Tag: bitcoin

  • Bitcoin thyen rekord! Kriptomonedha arrin nivelin më të lartë historik, mbi 112 mijë dollarë

    Bitcoin thyen rekord! Kriptomonedha arrin nivelin më të lartë historik, mbi 112 mijë dollarë

    Bota E Enjte, 10 Korrik 2025 09:39
    Bitcoin arriti një rekord të ri historik duke u ngjitur pranë nivelit prej 112,000 dollarësh, i nxitur nga rritja e disponueshmërisë për rrezik nga investitorët dhe kërkesa e vazhdueshme nga investitorët institucionalë.
    Kriptomonedha më e madhe në botë po fiton gjithnjë e më shumë terren në mesin e aktorëve tradicionalë të tregjeve financiare.

    Bitcoin arriti një nivel rekord prej 112,052.24 dollarësh të mërkurën në mbrëmje, duke tejkaluar rekordin e 22 majit prej 111,999 dollarësh. Që nga fillimi i vitit, bitcoin është rritur me më shumë se 18%.
    “Bitcoin është i vetmi aset që njoh i cili bëhet më pak i rrezikshëm sa më shumë që rritet në madhësi,” shkroi Anthony Pompliano, themelues dhe CEO i Professional Capital Management, në një letër drejtuar investitorëve të mërkurën.
    “Sapo kapitalizimi i Bitcoin lëvizi nga 100–200 miliardë dollarë, vetëm pak menaxherë fondesh kishin mundësi të ekspozoheshin ndaj tij. Sot, që kapitalizimi i tij matet në triliona, pothuajse çdo menaxher fondesh në planet mund të përfshihet”, tha ai.
    Politikat pro-kriptomonedhë të administratës Trump kanë ndihmuar gjithashtu në forcimin e aktiveve digjitale në përgjithësi, duke hapur rrugë të reja financimi për sektorin.

  • ETF-të Bitcoin regjistrojnë ditën e 13-të me radhë me hyrje

    ETF-të Bitcoin regjistrojnë ditën e 13-të me radhë me hyrje

    Fondet e tregtueshme në bursë të Bitcoin regjistruan ditën e 13-të me radhë të të hyrave për herë të parë që prej Dhjetorit 2024.

    Gjatë pothuajse dy javëve 2.9 miliardë dollarë janë investuar në këto ETF duke krijuar sentiment pozitiv ndërsa qartësia rregullatore e aseteve dixhitale në fjalë po shtohet dita ditës.
    Të Enjten u regjitruan të hyrat më të larta prej 588 milionë dollarësh për muajin Qershor ndërsa këtë javë hyrë 1.2 miliardë dollarë në total.

    ETF-ja IBIT e BlackRock udhëhoqi me 163.7 milionë dollarë të hyra ditën e Enjte ndërsa FBTC i Fidelity 32.9 milionë dollarë dhe Bitwise BITB me 25.2 milionë dollarë.
    ETF-të e tjera të Ark dhe Invesco regjistruan të hyra modeste.

    Flukset e qëndrueshme tregojnë një interes në rritje nga institucionet për produktet e investimit në kriptomonedha, veçanërisht ndërsa menaxherët e ETF-ve gjithnjë e më shumë kryejnë blerjet përmes kanaleve jashtë bursës për të minimizuar ndikimin në çmim. /PCWorld Albanian

  • Bitcoin rikuperon pas tensioneve në Lindjen e Mesme

    Bitcoin rikuperon pas tensioneve në Lindjen e Mesme

    Bitcoin fitoi terren mëngjesin e ditës së hënë ndërsa tregtohej mbi 101 mijë dollarë, një rikuperim i vogël ndërsa investitorët reaguan ndaj sulmeve Amerikane në Iran.

    Kriptomonedha u rrit së bashku me arin ndërsa tregjet e aksioneve dhe të naftës qëndruan në vend, një sinjal se investitorët presin një konflikt të izoluar në Lindjen e Mesme pa një shok gjeopolitik.
    Operacioni Amerikan i kryer në koordinim me Izraelin goditi bazat nukleare të Fordow, Natanz dhe Isfahan duke përdorur një flotë prej 125 avionësh dhe municione të penetrimit të bunkerëve.

    Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj qyteteve të Izraelit dhe kërcënoi me goditje të bazave Amerikane në Gjirin Persik.
    Pavarësisht përshkallëzimit, tregjet u stabilizuan me shpejtësi. Ari shkoi në 3,398 dollarë përpara se të tërhiqej në 3,374 dollarë ndërsa çmimi i naftës u rrit me vetëm 0.5 përqind.

    Tregjet presin një luftë të shkurtër ndërsa çmimi naftës qëndron në nivelet historike kur ka pasur përshkallëzime të ngjashme në Ngushticën e Hormuzit.
    Bitcoin edhe pse u shit me shpejtësi pas lajmeve se Irani mund ta bllokojë ngushticën, investitorët u rikthyen duke blerë kriptomonedhën.
    /PCWorld Albanian

  • Çmimi i Bitcoin reziston pavarësisht frikës së përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme

    Çmimi i Bitcoin reziston pavarësisht frikës së përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme

    Çmimi i Bitcoin qëndroi në 24 orët e fundit duke humbur vetëm 1.3 përqind të vlerës në 105,578 dollarë në këto momente që shkruajmë ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme duket se po shkojnë drejt një përshkallëzimi.

    Muaji Qershor ka qenë i qëndrueshëm për Bitcoin që ka fituar 1.6 përqind të vlerë në 30 ditët e fundit pavarësisht frikës së vazhdueshme të tarifave të Trump. Aktualisht qëndron rreth 5,000 dollarë largë rekordit të vendosur më 22 Maj prej 11,970 dollarë.
    Edhe pse nuk ka ende një marrëveshje për armëpushim, paralajmërimet e Trump se banorët e Teheranit duhet të largohen menjëherë bëri që Bitcoin të bien nga 108 mijë dollarë që shkoi ditën e djeshme.

    Megjithatë mëngjesin e së Martes Trump deklaroi se kërkonte një fund të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit duke thënë se po planifikon diçka “më të mirë sesa armëpushim.”
    Disa investitorë institucionalë po i shohin këto momente tensioni si mundësi e mirë investimi. Sipas të dhënave të Farside Investors, 408.5 milionë dollarë hynë në ETF-të Bitcoin ditën e Hënë.

    Ekspertët thonë se çmimi i Bitcoin do të sillet mes 103 mijë dhe 109 mijë dollarë dersa situata gjeopolitike të bëhet më e qartë përpara se kriptomonedha më e madhe e botës të bëjë lëvizjen e radhës të madhe që të gjithë presin.
    Të tjerë thonë se qëndruehsmëria e Bitcoin në këto kushtet është sinjal se kriptomonedha nuk po përceptohet më si aset me risk të lartë. /PCWorld Albanian

  • Çfarë janë thesaret e Bitcoin, trendi më i ri i kompanive publike

    Çfarë janë thesaret e Bitcoin, trendi më i ri i kompanive publike

    Disa kompani publike, përfshirë ajo e themeluar nga presidenti Amerikan Donald Trump, i kanë hyrë një gare të blerjes së kriptomonedhave duke shfrytëzuar qëndrimin e zbutur rregullator.

    Plot 61 kompani publike të cilat nuk kanë veprimtari parë asetet dixhitale kanë adoptuar ato që njihen ndryshe si thesare Bitcoin duke alokuar një pjesë të parave të tyre dhe rezervës për kriptomonedhën më të madhe në botë sipas një raporti të Standard Chartered.
    Shumica e tyre synojnë të replikojnë suksesin e arritur nge Strategy, e njohur më parë edhe si MicroStrategy, një kompani e softuerit e cila filloi akumulimin e bitcoin në 2020-ën ndërsa sot posedon më shumë se 63 miliardë dollarë Bitcoin.

    Vlera e aksioneve të saj është rritur me 3,000 përqind që prej 2020-ës ndërsa çmimi i Bitcoin ka vijuar të vendosë rekord pas rekordi deri në 110 mijë dollarë këtë vit.
    “Kopjet” e Strategy kanë dyfishuar portofolin e tyre të Bitcoin në dy muajt e fundit ndërsa kolektivisht mbajnë 100,000 BTC tha Standard Chartered. Mes tyre është Trump Media & Technology Group, që ka ngritur 2.5 miliardë dollarë muajin e kaluar për të investuar në Bitcoin.

    Ndërsa investitorët mund të blejnë Bitcoin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes një ETF-je, investitorët zakonisht mund të përfitojnë gjithashtu përmes emëtimit të borxhit të konvertueshëm për të blerë më shumë Bitcoin.
    Kompani si Strategy tregtohen me një çmim më të lartë se sa vlera e zotërimeve të tyre në bitcoin, sepse investitorët besojnë se ato kompani mund të përdorin qasjen e tyre në tregjet e kreditit për të blerë edhe më shumë bitcoin.
    Cilat kompani po e bëjnë këtë?
    Përveç Strategy dhe Trump Media & Technology Group, një sipërmarrje e përbashkët nisur në muajin Prill mes SoftBank, Tether dhe Cantor Fitzgerald, tërhoqi vëmendjen e investitorëve.
    Grupi do të lançojë një sipërmarrje 3.6 miliardë dollarëshe quajtur Twenty One me synimin për të blerë Bitcoin. SolarBank, një kompani energjie me seli në Toronto të Kanadasë njoftoi këtë muaj se do të implementonte një strategji të thesarit të Bitcoin ndërsa nuk ka dhënë informacione sesa do të blejë.
    Upexi, një kompani e produkteve konsumatore, së fundi lançoi një thesar për Solana, një tjetër kriptomonedhë e madhe.
    Por pse tani?
    Trendi vijon ndërsa Trump ka kërkuar rishikimin e politikave ndaj kriptomonedhave. Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv në muajin Mars për krijimin e një rezerve strategjike të Bitcoin ndërsa priti liderët e industrisë në Shtëpinë e Bardhë.
    Lëvizje të tilla kanë rritur çmimin e Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera. Ndryshimi i theksuar në politikë nën Trump “është një nxitje serioze për gjithnjë e më shumë institucione që të hyjnë në këtë fushë,” tha Roshan Robert, CEO i shkëmbimit të kriptomonedhave OKX. “Mënyra se si institucionet po e shikojnë zhvillimin e aplikacioneve për thesarin është vetëm një pjesë e asaj pamjeje më të gjerë.”
    Cilat janë risqet?
    Është e paqartë nëse strategjitë kripto në fjalë do të jenë të suksesshme, veçanërisht nëse firmat po blejnë në çmime të cilat aktualisht gjenden pranë rekordeve historike në një sektor që shquhet për luhajtjen e madhe.
    Charles Schwab, përmes një raporti muajin e kaluar, tha se nëse një kompani ka sasi të konsiderueshme kripto që në mënyrë të papritur kolapsojnë në vlerë, firma mund të përballet me një krizë likuiditeti. Standard Chartered llogariti nëse Bitcoin bie nën 90 mijëd ollarë, gjysma e kompanive që kanë krijuar thesare Bitcoin do të ishin me humbje.
    /PCWorld Albanian

  • Bitcoin bie pasi Izraeli sulmon Iranin

    Bitcoin bie pasi Izraeli sulmon Iranin

    Bitcoin ra më shumë se 4 përqind në orët e para të mëngjesit pasi Izraeli nisi një sulm ajror ndaj Iranit duke përshkallëzuar tensionet në Lindjen e Mesme dhe nisur një valë shitjeje të aseteve me risk të lartë.

    Kriptomonedha më e madhe në botë ra në 103.081 dollarë nga 108,356 dollarë që ishte ditën e djeshme sipas të dhënave të CoinGecko.
    Izraeli mori përgjegjësinë për sulmet ndërsa tha se ishin përgjigje ndaj kërcënimeve në rritje nga Irani. Shtetet e Bashkuara nuk kanë dënuar sulmin por thanë se po monitoronin situatën.

    Ekspertët thanë se Bitcoin vijon të sillet si një aset me risk të lartë tek tregtuesit afatshkurtër ndonësi mbajtësit institucionalë e shohin si investim afatgjatë.
    Nga ana tjetër ari pati një rritje prej 1.7 përqind në 2,414 dollarë për onz. /PCWorld Albanian

  • Bitcoin i afrohet rekordit ndërsa tregjet presin të dhënat më të fundit rreth inflacionit

    Bitcoin i afrohet rekordit ndërsa tregjet presin të dhënat më të fundit rreth inflacionit

    Bitcoin u ngjit mbi 110 mijë dollarë ditën e Marte nxitur nga kërkesa e lartë institucionale ndërsa investitorët po pozicionohen përballë rezultatet më të fundit të inflacionit në SHBA të cilat do të zbulohen ditën e Mërkure.

    Këto të dhëna mund të influencojë edhe vendimin e Rezervës Federale për të reduktuar ose mbajtur të pandryshuar politikën e saj fiskale të interesave bankare.
    Në këto momente që shkruajmë kriptomonedha më e madhe në botë këmbehet me 109,256 dollarë siaps CoinMarketCap. Që prej javës së kaluar është rritur me 3.2 përqind.

    Ekonomistët presin që raporti i Indeksit të Çmimeve Konsumatore (CPI) të rritet me 0.3 përqind në muajin e Prill, një indikator shumë i rëndësishëm i gjendjes së tregjeve.
    Ekspertët thonë se investitorët dhe tregjet po presin këto rezultate të cilët mund të shërbejnë si katalizatorë rritjeje por edhe rënie. Tregje presin që ulja e interesave të vijë jo më herët sesa Shtatori.

    Kërkesa institucionale për Bitcoin mbetet e lartë. Strategy zotëron 582,000 BTC ndërsa kompania Japoneze Metaplanet synon të blejë 5.4 miliardë dollarë Bitcoin për rezervën e saj.
    Në hapësirën e ETF-ve, iShares Bitcoin Trust (IBIT) nga BlackRock arriti 70 miliardë dollarë vlerë. Ndërkaq ETF-ja Ethereum regjistron hyrje prej 15 ditësh me radhës me vlerë 837 milionë dollarë.
    Shumica e indikatorëve sinjalizojë një mbështetje ndërsa SHBA-Kinë po bisedojnë prë tregtinë, Britania heq pengesat për ETF-të kripto dhe Banka Qendrore e Hong Kong po avancon me testimin e një monedhe dixhitale në bashkëpunim me Chainlink.
    Analistët sugjerojnë se ajo që duket si cikët mund të shndërrohet nga momenti në moment në një supercikël. /PCWorld Albanian
     

  • Republika Çeke emëron ministër të ri të drejtësisë pas skandalit të bitcoin

    Republika Çeke emëron ministër të ri të drejtësisë pas skandalit të bitcoin

    Pas një skandali të madh që tronditi skenën politike çeke, Eva Decroix u betua të martën si ministre e re e Drejtësisë, duke zëvendësuar Pavel Blažek, i cili dha dorëheqjen më 30 maj. Dorëheqja e Blažek erdhi pasi u bë e ditur se ministria e tij kishte pranuar një donacion në bitcoin nga një person i dënuar për krime të rënda, përfshirë drejtimin e një tregu online droge. Donacioni u shit më pas për rreth 40 milionë euro, duke shkaktuar reagime të ashpra politike dhe publike.

    Presidenti çek Petr Pavel emëroi Decroix në këtë post, ndërsa kryeministri Petr Fiala deklaroi se e vlerëson vendimin e Blažek për t’u tërhequr, duke shtuar se ai kishte vepruar me mirëbesim për të mos dëmtuar koalicionin qeverisës. Blažek, një aleat i ngushtë i Fialës dhe figurë kyçe në Partinë Demokratike Qytetare konservatore, mohoi të kishte pasur dijeni për ndonjë shkelje.

    Decroix, e cila vjen nga e njëjta parti si paraardhësi i saj, premtoi se do të urdhërojë një hetim të pavarur për veprimet e ministrisë në këtë çështje. Edhe kryeministri kishte kërkuar më parë një hetim të thelluar, përfshirë edhe përfshirjen e shërbimeve sekrete çeke. Ndërkohë, njësia e krimit të organizuar e policisë kombëtare ka nisur një hetim për të zbardhur origjinën e fondeve në bitcoin.

    Skandali ka thelluar krizën politike në vend, me opozitën që akuzon ish-ministrin për pastrim të mundshëm parash dhe kërkon dorëheqjen e gjithë qeverisë. Një votim mosbesimi pritet të zhvillohet në Dhomën e Ulët të Parlamentit më vonë këtë muaj, por gjasat janë që qeveria, e cila kontrollon 104 nga 200 vendet, të mbijetojë.

    Zgjedhjet parlamentare në Republikën Çeke do të mbahen në fillim të tetorit. Sipas sondazheve më të fundit, partia opozitare ANO e udhëhequr nga ish-kryeministri Andrej Babiš është në epërsi dhe pritet të dalë fituese.

  • Shqiptarët kanë rreth 100 mijë portofole kritovalutash

    Shqiptarët kanë rreth 100 mijë portofole kritovalutash

    Bitcoin

    TIRANË- Emir Allen, shqiptari që jeton në Mbretërinë e Bashkuar dhe drejton një kompani që prodhon dhe tregton kriptovaluta ka folur së fundmi për shqiptarët që janë përfshirë në këtë lloj tregu. Në një intervistë për gazetaren Eliza Gjediku për Report TV, Allen thotë nga Samiti Balkans Crypto 2025 se në total, zyrtarisht janë diku tek 50-60 mijë kuleta digjitale shqiptare. Por, ai shton se në të vërtetë, numri është edhe më i madh, afër 100 mijë.
    “Mjafton të kesh internet dhe një celular, është shumë e thjeshtë si procedurë.shifrat zyrtare treojnë se janë diku tek 50-60 mijë kuleta digjitale shqiptare. Por, në të vërtetë, numri është edhe më i madh, afër 100 mijë. Mbreti mbetet ‘Bitcoin’. Ethereum është kriptomonedha tjetër që ka sistem konkurrues. Janë dhe disa ferma të vogla ilegale por janë një pikë në oqean. Krijohet një fasadë sikur janë UEB3 ose kriptomonedha, por në realitet nuk ka asnjë lloj projekti serioz është si skemë piramidale. Ajo që duam të bëjmë ne është që duke sjellë disa kompani serioze, të vendosen këtu dhe të prodhojnë këtu e të krijojnë një sistem të patundshëm”, tha Emir Allen, bashkëorganizator i Balkans Crypto 2025,”- thotë Emir Allen.
    “Ne Shqipëri njerëzit e përdorin shumë Crypto-n. Ata kanë nevojë vetëm për drejtimin e duhur që t’i bëjnë këto investime më të sigurta dhe më të efektshme. Ne duam t’iu tregojmë që Crypto është e vërtet dhe që mund të bëjnë bankë me to”, pohon David Rao, koordinator i Balkans Crypto 2025.

  • Ish-i dënuari dhuron Bitcoin me vlerë 40 milionë euro për Ministrinë Çeke të Drejtësisë

    Ish-i dënuari dhuron Bitcoin me vlerë 40 milionë euro për Ministrinë Çeke të Drejtësisë

    Një ish-i dënuar, i cili kishte vuajtur një dënim me burg për trafik droge dhe ilaçesh përmes një platforme në “rrjetin e errët”, ka dhuruar Bitcoin me vlerë 40 milionë euro për Ministrinë Çeke të Drejtësisë.

    Kriptomonedhat u shitën në ankand, duke gjeneruar rreth 40 milionë euro. Këto të ardhura, sipas Ministrisë së Drejtësisë, do të përdoren për qëllime të dobishme publike, si ndihma për viktimat e krimit dhe përmirësimi i kushteve në burgje.
    Ky donacion i pazakontë ka ngritur pikëpyetje të arsyeshme, përfshirë dyshimet mbi një përpjekje të mundshme për pastrim parash, raportoi gazeta Deník N. Sipas raportimeve, donatori ishte dënuar më parë me 4 vjet burg për drejtimin e një platforme të paligjshme në “rrjetin e errët”, e cila merrej me trafikimin e drogës dhe ilaçeve të ndaluara.
    Ministri i Drejtësisë, Pavel Blazek, hodhi poshtë kritikat: “Pse nuk duhet të lejohet një ish-i dënuar t’i japë diçka shtetit, le të themi se është një shenjë pendimi?” – u shpreh ai.
    Blazek sqaroi se nuk e njeh personalisht donatorin, por njeh avokatin e tij. Ai theksoi gjithashtu se nuk sheh ndonjë dilemë etike në këtë proces.

    Top Channel