur në një rrugë pranë Nimes. Sipas autoriteteve, grabitësit e braktisën makinën dhe u larguan me një automjet tjetër, duke shpëtuar nga vendngjarja.