Tag: biznesmen

  • Vrasja e pronarit të kampingut dhe shqiptarit/ Arrestohet nipi, si edhe miku i tij biznesmen (DETAJE)

    Vrasja e pronarit të kampingut dhe shqiptarit/ Arrestohet nipi, si edhe miku i tij biznesmen (DETAJE)

    Nipi i pronarit të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina u arrestuan, si pjesë e hetimit për vrasjen e dyfishtë.
    Arrestimet vijnë pas muajsh hetime. Në mesin e nëntorit, policia greke kreu kontrolle në dyqanet e biznesmenit ku punonte 22-vjeçari, i cili është arrestuar për vrasjen e pronarit 68-vjeçar të kampingut dhe mikut të tij shqiptar.

  • Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe shqiptarit, arrestohet nipi dhe miku i tij biznesmen

    Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe shqiptarit, arrestohet nipi dhe miku i tij biznesmen

    Nipi i pronarit të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina u arrestuan, si pjesë e hetimit për vrasjen e dyfishtë.

    Arrestimet vijnë pas muajsh hetime. Në mesin e nëntorit, policia greke kreu kontrolle në dyqanet e biznesmenit ku punonte 22-vjeçari, i cili është arrestuar për vrasjen e pronarit 68-vjeçar të kampingut dhe mikut të tij shqiptar.

    Biznesmeni nga Athina, përveçse punëdhënës i njërit prej dy të rinjve të akuzuar për ekzekutimin e pronarit të kampingut dhe shqiptarit, ishte edhe personi që nipi i viktimës telefonoi pas vrasjes së dyfishtë.

    Nipi i grekut ishte edhe i vetmi dëshmitar okular i vrasjes. Siç ka deklaruar ai, telefonata e parë që bëri përmes partneres së tij ishte tek pronari i kafenesë në Kolonaki, i cili ishte punëdhënësi i njërit prej 22-vjeçarëve të dyshuar si bashkëpunëtorë të vrasjes.

    “Që të kuptoni se cila është marrëdhënia ime me G. (ish-punëdhënësi i të pandehurit), pas sulmit ai është personi i parë që i kërkova të dashurës sime të telefononte dhe të më informonte sepse isha në gjendje shoku dhe nuk mund të flisja. Ajo e telefonoi nga celulari i saj sepse i imi ishte në vendin e vrasjes.”

  • Të shtëna më armë në Elbasan, dyshohet se është vrarë një biznesmen

    Të shtëna më armë në Elbasan, dyshohet se është vrarë një biznesmen

    Një vrasje me armë zjarri është regjistruar këtë mbrëmje në Elbasan.

    Sipas burimeve dyshohet se ka humbur jetën një biznesmen.

    Ai është qëlluar më arme zjarri në unazën jugore te qytetit në afërsi të një karburanti.

    Ende nuk dihen rrethanat….

  • Tronditet Elbasani, ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni

    Tronditet Elbasani, ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni

    Foto ilustruese

    ELBASAN- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një biznesmen ka mbetur i vrarë. Vrasja ka ndodhur në afërsi të një karburani në Unazën Jugore të qytetit. 
    Paraprakisht dyshohet se është qëlluar një biznesmen, i cili për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.
    Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
    Vijon…

  • Gazetari bën deklaratën e fortë në Quo Vadis: Një biznesmen donte të vriste hallën për tokat

    Gazetari bën deklaratën e fortë në Quo Vadis: Një biznesmen donte të vriste hallën për tokat

    Gazetari Reldar Dedaj ka bërë një deklaratë të fortë këtë të enjte në studion e Quo Vadis, duke theksuar se SPAK nuk po e bën siç duhet detyrën, pasi nuk po heton çështje të nxehta.
    Ai tha se në dosjen “Metamorfoza” del qartë emri i një biznesmeni që kërkon të vrasë hallën e vet për tokat.
    “Kemi dosjen ‘Metamorfoza’ ku një biznesmen del me emër që kërkon të vrasë hallën e vet për pronat. Madje ky person ka sponsorizuar fushata zgjedhore. Pse nuk vepron SPAK”, tha Dedaj.

  • Në lidhje me një biznesmen? Egli Tako i drejtohet gjykatës

    Në lidhje me një biznesmen? Egli Tako i drejtohet gjykatës

    Showbiz E Enjte, 20 Nëntor 2025 16:32
    Egli Tako njofton se ”Shihemi në gjyq”. Ajo ka reaguar ashpër pas lajmeve dhe thashethemeve që qarkulluan me shpejtësi gjatë ditës së sotme, duke e lidhur atë në një romancë me biznesmenin e njohur, Endri Topalli. Ky postim u pa si një paralajmërim i qartë ndaj mediave apo burimeve që shpërndanë lajme të paverifikuara rreth jetës së saj private.

     

  • Një biznesmen dhunohet nga disa persona/ Niset drejt ‘Traumës’, ndodhet në gjendje…

    Një biznesmen dhunohet nga disa persona/ Niset drejt ‘Traumës’, ndodhet në gjendje…

    Një ngjarje e rende është regjistruar ne Tiranë ku sipas burime një përson me profil biznesmen është dhunuar nga disa persona.
    Sherri ka ndodhur me rrugën e njohur si ish Frigoriferi ne Tirane.
    Mësohët se ai ndodhet ne Spitalin e Traumes ku po merr mjekim.

  • “U paraqit nga Ulsiu me një vegël të ish-sigurimit”/ Kodi i ri Penal, Berisha: Ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritaret

    “U paraqit nga Ulsiu me një vegël të ish-sigurimit”/ Kodi i ri Penal, Berisha: Ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritaret

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj draftit të ri të Kodit Penal, duke e cilësuar atë si një produkt të drejtpërdrejtë të qeverisë Rama dhe një instrument represiv ndaj qytetarëve.
    Sipas tij, qëllimi i këtij kodi është të krijojë me qindra dhe mijëra raste të reja penale për të dënuar qytetarët me burg. Ai përmendi se në draft parashikohen ndëshkime edhe për gazetarët dhe lirinë e fjalës.
    “Aty kishte gjëra të pabesueshme. Dënohej me burg ai që shkonte tek një biznesmen dhe meqë ky biznesmen ishte në një tjetër tratative për marrëdhënien e tij dhe ai i treti që i ofronte një gjë më të përshtatshme dënohej me burg. Pra goditej në zemër konkurrenca e lirë vetëm për të burgosur tjetrin. Por pasioni për burgun është i pakufijshëm”, tha Berisha.
    Berisha: Në daljen time të parë pa arritur dot një vështrim të plotë e kam cilësuar atë si kodi penal i narkodiktaturës, i cili ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritaret. E vërteta është që unë kur bëra këtë deklaratë nuk kisha arritur ta lexoj, se ai doli një ditë të shtunë që e paraqiti Ulusiu me një vegël të ish sigurimit të shtetit, Arben Rakipin në krah, por sapo pashë Ulusiun kuptova që kodi vjen nga zyrat e Ramës.
    Me ato nene që arrita të shoh konstatova se ai kod nuk kishte qëllim tjetër vetëm të shumëfishonte me qindra dhe mijëra raste veprën penale për të dënuar me burg qytetarin.
    A mund të imagjinoni ju që ajo përveçse Rama kishte nxjerrë aty kode për të ndëshkuar gazetarët, për të ndëshkuar fjalën e lirë. Aty kishte gjëra të pabesueshme. Dënohej me burg ai që shkonte tek një biznesmen dhe meqë ky biznesmen ishte në një tjetër tratative për marrëdhënien e tij dhe ai i treti që i ofronte një gjë më të përshtatshme dënohej me burg. Pra goditej në zemër konkurrenca e lirë vetëm për të burgosur tjetrin. Por pasioni për burgun është i pakufijshëm.

  • Çifti nën lupën e drejtësisë/ SPAK trondit, zbulohet kartë tjetër me shpenzime marramendëse nga Meta e Kryemadhi

    Çifti nën lupën e drejtësisë/ SPAK trondit, zbulohet kartë tjetër me shpenzime marramendëse nga Meta e Kryemadhi

    Ndërkohë që ish-presidenti Ilir Meta kërkon pafajësinë, një tjetër episod korrupsioni dyshohet nga prokuroria e SPAK.
    Dyshohet se me një kartë të vënë në dispozicion nga një biznesmen shqiptaro amerikan Adrian Shatku, ish-çifti Meta ka shpenzuar 240 mijë dollarë.

    Në hetimet e mëparshme ishte zbuluar një kartë tjetër “American Express” që gjithashtu përdorej dhe mbahej nga i njëjti biznesmen.
    SPAK ka administruar disa letërporosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare.
    Vazhdimisht Meta ka mohuar të ketë lidhje me këtë kartë bankare duke u distancuar nga veprimet e ish-bashkëshortes.
    Jo më larg se dje, kreu i Partisë së Lirisë reagoi sërish nga burgu, ku zbulimin e kartës nga SPAK, e cilësoi si ngjarjen më shokuese të jetës së tij.
     
     

  • ‘Rama e bëri Ergys Agasin biznesmen’, gazetari zbulon prapaskenat: Ja si i dha kompanitë kryesore në vend

    ‘Rama e bëri Ergys Agasin biznesmen’, gazetari zbulon prapaskenat: Ja si i dha kompanitë kryesore në vend

    Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndihmuar Ergys Agasin të bëhet biznesmen, duke i dhënë në administrim disa prej kompanive më të rëndësishme në Shqipëri.
    Sipas Kokës, Ergys Agasi ka qenë i afërt me Partinë Socialiste falë kontributit të babait të tij, Bardhyl Agaçi, por më pas është afruar nga Lefter Koka dhe ka nisur të ndërtojë karrierën e tij. Koka theksoi se Agasi u bë një figurë kyçe në organizimin e grupeve kriminale, duke marrë këtë rol pas goditjes së ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, dhe shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA.
    Sipas Kokës, Edi Rama e “shkëputi” Agasin nga detyrimet shtetërore dhe e transformoi në biznesmen, duke i mundësuar të marrë nën administrim katër kompani të rëndësishme, të cilat më parë nuk kishin qarkullim financiar. Ndër to përmenden “E.A Solution”, “E.A Tabacco” (ish-DS e Durrësit) dhe 30% e aksioneve në “Dinamo City”, një projekt i lidhur edhe me akademinë e Manchester City-t, i promovuar nga kryeministri Rama.
    Koka theksoi gjithashtu se Agasi ka ndikim të madh në Kadastrën e Durrësit, një institucion kyç për pronat dhe zhvillimet në portin e Durrësit. Ai e përshkroi Agasin si një figurë me pushtet të konsiderueshëm në fusha të ndryshme, duke përfshirë biznesin, sportin dhe teknologjinë.
    Fjala e plotë e Kokës: 
    Egrys Agasi ka qenë e para e punës është çuni i babës së vetë. Është Bardhyl Agaçi një figure të nderuar. Si më thënë ka vënë kontribut në PS dhe më pas u tërhoq nga aktiviteti politik. Më pas Ergys Agasi është afruar nga Lefter Koka i LSI dhe ka qenë drejtues. Edhe më pas nga aty ka filluar të bëjë karrierën e vetë siç bëjnë këto personazhet çuditshme të heshtur. Momenti i Ergys Agasit erdhi pasi u godit Vangjush Dako.
    Punën që bën sot Agasi atë që thotë me të drejtë Ahmetaj, koordinatorin e grupeve kriminale, për jo vetëm të Durrësit por z.Ahmetaj flet për koordinatorin e krimit në të gjithë Shqipërinë. Pra në momentin që Dako u godit, duket se Rama edhe me non gratan që Dako morri nga SHBA në 2018. Rama e pa të nevojshme që të vendoste një rend të ri në Durrës dhe po themi që e zhveshi z.Agasi nga detyrimet shtetërore dhe vendosi që ta bëjë atë biznesmen. Pse vendosi ta bëjë biznesmen, sot z.Agasi është një biznesmen i cili ka 4 kompani, të cilët çuditërisht sapo deri në momentin që nuk i kishte në administrim ky ishin kompani që s’kishin asnjë lloj qarkullimi.
    Një kompani që po shikoja tani, menjëherë mbasi doli informacioni për kontrollin e z.Agasit. Open Corporation.al na ofroi menjëherë exctractin e kompanive që ka z.Agasi. Dhe doli E.A solution, E.A tabacco(ish DS e famshme e Durrësit) ku dhe kjo është marrë në 2018. Po ashtu z.Agasi është edhe 30% pronar i Dinamo City-t. Përse po i përmend këto, meqë ra fjala Dinamo City apo afilacioni mes akademisë së Manchester City-t dhe Dinamo City-t është e vetmja nga projektet me të promovuara nga Rama.
    Çuditërisht në Dinamon dikur kishte një pronësi me katër donatorë, tre prej tyre ikën mbeti vetëm Bardhi i cili është pronari i kompanisë Pasçuci në Shqipëri. Dhe krejt papritur zbulojmë se 70% i ka z.Bardhi dhe 30% z.Agasi. Pra që nga 2019 deri më këtej z.Agasi vendosi t’i shkëputë lidhjet nga një zyrtar i thjeshtë i shteti dhe u bë pronari i 4 kompanive kryesore, ku secilat prej tyre janë në pikat kryesore. Është në futboll, në cigaret, është dhe në solution, pra në këto lidhjet teknologjike.
    Pra po të shikoni pushtet i z.Agasit është pushtet maksimal në një prej organeve kryesore të tatimit të bonove në Shqipëri që është Kadastra e Durrësit. Kur themi Kadastra e Durrësit, themi dhe porti i Durrësit, kur themi Dianmo City, themi dhe Manchester City, dhe Dubai dhe Edi Rama.