Tag: bizneseve

  • Policia Britanike godet “berberët” turq që përdorin bandat shqiptare, sekuestrohen mijëra paund

    Policia Britanike godet “berberët” turq që përdorin bandat shqiptare, sekuestrohen mijëra paund

    Policia britanike ka ndërmarrë një operacion të madh kundër pastrimit të parave, duke bastisur dhjetëra berberë turq dhe duke konfiskuar mbi 500,000 paund para të pista.
    Pamjet nga kamerat e trupit tregojnë oficerët që thyejnë dyert e bizneseve të cilat, sipas autoriteteve, po përdoren gjithnjë e më shumë si fasadë për aktivitetet kriminale.
    Gjatë operacionit të koduar “Machinize”, i zhvilluar muajin e kaluar, policia arrestoi shtatë persona dhe bastisi 33 berberë në zona të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar. Ky aksion u organizua nga Policia e West Mercia-s në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Krimit, Doganat, Zjarrfikësit, dhe Agjencinë e Imigracionit.
    Brenda një viti nga nisja e operacionit, janë konfiskuar mbi 6 milionë paund pasuri kriminale.
    Sipas Detektivit Dan Fenn, organizatat kriminale shfrytëzojnë bizneset me qarkullim të lartë kesh, siç janë berberët, për të maskuar burimin e të ardhurave të tyre të paligjshme. Ai theksoi se ky operacion dërgon një mesazh të qartë për rrjetet kriminale se aktivitetet e tyre nuk do të tolerohen.
    Një pjesë e madhe e informacionit që çoi në bastisje erdhi nga qytetarët, të cilët raportuan dyshimet e tyre tek autoritetet.
    Eksperti i drogave, Gary Carroll, i cili ka punuar mbi 10 vjet në zbatimin e ligjit, deklaroi se kriminelët shpesh kopjojnë njëri-tjetrin kur një metodë rezulton e suksesshme. Ai theksoi se berberët mbeten kryesisht një biznes i bazuar në para kesh, duke e bërë të lehtë fshehjen e të ardhurave ilegale. Gjithashtu, tregu i berberëve është i parregulluar dhe nuk i nënshtrohet kontrolleve të rrepta si restorantet apo bizneset ushqimore.
    Shumë nga berberët që përdorin emrin “turk” janë në fakt të drejtuar nga kombësi të tjera, përfshirë kurdët dhe shqiptarët. Carroll theksoi gjithashtu lidhjen mes rritjes së këtyre bizneseve dhe trafikimit të heroinës nga Turqia dhe Azia.
    Ndërkohë që berberët tradicionalë turq janë të njohur për shërbime cilësore si rruajtja me brisk dhe trajtimet me peshqir të ngrohtë, shqetësimet për përfshirjen e krimit të organizuar në këtë industri janë në rritje. Me numrin e berberhaneve që hapen çdo vit në Britani, autoritetet po e intensifikojnë luftën kundër pastrimit të parave dhe veprimtarive të tjera kriminale të fshehura pas këtyre bizneseve.

  • Tatimet thirrje bizneseve në Kosovë: Faturat dhe transaksionet fiktive janë të papranueshme

    Tatimet thirrje bizneseve në Kosovë: Faturat dhe transaksionet fiktive janë të papranueshme

     Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjitha bizneseve të cilat merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor, ATK-ja nuk i njeh transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive.Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media ku ndër të tjera thuhet se transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive, gjegjësisht shpenzimet në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura, si dhe kërkesat për kreditim të zbritshëm në një deklaratë të TVSH-së, nuk do të njihen nga ATK-ja.Njëherësh, ATK-ja njofton se aktivitetet e saj, do të përqendrohen te bizneset, të cilat zhvillojnë transaksione fiktive dhe te bizneset jo-aktive që funksionojnë në mënyrë jo të rregullt, për të cilat do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor.Administrata Tatimore e Kosovës, ju bën thirrje të gjitha bizneseve, që para se të hyjnë në transaksione afariste të bëjnë verifikimin e bizneseve jo-aktive, të cilat i gjeni në ueb faqen: www.atk-ks.org në linkun: https://www.atk-ks.org/portfolio/tatimpaguesit-jo-aktiv/.“Çdo herë kur ATK-ja gjatë verifikimit të dokumentacionit identifikon ndonjë transaksion/ faturë fiktive, pavarësisht se a është biznesi që ka lidhur transaksionin/lëshuar faturën i publikuar në ueb-faqe të ATK-së apo jo, ai transaksion / ajo faturë nuk do të pranohet për qëllime të njohjes së shpenzimeve në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura, si dhe nuk do të pranohet për qëllime të njohjes së TVSH-së së zbritshme”.Po ashtu, për të dy bizneset, si për biznesin i cili e ka lëshuar faturën për transaksionin fiktiv, ashtu edhe për biznesin që e ka pranuar faturën për transaksionin fiktiv, ATK-ja do të ndërmarrë masat e përcaktuara me Legjislacionin në fuqi.Është detyrë e çdo tatimpaguesi që të respektoj dhe të zbatoj dispozitat e legjislacionit tatimor të aplikueshëm.Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.