Tag: bitcoin

  • ETF-të Bitcoin regjistruan të Hënën ditën më të mirë të muajit Maj

    ETF-të Bitcoin regjistruan të Hënën ditën më të mirë të muajit Maj

    ETF-të e Bitcoin regjistruan ditën më të mirë të tregtimit që prej fillimit të muajit Maj ndërsa fondet më të vogla ju bashkuan hyrjeve të shëndetshme të kapitalit në kriptomonedhën më të madhe në botë.

    Fidelity Wise Origin Bitocin Fund (FBTC), ETF-ja spot e dyta më e madhe në SHBA, shkoi të hyra prej 188 milionë dollarësh në 24 orë sipas të dhënave të SoSoValue.
    Ndërkaq ARK 21Shares Bitcoin ETF (ARKB) regjistroi të hyra prej 155 milionë dollarësh. Dy fondet në fjalë regjistruan gjysmën e të hyrave në ETF Bitcoin ditën e Hënë.

    Në total e Hëna regjistroi 667.4 milionë dollarë të hyra ndërsa Bitcoin po tregtohet mbi 100 mijë dollarë për ditën e 12-të me radhë.
    Në këto momente që shkruajmë Bitcoin shitet me 104,802 dollarë sipas CoinMarketCap. Si zakonisht BlackRock iShares Bitcoin Trust (IBIT) – që është ETF-ja më e madhe në Wall Street e Bitcoin me kapital më shumë sesa 11-të ETF-të e tjera së bashku, regjistroi 305.9 milionë dollarë të hyra ditën e djeshme.

    Në total IBIT menaxhon 66.9 miliardë dollarë Bitcoin, ose 3.2 përqind të vlerës së përgjithshme të tregut të kriptomonedhës më të madhe në botë. Këtë vit IBIT regjistroi 8.3 miliardë dollarë të hyra në ETF-në Bitcoin.
    /PCWorld Albanian

  • Twenty One blen 459 milionë dollarë Bitcoin

    Twenty One blen 459 milionë dollarë Bitcoin

    Twenty One, një kompani e re e Bitcoin, që do të tregtojë aksionet e saj në bursën e Nasdaq pas bashkimit të planifikuar me Cantor Equity Partners, ka 459 milionë dollarë Bitcoin të gatshme për tu integruar në thesarin e saj falë blerjes së bërë nga gjiganti i stablecoin Tether.

    Përmes një deklarimi pranë SEC, Cantor Equity Partners zbuloi se Tether, një prej firmave që po bashkëpunon me Twenty One, se ka blerë 4,812.22 BTC me çmim mesatar prej 95,319 dollarë për monedhë duke shtuar në thesar 458.7 milionë dollarë.
    Twenty One, që po formohet falë një bashkëpunimi mes Tether, Bitfinex, Cantor Fitzgerald dhe SoftBank, planifikon të lançojë thesarin me më shumë se 42,000 Bitcoin që vlerësohen me afro 4.4 miliardë dollarë me çmimin aktual.

    Shkrirja e planifikuar u njfotua në muajin Prill. Blerja vjen ndërsa çmimi i Bitcoin u rrit ditën e Marte në mbi 104 mijë dollarë, vetëm 4 përqind larg rekordit prej 108,786 dollarë vendosur në Janar. Gjithashtu kjo blerje vjen pasi Tether raportoi 1 miliardë dollarë të ardhura për tre mujorin e parë të vitit. /PCWorld Albanian

  • Bitcoin vijon rritjen ndërsa i afrohet rekordit të Janarit

    Bitcoin vijon rritjen ndërsa i afrohet rekordit të Janarit

    Bitcoin u ngjit mbi 100 mijë dollarë ditën e Enjte për herë të parë që prej muajit Shkurt mbështetur edhe nga një marrëveshje e gjerë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, një sinjal se mbase lufta tregtare e presidentit Amerikan Donald Trump me pjesën tjetër të botës po zbutet.

    Ditën e djeshme kriptomonedha më e madhe në botë arriti çmimin e 103,890 dollarë sipas CoinGecko ndërsa aktualisht këmbehet me 103,739 dollarë, por ende mbetet nën rekordin prej 109,000 dollarëve që arriti në Janar.
    Ether, kriptomonedha e dytë u rrit me 26 përqind në 2,403 dollarë në 24 orët e fundit. Trump dhe kryeministri Britanik Starmer zbuluan marrëveshjen tregtare mes vendeve dhe është e para që kur presidenti Amerikan nisi një luftë globale tregtare me një seri tarifash ndaj partnerëve.

    “Rikthimi në vlerën 100,000 dollarë duhet të konsiderohet si një nga arritjet më të fuqishme të bitcoin-it dhe është një kujtesë se blerja gjatë frikës maksimale – vetëm muajin e kaluar bitcoin po qëndronte rreth 74,000 dollarë – mund të jetë jashtëzakonisht fitimprurëse,” tha Antoni Trenchev, bashkëthemelues i platformës për tregtimin e aseteve dixhitale Nexo.
    Çmimet e Bitcoin-it dhe kriptovalutave të tjera ranë ndjeshëm midis shkurtit dhe prillit, pasi tregtarët u shqetësuan se Trump po i shtynte më ngadalë se sa pritej reformat pro-kripto.

    Njoftimi i presidentit për tarifa të gjera në fillim të prillit shkaktoi një ikje drejt aseteve të sigurta, me çmimet e bitcoin-it dhe kriptovalutave të tjera që ranë së bashku me aksionet dhe asetet e tjera me rrezik të lartë. /PCWorld Albanian

  • Bitcoin kalon vlerën 100.000 dollarë për herë të parë që nga shkurti, ja cili është shkaku

    Bitcoin kalon vlerën 100.000 dollarë për herë të parë që nga shkurti, ja cili është shkaku

    Bitcoin kaloi shifrën e 100,000 dollarëve këtë të enjte për herë të parë që nga shkurti, nxitur nga besimi i ripërtërirë i investitorëve pas një marrëveshjeje tregtare Britani e Madhe-SHBA. Deri në mesditë, kriptomonedha u tregtua në 101,329.97 dollarë, duke u rritur me 4.7% gjatë ditës.
    Analistët e lidhin rimëkëmbjen me lehtësimin e tensioneve tregtare globale dhe rritjen e optimizmit ndaj politikave miqësore ndaj kriptomonedhave, veçanërisht nga SHBA-të nën Presidentin Trump. Pasiguria dhe paqëndrueshmëria e mëparshme e tregut, e amplifikuar nga skandale si rënia e $LIBRA dhe një vjedhje rekord prej 1.5 miliardë dollarësh kriptomonedhash, i kishin shtyrë investitorët drejt aseteve më të sigurta. Me rregulloret e reja të kriptomonedhave që po shfaqen në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE, analistët presin një vrull të mëtejshëm për Bitcoin.

  • Bitcoin rikthehet në 100 mijë dollarë

    Bitcoin rikthehet në 100 mijë dollarë

    Bitcoin po i afrohet territorit të 100 mijë dollarëve për herë të parë që prej muajit Shkurt ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë filluar bisedimer për një marrëveshje tregtare ndërsa një akord i tillë është pranë finalizimit me Britaninë.

    Sipas të dhënave të CoinGeco, kriptomonedha më e madhe në botë kaloi për pak momente mbi 100 mijë dollarë ndërsa aktualisht është tërhequr në nivelin e 99,500 dollarëve.
    Një marrëveshje e madhe tregtare u paralajmërua nga presidenti Amerikan Donald Trump në Truth Social duke krijuar optimizëm se tarifat i përkasin të kaluarës.

    Lajmi vjen ndërsa Sekretari i Thesarit Scott Bessent po përgatitet për të udhëtuar në Zvicër për të biseduar me Kinën, takimi i parë që ka në vëmendje luftën tregtare që kur Trump njoftoi tarifat.
    Analisti i Standard Chartered Geoff Kenrick beson se Bitcoin do të rritet më lart në Qershor. Objektivi im specifik është 120 mijë dollarë në fund të tre mujorit të dytë të 2025.

    Madje ai mendon se ky çmim është mjaft konservativ. Sentimenti është përmirësuar gjithashtu ku Indeksi i Frikës dhe Lakmisë qëndron në 65.
    Hyrjet nga ETF-të kanë qenë të larta në dy javët e fundit ndërsa dje u regjistruan 142 milionë dollar të hyra. /PCWorld Albanian

  • Dy portofolë gjigantë zgjohen duke transferuar 320 milionë dollarë Bitcoin pas 10 vitesh

    Dy portofolë gjigantë zgjohen duke transferuar 320 milionë dollarë Bitcoin pas 10 vitesh

    Dy balena Bitcoin të cilat kanë qëndruar në gjumë për një kohë të gjatë zhvendosën 3,422 BTC me vlerë 324.2 milionë dollarë mëngjesin e së Martes.

    Të dy portofolët kanë qenë jo-aktivë që prej 2014-ës kur Bitcoin shitej nën 1,000 dollarë dhe dy transferimet janë ndër më të mëdhatë regjistruar nga balenat Bitcoin në vitet e fundit.
    Identiteti i pronarëve të këtyre portofolëve është i paditur dhe arsyeja e lëvizjes është gjithashtu e paqartë. Gjithashtu nuk dihet nëse portofolët i përkasin një individi të vetëm.

    Kjo rritje e aktivitetit të balenave përkon me një aktivitet veçanërisht të lartë të balenave të Bitcoin-it. Një studim nga CryptoQuant, i publikuar në prill të këtij viti, zbuloi se gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, ishte lëvizur mbi dyfishi—110% më shumë—i Bitcoin-it që kishte qenë i fjetur për një kohë të gjatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
    Firma tha se afro 62,800 BTC të cilat datojnë 7 vite më parë janë transferuar gjatë periudhës Janar – Mars 2025, krahasuar me 28,000 BTC gjatë të njëjtës periudhë vitin e kaluar. /PCWorld Albanian

  • ETF-të Bitcoin regjistruan 1.8 miliardë dollarë të hyra javën e kaluar

    ETF-të Bitcoin regjistruan 1.8 miliardë dollarë të hyra javën e kaluar

    ETF-të Amerikane të Bitcoin tërhoqën më shumë se 1.8 miliardë dollarë të hyra javën e kaluar duke vijuar kështu një lëvizje pozitive që filloi më 17 Prill sipas të dhënave të CoinGlass.

    E Enjtja dhe e Pretmja ishin veçanërisht të suksesshme për ETF-të Bitcoin ku dy ditët sollën 423 milionë dollarë dhe 675 milionë dollarë të hyra respektivisht.
    Të Premtem u pa se të hyrat në ETF-të Bitcoin ishin 10 herë më të larta sesa në ETF-të Ethereum. ETF-ja e Blackrock, IBIT, regjistroi 2.56 miliardë dollarë të hyra.

    Në anën tjetër disa rivalë udhëhequr nga Ark 21Shares, regjistruan shitje të ETF-të me 458 milionë dollarë. Hyrjet e forta të ETF-së së Bitcoin vinë në një kohë kur ETF-të e arit regjistruan shitje.
    Mes datave 28 Prill deri më 2 Maj, ETF-të e arit patën shitje prej 1.941 miliardë dollarë. Kreu i Aseteve Digjitale në BlackRock sugjeroi gjithashtu se tërheqja ndaj ETF-ve të Bitcoin lidhet me faktin se BTC po sillet gjithnjë e më shumë si një strehë e sigurt, ose si një mbrojtje që nuk është e ndërlidhur me rreziqet monetare që burojnë nga ndonjë shtet i caktuar.

    /PCWorld Albanian

  • Bitcoin projektohet të arrijë në 130 mijë dollarë në Tetor të 2025

    Bitcoin projektohet të arrijë në 130 mijë dollarë në Tetor të 2025

    Cikli katër vjeçar i Bitcoin është rikthyer në vëmendje ndërsa sjellja e kriptovalutës më të madhe në botë sugjeron arritjen e një rekordi të ri prej 131 mijë dollarësh.

    Sipas një analize nga firma Alphractal, sjellja simetrike e Bitcoin që prej 2015-ës vijon ta bëjë një prej aseteve të pakta që lëviz me një ritëm.
    Tetori 2025 është projektuar si periudha kur Bitcoin do të godasë një rekord të ri dhe rënia e katër muajve të fundit do të ishte një dritare e radhë shprese për investitorët që synojnë të kapin valën tjetër.

    Çfarë është cikli katër vjeçar i Bitcoin?
    Parashikimet e ciklit 4-vjeçar të Bitcoin janë brenda pritshmërive. Është e vështirë të besohet se Bitcoin do të shënojë rekord të ri pasi pati në muaj Mars të vështirë.

    Çmimi i Bitcoin ka arritur majat më të larta dhe rëniet dramatike me saktësi të lartë duke respektuar këtë cikël prej mëse një dakde. Kësaj here kulmi pritet rreth datave 12-16 Tetor 2025. Aktualisht janë disa indikatorë që ruajnë këtë projeksion siç është Short-Term Holder (STH) Cost Basis, një indikator teknik që dallon momentin e vërtetë nga euforia.
    Pasi STH Cost Basis preku nivelin 93,145 dollarë ky indikator na sugjeron se një trend galopant rritjeje po vjen. Qëndrimi mbi këtë nivel është jetik për ruajtjen e këtij momenti rritjeje nga Bitcoin.
    Një presion i ri rritjeje po shtohet. Në 48 orët e fundit afro 20 mijë Bitcoin me vlerë 1.86 miliardë dollarë kanë ndryshuar duar sipas të dhënave të Santiment.
    Një akumulim i tillë i paraprin rritjeve të fuqishme në të ardhmen e afërt dhe lëvizja aktuale e Bitcoin nuk përbën përjashtim. Aktualisht rekordi i ri lokal konsiderohet tavani 131,800 dollarë ndërsa mbështetja kritike e lëvizjes bull të këtij cikli 4-vjeçar është 71,150 dollarë.
    /PCWorld Albanian

  • A do të vijojë Bitcoin të rritet më tutje?

    A do të vijojë Bitcoin të rritet më tutje?

    Bitcoin tregtohej me 93,700 dollarë në orët e para të mëngjesit të ditës së Mërkure ndërsa gjatë ditës arriti deri në nivelin e 94,300 dollarë ndërsa zbutja e luftës tregtare dhe sinjalet e ndryshimit të politikës monetare të Shtetet e Bashkuara shtoi kërkesën e investitorëve për asetet me risk të lartë.

    Rritja erdhi pas raportimeve se SHBA-ja mund të zbusë tonet e saj ndaj Kinës dhe se presidenti Amerikan Donald Trump nuk synon të shkarkojë Kryetarin e Rezervës Federale Jerome Powell.
    Ky kombinim përmirësoi në mënyrë të ndjeshme sentimentin në tregun e aksioneve, të arit dhe Bitcoin të cilët patën një rritje të mprehtë. “Të dy asetet ndjekën rritjen globale të parasë M2,” tha eksperti i Merkle Tree Capital Ryan McMillin.

    Sipas tij ari reagon menjëherë ndaj rritjes së parasë M2 ndërsa Bitcoin u duhen të paktën 90 ditë për të nisur një lëvizje. Megjithatë pasi u rrit në 3,500 dollarë, ari pati një rënie të shpejtë në 3,300 dollarë duke sinjalizuar një zhvendosje të investitorëve drejt Bitcoin si një ruajtës i vlerës së pasurisë së tyre.
    Vendimi i ardhshëm i Rezervës Federale për normën e interesit dhe negociatat e vazhdueshme fiskale midis Uashingtonit dhe Pekinit ka të ngjarë të mbeten katalizatorët kryesorë për Bitcoin në javët në vijim.

    Narrativa macro siç duket po shkon në favor të Bitcoin. /PCWorld Albanian

  • Bitcoin rritet ndërsa aksionet bien pasi Trump kritikon Bankën Qendrore Amerikane

    Bitcoin rritet ndërsa aksionet bien pasi Trump kritikon Bankën Qendrore Amerikane

    Çmimi i Bitcoin sillej rreth 87,300 dollarë ditën e Hënë ndërsa mëngjesin e së Martes u ngjit në 88,400 dollarë pavarësisht se presidenti Amerikan Donald Trump aplikoi një presion të ri mbi tregjet duke kërcënuar me shkarkimin e Drejtorit të Rezervës Federale Amerikane Jerome Powell i cili ka dështuar të ulë interesat.

    Ndërsa i referohej Powell si “Mr. Too Late” në Truth Social, Trump tha se tani kishte ardhur koha që Banka Qendrore Amerikane të ulte kostot e huamarrjes duke shtuar frikën e ekonomistëve se një gjë e tillë kishte për të shtuar inflacionin në virgjilje të tarifave.
    “Powell ka qenë gjithnjë i vonuar,” tha Trump duke ju referuar edhe politikave ekonomike të periudhës së pandemisë. Bitcoin u rrit me 2.9 përqind në 24 orët e fundit sipas të dhënave të CoinGecko. Ndërkaq kriptomonedha e tjera si Solana ranë me 1.2 përqind.

    Çmimi i arit u rrit ditën e Hënë me 3.9 përqind në 3,442 dollarë për onz sipas Yahoo Finance ndërsa indeksi S&P 500 ra me 2.8 përqind. Indeksi teknologjik i Nasdaq gjithashtu ra me 3 përqind.
    Retorika e Trump u bë më kritike ndaj Powell-it pasi zyrtari foli para Klubit Ekonomik të Çikagos javën e kaluar, duke mbajtur një këndvështrim të kujdesshëm në lidhje me uljet e normave dhe ekonominë.

    Trump më vonë vuri në dukje se përfundimi i kryesuesit të Fed “nuk mund të vijë mjaft shpejt”, duke lënë të kuptohet se çfarë do të ishte një përballje pa precedent historik. /PCWorld Albanian