Tag: biznesin

  • Hapësirat publike/ Tabaku: Qeverisja me aksione rrit informalitetin! Shteti tenton të tregojë forcën me biznesin e vogël

    Hapësirat publike/ Tabaku: Qeverisja me aksione rrit informalitetin! Shteti tenton të tregojë forcën me biznesin e vogël

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komenton aksionin më të fundit të marrë nga qeveria, për lirimin e hapësirave publike, një aksion që ka kulmuar në kryeqytet, me lirimin e 20 mijë metrave katrorë sipas kryeministri Edi Rama.
    Për të një qeverisje e tillë me aksione, është shkak për rritjen edhe më të madhe të informalitetit, ndërsa ka shtuar se shteti ka tentuar që të tregojë forcën me biznesin e vogël.

    “Tiranën nuk e ka drejtuar PD dhe lejet janë dhënë nga ata që e drejtonin. Kush ka lejuar abuzimet? Ka pasur disa leje të dhëna nga institucione të ndryshme. Jam kundër këtij tregimi forcë që shkon te biznesi në mes të sezonit turistik. E dimë që shteti është i fortë dhe ka çdo instrument në dorë.
    Pse duhet të bëhet kjo me biznesin e vogël? Kjo qeverisje me aksione ka rritur informalitetin. Sepse nga ana tjetër shohim aksione si legalizimi i të gjitha ndërtesave pa leje, stallave etj. Pra e stimulojnë informalitetin dhe më pas bëjnë aksione të tilla. Po të shkosh në fshatrat e Tiranës, na thonë që është e pamundur të ndërtosh sepse të shkon më shumë “qoka” se ndërtimi”, tha ajo në “News 24”.

  • Lirimi i hapësirave publike/ Tabaku: Shteti tenton të tregojë ‘forcën’ me biznesin e vogël, por…

    Lirimi i hapësirave publike/ Tabaku: Shteti tenton të tregojë ‘forcën’ me biznesin e vogël, por…

    Deputetja e PD Jorida Tabaku, në emisionin “Kjo Javë” në News24 është ndalur në aksionin më të fundit të marrë nga qeveria, për lirimin e hapësirave publike, një aksion që ka kulmuar në kryeqytet, me lirimin e 20 mijë metrave katrorë sipas kryeministri Rama.
    Tabaku u shpreh se një qeverisje e tillë me aksione, është një shkak për rritjen edhe më të madhe të informalitetit, ndërsa ka shtuar se shteti ka tentuar që të tregojë forcën me biznesin e vogël.
    Sipas saj, kjo mazhorancë ka një politikë që në fillim e nxit informalitetin, dhe më pas ndërmerr aksione të tilla.
    “Tiranën nuk e ka drejtuar PD dhe lejet janë dhënë nga ata që e drejtonin. Kush ka lejuar abuzimet? Ka pasur disa leje të dhëna nga institucione të ndryshme. Jam kundër këtij tregimi forcë që shkon te biznesi në mes të sezonit turistik. E dimë që shteti është i fortë dhe ka çdo instrument në dorë. Pse duhet të bëhet kjo me biznesin e vogël? Kjo qeverisje me aksione ka rritur informalitetin. Sepse nga ana tjetër shohim aksione si legalizimi i të gjitha ndërtesave pa leje, stallave etj. Pra e stimulojnë informalitetin dhe më pas bëjnë aksione të tilla.
    Po të shkosh në fshatrat e Tiranës, na thonë që është e pamundur të ndërtosh sepse të shkon më shumë “qoka” se ndërtimi”, tha ajo.

  • “Pasoja të mëdha për biznesin dhe qytetarët e Kosovës”/ Kurti kundër biznesit reagon Oda Ekonomike e Kosovës

    “Pasoja të mëdha për biznesin dhe qytetarët e Kosovës”/ Kurti kundër biznesit reagon Oda Ekonomike e Kosovës

    Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë se biznesi ishte i përgatitur. I ftuar në një intervistë televizive Rafuna u shpreh se kjo do të ketë pasoja të mëdha për biznesin dhe qytetarët e Kosovës.
    Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë kundërshtojnë liberalizimin e tregut të energjisë, pasi sipas tyre nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.
    Lulzim Rafuna:
    “Ka ndodhur që brenda dy muajsh, bizneset janë urdhëruar të kalojnë në tregun e lirë. Është kohë e shkurtër. Kalimi në tregun e lirë, kërkon kosto 200-300 përqind më shtrenjtë. Janë biznese të mëdha, kanë të punësuar 1483 punëtorë. Na del se 46.3 përqind e tyre, thonë se do ketë reduktim të prodhimit. Produktet e Kosovës do të jenë më të shtrenjta dhe nuk do të jenë konkurrues me produktet e importit, sidomos të Serbisë. Do bjerë kërkesa për produtket tona. Janë pasoja shumë të mëdha për Kosovën dhe për biznesin”. 

  • ‘Rritja e taksave, goditje për ekonominë’/ PL: 11 Maji, për një të ardhme më të mirë për biznesin dhe qytetarët

    ‘Rritja e taksave, goditje për ekonominë’/ PL: 11 Maji, për një të ardhme më të mirë për biznesin dhe qytetarët

    Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli ka reaguar kundër vendosjes së taksave të reja dhe rishikimit të detyrimeve për bizneset e vogla dhe të mesme në Tiranë.

    Në një deklaratë për media, ajo theksoi se kjo rritje e befasishme e taksave ka krijuar një kaos të vërtetë, duke shtuar pasigurinë e funksionimit të ligjeve dhe duke vështirësuar mbështetjen ndaj bizneseve.

    Memelli akuzoi qeverinë se, në vend që të nxisë rritjen e aktivitetit ekonomik dhe punësimin, ka zgjedhur të rëndojë më tej barrën fiskale mbi sipërmarrjen, pa ofruar transparencë dhe përmirësime konkrete në shërbime.

    Deklarata e Zëdhënëses të Presidentit të Partisë së Lirisë, Znj. Jasmira Memelli

    Shumë biznese në Tiranë po përballen me rishikimin e detyrimeve  për taksat vendore, duke shkaktuar kështu një  kaos të vërtetë dhe shtuar pasigurinë e funksionimit të ligjeve dhe mbështetjen ndaj bizneseve.

    Kjo rritje e befasishme dhe e pajustifikuar përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj mijëra bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat përballen çdo ditë me rritjen e kostove operative, mungesën e mbështetjes dhe pasigurinë ekonomike.

    Në vend që të nxisë rritjen e aktivitetit ekonomik dhe punësimin, qeveria vendore zgjedh të rëndojë më tej barrën fiskale mbi sipërmarrjen, pa ofruar transparencë mbi përdorimin e fondeve të mbledhura apo përmirësime konkrete në shërbime.
    Koalicioni  “ PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, angazhohet për një model të ri qeverisës, ku politika tatimore bazohet në drejtësi, dialog dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ne jemi në krah të çdo sipërmarrësi që kontribuon me ndershmëri në ekonomi dhe refuzojmë çdo vendim që e trajton biznesin si mjet për mbushjen e boshllëqeve buxhetore.
    Programi ynë ofron një alternativë të qartë:
    Ulje të taksave për biznesin e vogël dhe të mesëm
    Politika stimuluese për sektorët strategjikë të ekonomisë

    Garantim të stabilitetit fiskal dhe thjeshtim të procedurave tatimore si dhe fuqizim të shtetit ligjor për të luftuar evazionin dhe korrupsionin, jo për të ndëshkuar të ndershmit
    Koalicioni “PD–ASHM” riafirmon angazhimin e saj për të ndërtuar një ekonomi të lirë dhe konkurruese, ku biznesi trajtohet si partner dhe jo si burim i vetëm për mbushjen e boshllëqeve buxhetore.
    Ne garantojmë një reformim të thellë dhe të përgjegjshëm të politikave publike që vendosin në qendër interesin e qytetarit dhe sipërmarrjes së ndershme.
    11 Maji është dita kur kjo qeveri do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët , të cilët tanimë të lodhur nga propaganda dhe premtimet boshe të rilindasve , kërkojnë ndryshimin, kërkojnë mirëqenie dhe një jetë dinjitoze.

    Prandaj më 11 Maj të gjithë së bashku votojmë  Nr.1 “ PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
    Më 11 Maj votojmë Ilir Metaj për qarkun Tiranë.

  • “Paqja Fiskale”, Çuçi te kriporja në Vlorë: Ne e çmojmë shumë partneritetin me biznesin. Tatim Fitimi deri në 5%, paga minimale shkon 500 euro

    “Paqja Fiskale”, Çuçi te kriporja në Vlorë: Ne e çmojmë shumë partneritetin me biznesin. Tatim Fitimi deri në 5%, paga minimale shkon 500 euro

    Në vijim të takimeve me biznesin në Vlorë për të shpjeguar paketën “Paqja Fiskale”, drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, është ndalur së fundi në fabrikën e prodhimit të kripës “Alb Sale Vlora”, sipërmarrja e vetme e këtij lloji në Shqipëri që eksporton produktin në disa vende të botës.
    “Për këtë 3-vjeçarin e ardhshëm ne do të aplikojmë paketën e “Paqes Fiskale”, e cila lidhet me Tatimin mbi Fitimin e Biznesit. Nëse fiton më shumë se rritja ekonomike vjetore, ti do tatohesh vetëm 5%. Kjo është një e ardhur e mirë që shkon për kompaninë dhe pastaj mund të rishpërndahet për investim apo për rroga më të larta të punëtorëve”, tha Çuçi.
    Ai përmendi më tej edhe kapërcimin e madh që Shqipëria ka bërë me rrogat falë politikave të qeverisë, e cila pagën minimale e çoi në 400 euro në muaj dhe nga janari 2026 do ta bëjë 500 euro në muaj.
    “Kemi treguar që jemi partnerë shumë të mirë me biznesin sepse ne e kuptojmë shumë mirë që zhvillimi ekonomik nuk vjen dot pa një partneritet të fortë me sipërmarrjen. Qeverisja e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën ka dëshmuar se partneritetin me biznesin e ka një gjë prioritare. Kjo lidhet me një qëllim të vetëm, rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe rritjen e mirëqeniës së shqiptarëve. Dëshmi e kësaj është edhe sipërmarrja mjaft e suksesshme e mikut tim, Gerit, e cila njeh vetëm rritje në eksport”, tha Çuçi.

  • ‘Numri i shitjeve është përgjysmuar’/ Selala: Me ardhjen e PD në pushtet do të zgjerojmë bizneset

    ‘Numri i shitjeve është përgjysmuar’/ Selala: Me ardhjen e PD në pushtet do të zgjerojmë bizneset

    Përfaqësues i biznesit të vogël, Aleksandër Selala, i pranishëm në takimin që PD-ASHM zhvilloi në Kurbin theksoi se numri i shitjeve ka rënë ndjeshmë në 4 vitet e fundit për shkak të rritjes së çmimeve.

    Ai tha se me ardhjen e PD në pushtet çdo biznes i vogël do të ketë mundësi që të rritet më shumë

    “Disa prej jush ndihen si unë dhe mezi ja dalin ta mbajnë biznesin në këmbë. Pasi gjendja ekonomike është vështirësuar shumë. Njerëzit kalojnë rrugëve dhe nuk blejnë asgjë për shkak të fuqisë të forcës blerësve të tyre. Shitjet janë përgjysmuar sidomos këto tri katër vitet e fundit, në maksimumin e mundshëm. Çmimi i energjisë dhe ujit ka ndikuar në maksimum, në shpenzimet dhe kostot e mbajtje së biznesit. Përveç kostove që janë rritur, sidomos njëherë tarifat e Bashkisë. Nuk mjafton vetëm kjo, janë edhe taksitarët e qeveris që vijnë dhe tërheqin nga xhepat tonë me forcë me presion nga të gjitha forcat e mënyrat. Prandaj të nderuar qytetar, na nevojitet një program shumë i mirë. Me program e Prof,Dr. Sali Berisës,  PD dhe Aleancën Madhështore do të ulet çmimi i energjisë dhe ujit do të ngrihet tavani për xhirot për çdo bizneseve të vogël për 500 euro në ditë. Largimi i taksidarëve të qeverisë do të jetë absolut, që do të na lejojë të përballojmë të gjitha shpenzimet e bizneseve dhe të kemi diçka që të na ngelet mënjanë, për të rritur biznesin. Unë besoj se me programin e PD na pret një e ardhme më e mirë për biznesin dhe për familjet tona. Unë e kam bërë zgjedhjen time për PD-ASHM, dhe ju ftoj të gjithëve, që të votoni vetëm për numrin 1. Mendoj që Qarku i Lezhës do të dalë 5-2 sepse 4 i kemi marrë në kohë më të vështirë.” tha Selala.

  • Rama: Deri në 2029, asnjë taksë për biznesin e vogël

    Rama: Deri në 2029, asnjë taksë për biznesin e vogël

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një elektoral në Kukës për arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
    Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se  Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon për shtresat me të ardhura të ulëta, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për biznesin e vogël.
    Sipas tij, qeveria ka lehtësuar barrën fiskale për këtë kategori përmes heqjes së taksës mbi fitimin dhe TVSH-së, duke i lënë në dispozicion qytetarëve mbi 120 milionë euro në vit.

    Rama garantoi se kjo politikë do të vazhdojë deri në vitin 2029, me qëllim fuqizimin e vetëpunësimit dhe mbështetjen e familjeve shqiptare.
    Rama: Ne kemi taksat më të ulëta në rajon për ata që fitojnë më pak. Biznesi i vogël ka zero taksë mbi fitimin, zero TVSH. Shuma që ne i kemi lënë çdo vit familjeve që vetëpunësohen te biznesi i vogël është 66.5 mln euro. Ata që kanë biznes me xhiro mbi 140 mijë euro, paguajnë TVSH por jo tatim fitim. Edhe këtu janë afro 60 mln që shteti nuk i merr por ua lë atyre. Është një shumë e konsiderueshme që shteti e ka lënë për njerëzit dhe posaçërisht për biznesin e vogël sepse ne besojmë se aty është pika ku duhet të mbështetemi për të fuqizuar familjet. Prandaj deri në 2029 ne nuk do të taksojmë biznesin e vogël.

  • ‘Synimi ynë, të ulim taksat’, Meta: Rama është ‘kryegjoba’ grabitqare për shqiptarët

    ‘Synimi ynë, të ulim taksat’, Meta: Rama është ‘kryegjoba’ grabitqare për shqiptarët

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 11 majit nga qelia, duke shpallur disa pika të një plani ekonomik të fokusuar në ndihmën për biznesin e vogël dhe përforcimin e prodhimit vendas.
    Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se gjatë vizitave të mëparshme ka takuar qindra sipërmarrës të vegjël dhe se shqetësimet e tyre janë në qendër të angazhimit të tij politik. Ai akuzoi qeverinë aktuale për dështimin në mbështetjen e prodhimit “Made in Albania”, duke e quajtur “Narkoqeveri” që, sipas tij, favorizon vetëm importin.
    Në planin e shpallur, Meta premton masa të ndjeshme fiskale dhe subvencione, si më poshtë:

    Taksa e sheshtë 10% për kapitalin dhe të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para
    Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël
    Ulje e TVSH-së në 15%
    Reduktim i çmimit të energjisë për biznesin në 6 lekë për KWh
    Ulje me 40% e çmimit të naftës
    Subvencione për bujqësinë deri në 230 milionë euro, pesë herë më shumë se aktualisht

    “Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin dhe të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. TVSH e reduktuar në 15%. Uljë drastike e çmimit të energjisë për biznesin në 6 lekë për Këh. Çmimi i naftës do të ulet me 40%. Subvencionet për bujqësinë do të pesëfishohen, duke arritur në 230 milionë euro.” – ka shkruar Meta.

  • “Do ju kompensojmë çdo humbje nga rënia e euros”, Berisha takime me biznesin fason: Do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë

    “Do ju kompensojmë çdo humbje nga rënia e euros”, Berisha takime me biznesin fason: Do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë

    Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon takime me biznesin fason këtë të hënë.

    Ndërsa theksoi se rënia e euros është një problem shumë i madh, ai u shpreh se PD do t’i kompensojë fasonet për çdo humbje.
    Gjithashtu Berisha premtoi uljen e çmimit të energjisë nga 18 në 6 lekë.
    “Do ta kemi më të ulëtin dhe kjo përbën një leverdi të mirë për biznesin. Rënia e euros është një problem shumë i madh”, u shpreh ai.
    Berisha: Vetëm përgëzime dhe siguri se ne do bëjmë një revolucion fiskal. Do të transformojmë klimën për biznesin. Kësaj here ne kemi edhe një eksperiencë, dhe me shpejtësi do të vendosim standardet më optimale, më miqësore për biznesin.
    Për të gjithë eksportet, ne garantojmë së pari një bord që do kompensojë qindarkë për qindarkë rënien e euros, që është një faktor që dëmton shumë çdo sipërmarrës që prodhon për eksportin. E dyta, ne do ulim çmimin e energjisë nga 18 do të jetë 6 lekë. Do ta kemi më të ulëtin dhe kjo përbën një leverdi të mirë për biznesin. Rënia e euros është një problem shumë i madh.
    U boshatis vendi. Para një jave unë isha në Qafë të Malit, një investim me të vërtetë shumë impresionues në ujin Lajthiza, një investim dhjetëra milionë euro. Punëtorë nga Azia, kishte edhe vendas, por punëtorë nga Azia. Para dy ditësh isha në Borsh. Në Borsh nga Mianmari gjeta aty. Ky ndoqi këtë politikë, të ikin se do marrim punëtorë nga jashtë.
    Mirëpo kjo na zbrazi ne, e zbrazi në mënyrë të pamëshirë dhe i ka dhënë vendit disa tregues që nuk i ka më askush. Javën e kaluar, sipas OKB, ne ishim vendi me lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit. Çka do të thotë se një përpjekje shumë të madhe duhet të bëjmë për ta sjellë kombin në moshën e rinisë, se faktikisht e ka humbur atë moshë. Kanë ikur mbi 600 e ca mijë të rinj në 10 vite.
    Krahu i punës dhe tregu i punës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne, edhe në këtë aspekt do kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me sipërmarrjen në mënyrë që të ketë një trajnim të vazhdueshëm.Shteti do të krijojë të gjithë lehtësirat fiskale dhe të tjera për këtë proces. Do bëjmë një politikë demografike me të cilën synojmë të nxisim në maksimum lindjen e fëmijës së tretë, duke e marrë përsipër nga lindja gjer 23 vjeç. Do bëjmë gjithçka për të kthyer ata që kanë ikur, siç jeni kthyer ju, një histori e vërtetë suksesi dhe sot mbijetoni në kushte të vështira.
    Në kushte të vështira sepse rënia me 35 përqind i kursit të euros dhe injorimi total i kësaj rënie, sepse qeveria ka mundësi t’u kompensojë sepse ju paguani rrogat, ju keni arritur ta mbani, por të tjerët kanë falimentuar. Me mijëra punëtorë kanë humbur vendet e punës. Kjo sepse bëhet marrëveshje mes trafikantëve dhe betonit. Mes trafikantëve dhe qeverisë. Kjo është e vërteta.
    Tre vite me radhë që prodhimi industrial bie në mënyrë të vazhdueshme. Nga viti 2023 deri në vitin 2024, eksportet, që janë prodhim dhe punësim, kanë rënë me 32 përqind. Pra është krijuar një rreth vicioz. Por ne do e presim këtë rreth vicioz. Prapë do i rikthehemi biznesit. Ne duhet të krijojmë klimën më miqësore. Për ne, motoja do jetë prodhim, prodhim, prodhim. Prodhimi është punësim, prodhimi është të ardhura, prodhimi është zhvillim dhe ne do bëjmë gjithçka për prodhimin.

    Top Channel

  • “Do të mbështesim fasonët”, Berisha: Ulje e çmimit të energjisë dhe kompensim për zhvlerësimin e euros

    “Do të mbështesim fasonët”, Berisha: Ulje e çmimit të energjisë dhe kompensim për zhvlerësimin e euros

    Kryetari i PD Sali Berisha vizitoi një prej bizneseve fason në kryeqytet për të shpjeguar programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore për sipërmarrjen.
    Berisha premtoi uljen e çmimit të energjisë elektrike në 6 lekë për biznesin dhe kompensimin e sipërmarrjeve për zhvlerësimin e euros, fenomen të cilin e kanë vuajtur kryesisht fasonet.
     “Unë u garantoj ju se do kompensojmë çdo qindarkë të humbur në euro”, tha Berisha.

    Berisha kritikoi rivalin politik Rama që e ka ndërtuar fushatën mbi bazën e takimeve me vajzat e gratë; por sipas tij la pa mbështetje biznesin fason i cili në masën dërrmuese punëson gra.
    “Tani ky zotëri që bën xhiro dhe mbledh gratë e administratës me detyrim kudo që shkon, a mund t’u thotë atyre se pse nuk ndihmoi me qindtra ndërmarrje fason që punësonin qindra gra e vajza dhe mbanin familjet e tyre, por i la të falimentonin dhe ato të largohen ose të jetojnë në varfëri, ose të marrin rrugët e dheut në emigracion”, u shpreh ai.
    Kryetari i PD Berisha u bëri apel mbështetësve që në dy javët e fundit para zgjedhjeve të takojnë çdo qytetar për tu shpjeguar programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
    “E kemi thënë dhe e themi, ne do vendosim minimumin jetik për çdo pensionist me pension nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo fëmijë me një prind dhe për studentët me bursë. Në këtë mënyrë japim një frymëmarrje më të madhe. Do rimbursojmë 100 përqind listën e ilaçeve që rimburson republika italiane”, deklaroi kreu i PD-së.
    Pas takimit në biznesin fason, kryetari i PD Berisha u nis drejt Spanjës ku do të marrë pjesë në kongresin e Partisë Popullore Evropiane.
    /vizionplus.tv