Tag: biznesmeni

  • U mor peng në Lezhë, Dod Gjoka: Patëm një konflikt të çastit me 3 autorët

    U mor peng në Lezhë, Dod Gjoka: Patëm një konflikt të çastit me 3 autorët

    Pamje nga vendi i ngjarjes dhe nga momenti i arrestimit të Dod Gjokës

    LEZHË-Është zbardhur dëshmia e 35-vjeçarit, Dod Gjoka i cili u dhunua dhe u mor peng për rreth dy orë mesditen e së enjtes (3 prill), pranë parkingut të një lokali në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ai ka zbuluar se ka patur një konflikt me autorët, por nuk ka treguar se konkretisht se për çfarë bëhet fjalë. 
    “Me tre personat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të flas më shumë”,-është shprehur Gjoka.
    Policia ka ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, shtetasve me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E banues në Tresh, por blutë nuk kanë arritur ende të bien në gjurmët e tyre.
    Pengmarrja
    Pengmarrja ka ndodhur pranë një karburanti në aksin Lezhë-Milot, ku Dod Gjoka, punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë është futur me forcë në një automjet. Nga kamerat e sigurisë, Policia arriti që të identifikojë targat e automjetit dhe të rrëmbyesëve. Më shumë se një ore pas rrëmbimit, nga presioni i kontrolleve, pengmarrësit e kanë zbritur nga makina Gjokën. 

    Kush është Dod Gjoka?
    Emri i tij nuk është i panjohur për organet e ligjit në Shqipëri. Ai u vendos në pranga në vitin 2017 për shkak se i vendosi gjobë një biznesmeni nga Lezhë, duke i kërkuar 25 mijë euro në mënyrë që të mos i vriste të birin. Por, ndryshe nga sa u urdhërua, biznesmeni kërkoi ndihmën e Policisë dhe Gjoka u prangos për shkak se u fut në kurth. Bashkë më të u arresua edhe Lek Çuku nga Shkodra.
    Të dy i kërkuan biznesmenit para dhe e këshillonin që të mos e njoftonte Policinë, ndryshe do të kishte pasoja të rënda për të dhe të birin.
    “Nëse nuk na jep paratë, do të të vrasim djalin!,”- i thoshin ata, kështu e vendtakimin e lanë në fshatin Malecaj të Lezhës, por nuk e dinin që atje do të ishte edhe Policia. Nga të hetimet e policisë në atë kohë, bëhet e ditur se biznesmeni, të cilit i kanë kërkuar paratë, kishte pasur konflikte prej kohësh për çështje pronësie me disa persona të tretë. Kështu u zbulua se ishin këta persona, që ende nuk janë identifikuar, ata që kishin kërkuar ndërhyrjen e dy personave që u arrestuan. Në mbrojtje të tyre, si Gjoka edhe Çuku pretenduan se paratë ua kishte borxh biznesmeni./ZËRI

  • U mor peng për pak orë, Gjoka i arrestuar më parë për gjobë: 25 mijë euro ose…

    U mor peng për pak orë, Gjoka i arrestuar më parë për gjobë: 25 mijë euro ose…

    Emri i Dod Gjokës, që u mor peng ditën e sotme pas një sherri në Lezhë dhe më pas u lirua, nuk është i panjohur. Ai në vitin 2017 është arrestruar për vendosjen e një gjobe me vlerë 25 mijë euro ndaj një biznesmeni, duke e kërcënuar në bashkëpunim se “do i vriste djalin”.
    Biznesmeni bashkëpunoi atëkohë me Policinë pas denoncimit, në një operacion me dorëzim të kontrolluar. Tani Gjoka rezulton të jetë një punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë. Disa ditë më parë, banorët e Kaçinarit protestuan kundër ndërtimit të HEC-it.

    ”Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në perimetrin rrethues dhe në akset lidhëse. Kjo me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh. Autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D.Gj, i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

  • E shkuara kriminale e personit që u rrëmbye në Lezhë, precedent penal për gjobëvënie

    E shkuara kriminale e personit që u rrëmbye në Lezhë, precedent penal për gjobëvënie

    Shtetasi D. Gj., i cili u rrëmbye sot në autostradën Lezhë-Tiranë dhe më pas u lirua, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai ka precedentë të rëndë penalë, pasi në vitin 2017 u arrestua për vendosjen e një gjobe prej 25 mijë euro ndaj një biznesmeni, duke e kërcënuar se do t’i vriste djalin.
    Në atë kohë, policia organizoi një operacion të kontrolluar dhe arrestoi D. Gj. së bashku me bashkëpunëtorin e tij, shtetasin L.Ç.  nga Shkodra, në momentin që po merrnin paratë nga viktima në fshatin Malecaj të Lezhës.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 25 mijë eurot, dylbi, telefona celularë dhe automjeti që përdorej nga autorët. Hetimet zbuluan se biznesmeni kishte konflikte të vjetra pronësore dhe dyshohet se persona të tretë kishin porositur të arrestuarit për të marrë borxhin e pretenduar.
    Një nga autorët kishte qenë më parë i dënuar për tentativë vrasjeje. Policia vijon hetimet për të zbardhur motivet e rrëmbimit të sotëm të D. Gj..

  • Pjesë e dosjes “Veliaj”/ Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

    Pjesë e dosjes “Veliaj”/ Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

    Elman Abule

    TIRANË- Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliajt, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Abule ka kërkuar ndryshimin e vendqëndrimit të tij. Biznesmeni po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës.
    Elman Abule u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditë kur u arrestua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Por në seancën e datës 13 Mars ndaj biznesmenit Elman Abule, togat e zeza kanë zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në ‘arrest shtëpie’. Biznesmeni u urdhërua që të mos largohej nga banesa e tij, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton./ZËRI

  • “Dividenti do taksohet me 10%”, lapsusi i Sali Berishës gjatë takimit me punonjësit e fasonerisë, reagon biznesmeni: Si 10%? Po e kemi 8%…

    “Dividenti do taksohet me 10%”, lapsusi i Sali Berishës gjatë takimit me punonjësit e fasonerisë, reagon biznesmeni: Si 10%? Po e kemi 8%…

    Në vazhdën e takimeve në prag të fushatës së 11 majit, Sali Berisha ishte sot në një takim në një biznes fasonerie në qytetin e Durrësit, ku prezantoi programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’, për sipërmarrjen me moton ‘Made in Albania’.

    Gjatë fjalës së tij dhe premtimeve që po jepte, nëse do të fitojë zgjedhjet, duke folur për dividentin, kreu i PD tha se me të ardhur në pushtet do të taksohet me 10%…
    Por menjëherë ndërhyri biznesmeni, i cili i shtangur i tha: Po si 10%, është 8%… duhet ta hiqni.
    “8% po, po ke të drejtë. T’i kërkon heqjen, do ta shqyrtojmë”, tha Berisha pas lapsusit.
     

    Top Channel

  • Inskenoi vdekjen e tij! Davide Pecorelli kthehet në Shqipëri! Do të vuajë dënimin me 4 vite burg për mashtrim

    Inskenoi vdekjen e tij! Davide Pecorelli kthehet në Shqipëri! Do të vuajë dënimin me 4 vite burg për mashtrim

    Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, që inskenoi vdekjen e tij në qytetin e Pukës për t’i shpëtuar borxheve, brenda pak ditësh do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

    Vendimi u mor nga ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, pasi Gjykata e Apelit në Perugia dha dritën jeshile për ekstradimin e biznesmenit, në maj të vitit të kaluar.
    Në një reagim për mediat italiane, biznesmeni Pecorelli, tha se nuk do ta apelojë vendimin.
    “Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara. Por mendoj të mos apeloj, preferoj të shkoj në Shqipëri“, ka thënë ai.
    Biznesmeni do të merret në paraburgim nga policia shqiptare dhe do të transferohet në burg, ku mund të vendoset një dënim alternativ gjatë 48 orëve të para të paraburgimit, në pritje të procesit të apelimit. Në Prill të vitit të kaluar, gjykata e Shkodrës e dënoi atë me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.
    Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku u gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. Ndërsa autoritetet shqiptare dhe italiane hetonin për ngjarjen në Pukë, biznesmeni italian ishte vendosur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku jetoi i fshehur për disa muaj.
    Në Vlorë, ai bëri miq shqiptarë, të cilëve iu ishte prezantuar si shkrimtar me emrin Kristiano, dhe që iu kishte thënë se po shkruante një libër për Kontin e Montekristos. Kur të gjithë e dinin të vdekur, Davide Pecorelli, u shfaq në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe ‘historinë’ se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. “Po kërkoja një thesar”, tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij.

    Top Channel

  • Inskenoi vdekjen në Pukë/ Biznesmeni italian, Davide Pecorelli do të ekstradohet në Shqipëri

    Inskenoi vdekjen në Pukë/ Biznesmeni italian, Davide Pecorelli do të ekstradohet në Shqipëri

    Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’u shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri.
    Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.
    Por të premten, ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, ka miratuar përfundimisht ekstradimin e tij në Shqipëri.

    Biznesmeni ka folur për “Il Messaggero Umbria”, duke thënë se: “E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara”.

    Për vendimin e dorëzimit të tij në duart e drejtësisë shqiptare, ai ka thënë se po i bëhet një padrejtësi e madhe dhe se po trajtohet si një qytetar i dorës së dytë.
    “Një vendim i vështirë për të pranuar më bën të mendoj për një plan përndjekjeje. Nuk e kam mohuar kurrë të kem kryer krime në Shqipëri dhe kam kompensuar dëmet përtej vlerës së tyre, si në rastin e makinës që i kisha vënë flakën. Nuk kam precedentë penalë dhe jam ish-oficer ushtrie, një sipërmarrës që u kam dhënë punë qindra njerëzve të tjerë”.

    Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare ngritën alarmin për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.

  • “S’jam rrugaç”/ Biznesmeni nga Elbasani i rrëfehet Ramës:  Talo Çelën e kam 10 metra afër, por s’e pranova

    “S’jam rrugaç”/ Biznesmeni nga Elbasani i rrëfehet Ramës: Talo Çelën e kam 10 metra afër, por s’e pranova

    Kryeministri Edi Rama ishte dje i pranishëm në qytetin e Elbasanit, ku ka mbajtur një fjalim mbi transformimin e Parkut Metalurgjik nga një trashëgimi industriale, në një hapësirë të gjelbër. Pas fjalimit, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me pronarët e bizneseve në zonë, ku një ndër ta u shpreh se edhe pse ka pasur Talo Çelën ngjitur biznesit, ai ka zgjedhur të mos bashkohet pasi dëshiron ta bëjë gjumin e qetë. Ndër të tjera ai pohoi se ishte demokrat, por nuk tha se nuk “i bie murit me kokë se do fitojë Berisha”.
    “Sala të lufton ty, unë s’të luftoj. Unë s’jam budalla t’i bie murit me kokë se do fitojë Sala. Nuk jam rrugaç t’i bie derës me shkelmë, unë trokas. Po të isha rrugaç isha me atë që tregoi Dumani, Talo Çelën që bërtet Dumani, e kam 10 metra afër, por nuk e pranova asnjëherë.
    Flej gjumë rehat në darkë unë. E kam biznes familjar. Me çunat e mi lash Amerikën dhe erdhëm hapën biznesin tonë të vogël këtu në Elbasan”, tha biznesmeni.

  • VIDEO – “Kam 2 familje të mrekullueshme”, biznesmeni Gjergj Luca ia merr valles për 8 Marsin…

    VIDEO – “Kam 2 familje të mrekullueshme”, biznesmeni Gjergj Luca ia merr valles për 8 Marsin…

    Shkruan në Facebook biznesmeni i njohur Gjergj Luca: T’ua tregoj sekretin e lumturisë time? Sepse kam dy familje të mrekullueshme: e para familja Luca plot mirësi e shëndet, e dyta familja e madhe Rozafa plot mirësi e bereqet.
    Ndaj sot në festën e 8 marsit përulem me respekt para grave dhe vajzave duararta që i japin vlerë punës. Faleminderit dhe gëzuar!
    

    Continue Reading