Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit, ka rënë në fokusin e Prokurorisë së Posaçme. Burime për Timoni.al bëjnë me dije se SPAK po heton Manen për pastrimin e dhjetëra milionë eurove që dyshohet se vijnë nga korrupsioni politik dhe marrëdhënie klienteliste me qeveritë e njëpasnjëshme.
Sipas të njëjtave burime, hetimi është i orientuar kryesisht tek aktivitetet e tij në sektorin e ndërtimit dhe në sistemin bankar, dy fusha ku dyshohet se janë kanalizuar shumat më të mëdha të parave të pajustifikuara. SPAK po verifikon transaksione të mëdha financiare, skemat e investimeve dhe lidhjet e kompanive të Manes me vendimmarrje publike, tendera dhe favore politike.
Hetuesit kanë intensifikuar kontrollet dhe analizat e llogarive, ndërsa grupi i posaçëm i prokurorëve po përgatit aktet e nevojshme për fazën e dytë të procedimit penal. Burime pranë çështjes theksojnë se, nëse provat që po grumbullohen konfirmojnë skemat e pastrimit të parave, SPAK mund të ndërmarrë masa të forta, përfshirë edhe arrestimin e Samir Manes.
Ky është hetimi më i madh ndaj një biznesmeni të nivelit të lartë në Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm në përplasjen mes SPAK dhe oligarkisë ekonomiko-politike që ka dominuar vendin për tri dekada. Timoni.al
Tag: biznesmeni
-

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni i tranzicionit, drejt arrestimit për pastrim parash?
-

Ky është biznesmeni që u ekzekutua me 2 plumb@ në kokë mbrëmë në Elbasan
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Pas disa të shtënave me armë zjarri në Elbasan, ka mbetur i vdekur biznesmeni Edmond Mëhalla.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Ishte në makinë kur u qëllua, biznesmeni u ekzekutua më dy plumba në kokë
ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan. Biznesmeni, Edmond Mehalla ka marrë dy plumba në kokë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Ai është qëlluar ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mëhalla 43 vjeç. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Sipas burimeve dyshohet se janë dy autorë të përfshirë. Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
E gjithë zona është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Gazetari Fatmir Popja tha se atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë.
-

Foto/ U ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij, ky është biznesmeni që u vra mbrëmjen e së dielës në Elbasan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua një person.
Viktima u identifikua si biznesmeni Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, personi që shihni në foto.
Ai u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.
Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.Top Channel
-

Ky është biznesmeni që u vra në Elbasan! Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes pas tre vitesh hetime për…
Mbrëmjen e djeshme (30 Nëntor 2025), një ngjarje e rëndë tronditi vendin, ku u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover, biznesmeni Mondi Mehalla alias Edmond Hyka.
Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit.
Sipas informacioneve policore, viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Edmond Hyka alias Mond Mëhalla, rezulton të jetë hetuar nga prokuroria dhe policia e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, pasi ai ishte proceduar më parë dhe arrestuar nga drejtësia e një vendi të huaj si i dyshuar në trafikun e drogës.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar nga burime të sigurta se dosja penale për pastrim parash ndaj Mond Mëhallës, është hapur në vitin 2020 dhe mbante numrin rendor 1878.
Rasti në fjalë është ndjekur nga prokuroria e çështjes Edlira Bako, e cila pas gati 3 vite hetime, nuk mund t’i provojë me fakte konkrete akuzën e Pastrimit të parave, duke çuar dosjen në gjykatën e Elbasanit për pushim.
Çështja më pas është ndjekur në fazën e gjykimit nga gjyqtari Elis Dine, i cili për momentin nuk dihet me saktësi se çfarë ka vendosur lidhur me hetimin financiar ndaj Edmond Mëhallës.
Edmond Mëhalla, ishte pronari i clabit “Hollyvood Lounge Bar”. Ai zotëronte dhe një pikë karburanti “Xhaxhi Oil”, në oborrin e të cilit mbeti i vrarë si dhe një kompani taksish e transporti të quajtur “EL-Taxi”. -

Ekzekutohet biznesmeni në Elbasan! Autoret largohen! Detajet nga ngjarja
Ekzekutohet biznesmeni në Elbasan! Autoret largohen! Detajet nga ngjarja
Një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri, mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Elbasanit.
Bëhet fjalë për Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar me armë brenda një makine tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të qytetit.
Pamje nga vendngjarjaSipas dyshimeve paraprake biznesmeni është qëlluar me armë zjarri pistoletë, me dy plumba në kokë dhe është gjetur i vdekur brenda mjetit të parkuar.
Detaje nga vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Autorët u larguan drejt Librazhdit me një “Audi”
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e regjistruar këtë të diel në Elbasan ku u vra biznesmeni Edmond Hyka.
Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy autorë dhe pasi kanë qëlluar drejt Hykës janë larguar me një automjet tip Audi ngjyrë e zezë në drejtim të Librazhdit. Identiteti i tyre ende nuk dihet ndërsa janë ngritur pika kontrolli në disa akse kryesore të qytetit.
Pronar i dy bizneseve dhe pjesëtar i një rrjeti droge/ Pistat kryesore të hetimit për vrasjen e Mond Hykës
Sipas burimeve, biznesmeni njihej në qytet si pronar i 2 bizneseve, i karburantit Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja dhe i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi dhe dyshohet se është një person me precedentë të mëparshëm penal.
Më herët biznesmeni 43-vjeçar, dyshohet të ketë qenë pjesëtar i një grupi kriminal që operonte jashtë Shqipërisë, kryesisht në rrjetin e lëndëve narkotike dhe këto janë janë pistat kryesore ku po heton policia.
Ndërkohë sipas informacioneve, disa persona janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje lidhur me rastin.
Rrethanat dhe motivi i ngjarjes vijojnë të jenë mister, sakaq e gjithë zona është e survejuar nga kamerat dhe pritet sekuestrimi i këtyre të fundit për zbardhjen e dinamikës së krimit.
Vrasja e biznesmenit/ Të afërmit mbërrijnë në vendngjarje, shpërthejnë në lot
Familjarë të binesmenit Mond Hyka i cili u ekzekutua me armë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Bëhet me dije se ka qënë e motra e 43-vjeçarit ajo e cila ka shpërthyer në lot në momentin që ka parë makinën me plumba brenda që cilës u qëllua Hyka.
Siç u raportua, biznesmeni u vra me dy plumba në kokë në automjetin e tij tip Range Rover. Atentatorët pasi u siguruan se 43-vjeçari ndërroi jetë u larguan me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd.
Vrasja në Elbasan/ Mond Hyka, shok i ngushtë i Kei Piut, i ka shpëtuar një atentati nga grupi i Talo Çelës
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Edmons Hyka, këtë të diel në Elbasan. Sipas gazetarit, Elton Qyno, Mond Hyka njihet në Elbasan si mik i ngushtë i Kei Piut, një personazhi me precedent penalë që i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga grupi i Talo Çelës.
Sipas gazetarit, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.
Të gjithë personat ishin anëtarë të familjes Çapja në Elbasan.
Çfarë njoftoi Policia?
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç. -

Kush është biznesmeni që u vra me dy plumba në kokë në Elbasan, pronari i një karburanti dhe rrjeti taksish
Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Mëhalla, 43 vjeç, rezulton pronar i një karburanti në Elbasan, Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.
Po ashtu, Mëhalla ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohen disa prej taksive të parkuara tek karburanti ngjitur me Range Rover-in ku u vra 43-vjecari.
Ai nuk është person i panjohur për blutë e Elbasanit. 43-vjeçari rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
Siç sqarojnë burime për mediat, Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara. 1 vit me parë atij i është gjetur shkop gome. Ai njihet ndryshe edhe me emrin Edmond Hyka. -

Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan, policia kontrolle në të gjitha akset rrugore. Autorët largohen në drejtim të Librazhdit
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se është ekzekutuar biznesmen Edmond Mëhalla.
Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit.
Policia ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e biznesmenit në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Biznesmeni Edmond Mahalla 43-vjeç është vrarë me armë zjarri.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Biznesmeni Edmond Hyka që njihej edhe si Mondi Mëhalla u ekzekutua në automjetin e tij sapo ka dalë nga biznesi i tij mbrëmjen e sotme.
Gazetarja Xhensila Kodra tha për News24 se janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa dyshohet për dy të përfshirë.
Pista në të cilat po hetohen janë disa, pasi nga ana e policisë po hetohen edhe konflikte, ngjarjet e kaluar, pasi nga hetimet ka rezultuar i skeduar dhe i proceduar për shpërndarje të narkotikëve.
Ndërkohë sipas informacioneve, disa persona janë shoqëruar në policisë dhe disa prej dëshmitarëve kanë thënë se nuk kanë mundur të shohin sepse automjeti i viktimës ka qenë i parkuar pak më larg vendit ku ndodhej biznesi.
-

U ekzekutua me plumba në kokë, biznesmeni nga Elbasani emër i njohur për policinë, në gjyq për…
Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mëhalla, 43 vjeç, rezulton pronar i një karburanti në Elbasan, Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.
Po ashtu, Mëhalla ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi. Në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohen disa prej taksive të parkuara tek karburanti ngjitur me Range Rover-in ku u vra 43-vjecari.
Ai nuk është person i panjohur për blutë e Elbasanit. Ai rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara. 1 vit me parë atij i është gjetur shkop gome.