Tag: bizhuteri

  • Emri/ Kapen drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit, pranga 42-vjeçarit

    Emri/ Kapen drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit, pranga 42-vjeçarit

    Shtetasi Dritan Ferrunaj, 42 vjeç, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi iu gjetën kokainë, sende me vlerë, armë dhe 29 mijë euro.

    Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 42-vjeçarit, në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

    Top Channel

  • Kokainë, armë dhe mijëra euro/ Policia arreston shoferin e autobusit në Portin e Durrësit (Emri+video)

    Kokainë, armë dhe mijëra euro/ Policia arreston shoferin e autobusit në Portin e Durrësit (Emri+video)

    KONTROLLET ME QEN NE AUTOBUS

    DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga Dritan Ferrunajn, pasi në autobusin që ai drejtonte në port, u gjetën kokainë, armë, bizhuteri dhe shuma parash që nuk ishin deklaruar. Ferrunajt i janë gjetur fillimisht në çantën e dorës rreth 100 gramë kokainë, si dhe disa bizhuteri, dhe më pas gjatë kontrollit në një tjetër çantë shpine që ndodhej në autovus, u gjetën 29 mijë euro, një armë zjarri pistoletë, si dhe 5 krehëra me fishekë.
    Ferrunaj akuzohet tashmë për një sërë veprash penale si: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    NJOFTIMI I POLICISË:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Full scan”
    Sekuestrohen drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare.
    Vihet në pranga poseduesi i tyre.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe vlerave monetare, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Full scan”.
    Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në hyrje, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në autobusin që drejtohej nga shtetasi D. F.
    Gjatë kontrollit fizik të shtetasit D. F., në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

  • Arrestohet një person në Durrës: Sekuestrohen drogë, armë, bizhuteri dhe para

    Arrestohet një person në Durrës: Sekuestrohen drogë, armë, bizhuteri dhe para

    Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Full Scan” në Durrës, gjatë të cilit janë sekuestruar lëndë narkotike, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare, ndërsa është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.
    Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të drogeve, armëve dhe vlerave monetare në vend.
    Gjatë kontrollit në Portin e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve zbuluan në autousin e D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, një sasi 92 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe disa bizhuteri të dyshuara flori.
    Në kontrollin e brendshëm u zbuluan gjithashtu:
    29,000 euro në vlera monetare,
    një armë zjarri tip pistoletë me pesë krehra.
    Pas këtyre gjetjeve, D.F. u arrestua në flagrancë për veprat penale:
    “Trafikim i lëndëve narkotike”,
    “Trafikim i armëve dhe i municionit”,
    Disa forma të kontrabandës me mallra të ndaluara, të kufizuara ose me akcizë,
    “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”,
    “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

  • Kontrabandoi bizhuteri floriri dhe ora dore me vlerë 50 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

    Kontrabandoi bizhuteri floriri dhe ora dore me vlerë 50 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

    Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kanë goditur një rast tentative për të kontrabanduar sende me vlerë, duke vënë në pranga një 33 vjeç, banues në Gjermani.
    “Në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Q. S.”, njofton Policia.

    Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën bizhuteri floriri dhe ora dore, me vlerë rreth 50 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit. Bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

    “Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 33 vjeç, banues në Gjermani, për veprat penale “Kontrabanda më mallra të tjera” dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.”

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Kush është 42-vjeçari shqiptar që bëri ‘kërdinë’ në Evropë/Hapi kasafortën me stetoskop, grabiti 1.2 mln euro bizhuteri

    Kush është 42-vjeçari shqiptar që bëri ‘kërdinë’ në Evropë/Hapi kasafortën me stetoskop, grabiti 1.2 mln euro bizhuteri

    Policia e Spanjës arrestoi një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në një qendër tregtare në Madrid. Ai mori bizhuteri me vlerë 1.2 milionë euro. Mediat spanjolle shkruajnë se bëhet fjalë për një grabitës të famshëm, inteligjent, por edhe të frikshëm Shamir Hoxha, shqiptar, 42-vjeç. I arrestuar nga Policia Kombëtare e Spanjës më 22 tetor 2025.
    Në momentin e arrestimit mbante në qafë një nga bizhuteritë e vjedhura dhe rreth 3.000 euro në para të thata. Vjedhja ndodhi më 28 prill 2025, gjatë një ndërprerjeje masive të energjisë që preku një pjesë të madhe të Spanjës, duke lënë pa energji dyqanet dhe sistemet e sigurisë.
    Ky kaos e lehtësoi zbatimin e planit, pasi qendra tregtare Plaza Norte 2, në San Sebastián de los Reyes (Madrid), ishte bosh dhe masat elektronike të mbrojtjes nuk funksiononin. Hoxha e planifikoi grabitjen me saktësi, duke shfrytëzuar ndërprerjen e energjisë për të çaktivizuar alarmet, bravat elektronike dhe sistemet kundër vjedhjes të vitrinave.
    Grabitja zgjati vetëm 4 minuta, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë. Ja përshkrimi hap pas hapi se si e kreu:
    U ngjit në çatinë e jashtme të qendrës tregtare dhe bëri prerje në çati pikërisht sipër argjendarisë José Luis, duke krijuar një vrimë për hyrje. Depërtimi i brendshëm: Pasi hyri në pjesën e brendshme, hoqi pllakat e gipsit për të arritur në një korridor teknik që lidh dyqanet. Prej andej, bëri vrima të tjera në mure për të arritur direkt në ambientin e pasmë të argjendarisë.Zbriti nga tavani deri në dysheme. Hapi xhamat e vitrinave me një kaçavidë të thjeshtë, pasi bravat elektronike nuk funksiononin për shkak të mungesës së energjisë. Zbrazi të gjitha vitrinat, duke marrë 2.200 bizhuteri, përfshirë një koleksion ekskluziv ari të bardhë me diamante. Plaçkën, me vlerë mbi 1 milion euro, e futi në një çantë shpine.
    Doli në këmbë nga qendra tregtare (kishte parkuar makinën e tij të dorës së dytë, të blerë muaj më parë, larg kamerave). Të nesërmen iku në Rumani, ku braktisi automjetin. Policia e gjurmoi falë kësaj makine dhe hyrje-daljeve të shumta në Spanjë gjatë muajve vijues.
    Si u kap?
    Policia Kombëtare e Spanjës nisi një hetim të thelluar pas grabitjes, duke analizuar pamjet nga kamerat e sigurisë së Plaza Norte 2, të cilat regjistruan gjithë ngjarjen në 4 minuta. Edhe pse ndërprerja e energjisë çaktivizoi shumë sisteme, kamerat rezervë kapën lëvizje të dyshimta.Agjentët gjurmuan një makinë të dorës së dytë (e parkuar larg për të shmangur zbulimin), të cilën Hoxha e kishte blerë disa muaj para grabitjes.
    Kjo makinë ishte kyçe: ai e braktisi në Rumani një ditë pas grabitjes, por targa dhe lëvizjet e saj të regjistruara e lidhën direkt me krimin. Në bashkëpunim ndërkombëtar me autoritetet rumune dhe shqiptare, policia monitoroi lëvizjet e tij ndërkufitare për 6 muaj.Më 22 tetor 2025, Hoxha u lokalizua dhe arrestua në Madrid nga agjentë civilë. Në atë moment mbante në qafë një nga bizhuteritë e vjedhura (një copë ari të bardhë me diamante) dhe rreth 3.000 euro të pajustifikuara.
    Menjëherë më pas, gjykatësi urdhëroi paraburgimin e tij në burgun Soto del Real, ku ndodhet në pritje të gjykimit. Deri më tani, vetëm ajo bizhuteri është gjetur; pjesa tjetër e plaçkës, me vlerë mbi 1 milion euro, vazhdon të jetë e zhdukur, edhe pse policia beson se një pjesë është shitur në tregun e zi të Evropës Lindore.
    Kush është Shamiri: profili i një grabitësi të zgjuarShamir Hoxha është i njohur prej vitesh për forcat policore të Europës. Me origjinë nga Tirana, Shqipëri, ai ka kaluar vite duke lëvizur mes Spanjës, Italisë dhe Francës, gjithmonë i përfshirë në krime ekonomike të rënda.Dosja e tij përfshin grabitje bankash, trafik bizhuterish dhe mashtrime të sofistikuara ndaj kompanive teknologjike. Në moshën 39-vjeçare, pamja e tij nuk bie shumë në sy, por fama si individ tepër inteligjent dhe metodik e paraprin.
    Disa anekdota rreth karrierës së tij kriminale janë përhapur në media dhe rrjete sociale:Në vitin 2021, thuhet se arriti të hapte një kasafortë në Milano duke përdorur vetëm një stetoskop dhe një elektrik dore. Në Paris, në vitin 2023, la një shënim në murin e një argjendarie të grabitur: “Marr vetëm atë që siguracioni e kthen mbrapsht”. Flet pesë gjuhë dhe zakonisht e ndryshon identitetin çdo gjashtë muaj. Të njohurit e tij thonë se kurrë nuk përdor armë; ai preferon lëvizjet e heshtura përpara dhunës.
    Si u krye grabitja:
    Hetimi tregoi se Shamiri kishte studiuar për javë të tëra infrastrukturën e Plaza Norte. Ndërprerja e energjisë, e shkaktuar nga një defekt në rrjetin kryesor elektrik, la gjithë zonën tregtare pa kamera dhe sensorë.
    Grabitësi përdori një gjenerator të vogël portativ për ndriçim dhe pajisje të specializuara për të hapur derën e kasafortës pa shkaktuar dëmtime të dukshme. Agjentët e Njësisë së Krimeve të Veçanta arritën të gjurmonin lëvizjet e tij falë pamjeve të kamerave të jashtme dhe gjurmëve të gishtërinjve të gjetura në një kuti veglash.
    Arrestimi u krye në periferi të Madridit, ku Shamiri po përgatiste arratisjen me një makinë me targa të falsifikuara. Deri tani, policia ka rikuperuar rreth 800.000 euro në para dhe bizhuteri; megjithatë, një pjesë e bizhuterive vazhdon të mungojë.
    Shefi i komisariatit ka pranuar publikisht se “planifikimi dhe ekzekutimi i grabitjes tregojnë një nivel të pazakontë profesionalizmi brenda krimit të organizuar”.

  • 4 “skifterët” shqiptarë/ Vjedhin bizhuteri e para

    4 “skifterët” shqiptarë/ Vjedhin bizhuteri e para

    Një bandë e përbërë nga katër shtetas shqiptarë dyshohet se ka kryer një vjedhje në një apartament në zonën Villa San Filippo, Monte San Giusto, Itali, por arratisja e tyre zgjati shumë pak.
    Karabinierët e Osimos dhe Civitanovës i ndaluan në pikën e pagesës së autostradës A14 në Civitanova, duke arrestuar katër personat: Florind Sefaj, Klaudio Demiri, Taulant Zyba dhe Givson Zyba.
    Sipas hetimeve, mbrëmjen e kaluar, duke përfituar nga mungesa e pronarëve, autorët hynë në banesë, kontrolluan dhomat dhe morën me vete para dhe bizhuteri. Në momentin e ndalimit, brenda makinës së tyre tip Fiat, karabinierët gjetën elektrikë, doreza, kaçavida, mjete të tjera për thyerje, si dhe bizhuteri e para për të cilat të ndaluarit nuk dhanë shpjegime bindëse.
    Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për të njëjtin grup që kreu vjedhjen në Monte San Giusto, dhe kanë ushtruar kontroll edhe në banesat e tyre në rajonin e Abrucos, ku të katërt rezultojnë të jenë rezidentë.

  • VIDEO+EMRI – Arrestohet 24- vjeçari, grabiti bizhuteri në Lezhë dhe i shiti në Shkodër, e pëson edhe argjendari

    VIDEO+EMRI – Arrestohet 24- vjeçari, grabiti bizhuteri në Lezhë dhe i shiti në Shkodër, e pëson edhe argjendari

    Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin Marjolin Malaj, 24 vjeç, banues në këtë fshat.

    Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi Marjolin Malaj i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.
    Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Lezhë/ Vodhi bizhuteri me vlerë 300 mijë lekë të rinj, arrestohet 24-vjeçari! I shiti në një argjendari në Shkodër (EMRI)

    Lezhë/ Vodhi bizhuteri me vlerë 300 mijë lekë të rinj, arrestohet 24-vjeçari! I shiti në një argjendari në Shkodër (EMRI)

    Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi bizhuteri në një banesë në Ishull Shëngjin. I riu u kap nga kamerat e sigurisë teksa në mes të ditës hyn i qetë në banesën ku grabiti.
    Vlera e bizhtuterive kap vlerën rreth 300 000 lekë.
    Sipas hetimeve të kryera Marjolin Malaj i kishte shitur bizhuteritë në në një argjendari në Shkodër, pronari i së cilës do të hetohet në gjendje të lirë.
    “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat.
    Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi M. M. i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.
    Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër”, njoftoi sot policia.

  • Vodhi bizhuteri në një banesë dhe i shiti në një argjendari, arrestohet i riu në Shkodër

    Vodhi bizhuteri në një banesë dhe i shiti në një argjendari, arrestohet i riu në Shkodër

    Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi bizhuteri në një banesë në Ishull Shëngjin
    Vlera e bizhtuterive kap vlerën rreth 300 000 lekë.
    Sipas hetimeve të kryera Marjolin Malaj i kishte shitur bizhuteritë në në një argjendari në Shkodër, pronari i së cilës do të hetohet në gjendje të lirë.
    “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat.

    Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi M. M. i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.
    Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.