Tag: bitcoin

  • Bitcoin bie pasi Gjykata Ndërkombëtare e Tregtisë thotë se tarifat e Trump janë të paligjshme

    Bitcoin bie pasi Gjykata Ndërkombëtare e Tregtisë thotë se tarifat e Trump janë të paligjshme

    Bitcoin u tërhoq lehtë të mërkurën pas një vendimi nga një gjykatë amerikane që shpalli të pavlefshëm regjimin e gjerë të tarifave të Presidentit Donald Trump, duke goditur doktrinën e tij tregtare për mandatin e dytë dhe duke qetësuar tregjet e aksioneve.

    Një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën e Tregtisë Ndërkombëtare të SHBA-së vendosi se Trump kishte tejkaluar autoritetin e tij presidencial kur vendosi tarifa të përgjithshme për shumicën e partnerëve tregtarë të SHBA-së në fillim të prillit, duke u mbështetur në një gjendje emergjente kombëtare sipas Ligjit për Fuqitë Ekonomike Ndërkombëtare të Emergjencës (IEEPA), i cili daton prej dekadash.
    IEEPA, i miratuar në vitin 1977, i jep presidentit të SHBA-së autoritet për të rregulluar tregtinë ndërkombëtare gjatë emergjencave kombëtare të shpallura që vijnë nga kërcënime të jashtme.

    “Ne e interpretojmë ndryshe IEEPA-n si një ligj që vendos kufizime domethënëse ndaj çdo autoriteti që i jep presidentit,” shkroi paneli. “Çdo interpretim që delegon autoritet të pakufizuar për vendosjen e tarifave është antikushtetues.”
    Vendimi shfuqizon tarifat bazë prej 10%, një taksë prej 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dhe një normë prej 20% për importet nga Kina.

    Gjykata urdhëroi qeverinë e SHBA-së të ndërmarrë veprimet administrative të nevojshme “brenda 10 ditëve kalendarike” për të zbatuar ndalimin e përhershëm.
    Sipas një raporti të Reuters, ekipi ligjor i Trump-it ka paraqitur tashmë një njoftim apelimi në Gjykatën e Apelit të SHBA-së për Rrethin Federal. /PCWorld Albanian

  • BlackRock thekson rreziqet që mund ti vinë Bitcoin nga kompjuterët kuantikë

    BlackRock thekson rreziqet që mund ti vinë Bitcoin nga kompjuterët kuantikë

    Një prospekt i sapo rishikuar për Ishares Bitcoin Trust (IBIT) të BlackRock tani përfshin një shënim paralajmërues që thotë se shfaqja e kompjuterëve kuantikë të fuqishëm — dhe zhvillimet e lidhura me ta — mund t’i bëjnë të pafuqishme masat themelore kriptografike që mbrojnë Bitcoin-in.

    Kësaj jave debati rreth kompjuterëve kuantikë dhe Bitcoin u ringjall në sferën kripto ndërsa spekulime hedhin dyshime me aftësinë e rrjetit të Bitcoin për ti mbijetuar thyerjes dhe ekspozimit.
    Diskutimet u përqendruan tek një studim i ri postuar në arvix.org ku detajohet një metodë faktorimi të integer-ëve 2048-bit duke përdorur më pak se 1 milionë kubidë jo-perfektë.

    Për ti shtuar më shumë benzinë zjarrit, BlackRock, menaxheri i ETF-së më të madhe të bitcoin në botë, ndryshoi prospektin e IBIT duke përfshirë shënimin në lidhje me kompjuterët kuantikë.
    Shtesa më e re në prospektin e IBIT përfshin një shënim paralajmërues: “Në të kaluarën, janë zbuluar dhe shfrytëzuar dobësi në kodin burimor të aseteve digjitale, përfshirë dobësi që kanë çaktivizuar disa funksione për përdoruesit, kanë ekspozuar informacionin personal të tyre dhe/ose kanë rezultuar në vjedhjen e aseteve të tyre digjitale.”

    Dokumenti më pas shpjegon më tej, duke paralajmëruar se përparimet në kompjuterikën kuantike mund të komprometojnë themelin kriptografik mbi të cilin mbështetet Bitcoin. /PCWorld Albanian

  • GameStop blen 4,710 Bitcoin me vlerë 513 milionë dollarë

    GameStop blen 4,710 Bitcoin me vlerë 513 milionë dollarë

    GameStop, distributori Amerikan i video lojërave dhe pajisjeve elektronike konsumatore, ka konfirmuar investimin e saj të parë në Bitcoin duke blerë 4,710 BTC sipas një deklarate postuar në rrjetin social X më 28 maj.

    Kompania nuk specifikoi sesa ka paguar për Bitcoin-ët apo kur janë bërë blerjet. Sasia e blerë ka vlerën e 513 milionë dollarëve në këto momente që shkruajmë.
    Lajmi vjen pasi kompania tha në muajin Mars se planifikon të investojë në Bitcoin. Asokohe GameStop tha se do të financonte blerjen e bitcoin përmes financimit të borxhit.

    Aksionet e GameStop (GME) janë rritur me 12 përqind në Mars dhe 18 përqind në Shkurt. Sipas TradingView, GME shitej 35 dollarë më 27 Maj dhe në 30 ditët e fundit është rritur me 10 përqind.
    /PCWorld Albanian

  • Kompania e presidentit Amerikan Donald Trump krijon një thesar Bitcoin me vlerë 2.5 miliardë dollarë

    Kompania e presidentit Amerikan Donald Trump krijon një thesar Bitcoin me vlerë 2.5 miliardë dollarë

    Trump Media and Technology Group ka bërë një marrëveshje me 50 investitorë institucionalë për të ngritur 2.5 miliardë dolalrë për krijimin e një thesari Bitcoin tha kompania e presidentit Amerikan Donald Trump.

    Kompania tha se planifikon të vendosë Bitcoin në bilancin e saj së bashku me paranë ekzistuese, ekuivalentët e parave dhe investimet afatshkurtra, të cilat në fund të tremujorit të parë të vitit 2025 kapnin vlerën prej 759 milionë dollarësh.
    Trump Media and Technology Group, e listuar në Nasdaq (me simbolin DJT), është operatori i platformës së mediave sociale Truth Social dhe markës FinTech Truth.Fi.

    Kjo e fundit u krijua në janar dhe mori miratimin për të investuar deri në 250 milionë dollarë nga më shumë se 700 milionë dollarët që ka në rezerva të gatshme në instrumente tradicionale investimi, llogari të menaxhuara individualisht (SMA), fonde të tregtuara në bursë (ETF), bitcoin dhe “kriptomonedha të ngjashme ose letra me vlerë të lidhura me kriptovalutat.”
    /PCWorld Albanian

  • Bitcoin rritet pasi Trump shtyn implementimin e tarifave ndaj Bashkimit Europian

    Bitcoin rritet pasi Trump shtyn implementimin e tarifave ndaj Bashkimit Europian

    Bitcoin u ngjit në 109,600 dollarë mëngjesin e së Hënës pasi investitorët reguan ndaj vendimit të presidentit Amerikan Donald Trump për të shtyrë implementimin e tarifave 50 përqind ndaj Bashkimit Europian.

    Lëvizja erdhi pasi Trump pasi një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ditën e Dielë ndërsa blloku kërkoi më shumë kohë për të arritur një marrëveshje tregtie.
    Ditën Premte Trump kërcënoi të vendoste tarifa 50 përqind më 1 Qershor nëse negociatat nuk merrnin një zgjidhje të shpejtë.

    Afati i ri i ndryshuar, 9 Qershori, tani i vendos tregjet në një fazë pritjeje, me politikën tregtare që sërish bëhet burim paqëndrueshmërie si për asetet tradicionale ashtu edhe për ato dixhitale.
    Tregjet e së ardhmes për aksionet amerikane po shënojnë rritje. Të ardhmet e S&P 500 u rritën me 0.9%, ato të Dow me 0.8%, dhe të Nasdaq-100 fituan 1%, duke pasqyruar një optimizëm të kujdesshëm se vonesa mund të zbusë presionet tregtare transatlantike—të paktën për momentin.

    Fillimisht, Trump kishte propozuar një tarifë prej 20% për shumicën e importeve nga BE në prill, por më vonë e uli atë në 10% për të lejuar kohë për bisedime. /PCWorld Albanian

  • Bitcoin thyen rekordin historik, çmimi kalon 110 mijë dollarë

    Bitcoin thyen rekordin historik, çmimi kalon 110 mijë dollarë

    Bota E Enjte, 22 Maj 2025 11:41
    Bitcoin ka shënuar një tjetër rekord historik, duke kaluar për herë të parë pragun prej 110,000 dollarësh për njësi. Sipas të dhënave nga platforma e tregtimit Binance, çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë u rrit me 3.65%, duke arritur në 111,000 dollarë.
    Megjithatë, pak minuta më vonë, tregu përjetoi një korrigjim të lehtë dhe çmimi u stabilizua në 109,600 dollarë, me një rritje totale ditore prej 2.59%.

    Sipas ekspertëve, rritja e çmimit të Bitcoin mund të mos ndalet këtu. Ata vlerësojnë se çmimi i tij mund të arrijë deri në 300,000 dollarë në afatmesëm, duke reflektuar interesin në rritje të institucioneve financiare dhe besimin në qëndrueshmërinë e teknologjisë blockchain.
    Bitcoin u prezantua për herë të parë në nëntor të vitit 2008 nga një autor ose grup autorësh me pseudonimin Satoshi Nakamoto. Ai funksionon si një sistem decentralizuar, pa një bankë qendrore ose ndërmjetës financiar. Transaksionet verifikohen dhe regjistrohen në një libër publik të quajtur blockchain, ndërsa monedha e re krijohet përmes procesit të minimit.
    Rritja e fundit e çmimit të Bitcoin vjen në një kohë të karakterizuar nga paqëndrueshmëri në tregjet globale dhe inflacion i lartë. Kjo valë rritjeje po cilësohet si një nga më të fortat në historinë e kësaj kriptomonedhe dhe shihet nga shumë analistë si një sinjal i qëndrueshmërisë së saj afatgjatë në skenën financiare ndërkombëtare.

  • Bitcoin vendos rekord të ri ndërsa analistët thonë se altcoin-et e kanë radhën

    Bitcoin vendos rekord të ri ndërsa analistët thonë se altcoin-et e kanë radhën

    Bitcoin u ngjit në nivele rekord prej 111 mijë dollarësh në orët e para të ditës së Mërkure ndërsa hyrjet institucional dhe kushtet makroekonomike vijojnë të shtojnë urinë e investitorëve për kriptoasetin më të madh në botë.

    Rritja e fundit, e cila shikoi Bitcoin të fitojë më shumë 18 përqind të vlerës që prej fillimit të muajit Maj, u ushqye nga kërkesa e lartë për fondet e tregtueshme në bursë (ETF) të Bitcoin.
    Hyrjet në këto produkte kanë kaluar 2.8 miliardë dollarët këtë muaj ndërsa ETF-të mbajnë rreth 122 miliardë dollarë Bitcoin. Analistët thonë se kushtet makro kanë luajtur rol siç është likuiditetin në rritje, dobësimi i dollarit Amerikan dhe turbullirat gjeopolitike.

    Të gjithë tashmë po pyesin nëse rritja e fundit mund të përgatisë terrenin për një forcim të kriptomonedhave të tjera, altcoin-et, të cilat këtë cikël nuk kanë performuar.
    “Sezoni i altcoin do të fillojë kur dy kushte të plotësohen,” shprehej analisti i eToro Reece Hobson. “Lehtësimi sasior duhet të fillojë, duke injektuar më shumë likuiditet në sistem, dhe dominimi i Bitcoin duhet të arrijë rreth 70%,” tha ai.

    Dominini i Bitcoin është një indikator i tregut që tregon pjesën e tregut që kriptomonedha më e madhe në botë ka edhe aktualisht sillet në 64 përqind.
    Pavarësisht performancës së ngadaltë të Ethereum-it, tokenët më të rinj si Solana dhe Sui e kanë tejkaluar atë, pasi investitorët po kalojnë drejt platformave që ofrojnë shkallëzueshmëri dhe tërheqje për zhvilluesit. /PCWorld Albanian

  • Shifra të ‘çmendura’/ Çmimi i Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik, tejkalon 110 mijë dollarë

    Shifra të ‘çmendura’/ Çmimi i Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik, tejkalon 110 mijë dollarë

    Bitcoin ka arritur një nivel të ri historik, duke kaluar për herë të parë pragun prej 110,000 dollarësh për njësi, sipas të dhënave nga platforma e tregtimit Binance. Rreth orës 02:27 të mëngjesit me orën e Moskës (23:27 GMT), çmimi i kriptomonedhës u rrit me 3.65%, duke arritur në 111,000 dollarë. Megjithatë, disa minuta më vonë, çmimi pësoi një korrigjim të lehtë, duke u ulur në 109,600 dollarë, me një rritje totale ditore prej 2.59%.
    Ekspertët e tregut, të cituar nga agjencia ruse TASS, kanë parashikuar që rritja e Bitcoin mund të mos ndalet në këtë pikë. Sipas tyre, monedha më e madhe dixhitale në botë ka potencialin të arrijë deri në 300,000 dollarë në periudhë afatmesme, duke reflektuar interesin në rritje institucional dhe qëndrueshmërinë e teknologjisë blockchain.
    Bitcoin, i prezantuar për herë të parë në nëntor 2008 nga një autor (ose grup autorësh) nën pseudonimin Satoshi Nakamoto, është një sistem i decentralizuar që operon pa një bankë qendrore apo ndërmjetës financiar. Transaksionet verifikohen dhe ruhen në një regjistër publik të quajtur blockchain, ndërsa njësitë e reja të monedhës krijohen përmes procesit të minimit. Rritja aktuale e çmimit po konsiderohet si një nga valët më të forta në historinë e Bitcoin-it dhe vjen në një moment kur tregjet financiare globale po përballen me paqëndrueshmëri dhe inflacion të lartë.

  • Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

    Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

    Çmimet e Bitcoin arritën një rekord të ri. Kriptovaluta u vendos në 109,302 dollarë, e nxitur nga optimizmi mbi miratimin e masës që administrata Trump po përgatitet të vlerësojë në ditët në vijim.

    Masa siguron të njëjtat rregulla për të gjithë, mbrojtje më të mirë për konsumatorët dhe kufizime të rrepta kundër pastrimit të parave.

    Kujtojmë se çmimi i Bitcoin-it ishte në nivelin 70.000 dollarë përpara zgjedhjeve amerikane në nëntor 2024, ndërsa vlera u rrit për rreth 55 për qind që nga fitorja e zgjedhjeve presidenciale të Donald Trump-it.

    Pas fitores, tregu pret zhvillime pozitive për kriptovalutat, pasi ai u zotua se SHBA-ja do të jetë “kryeqyteti kripto” i planetit.

    Madhësia e tregut të Bitcoin ka qenë kohët e fundit në nivel 2,14 trilionë dollarë, sipas shifrave të Coinmarketcap, me një vëllim tregtar 24-orësh prej 111,5 miliardë dollarësh.

  • Bitcoin do të arrijë 200 mijë dollarë deri në fund të vitit thonë analistët e Bernstein

    Bitcoin do të arrijë 200 mijë dollarë deri në fund të vitit thonë analistët e Bernstein

    Analistët e Bernstein prestin që deri në fund të 2025-ës Bitcoin të arrijë në 200 mijë dollarë sipas një letre kërkimore publikuar ditën e Hënë. Aktualisht kriptomonedha më e madhe në botë tregtohet me 106,578 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko.

    Por çfarë do të udhëheqë këtë rritje galopante të çmimit? “Një epokë e re institicuonale”, shkruante Gautam Chhugani dhe dy kolegë të tij në një letër drejtuar investitorëve më 19 Maj.
    Dhjetë menaxhues globalë asetesh sot mbajnë Bitcoin me vlerë 60 miliardë dollarë përmes fondeve të tregtueshme në bursë (ETF) thanë analistët e Bernstein. Është një rritje me 5 herë që prej Shtatorit 2022.

    ETF-të Bitcoin sot posedojnë 1.1 milionë BTC me vlerë 121 miliardë dollarë sipas Dune Analytics.
    Kriptomonedha më e madhe në botë ka gjetur mbështetje nga faktorë makro ekonomikë, politikë dhe Wall Street në të njëjtën kohë. Presidenti Amerikan Donald Trump ka instaluar në role të ndryshme të administratës së tij figura prokripto me qëllimin për të lehtësuar dorën rregullatore mbi asetet në fjalë.

    Performanca e qëndrueshme e Bitcoin gjatë momenteve tensionuese të luftës tregtare SHBA-Kinë ka shtyrë institucionet të shtojnë në portofolët e tyre asetin në fjalë shprehej shefi i ETF-ve Amerikane të BlackRock Jay Jacobs.
    Bitcoin mund të prekë nivelin e 120 mijë dollarëve në javën e parë të Qershorit shprehej partneri menaxhues i Moon Pursuit Capital Utkarsh Ahuja, një firmë fondesh spekulative dhe e kapitalit sipërmarrës.
    Nga ana tjetër mes analistëve më të shquar të Standard Chartered diskutohet një vlerë prej 120 mijë dollarësh për Bitcoin brenda këtij tre mujori dhe 200 mijë dollarësh deri në fund të vitit.
    Ish themeluesi i BitMEX dhe investitori ëngjël Athur Hayes thotë se Bitcoin do të arrijë 1 milionë dollarë deri në fund të presidencës së dytë të Trump në 2028. /PCWorld Albanian