Tag: biznese

  • Arestohen 2 inspektorë të IMT-së së Tiranës, morën para nga biznese dhe individë për të mos…

    Arestohen 2 inspektorë të IMT-së së Tiranës, morën para nga biznese dhe individë për të mos…

    Dy punonjës me detyrë inspektor pranë IMT bashkia Tiranë janë arrestuar nga Policia e Shtetit pasi kane dyshime se kane marrë para për të favorizuar biznese apo banesa nga prishja kundrejt shumave te parave.
    Burime për gazetarin Ora News Edison Vatnikaj bëjnë ne dije se Policia pasi mori indicie vuri ne dijeni edhe SPAK për të cilën të njëjta burime thonë se kanë raste të dokumentuara.
    Operacioni sapo është zhvilluar e ndërsa pritet të këtë edhe një komunikim për mediat. Deri me tani 2 persona janë të dyshuar e cila është faktuar më prova, por ka dyshime se rrjeti është me i madh.
    Tashmë materialet janë dërguar strukturës se posaçme.

  • BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

    BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

    Bashkimi Evropian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), duke e rikonfirmuar mbështetjen e tij për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në vend.Fondet u disbursuan më 19 gusht 2025 dhe janë pjesë e ndihmës së përgjithshme prej 75 milionë eurosh që ka ofruar BE-ja deri tani për sektorin energjetik.“Nga kjo mbështetjeje, mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për pagesën e faturave të energjisë, janë rinovuar mbi 3,600 shtëpi për efiçiencë energjetike, 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në proces rinovimi, mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë pajisur me panele solare dhe teknologji të kursimit të energjisë. BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike”, thuhet në njoftim.Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se tashmë do të mundësojnë 1 mijë e 435 familje dhe 10 biznese.“Është lëshuar kësti i fundit nga Bashkimi Evropian, duke mundësuar disbursimin e mjeteve për 1,435 familje dhe 10 biznese që kanë përfituar në raundin e fundit të subvencioneve për pajisje efiçiente të energjisë. Prej vitit 2022, fillimisht përmes masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës e tutje me mbështetje të Bashkimit Evropian, kemi përkrahur mbi 43 mijë familje dhe biznese me mbi 19.6 milionë euro, duke ulur kostot e energjisë dhe përmirësuar kushtet e jetesës në mbarë vendin”, ka deklaruar Rizvanolli.Ajo ka falënderuar Bashkimin Evropian  për partneritetin e vazhdueshëm dhe besimin që e bën të mundur realizimin e programeve të tilla që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë.Me mbështetjen e BE-së në vlerë prej 75 milionë eurosh deri më tani:Mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për faturat e energjisëMbi 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë të energjisë.28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në rinovim e sipër.Mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë mbështetur me pajisje solare dhe pajisje me energji efiçiente.Ndryshe, sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet u disbursuan më 19 gusht 2025 dhe janë pjesë e ndihmës së përgjithshme prej 75 milionë eurosh që ka ofruar BE-ja deri tani për sektorin energjetik.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023

    Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023

    Çmimet më të larta dhe fluksi i turistëve po rrit me shpejtësi qarkullimin e të ardhurave në bizneset e shërbimit ushqimor “ Catering dhe restorante, bare etj”.
    Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve në sektorin e shërbimit ushqimor ku përfshihen edhe baret arritën në 80,7 miliardë lekë një vlerë e përafërt me 800 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore me 17 për qind. Fitimet neto ishin 13.8 miliardë lekë ose 17 % e xhiros totale me 2023.
    Të ardhurat në këto biznese kanë një rritje të qëndrueshme në dekadën e fundit, por përshpejtimi nisi në vitin 2017, ku zhvillimet në sektorin e turizmit u bënë më intensive, sidomos në zonat bregdetare.
    Në vitet e pandemisë 2020-2021 për shkak të masave kufizuese të ardhurat në bizneset e restoranteve pësuan rënie, por iu kthyen rritjes së shpejtë në dy vitet pasuese 2022 dhe 2023.
    Rritja e të ardhurave në këto biznese po ndodh kryesisht për dy arsye. E para, numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë po rritet me ritme të larta nga viti në vit, çka ka ndikuar në zgjerimin e konsumit në këto njësi. Së dyti të ardhurat në këto biznese janë ndihmuar edhe nga rritja e çmimeve. Pas pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë çmimet e ushqimeve (lënda e parë e restoranteve) pësuan rritje të fortë. Gjithashtu edhe çmimet e kafesë dhe pijeve të tjera në bare u rriten. Më 2023 inflacioni në grupin e ushqimeve ishte mbi 13 për qind. Rritjen më të lartë e pësuan recetat me bazë mishi, të cilën kuzhina shqiptare e ka pikë të fortë.
    Teksa fitimet dhe qarkullimi në sektorin e bareve dhe restoranteve janë rritur, në anën tjetër numri i bizneseve erdhi në tkurrje ndërmjet 2019 dhe 2023. Kjo për shkak të konsolidimit të bareve dhe restoranteve në rrjetë të mëdha dhe falimentit të bareve të vogla në zonat rurale prej tkurrjes së popullsisë.
    Teksa treguesit financiare te bareve dhe restoranteve u rriten ndjeshëm dy vitet e fundit, numri i të punësuarve në këto biznese në vitin 2023 ishte vetëm 2.3% më i lartë se në vitin 2022.
    Të dhëna të tërthorta për rritje e numrit të vizitorëve dhe çmimeve garantojnë se qarkullimi në këto biznese ka pësuar rritje edhe në vitet pasuese 2024-2025. Çmimet e restoranteve në vendin tonë janë ende më të lira se në Europën Perëndimore. Kuzhina shqiptare me një miks recetash mesdhetare dhe vendase është një atraksion që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.
    Kuzhina shqiptare është një pjesë e çmuar dhe ende e pazbuluar e Mesdheut. Recetat shqiptare janë një mozaik me identitet të fortë kombëtar me ndikime osmane, italiane dhe ballkanike. Ndryshe nga pjesa tjetër e rajonit të Mesdheut kuzhina shqiptare është më pak e komercializuar, çka përbën një potencial të madh për rritje të mëtejshme.
    Emigrantet kanë bërë bashkë pjatat më të preferuara të Mesdheut, si picat dhe pastat e Italisë, sufllaqet e Greqisë, qoftet e Turqisë, teksa kuzhina tradicionale vendase dy vitet është në ekspansion.
    Turizmi gastronomik ka një interes në rritje për eksperienca autentike dhe ushqime tradicionale dhe Shqipëria mund të ofrojë një përvojë të rrallë. Por nga ana tjetër zhvillimi i restoranteve kërkon më shumë standardizim, trajnime për stafin dhe më shumë promovim të ushqimit tradicional./Monitor

  • Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante më 2023

    Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante më 2023

    Çmimet më të larta dhe fluksi i turistëve po rrit me shpejtësi qarkullimin e të ardhurave në bizneset e shërbimit ushqimor “ Catering dhe restorante, bare etj”.Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve në sektorin e shërbimit ushqimor ku përfshihen edhe baret arritën në 80,7 miliardë lekë një vlerë e përafërt me 800 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore me 17 për qind. Fitimet neto ishin 13.8 miliardë lekë ose 17 % e xhiros totale me 2023.Të ardhurat në këto biznese kanë një rritje të qëndrueshme në dekadën e fundit, por përshpejtimi nisi në vitin 2017, ku zhvillimet në sektorin e turizmit u bënë më intensive, sidomos në zonat bregdetare.Në vitet e pandemisë 2020-2021 për shkak të masave kufizuese të ardhurat në bizneset e restoranteve pësuan rënie, por iu kthyen rritjes së shpejtë në dy vitet pasuese 2022 dhe 2023.Rritja e të ardhurave në këto biznese po ndodh kryesisht për dy arsye. E para, numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë po rritet me ritme të larta nga viti në vit, çka ka ndikuar në zgjerimin e konsumit në këto njësi. Së dyti të ardhurat në këto biznese janë ndihmuar edhe nga rritja e çmimeve. Pas pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë çmimet e ushqimeve (lënda e parë e restoranteve) pësuan rritje të fortë. Gjithashtu edhe çmimet e kafesë dhe pijeve të tjera në bare u rriten. Më 2023 inflacioni në grupin e ushqimeve ishte mbi 13 për qind. Rritjen më të lartë e pësuan recetat me bazë mishi, të cilën kuzhina shqiptare e ka pikë të fortë.Teksa fitimet dhe qarkullimi në sektorin e bareve dhe restoranteve janë rritur, në anën tjetër numri i bizneseve erdhi në tkurrje ndërmjet 2019 dhe 2023. Kjo për shkak të konsolidimit të bareve dhe restoranteve në rrjetë të mëdha dhe falimentit të bareve të vogla në zonat rurale prej tkurrjes së popullsisë.Teksa treguesit financiare te bareve dhe restoranteve u rriten ndjeshëm dy vitet e fundit, numri i të punësuarve në këto biznese në vitin 2023 ishte vetëm 2.3% më i lartë se në vitin 2022.Të dhëna të tërthorta për rritje e numrit të vizitorëve dhe çmimeve garantojnë se qarkullimi në këto biznese ka pësuar rritje edhe në vitet pasuese 2024-2025. Çmimet e restoranteve në vendin tonë janë ende më të lira se në Europën Perëndimore. Kuzhina shqiptare me një miks recetash mesdhetare dhe vendase është një atraksion që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.Kuzhina shqiptare është një pjesë e çmuar dhe ende e pazbuluar e Mesdheut. Recetat shqiptare janë një mozaik me identitet të fortë kombëtar me ndikime osmane, italiane dhe ballkanike. Ndryshe nga pjesa tjetër e rajonit të Mesdheut kuzhina shqiptare është më pak e komercializuar, çka përbën një potencial të madh për rritje të mëtejshme.Emigrantet kanë bërë bashkë pjatat më të preferuara të Mesdheut, si picat dhe pastat e Italisë, sufllaqet e Greqisë, qoftet e Turqisë, teksa kuzhina tradicionale vendase dy vitet është në ekspansion.Turizmi gastronomik ka një interes në rritje për eksperienca autentike dhe ushqime tradicionale dhe Shqipëria mund të ofrojë një përvojë të rrallë. Por nga ana tjetër zhvillimi i restoranteve kërkon më shumë standardizim, trajnime për stafin dhe më shumë promovim të ushqimit tradicional./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ndërtime të paligjshme në akset rrugore? IKMT: Identifikon 370 objekte problematike në rrugët e Korçës

    Ndërtime të paligjshme në akset rrugore? IKMT: Identifikon 370 objekte problematike në rrugët e Korçës

    Pas daljes së urdhrit të Kryeinspektorit lidhur me subjektet që cenojnë sigurinë kombëtare në hapësirat publike përgjatë akseve rrugore, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Korçë ka ngritur grupet e punës në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH).

    Sipas Edi Bitrit, drejtor rajonal i IKMT Korçë, nga monitorimet e deritanishme në terren janë evidentuar rreth 370 subjekte që kanë zënë hapësira publike në mënyrë të paligjshme, duke rrezikuar sigurinë rrugore dhe kombëtare. Bëhet fjalë kryesisht për rrethime banesash, tabela të karburanteve, si dhe biznese të ndryshme që merren me servise apo automjete të çmontuara, të cilat kanë pushtuar pjesë të rrugëve.
    Të gjitha subjektet janë paralajmëruar të marrin masa për çmontimin vullnetar të strukturave që kanë zënë hapësirat, dhe është vënë re një ndërgjegjësim në rritje nga ana e qytetarëve dhe bizneseve për të respektuar ligjin. Sipas direktivave të qeverisë, atyre u është lënë një afat deri më 31 korrik për të realizuar çmontimin vullnetar.
    Prej fillimit të gushtit, ekipet e inspektimit kanë rifilluar monitorimet për të verifikuar nëse është nisur procesi i çmontimit. Në rastet kur nuk janë marrë masa, IKMT do të vijojë me penalitete, përfshirë gjoba dhe prishje me forcë të ndërtimeve apo strukturave të paligjshme.

    Drejtori i IKMT Korçë thekson se deri tani nuk është vendosur asnjë masë administrative, pasi ekipet janë ende në terren dhe po monitorojnë situatën. Ai gjithashtu nënvizon se mungesa e fuqisë punëtore për ndërhyrjet ka sjellë vonesa të mundshme, por në rastet kur nuk është nisur asnjë veprim, do të merren masa sipas ligjit.
    Shpërndarja e subjekteve të evidentuara sipas akseve rrugore janë:
    Aksi nacional Korçë – Qafë Thanë: 239 subjekte
    122 rrethime banesash
    117 biznese
    Aksi Korçë – Kapshticë: 74 subjekte
    21 banesa
    53 biznese
    Aksi Korçë – Leskovik: 48 subjekte
    26 banesa
    22 biznese
    Aksi Libonik – Rëmbec – Plasë: 16 subjekte
    9 banesa
    7 biznese

  • Evidentohen 370 subjekte që zënë hapësira publike në mënyrë të paligjshme në Korçë, paralajmërimi i IKMT-së

    Evidentohen 370 subjekte që zënë hapësira publike në mënyrë të paligjshme në Korçë, paralajmërimi i IKMT-së

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Korçë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), ka identifikuar rreth 370 subjekte që kanë zënë hapësira publike përgjatë akseve rrugore të qarkut, duke rrezikuar sigurinë rrugore dhe kombëtare.
    Sipas Edi Bitrit, drejtor rajonal i IKMT Korçë, bëhet fjalë kryesisht për rrethime banesash, tabela karburanti dhe biznese që merren me servise apo automjete të çmontuara, të cilat kanë pushtuar pjesë të rrugëve. Subjektet janë paralajmëruar për çmontim vullnetar deri më 31 korrik, ndërsa prej fillimit të gushtit inspektimet janë rifilluar për të verifikuar nisjen e këtij procesi.
    Në rast të mosveprimit, IKMT do të marrë masa administrative dhe do të aplikojë gjoba dhe prishje të ndërtimeve të paligjshme. Deri tani nuk është vendosur asnjë masë, por mungesa e fuqisë punëtore ka sjellë vonesa në ndërhyrje.
    Shpërndarja e subjekteve sipas akseve rrugore është:
    Korçë – Qafë Thanë: 239 subjekte (122 rrethime banesash, 117 biznese)
    Korçë – Kapshticë: 74 subjekte (21 banesa, 53 biznese)
    Korçë – Leskovik: 48 subjekte (26 banesa, 22 biznese)
    Libonik – Rëmbec – Plasë: 16 subjekte (9 banesa, 7 biznese)
    IKMT nxit qytetarët dhe bizneset të respektojnë ligjin për sigurinë kombëtare dhe rrugore.

  • 150 biznese në Elbasan lirojnë vullnetarisht hapësirat publike, 90 të tjera në proces zhvendosjeje

    150 biznese në Elbasan lirojnë vullnetarisht hapësirat publike, 90 të tjera në proces zhvendosjeje

    Procesi i lirimit të hapësirave publike në qytetin e Elbasanit po ecën me ritme të qëndrueshme. Deri më tani, 150 biznese kanë bashkëpunuar vullnetarisht, duke liruar ambientet e zëna jashtë kriterit, ndërsa 90 të tjera janë në proces zhvendosjeje.
    Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një bashkëjetese të drejtë dhe të rregullt për të gjithë qytetarët.

    Të gjitha strukturat përgjegjëse të Bashkisë janë çdo ditë në terren, duke monitoruar dhe ndjekur me përkushtim zbatimin e këtij procesi, i cili do të shtrihet në çdo zonë të qytetit.Qëllimi është i qartë, të rikthehen hapësirat publike për komunitetin dhe të krijohet një mjedis i denjë për të gjithë.

  • Vidhte vila dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, përfundon në pranga 21-vjeçari

    Vidhte vila dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, përfundon në pranga 21-vjeçari

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Seriali”.
    Si pasojë është arrestuar një 21-vjeçar i identifikuar si O.H. pasi vidhte në qytetet e Tiranës dhe Durrësit në vila, biznese , tabakino dhe parkingje.

    Njoftim i Policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, si dhe për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që kryente vjedhje në zonat turistike dhe të banuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Seriali”.
    Në kuadër të operacionit u vu në pranga 21-vjeçari O. H., i cili në momentin e kapjes kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë me qëllim që të largohej pasi ishte në kërkim po për vjedhje të ndodhura më parë, por u neutralizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.
    Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi O. H., 21 vjeç, banues në Durrës, është autor i 11 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Durrës dhe Tiranë, në vila, hotele, biznese, parkingje dhe tabakino. Ai ka vjedhur shuma parash, sende me vlerë, biçikleta, monopatina dhe mjete të tjera lëvizëse. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim edhe për disa vjedhje të mëparshme.
    Gjatë kontrollit janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale mjetet e përdorura për të kryer vjedhjet (thikë, kaçavidë, etj.), dy motomjete, një aparat celular, si dhe sende të tjera me vlerë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vjedhja” (në më shumë se një rast), “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

  • Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

    Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

    Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024.
    QKB rikujton bizneset se bilanci duhet të dorëzohet brenda datës 31 korrik, në të kundërt do të përballen me penalitetet që parashikon ligji “Për regjistrimin e biznesit” i ndryshuar.
    “Dokumentacioni që duhet dorëzuar, kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, përfshin: pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit”, thuhet në njoftimin e QKB-së, shkruan A2 CNN.
    Sipas të dhënave të siguruara nga A deri më tani janë dorëzuar 26.500 bilance dhe 2000 të tjera janë ende në shqyrtim nga A2CNN. Detyrimin për të dorëzuar pasqyrat financiare për vitin 2024 e kanë rreth 35 mijë subjekte dhe të gjithë ata që nuk e dorëzojnë në afat gjobiten në vlerën 60 mijë lekë.
    Vendosja e gjobës nga QKB nuk i çliron bizneset nga dorëzimi i bilancit, pasi krahas pagesës së penalitetit për mos respektim të detyrimit ligjor, subjekti i regjistruar në QKB duhet të dorëzojë edhe bilancin financiar.
    Dorëzimi i tyre mund të behet online në e-albania, ku janë të sqaruar hapat që duhen ndjekur nga subjektet.
    Detyrimin për dorëzimin e bilancit, e kanë Shoqëritë tregtare (sh.p.k, sha), Organizatat jofitimprurëse, nëse ushtrojnë veprimtari ekonomike dhe Shoqëritë e huaja të regjistruara në Shqipëri.

  • Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, thirrja nga QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

    Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, thirrja nga QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

    Mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci duhet të dorëzohet brenda datës 31 korrik, në të kundërt do të përballen me penalitetet që parashikon ligji “Për regjistrimin e biznesit” i ndryshuar.
    “Dokumentacioni që duhet dorëzuar, kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, përfshin: pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit”, thuhet në njoftimin e QKB-së.

    Sipas të dhënave të siguruara nga A deri më tani janë dorëzuar 26.500 bilance dhe 2000 të tjera janë ende në shqyrtim. Detyrimin për të dorëzuar pasqyrat financiare për vitin 2024 e kanë rreth 35 mijë subjekte dhe të gjithë ata që nuk e dorëzojnë në afat gjobiten në vlerën 60 mijë lekë.
    Vendosja e gjobës nga QKB nuk i çliron bizneset nga dorëzimi i bilancit, pasi krahas pagesës së penalitetit për mos respektim të detyrimit ligjor, subjekti i regjistruar në QKB duhet të dorëzojë edhe bilancin financiar. Dorëzimi i tyre mund të behet online në e-albania, ku janë të sqaruar hapat që duhen ndjekur nga subjektet.