Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, ka pritur sot përfaqësues nga Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) dhe bankat partnere.
Takimi u fokusua në prezantimin e skemave mbështetëse dhe instrumenteve financiare që synojnë të ndihmojnë bizneset vendase në rritjen e investimeve dhe lehtësimin e qasjes në financa. Ky bashkëpunim shihet si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik lokal, duke krijuar më shumë mundësi për sipërmarrësit dhe nxitjen e ekonomisë në rajon.
Bashkia Sarandë vijon angazhimin për të mbështetur bizneset dhe për të forcuar lidhjet me partnerë ndërkombëtarë që sjellin investime dhe ekspertizë në zhvillimin e sektorit privat.
Tag: bizneset
-

Pagat largojnë të rinjtë nga fshati! Ekspertët thirrje bizneseve: Rrisni rrogat, ose…
Krahu i punës në zonat rurale tashmë është bërë një sfidë për bizneset bujqësore dhe ato blegtoriale, sepse pagat në bujqësi ofrohet me bazë ditore për shkak të natyrës sezonale të punës. Përballë këtyre kushteve, shumë të rinj kanë preferuar të largohen përgjithnjë nga jeta e fshatit.
Duke pasur këtë nivel page ka pak mundësi dhe hapësira që një i ri të zhvillohet profesionalisht në zonat ruralë, bën që shumë prej tyre të zgjedhin zbritjen në qytet e kthehen në darkë në shtëpi , apo të shohin një rrugë zgjidhje emigracionin që bëjnë të njëjtën proces punë por kanë tjetër vlerësim në pagë“-shprehet Erion Muça, ekspert punësimi.
Sipas ekspertit të punësimit, Erion Mucca, një pjesë e fajit se përse fshati ka mbet pa punëtor e kanë vetë bizneset pasi nuk ofrojnë kushte të mira punë duke filluar që nga pagesa e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, e deri tek ditët e pushimit.
“Janë shumë pak ato sipërmarrje apo ferma agroturistike që i sigurojnë punonjësit për nevojat që kanë gjë që bën që mënyra se si trajtohet marrëdhënia e punës në këtë sektor është më para në dorë”, deklaroi për Top Channel.
Në zonat e Lushnjës dhe Fierit aty ku zhvillohet bujqësia intensive dita e punës në sera kap vlerën e 1500-2000 lekë të reja, bujqit paralajmërojnë se sezonin e ardhëm ata do të kërkojnë rritje page pasi punë në bujqësi është tepër e vështirë. -

Rama: Hotelet që parapaguajnë 65% të kapacitetit nuk do të kenë kontrolle gjatë sezonit veror
Kryeministri Edi Rama ka propozuar një skemë të re për formalizimin e sektorit të hotelerisë, duke ofruar një marrëveshje parapagimi për bizneset që dëshirojnë të shmangin kontrollet tatimore gjatë sezonit veror. Gjatë një takimi me sipërmarrës në Sarandë, Rama njoftoi se hotelet që pranojnë të deklarojnë paraprakisht 65% të kapacitetit të tyre për periudhën maj-shtator, nuk do të përballen me inspektime tatimore.
“Duam ta fillojmë me këtë dhe kush paguan 65% të zënë për gjithë periudhën maj-shtator, nuk ka asnjë kontroll. Për më tepër, 30% e periudhës së dimrit do të përfshihet në këtë skemë, për të ndihmuar bizneset të mbajnë minimumin e stafit gjatë gjithë vitit,” tha Rama. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Ai theksoi se kjo skemë është rezultat i konsultimeve me operatorët turistikë dhe se qeveria synon një formalizim gradual të sektorit, duke shmangur kontrollet e ashpra dhe krijimin e presionit mbi bizneset.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Në të njëjtin takim, kryeministri foli edhe për zhvillimet urbane në Sarandë dhe Ksamil, duke paralajmëruar kontrolle më të rrepta mbi administrimin e plazheve dhe duke përjashtuar mundësinë që pronarët e restoranteve të menaxhojnë shezlongët. Përveç kësaj, Rama njoftoi se falë inteligjencës artificiale, bizneset do të monitorohen nga inspektori virtual për të siguruar korrektësinë e faturave.
Sipas tij, hyrja e Shqipërisë në BE do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e vlerës së pronave, duke i inkurajuar investitorët të përfitojnë nga ky moment.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Burger King solidarizohet me konkurentët: “Të mbështesim njëri-tjetrin!”
Situata e pandemisë globale ka patur një ndikim të thellë në ekonomitë familjare, duke ulur numrin e të punësuarëve dhe të ardhurat nga bizneset familjare në sektorin e shërbimeve. Kjo ka qenë arsyeja pas një veprimi të paprecedent solidariteti, që Burger King në Shqipëri ka ndërmarrë ndaj konkurentëve të tij.
Në lajmërimin e publikuar ditën e djeshme në kanalet e tyre në rrjetet sociale, stafi I Burger King Tiranë i bën thirrje klientëve të kryejnë porosi edhe tek operatorët e tjerë të industries së ushqimit të shpejtë apo restorante, si shenjë solidariteti dhe ndihme shumë të nevojshme, për të gjithë ata të rinj e të reja familjarë të punësuar në këtë industri, në këtë periudhë të vështirë.
“…E çuditshme sa mund t’ju duket që kjo kërkesë të vijë nga ne, njejtë si Burger King që punëson shumë të rinj, të reja e familjarë, edhe restorantet e tjera në vend kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen tuaj!
Ndaj, nëse doni të jepni kontributin tuaj, vazhdoni të porositni përmes shërbimeve delivery apo të ‘merre-me-vete’…”
Kështu shprehet stafi i Burger King në deklaratën e tyre, duke krijuar një precedent të ri dhe frymëzues për të gjitha industritë e biznesit në Shqipëri, në një moment kaq delikat për ekonomitë e shumë familjeve.
E ardhmja është e përbashkët, edhe kur ajo duket e vështirë.
Ky është mesazhi që Burger King ka zgjedhur “të ushqejë” në tregun shqiptar, si një nxitje për të ndihmuar edhe bizneset e vogla lokale, në mënyrë që ky dimër pandemie të jetë i ngrohtë për të gjithë.
