Tag: biznes

  • EMRI/ Shpërthim me tritol në një biznes reklamash në Shkodër, detajet e para

    EMRI/ Shpërthim me tritol në një biznes reklamash në Shkodër, detajet e para

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, pranë një subjekti të prodhimit të reklamave.
    Ngjarja është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, ku ndodhet edhe biznesi i reklamave “LufaPrint”, në pronësi të shtetasit Lulzim Mehmetit.
    Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet të ketë qenë tritol, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
    Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e ngjarjes.

  • Vrasja e Edmond Hykës/ Elbasan, mbërrin në gjykatë Nevzat Spaho, pritet masa e sigurisë

    Vrasja e Edmond Hykës/ Elbasan, mbërrin në gjykatë Nevzat Spaho, pritet masa e sigurisë

    Nevzat Spaho, i akuzuar si vrasësi i Edmond Hyjës, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit, për t’u njohur me masën e sigurisë.

    Spaho është shoqëruar për në gjykatë nga forca të policisë.

    Një ditë më parë, gjykata caktoi burg pa afat për ish ortakun e tij në biznes, Xhino Ago, dhe rojen e pikës së karburantit, Kujtim Pisha. Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç.

    Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, pista kryesore e hetimit për vrasjen mbeten mosmarrëveshjet në biznes, për shkak se raportet mes Agos e Mëhallës ishin shkëputur dy vite më parë.

    Edhe pse ortakëria në biznes ishte ndërprerë në 2023-shin, konfliktet mes tyre vijonin edhe gjatë ditëve të fundit. Së bashku me Xhino Agon, në pranga për moskallëzim krimi ka përfunduar edhe roja i karburantit në pronësi të viktimës, aty ku edhe ndodhi ngjarja.

  • Tritol biznesit në Kamëz, lirohet ish-polici Jeton Lami. Masa për dy të akuzuarit e tjerë

    Tritol biznesit në Kamëz, lirohet ish-polici Jeton Lami. Masa për dy të akuzuarit e tjerë

    Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia ish-efektivin e policisë Jetom Lami duke e dërguar në arrest shtëpie për ngjarjen e disa ditëve në Kamëz ku iu vu eksploziv biznesit të shtetasit Saimir Sina.

    Në detyrim paraqitje u la Florin Domi që ofroi edhe garanci pasurore në vlerë 600 mijë lekë të reja, ndërsa nuk ndryshoi masa e arrestit në burg për Flogert Mzhika.

    LEXO EDHE: Shpërthim me tritol në një biznes në Kamëz

    Ndërkohë mbetet në kërkim Ervis Lami që prej rreth një viti ka një tjetër masë arresti në mungesë për disa armë që iu gjetën në banesë.

    Policia njoftoi se arsyeja e vendosjes së lëndës eksplozive që shkaktoi dëme të konsiderueshme në biznes është një gjobëvënie prej 500 000 eurosh, që autorët i kishin vendosur pronarit të godinës Saimir Sina, ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte.

  • Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

    Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

    Në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.
    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

  • Kina dhe kërkimi i përjetësisë, si po kthehet në biznes

    Kina dhe kërkimi i përjetësisë, si po kthehet në biznes

    Në Kinë, ëndrra e përjetësisë po kthehet në biznes. Start-up-et dhe qendrat kërkimore po investojnë në mënyra për të “tejkaluar kufijtë e natyrës”, nga kapsulat me ekstrakt fara rrushi, deri te spate luksoze në ishuj tropikalë dhe teknologji futuriste si shtypja 3D e organeve dhe ruajtja kriogjenike e trupit.

    Një shembull është kompania Lonvi Biosciences në Shenzhen, e cila prodhon “pilula të jetëgjatësisë” nga ekstraktet e farave të rrushit, që sipas studiuesve mund të stimulojnë rigjenerimin e qelizave të plakjes, të paktën tek minjtë. Drejtori i teknologjisë, Lyu Qinghua, deklaron se “në pak vjet askush nuk do të sëmuret më nga kanceri”.

    Por Lonvi nuk është e vetmja. SuperiorMed në Chengdu ofron një “spital të jetëgjatësisë” dhe seanca në “ishujt e pavdekësisë”, kurse Immortal Dragons në Singapor punon me ruajtje kriogjenike dhe projektim 3D të organeve, duke i shitur shërbimet e saj klientëve të pasur.

    Edhe pse efektiviteti i këtyre trajtimeve nuk është provuar shkencërisht, tregu po rritet. Kinezët e pasur janë gati të investojnë në kremra antiage, suplementë, seanca kriogjenike dhe metoda të tjera për të “mundur kohën”.

    Ekspertët paralajmërojnë se, ndonëse aspirata për jetë të gjatë është e vjetër sa historia kineze, që nga Perandori Qin Shi Huangdi dhe eliksiret e tij të rrezikshme, deri tani, këto teknologji mbeten më shumë fantazi se sa realitet. Megjithatë, biznesi i përjetësisë në Kinë po lulëzon, ndërsa njerëzit po shpenzojnë më shumë se kurrë për të fituar disa vite shtesë jetës.

  • Shpërthimi me tritol në një biznes, policia jep detajet: Ja ku ishte vendosur lënda plasëse

    Shpërthimi me tritol në një biznes, policia jep detajet: Ja ku ishte vendosur lënda plasëse

    Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një biznes në lagjen Postobllok të Kuçovës.
    Tritoli raportohet se ishte vendosur pranë derës së biznesit në pronësi të shtetasit me iniciale G. S..
    Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.
    Njoftimi i policisë:
    Kuçovë/Informacion paraprak
    Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

  • Denoncimi/ Drejtori i preferuar i Rakip Sulit ndërton biznes privat me punonjësit dhe mjetet e UKK

    Denoncimi/ Drejtori i preferuar i Rakip Sulit ndërton biznes privat me punonjësit dhe mjetet e UKK

    Një qytetar, punonjës i UKK në bashkinë Kamëz, ka denoncuar drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz, Shpëtim Leskajn, i cili po ndërton një biznes pa leje në zonën e mbrojtun të QafëMollës dhe prej më shumë se një viti po kërcënon punonjësit se do ti shkarkojë nga puna nëse nuk punojnë edhe tek biznesi i tij.
    Qytetari shprehet se drejtori i preferuar i Rakip Sulit dhe Elisa Spiropalit nuk i paguan por u ofron orë shtesë, tip “shpërbilimi”.
    Denoncuesi thekson se biznesi po ndërtohet me mjetet (fadrromat) dhe materialet e ndërmarrjes (tuba).
    “Në një kohë që Tirana mbetet pa ujë, bëhet furnizimi në binesin e Shpëtim leskajt” shprehet denoncuesi.
    Miq, kësaj i thonë “o burra të vjedhim se deti është bërë kos!””– shprehet kreu i PD-së Sali Berisha krahas denoncimit.
    Denoncimi i qytetarit:
    Mirmbrama Doktor.
    Un qe po u shkruj jam ni punonjs i UKK Bashkia Kamez.
    Du tbaj ni denoncim per drejtorin e Ujsjell Kanalizimeve Kamez Shpetim Leskaj, drejtorit te preferum tkryetarit Rakip Suli dhe ministres Elisa Spiropali.
    I cili me mbeshtetjen e ktyne tdyve personave po nderton ni super biznes pa leje ne zonen e mbrojtun te Qafmolls. Dhe prej me shum se ni viti po na shfrytzojn duke na cue tpunojm tek biznesi i tij me kercenim per heqje nga puna. Nuk na pagujn por na ofrojne ca ore shtese tip “shperbilimi”.
    Biznesi po ndertohet me mjetet(fadrromat) dhe materialet e ndermarrjes(tuba)
    Me ni koh qe Tirana metet pa uj bahet furnizimi me uj ne biznesin e drejtorit UKK Kamez.
    Per kta po ju vejme ne dispozicion ene materialet filmike.
    Kena besim tplot qe ju jeni i vetmi person qe do i shkoni deri nfun ksaj ceshtje.
    Ju lutem na leni anonim sepse nuk dum te na hekin prej pune.Faleminers

  • Zjarr në afërsi të Leskovikut, dyshohet se flakët kanë rënë në një biznes

    Zjarr në afërsi të Leskovikut, dyshohet se flakët kanë rënë në një biznes

    Një zjarr sapo ka rënë në një prej bizneseve në afërsi të Leskovikut.

    Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka përfshirë një prej shtëpive të drurit që ky biznes agroturizmi ka.
    Një zjarrfikëse nga Kolonja dhe një tjetër nga Leskoviku, së bashku me policinë e shtetit janë nisur drejt vendngjarjes.

    Top Channel