Tag: bitcoin

  • Strategy shpenzon 500 milionë dollarë për të blerë 6,556 BTC

    Strategy shpenzon 500 milionë dollarë për të blerë 6,556 BTC

    Strategy njoftoi ditën e Hënë se kishte blerë edhe 6,556 Bitcoin të tjerë duke e dërguar në 538,200 numrin e bitcoin që posedon. Konkretisht Strategy shpenzoi 556 milionë dollarë për blerjen e tyre me një çmim mesatar prej 84,785 dollarë për Bitcoin.

    Blerja më e fundit është një tregues i strategjisë agresive të akumulimit të Bitcoin nga kompania ndërsa Michael Saylor ka një besim të fortë tek aseti për një periudhë afatgjatë.
    Saylor, i cili ka qenë një mbështetës i fortë i përdorimit të Bitcoin si një aset rezervë për korporatat, publikisht ka mbështetur kriptomonedhën më të madhe në botë që prej 2020-ës.

    Që atëherë Bitcoin është rritur me 987 përqind nga Janari 2020 deri në Prill 2025. Aktualisht vlera e aksioneve të MSTR është 317.2 dollarë, një rritje me 1.78 përqind ditën e sotme.
    MSTR ka një vlerë tregu prej 84.7 miliardë dollarë. 538,200 BTC e saj me një çmim prej 87,388 dollarë vlerësohen me 47.03 miliardë dollarë. Investimi në Bitcoin bëri që vlera e aksioneve e MSTR të rritej me 2,400 përqind që do të thotë se investitorët e parë të kompanisë sot pjesa e tyre e aksioneve do të ishte 24 herë më e lartë. /PCWorld Albanian

  • Aksionet e kompanive kripto bien në mënyrë të ndjeshme

    Aksionet e kompanive kripto bien në mënyrë të ndjeshme

    Kompanitë kripto ranë ditën e Hënë duke kopjuar rënien e Bitcoin ndërsa tensionet tregtare u përshkallëzuan pasi Trump zbuloi tarifat javën e kaluar.

    Bitcoin ra me 5.5 përqind në nivelin më të ulët të 2025. Strategy, kompani e cila posedon miliarda dollarë Bitcoin ra me 10 përqind.
    Coinbase ra me 5 përqind ndërsa Robinhood me 14 përqind pasi Barclays reduktoi parashikimet e bëra më herët për Bitcoin.

    Dy kompanitë në fjalë eliminuan çdo rritje që kishin regjistruar pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet në Nëntor duke reflektuar kështu sfidat me të cilat përballet industria e cila u entuziazmua nga premtimet e tij për ta bërë SHBA-në kryeqytetin kripto të botës.
    Ndonëse nuk goditen drejtpërdrejt nga taksat e reja, firmat e kriptove ende po i ndjejnë efektet si barrierat më të mëdha tregtare në mbi një shekull që dobësojnë sentimentin e investitorëve nëpër tregje.

    Investitori miliarder Bill Ackman paralajmëroi të dielën se SHBA mund të jetë duke shkuar drejt një “dimri ekonomik bërthamor”.
    /PCWorld Albanian

  • Tarifat “godasin” bitcoin-in! Europa e pëson më keq, 890 miliardë euro humbje brenda tre orëve

    Tarifat “godasin” bitcoin-in! Europa e pëson më keq, 890 miliardë euro humbje brenda tre orëve

    Tarifat e vendosur me aq ngazëllim prej tij, kanë goditur edhe sektorin e kriptomonedhave, të cilin vetë Donald Trump e inkurajoi me forcë në fillim të marsit kur mblodhi në Shtëpinë e Bardhë drejtues të tij për të diskutuar mbi investimet dixhitale dhe objektivin e vet të ngritjes së një rezervë strategjike për monedhën bitcoin.

    Tani, vlera e kriptomonedhave ka pësuar një rënie të ndjeshme në Azi, duke sinjalizuar një ndjenjë të qartë rreziku në të gjithë tregjet.
    Sipas mediave të huaja, bitcoin humbi rreth 7 për qind të vlerës së tij mbrëmjen e së dielës deri mëngjesin e sotëm në Singapor duke mbërritur një pikë të ulët prej 77,077 dollarë.
    Ether po ashtu ra në 1,538 dollarë, nivel më i ulët brenda ditës i regjistruar ndonjëherë që nga tetori i 2023. Si bitcoin ashtu edhe Ether më vonë i “zvogëluan humbjet”.
    Tarifat gjithëpërfshirëse të Trumpit tashmë kanë “fshirë” triliona dollarë në vlerë nga aksionet amerikane. Politika e re e Washingtonit vendos një tarifë prej 10% për shumicën e importeve, me norma edhe më të larta për vende specifike, si 34% për importet kineze dhe 20% për mallrat e BE-së.
    Tregjet financiare janë alarmuar nga lëvizja agresive dhe investitorët po përgatiten për paqëndrueshmëri të zgjatur ekonomike.
    Europa tashmë ka nxjerrë thuajse 890 miliardë tym në pak më pak se 3 orë tregtimi. Ky është bilanci provizor i seancës së sotme me indeksin Stoxx 600 të rënë me 5.86%. Duke parë listat e çmimeve individuale, Milano humbet 6.17%, Frankfurt 5.68%, Parisi 5.56%, Madridi 5.33% dhe Londra 4.52%.

    Top Channel

  • Çmimi i Bitcoin bie ndjeshëm, tregjet e kriptove po “përjetojnë pasojat“ e tarifave të Trumpit

    Çmimi i Bitcoin bie ndjeshëm, tregjet e kriptove po “përjetojnë pasojat“ e tarifave të Trumpit

    Vlera e kriptovalutave ra ndjeshëm gjatë javës në Azi, duke nënvizuar një ndjenjë të qartë të rrezikut në të gjithë tregjet.
    Bitcoin humbi rreth shtatë për qind të vlerës mbrëmjen e së dielës deri të hënën në mëngjes në Singapor, duke arritur në një pikë të ulët prej 77,077 dollarë.
    Etherium ra në 1,538 dollarë, niveli më i ulët brenda ditës i pa parë që nga tetori i 2023-ës.
    Si Bitcoin ashtu edhe Ether më vonë “zvogëluan humbjet”.
    Rënia vjen teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi tarifat gjithëpërfshirëse që tashmë kanë “fshirë” triliona dollarë në vlerë nga aksionet amerikane.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Grupet kriminale po blejnë drogën me Bitcoin, ekspertët: Pagesat nuk kontrollohen

    Grupet kriminale po blejnë drogën me Bitcoin, ekspertët: Pagesat nuk kontrollohen

    Paratë e fituara nga droga, korrupsioni, krimi apo aktivitetet të paligjshme po pastrohen nëpërmjet kriptomonedhave dhe ky fenomen po përhapet me ritme të shpejta veçanërisht në vendet me institucione të brishta
    Për të pastruar paratë, blerë e shitur kokainë apo për të çuar emigrantë të paligjshëm në Francë e Britaninë e Madhe… grupet kriminale shqiptare përdorën kriptomonedhat për t’iu fshehur syve të shtetit. Janë këto disa nga gjetjet shqetësuese të Prokurorisë së Përgjithshme në raportin e vitit të shkuar.

    “Një ndër tendencat e theksuara të pastrimit të parave është përdorimi gjithnjë e më në rritje i kryerjes së pagesave të blerjes së sasive të konsiderueshme të kokainës nëpërmjet kriptovalutave.”
    Skema është e thjeshtë.
    “Sepse gjithçka kryhet nga telefoni, nis monedhën… e dërgon diku dhe askush as të kontrollon dhe asgjë tjetër.”
    Grupet kriminale të klandestinëve po heqin dorë nga  pagesat në lekë, euro, paund apo dollarë… duke i zëvendësuar me kriptomonedhat.

    Nga ana tjetër, format e kryerjes së pagesave janë sofistikuar, duke përfshirë edhe pagesa nëpërmjet kriptovalutave, kryesisht në Bitcoin.”
    Kjo pasi mungojnë filtrat kontrollues.
    “Mungesa e një baze ligjore dhe sistemi i dobët i institucioneve bëjnë që të kemi përhapje të këtij fenomeni.”
    Organet ligj-zbatuese kanë arritur të kapin disa prej përpjekjeve të grupeve kriminale për të përdorur kriptomonedhat në aktivitetin e tyre.

    Këtu përfshihen pasuri të paluajtshme, vlera monetare, kuota tregtare si dhe portofole kriptovalutash në një vlerë totale prej rreth 65,5 milion eurosh.
    Në muajin janar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi të sekuestrimin e dhjetëra milionë eurove pasuri të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, mes të cilave edhe 10 milionë dollarë të investuar prej tyre në kriptovaluta.

  • Trump “merr në qafë” edhe kriptomonedhat, bitcoin bie me 20% të vlerës

    Trump “merr në qafë” edhe kriptomonedhat, bitcoin bie me 20% të vlerës

    Gjallërimi kishte nisur, ndërsa fitorja e Donald Trump i dha një tjetër hov tregut të kriptomonedhave. Por katër muaj nga betimi si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregu i monedhave digjitale po shkon në tatëpjetë. “Lufta tregtare me tarifa” është shkaku. Nga mbi 102 mijë dollarë në fillim të vitit, Bitcoin, monedha virtuale më e përhapur në botë po vlen rreth 83 mijë dollarë.
    “Në një farë mënyre ishte e pritshme. Sa herë që tregjet çoroditen, efektet ndihen menjëherë te kriptomonedhat. Për shkak se tregu është volatil dhe spekulimet nuk mungojnë. Ndaj edhe pati rënie”, tha Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale.
    Të dhënat nga Coin Market Cap tregojnë se rënia ka përfshirë edhe monedhat e tjera digjitale. Vlera e Ethereum shkuar në më pak se 1 mijë e 800 dollarë, Binance 592 dhe Solana vetëm 116 dollarë.
    “Mendoj se është një humbje momentale. Aq më tepër që tani po afrohet edhe procesi “half” ai i përgjysmimit të tij dhe vlera e tij në treg do të rritet ndjeshëm”, tha Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale.
    Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole investime në kriptomonedha, kryesisht në Bitcoin vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë. Lufta e tarifave ka ndikuar edhe te portofolet e këtyre të fundit.
    Sinkron Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale…
    “Në afatgjatë do të thosha se do të kemi një rikthim të fuqisë së kriptovalutave dhe nga kjo do të marrin më shumë para edhe ata shqiptarë që kanë portofole investimi”, tha Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale.
    Kur u krijua në 2009-n, Bitcoin vlente vetëm 1 cent. Në mbi një dekadë, kriptomonedha ka pasur disa kulme, veçanërisht në vitet 2019 e 2021 kur vlente 11 mijë e 800 e tani mbi 83 mijë dollarë.
    (A2 Televizion)

  • Trump “fik” edhe kriptomonedhat, Bitcoin bie me 20% të vlerës, në Shqipëri ka 50 mijë invesitorë

    Trump “fik” edhe kriptomonedhat, Bitcoin bie me 20% të vlerës, në Shqipëri ka 50 mijë invesitorë

    Gjallërimi kishte nisur, ndërsa fitorja e Donald Trump i dha një tjetër hov tregut të kriptomonedhave. Por katër muaj nga betimi si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregu i monedhave digjitale po shkon në tatëpjetë. “Lufta tregtare me tarifa” është shkaku. Nga mbi 102 mijë dollarë në fillim të vitit, Bitcoin, monedha virtuale më e përhapur në botë po vlen rreth 83 mijë dollarë.
    “Në një farë mënyre ishte e pritshme. Sa herë që tregjet çoroditen, efektet ndihen menjëherë te kriptomonedhat. Për shkak se tregu është volatil dhe spekulimet nuk mungojnë. Ndaj edhe pati rënie”, tha Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale.
    Të dhënat nga Coin Market Cap tregojnë se rënia ka përfshirë edhe monedhat e tjera digjitale. Vlera e Ethereum shkuar në më pak se 1 mijë e 800 dollarë, Binance 592 dhe Solana vetëm 116 dollarë.
    “Mendoj se është një humbje momentale. Aq më tepër që tani po afrohet edhe procesi “half” ai i përgjysmimit të tij dhe vlera e tij në treg do të rritet ndjeshëm”, tha Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale.
    Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole investime në kriptomonedha, kryesisht në Bitcoin vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë. Lufta e tarifave ka ndikuar edhe te portofolet e këtyre të fundit.
    Sinkron Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale…
    “Në afatgjatë do të thosha se do të kemi një rikthim të fuqisë së kriptovalutave dhe nga kjo do të marrin më shumë para edhe ata shqiptarë që kanë portofole investimi”, tha Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale.
    Kur u krijua në 2009-n, Bitcoin vlente vetëm 1 cent. Në mbi një dekadë, kriptomonedha ka pasur disa kulme, veçanërisht në vitet 2019 e 2021 kur vlente 11 mijë e 800 e tani mbi 83 mijë dollarë.

  • Konsolidimi i Bitcoin do të vijojë pa një katalizator të qartë rritjeje thonë analistët

    Konsolidimi i Bitcoin do të vijojë pa një katalizator të qartë rritjeje thonë analistët

    Bitcoin mund të qëndrojë në fazë konsolidimi ndërsa analistët hedhin dyshime nëse rritja e likuiditetit mund të mjaftojë për të nisur një rritje të vrullshme duke thënë se likuiditeti global zakonisht qëndron në sinkron me çmimin e Bitcoin.

    Matrixport përmes një postimi në rrjetin social X ditën e Premte tha se kur bankat qendrore rrisin qarkullimin e parasë, një pjesë e atij likuiditeti përfundon në tregjet kripto. Megjithatë ata thanë se kjo nuk garanton çmime më të larta të Bitcoin ndërsa marrëdhënia mes likuiditetit dhe Bitcoin nuk ka bazë të fortë teorike.
    Analistët paralajmëruan gjithashtu se krahasimi i çmimit të Bitcoin me likuiditetin global mund të jetë gabim pasi të dyja seritë kohore “janë jo të palëvizshme – ato priren me kalimin e kohës – të cilat mund të shtrembërojnë analizën e korrelacionit dhe të çojnë në rezultate të rreme”.

    Tani pa një katalizator të qartë, çmimi i Bitcoin mund të vijojë të bëjë lëvizje anësore. Ndërsa disa tregtarë ende i shohin tendencat e likuiditetit si një tregues kyç, analistët argumentojnë se faktorët kripto-vendas ose politikat makroekonomike mund të jenë akoma më të dobishme.
    /PCWorld Albanian

  • Bitcoin dhe Ethereum rriten ndërsa tregjet presin një zbutje të luftës tregtare

    Bitcoin dhe Ethereum rriten ndërsa tregjet presin një zbutje të luftës tregtare

    Bitcoin dhe Ethereum u rritën ditën e Mërkure ndërsa tregjet financiare dhe investitorët reaguan ndaj lajmeve për zbutjen e luftës tregtare dhe përpjekjes së Kinës për të stabilizuar ekonominë e saj.

    Bitcoin u rrit me 5 përqind në 24 orët e fundit duke kapërcyer kufirin e 90 mijë dollarëve. Ethereum e pasoi duke u rritur me 4.7 përqind në 2,285 dollarë sipas CoinGecko.
    Rritja vjen ndërsa investitorët presin një zbutje të tensioneve tregtare mes SHBA-së dhe Kinës çka bëri që Pekini të lançonte një stimul të ri ekonomik.

    Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë njoftoi një përjashtim të përkohshëm një-mujor nga tarifat e reja të SHBA-së për importet nga Meksika dhe Kanadaja, që synon t’u japë kohë prodhuesve të automjeteve amerikane për t’u përshtatur me politikën e re tregtare.
    Tregjet më të gjera u përgjigjën në mënyrë të favorshme, me S&P 500 dhe Dow Jones Industrial Average secili që u rrit me 1.1%, ndërsa Nasdaq Composite avancoi 1.5%.

    /PCWorld Albanian

  • Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për krijimin e rezervës strategjike të Bitcoin

    Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për krijimin e rezervës strategjike të Bitcoin

    Presidenti Amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ditën e Enjte për krijimin e një rezerve strategjike të Bitcoin, një ditë përpara se ekzekutivët e industrisë së kriptomonedhave të takohen në Shtëpinë e Bardhë.

    Rezerva do të krijohet me bitcoinët që qeveria federale ka konfiskuar nga procese kriminale dhe civile tha i ngarkuari i Shtëpisë së Bardhë për kriptomonedhat David Sacs përmes një postimi në median sociale X.
    Pjesëmarrësit në Samitin Kripto të Shtëpisë së Bardhë ditën e Premte presin që evenimenti të shërbejë si një platformë ku Trump formalisht do të zbulojë planet e tij për ndërtimin e një rezerve strategjike që përmban bitcoin dhe katër kriptomonedha të tjera.

    Në fillim të javës Trump zbuloi emrat e këtyre kriptomonedhave: Bitcoin, Ethereum, XRP, Solana dhe Cardano. Sacks tha se qeveria federale ka një strategji për të maksimizuar vlerën e këtyre aseteve dhe kësaj rezerve pa ofruar më tutje detaje.
    “Shtetet e Bashkuara nuk do të shesin asnjë bitcoin të depozituar në rezervë. Do të mbahet për të ruajtur vlerën. Rezerva shërben si një kasafortë dixhitale për kriptomonedhën që konsiderohet ar dixhital,” tha Sacks.

    Urdhri ekzekutiv i Trump gjithashtu kërkon nga Thesari të zhvillojë strategji neutrale të buxhetit për blerjen e më shumë bitcoin në mënyrë që të mos bëhet barrë e taksapaguesve Amerikanë.
    Gjithashtu do të krijohet një stok i aseteve dixhitale krijuar dhe zhvilluar në SHBA ku përfshihen kriptomonedha të tjera përveç Bitcoin por qeveria nuk do të shtojë asete përtej atyre që janë konfiskuar nga veprime ligjore tha Sacks.
    Pas postimit të Sacks Bitcoin ra me 5 përqind në 85 mijë ndërsa aktualisht këmbehet me 89.094 dollarë sipas CoinMarketCap.
    Premtimi i Trump për një rezervë strategjike dhe pritshmëritë për rregullim më të lehtë të industrisë e kishin parë rritjene Bitcoin në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në 109,071.86 dollarë në janar. Sacks tha se Shtetet e Bashkuara postojnë afro 200 mijë bitcoin dhe shitja e tyre në të kaluarën ka bërë që vendit të humbasë 17 miliardë dollarë.
    /PCWorld Albanian