Tag: biznese

  • Nga Martinajt tek Malltezi e Kryemadhi/ 301 prona të sekuestruara nga SPAK dhe prokuroritë, apartamente, vila dhe biznese

    Nga Martinajt tek Malltezi e Kryemadhi/ 301 prona të sekuestruara nga SPAK dhe prokuroritë, apartamente, vila dhe biznese

    Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar për herë të parë pasuritë e sekuestruara, me synimin për të rritur transparencën dhe efektivitetin e administrimit të këtyre pasurive.

    Në një katalog me 615 faqe pronat janë publikuar me pamje në të cilat jepen edhe të dhëna për çdo objekt, shpaloset edhe pasaporta me sipërfaqen, koordinatën në hartë, fotot dhe vlera që ajo ka sot në treg.
    Libri përfshin gjithë territorin e vendit, dhe janë afro 300 prona të sekuestruara, numri më i madh i të cilave janë në Tiranë dhe Vlorë. Nëse ndalemi në kategorinë  e pronave të sekuestruara përfshihen që nga vilat luksoze, apartamentet, garazhet, toka bujqësore, biznese të ndryshme e deri tek automjetet.
    Mes qindra pronave, në listë janë pasuritë e politikanëve por dhe eksponentëve të krimit të organizuar.
    Duke nisur nga Tirana në sy bien prona të sekuestruara të dhëndrit të Ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Apartamente, biznese, lokale palestra e deri tek bodrumet dhe garazhet. Kjo është një ndër vilat luksoze e pozicionuar në Gjirin e Lalzit anës plazhit, me sipërfaqe 187 metra katrorë, e vlerësuar sipas AASK rreth 11.9 milionë lekë.
    Më tej vihen re dhe pronat e ish-bashkëshortes së Ilir Metës, Monika Kryemadhit. Në zonën e Kodrës së Diellit, 2 katëshe me vlerë 51.7 milionë lekë. Në të cilën dallohen dhomat e mirëmodeluara së bashku me verandën.
    Në katalog rezultojnë të sekuestruara edhe pronat e Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit, i zhdukur prej gati 3 vitesh. Në Kurbin, prona në Surrel vilë 2 katëshe e rrethuar me kënd lojrash, por edhe në jug të vendit.
    Para bllokimit me vendim gjykate, ato janë përdorur për qëllime banimi e biznesi, ku bie në sy aktivitete si bare, njësi tregtare, por edhe garazhe e sipërfaqe toke të lira.
    Ky publikim pason katalogun e pasurive të konfiskuara, realizuar në shkurt të këtij viti dhe është pjesë e një procesi gjithëpërfshirës inventarizimi të ndërmarrë nga Agjencia.

    Top Channel

  • Vila, apartamente dhe biznese/ Nga Martinaj, tek Malltezi e Ahmetaj, KATALOGU me pronat e sekuestruara nga SPAK

    Vila, apartamente dhe biznese/ Nga Martinaj, tek Malltezi e Ahmetaj, KATALOGU me pronat e sekuestruara nga SPAK

    Pamjet e pasurive të sekuestruara

    TIRANË- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar një “katalog” me gati 700 faqe ku listohen të gjitha pasuritë që i janë sekuestruar subjekteve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të 12 qarqet e vendit janë fotografuar dhe janë zbuluar detaje mbi të gjitha pasuritë, kryesisht apartamente të të gjithë subjekteve të SPAK. Në katalog, ka pasuri që u janë sekuestruar nga shteti bossëve të botës së krimit, por edhe politikanëve. Tek këta të fundit listohen dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi; Alqi Bllako, Jorgo Goro, Ilir Beqaj por edhe Monika Kryemadhi. Krahas fotove të pronave, AAPS, ka bërë edhe një vlerësim sesa kushtojnë secila nga këto pasuri sot në treg.
    Pronat e sekuestruara përfshijnë vila luksoze, apartamente, garazhe, toka bujqësore, biznese të ndryshme, automjete.
    Disa nga pronat e Malltezit: 

    Vila e Monika Kryemadhit

    Kodra e Diellit

    PRONAT E AHMETAJT: 
    Vila e bashkëjetueses së ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha në Hamallaj të Durrësit dhe prona ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka.

    Vila në Hamallaj

    Vila në Palasë

    Ervis Martinaj

    Alqi dhe Edmond Bllako

    Aparatamenti në Vlorë i Ilir Beqajt

    Prona në Gjilekë, investimi strategjik i Artan Gaçit

    Saimir Taullau, Lushnje

    Por sigurisht, jo të gjitha pronat kanë shifra marramendëse dhe konsiderohen si “luksoze”./ZËRI
    KATALOGUN E PLOTË E GJENI MË POSHTË:
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Piro Dhima takime nëpër biznese: Gjirokastra është një shembull i gjallë i forcës dhe vullnetit të njerëzve punëtorë

    Piro Dhima takime nëpër biznese: Gjirokastra është një shembull i gjallë i forcës dhe vullnetit të njerëzve punëtorë

    Kandidati i PS për deputet, Piro Dhima, ka vijuar takimet elektorale në Gjirokastër. Së fundi ai ka qenë nëpër disa biznese e tregtarë të qytetit.
    “Me njerëz të palodhur që punojnë çdo ditë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten, familjet dhe komunitetin tonë. Nga bizneset e vogla,te sipërmarrjet më të mëdha që krijojnë vende pune, Gjirokastra është një shembull i gjallë i forcës dhe vullnetit të njerëzve punëtorë”, shkruan Dhima teksa publikon foto nga takimet.

  • 11 mijë biznese të reja janë hapur nga gratë në dy vite

    11 mijë biznese të reja janë hapur nga gratë në dy vite

    Qendra Kombëtare e Biznesit ndau sot në rrjete sociale disa shifra konkrete nga regjistrat e QKB-së. Shifra që dëshmojnë rritjen e numrit të sipërmarrjeve të drejtuar nga gratë, gjatë viteve të fundit.
    Në dy vitet e fundit, mbi 11 mijë biznese të reja janë hapur nga gratë në Shqipëri. Në vitin 2024, numri i bizneseve të drejtura nga gratë u rrit në 5754, kundrejt 5577 të tilla që ishin në vitin 2023.

    Qeveria ka në fokus mbështetjen e grave në sipërmarrje përmes politikave dhe programeve të ndryshme financiare. Kjo që lehtësojnë angazhimin e tyre në biznes duke rritur me tej nismat e tyre në aktivitete të ndryshme ekonomike dhe sociale.