Tag: bitcoin

  • Bitcoin dhe mbarë kriptomonedhat bien pavarësisht krijimit të rezervës strategjike nga SHBA

    Bitcoin dhe mbarë kriptomonedhat bien pavarësisht krijimit të rezervës strategjike nga SHBA

    Tregu i kriptoaseteve vijon të humbasë terren ndërsa tregtuesit po rivlerësojnë impaktin e tensioneve globale të tregtisë mbi aktivitetin ekonomik por edhe impaktin që do të ketë rezerve strategjike e Bitcoin krijuar nga presidenti Amerikan Donald Trump.

    Bitcoin ra deri në 80,182 dollarë në orët e vona të së Dielës përpara se të rikuperohej mëngjesin e së Hënës në 82,405 dollarë në këto momente që shkruajmë sipas CoinGecko. Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 9.7 përqind krahasuar me një javë më parë.
    Ethereum gjithashtu humbi 10 përqind të vlerës në 7 ditë duke ndërsa gjatë ditës së Dielë ju afrua shumë pranë kufirit të 2,000 dollarëve. Aktualisht tregtohet me 2,101 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko.

    Pavarësisht se Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ditën e Enjte duke themeluar zyrtarisht një Rezervë Strategjike të Bitcoin dhe autorizuar krijimin e një rezerve tjetër të aseteve dixhitale, industria vijoi rënien.
    Vendimi i Trump urdhëron Sekretarin e Thesarit dhe të Tregtisë të zhvillojnë strategji neutrale të buxhetit për të blerë më shumë Bitcoin. Menjëherë pas lajmit Bitcoin ra me 5 përqind ndërsa analistët thonë se investitorët kanë keqinterpretuar komentet e Trump.

    Rezerva e Bitcoin fillimisht do të plotësohet me Bitcoin-ët e konfiskuar nga aktivitete të paligjshme dhe kriminale edhe pse mbetet për tu parë sa prej tyre do të ruhen. Qeveria Amerikane mban rreth 198,000 Bitcoin që vlerësohen me rreth 16 miliardë dollarë me çmimet ekzistuese.
    Urdhri gjithashtu mandaton një rishikim 60-ditor të Thesarit të konsideratave ligjore dhe investuese për rezervën, ndërsa Thesari dhe Tregtia duhet të eksplorojnë mënyra për të blerë më shumë Bitcoin pa ndikuar në buxhetin federal ose pa ju kushtuar taksapaguesve.
    /PCWorld Albanian

  • Bitcoin dhe Ethereum vijojnë rënien në përgjigje të frikës së krijuar në tregjet ndërkombëtare

    Bitcoin dhe Ethereum vijojnë rënien në përgjigje të frikës së krijuar në tregjet ndërkombëtare

    Wall Street humbi terren ditën e Hënë ndërsa investitorët po përgatiten për të dhënat e fundit rreth inflacionit dhe politikën e Rezervës Federale ndërsa kriptomonedhat mbeten nën presion pavarësisht përmirësimit të klimës rregullatorë.

    Tensionet tregtare në rritje dhe shqetësimet rreth inflacionit kanë shtuar frikën me Bitcoin dhe Ethereum që ranë së bashku me aksionet.
    S&P 500 ra me 2.6 përqind, Nasdaq-100 me 3.1 përqind dhe Dow Jones Industrial Average me 2.2 përqind. Nikkei 225 dhe Hang Seng raportuan humbje në tregjet Aziatike.

    Bitcoin dhe Ethereum patën u sollën njëlloj. Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 5.8 përqind në 76,838 dollarë ndërsa Ethereum me 11.5 përqind në 1,785 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko. Të dy asetet kanë humbur 19 dhe 29 përqind të tregut respektivisht në 30 ditët e fundit.
    Ndërsa sinjale të rritjes së likuiditetin paralajmërojnë një përmirësim të situatës, paqartësitë rreth qarkullimit të kapitalit dhe politikës monetare kanë vënë presion mbi asetet me risk të lartë.

    Në të njëjtën kohë presidenti Amerikane Donald Trump po përgatit nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv për të adresuar politikat bankare anti-kripto vendosura nga administrata Biden.
    Urdhri do të anulojë iniciativat e “Operation Chokepoint 2.0”, një kufizim kontrovers bankar hyrë në fuqi gjatë drejtimit të Biden. Investitorët tani janë të përqendruar tek Indeksi i Çmimeve Konsumatore që do të publikohet të Mërkuren ku pritet një rritje me 0.3 përqind në Shkurt, më i ulët sesa Janari prej 0.5 përqind.
    Ndërsa furnizimi i parasë M2 u zgjerua në 2024 dhe ka mbetur e pandryshuar këtë vit, pasiguria mbi lëvizjet e ardhshme të autoriteteve federale dhe shtrëngimi i kushteve financiare i kanë mbajtur aksionet me risk të lartë në hije.
    Bilanci i Rezervës Federale ka vazhduar të tkurret, duke rënë në 6.75 trilion dollarë, nga afërsisht 9 trilion dollarë në prill 2022, si pjesë e programit të saj të vazhdueshëm të shtrëngimit sasior. /PCWorld Albanian

  • Bitcoin dhe Ethereum rriten pasi të dhënat tregojnë rënie të inflacionit

    Bitcoin dhe Ethereum rriten pasi të dhënat tregojnë rënie të inflacionit

    Çmimi i Bitcoin u rrit ditën e Mërkure pasi inflacioni në SHBA tregoi sinjale pozitive me çmimet konsumatorë të cilat u rritën më pak sesa ishte parashikuar.

    Indeksi i Çmimeve Konsumatore (CPI) u rrit me 2.8 përqind në 12 muaj e fundit. Ekonomistët prisnin nj indeksi i cili gjurmon ndryshimin e çmimeve, të rritej me 2.9 përqind krahasuar me një vit parë.
    Bitcoin u rrit në 84,000 dollarë ndërsa Ethereum dhe Solana në 1,900 dhe 127 dollarë, respektivisht.

    Rezerva Federale ka monitoruar se si manovrat e politikës së Trump mund të komplikojnë luftën e saj të inflacionit.
    Kryetari Jerome Powell tha javën e kaluar se pavarësisht zhvillimeve të fundit, “pasiguria rreth ndryshimeve dhe efekteve të tyre të mundshme mbetet e lartë”.

    Rezerve Federale pritet gjerësisht të mbajë të qëndrueshme normat e interesit në takimin e politikës së saj javën e ardhshme, kur do të publikojë gjithashtu parashikimet e përditësuara për rritjen ekonomike dhe normat e interesit. /PCWorld Albanian

  • Vlera e Bitcoin në pronësi të Strategy arrin në 41 miliardë dollarë

    Vlera e Bitcoin në pronësi të Strategy arrin në 41 miliardë dollarë

    Kompania Strategy e Michael Saylor ka rifilluar blerjen e Bitcoin. Pas një ndërprerje disa javore, firma e inteligjencës s biznesit bleu 10.7 milionë dollarë BTC duke shtuar 130 monedha në portofolin e saj masiv prej afro gjysmë milionë Bitcoin.

    Blerja e bërë së fundi kishte një çmim mesatar prej 82,981 dollarë për Bitcoin ndërsa është shuma më e vogël që kompania ka investuar që prej 2020-ës kur e filloi këtë proces.
    Sot Strategy ka 499,226 BTC në posedim që vlerësohen me afro 41.4 miliardë dollarë. Kompania zotëron rreth 2.5 përqind të Bitcoin-vë në qarkullim.

    Gjiganti synon të afrojë 42 miliardë dollarë financime në tre vitet e ardhshme për të zgjeruar portofolin e saj si pjesë e strategjisë për të blerë Bitcoin si një aset kyç pavarësisht luhatjeve të tregut.
    Ndërsa kjo e fundit ishte blerja më e vogël e Strategy, më e madhja ishte më 24 Shkurt 2025 ku shpenzoi afro 2 miliardë dollarë për të blerë 20,365 BTC. Që prej Nëntorit kompania ka blerë Bitcoin çdo javë.

    Javën e kaluar Saylor tha se me krijimin e rezervës strategjike të Bitcoin, SHBA-ja mund të blerë deri në 20 përqind të furnizimit total të kriptomonedhës më të madhe në botë dhe ta përdorë për të eliminuar borxhin e saj publik. /PCWorld Albanian

  • Çmimi i Bitcoin në pritje të vendimit të Rezervës Federale Amerikane

    Çmimi i Bitcoin në pritje të vendimit të Rezervës Federale Amerikane

    Çmimi i Bitcoin nuk pati lëvizje të mëdha ditën e Mërkure pasi Banka e Japonisë vendosi me votë unanime të mban interesa të pandryshuara. Tani tregtarët po presin të shohin nëse Rezerva Federale do të bëjë të njëjtën.

    Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell pritet të flasë përpara mediave lidhur me vendimin që kanë marrë pasditen e sotme me orën tonë lokale.
    Në këto momente që shkruajmë Bitcoin tregtohet me 84,392 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko, një rritje me 3.4 përqind në 24 orët e fundit.

    Volumi i tregtimit në 24 orët e fundit ishte 25 miliardë dollarë, shumë larg niveleve ditore të javës së kaluar prej 42 miliardë dollarësh. Shumica presin që çmimi i Bitcoin të qëndrojë në këto nivele përgjatë fundjavës ndërsa Indeksi i Frikës dhe Lakmisë Kripto humbi 2 pikë që prej ditës së djeshme.
    Që nga fillimi i vitit, indeksi – i cili varion nga 0 për frikën ekstreme në 100 për lakminë ekstreme – ka arritur deri në 84 dy ditë pas inaugurimit të Presidentit Donald Trump.

    Por ajo ka përjetuar një zbritje të menjëherë që pasi tensionet gjeopolitike dhe tarifat e tregtisë globale kanë pllakosur tregjet.
    Investitorët presin të shohin ndonjë sinjal për shkurtime interesash në të ardhmen e afërt ndërsa 99 përqind e tyre kanë humbur shpresat se do të shohin ndonjë lëvizje të tillë sot. /PCWorld Albanian

  • Bitcoin rritet përballë kushteve të lehtësuara financiare

    Bitcoin rritet përballë kushteve të lehtësuara financiare

    Bitcoin u ngjit deri në 87,431 dollarë në 24 orët e fundit ndërsa investitorët ju përgjigjen sinjaleve të lehtësimeve financiare nga Rezerva Federale duke shtuar shpresat për një rritje të likuiditetit dhe ringjallje e tregut të kriptoaseteve.

    Autoritetet thanë se do të ngadalësonin ritmin e reduktimit të balancës së saj prej 6.8 trilionë dollarësh në vetëm 5 miliardë dollarë në muaj nga 25 miliardë dollarë që ishte më parë.
    Lëvizja synon të parandalojë çrregullimet e financiare ndërsa borxhi i vazhdueshëm po vë nën presion tregjet.

    Banka Qendrore gjithashtu la interesat e pandryshuara në 4.25 përqind deri në 4.5 përqind duke ruajtur projektimin për dy shkurtime interesash këtë vit pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të inflacionit.
    Dollari Amerikan postoi ditën e tretë me rënien më të madhe që prej 2015-ës. “Historikisht sinjale të tilla i paraprijnë lëvizjeve të mëdha të Bitcoin,” shprehej analisti kripto i Real Vision Jamie Coutts.

    Në të njëjtën kohë Banka Qendrore e Kinës injektoi likuiditet shtesë në sistemin e saj financiare në javët e fundit duke përforcuar trendin global të lehtësive financiare të cilat mbështetin asetet me risk të lartë.
    Përveç Bitcoin, mbarë tregu kripto u përgjigj pozitivisht. Ethereum u rrit me 3.2 përqind në 2,067 dollarë sipas CoinGecko. XRP u ngjit në 2.51 dollarë ndërsa Solana rikuperoi në 133.4 dollarë.
    /PCWorld Albanian

  • Sentimenti i tregut të Bitcoin prek nivelet më të ulëta në 2 vite

    Sentimenti i tregut të Bitcoin prek nivelet më të ulëta në 2 vite

    Sentimenti i tregut të Bitcoin ka rënë në nivelet më të ulëta që prej Janarit 2023 sipas firmës analitike CryptoQuant.

    Në një raport të publikuar ditën e Enjte, CryptoQuant zbuloi se Indeksi Bull ka rënë në 20, duke treguar vetëm 2 nga 10 indikatorët e territorit bull.
    Ky indikator shënon nivelin më të ulët në më shumë se dy vjet dhe qëndron shumë nën pragun historikisht të nevojshëm për të mbështetur vlerësimin e qëndrueshëm të çmimit, tha firma analitike.

    Këto të dhëna ngrijnë pyetje për drejtimin e tregut, ku CryptoQuant sheh një trend rënie dhe jo thjeshtë një korrigjim të shkurtër.
    Indeksi Bull i firmës analitike kombinon dhjetë indikatorë të që matin aktivitetin e rrjetit, sjelljen e investitorëve, kërkesën për Bitcoin dhe likuiditetin e tregut për të vlerësuar shëndetin e përgjithshëm të tregut.

    Historikisht Bitcoin ka pasur nevojë për një indeks 60 për të mbajtur të gjallë shpresat e rritjes ndërsa qëndrimi nën indeksin 40 për një periudhë të zgjatur ka qenë pikënisje e rënies së tregjeve shpjegonte CryptoQuant.
    Nëse rezultati “mbetet nën 40 për një periudhë të zgjatur”, kjo mund të sinjalizojë se “kushtet e rënies së tregut” mund të vazhdojnë, duke sfiduar nocionin se tërheqja e fundit e Bitcoin me deri në 23% prej pikut të fundit prej 109,000 dollarësh në Janar përfaqëson një “korrigjim të përkohshëm”, vunë në dukje analistët në raport.
    /PCWorld Albanian

  • BlackRock lançon produktin e parë Bitcoin në Europë

    BlackRock lançon produktin e parë Bitcoin në Europë

    BlackRock lançoi ditën e Hënë produktin e parë të tregtueshëm të Bitcoin në Europë, një lëvizje e cila vjen për të adresuar kërkesën në rritje për kriptomonedhën në tregje të reja pasi tërhoqi më shumë se 50 miliardë dollarë investime në Shtetet e Bashkuara.

    Kompania më e madhe në botë për nga asetet që menaxhon lançoi iShares Bitcoin ETP e vendosur në Zvicër dhe që listohet bursat e Parisit, Amsterdamit dhe Frankfurtit.
    BlackRock ishte një prej investitorëve të parë institucionalë që ofroi produkte ETF në SHBA në spot për Bitcoin pasi Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave me Vlerë i aprovoi për herë të parë në Janar të 2024.

    Coinbase është kompania e cila kujdeset për asetet ndërsa Banka of New York Mellon është administrator i produktit.
    /PCWorld Albanian