Tag: biznes

  • Bujqësi, apo Biznes e Administratë: Ku duan të studiojnë të rinjtë e Kosovës

    Bujqësi, apo Biznes e Administratë: Ku duan të studiojnë të rinjtë e Kosovës

    Studentët në Kosovë po tregojnë qartë prirjet e tyre akademike: më së shumti zgjedhin fushat e Biznesit, Administratës dhe Ligjit, ndërsa më pak interesohen për Bujqësi, Pylltari e Veterinari. Fusha e studimit “Biznes, Administratë dhe Ligj” vazhdon të mbetet më e preferuara e studentëve të rinj në Kosovë. Vetëm në nivelin Bachelor, në vitin akademik 2024/2025 janë regjistruar gjithsej 4 909 studentë, që përbëjnë 29,7% të numrit të përgjithshëm të studentëve të regjistruar në universitete publike dhe kolegje private.Në anën tjetër, më pak interes është shënuar për fushën “Bujqësi, pylltari, peshkim dhe veterinari”, ku janë regjistruar vetëm 378 studentë, apo 2,3% e totalit.Një zhvillim pozitiv vërehet në fushën e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK), ku për vitin akademik 2024/2025, meshkujt përbëjnë 62,5% të studentëve, ndërsa femrat 37,5%.Krahasuar me vitin paraprak 2023/2024, është shënuar një rritje e numrit të femrave që kanë zgjedhur të studiojnë në këtë fushë, e cila tradicionalisht është dominuar nga studentët meshkuj.Interesim i madh për fushat e Biznesit, Administratës dhe Ligjit vërehet edhe në nivelin Master, ku janë regjistruar 1 562 studentë, që përfaqësojnë 36,3% të numrit të përgjithshëm të studentëve në këtë nivel.Në krahasim, më pak studentë janë regjistruar në Shkencat Natyrore, Matematikë dhe Statistikë, me vetëm 76 studentë, apo 1,8% të totaliNë numrin e përgjithshëm të studentëve në nivelin Master, më të përfaqësuara janë fushat e Biznesit, Administratës dhe Ligjit, me gjithsej 3 490 studentë, që përbëjnë 35,4%.Megjithatë, diferenca më e madhe gjinore vërehet në fushën e Arsimit, ku nga 1 061 studentë, 85,8% janë femra.Në të kundërt, në Teknologjinë Informative dhe Komunikim, meshkujt përbëjnë shumicën me 55,4% nga 585 studentë të regjistruar.4 909 studentë (29,7%) – Biznes, Administratë dhe Ligj (Bachelor)378 studentë (2,3%) – Bujqësi, Pylltari, Peshkim dhe Veterinari1 562 studentë (36,3%) – Biznes, Administratë dhe Ligj (Master)76 studentë (1,8%) – Shkenca Natyrore, Matematikë dhe Statistikë85,8% e studentëve në Arsim janë femra55,4% e studentëve në TIK janë meshkuj / Fatos Shala   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Aksion ‘blic’ në Elbasan/ Kontrolle në një biznes, disa të arrestuar

    Aksion ‘blic’ në Elbasan/ Kontrolle në një biznes, disa të arrestuar

    Policia e Elbasanit ka zhvilluar këtë të hënë një kontroll blic në qytetet, si rezultat i të cilit janë vënë në pranga 2 persona.

    Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se kontrollet janë ushtruar në një biznes në aksin Elbasan Metalurgji.
    Arrestimet janë bërë nën dyshimet për veprimtari kriminale. Sakaq, janë kryer edhe 6 shoqërime në komisariat.
    Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, për sqarimin e plotë të detajeve në lidhje me aksionin.
     

    Top Channel

  • Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

    Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

    Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente dhe pa taksa  Në mes të fshatit Suk 1 në Roskovec ndodhet një biznes furnizimi me gaz me pakicë, të cilin e disponon me dokumente z. Hamza Agaçi, vëllai i ish-nënkryetarit të Bashkisë Roskovec, z. Hysen Agaçi.
    Ky i fundit është personi që e menaxhon dhe kujdeset që ky biznes të funksionojë ndryshe në letra dhe ndryshe në realitet, pasi në QKB biznesi rezulton për shitjen me pakicë të bombolave të gazit, ndërsa në praktikë funksionon për shpërndarjen dhe furnizimin me pakicë të gazit të lëngshëm. Për të operuar në tregtimin e lëndëve djegëse duhen një sërë dokumentesh dhe licencash përkatëse, të cilat z. Agaçi – kur u ballafaqua me gazetarin e emisionit “Piranjat”, Freard Rista – u shpreh i bindur se i dispononte, por në realitet gjërat ishin ndryshe.
    Përgjigjen e parë e morëm nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila më datë 10 shtator 2025 na informoi se biznesi në fjalë nuk e disponon lejen e duhur mjedisore për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të gazit të lëngshëm. Përgjigjen e dytë e morëm nga Bashkia e Roskovecit. Në shkresën zyrtare që mban datën 19 shtator, institucioni na bën me dije se subjekti në fjalë ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse për tregtimin e gazit të lëngshëm, madje nuk rezulton i regjistruar pranë zyrës së tatim-taksave si biznes aktiv.
    Dhe këtë shkelje të rëndë ligjore, kryetarja Majlinda Bufi e justifikon me mosidentifikimin e subjektit nga inspektorët e tatim-taksave, si dhe nga inspektori i parandalimit në sektorin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi. Të mos dish biznesin e kryetarit të fshatit dhe të nënkryetarit të Bashkisë nuk duket shumë bindëse. Megjithatë, kryetarja Majlinda Bufi na bën me dije se pas evidentimit të rastit janë marrë masa për ndërprerjen e aktivitetit dhe vijimin e procedurave të mëtejshme.
    Gjithashtu, kryetarja sqaron se ka vepruar “me dorë të hekurt”, duke marrë masa disiplinore ndaj punonjësve përkatës për neglizhencë dhe mospërmbushje të detyrës.
    Megjithatë, disa pyetje një milionë dollarëshe ja vlen të bëhen: Në një vend aq të vogël, ku çdokush di çdo gjë, si ka mundësi që vetëm inspektorët nuk e dinë?
    Apo mos ndoshta, miqësia e nënkryetarit me kryetaren ka qenë më e fortë se ajo kafja e inspektorëve?
    Me gjithë këto zjarre që kapluan vendin tonë këtë vit dhe me gjithë këto biznese që po operojnë me miq e me kafe, duke iu shmangur detyrimeve ligjore, shpresojmë që kësaj here kryetarja Bufi ta ketë marrë seriozisht situatën./Emisioni “Piranjat”

  • Ku hyn partia, nuk hyn ligji!/ Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente, nuk paguan taksa

    Ku hyn partia, nuk hyn ligji!/ Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente, nuk paguan taksa

    Në mes të fshatit Suk 1 në Roskovec ndodhet një biznes furnizimi me gaz për pakicë, të cilin e disponon me dokumente z. Hamza Agaçi, vëllai i ish-nën/kryetarit të Bashkisë Roskovec, z. Hysen Agaçi. Ky i fundit është personi që e menaxhon dhe kujdeset që ky biznes të funksionojë ndryshe në letra dhe ndryshe në realitet, pasi në QKB biznesi rezulton të jetë për shitjen me pakicë të bombulave të gazit, ndërsa në realitet funksionon për shpërndarjen dhe furnizimin me pakicë të gazit të lëngshëm.

    Për të operuar në biznesin e tregtimit të lëndëve djegëse, duhen një sërë dokumentesh dhe licencash përkatëse, për të cilat z. Agaçi, kur u ballafaqua me gazetarin e emisionit “Piranjat”, Freard Rista, u shpreh i bindur se dispononte çdo dokument, por në realitet gjërat ishin ndryshe.

    Përgjigjen e parë e morëm nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila më datë 10 shtator 2025 na informoi se biznesi në fjalë nuk e disponon lejen e duhur mjedisore për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të gazit të lëngshëm. Përgjigjen e dytë e morëm nga Bashkia e Roskovecit. Në shkresën zyrtare që mban datën 19 shtator, institucioni na bën me dije se subjekti në fjalë ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse për tregtimin e gazit të lëngshëm, madje nuk rezulton i regjistruar pranë zyrës së tatim-taksave si biznes aktiv. Dhe këtë shkelje të rëndë ligjore, kryetarja Majlinda Bufi e justifikon me mosidentifikimin e subjektit nga inspektorët e tatim-taksave, si dhe nga Inspektori i Parandalimit në sektorin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

    Të mos dish për biznesin e kryetarit të fshatit dhe nën-kryetarit të Bashkisë, nuk duket shumë bindëse. Megjithatë, kryetarja Majlinda Bufi na bën me dije se pas evidentimit të rastit, janë marrë masa për ndërprerjen e aktivitetit dhe vijimin e procedurave të mëtejshme. Gjithashtu, kryetarja sqaron se ka vepruar me dorë të hekurt, duke marrë masa disiplinore ndaj punonjësve përkatës për neglizhencë dhe mospërmbushje të detyrës.

    Megjithatë, disa pyetje 1 milionë dollarëshe ja vlen të bëhen:

    Në një vend aq të vogël ku çdokush di çdo gjë, si ka mundësi vetëm inspektorët nuk e dinë?

    Apo mos ndoshta, miqësia e nën/kryetarit me kryetaren ka qenë më e fortë se ajo kafja e inspektorëve?

    Me gjithë këto zjarre që kapluan vendin tonë këtë vit dhe me gjithë këto biznese që po operojnë me miq e me kafe, duke iu shmangur detyrimeve ligjore, shpresojmë që kësaj here kryetarja Bufi ta ketë marrë seriozisht situatën.

  • “S’do të ketë më nga 3 trupa inspektimi në një biznes”, Hajdari: Do të ulet numri i inspektorateve, por nuk shkrihet asnjë!

    “S’do të ketë më nga 3 trupa inspektimi në një biznes”, Hajdari: Do të ulet numri i inspektorateve, por nuk shkrihet asnjë!

    Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për reformat që po ndërmerren në fushën e inspektimeve publike, duke theksuar se vendi po hyn në një fazë të re që synon uljen e barrës për bizneset dhe rritjen e efikasitetit të administratës. 

    Hajdari deklaroi se aktualisht jemi në fazën përfundimtare të hartimit të akteve nënligjore, në zbatim të ligjit të ri që rregullon inspektimet në Shqipëri. Sipas tij, vendi po kalon në një qasje tjetër të inspektimeve, duke iu referuar mënyrës se si do të organizohen dhe zhvillohen ato. 

    “Ulet numri i inspektoriateve, por nuk shkrihet asnjë. Ato që kanë bërë inspektime të veçanta, por që kanë objekt të përbashkët, do të bashkohen në funksion të efikasitetit,” u shpreh Hajdari. 

    Ai solli një shembull konkret se si kjo reformë do të ndikojë në praktikat aktuale. “Nëse më parë në një biznes shkonin tre trupa të ndryshme inspektimi në kohë të ndryshme, tani do të bashkohen në një të vetme. Në vend që biznesi të presë tre herë, do të inspektohet një herë nga një ekip i përbashkët. Kjo ul barrën e panevojshme ndaj bizneseve dhe përmirëson përvojën e tyre me institucionet,” tha Kryeinspektori. 

    Hajdari theksoi gjithashtu rëndësinë e profesionalizmit në trupat e inspektimit. Ai njoftoi se do të ketë një sistem karriere të ndërtuar mbi bazën e rekrutimeve profesionale, duke përjashtuar mundësinë që në pozicione kyçe si kryeinspektor të emërohen persona pa përvojë të duhur. 

    “Nëpër inspektorate do të punojnë njerëz të fushës, profesionistë që e njohin mirë sektorin ku inspektojnë. Kjo garanton jo vetëm cilësi më të lartë të punës, por edhe më shumë besueshmëri nga publiku,” shtoi ai. 

     

  • Belinda Balluku gjatë një ndalese në Delvinë, takon të riun që ruan kujtesën e qytetit në një bar/kafe

    Belinda Balluku gjatë një ndalese në Delvinë, takon të riun që ruan kujtesën e qytetit në një bar/kafe

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë nga vizita e saj në Delvinë, ku ndalesa në një prej bar/kafeve të qytetit u shndërrua në një takim frymëzues me Armando, një të ri që menaxhon këtë biznes me pasion dhe përkushtim të rrallë.

    Në përshkrimin e saj, Balluku e ka cilësuar këtë ndalesë si një përvojë të veçantë, ku Armando jo vetëm që shërben kafe, por edhe shpjegon me pasion historinë e qytetit, të ekspozuar në muret e lokalit përmes fotografive të vjetra, kujtimeve të rralla dhe detajeve që flasin për identitetin e Delvinës.Ky biznes i vogël është më shumë se një vend takimi – është një hapësirë e gjallë e kujtesës kolektive, ku historia nuk është thjesht në libra, por në mure, në biseda, në frymë. Armando ka krijuar një ambient ku çdo vizitor mund të ndalet për një kafe dhe të largohet me një copëz historie.

    “Një ndalesë në Delvinë, në një prej bar/kafeve të qytetit, ku Armando, një i ri që punon dhe menaxhon këtë biznes, me shumë pasion shpjegon historinë e qytetit, ekspozuar në disa fotografi historike në muret e këtij biznesi të vogël,” shkruan Balluku në postimin e saj.

    Ky takim është një kujtesë e bukur se ruajtja e trashëgimisë kulturore nuk kërkon domosdoshmërisht institucione të mëdha, por zemra të përkushtuara si ajo e Armandos. Në një kohë kur qytetet shqiptare po transformohen, ky bar në Delvinë është një shembull i harmonisë mes të vjetrës dhe të resë, mes kujtesës dhe zhvillimit.
    AV/KJ

  • Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

    Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

    Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet në ambientet e një hoteli, që njihet si biznes i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

    “Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale.
    Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

    Top Channel

  • “Strategji e dështuar”/ Situata ‘e nxehtë’ në PD, reagon ashpër analisti: Partia e tij, është kthyer në biznes familjar

    “Strategji e dështuar”/ Situata ‘e nxehtë’ në PD, reagon ashpër analisti: Partia e tij, është kthyer në biznes familjar

    Gjatë një interviste televizive, analisti Ergys Mërtiri ka komentuar zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur te veprimet politike të ish-kryeministrit Sali Berisha.
    Sipas Mërtirit, Berisha po tenton të rikthejë të njëjtin skenar të “mosbindjes civile” të përdorur më parë në parlament, një strategji që ai e cilësoi si të dështuar dhe të drejtuar vetëm për të tërhequr vëmendjen publike.
    Analisti thekson se pas kësaj lëvizjeje fshihet një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për humbjen dhe për të mos dhënë dorëheqjen, siç e kërkon ligji. Sipas tij, Partia Demokratike nuk funksionon më si një forcë politike demokratike, por është kthyer në një “biznes familjar”, ku mungojnë gara dhe zëra alternativë.
    Ergys Mërtiri:
    “Berisha do të përdorë të njëjtin skenar që ne e kemi parë në atë që quhej mosbindja civile në parlament. Nuk ishte një mosbindje civile, por një përpjekje për të marrë vëmendjen e opinionit me zhurmë. Berisha kërkon që të kthejë të njëjtin skenar që e ka përdorur dukshëm të dështuar në betejën për votën e lirë.
    E gjitha është që një justifikim i Berishës, për të mos dhënë dorëheqjen, të cilën ai duhet ta japë me ligj, ndërkohë që duhet të japë edhe llogari për humbjen. Lideri duhet që të mbajë përgjegjësi. Kapja e partisë është aq e madhe, saqë nuk lejon zëra ndryshe, garë brenda PD. PD tashmë nuk është më një parti, por një biznes familjar. Problemi që ka Berisha është besueshmëria”.

  • Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

    Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

    Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar panik te banorët në zonën e Mitrovicës mbrëmjen e së enjtes.

    Sipas të dhënave të policisë, lënda shpërthyese ishte vendosur në hyrje të një lokali dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme.

    “Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin e policisë.

  • Skandal fiskal në Kryeqytet/ Tatimet gjejnë 314 mijë euro cash, dhe punonjës në të zezë

    Skandal fiskal në Kryeqytet/ Tatimet gjejnë 314 mijë euro cash, dhe punonjës në të zezë

    Një biznes në qendër të Tiranës që nuk kishte përmbushur detyrimet fiskale, është zbuluar nga Drejtoria e Tatimeve falë denoncimit të një qytetari.
    Biznesi ndodhet në zonën e Piramidës në kryeqytet, dhe sipas Tatimeve, ka bërë evazion fiskal në vlerën e 314 mijë eurove.
    “314,000 € të fshehura u zbuluan nga Administrata Tatimore falë një qytetari që denoncoi subjektin, në qendër të Tiranës, për evazion fiskal! Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajojmë tatimpaguesit të reflektojnë e të përmbushin detyrimet fiskale, për të shmangur penalitetet e rënda”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
    Evazioni fiskal është bërë për rreth 1 viti e gjysmë, në periudhën 2024-2025. Nga verifikimet në terren, inspektorët tatimorë zbuluan edhe punonjës të padeklaruar në këtë biznes.
    Administrata Tatimore kreu procedurat administrative ndaj këtij biznesi që kishte fshehur 314 mijë euro taksa.