Tag: biznesi

  • Basha prezanton programin për biznesin e vogël

    Basha prezanton programin për biznesin e vogël

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, ku prezantoi disa nga pikat kyçe të programit të koalicionit për mbështetje të këtij sektori. Basha theksoi angazhimin e koalicionit për të përjashtuar biznesin e vogël nga tatim-fitimi të qeverisë qendrore, duke vënë theksin te pagesa e taksave dhe tarifave lokale që nuk do të tejkalojnë 1% të xhiros vjetore.
    Ai shpjegoi se ky hap është një stimul i nevojshëm për biznesin e vogël, megjithatë, theksoi se kjo masë vetëm nuk do të mjaftonte nëse bizneset vazhdojnë të përballen me rënie të xhiros dhe fuqisë blerëse. Për këtë arsye, Basha foli për planin që përfshin eliminimin e abuzimeve nga inspektoriate dhe institucione shtetërore, duke vendosur pulla fiskale në ambientet e jashtme të biznesit të vogël dhe duke e bërë të paligjshme praninë e çdo inspektori tatimor.

    “Ne nuk heqim dorë nga plani që kemi rikonfirmuar në 1 qershor, i cili parashikon që biznesi i vogël në Shqipëri të përjashtohet tërrësisht nga ataksimi prej qeverisjes qendrore. Pra, pa tatim fitimin nga qeverisja qendrore, me të vetmin detyrim fiskal pagesën e taksave dhe tarifave lokale të cilat nuk mund të tejkalojnë 1% të xhiros vjetore. Sigurisht që kjo është një frymëmarrje për biznesin e vogël por është edhe e pamjaftueshme në qoftë se ai vazhdon të përballet me rënie të vazhdueshme të xhiros, të fuqisë blerëse dhe si rezultat edhe të marzheve të fitimit. Kështu që ky hap, bashkë me hapin tjetër që eleminon de fakto, pothuajse 100% abuzimin e institucioneve shtetërore, inspektoriateve, policive lokale, qëndrore e gjithçka tjetër që është vendosja e pullës fiskale në ambientete e jashtme të biznesit të vogël, që e pamundëson apo e bën të paligjshme praninë e çdo nënpunësi tatimor apo e çdo lloji tjetër me pretendimin se po bën kontroll. E gjitha kjo nuk mund të kuptohet pa një përpjekje shumë të madhe për shëndoshjen e ekonomisë në tërrësi” – tha ai.
    Basha gjithashtu shpjegoi se ulja e barrës fiskale për bizneset me taksën 9% do të stimulojë investimet, rritjen e pagave dhe shpërblimeve për punonjësit, duke kontribuar në rritjen e konsumit dhe forcimin e ekonomisë.
    “Dhe këtu, pavarësisht se biznesi i vogël nuk preket, taksa e sheshtë 9% që vlen për pjesën tjetër të biznesit ka për qëllim që duke ulur barrën fiskale, duke i dhënë më shumë stimujt financiar biznesit qoftë për të investuar dhe riinvestuar, qoftë për të kaluar një pjesë që sot nuk e kalon dot për shkak të pamundësive ekonomike, tek pagat apo stimujt financiar, shpërblimet për punëmarrësit. Të jetë një aspekt që ndihmon në stabilizimin dhe rritjen e konsumit që do të thotë më shumë para në treg, më shumë para në xhepat e qytetarëve, më shumë para në xhepat e konsumatorit, më shumë blerje produktesh dhe shërbimesh, më shumë qarkullim i lekut padiskutim që kjo do të ndihet edhe tek biznesi i vogël” – u shpreh Basha.
    Ai theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe mbështetjes për SPAK, si një parakusht për luftën kundër korrupsionit dhe për mbrojtjen e parave të buxhetit, që aktualisht përfundojnë në duar të pak njerëzve përmes aferave dhe tenderave të dyshimtë. Në fund, Basha theksoi se vetëm një luftë efektive kundër korrupsionit mund të sjellë një ndikim të vërtetë në ekonominë e vendit dhe në përmirësimin e kushteve për bizneset dhe qytetarët.
    “Ngado që të rrotullohemi, asnjë politikë vizionare, afatgjatë dhe efektive, nuk mund të zbatohet, nuk mund të ekzekutohet në mungesë të vazhdimit të mbështetjes për SPAK-ut dhe luftës së korrupsionit sa i takon dhe qeverisjes së ardhshme. Vetëm avancimi i mëtejshëm i Reformës në Drejtësi, fuqizimi i SPAK, ndërtimi mbi shembullim e deritanishëm i një praktike solide i luftës kundër pandëshkueshmërisë është parakusht që paratë deri më sot përmes aferave korruptive, koncensioneve, tenderave publik, zhvjatjes së pronave, i përfitojnë një grusht njerëzish, të ridrejtohen tek ekonomia, tek xhepat e qytetarëve. Një pjesë përmes stimujve fiskal tek biznesi dhe përmes xhepave të qytetarëve përsëri në xhiron tek biznesi i vogël e më tej” – tha më tej Basha.

  • Basha prezanton programin për biznesin e vogël: Taksa lokale jo më shumë se 1% e xhiros, 0 tatim-fitimi

    Basha prezanton programin për biznesin e vogël: Taksa lokale jo më shumë se 1% e xhiros, 0 tatim-fitimi

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, ku prezantoi disa nga pikat kyçe të programit të koalicionit për mbështetje të këtij sektori. Basha theksoi angazhimin e koalicionit për të përjashtuar biznesin e vogël nga tatim-fitimi të qeverisë qendrore, duke vënë theksin te pagesa e taksave dhe tarifave lokale që nuk do të tejkalojnë 1% të xhiros vjetore.”
    Ai shpjegoi se ky hap është një stimul i nevojshëm për biznesin e vogël, megjithatë, theksoi se kjo masë vetëm nuk do të mjaftonte nëse bizneset vazhdojnë të përballen me rënie të xhiros dhe fuqisë blerëse. Për këtë arsye, Basha foli për planin që përfshin eliminimin e abuzimeve nga inspektoriate dhe institucione shtetërore, duke vendosur pulla fiskale në ambientet e jashtme të biznesit të vogël dhe duke e bërë të paligjshme praninë e çdo inspektori tatimor.
    “Ne nuk heqim dorë nga plani që kemi rikonfirmuar në 1 qershor, i cili parashikon që biznesi i vogël në Shqipëri të përjashtohet tërrësisht nga ataksimi prej qeverisjes qendrore. Pra, pa tatim fitimin nga qeverisja qendrore, me të vetmin detyrim fiskal pagesën e taksave dhe tarifave lokale të cilat nuk mund të tejkalojnë 1% të xhiros vjetore. Sigurisht që kjo është një frymëmarrje për biznesin e vogël por është edhe e pamjaftueshme në qoftë se ai vazhdon të përballet me rënie të vazhdueshme të xhiros, të fuqisë blerëse dhe si rezultat edhe të marzheve të fitimit. Kështu që ky hap, bashkë me hapin tjetër që eleminon de fakto, pothuajse 100% abuzimin e institucioneve shtetërore, inspektoriateve, policive lokale, qëndrore e gjithçka tjetër që është vendosja e pullës fiskale në ambientete e jashtme të biznesit të vogël, që e pamundëson apo e bën të paligjshme praninë e çdo nënpunësi tatimor apo e çdo lloji tjetër me pretendimin se po bën kontroll. E gjitha kjo nuk mund të kuptohet pa një përpjekje shumë të madhe për shëndoshjen e ekonomisë në tërrësi”, tha ai.
    Basha gjithashtu shpjegoi se ulja e barrës fiskale për bizneset me taksën 9% do të stimulojë investimet, rritjen e pagave dhe shpërblimeve për punonjësit, duke kontribuar në rritjen e konsumit dhe forcimin e ekonomisë.
    “Dhe këtu, pavarësisht se biznesi i vogël nuk preket, taksa e sheshtë 9% që vlen për pjesën tjetër të biznesit ka për qëllim që duke ulur barrën fiskale, duke i dhënë më shumë stimujt financiar biznesit qoftë për të investuar dhe riinvestuar, qoftë për të kaluar një pjesë që sot nuk e kalon dot për shkak të pamundësive ekonomike, tek pagat apo stimujt financiar, shpërblimet për punëmarrësit. Të jetë një aspekt që ndihmon në stabilizimin dhe rritjen e konsumit që do të thotë më shumë para në treg, më shumë para në xhepat e qytetarëve, më shumë para në xhepat e konsumatorit, më shumë blerje produktesh dhe shërbimesh, më shumë qarkullim i lekut padiskutim që kjo do të ndihet edhe tek biznesi i vogël”, u shpreh Basha.
    Ai theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe mbështetjes për SPAK, si një parakusht për luftën kundër korrupsionit dhe për mbrojtjen e parave të buxhetit, që aktualisht përfundojnë në duar të pak njerëzve përmes aferave dhe tenderave të dyshimtë. Në fund, Basha theksoi se vetëm një luftë efektive kundër korrupsionit mund të sjellë një ndikim të vërtetë në ekonominë e vendit dhe në përmirësimin e kushteve për bizneset dhe qytetarët.
    “Ngado që të rrotullohemi, asnjë politikë vizionare, afatgjatë dhe efektive, nuk mund të zbatohet, nuk mund të ekzekutohet në mungesë të vazhdimit të mbështetjes për SPAK-ut dhe luftës së korrupsionit sa i takon dhe qeverisjes së ardhshme. Vetëm avancimi i mëtejshëm i Reformës në Drejtësi, fuqizimi i SPAK, ndërtimi mbi shembullim e deritanishëm i një praktike solide i luftës kundër pandëshkueshmërisë është parakusht që paratë deri më sot përmes aferave korruptive, koncensioneve, tenderave publik, zhvjatjes së pronave, i përfitojnë një grusht njerëzish, të ridrejtohen tek ekonomia, tek xhepat e qytetarëve. Një pjesë përmes stimujve fiskal tek biznesi dhe përmes xhepave të qytetarëve përsëri në xhiron tek biznesi i vogël e më tej”, tha më tej Basha.

  • “Jo më hajdutë të 7×7-313 për biznesin”, Basha: Lekët do punojnë për ekonominë me taksën e sheshtë 9% dhe fund…

    “Jo më hajdutë të 7×7-313 për biznesin”, Basha: Lekët do punojnë për ekonominë me taksën e sheshtë 9% dhe fund…

    Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në një punishte hekuri në zonën e Farkës në Tiranë, ku ka diskutuar me sipërmarrësit rreth problematikave që përballen bizneset sot dhe zgjidhjeve që ofron programi i Koalicionit Euroatlantik. Gjatë takimit, sipërmarrësi ka shprehur shqetësimet e tij për mungesën e fuqisë punëtore dhe burokracitë e tepërta të qeverisë, të cilat e vështirësojnë funksionimin e bizneseve.
    Basha tha se politikat e qeverisë në 12 vite nuk janë bërë për të mbështetur ekonominë, por vetëm shërbejnë për të mbushur xhepat e zyrtarëve të korruptuar tek 7×7-313. Ai tha se programi i Koalicionit Euroatlantik do të ofrojë një sistem më të drejtë dhe mbështetje për bizneset me taksën e sheshtë 9% dhe bizneset e vogla jo më shumë se 1% e xhiros vjetore. Sipas tij, një tjetër masë do të jetë reduktimi i inspektorëve që janë kthyer në gjobaxhinj për bizneset dhe çdo gjë të bëhet në bazë të analizës të riskut.
    Basha gjithashtu theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë si element kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.
    Pjesë nga biseda:
    Basha: Me këtë punë jeni marrë gjithmonë? E keni specialitetin tuaj? E keni marrë, keni bërë shkollimin për këtë punë?
    Qytetari: Jo, jo, e kena vjedh.
    Basha: Ashtu ëëë? Në emigracion?
    Qytetari: Po jo nga këto vjedhjet që bëhen këtu.
    Basha: “Vjedh” është fjalë që duhet me ia rezervuar hajdutëve. Kjo është: e keni përvetësuar dijen edhe përvojën. Në Greqi e keni mësuar?
    Qytetari: Po.
    Basha: Punë me hekur. Edhe çdo lloj? Edhe çdo lloj procesi?
    Qytetari: Çfarë ka lidhje me hekurin.
    Basha: Veç ju të dy jeni? Ju klasifikoheni si biznes i vogël për nga xhiroja?
    Qytetari: Ne, kur s’kemi pas punëtorë, na kaluan në biznes të madh.
    Basha: Seriozisht e ke?
    Qytetari: Kur kena qenë me punëtorë më shumë, kena qenë biznes i vogël. Këtu është absurditet shumë i madh, se në kulturën e kontabilitetit, unë e njoh se kam pasur biznes aty ku kam qenë, të njëjtën punë…
    Basha: Si mund të kualifikoheni ju si biznes i madh, dy vëllezër që punoni me hekur?
    Qytetari: Është absurditet i madh. Dhe një biznes, në qoftë se do konkurrencë të ndershme, nuk mund ta taksosh nëpërmjet xhiros, nëpërmjet fitimit. Ma do mendja, logjika ashtu e ka — që të shtosh edhe konkurrencën në treg, të jesh sa më ulët. Xhiro e madhe, fitimi i vogël. Bon vaki janë më të zgjuar se ne, ato?!
    Basha: Këtu, ata nuk mendojnë për ekonominë, nuk mendojnë as për sipërmarrjen. Ata mendojnë si e si me mbush arkën, pastaj e vjedhin. Pra kur vënë gjoba, kur rrisin taksa, atyre ju leverdis, sepse ato para, siç e kemi parë, vidhen, shpërdorohen. Jo se e themi ne, se jemi në opozitë, e thotë KLSH-ja, e thotë SPAK-u! Prandaj është mbush, siç i them unë, 7×7 = 313-ta. Pse është mbush? Se lekët e taksave të shqiptarëve i kanë rrit vit pas viti, i kanë fut në xhepat e tyre.
    Zotimi jonë i parë është që ju, të paktën qeverinë, ta mos e keni kundër, por ta keni në krah. Taksa 9%, sa e ka Mali i Zi. Ne minimalisht duhet të jemi konkurrues me rajonin. Sigurisht, biznesi i vogël: zero taksë. I vetmi detyrim që ka biznesi i vogël është 1% e xhiros vjetore — jo më shumë se kaq. Tarifë, taksë lokale, jo taksë qendrore.E dyta janë inspektimet, se ia marrin shpirtin biznesit! Inspektimet janë kthyer në gjoba për njerëzit. Çdo gjë në bazë të analizës së riskut. S’ka pse të dalin e të gumëzhijnë inspektorë e tatimorë gjithandej, për t’ju marrë kohë, për t’ju marrë energji. Jo! Çfarë ka analizë risku — pa diskutim, siç e bën Perëndimi. Ti ke punuar në Perëndim. Pse duhet të vijë nga mëngjesi deri në darkë të të mbyllë biznesin ty, për të bërë kontroll?A më the vetë që i trajnon këtu e të ikin atje? Pse ikin atje? Se marrin profesionin këtu nga ty dhe shkojnë atje ku as gjuhën nuk e flasin, sepse atje kanë trajtim të drejtë. Kaq e thjeshtë është.
    Do që ta ndalim këtë? Trajtoje biznesin me ndershmëri. Trajtoje drejt, sepse e ke në krah biznesin. Biznesi të punëson njerëzit, biznesi të ndihmon në rritjen e konsumit, në rritjen e fuqisë blerëse, biznesi të mbush edhe arkën publike, por ta shpenzosh për publikun, jo për veten tate.
    Qytetari: Për ne nuk lejohet. Të jesh një vend në këtë nivel ekonomik dhe të vuash për fuqi punëtore, ky është absurditet shumë i madh.
    Basha: Paradoks dhe pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së papërgjegjshme dhe të korruptuar. Nuk ka program që të ecë përpara pa goditur korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë.
    Qytetari: S’na duhet pasaporta europiane ne, po s’patëm këto gjëra në rregull.
    Basha: Nuk mund të shkojmë pas një gënjeshtre tjetër. 12 vjet me gënjeshtra — tani ka shpikur “pasaportën europiane”.

  • Zgjedhjet parlamentare, Tabaku takim me profesionistë të lirë në Tiranë: Duhet të keni të njëjtin regjim taksash si…

    Zgjedhjet parlamentare, Tabaku takim me profesionistë të lirë në Tiranë: Duhet të keni të njëjtin regjim taksash si…

    Deputetja Jorida Tabaku, e cila po garon për një mandat tjetër në Parlament si pjesë e listës së hapur të “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Qarkun për zgjedhjet e 11 majit, zhvilloi dje një takim me profesionistë të lirë në kryeqytet. Tabaku tha me bindje se në fokus të “PD-ASHM” dhe objektivave politike personale, është mbështetja ndaj profesionistëve të lirë dhe shtresës së mesme. “Rishikimi tërësor i paketës fiskale, rishikimi tërësor i paketës për klimën e biznesit, rishikimi tërësor i procedurave tatimore me vendosjen dhe vlerësimin e inspektimeve vetëm në ato raste kur ka një rrezik shumë të lartë. Për mua është shumë e rëndësishme heqja e barrës së shtetit nga shpina e sipërmarrjes.
    Ju të gjithë jeni njerëz që i paguani rregullisht taksat, jeni të gjithë njerëz që doni të punoni sigurisht brenda ligjeve, jeni të gjithë njerëz që e respektoni edhe shtetin, por keni nevojë vetëm që t’ju lënë rehat të punoni. Besoj që ky është një parim shumë i rëndësishëm që vendoset me kodin, vendoset me propozimin për një sistem të ri fiskal, por që vendoset edhe për profesionistët e lirë. Për sa i përket profesionistëve të lirë, unë mendoj që ato duhen trajtuar me të njëjtin regjim që trajtohet edhe biznesi i vogël. Nuk duhet të ketë asnjë ndryshim për kategori biznesi. Nuk ka pse një lloj punë të taksohet më shumë dhe një punë tjetër të taksohet më pak, një xhiro biznesi të taksohet më shumë, një xhiro biznesi taksohet më pak. Për sa kohë një biznes i vogël ka një regjim taksash, të njëjtin regjim taksash duhet ta kenë edhe profesionistët e lirë.
    Kontributi i kësaj shtrese, jo vetëm si shtresë e mesme, por që punon në mënyrën më korrekte dhe që përpiqet në mënyrën më korrekte për të gjetur hapësirat e saj në një ekonomi që sot fatkeqësisht është bërë ekonomi e të mëdhenjve, dhe një ekonomi që fatkeqësisht sot është bërë ekonomi e pakicës, për mua mbështetja e kësaj shtrese është jashtëzakonisht e rëndësishme”, deklaroi Tabaku.

  • Përplasja e BKH në Fier, gazetarja Lala: Hetuesit ngritën dronin për të vërejtur dy subjekte

    Përplasja e BKH në Fier, gazetarja Lala: Hetuesit ngritën dronin për të vërejtur dy subjekte

    Një incident i pazakontë ka ndodhur në Fier mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe punonjësve të një biznesi lokal, në pronësi të vëllait të Agron Kapllanajt. Sipas gazetares Klodiana Lala hetuesit kishin shkuar në Fier në kuadër të një operacioni të posaçëm dhe kishin ngritur një dron për të ndjekur nga ajri dy subjekte të dyshuara.
    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një biznesi në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt. BKH kishte ndaluar në parkimin pranë ambientit dhe kishte filluar veprimet operative, por është përballur me reagimin e një punonjësi të biznesit, i cili u kërkoi llogari për praninë e tyre. Agjentët e BKH-së janë shprehur se po kryenin detyrat e tyre zyrtare dhe se ndodheshin në hapësirë publike.

    ”Prokurori ka dërguar hetuesit në Fier, në kuadër të një operacioni. Shpesh BKH shpesh vepron dhe fshehtësi. Kanë shkuar në Fier për të bërë këto veprime. Janë ndaluar në pjesën e jashtme të biznesit. Çështja është në hetim. Kur kanë shkuar aty, kanë shkuar te parkimi, kanë ngritur dronin për të vërejtur dy makina, në pamundësi për t’i ndjekur në distancë. Po ndiqnin dy subjekte me dron. Biznesi është në emër të Shkëlqim Kapllanaj. Ka dalë një nga punonjësit e biznesit dhe iu ka thënë se çfarë kërkojnë aty. Punonjësit e BKH kanë thënë se jemi për punët tona. Parkimi është jashtë biznesit dhe është konsideruar pronë publike. Nipat e Z.Kapllanaj kanë debatuar me agjentët e BKH. Këta të fundit pretendojnë se janë qëlluar nga nipat e Agron Kapllanajt. Agjentët e BKH-së janë prezantuar”,-tha në ”News 24”.

  • Berisha: Biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit, ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij!

    Berisha: Biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit, ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij!

    Berisha: Biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit, ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij!Kryetari i PD, Sali Berisha, në deklaratën për media foli rreth takimit që pati me tregtarët në Tregun Idustrial në Tiranë, ndërsa ka hedhur dritë mbi sfidat e mëdha që po kalojnë sipërmarrësit e vegjël në vend, duke e cilësuar situatën e tyre si dëshpëruese dhe alarmante.

    Nga mungesa e blerësve dhe rënia drastike e shitjeve, tek penalizimet absurde me gjoba të shumta nga bashkitë, Berisha përshkroi një realitet të zymtë ekonomik për këtë kategori.

    “Në takimin me biznesin e vogël, gjeta aty një situatë dëshpëruese.

    Gjeta njerëz të cilët kishin shitjet më minimale.

    Gjeta shitës që më informonin se pothuaj nuk shes asgjë.

    Gjeta të tjerë që më thanë se më i riu jam unë këtu, nuk ka ët rinj, nuk ka kush blen.

    Gjeta biznesmenë, gra dhe burra, me gjoba nga më absurdet të skuadrave plaçkitëse të bashkisë.

    Pra, gjeta një situatë të dëshpëruar për këta njerëz.

    Por nga ana tjetër konstatova me kënaqësi se programin e PD për biznesin e vogël, domethënë rritjen e tavanit për biznesin pa taksa nga 140 mijë euro në 180 mijë euro, ishte pritur shumë mirë.

    Se ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë, përgjysmimi i çmimit të ujit, linjat e kreditit të butë për biznesin e vogël, ulja e tarifave sipërfaqet publike nga 1500 në 120 lekë, amnistia e të gjitha gjobave të vendosura ndaj këtij biznesi dhe vendosja e kufirit te thana për bashkitë që të mos taksojnë këtë biznes më shumë se 1 përqind të xhiros, unë këto gjeta.

    Aty pashë një optimizëm.

    Aty pashë një mbështetje transversale, pavarësisht nga bindjet politike të paketës së PD për biznesin e vogël, të përpjekjes së saj Made in Albania.

    Meqenëse aty fola vetëm me biznesin, desha që me këtë deklaratë, t’ua afirmoj edhe atyre fjalë për fjalë ato që premtova dhe që do jenë realitet tre muajt e parë të qeverisjes së PD.

    Për ne, biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit. Ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij”, tha Berisha.

  • Berisha: Në takimin me bizneset e vogla gjeta gra dhe burra, me gjoba nga më absurdet të skuadrave plaçkitëse të bashkisë!

    Berisha: Në takimin me bizneset e vogla gjeta gra dhe burra, me gjoba nga më absurdet të skuadrave plaçkitëse të bashkisë!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit në Shqipëri.Në një deklaratë për mediat në selinë blu, ai tha se programi i PD për biznesin e vogël, ku parashikohet rritja e tavanit për biznesin pa taksa nga 140 mijë euro në 180 mijë euro, ishte pritur shumë mirë nga qytetarët.
    Berisha:Në takimin me biznesin e vogël, gjeta aty një situatë dëshpëruese.
    Gjeta njerëz të cilët kishin shitjet më minimale.
    Gjeta shitës që më informonin se pothuaj nuk shes asgjë.
    Gjeta të tjerë që më thanë se më i riu jam unë këtu, nuk ka ët rinj, nuk ka kush blen.
    Gjeta biznesmenë, gra dhe burra, me gjoba nga më absurdet të skuadrave plaçkitëse të bashkisë.
    Pra, gjeta një situatë të dëshpëruar për këta njerëz.
    Por nga ana tjetër konstatova me kënaqësi se programin e PD për biznesin e vogël, domethënë rritjen e tavanit për biznesin pa taksa nga 140 mijë euro në 180 mijë euro, ishte pritur shumë mirë.
    Se ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë, përgjysmimi i çmimit të ujit, linjat e kreditit të butë për biznesin e vogël, ulja e tarifave sipërfaqet publike nga 1500 në 120 lekë, amnistia e të gjitha gjobave të vendosura ndaj këtij biznesi dhe vendosja e kufirit te thana për bashkitë që të mos taksojnë këtë biznes më shumë se 1 përqind të xhiros, unë këto gjeta.
    Aty pashë një optimizëm.
    Aty pashë një mbështetje transversale, pavarësisht nga bindjet politike të paketës së PD për biznesin e vogël, të përpjekjes së saj Made in Albania.
    Meqenëse aty fola vetëm me biznesin, desha që me këtë deklaratë, t’ua afirmoj edhe atyre fjalë për fjalë ato që premtova dhe që do jenë realitet tre muajt e parë të qeverisjes së PD.
    Për ne, biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit. Ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij.

  • Nga biznesi në politik, Vasil Llajo si kandidat për deputet i PS: Vendosa t’i bashkohem për të kontribuar për ëndrrën europiane

    Nga biznesi në politik, Vasil Llajo si kandidat për deputet i PS: Vendosa t’i bashkohem për të kontribuar për ëndrrën europiane

    Biznesmeni dhe mjeku i njohur Vasil Llajo është bërë pjesë e listave të Partisë Socialiste, për kandidatë për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.
    Për të folur më shumë lidhur me këtë kandidim, në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan ai tregon se si e morri vendimin që të futet në politikë. Llajo shprehet se biznesi duhet të jetë ai që kontribuon në politikën kombëtare.
    Pse ky vendim si erdhi?
    Vasil Llajo: Është një ecuri e tërë e mendimit dhe pastaj e vendimit dhe veprimit. Ardhja ime në politikë ishte pothuajse pas një mendimi të qartë dhe të pjekur për arsye se nisi aktiviteti im mjekësor, biznesmen, familjar, aktivitete të mia të suksesshme, erdhi në një moment që në politikë duhet që të fillojmë dhe ne që supozohet që jemi biznesmen të krijojmë edhe një staturë politike, pra ne të fillojmë dhe të ndikojmë mbi jetën politike dhe parlamentare të vendit tonë. Ka filluar që biznesi duhet të jetë ai që kontribuon në politikën kombëtare, sociale apo politikën ekonomike të çdo vendi. Ishte një mendim i gjatë në kohë sepse nga momenti që u hodh idea për të qenë pjesë e Parlamentit kanë kaluar disa muaj.
    Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, Llajo ka zbuluar se ky nuk ka qenë propozimi i parë që i ka ardhur nga partitë politike për tu bërë pjesë, edhe pse ai nuk është se e kishte parë veten pjesë të politikës.
    “Unë që të bëhesha pjesë e politikës nuk e kisha menduar të isha unë personalisht, por të tjerët kanë menduar duke ardhur dhe duke bërë propozimet e tyre përkatëse që unë të jem pjesë e politkës. Kjo nuk është ftesa e parë dhe as e vetmja. Ftesa e parë ka qenë në vitin 1997 dhe e dyta në vitin 2005, ftesa e tretë ka qenë në 2021 dhe ftesa e katërt…”, shprehet Llajo.
    Po ashtu kandidati Llajo ka treguar se pse ka besuar në Partinë Socialiste.
    “Pse në Partinë Socialiste? Është forca që ndoshta sot është forca më e strukturuar dhe më synimin që ka për të na çuar drejt BE është një ëndërr për të cilën të gjithë shqiptarët duan ta realizojnë dhe mendoj se si një forcë që do ta bëjë dhe si e tillë vendosa t’i bashkohem për të kontribuar në këtë ëndërr të gjithë shqiptarëve për tu bërë pjesë e familjes së madhe Europiane”, thotë biznesmeni.

  • Nga biznesi në politikë, Vasil Llajo: Vendosa t’i bashkohem PS për të kontribuar për ëndrrën europiane

    Nga biznesi në politikë, Vasil Llajo: Vendosa t’i bashkohem PS për të kontribuar për ëndrrën europiane

    Biznesmeni dhe mjeku i njohur Vasil Llajo është bërë pjesë e listave të Partisë Socialiste, për kandidatë për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.
    Për të folur më shumë lidhur me këtë kandidim, në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan ai tregon se si e morri vendimin që të futet në politikë. Llajo shprehet se biznesi duhet të jetë ai që kontribuon në politikën kombëtare.
    Pse ky vendim si erdhi?
    Vasil Llajo: Është një ecuri e tërë e mendimit dhe pastaj e vendimit dhe veprimit. Ardhja ime në politikë ishte pothuajse pas një mendimi të qartë dhe të pjekur për arsye se nisi aktiviteti im mjekësor, biznesmen, familjar, aktivitete të mia të suksesshme, erdhi në një moment që në politikë duhet që të fillojmë dhe ne që supozohet që jemi biznesmen të krijojmë edhe një staturë politike, pra ne të fillojmë dhe të ndikojmë mbi jetën politike dhe parlamentare të vendit tonë. Ka filluar që biznesi duhet të jetë ai që kontribuon në politikën kombëtare, sociale apo politikën ekonomike të çdo vendi. Ishte një mendim i gjatë në kohë sepse nga momenti që u hodh idea për të qenë pjesë e Parlamentit kanë kaluar disa muaj.
    Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, Llajo ka zbuluar se ky nuk ka qenë propozimi i parë që i ka ardhur nga partitë politike për tu bërë pjesë, edhe pse ai nuk është se e kishte parë veten pjesë të politikës.
    “Unë që të bëhesha pjesë e politikës nuk e kisha menduar të isha unë personalisht, por të tjerët kanë menduar duke ardhur dhe duke bërë propozimet e tyre përkatëse që unë të jem pjesë e politkës. Kjo nuk është ftesa e parë dhe as e vetmja. Ftesa e parë ka qenë në vitin 1997 dhe e dyta në vitin 2005, ftesa e tretë ka qenë në 2021 dhe ftesa e katërt…”, shprehet Llajo.
    Po ashtu kandidati Llajo ka treguar se pse ka besuar në Partinë Socialiste.
    “Pse në Partinë Socialiste? Është forca që ndoshta sot është forca më e strukturuar dhe më synimin që ka për të na çuar drejt BE është një ëndërr për të cilën të gjithë shqiptarët duan ta realizojnë dhe mendoj se si një forcë që do ta bëjë dhe si e tillë vendosa t’i bashkohem për të kontribuar në këtë ëndërr të gjithë shqiptarëve për tu bërë pjesë e familjes së madhe Europiane”, thotë biznesmeni.

  • Mishi i pulës me salmonelë në vend, Denaj heq përgjegjësinë nga vetja: Fajin e ka biznesi, nuk lejoi…

    Mishi i pulës me salmonelë në vend, Denaj heq përgjegjësinë nga vetja: Fajin e ka biznesi, nuk lejoi…

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për rastin e mishit të pulës të infektuar me salmonelë, i importuar nga Brazili. Në një intervistë televizive, ajo theksoi se subjekti importues nuk ka bashkëpunuar me autoritetet, ndaj çështja është referuar në prokurori.
    “Siguria ushqimore është prioritet, dhe secila palë duhet të mbajë përgjegjësitë e veta,” tha Denaj, duke shtuar se pjesa më e madhe e këtij produkti është bllokuar, por nuk dha shifra konkrete mbi sasinë e mbetur në treg.
    Ajo sqaroi se të gjitha produktet e importuara nga vende si Brazili janë të pajisura me certifikata veterinare dhe janë të listuara për tregtim në BE. “Nuk duhet ta etiketojmë Brazilin si vend me rrezik të lartë, pasi këto produkte eksportohen edhe në Bashkimin Europian,” shtoi ministrja.
    Denaj tha se mostra e infektuar u zbulua përmes analizave të akredituara nga BE më 21 mars, pas hyrjes së mishit në pikën doganore të Durrësit. “Subjekti kishte detyrimin të informonte autoritetet për shpërndarjen e produktit, por nuk e bëri. Për këtë arsye, AKU ka kërkuar mbështetjen e hetimit tatimor, krimit ekonomik dhe policisë për të ndjekur çështjen,” sqaroi ajo.
    Sipas ministres, Shqipëria ka një rritje të rasteve të sëmundjeve zoonotike, në përputhje me raportimet e autoriteteve europiane, që regjistruan 77,500 raste salmoneloze në vitin 2022. “Në rastin ideal, një ngarkesë e kontaminuar duhet të bllokohet plotësisht sapo të dalin analizat, por në këtë rast, për shkak të mungesës së informacionit nga biznesi, hetimet janë ende në vazhdim,” tha ajo.
    Denaj përfundoi duke thënë se “sasia e kampionuar është rreth 7 ton, por ende nuk mund të konfirmojmë nëse e gjithë kjo sasi ka hyrë në treg, pasi procesi i investigimit po vijon.”
    “Produktet e importuara nga vende edhe si Brazili shoqërohen me certifikatë veterinare. Sikurse rasti i filetos së pulës, ashtu edhe mishi i derrit, të gjitha stabilimentet që i tregtojnë produktet nga Brazili, eksportojnë në vendet e BE dhe lejohen të eksportojnë në vendet e BE-së. Kanë një marrëdhënie me kompanitë shqiptare të eksportit, janë të listuara në Bashkimin Europian. Pra për të mos e etiketuar Brazilin si vend me risk të lartë. Origjina e produktit është dhe jemi sot me ligjet në Shqipëri njësoj si në ligjet e BE-së kur vjen puna te çështja e importit, si edhe shoqërimin me certifikatë të çdo produkti të importuar.  Bëhej fjalë për një sasi fileto pule, e cila hyn në pikën doganore të Durrësit. Në planin e menaxhimit të marrjes së mostrave, një nga ngarkesat është vlerësuar për të marrë një mostër dhe për të analizuar. Janë analiza të akredituara nga Bashkimi Europian. Merr rezultatin në 21 mars, në momentin që AKU vihet në dijeni dhe vijon kontrollin dhe gjurmueshmërinë. 
    Subjekti duhet që kur ka përgjigje nga Instituti i Sigurisë Ushqimore, kanë detyrimin të informojnë se ku e ka tregtuar.  Është gjetur në pamundësi të informacionit AKU. Biznesi duhet të informojë dhe nuk e ka bërë. Nga ana tjetër, nuk ka lejuar në njëfarë mënyrë kontrollin e plotë të gjurmueshmërisë. AKU ka referuar rastin për t’u ndihmuar nga hetimi tatimor, krimi ekonomik dhe policia, duke u referuar edhe në Prokurori. Kur flasim për sigurinë ushqimore nuk është çështje e lehtë, nuk dua ta relativizoj, por palët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Edhe aty ku ne nuk e gjurmojmë dot 100% bëjmë palë institucionet e tjera.
    Dua vetëm një element, sëmundjet sonoze janë shtaur në vitet e fundit. Autoriteti europian raporton çdo vit dhe në janar ka raportuar në veçanti për salmonelën, një rritje nga 2022 gati 77,500 raste. Është një situatë që ne reagojmë menjëherë në çdo rast. Rasti ideal është që kur merret përgjigja i gjithë malli bllokohet. Në mungesë të marrjes së informacionit nga biznesi e kemi referuar në prokurori. Kam informacion jo zyrtare, pjesa më e madhe është e bllokuar. Por nuk mund të flas sepse ka një proces që duhet të shprehen institucionet.
    Pjesa më e madhe është gjendur, por nuk mund të shprehem sepse është në vlerësim të institucioneve. Në çdo rast bashkëpunimi i të gjithë kompanive dhe detyrimi për të raportuar dhe për të ndjekur. Mënyra e reagimit të shpejtë dhe ndërgjegjësimit, është për tu vlerësuar jo në raport me problemin, por për zinxhirin dhe ndërgjegjësimin, si për biznesin që e kanë të qartë detyrimin ligjor dhe njëkohësisht për të gjurmuar me fatura tatimore, për të gjurmuar se ku është produkti. Sasia e kampionuar është diku te 7 ton, kjo nuk mund të jetë, nuk më lejohet të them se ka përfunduar në treg. Ne kemi gjurmuar dhe bllokuar, por sasia e gjurmuar do të dalë në përfundim të procesit të investigimit”, tha ndër të tjera Denaj.