Tag: biznes

  • Shkrumbohet nga zarri një biznes në Pogradec

    Shkrumbohet nga zarri një biznes në Pogradec

    Zjarri i fuqishëm që ka rënë në zonën e Udenishtit ka përfshirë një nga restorantet e zonës. Lokali nuk ishte në funksion në momentin e ngjarjes, por flakët arritën të dëmtojnë kuzhinën e tij.

    Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, u bë e mundur që të shpëtohej pjesa tjetër e godinës, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të dëmeve.

  • Zjarr në katin e parë të një pallati në Lushnjë

    Zjarr në katin e parë të një pallati në Lushnjë

    Një biznes është përfshirë nga flakët në lagjen “Çlirimi” në Lushnjë. Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një defekt në linjën elektrike.

    Tymi është përhapur menjëherë në të gjithë palltain 15-katësh, ndërkohë që banorët po largohen nga pallati.
    Raportohet se një grua është asfiksuar si pasojë e tymit.

    Në vendngjarje kanë mbërritur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse.

  • Trump: Nuk do të bëjmë biznes derisa të mbarojë lufta, po s’ka marrëveshje do përgjigjemi ashpër!

    Trump: Nuk do të bëjmë biznes derisa të mbarojë lufta, po s’ka marrëveshje do përgjigjemi ashpër!

    Donald Trump

    SHBA- Mediat amerikane kanë sjellë komente që ka bërë Presidenti Donald Trump, i cili ka folur me gazetarët që udhëtojnë për në Alaska me të në Air Force One. Ai vëren se Vladimir Putin po sjell me vete “shumë njerëz të biznesit” nga Rusia, duke shtuar: Më pëlqen kjo sepse ata duan të bëjnë biznes. Por ne nuk do të bëjmë biznes derisa të zgjidhet lufta. Lufta duhet të ndalet dhe vrasjet duhet të ndalen.
    Ai shtoi se Putini është një “djalë i zgjuar” dhe shton se ekziston një “nivel i mirë respekti nga të dyja palët”.
    I pyetur në lidhje me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës, Trump thotë se Putin mendon se kjo e ndihmon atë të bëjë një marrëveshje më të mirë, por në realitet në fakt e dëmton.
    Trump: Shkëmbimi territorial ‘do të diskutohet’, por vendimi përfundimtar i takon Ukrainës
    Presidenti amerikan, i pyetur nga një gazetar nëse shkëmbimet territoriale janë në tryezë, tha: Ato do të diskutohen, por unë duhet ta lejoj Ukrainën ta marrë atë vendim dhe mendoj se ata do të marrin një vendim të duhur. Por unë nuk jam këtu për të negociuar për Ukrainën. Nëse unë nuk do isha president, Putini do ta merrte të gjithë Ukrainën. 
    Një gazetar e pyet më pas Trumpin rreth mundësisë që SHBA-të të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën.
    “Ndoshta”, përgjigjet Trump.
    I pyetur nëse do të diskutojnë mundësitë ekonomike, Trump përgjigjet “nëse bëjmë përparim”. Por po ashtu shtoi se Putini mund të përballet me “pasoja shumë të rënda” nëse refuzon t’i japë fund luftës.
    “Ekonomikisht të rëndë, po. Do të jenë shumë të rënda. Nuk po e bëj këtë për vendin tim, nuk kam nevojë. Por unë po e bëj këtë për të shpëtuar shumë jetë,”- thotë Trump.
    Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Trump, do të takohen sot në Alaska. Qëllimi i këtij takimi do të jetë për të diskutuar mbi të ardhmen e luftës në Ukrainë. Pas caktimit të takimit, Trump deklaroi se do të ketë disa shkëmbime territoresh në dobi të Ukrainës dhe Rusisë./ZËRI

  • Trump i prerë: Nuk ka biznes me Rusinë derisa të përfundojë lufta

    Trump i prerë: Nuk ka biznes me Rusinë derisa të përfundojë lufta

    Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që ndodhen me të për në Alaska në bordin e Air Force One. Ai tha se presidenti rus po merr me vete shumë njerëz të biznesit nga Rusia, duke shtuar se “Më pëlqen kjo sepse ata duan të bëjnë biznes”.Por nuk do të bëjë biznes pa zgjidhur luftën, tha Trump.
    “Por ne nuk do të bëjmë biznes derisa të zgjidhet lufta. Lufta duhet të ndalet dhe vrasjet duhet të ndalen”.
    Sipas Trump, SHBA-të janë vendi më i nxehtë në botë dhe Putini “dëshiron një pjesë të saj” sepse Rusia “nuk është e nxehtë ekonomikisht”. Më tej e cilëson Putin si një njeri të zgjuar, dhe se ekziston një “nivel i mirë respekti nga të dyja palët”.
    I pyetur në lidhje me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës, Trump tha se Putin mendon se kjo “e ndihmon atë të bëjë një marrëveshje më të mirë”, por në realitet “kjo në fakt e dëmton atë”.

  • Panairi “Me zemër për diasporën” në Prishtinë: Gratë në biznes prezantojnë suksesin dhe kreativitetin e tyre

    Panairi “Me zemër për diasporën” në Prishtinë: Gratë në biznes prezantojnë suksesin dhe kreativitetin e tyre

    Në zemër të kryeqytetit po mbahet Panairi i Gruas “Me zemër për diasporën”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), si një nismë për të promovuar punën, kreativitetin dhe fuqizimin ekonomik të grave në biznes.

    Panairi është një platformë që mbledh gra sipërmarrëse nga e gjithë Kosova për të prezantuar produktet dhe historitë e tyre të suksesit para qytetarëve dhe diasporës, në një atmosferë mbështetëse dhe bashkëpunuese.

    Në hapje të panairit, kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje, duke e quajtur “jo vetëm ekspozim produktesh, por dëshmi të sakrificës dhe suksesit të grave në biznes”.

    “Fuqizimi i gruas është themeli i një ekonomie të fortë. Ky panair është një mundësi shumë e mirë për bashkëpunim dhe dëshmi e progresit që po bëjmë si shoqëri,” – tha Rafuna.

    Në stendat e panairit ekspozohen produkte bujqësore si mjedra të freskëta, punime artizanale, veshje kombëtare, si dhe argjendari e produkte kreative, të cilat kanë zgjuar interes të madh te qytetarët dhe vizitorët nga diaspora./KultPlus.com

  • Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

    Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

    Në një botë ku gjithçka ndodh në kohë reale, çdo sekondë pa internet mund të shkaktojë humbje të mëdha financiare dhe dëmtim të imazhit të kompanisë. Prandaj, siguria dhe vazhdimësia e lidhjes janë tashmë një domosdoshmëri për çdo biznes.

    Për të përmbushur këtë nevojë të bizneseve, Digicom, i certifikuar si interneti më i shpejtë për vitin 2025 nga SpeedChecker, prezanton ofertën promocionale për “Linjën Back-Up”, e krijuar për të garantuar funksionim të pandërprerë edhe kur linja kryesore shkëputet, duke ofruar njëkohësisht performancë maksimale.

    Si funksionon “Linja Back-Up”?

    Linja Back-Up është një linjë e dytë interneti që aktivizohet automatikisht në momentin kur linja  e parë ndërpritet. Kalimi në linjën e dytë ndodh menjëherë dhe pa asnjë ndërhyrje manuale, duke ruajtur të paprekur ritmin e punës dhe cilësinë e shërbimit ndaj klientit.

    Kjo zgjidhje është thelbësore për sektorë ku edhe disa minuta ndërprerje sjellin pasoja të menjëhershme, si: sistemi bankar, financat, shëndetësia, shërbimi ndaj klientit apo çdo industri tjetër që funksionon në kohë reale.

    Çfarë përfiton biznesi juaj me “Linjën Back-Up”?

    Operim i pandërprerë 24/7, pavarësisht çdo situate të paparashikuar

    Aktivizim automatik në rrjet rezervë, pa asnjë ndërprerje në punë

    Siguri e lartë për të dhënat dhe proceset kritike

    Mbështetje teknike e dedikuar për klientët biznes

    Digicom nuk ofron vetëm internet të shpejtë dhe të qëndrueshëm, qëllimi i tij është të garantojë besueshmëri, siguri teknologjike dhe mbështetje të vazhdueshme për çdo klient.

    “Linja Back-Up” është dëshmi konkrete e këtij angazhimi, një standard i ri për cilësinë.

    Si ta aktivizoni?

    Për të përfituar nga oferta promocionale me 50% ulje, kontaktoni:

    Tel: +355 45 600 777
    Email: sales@digicom.al
    Web: https://digicom.al/

    Digicom – për një biznes që nuk ndalet!

  • Kremlini: Dërgimi i armëve në Ukrainë është një biznes, Evropa duhet të paguajë

    Kremlini: Dërgimi i armëve në Ukrainë është një biznes, Evropa duhet të paguajë

    Presidenca ruse po e monitoron nga afër çështjen e furnizimit me armë për Ukrainën.

    Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili theksoi se furnizimi i Ukrainës me armë është një “biznes” dhe disa vende evropiane do të paguajnë për armët.
    Një bisedë e re telefonike midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump nuk është planifikuar, por mund të organizohet shpejt, shtoi Peskov.

    Ndërkohë, një burim i afërt me bisedimet tha për agjencinë Reuters se javën e ardhshme, të mërkurën, mund të mbahet një takim i shteteve që zotërojnë sisteme Patriot dhe i donatorëve për Ukrainën. Qëllimi i takimit është sigurimi i baterive të tjera të raketave kundërajrore Patriot për Kievin. Takimi pritet të drejtohet nga komandanti i lartë ushtarak i NATO-s./vizionplus.tv

  • Lushnje/ Grabitet gjatë natës një biznes, kapet një nga autorët

    Lushnje/ Grabitet gjatë natës një biznes, kapet një nga autorët

    Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pas një vjedhjeje të ndodhur gjatë natës në një biznes në lagjen “Savër”.
    Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi I. S. denoncoi në Komisariatin e Policisë Lushnjë se në biznesin e tij ishin vjedhur 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera. Menjëherë pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve nisën punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
    Falë veprimeve të policisë u bë i mundur arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasit E. P., 38 vjeç, banues në fshatin Pirrë. Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, O. D., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

    gijotina.com/ 

  • Vendoset lëndë plasëse në një biznes në Vlorë – Policia: ende të paqarta motivet

    Vendoset lëndë plasëse në një biznes në Vlorë – Policia: ende të paqarta motivet

    Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një biznes në rrugën Transballkanike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, një sasi lënde e dyshuar plasëse është vendosur pranë dritares së një servisi për motomjete, në pronësi të shtetasit V. B., në lagjen “Bashkimi”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00. Në momentin e shpërthimit, subjekti ka qenë i mbyllur dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar disa dëme të vogla materiale në pjesën e jashtme të godinës. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht po punon për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Deri tani, shkaqet mbeten të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”