Tag: bizneseve

  • Bizneset rrisin shitjet, zgjerojnë investimet/ Në 7 muaj morën më pak kredi për likuiditet, mbizotëron ndërtimi e tregtia

    Bizneset rrisin shitjet, zgjerojnë investimet/ Në 7 muaj morën më pak kredi për likuiditet, mbizotëron ndërtimi e tregtia

    Tashmë kreditë nuk shihen vetëm si mjet për të kaluar vështirësitë, por si mundësi për rritje. Gjithnjë e më shumë biznese po financojnë me hua projektet e tyre të zgjerimit e modernizimit.

    1.5 miliardë euro kanë dhënë bankat në drejtim të bizneseve në 7 muajtë e parë të vitit nga të cilat vetëm për likuiditet janë marrë 300 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër për investime si blerje zyrash të reja apo pajisjesh.
    “Kjo rritje është vënë re në të gjitha kategoritë e bizneseve sipas madhësisë, dhe kryesisht tek bizneset e vogla dhe të mesme, dhe ka qenë e përqendruar në projektet e investimit, ndërsa kërkesa për kredi për likuiditet ishte më e dobët në krahasim me periudhën e mëparshme”, thotë Banka e Shqipërisë.
    Një situatë e tillë sipas Bankës së Shqipërisë vjen si pasojë e performancës pozitive të bizneseve në shitjet e tyre.
    “Vlera më e lartë e indeksit të shitjeve është regjistruar në ndërmarrjet e mëdha dhe ato të sektorit të ndërtimit dhe të tregtisë. Rreth 92% e ndërmarrjeve të vrojtuara kanë deklaruar se kanë operuar me fitim gjatë periudhës. Për gjysmën e dytë të vitit 2025, të tre grupet e ndërmarrjeve (të vogla, të mesme dhe të mëdha) presin rritje të mëtejshme të shitjeve dhe të rezultatit financiar”, shprehet BSH.
    Edhe në afatgjatë Banka e Shqipërisë shfaq sinjale pozitive për mbështetjen e bizneseve me kredi teksa edhe standardet e kreditimit për bizneset e vogla dhe të mesme janë zbutur por vet këto subjekte shprehen më të kufizuara për 6 mujorin e dytë të vitit në raportin e vrojtimit të Bankës Qendrore.
    KREDIA PËR BIZNESE (7 mujori)
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
     
    Totali             1.5 mld euro
    Likuiditet         300 mln euro

    Top Channel

  • Mbi 2 mijë bar-kafe u hapën në 2024/ Turizmi po nxit sërish aktivitetin e preferuar të shqiptarëve

    Mbi 2 mijë bar-kafe u hapën në 2024/ Turizmi po nxit sërish aktivitetin e preferuar të shqiptarëve

    Ngritja e kafeneve vijon të mbetet një nga bizneset më të preferuara të shqiptarëve, duke sjellë rritje të numrit të tyre. 

    Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga Administrata Tatimore, numri i bizneseve që ushtrojnë aktivitetin ekonomik “bar-kafe” shënoi rritje në 2024. 

    Për 2023 numri i bar-kafeve të reja të regjistruara ishte 1,840 subjekte. Në 2024 regjistrimet e reja arritën 2,033 biznese apo 10,4% më shumë se viti paraardhës. 

    Ndërsa për 4-mujorin e parë të vitit 2025, janë regjistruar 744 të tjera, duke e çuar totalin e bizneseve aktive “bar-kafe” në mbarë vendin në 15,348 sipas të dhënave të administratës tatimore. 

    Ndërkohë, numri i çregjistrimeve mbetet i ulët: 65 biznese janë çregjistruar në vitin 2024 dhe vetëm 61 gjatë katërmujorit të parë të vitit 2025. 

    Kthimi i vendit në destinacion turistik ka bërë që shqiptarët ti rikthehen aktivitetit të tyre të preferuar, hapjes së bar kafeve, të cilat kishin filluar të tkurreshin vitet e fundit si rrjedhojë e rënies së frekuentimin nga largimi i popullsisë, kryesisht të rinjve. 

    Në dokumentin e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve, ku pyetet administrata tatimore nëse ka ndonjë ndryshim në regjimin fiskal ose në trajtimin tatimor të këtyre bizneseve që mund të ketë ndikuar në rritjen e tyre. 

    Tatimet sqarojnë se sipas legjislacionit në fuqi, konkretisht ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, bizneset me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë përfitojnë nga tatimi 0% mbi të ardhurat. 

    Kjo skemë aplikohet edhe për subjektet që ushtrojnë aktivitetin “bar-kafe”, të regjistruar si persona fizikë apo persona juridikë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). 

    Ky regjim tatimor favorizues shihet si një ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të bizneseve të këtij lloji sipas administratës tatimore. 

    “Tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike “Bar-kafe”, trajtohen si të gjithë tatimpaguesit e tjerë që ushtrojnë veprimtari ekonomike, të regjistruar në QKB me përgjegjësi tatimore “Person Juridik” apo “Person Fizik”. 

    Në zbatim të dispozitave të ligjit nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike deri në 14,000,000 lekë janë me tatim 0%.Kjo lehtësi tatimore është edhe për tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtarinë ekonomike “Bar – kafe””, citohet në dokument. 

    Megjithëse sektori po njeh zgjerim të vazhdueshëm, ekspertët paralajmërojnë se rritja e shpejtë e numrit të bar-kafeve mund të çojë në tejngopje të tregut, në një kohë kur sektori vuan edhe mungesën e fuqisë punëtore. 

    Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja më herët deklaroi se në sektor ka një vakancë të llogaritur prej 18,000 deri në 20,000 vende pune të paplotësuara. 

    Në këtë situatë z. Jahja ripërsërit nevojën e sektorit për riorganizim me qëllim zgjidhjen e problematikës së mosgjetjes së punonjësve. 

    “Qasja e biznesit është se duhet te ketë vetëorganizim të stafit, nuk ka pse të mbajë 1 kamarier apo banakier një bar me 4 tavolina. Të dyja funksionet mund t’i kryejë një person i vetëm, ashtu siç po ndodh me sektorin e shërbimit në shtetet europiane”. 

    Ai theksoi gjithashtu se pas pandemisë së Covid-19 parashikohet një periudhë e vështirë, që mund të zgjasë deri në vitin 2028, për shkak të largimeve të vazhdueshme të punonjësve në emigracion, gjë që po krijon vështirësi të mëdha në rekrutimin e stafit./Monitor 

  • Turizmi po nxit sërish aktivitetin e preferuar të shqiptarëve, mbi 2 mijë bar-kafe u hapën në 2024

    Turizmi po nxit sërish aktivitetin e preferuar të shqiptarëve, mbi 2 mijë bar-kafe u hapën në 2024

    Ngritja e kafeneve vijon të mbetet një nga bizneset më të preferuara të shqiptarëve, duke sjellë rritje të numrit të tyre.Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga Administrata Tatimore, numri i bizneseve që ushtrojnë aktivitetin ekonomik “bar-kafe” shënoi rritje në 2024.Për 2023 numri i bar-kafeve të reja të regjistruara ishte 1,840 subjekte. Në 2024 regjistrimet e reja arritën 2,033 biznese apo 10,4% më shumë se viti paraardhës.Ndërsa për 4-mujorin e parë të vitit 2025, janë regjistruar 744 të tjera, duke e çuar totalin e bizneseve aktive “bar-kafe” në mbarë vendin në 15,348 sipas të dhënave të administratës tatimore.Ndërkohë, numri i çregjistrimeve mbetet i ulët: 65 biznese janë çregjistruar në vitin 2024 dhe vetëm 61 gjatë katërmujorit të parë të vitit 2025.Kthimi i vendit në destinacion turistik ka bërë që shqiptarët ti rikthehen aktivitetit të tyre të preferuar, hapjes së bar kafeve, të cilat kishin filluar të tkurreshin vitet e fundit si rrjedhojë e rënies së frekuentimin nga largimi i popullsisë, kryesisht të rinjve.Në dokumentin e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve, ku pyetet administrata tatimore nëse ka ndonjë ndryshim në regjimin fiskal ose në trajtimin tatimor të këtyre bizneseve që mund të ketë ndikuar në rritjen e tyre.Tatimet sqarojnë se sipas legjislacionit në fuqi, konkretisht ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, bizneset me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë përfitojnë nga tatimi 0% mbi të ardhurat.Kjo skemë aplikohet edhe për subjektet që ushtrojnë aktivitetin “bar-kafe”, të regjistruar si persona fizikë apo persona juridikë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).Ky regjim tatimor favorizues shihet si një ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të bizneseve të këtij lloji sipas administratës tatimore.“Tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike “Bar-kafe”, trajtohen si të gjithë tatimpaguesit e tjerë që ushtrojnë veprimtari ekonomike, të regjistruar në QKB me përgjegjësi tatimore “Person Juridik” apo “Person Fizik”.Në zbatim të dispozitave të ligjit nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike deri në 14,000,000 lekë janë me tatim 0%.Kjo lehtësi tatimore është edhe për tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtarinë ekonomike “Bar – kafe””, citohet në dokument.Megjithëse sektori po njeh zgjerim të vazhdueshëm, ekspertët paralajmërojnë se rritja e shpejtë e numrit të bar-kafeve mund të çojë në tejngopje të tregut, në një kohë kur sektori vuan edhe mungesën e fuqisë punëtore.Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja më herët deklaroi se në sektor ka një vakancë të llogaritur prej 18,000 deri në 20,000 vende pune të paplotësuara.Në këtë situatë z. Jahja ripërsërit nevojën e sektorit për riorganizim me qëllim zgjidhjen e problematikës së mosgjetjes së punonjësve.“Qasja e biznesit është se duhet te ketë vetëorganizim të stafit, nuk ka pse të mbajë 1 kamarier apo banakier një bar me 4 tavolina. Të dyja funksionet mund t’i kryejë një person i vetëm, ashtu siç po ndodh me sektorin e shërbimit në shtetet europiane”.Ai theksoi gjithashtu se pas pandemisë së Covid-19 parashikohet një periudhë e vështirë, që mund të zgjasë deri në vitin 2028, për shkak të largimeve të vazhdueshme të punonjësve në emigracion, gjë që po krijon vështirësi të mëdha në rekrutimin e stafit./ D.Azo  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Turizmi në vend, bankat derdhin miliarda për bujtina, marina dhe hotele

    Turizmi në vend, bankat derdhin miliarda për bujtina, marina dhe hotele

    Në një kohë kur turizmi po jep një kontribut të madh për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, a po shtohen më shumë biznese në këtë sektor dhe sa po investojnë ato që janë aktualisht në përmirësimin e cilësisë së shërbimit?
    Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, numri më i lartë i regjistrimeve të bizneseve të reja gjatë vitit të kaluar, ishte në kategorinë “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” me 4,865 regjistrime apo 27.8%, ndjekur nga sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 15.6%, ku një pjesë e bizneseve operojnë në fushën e turizmit.
    Por sa prej këtyre bizneseve në turizëm morën hua për t’u çelur dhe sa prej biznesve ekzistuese morën hua për të kryer investime, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit?
    Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) tregojnë se nga viti 2020 deri në 2024, bankat kanë mbështetur sektorin e turizmit me qindra hua të reja, me një vlerë totale mbi 9 miliardë lekë në vit.
    Këto shifra përkthehen në më shumë njësi akomodimi dhe shërbimi si hotele, bujtina, resorte, restorante, marina, infrastrukturë, e të tjera, për një Shqipëri gjithmonë dhe me më standarde turistike, shprehet Shoqata.
    Në një hark kohor prej 5 vitesh, 2021 do të regjistronte numrin dhe vlerën më të lartë të kredisë në turizëm, konkretisht 735 hua të marra të cilat kapnin një vlerë prej 9.95 miliardë lekësh. Në 2024 u morën vetëm 6 kredi më pak se në 2023, por shuma e tyre ishte rreth 10.7% më e lartë.
    Pavarësisht se kredia në turizëm i është rikthyer një tendence rritëse, ajo vijon të mbetet në nivele të ulëta në krahasim me 2021.

  • Shpopullimi i vendit/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

    Shpopullimi i vendit/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

    Numri i bizneseve në qarqet e vendit po ndjek zhvillimet e popullsisë. Bizneset e tregtisë u tkurrën në të gjitha qarqet, përveç Durrësit dhe Tiranës në vitin 2024 në krahasim me 2023. Sektori i industrisë po zhvendoset nga qytetet e mëdha në kërkim të kostove të lira, ndërsa bumi turistik nuk e rriti numrin e bizneseve të hoteleve dhe restoranteve të cilat ishin më të pakta se në 2023. Si po i rrit pabarazitë rajonale përqendrimi i ekonomisë dhe popullsisë në Tiranë-Durrës dhe sfidat me të cilat po përballet infrastruktura, shërbimet publike dhe cilësia e jetës.
    E parë nga larg, fotografia e ekonomisë shqiptare duket tërheqëse me hotele dhe kulla luksoze, vizitorë nga të gjitha anët e botës.
    Por një vështrim më i detajuar nxjerr një realitet ku pjesa tjetër e vendit, përveç Tiranës dhe Durrësit, po përballet me tkurrje të ekonomisë dhe bizneseve kryesisht si pasojë e rënies së popullsisë.
    Vit pas viti, ekonomia dhe popullsia po përqendrohet në rajonin Tiranë-Durrës, duke rritur më tej sfidat për shërbimet komunitare.
    Të njëjtin trend po ndjekin edhe bizneset të cilat po rriten vetëm në Rajonin e Qendrës dhe në disa zona turistike, ndërsa shumica e qarqeve tkurret në banorë dhe biznese.
    Vitin e kaluar, numri i bizneseve aktive në të gjithë vendin arriti në mbi 132 mijë, me rritje 1.5% në krahasim me vitin 2023, por në 6 qarqe, kryesisht në ato të veriut, numri i tyre ishte në rënie. 47.8% e bizneseve aktive ishin në Qarkun e Tiranës në vitin 2024 nga 47.2% në vitin 2023.
    Urbanisti Gent Kaprata mendon se përqendrimi i popullsisë dhe ekonomisë në Tiranë-Durrës ka nxitur zhvillim më të shpejtë në këtë rajon, por kjo gjithashtu ka krijuar pabarazi të zhvillimit territorial.
    Mungesa e politikave për zhvillim të balancuar me investime në qarqet e tjera është kthyer në pengesë për zhvillim të qëndrueshëm kombëtar, duke zbrazur zonat e tjera dhe duke përkeqësuar sfidat urbane, tha ai.
    Nga ana tjetër, gjatë 2025, Shqipëria ka vijuar të përballet me rënie të popullsisë në të gjitha qarqet e vendit. Numri i bizneseve në disa qarqe ka ndjekur numrin e popullsisë.
    P.sh. popullsia e Korçës u tkurr me 2.1% në vitin 2024 në krahasim me 2023, teksa numri i bizneseve në këtë qark në të njëjtën periudhë ra me 2.4%.
    Gjithashtu në Qarqet e Elbasanit, Dibrës, Beratit, Kukësit, rënia e bizneseve është në raport të drejtë me popullsinë.
    Në disa qarqe ku turizmi është në rritje të vazhdueshme, të tilla si Durrësi, Gjirokastra, Shkodra dhe Vlora, edhe pse popullsia është në rënie, numri i bizneseve ishte në rritje në vitin 2024.
    Rritja bizneseve në qarqet ku ka rënie të popullsisë ka shtuar sfidat e bizneseve për gjetjen e punonjësve.
    Të dhënat tregojnë një ndarje gjithnjë e më të theksuar midis qarqeve që arrijnë të ruajnë dinamizmin ekonomik përkundër rënies demografike dhe atyre që po përballen me një tkurrje të dyfishtë të popullsisë dhe aktivitetit ekonomik.
    Përqendrimi i popullsisë dhe ekonomisë në rajonin Tiranë-Durrës ka ndikime të thella dhe të shumanshme për zhvillimin e Shqipërisë.
    Ky rajon tashmë përbën një zonë metropolitane, ku përqendrohen mbi një e treta e popullsisë së vendit dhe një pjesë edhe më e madhe e aktiviteteve ekonomike dhe investimeve.
    Turizmi në rritje, nuk reflektohet në zgjerimin e bizneseve të hoteleve dhe restoranteve
    Turizmi ka qenë kryefjala e ekonomisë në tre vitet e fundit për kontributin në rritje, në të ardhura, punësim etj., por kjo nuk u reflektua në një numër më të madh restorantesh dhe hotelesh vitin e kaluar.
    Të dhënat zyrtare mbi numrin e hoteleve dhe restoranteve për vitin 2024 tregojnë rënie të lehtë në shkallë kombëtare, me 0.5% krahasuar me vitin 2023.
    Numri i përgjithshëm i njësive zbriti nga 17,962 në 2023 në 17,879 në 2024, një ndryshim modest, por domethënës në kontekstin e rritjes së turizmit në vend.
    Rënia më e theksuar u regjistrua në Elbasan, me 6.3%, duke humbur 83 njësi akomoduese dhe restorante.
    Edhe Korça dhe Kukësi pësuan tkurrje të ndjeshme përkatësisht 5.0% dhe 3.9%, ndërsa Dibra dhe Lezha pësuan ulje më të lehta, me 2.9% dhe 3.0%.
    Reduktimi në disa qytete me potencial të lartë zhvillimi turistik lidhet me faktorë si investimet e ngadalta publike apo ndryshimet në preferencat e turistëve.
    Nga ana tjetër, disa qarqe regjistruan rritje, duke sinjalizuar zhvillim selektiv të infrastrukturës turistike.
    Vlora dhe Shkodra ishin ndër të paktat që përfituan, me rritje përkatëse prej 1.6% dhe 2.4%, ndërsa Gjirokastra dhe Tirana patën rritje prej 4.0% dhe 0.7% secila.
    Tirana mbetet një nga qendrat kryesore të restoranteve dhe hoteleve me mbi 6,200 njësi aktive, ndërkohë që Vlora ruan pozicionin si destinacion bregdetar me rritje të qëndrueshme.
    Durrësi, pavarësisht statusit si një nga qytetet më të vizituara nuk kishte rritje të bizneseve, madje një prej tyre u mbyll.
    Rënia në disa qarqe dhe rritja në të tjera shfaq një panoramë të fragmentuar të zhvillimit turistik, që kërkon strategji më të përqendruara për të rritur konkurrueshmërinë dhe kapacitetin mikpritës në të gjithë vendin.
    Në qarqe si Elbasani, Korça dhe Kukësi, rënia e strukturave të akomodimit mund të lidhet me mungesën e investimeve të reja në infrastrukturën mbështeste si rrugët dhe energjia.
    Shumë biznese të vogla, të hapura pas pandemisë, gjithashtu kanë mbyllur aktivitetin për shkak të kostove në rritje, konkurrencës së lartë apo mungesës së vizitorëve gjatë sezonit të dimrit.
    Në zonat më pak të zhvilluara, sidomos në veri dhe lindje, mungesa e stafit të kualifikuar ose largimi i të rinjve për emigrim po pengon funksionimin e hoteleve apo hosteleve ekzistuese.
    Zonat me turizëm të kufizuar në muajt e verës kanë më pak interes për investitorët.
    Në qytete si Vlora, Tirana dhe Shkodra, rritja e numrit të vizitorëve të huaj dhe shqiptarë ka nxitur hapjen e strukturave të reja, kryesisht apartamente me qira ditore dhe hotele.
    Bizneset e tregtisë, rënie në të gjitha qarqet përveç Durrësit dhe Tiranës
    Numri i bizneseve në sektorin e tregtisë sipas qarqeve për vitet 2023 dhe 2024 tregon rritje të lehtë në nivel kombëtar, me një shtesë prej 348 njësish tregtare ose 0.8%, por pas kësaj rritjeje të përgjithshme fshihet rënia e aktiviteteve të tregtisë në 10 qarqe.
    Të dhënat zyrtare tregojnë se Tirana regjistron rritjen më të madhe absolute, me 498 njësi tregtare më shumë në vitin 2024 krahasuar me një vit më parë, ose 2.6% më shumë. E ndjekur nga Durrësi, me 109 njësi më shumë, ose me shtesë 2.1%.
    Këto dy qarqe përfaqësojnë zonat më të populluara dhe më dinamike ekonomikisht në vend.
    Në të kundërt, qarqe të tjera kanë pësuar rënie të bizneseve që operojnë në sektorin e tregtisë si Dibra (-2.2%), Kukësi (-2.5%), dhe Lezha (-1.7%).
    Kjo rënie nuk është e rastësishme, pasi këto janë ndër qarqet më të prekura nga emigracioni dhe plakja e popullsisë. Mungesa e fuqisë punëtore dhe e konsumatorëve potencialë po e bën gjithnjë e më të vështirë mbajtjen në këmbë të bizneseve lokale.
    Po ashtu, qarqe si Gjirokastra (-1.1%), Vlora (-1.0%) dhe Elbasani (-1.3%) kanë pësuar rënie, ndonëse më të moderuar.
    Në disa qarqe të tjera si në Gjirokastër dhe në Vlorë, emigracioni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera ka ndikuar vazhdimisht në tkurrjen e aktivitetit ekonomik lokal.
    Të dhënat e vitit 2024 mbështetën trendin, ku bizneset e tregtisë po ndjekin popullsinë.
    Me përqendrimin e shqiptarëve në zonat urbane dhe metropolitane, sidomos në Tiranë dhe në Durrës, bizneset e vogla dhe të mesme po zhvendosen gjithashtu drejt këtyre zonave ku mundësitë për treg dhe punësim janë më të larta.
    Nga ana tjetër, qarqet me rënien e bizneseve në sektorin e tregtisë përballen me sfida që nuk janë thjesht një çështje ekonomike, por reflektojnë transformim më të gjerë social dhe demografik.
    Kriza e industrisë përpunuese reflektohet në qytetet e mëdha
    Industria e përpunuese, sidomos sektori fason, ka hyrë në një cikël krize prej tre vitesh në vitin 2025 nga pasojat negative që krijoi nënçmimi i Euros, shtrenjtimi i kostove të brendshme nga rritja e pagës minimale dhe rënia e kërkesës nga jashtë.
    Megjithatë bizneset në fushën e industrisë shënuan rritje të lehtë në vitin 2024, kryesisht nga zgjerimi i njësive të agroindustrisë.
    Nga viti 2023 në vitin 2024, vihet re rritje shumë e lehtë në total në nivel kombëtar, me vetëm 11 biznese duke e çuar totalin në 9,683 njësi nga 9,672 vitin pararendës.
    Kjo përfaqëson rritje minimale prej 0.1%, që tregon se sektori industrisë nuk ka zhvillime dinamike në shkallë të gjerë.
    Tirana mbetet qarku me numrin më të madh të bizneseve industriale, me 3,490 biznese në vitin 2024.
    Megjithatë, ky qark ka pësuar rënie prej 7 biznesesh në krahasim me vitin 2023, përkatësisht 0.2%, kryesisht si rrjedhojë e falimentit të bizneseve nënkontraktore që qepnin veshje dhe këpucë për kompanitë më të mëdha të eksportit.
    Ndër qarqet me rritje pozitive, spikasin Shkodra dhe Fieri. Në Shkodër janë shtuar 15 biznese në sektorin e industrisë duke e çuar numrin e tyre në 529 në 2024 nga 514 që ishin në 2023, që përfaqëson një rritje prej 2.9%.
    Edhe në Fier, rritja është e krahasueshme ku në vitin 2024 u numëruan 860 biznese në fushën e industrisë nga 875 biznese në vitin 2024, me rritje 1.7%.
    Zhvendosja në qarqe e industrisë vjen për shkak edhe të kostove më të lira të fuqisë punëtore dhe qirave më të lira të ambienteve. Tarifat dhe taksat lokale janë gjithashtu më të ulëta se në Tiranë.
    Në Durrës dhe në Vlorë vërehet gjithashtu një rritje, por më e kufizuar. Durrësi ka shtuar 11 biznese në industri ose +0.8% ndërsa Vlora vetëm 5 ose 0.8% më shumë. Në Dibër janë shtuar 4 biznese.
    Nga ana tjetër, qarqet që kanë shënuar rënie më të ndjeshme janë Gjirokastra dhe Kukësi, të dy me një tkurrje prej 3.5%. Në Gjirokastër, numri i bizneseve në sektorin e industrisë ra nga 254 në 245, ndërsa në Kukës nga 127 në 122.
    Rënie e ngjashme shënohet edhe në Lezhë me 3.5%. Këto shifra tregojnë për vështirësinë në ruajtjen ose nxitjen e aktivitetit industrial në qarqet më periferike ose më të vogla të vendit, ku mungesa e infrastrukturës, fuqisë punëtore ose kërkesës lokale mund të jenë faktorë pengues.
    Në qarqet e tjera si Elbasani dhe Korça ka pasur rënie të lehtë të bizneseve të industrisë, përkatësisht me 0.8% dhe 1.2%, që është reflektim i krizës së sektorit fason dhe orientimit të tregut lokal drejt sektorëve të tjerë si shërbimet.
    Qarqet më të urbanizuara ose më afër porteve dhe infrastrukturës kryesore si Tirana, Durrësi dhe Fieri vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore, ndërsa disa qarqe të vogla përballen me rënie të aktivitetit.
    Politikat zhvillimore për të nxitur industrinë në zona më pak të zhvilluara mbeten kyçe për të balancuar shpërndarjen territoriale të industrisë në Shqipëri.
    Kompanitë e ndërtimit, me rritje në të gjitha qarqet, përveç Shkodrës
    Sektori i ndërtimit ka shënuar rritjen më të madhe edhe të numrit të bizneseve si në shkallë vendi, ashtu edhe në qarqe duke konfirmuar orientimin e fortë të ekonomisë nga ky sektor.
    Në total, numri i bizneseve të ndërtimit është rritur nga 6,955 në vitin 2023 në 7,479 në vitin 2024, me një rritje me 524 biznese ose 8% më shumë sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
    Tirana mbetet pa diskutim qarku me numrin më të madh të bizneseve në këtë fushë me 3,868 biznese në vitin e kaluar, me 289 njësi më shumë ose 8%.
    Zgjerimi pasqyron dinamikën e tregut në kryeqytet, ku kërkesa për banesa vijon të jetë e lartë. Tirana zotëron 52% të të gjitha bizneseve të ndërtimit në vend.
    Qarku i dytë me rritjen më të madhe absolute është Vlora, me një shtesë prej 70 biznesesh (rritje 10%) në vitin 2024 në raport me 2023. Kjo lidhet me zhvillimin e zonës bregdetare, ku turizmi po nxit investimet në struktura akomoduese dhe rezidenciale.
    Lezha dhe Elbasani shënojnë gjithashtu rritje të konsiderueshme. Vitin e kaluar, 25 kompani ndërtimi u shtuan në Lezhë me rritje 9%, ndërsa në Elbasan u shtuan 26 biznese ose 8% më shumë
    Ndërsa pjesa më e madhe e qarqeve kanë shënuar rritje, Shkodra është i vetmi qark që ka regjistruar rënie si në terma absolutë ashtu edhe përqindje.
    Në vitin 2023 kishte 245 biznese ndërtimi, ndërsa në 2024 ky numër ka rënë në 239, me një humbje prej 6 biznesesh ose -2%. Kjo rënie ngre pikëpyetje mbi dinamikën e ekonomisë në Qarkun e Shkodrës, që lidhet me mungesën e investimeve të reja dhe rënien e fortë të popullsisë.
    Rritje më modeste janë regjistruar në qarqe si Kukësi (+2 biznese), Korça (+3), dhe Dibra (+9), duke reflektuar aktivitet më të ngadaltë në këto zona për shkak të faktorit demografik apo mungesës së projekteve të mëdha.
    Të dhënat sugjerojnë një tendencë të përgjithshme pozitive në sektorin e ndërtimit, e udhëhequr nga Tirana dhe zonat turistike si Vlora.
    Megjithatë, ndarjet rajonale tregojnë se rritja nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë, me disa qarqe që kanë përjetuar zgjerim më të shpejtë dhe të tjera që vijojnë të mbeten prapa ose të shfaqin rënie.
    Këto dallime mund të pasqyrojnë faktorë si zhvillimi ekonomik lokal, migracioni, turizmi dhe politikat publike për investime infrastrukturore, etj.
    Ndërmarrjet me mbi 50 punonjës, Elbasani me falimentet më të mëdha
    Vitin e kaluar, 27 biznese me mbi 50 punonjës u mbyllën ose ranë poshtë pragut të punësimit 50+ prej vështirësive që ka krijuar rënia e Euros dhe sfidat demografike në qarqe.
    Të dhënat tregojnë se Elbasani humbi një të pestën e bizneseve të mëdha (-21%), duke reflektuar vështirësitë në metalurgji, përpunim druri e fasoneri.
    Lezha, Dibra, Kukësi, Gjirokastra regjistruan rënie nga 4% në 14%, ku përveç kursit të këmbimit, tkurrja e shpejtë e popullsisë nuk po favorizon bizneset me shumë punonjës.
    Tirana që strehon 56% të totalit të bizneseve me mbi 50 punonjës përjetoi vitin e kaluar 13 falimente, kryesisht prodhues tekstilesh dhe përpunim ushqimor.
    Nga ana tjetër, Berati dhe Vlora, Durrësi dhe Korça kishin rritje në numër të bizneseve me mbi 50 punonjës si pasojë e zhvillimeve pozitive në turizëm dhe logjistikë.
    Prej dy vitesh, Euro ka humbur rreth 15% të vlerës kundrejt Lekut. Dobësimi ka rrënuar fitimet e sektorëve si fasoneria, përpunimi i metaleve, drurit dhe materialeve të ndërtimit etj.
    Teksa bizneset nuk mundën të rrisin çmimet e eksporteve në tregjet e Eurozonës, nga ana tjetër kostoja e pagave, energjisë dhe lëndëve të para brenda vendit u rritën prej zhvillimeve në kursin e këmbimit.
    Çdo kompani në grupin 50+ punëson mesatarisht 90-100 vetë, ndaj humbja e 27 bizneseve do të thotë rreth 2500 vende pune potencialisht të humbura.
    Përveç Euros, edhe rënia e popullsisë po ndikon në mbylljen e bizneseve me shumë punonjës në qarqe.
    Dy qarqet me rënien më të madhe të popullsisë, Shkodra dhe Dibra, po humbasin edhe sipërmarrjet me më shumë “50+”.
    Emigrimi i grupmoshave 20-40 vjeç ka boshatisur bazën e punëtorëve të tekstilit, përpunimit ushqimor dhe drurit. Kompanitë po përballen me vonesa të porosive dhe rritje pagash për të mbajtur stafin.
    Me pak banorë dhe ekonomi më të vogël, degët bankare në Dibër e Shkodër kanë zvogëluar portofolin e kredisë në disa qarqe, teksa falimentet po rriten./ MONITOR

  • Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

    Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

    Dy qarqet me rënien më të madhe të popullsisë, Shkodra dhe Dibra, po humbasin edhe sipërmarrjet me më shumë “50+”

    Emigrimi i grupmoshave 20-40 vjeç ka boshatisur bazën e punëtorëve të tekstilit, përpunimit ushqimor dhe drurit. Kompanitë po përballen me vonesa të porosive dhe rritje pagash për të mbajtur stafin.

    Me pak banorë dhe ekonomi më të vogël, degët bankare në Dibër e Shkodër kanë zvogëluar portofolin e kredisë në disa qarqe, teksa falimentet po rriten./ MONITOR/ 

  • “Emigrojnë” bizneset e qarqeve

    “Emigrojnë” bizneset e qarqeve

    Numri i bizneseve në qarqet e vendit po ndjek zhvillimet e popullsisë. Bizneset e tregtisë u tkurrën në të gjitha qarqet, përveç Durrësit dhe Tiranës në vitin 2024 në krahasim me 2023. Sektori i industrisë po zhvendoset nga qytetet e mëdha në kërkim të kostove të lira, ndërsa bumi turistik nuk e rriti numrin e bizneseve të hoteleve dhe restoranteve të cilat ishin më të pakta se në 2023. Si po i rrit pabarazitë rajonale përqendrimi i ekonomisë dhe popullsisë në Tiranë-Durrës dhe sfidat me të cilat po përballet infrastruktura, shërbimet publike dhe cilësia e jetës Blerina HoxhaE parë nga larg, fotografia e ekonomisë shqiptare duket tërheqëse me hotele dhe kulla luksoze, vizitorë nga të gjitha anët e botës.Por një vështrim më i detajuar nxjerr një realitet ku pjesa tjetër e vendit, përveç Tiranës dhe Durrësit, po përballet me tkurrje të ekonomisë dhe bizneseve kryesisht si pasojë e rënies së popullsisë.Vit pas viti, ekonomia dhe popullsia po përqendrohet në rajonin Tiranë-Durrës, duke rritur më tej sfidat për shërbimet komunitare.Të njëjtin trend po ndjekin  edhe bizneset të cilat po rriten vetëm në Rajonin e Qendrës dhe në disa zona turistike, ndërsa  shumica e qarqeve tkurret në banorë dhe biznese.Vitin e kaluar, numri i bizneseve aktive në të gjithë vendin arriti në mbi 132 mijë, me rritje 1.5% në krahasim me vitin 2023, por në 6 qarqe, kryesisht në ato të veriut, numri i tyre ishte në rënie. 47.8% e bizneseve aktive ishin në Qarkun e Tiranës në vitin 2024 nga 47.2% në vitin 2023.Urbanisti Gent Kaprata mendon se përqendrimi i popullsisë dhe ekonomisë në Tiranë-Durrës ka nxitur zhvillim më të shpejtë në këtë rajon, por kjo gjithashtu ka krijuar pabarazi të zhvillimit territorial.Mungesa e politikave për zhvillim të balancuar me investime në qarqet e tjera është kthyer në pengesë për zhvillim të qëndrueshëm kombëtar, duke zbrazur zonat e tjera dhe duke përkeqësuar sfidat urbane, tha ai. Burimi: INSTAT Nga ana tjetër, gjatë 2025, Shqipëria ka vijuar të përballet me rënie të popullsisë në të gjitha qarqet e vendit. Numri i bizneseve në disa qarqe ka ndjekur numrin e popullsisë.P.sh. popullsia e Korçës u tkurr me 2.1% në vitin 2024 në krahasim me 2023, teksa numri i bizneseve në këtë qark në të njëjtën periudhë ra me 2.4%.Gjithashtu në Qarqet e Elbasanit, Dibrës, Beratit, Kukësit, rënia e bizneseve është në raport të drejtë me popullsinë.Në disa qarqe ku turizmi është në rritje të vazhdueshme, të tilla si Durrësi, Gjirokastra, Shkodra dhe Vlora, edhe pse popullsia është në rënie, numri i bizneseve ishte në rritje në vitin 2024.Rritja bizneseve në qarqet ku ka rënie të popullsisë ka shtuar sfidat e bizneseve për gjetjen e punonjësve.Të dhënat tregojnë një ndarje gjithnjë e më të theksuar midis qarqeve që arrijnë të ruajnë dinamizmin ekonomik përkundër rënies demografike dhe atyre që po përballen me një tkurrje të dyfishtë të popullsisë dhe aktivitetit ekonomik.Përqendrimi i popullsisë dhe ekonomisë në rajonin Tiranë-Durrës ka ndikime të thella dhe të shumanshme për zhvillimin e Shqipërisë.Ky rajon tashmë përbën një zonë metropolitane, ku përqendrohen mbi një e treta e popullsisë së vendit dhe një pjesë edhe më e madhe e aktiviteteve ekonomike dhe investimeve. Turizmi në rritje, nuk reflektohet në zgjerimin e bizneseve të hoteleve dhe restoranteveTurizmi ka qenë kryefjala e ekonomisë në tre vitet e fundit për kontributin në rritje, në të ardhura, punësim etj., por kjo nuk u reflektua në një numër më të madh restorantesh dhe hotelesh vitin e kaluar.Të dhënat zyrtare mbi numrin e hoteleve dhe restoranteve për vitin 2024 tregojnë rënie të lehtë në shkallë kombëtare, me 0.5% krahasuar me vitin 2023.Numri i përgjithshëm i njësive zbriti nga 17,962 në 2023 në 17,879 në 2024, një ndryshim modest, por domethënës në kontekstin e rritjes së turizmit në vend.Rënia më e theksuar u regjistrua në Elbasan, me 6.3%, duke humbur 83 njësi akomoduese dhe restorante.Edhe Korça dhe Kukësi pësuan tkurrje të ndjeshme përkatësisht 5.0% dhe 3.9%, ndërsa Dibra dhe Lezha pësuan ulje më të lehta, me 2.9% dhe 3.0%.Reduktimi në disa qytete me potencial të lartë zhvillimi turistik lidhet me faktorë si investimet e ngadalta publike apo ndryshimet në preferencat e turistëve.Nga ana tjetër, disa qarqe regjistruan rritje, duke sinjalizuar zhvillim selektiv të infrastrukturës turistike.Vlora dhe Shkodra ishin ndër të paktat që përfituan, me rritje përkatëse prej 1.6% dhe 2.4%, ndërsa Gjirokastra dhe Tirana patën rritje prej 4.0% dhe 0.7% secila.Tirana mbetet një nga qendrat kryesore të restoranteve dhe hoteleve me mbi 6,200 njësi aktive, ndërkohë që Vlora ruan pozicionin si destinacion bregdetar me rritje të qëndrueshme.Durrësi, pavarësisht statusit si një nga qytetet më të vizituara nuk kishte rritje të bizneseve, madje një prej tyre u mbyll.Rënia në disa qarqe dhe rritja në të tjera shfaq një panoramë të fragmentuar të zhvillimit turistik, që kërkon strategji më të përqendruara për të rritur konkurrueshmërinë dhe kapacitetin mikpritës në të gjithë vendin.Në qarqe si Elbasani, Korça dhe Kukësi, rënia e strukturave të akomodimit mund të lidhet me mungesën e investimeve të reja në infrastrukturën mbështeste si rrugët dhe energjia.Shumë biznese të vogla, të hapura pas pandemisë, gjithashtu kanë mbyllur aktivitetin për shkak të kostove në rritje, konkurrencës së lartë apo mungesës së vizitorëve gjatë sezonit të dimrit.Në zonat më pak të zhvilluara, sidomos në veri dhe lindje, mungesa e stafit të kualifikuar ose largimi i të rinjve për emigrim po pengon funksionimin e hoteleve apo hosteleve ekzistuese.Zonat me turizëm të kufizuar në muajt e verës kanë më pak interes për investitorët.Në qytete si Vlora, Tirana dhe Shkodra, rritja e numrit të vizitorëve të huaj dhe shqiptarë ka nxitur hapjen e strukturave të reja, kryesisht apartamente me qira ditore dhe hotele. Burimi: INSTAT Bizneset e tregtisë, rënie në të gjitha qarqet përveç Durrësit dhe TiranësNumri i bizneseve në sektorin e tregtisë sipas qarqeve për vitet 2023 dhe 2024 tregon rritje të lehtë në nivel kombëtar, me një shtesë prej 348 njësish tregtare ose 0.8%, por pas kësaj rritjeje të përgjithshme fshihet rënia e aktiviteteve të tregtisë në 10 qarqe.Të dhënat zyrtare tregojnë se Tirana regjistron rritjen më të madhe absolute, me 498 njësi tregtare më shumë në vitin 2024 krahasuar me një vit më parë, ose 2.6% më shumë. E ndjekur nga Durrësi, me 109 njësi më shumë, ose me shtesë 2.1%.Këto dy qarqe përfaqësojnë zonat më të populluara dhe më dinamike ekonomikisht në vend.Në të kundërt, qarqe të tjera kanë pësuar rënie të bizneseve që operojnë në sektorin e tregtisë si Dibra (-2.2%), Kukësi (-2.5%), dhe Lezha (-1.7%).Kjo rënie nuk është e rastësishme, pasi këto janë ndër qarqet më të prekura nga emigracioni dhe plakja e popullsisë. Mungesa e fuqisë punëtore dhe e konsumatorëve potencialë po e bën gjithnjë e më të vështirë mbajtjen në këmbë të bizneseve lokale.Po ashtu, qarqe si Gjirokastra (-1.1%), Vlora (-1.0%) dhe Elbasani (-1.3%) kanë pësuar rënie, ndonëse më të moderuar.Në disa qarqe të tjera si në Gjirokastër dhe në Vlorë, emigracioni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera ka ndikuar vazhdimisht në tkurrjen e aktivitetit ekonomik lokal.Të dhënat e vitit 2024 mbështetën trendin, ku bizneset e tregtisë po ndjekin popullsinë.Me përqendrimin e shqiptarëve në zonat urbane dhe metropolitane, sidomos në Tiranë dhe në Durrës, bizneset e vogla dhe të mesme po zhvendosen gjithashtu drejt këtyre zonave ku mundësitë për treg dhe punësim janë më të larta.Nga ana tjetër, qarqet me rënien e bizneseve në sektorin e tregtisë përballen me sfida që nuk janë thjesht një çështje ekonomike, por reflektojnë transformim më të gjerë social dhe demografik. Burimi: INSTAT Kriza e industrisë përpunuese reflektohet në qytetet e mëdhaIndustria e përpunuese, sidomos sektori fason, ka hyrë në një cikël krize prej tre vitesh në vitin 2025 nga pasojat negative që krijoi nënçmimi i Euros, shtrenjtimi i kostove të brendshme nga rritja e pagës minimale dhe rënia e kërkesës nga jashtë.Megjithatë bizneset në fushën e industrisë shënuan rritje të lehtë në vitin 2024, kryesisht nga zgjerimi i njësive të agroindustrisë.Nga viti 2023 në vitin 2024, vihet re rritje shumë e lehtë në total në nivel kombëtar, me vetëm 11 biznese duke e çuar totalin në 9,683 njësi nga 9,672 vitin pararendës.Kjo përfaqëson rritje minimale prej 0.1%, që tregon se sektori industrisë nuk ka zhvillime dinamike në shkallë të gjerë.Tirana mbetet qarku me numrin më të madh të bizneseve industriale, me 3,490 biznese në vitin 2024.Megjithatë, ky qark ka pësuar rënie prej 7 biznesesh në krahasim me vitin 2023, përkatësisht 0.2%, kryesisht si rrjedhojë e falimentit të bizneseve nënkontraktore që qepnin veshje dhe këpucë për kompanitë më të mëdha të eksportit.Ndër qarqet me rritje pozitive, spikasin Shkodra dhe Fieri. Në Shkodër janë shtuar 15 biznese në sektorin e industrisë duke e çuar numrin e tyre në 529 në 2024 nga 514 që ishin në 2023, që përfaqëson një rritje prej 2.9%.Edhe në Fier, rritja është e krahasueshme ku në vitin 2024 u numëruan 860 biznese në fushën e industrisë nga 875 biznese në vitin 2024, me rritje 1.7%.Zhvendosja në qarqe e industrisë vjen për shkak edhe të kostove më të lira të fuqisë punëtore dhe qirave më të lira të ambienteve. Tarifat dhe taksat lokale janë gjithashtu më të ulëta se në Tiranë.Në Durrës dhe në Vlorë vërehet gjithashtu një rritje, por më e kufizuar. Durrësi ka shtuar 11 biznese në industri ose +0.8% ndërsa Vlora vetëm 5 ose 0.8% më shumë. Në Dibër janë shtuar 4 biznese.Nga ana tjetër, qarqet që kanë shënuar rënie më të ndjeshme janë Gjirokastra dhe Kukësi, të dy me një tkurrje prej 3.5%. Në Gjirokastër, numri i bizneseve në sektorin e industrisë ra nga 254 në 245, ndërsa në Kukës nga 127 në 122.Rënie e ngjashme shënohet edhe në Lezhë me 3.5%. Këto shifra tregojnë për vështirësinë në ruajtjen ose nxitjen e aktivitetit industrial në qarqet më periferike ose më të vogla të vendit, ku mungesa e infrastrukturës, fuqisë punëtore ose kërkesës lokale mund të jenë faktorë pengues.Në qarqet e tjera si Elbasani dhe Korça ka pasur rënie të lehtë të bizneseve të industrisë, përkatësisht me 0.8% dhe 1.2%, që është reflektim i krizës së sektorit fason dhe orientimit të tregut lokal drejt sektorëve të tjerë si shërbimet.Qarqet më të urbanizuara ose më afër porteve dhe infrastrukturës kryesore si Tirana, Durrësi dhe Fieri vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore, ndërsa disa qarqe të vogla përballen me rënie të aktivitetit.Politikat zhvillimore për të nxitur industrinë në zona më pak të zhvilluara mbeten kyçe për të balancuar shpërndarjen territoriale të industrisë në Shqipëri. Burimi: INSTAT Kompanitë e ndërtimit, me rritje në të gjitha qarqet, përveç ShkodrësSektori i ndërtimit ka shënuar rritjen më të madhe edhe të numrit të bizneseve si në shkallë vendi, ashtu edhe në qarqe duke konfirmuar orientimin e fortë të ekonomisë nga ky sektor.Në total, numri i bizneseve të ndërtimit është rritur nga 6,955 në vitin 2023 në 7,479 në vitin 2024, me një rritje me 524 biznese ose 8% më shumë sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.Tirana mbetet pa diskutim qarku me numrin më të madh të bizneseve në këtë fushë me 3,868 biznese në vitin e kaluar, me 289 njësi më shumë ose 8%.Zgjerimi pasqyron dinamikën e tregut në kryeqytet, ku kërkesa për banesa vijon të jetë e lartë. Tirana zotëron 52% të të gjitha bizneseve të ndërtimit në vend.Qarku i dytë me rritjen më të madhe absolute është Vlora, me një shtesë prej 70 biznesesh (rritje 10%) në vitin 2024 në raport me 2023. Kjo lidhet me zhvillimin e zonës bregdetare, ku turizmi po nxit investimet në struktura akomoduese dhe rezidenciale.Lezha dhe Elbasani shënojnë gjithashtu rritje të konsiderueshme. Vitin e kaluar, 25 kompani ndërtimi u shtuan në Lezhë me rritje 9%, ndërsa në Elbasan u shtuan 26 biznese ose 8% më shumëNdërsa pjesa më e madhe e qarqeve kanë shënuar rritje, Shkodra është i vetmi qark që ka regjistruar rënie si në terma absolutë ashtu edhe përqindje.Në vitin 2023 kishte 245 biznese ndërtimi, ndërsa në 2024 ky numër ka rënë në 239, me një humbje prej 6 biznesesh ose -2%. Kjo rënie ngre pikëpyetje mbi dinamikën e ekonomisë në Qarkun e Shkodrës, që lidhet me mungesën e investimeve të reja dhe rënien e fortë të popullsisë.Rritje më modeste janë regjistruar në qarqe si Kukësi (+2 biznese), Korça (+3), dhe Dibra (+9), duke reflektuar aktivitet më të ngadaltë në këto zona për shkak të faktorit demografik apo mungesës së projekteve të mëdha.Të dhënat sugjerojnë një tendencë të përgjithshme pozitive në sektorin e ndërtimit, e udhëhequr nga Tirana dhe zonat turistike si Vlora.Megjithatë, ndarjet rajonale tregojnë se rritja nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë, me disa qarqe që kanë përjetuar zgjerim më të shpejtë dhe të tjera që vijojnë të mbeten prapa ose të shfaqin rënie.Këto dallime mund të pasqyrojnë faktorë si zhvillimi ekonomik lokal, migracioni, turizmi dhe politikat publike për investime infrastrukturore, etj. Burimi: INSTAT Ndërmarrjet me mbi 50 punonjës, Elbasani me falimentet më të mëdhaVitin e kaluar, 27 biznese me mbi 50 punonjës u mbyllën ose ranë poshtë pragut të punësimit 50+ prej vështirësive që ka krijuar rënia e Euros dhe sfidat demografike në qarqe.Të dhënat tregojnë se Elbasani humbi një të pestën e bizneseve të mëdha (-21%), duke reflektuar vështirësitë në metalurgji, përpunim druri e fasoneri.Lezha, Dibra, Kukësi, Gjirokastra regjistruan rënie nga 4% në 14%, ku përveç kursit të këmbimit, tkurrja e shpejtë e popullsisë nuk po favorizon bizneset me shumë punonjës.Tirana që strehon 56% të totalit të bizneseve me mbi 50 punonjës përjetoi vitin e kaluar 13 falimente, kryesisht prodhues tekstilesh dhe përpunim ushqimor.Nga ana tjetër, Berati dhe Vlora, Durrësi dhe Korça kishin rritje në numër të bizneseve me mbi 50 punonjës si pasojë e zhvillimeve pozitive në turizëm dhe logjistikë.Prej dy vitesh, Euro ka humbur rreth 15% të vlerës kundrejt Lekut. Dobësimi ka rrënuar fitimet e sektorëve si fasoneria, përpunimi i metaleve, drurit dhe materialeve të ndërtimit etj.Teksa bizneset nuk mundën të rrisin çmimet e eksporteve në tregjet e Eurozonës, nga ana tjetër kostoja e pagave, energjisë dhe lëndëve të para brenda vendit u rritën prej zhvillimeve në kursin e këmbimit.Çdo kompani në grupin 50+ punëson mesatarisht 90-100 vetë, ndaj humbja e 27 bizneseve do të thotë rreth 2500 vende pune potencialisht të humbura.Përveç Euros, edhe rënia e popullsisë po ndikon në mbylljen e bizneseve me shumë punonjës në qarqe.Dy qarqet me rënien më të madhe të popullsisë, Shkodra dhe Dibra, po humbasin edhe sipërmarrjet me më shumë “50+”Emigrimi i grupmoshave 20-40 vjeç ka boshatisur bazën e punëtorëve të tekstilit, përpunimit ushqimor dhe drurit. Kompanitë po përballen me vonesa të porosive dhe rritje pagash për të mbajtur stafin.Me pak banorë dhe ekonomi më të vogël, degët bankare në Dibër e Shkodër kanë zvogëluar portofolin e kredisë në disa qarqe, teksa falimentet po rriten.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • SYRI TV/ Rama pranon dështimin e turizmit, fajin ia faturon bizneseve! Vjet suksesin ia faturoi vetes

    SYRI TV/ Rama pranon dështimin e turizmit, fajin ia faturon bizneseve! Vjet suksesin ia faturoi vetes

     Kryeministri Edi Rama ka pranuar indirekt dështimin e sezonit turistik për këtë vit. Por teksa shifrat rekord të vitit 2024 i personalizonte si sukses të qeverisë së tij, për dështimin e këtij sezoni Kryeministri fajësoi bizneset por edhe vet pushuesit. Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, Rama paralajmëroi se Plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut nuk do t`u jepen më privatëve. Gjithashtu, Kryeministri pranoi edhe masakrën e betonit në plazhet e vendit, duke thën se qeveria do t`i rikthehet mbjelljes së pishave.
    Nga SYRI TV 

    “Them se nuk është absolutisht marrëzi, të mendosh duke parë si ka filluar këtë vit që shifra e 20 milionë turistëve do të arrihet më përpara dhe në 2030 kërkesa mund të arrijë në 30 milion” deklaroi Rama më 29 prill.

    Teksa një vit më parë Kryeministri Edi Rama i personalizonte shifrat dhe suksesin në Turizëm, dështimin e sezonit aktual turistik, kreu i qeverisë ia faturoi sot bizneseve dhe pushuesve.

    Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive në vend, Rama akuzoi bizneset se larguan turistët duke rritur çmimet, ndërsa kritikave nuk i shpëtuan as vetë pushuesit që vijnë në Shqipëri, që sipas kryeministrit janë ndotësit e zonave turistike.

    Në plazhet e dhunuara, kjo është fjala e duhur e Ksamilit, shqipe që mblidhen për të shijuar bukuritë dhe pushimet e që në të njëjtën kohë shkarkojnë plehrat nga makinat e tyre’ tha Rama.

    Teksa hoqi dorë përfundimisht nga rritja e  numrit të turistëve, duke pretenduar vizitorë cilësorë, Edi Rama tregoi se i kishe vënë syrin edhe dy plazheve më të lakmuara të vendit, Dhërmiut dhe Ksamilit. Ai paralajmëroi se këto plazhe nuk do t`u jepen më bizneseve private nga viti i ardhshëm.

    “Nuk mund të jetë më pre e injorantëve. Tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë privat. Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijnë nga zona të tjera për të vendosur çadra që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujrat e zeza në det”

    Kreu i qeverisë pranoi indirekt edhe masakrën e betonizimit të plazheve dhe zonave turistike në vend, duke u shprehur se qeveria do të rikthejë mbjelljen e pishave në zonat bregdetare.

    “Do të rikthejmë pishat si pjesë e një historie që nuk duhet të mbetet arsye për tu keqardhur”

    Turizmi veror në vend shënoi një nga sezonet me të dobëta të viteve të fundit, për shkak të rënies drastike të numrit të vizitorëve që kaluan pushimet në plazhet e Jonit dhe Adriatikut.

  • Shuarja e vendeve të punës/ Falimentojnë 700 biznese në 6 muaj në Kosovë, shkak shtrenjtimi i…

    Shuarja e vendeve të punës/ Falimentojnë 700 biznese në 6 muaj në Kosovë, shkak shtrenjtimi i…

    Rreth 700 biznese janë mbyllur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kosovë. Rritja e importit, shtrenjtimi i energjisë elektrike, mungesa e fuqisë punëtore, konkurrenca jo e drejtë dhe mungesa e një ligji për mbrojtjen e bizneseve, konsiderohen disa nga faktorët që ndikuan në mbylljen e qindra bizneseve.
    Ndonëse, ka edhe një numër të bizneseve të reja të regjistruara në këtë periudhë, vlerësohet se kjo shifër e shuarjes duhet të jetë sinjal alarmues për qeverinë dhe institucionet e vendit.
    Me falimentimin e bizneseve, konsiderohet se po shuhen shumë vende të punës, çka rrjedhimisht ndikon në rritjen e shkallës së varfërisë në vend.
    Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti, thotë për KosovaPress se në vend të mbylljes, Kosova ka nevojë për hapjen e bizneseve të reja dhe fuqizimin e atyre ekzistuese, por përballja me sfida të shumta, siç potencon ai, po e vështirëson këtë proces.
    Ahmeti thekson se kostoja e lartë e punës, inflacioni, varësia nga importi dhe rritja e çmimit të rrymës janë ndër faktorët kryesorë që po rrezikojnë qëndrueshmërinë e bizneseve.
    Ai shtoi se konkurrenca e ashpër nga produktet e importuara, rritja e çmimeve dhe mungesa e një ligji që mbron bizneset vendore, po e bëjnë të vështirë mbijetesën e tyre.
    Një tjetër problem serioz, sipas Ahmetit, përveç mungesës së punëtorëve, është edhe largimi i atyre me përvojë, gjë që po e dëmton rëndë tregun vendor.
    Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) thonë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë mbyllur 698 biznese. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i mbylljes së bizneseve ishte 833, ndonëse krahasuar me periudhën përkatëse të vitit të 2024, këtë vit ka një rënie të numrit të bizneseve që janë shuar.
    “Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë shuar/mbyllur 698 biznese, për derisa, për të njëjtën periudhë kohore, në vitin 2024 janë shuar/mbyllur 833 biznese. Për periudhën kohore, Janar – Dhjetor 2024 janë shuar/mbyllur 1633 biznese”, thuhet në përgjigjen e MINT-it dërguar për KosovaPress.
    Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli, thotë se mbyllja e bizneseve viteve të fundit nuk po ndodh vetëm tek bizneset sezonale, siç ishte më parë, por sipas tij po prek edhe ndërmarrjet e mëdha me shumë punëtorë.
    Siç thekson Qorrolli, shkaktarët kryesorë janë kostot e larta nga importi, shpenzimet institucionale dhe presionet nga borxhet publike.
    Ai thotë se kostoja nga energjia elektrike dhe shërbimet e tjera që vijnë nga importi po e rëndojnë ndjeshëm situatën.
    Edhe Qorrolli potencon se mungesa e fuqisë punëtore dhe pamundësia për të funksionuar me staf të reduktuar po e shtojnë pasigurinë, ndërsa kompanitë më të mëdha janë ato që po përballen me rrezikun më të madh të mbylljes.
    Krahas përgjigjes për mbylljen e bizneseve, MINT-i thotë se nga janari deri në qershor të këtij viti janë hapur mbi 6 mijë e 600 biznese të reja. Shifër kjo më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
    “Janar – qershor 2024 janë hapur gjithsej 6065 biznese të reja. Janar – qershor 2025 janë hapur gjithsej 6642 biznese të reja”, thuhet në përgjigjen e MINT-it.
    Lidhur me profilizimin e bizneseve të reja, Kushtrim Ahmeti drejtor ekzekutiv në DHTIK thotë se pjesa dërrmuese e bizneseve të reja që janë hapur vitet e fundit janë shërbyese ose tregtare, por jo prodhuese.
    Ai potencon se mungesa e gatishmërisë për të hapur biznese prodhuese po ndalon rritjen e prodhimit vendor, krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin ekonomik të vendit.
    Ndërkaq, eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli, thotë bizneset e reja po hapen kryesisht me nga 5 deri në 10 punëtorë, e që sipas tij nuk ofrojnë siguri për zhvillim afatgjatë.
    Sipas tij, kur këto biznese të përpiqen për zgjerim, ato po përballen me sfida të mëdha që mund t’i pengojë të mbijetojnë.
    KosovaPress ka pyetur MINT-in edhe për natyrën (profilin) e bizneseve që janë mbyllur dhe atyre që janë hapur, porse nuk ka marrë përgjigje.
    Megjithatë në vitin 2024 janë mbyllur mbi 1 mijë e 600 biznese. Ndërkaq, në vitin 2023 kanë falimentuar afro 1 mijë e 500 biznese
    Ndërsa, ditë më parë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati shkroi në Facebook se numri i bizneseve të reja ka shënuar edhe një rekord të ri në vitin e kaluar. Sipas Muratit, në vitin 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, që sipas tij përbën një rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak.
    ‘’Lajmi i mirë është se viti 2025 pritet ta tejkalojë vitin 2024 me rekord të ri. Deri në muajin qershor 2025 janë regjistruar 6,642 biznese, dhe me këtë ritëm shifra për tërë vitin pritet ta tejkalojë numrin 13 mijë për bizneset e reja të regjistruara’’, ka shkruar ai.

  • Pse bizneset preferojnë të kursejnë në euro?

    Pse bizneset preferojnë të kursejnë në euro?

    Depozitat në euro rezultojnë të jenë rritur në mënyrë të konsiderueshme edhe për bizneset. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rreth 283 miliardë lekë ishin depozitat e bizneseve në banka gjatë korrikut, shifër kjo rreth 3.5% më e lartë se në muajin pararendës.
    Të gjitha paratë që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë, pra paratë në llogaritë bankare, në llogari kursimi, në depozita afatshkurtra ose afatgjata dhe të tjera llogariten si depozita të përfshira në paranë e gjerë.
    Depozitat në lekë të bizneseve kapin një vlerë prej 116 miliardë lekësh, ndërsa ato në valutë kanë arritur në 166 miliardë lekë në korrik. Nëse bëjmë një krahasim me muajin qershor, kuptojmë që depozitat në lekë kanë pësuar një rritje me gati 3.3%, ndërsa ato në valutë janë rritur me 3.7%.
    Ndërkohë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat e transferueshme, të cilat i referohen parave që ne mbajmë në llogaritë tona bankare, janë ato me shumën më të lartë, ndjekur nga depozitat e tjera dhe depozitat me likuiditet të lartë, pra ato pa afat.
    Pjesa më e madhe e depozitave janë në Tiranë, pasi në këtë qark është përqendruar shumica e popullsisë dhe bizneseve.
    Për sa i përket normave të interesit të depozitave në lek, ato kanë qenë në rënie të vazhdueshme në 2025. Pavarësisht se normat e interesit nuk kanë qenë shumë të favorshme dhe fitimi nga depozitat është më i vogël se më parë, kursimet e shqiptarëve në bankë kanë qenë sërish në rritje. Ndërkohë, normat e interesit për depozitat në euro mbeten më të ulëta se ato në lek.