Në vijim të takimeve me qytetarët për sfidën e 11 majit, ministrja Anila Denaj ka ndaluar tek Njësia 13 “Derë më derë, biznes më biznes për votëbesimin për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, Tek Perfect Dent Lab, Green Market, I-Sport, Geti Servis dhe Markat e Mishit “Çunat Tonë”, biseda të ngrohta dhe të sinqerta për punët e mira ndër vite dhe reformat që do të vijojnë me mandatin e 4, që do të garantojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian” shkruan në postimin e saj në mediat sociale, Denaj.
Tag: biznes
-

Anila Denaj: Derë më derë, biznes më biznes, për votëbesimin e integrimit të Shqipërisë në BE
-

Noka: PD–ASHM do të vendosë tatimin e sheshtë 10%, për të gjithë. Pse t’i japësh 23 % ‘Rilindjes’?
Gjatë takimeve në Kavajë, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka u ndal në një biznes të përpunimit të drurit.
Ai u njoh me vështirësitë e këtij sektori për shkak të mungesës së lëndës së parë e cila importohet dhe nuk prodhohet në Shqipëri.
Pronari i këtij biznesi tha se vështirësia vjen për shkak të kostove të larta të importit, transporti, energjisë së lartë elektrike dhe taksat.
Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka theksoi se bizneset tani paguajnë 14 lekë kw dhe me PD në pushtet kw do të jetë 6 lek.
“Kjo është lehtësi për biznesin. Sot ju paguani 23% taksa, do të paguash 10%. Do të kesh mundësi kreditimi afatshkurtër for afatgjatë me zero interes. Të vijnë disa lloj taksidarësh ndërkohë do të vijë një qeveri e cila ka një taksë, taksën e sheshtë. Një shoqëri pa biznes të mesëm të zhvilluar është e destination të gjunjëzohet. Do të jeni në qendër të vëmendjes”, tha Noka në një biznes në Kavajë.
PD–ASHM do të vendosë tatimin e sheshtë 10% për të gjithë. Në besimet tona, 10% është taksa që i jepet Zotit. Pse u dashka t’i japësh deri 23% një qeverie si kjo e Ramës që nuk të shërben?!
-

Trump thirrje Rusisë dhe Ukrainës: Nëse i jepni fund luftës, do të bëni biznes me Amerikën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se nëse Rusia dhe Ukraina i japin fund luftës me njëra-tjetrën, do të përfitojnë zhvillim ekonomik.
Në një postim në mediat sociale, Trump shkruan “Shpresoj se Rusia dhe Ukraina do të bëjnë një marrëveshje këtë javë. Më pas të dyja do të fillojnë të bëjnë biznes të madh me Shtetet e Bashkuara të begata të Amerikës dhe do të përfitojnë shumë para.”
Qëndrimi i presidentit amerikan thekson jo vetëm nevojën diplomatike për paqe, por edhe perspektivat tregtare që, siç argumenton ai, do të ofrojë bashkëpunimi me SHBA-në në një mjedis të pasluftës.Top Channel
-

“Jo më hajdutë të 7×7-313 për biznesin”, Basha: Lekët do punojnë për ekonominë me taksën e sheshtë 9% dhe fund…
Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në një punishte hekuri në zonën e Farkës në Tiranë, ku ka diskutuar me sipërmarrësit rreth problematikave që përballen bizneset sot dhe zgjidhjeve që ofron programi i Koalicionit Euroatlantik. Gjatë takimit, sipërmarrësi ka shprehur shqetësimet e tij për mungesën e fuqisë punëtore dhe burokracitë e tepërta të qeverisë, të cilat e vështirësojnë funksionimin e bizneseve.
Basha tha se politikat e qeverisë në 12 vite nuk janë bërë për të mbështetur ekonominë, por vetëm shërbejnë për të mbushur xhepat e zyrtarëve të korruptuar tek 7×7-313. Ai tha se programi i Koalicionit Euroatlantik do të ofrojë një sistem më të drejtë dhe mbështetje për bizneset me taksën e sheshtë 9% dhe bizneset e vogla jo më shumë se 1% e xhiros vjetore. Sipas tij, një tjetër masë do të jetë reduktimi i inspektorëve që janë kthyer në gjobaxhinj për bizneset dhe çdo gjë të bëhet në bazë të analizës të riskut.
Basha gjithashtu theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë si element kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.
Pjesë nga biseda:
Basha: Me këtë punë jeni marrë gjithmonë? E keni specialitetin tuaj? E keni marrë, keni bërë shkollimin për këtë punë?
Qytetari: Jo, jo, e kena vjedh.
Basha: Ashtu ëëë? Në emigracion?
Qytetari: Po jo nga këto vjedhjet që bëhen këtu.
Basha: “Vjedh” është fjalë që duhet me ia rezervuar hajdutëve. Kjo është: e keni përvetësuar dijen edhe përvojën. Në Greqi e keni mësuar?
Qytetari: Po.
Basha: Punë me hekur. Edhe çdo lloj? Edhe çdo lloj procesi?
Qytetari: Çfarë ka lidhje me hekurin.
Basha: Veç ju të dy jeni? Ju klasifikoheni si biznes i vogël për nga xhiroja?
Qytetari: Ne, kur s’kemi pas punëtorë, na kaluan në biznes të madh.
Basha: Seriozisht e ke?
Qytetari: Kur kena qenë me punëtorë më shumë, kena qenë biznes i vogël. Këtu është absurditet shumë i madh, se në kulturën e kontabilitetit, unë e njoh se kam pasur biznes aty ku kam qenë, të njëjtën punë…
Basha: Si mund të kualifikoheni ju si biznes i madh, dy vëllezër që punoni me hekur?
Qytetari: Është absurditet i madh. Dhe një biznes, në qoftë se do konkurrencë të ndershme, nuk mund ta taksosh nëpërmjet xhiros, nëpërmjet fitimit. Ma do mendja, logjika ashtu e ka — që të shtosh edhe konkurrencën në treg, të jesh sa më ulët. Xhiro e madhe, fitimi i vogël. Bon vaki janë më të zgjuar se ne, ato?!
Basha: Këtu, ata nuk mendojnë për ekonominë, nuk mendojnë as për sipërmarrjen. Ata mendojnë si e si me mbush arkën, pastaj e vjedhin. Pra kur vënë gjoba, kur rrisin taksa, atyre ju leverdis, sepse ato para, siç e kemi parë, vidhen, shpërdorohen. Jo se e themi ne, se jemi në opozitë, e thotë KLSH-ja, e thotë SPAK-u! Prandaj është mbush, siç i them unë, 7×7 = 313-ta. Pse është mbush? Se lekët e taksave të shqiptarëve i kanë rrit vit pas viti, i kanë fut në xhepat e tyre.
Zotimi jonë i parë është që ju, të paktën qeverinë, ta mos e keni kundër, por ta keni në krah. Taksa 9%, sa e ka Mali i Zi. Ne minimalisht duhet të jemi konkurrues me rajonin. Sigurisht, biznesi i vogël: zero taksë. I vetmi detyrim që ka biznesi i vogël është 1% e xhiros vjetore — jo më shumë se kaq. Tarifë, taksë lokale, jo taksë qendrore.E dyta janë inspektimet, se ia marrin shpirtin biznesit! Inspektimet janë kthyer në gjoba për njerëzit. Çdo gjë në bazë të analizës së riskut. S’ka pse të dalin e të gumëzhijnë inspektorë e tatimorë gjithandej, për t’ju marrë kohë, për t’ju marrë energji. Jo! Çfarë ka analizë risku — pa diskutim, siç e bën Perëndimi. Ti ke punuar në Perëndim. Pse duhet të vijë nga mëngjesi deri në darkë të të mbyllë biznesin ty, për të bërë kontroll?A më the vetë që i trajnon këtu e të ikin atje? Pse ikin atje? Se marrin profesionin këtu nga ty dhe shkojnë atje ku as gjuhën nuk e flasin, sepse atje kanë trajtim të drejtë. Kaq e thjeshtë është.
Do që ta ndalim këtë? Trajtoje biznesin me ndershmëri. Trajtoje drejt, sepse e ke në krah biznesin. Biznesi të punëson njerëzit, biznesi të ndihmon në rritjen e konsumit, në rritjen e fuqisë blerëse, biznesi të mbush edhe arkën publike, por ta shpenzosh për publikun, jo për veten tate.
Qytetari: Për ne nuk lejohet. Të jesh një vend në këtë nivel ekonomik dhe të vuash për fuqi punëtore, ky është absurditet shumë i madh.
Basha: Paradoks dhe pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së papërgjegjshme dhe të korruptuar. Nuk ka program që të ecë përpara pa goditur korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë.
Qytetari: S’na duhet pasaporta europiane ne, po s’patëm këto gjëra në rregull.
Basha: Nuk mund të shkojmë pas një gënjeshtre tjetër. 12 vjet me gënjeshtra — tani ka shpikur “pasaportën europiane”. -

Operacioni i BKH në një biznes në Elbasan, kompania në pronësi të personave pranë Suel Çelës, ja çfarë dyshohet
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në zyrat qendrore të një biznesi në Elbasan, i cili operon në fushën e ndërtimit. Mësohet se kontrollet po ushtrohen në biznese që lidhen me grupin e Suel Çelës dhe kryhen në kuadër të hetimeve që po kryhen në disa bashki të Qarkut të Elbasanit, e që dyshohet se kanë dhënë tenderë të paligjshëm ndaj kompanive të ndryshme.
Në zyrat e biznesit ku u ushtruan kontrolle, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar celularët e punonjësve, kompjuterë, aparate celulare të biznesit sepse dyshohet se ky biznes ka përfituar tenderë të shumtë në mënyrë të paligjshme nga disa bashki të Qarkut të Elbasanit.
Në kuadër të këtyre hetimeve, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në këtë biznes, të mbështetur edhe nga policia. Prokuroria e Posaçme po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet në Tiranë, Elbasan, e Durrës. -

Agjentët e BKH-së “zbarkojnë” në Elbasan, sekuestrohen dosje e kompjuterë me urdhër të SPAK në një biznes të njohur
Agjentët e BKH-së kanë kryer kontrolle në një nga bizneset e njohura të Elbasanit në fushën e ndërtimit dhe jo vetëm.
Raportohet se agjentët e BKH kanë “zbarkuar” në biznes rreth orës 06:30 të mëngjesit të së enjtes dhe po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në zyrat e saj.
Sipas burimeve, kanë sekuestruar fillimisht celularët e punonjësve. Me urdhër të prokurorit posaçëm të çështjes, agjentët kanë mbajtur procesverbal si edhe kanë sekuestruar dosje, kompjuterë dhe aparate celulare të biznesit, i cili rezulton se ka lidhje me hetimin dhe kontrollet që janë zhvilluar kohët e fundit për korrupsion në disa bashki të Qarkut të Elbasanit.
Kompania e kontrolluar rezulton se ka përfituar tendera të shumtë, mjaft prej të cilëve të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit.
Në kuadër të këtyre hetimeve, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në biznes të mbështetur edhe nga policia. Prokuroria e Posaçme po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet jo vetëm në Elbasan por edhe në Tiranë e Durrës . -

”Mos bab, se të duhet Topi”, Olsi për mirënjohje apo biznes në Big Brother?
Showbiz E Mërkurë, 9 Prill 2025 16:27
Pavarësisht se në sipërfaqe paraqitja e Olsi Bylykut në “BBVA 4” për të takuar ish-partneren e tij, Eglin, u duk si një veprim për të shprehur mirënjohje për vitet që kaluan bashkë (ndonëse pa ndonjë lidhje logjike me lojën e tanishme), në thelb mendojmë që ka qenë një lëvizje e menduar mirë biznesi dhe rikthimi në orbitën e Top Channel.
Pas largimit jo pa bujë nga “BBVA 3”, dhe më pas publikimit të këngëve ku i referohet direkt Top Channel-it (“Pikë”, “Njesoj”), duke përmendur edhe presionin për të ruajtur marrëdhënien me Top Channel (“Mos bab, mos se të duhet Top-i”), Olsi dukej sikur kishte mbyllur çdo derë me këtë platformë. Madje, janë/ishin në proces gjyqësor pasi Top Channel e paditi për dëmtim imazhi, duke e kthyer konfliktin në një përplasje personale dhe institucionale.Dalja e tij së fundmi në “The Dalina Show” dha një tjetër këndvështrim për misionin dhe ambiciet aktuale të Olsit: të mbështesë dhe të menaxhojë artistë të rinj, të panjohur, të cilët nuk kanë qasje të lehtë në industrinë e mbizotëruar nga “big names”. Dhe këtu vjen pikërisht pika e kthesës: ai e ka kuptuar që për t’i dhënë jetë këtij vizioni, nuk mund ta shmangë Top Channel-in. Ky është një kanal i rëndësishëm për:
-promovim muzikor (Top Awards, Top List, Top Albania Radio, emisione muzikore, emisione të tjera),-pjesëmarrje në formate që prodhojnë viralitet (BBVA, Për’puthen, E Diell etj.),-dhe, së fundmi, industria e filmit ku Top Channel po investon së fundmi, një fushë që Olsi patjetër ka interes si aktor dhe producent.
Takimi me Eglin është më shumë një kthim në skenën e Topit, ai nuk është thjesht një i ftuar special apo ish-i dashuri perfekt që flet mirë për ty, por një figurë që kërkon të rivendosë marrëdhëniet me industrinë dhe me vetë median që dikur i hapi derën për të nisur karrierën.
E në fakt nuk është vetëm Olsi që përfiton nga kjo, Top Channel gjithashtu ka përfitimet e veta: një rikthim i figurës të tij, sidomos në një “përballje” me Eglin, nënkupton më shumë shikueshmëri. Për këtë arsye, paraqitja e Olsit në BBVA nuk është (vetëm) për mirënjohje ndaj Eglit. Është negocim (u tërhoq padia?!). Dhe mbi të gjitha: është biznes.
Në fund të ditës, nuk ka asgjë të keqe sepse është një marrëdhënie e dobishme për të dyja palët, megjithëse, për fat të keq, u bë në kurriz të Eglit që me siguri nuk ka kërkuar t’i shfaqet ish-i dashuri në “Big Brother”. /Anabel.al/ -

Mes biznesit e politikës, kostot dhe përfitimet e sipërmarrësve deputetë, apo kandidatë
Nga sipërmarrësit e mëparshëm të prodhimit, call center dhe shitjeve në supermarkete që u tërhoqën nga biznesi për t’u zgjedhur deputet e deri te kandidatët e rinj të manifakturës dhe bizneseve të shëndetësisë që garojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, me çfarë kostosh po angazhohen në veprimtari parlamentare. Dorina AzoTë jesh në biznes apo në politikë? Është pyetja që duket se u ka marrë kohë ligjvënësve, për të ndarë vijën e hollë, shpeshherë të padukshme të së ligjshmes nga e paligjshmja, për ligjin që ndalon deputetin të ushtrojë veprimtari private dhe e kufizon mbi zotërimin e aksioneve.Po a është garantuar ndër vite zbatimi si i germës dhe frymës së ligjit?Emra si Sami Gjergji (deputet në vitet 2005-2009), Vullnet Sinaj (deputet në vitet 2017-2021, 2021-2025), Flamur Hoxha (deputet në vitet 2021-2025) që hoqën dorë nga bizneset, pohuan për “Monitor” se angazhimet e tyre në veprimtarinë e Parlamentit u shoqëruan me kosto për kompanitë që themeluan.Sami Gjergji, deputet në vitet 2005 – 2009 – “Hyra në politikë i pasur, por dola prej saj i varfër. Duke mos qenë në krye të aktivitetit tim privat, kompania pothuajse u shkatërrua.Përveç kësaj, edhe lufta politike mes palëve ndikoi te përkeqësimi i biznesit, pasi isha një prej deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese të 2008-s”.Ai pranon se ishte një sipërmarrës idealist, që i hyri politikës me idealet për të përmirësuar legjislacionin për kushtet e operimit të biznesit, por duke sakrifikuar biznesin e tij.“Duke mos qenë në krye të aktivitetit tim privat, kompania pothuajse u shkatërrua. Përveç kësaj, edhe lufta politike mes palëve ndikoi te përkeqësimi i biznesit, pasi isha një prej deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese të 2008-s”, nënvizon Sami Gjergji, ish-deputeti i Qarkut të Durrësit për Partinë Demokratike.Ai nuk bëri të njëjtin gabim dhe nuk rikandidoi. Përveç kostos që mori në biznes, ndryshimet e sistemeve zgjedhore nuk e motivuan për të hyrë sërish në garë.“Në 2005-n u zgjodha deputet nga sistemi mazhoritar, me votë të drejtpërdrejtë nga populli. Nuk më pëlqen të jem deputet liste. Uroj më të mirën për kandidatët e rinj! Shpresoj të sjellin ndryshimin, me përmirësimin e legjislacionit për sipërmarrjen dhe ekonominë”.Themeluesi i një prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në vend, “Big Market”, zoti Vullnet Sinaj, prej vitit 2017 ka kaluar në zotërues pasiv të kuotave dhe zonja Elona Koshi (Budini) është zotëruese aktive e kuotave, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.Vullnet Sinaj, kandidat PS, deputet në vitet 2017 – 2025 – Pas përvojës në sipërmarrje, u angazhova në politikë me dëshirën për të ndihmuarnjerëzit. Kjo sigurisht u shoqërua me kosto financiare te biznesi, pasi nëse do të isha në krye të aktivitetit, vijueshmëria mund të ishte edhe më e mirë. Por angazhimi i vajzave të mia në biznes, rritja dhe zhvillimi i tyre në krye të aktivitetit privat, e cila nuk do të ishte realizuar nëse do të punonin nën ombrellën time, është një nga pasuritë më me vlerë që kam”.Vullnet Sinaj tha për “Monitor” se hyri në politikë me idealet e sipërmarrësit për të ndihmuar njerëzit, elektoratin që e zgjodhi. Për rrjedhojë ka ushtruar detyrën e ligjvënësit me kohë të plotë, të ndarë nga aktiviteti privat, pavarësisht kostos së marrë në biznes.“Pas përvojës në sipërmarrje, u angazhova në politikë me dëshirën për të ndihmuar njerëzit. Kjo sigurisht u shoqërua me kosto financiare te biznesi, pasi nëse do të isha në krye të aktivitetit, vijueshmëria mund të ishte edhe më e mirë.Por angazhimi i vajzave të mia në biznes, rritja dhe zhvillimi i tyre në krye të aktivitetit privat, e cila nuk do të ishte realizuar nëse do të punonin nën ombrellën time, është një nga pasuritë më me vlerë që kam”.Flamur Hoxha, PD – deputet ne vitet 2021 – 2025 – “Do të mbetem aleat i ndershëm me biznesin, duke propozuar projektligje që dotë ndihmojnë në zhvillimin e sipërmarrjes, sidomos sektorit të prodhimit. Ky sektor është mjaft i rëndësishëm, pasi jo vetëm të rrit dhe të zhvillon si sipërmarrës, por edhe për peshën që mban në ekonomi. Në disa raste ndihesh fajtor kur në Parlament nuk votohen projektligje që mbështesin prodhimin, jo për fajin tënd si deputet dhe forcës politike që përfaqëson, por për shkak të politikave të mazhorancës”.Flamur Hoxha, themelues i shoqërisë “Kler” në sektorin e prodhimit të tekstileve për industrinë fason, pas marrjes së mandatit të deputetit në Qarkun e Kukësit për Partinë Demokratike në vitin 2021, është larguar nga detyrat ekzekutive dhe kuotat e kompanisë.Edhe për të, largimi nga një aktivitet privat shkaktoi kosto financiare, sidomos kur bëhet fjalë për një biznes familjar të themeluar për sektorin e prodhimit të themeluar në vitet ‘92-‘93.“Të qenët aktiv në biznes do të thotë që për vendimmarrjet që kontribuojnë për rritjen dhe zhvillimin e tij, domosdoshmërisht duhet të konkludohen përmes firmosjes.Të jesh pasiv në biznes, pra mospasja e së drejtës së firmës është masë tepër penalizuese, pasi nuk të nxit të jesh aktiv në aktivitet privat.Të largohet vetvetiu dëshira për t’u marrë me biznes. Kostoja është marrë parasysh para kandidimit”.Nisur nga eksperienca e tij, zoti Hoxha thotë se nëse hyn në politikë, si ligjvënës është e pamundur të jesh aktiv në sipërmarrje, jo vetëm në zbatim të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, por e pamundur të realizohet edhe për disa arsye.“Së pari, nuk mund të ushtrosh detyrën e deputetit për propozime ligjesh apo votime të tyre, pasi do të paragjykohesh për ndërmarrje nismash ligjore për interesa personale, nëse vijon të jesh aktiv në biznes.Së dyti, që është mjaft e rëndësishme, të mungon koha që të merresh me biznes. Mbi 60% të kohës e zë veprimtaria parlamentare. Tri ditë në javë jam i pranishëm në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, duke qenë anëtar në dy prej tyre.Dita e katërt është pjesëmarrja në seancën plenare dhe dita e gjashtë e javës janë angazhimet në takime me elektoratin e zonës zgjedhore për të dëgjuar problemet e tyre”.Agron Shehaj, kandidat për “Mundësia”, deputet në vitet 2017 – 2025 – “Është tepër e rëndësishme çuarja në Kuvendin e Shqipërisë e një grupi të ripolitikanësh, të papërlyer që jetojnë me punë të ndershme. “Ky është vizioni dheoptika ime. Unë bashkudhëheq një parti të re politike e themeluar nga vizioni iindividëve që jetojnë me punë të ndershme. Përfaqësimi i këtyre ideve do të jetëpër mbështetjen e njerëzve të ndershëm”.Agron Shehaj, para angazhimeve si deputet i Partisë Demokratike në dy legjislaturat e mëparshme, ishte sipërmarrës aktiv me drejtimin e një kompanie në sektorin call center.Prej vitit 2017, z. Shehaj është larguar si administrator i shoqërisë, ndërsa Intercom Data Service është në pronësi të SESTANTE HOLDING S.R.L.Gjatë këtyre viteve si deputet, për z. Shehaj prioritet ishte angazhimi politik, e demonstruar me pjesëmarrje aktive në veprimtarinë parlamentare. Por ky angazhim, siç ai pohon, nuk ka ndikuar në vijueshmërinë e biznesit të themeluar prej tij, ku prej vitesh është larguar nga pozicionet drejtuese. Çfarë do të bëjnë me bizneset sipërmarrësit që garojnë për herë të parë?Drejtues të bizneseve të manifakturës si Skënder Pashaj apo Edvin Prençe, kandidatë në zgjedhjet parlamentare 2025, pohojnë se në zbatim të ligjit të konfliktit të interesit, do të largohen nga posti i administratorit, nëse do të fitojnë garën për deputet, duke hequr dorë nga bizneset.Sipërmarrësi Skënder Pashaj garon për herë të parë në zgjedhje.Skënder Pashaj, kandidat për PS – “Kontributi im në biznes është i mjaftueshëm dhe mendoj se ka ardhur koha të provoj veten në një fushë tjetër ku mund të ofroj përvojën për përmirësimin e sektorit prodhues. Nga aksionet nuk do të heq dorë, por do të jem zotërues pasiv i tyre”.I pozicionuar i katërti në listën e mbyllur të Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit, ai tha për “Monitor” se nëse fiton garën për deputet, nisma e parë që do të ndërmarrë është largimi nga detyra e administratorit nga shoqëria me aktivitet ekonomik në fushën e përpunimit.Zoti Pashaj është themelues i kompanisë FITAL sh.p.k., një ndër prodhuesit më të mëdhenj të këpucëve në sektorin e manifakturës me rreth 790 të punësuar.“Kontributi im në biznes është i mjaftueshëm dhe mendoj se ka ardhur koha të provoj veten në një fushë tjetër ku mund të ofroj përvojën për përmirësimin e sektorit prodhues”, thotë ai.Kur vjen puna tek aksionet, shumë stepen për lënien e tyre, por pohojnë se do të kthehen në zotërues pasiv të kuotave, me qëllimin se do t’i përdorin në moshën e daljes në pension.“Nga aksionet nuk do të heq dorë, por do të jem zotërues pasiv i tyre”, tha z. Pashaj, zotërues i 40% të aksioneve të shoqërisë “FITAL sh.p.k.”.Edvin Prençe, kandidat për PS – “Konflikt interesi është kur ti përdor detyrën (kur zgjidhesh deputet) për interesa personale. Në rastin tim, por edhe tre kolegëve të tjerë (që janë në listat PD-PS) është lobim dhe të marrim në dorë fatin e të mbrojmë të ardhmen e bizneseve të sektorit tonë. Prandaj nuk do të rreshtin nga aktiviteti lobues në mbrojtjen e të drejtave të grupimit ku bëj pjesë”.Edvin Prençe, administratori i një biznesi në sektorin e manifakturës së veshjeve, njëkohësisht dhe drejtues i Shoqatës ProEksport Albania, kandidaturë zyrtare e Partisë Socialiste në listën e hapur të Qarkut të Durrësit, thotë se për të përbën konklikt interesi kur punon në institucionet publike, pavarësisht se në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit do të heqë dorë nga pozicionet drejtuese.“Konflikt interesi është kur ti përdor detyrën (kur zgjidhesh deputet) për interesa personale.Në rastin tim, por edhe tre kolegëve të tjerë (që janë në listat PD-PS) është lobim dhe të marrim në dorë fatin e të mbrojmë të ardhmen e bizneseve të sektorit tonë. Prandaj nuk do të rreshtin nga aktiviteti lobues në mbrojtjen e të drejtave të grupimit ku bëj pjesë”.Aurel Bylykbashi – Kandidat për PD, deputet vitet 2005-2006, 2011-2013 “Nëse do të fitoj garën, sigurisht që do të veproj, në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit, duke mos mbajtur poste ekzekutive në biznes. Por e shoh veprimtarinë time si deputet të pashkëputur nga biznesi. Do të vijoj ta ndjek në distancë, sepse është biznes familjar që garanton të ardhurat e familjarëve të mi. Do të vijoj me të njëjtin model, si dhe tani, ku përveç angazhimeve politike, do të ndjek edhe ato në sipërmarrje”Aurel Bylykbashi e sheh të pandarë figurën e tij nga angazhimet e jetës politike dhe sipërmarrjes. Ky model do të vijojë të ndiqet prej tij edhe nëse fiton garën për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, ku kandidon në listën e mbyllur të Qarkut të Elbasanit për Partinë Demokratike.Nga viti 2013, Bylykbashi është themelues i një biznesi të prodhimit të tekstileve në sektorin fason, në Elbasan, njëkohësisht dhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike. Prej themelimit të biznesit e deri më sot z. Bylykbashi pohon se nuk ka mbajtur asnjëherë postin e administratorit.“Nëse do të fitoj garën, sigurisht që do të veproj, në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit, duke mos mbajtur poste ekzekutive në biznes. Por e shoh veprimtarinë time si deputet të pashkëputur nga biznesi.Do të vijoj ta ndjek në distancë, sepse është biznes familjar që garanton të ardhurat e familjarëve të mi. Do të vijoj me të njëjtin model, si dhe tani, ku përveç angazhimeve politike, do të ndjek edhe ato në sipërmarrje”, pohon z. Bylykbashi.Aurel Bylykbashi ka qenë deputet edhe në dy legjislatura të mëparshme, për vitet 2005-2009 dhe për vitet 2011-2013, nga zëvendësimi i listës, pas lënies së mandateve të deputetëve të PD-së. Llajo: Do të hyj në politikë, duke mos hequr dorë nga mjekësia Mjeku anestezist/reanimator Vasil Llajo, themelues i rrjetit të laboratorëve privatë “Intermedica Center” prej ’95, është një tjetër sipërmarrës që do të garojë në listën e hapur të Qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste.Edhe z. Llajo thotë se nëse fiton garën, do të vazhdojë të zbatojë ligjin për konfliktin e interesit, për të mos pasur poste ekzekutive dhe të mbajë aksione, por angazhimi politik do të jetë i pandarë nga fusha e mjekësisë.Vasil Llajo, kandidat për PS – Në politikë do të vij të jap dhe jo të marr, por nuk do të heq dorë nga fusha e mjekësisë. Mjekësia do të jetë pjesë shtesë e aktiviteteve të mia, të cilën mendoj se do të arrij ta përballoj. Përse duhet ta lë mjekësinë për të bërë politikë, ndërkohë që në të gjithë botën, politika është e ndërthurur me ekonominë. Është një trend botëror tashmë që ekonomia mbizotëron politikën, për t’i dhënë drejtime të reja me thyerjen e tabuve. Edhe unë do të synoj të thyej tabutë, për ndryshimin dhe përmirësimin e politikave shëndetësore”.Nga viti 2021, z. Llajo është larguar nga detyra e administratorit të subjektit “Intermedica Center”, ndërsa është zotërues 100% i aksioneve të kompanisë.“Në politikë do të vij të jap dhe jo të marr, por nuk do të heq dorë nga fusha e mjekësisë. Mjekësia do të jetë pjesë shtesë e aktiviteteve të mia, të cilën mendoj se do të arrij ta përballoj.Përse duhet ta lë mjekësinë për të bërë politikë, ndërkohë që në të gjithë botën, politika është e ndërthurur me ekonominë.Është një trend botëror tashmë që ekonomia mbizotëron politikën, për t’i dhënë drejtime të reja me thyerjen e tabuve. Edhe unë do të synoj të thyej tabutë, për ndryshimin dhe përmirësimin e politikave shëndetësore”.Vasil Llajo, i diplomuar në vitin 1981, për mjekësi, deri në ’92 punoi si mjek anestezist reanimacioni në repartin e neurologjisë, të spitalit nr.2, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.Prej korrikut të ’92 u largua në Greqi, pasi u punësua në spitalin KAT Hospital, një ndër më të mëdhenjtë për traumatologjinë dhe ortopedinë.Pas 3 vitesh punë eksperience në KAT Hospital, rikthehet në Shqipëri, për të investuar në ’95 për instalimin e skanerit të parë mjekësor te laboratorët privatë.Në podcast-in “Monitor Business Plus”, më herët zoti Llajo rrëfeu se në të kaluarën ka marrë tre ftesa për pjesëmarrje në politikë, që i refuzoi për shkak të përkushtimit për profesionin.“Ftesën e parë për pjesëmarrje në politikë e mora në vitin ‘96. Por e refuzova, me justifikimin e konfliktit të interesit, të të pasurit kompani private dhe përfshirjes në politikë. Por nuk ishte kjo arsyeja kryesore që nuk u përfshiva në politikë.Me modesti mund të them se ftesa e parë ishte për postin e ministrit të Shëndetësisë.E refuzova me bindjen e fortë që nuk do të hyj në politikë, sepse tek unë dominonte profesionalizmi dhe vijimi i kryerjes së misionit të mjekut. Ftesa e dytë më është bërë në vitin 2005, të cilën përsëri e refuzova.Gjatë kohës më janë bërë edhe ftesa të tjera, një prej tyre është në zgjedhjet e fundit, të cilën sërish me shumë dashamirësi e refuzova”, tha Vasil Llajo, që tashmë është kandidat për deputet i Partisë Socialiste.Z.Llajo pohon se kaloi disa muaj në dilemë për ftesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 Majit 2025 deri në pranimin e saj.Arsyeja e pranimit të ftesës ishte, pasi sipas tij beson se përzgjedhja nga partitë politike të majta dhe të djathta, të figurave intelektuale dhe me dinjitet do të sjellë zbatimin e politikave të reja, për t’i dhënë zhvillim të ri vendit. Pse po rikandidojnë deputetët që lanë bizneset e tyre për të hyrë në Parlament?Vullnet Sinaj, Flamur Hoxha dhe Agron Shehaj janë deputetë të legjislaturave të mëparshme të ardhur nga bota e sipërmarrjes.Ata do të garojnë për një tjetër mandat, pasi besojnë se me përvojën e tyre si ligjvënës dhe sipërmarrës do të vijojnë të kontribuojnë për propozime dhe miratime ligjesh për përmirësimin e ekonomisë.Pas dy mandatesh si deputet, përkatësisht nga viti 2017 deri në 2025, Vullnet Sinaj rikandidon për mandatin e tretë në listën e hapur të Qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste.“Doja të tërhiqesha nga gara dhe t’u kthehesha punëve në biznes, por kërkesa këmbëngulëse e elektoratit më ndryshoi mendjen. Si duket ky është fati im, të merrem me politikë dhe nuk mund të ndryshojë!Por këtë herë, gara është më e vërtetë, më e fortë, pasi garoj në listën e hapur për Qarkun e Vlorës ku synoj të marr votën e drejtpërdrejtë të popullit të zonës sime”.Z.Sinaj thotë se në dy mandatet e tij të mëparshme pati përparësi propozimet me projektligje dhe diskutimet për zgjidhjen e çështjes së pronësisë, infrastrukturës së zonave rurale, taksave të biznesit dhe ndryshimet për rritjen e të ardhurave të arkëtuara nga pushteti vendor për rentën minerare.Për zotin Sinaj, nëse fiton garën, çështjet për përmirësimin e legjislacionit të biznesit do të vijojnë të mbeten në fokusin kryesor.Flamur Hoxha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e shkuar, garon sërish për një mandat të dytë në Qarkun e Kukësit për Partinë Demokratike.Z. Hoxha pohon se në politikë do të vijojë të mos dalë nga kornizat e botës së sipërmarrjes.“Do të mbetem aleat i ndershëm me biznesin, duke propozuar projektligje që do të ndihmojnë në zhvillimin e sipërmarrjes, sidomos sektorit të prodhimit.Ky sektor është mjaft i rëndësishëm, pasi jo vetëm të rrit dhe të zhvillon si sipërmarrës, por edhe për peshën që mban në ekonomi.Në disa raste ndihesh fajtor kur në Parlament nuk votohen projektligje që mbështesin prodhimin, jo për fajin tënd si deputet dhe forcës politike që përfaqëson, por për shkak të politikave të mazhorancës.Në legjislaturën e sapombyllur nga opozita janë propozuar 30 projektligje në mbështetje të sipërmarrjes, por që nuk u morën në shqyrtim”.Agron Shehaj, ish-deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit 2025 do të kandidojë me siglën e partisë “Mundësia”, e bashkëthemeluar prej tij.Z.Shehaj thotë se për të është tepër e rëndësishme çuarja në Kuvendin e Shqipërisë e një grupi të ri politikanësh, të papërlyer që jetojnë me punë të ndershme.“Ky është vizioni dhe optika ime. Unë bashkudhëheq një parti të re politike e themeluar nga vizioni i individëve që jetojnë me punë të ndershme. Përfaqësimi i këtyre ideve do të jetë për mbështetjen e njerëzve të ndershëm”. Lexoni edhe:Pse sipërmarrës të rinj kërkojnë të hyjnë në ParlamentNga Shqipëria, Ballkani, Europa e deri në SHBA, si kufizohen deputetët për të qenë aktivë në biznes Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“FSHF Mafia”, TKZ mesazh Dukës nga Londra: Futbolli s’është biznes, s’na largon dot
Në fillim të ndeshjes Angli – Shqipëri në Londër, Tifozat Kuq e Zi të Kombëtares i kanë dërguar një sinjal të fortë kreut të FSHF-së, Armand Duka.
“Futbolli nuk është biznes, është pasion. 21 vite prezent, nuk na largon dot”, shkruhet në banderolën shpalosur në tribunë.
Kujtojmë se mes TKZ dhe FSHF-së ka një përplasje të hapur pasi institucioni i futbollit vendosi që mos ketë bileta të dedikuara për grupimin e Kombëtares, por të gjitha të dalin në shitje online.