Tag: bitcoin

  • VIDEO/“Mbretëresha” e mashtrimeve me kriptomonedhat mbetet në burg, gjyqtarët habiten me pasurinë. Gabimi që e çoi në pranga 

    VIDEO/“Mbretëresha” e mashtrimeve me kriptomonedhat mbetet në burg, gjyqtarët habiten me pasurinë. Gabimi që e çoi në pranga 

    Një video po qarkullon në internet nga momenti i arrestimit të “mbretëreshës” 47-vjeçare kineze të kriptomonedhave, e cila u dënua sot nga një gjykatë britanike me 11 vjet burg pasi u shpall fajtore për “pastrimin” e 5 miliardë dollarëve në Bitcoin dhe mashtrimin e më shumë se 100,000 bashkatdhetarëve të saj në atdheun e saj. 
    Në pamjet e publikuara nga Daily Mail dhe të xhiruara nga një kamera e integruar në uniformën e njërit prej oficerëve të policisë që hynë me forcë në shtëpinë e saj për ta arrestuar, Zhimin Qian shihet e shtrirë në shtrat dhe e mbuluar me çarçafë. 
    Për disa sekonda, Qian këmbëngul të thotë emrin e saj e shtrirë, pa u përpjekur të lëvizë nga shtrati. Për 6 vjet 47-vjeçarja kineze arriti t’i shmangej arrestimit duke jetuar në Britani, ku sipas raportit jetonte mes luksit. 
    Arrestimi ka ndodhur rreth një vit më parë, ndërsa është bërë publike këtë javë, që përkon dhe me dënimin e saj me 11 vite burg. 
    Sipas Daily Mail, që nga viti 2018, gruaja ka shijuar një stil jetese luksoz ndërsa fshihej në Britani, pasi mashtroi 128,000 investitorë në një skemë Ponzi në Kinë. 
    Qian e quante veten “Perëndesha e Pasurisë”, por shërbëtorët besnikë që e ndihmuan të fshihej në Britani e njihnin thjesht si “Zonja Shefe”. 
    47-vjeçarja, mbiemri i së cilës në gjuhën kineze do të thotë para, shpresonte që pasuria e saj e jashtëzakonshme e vjedhur në Bitcoin do t’i siguronte një portë hyrëse në Britani. Në fakt, nga rezidenca e saj me qira në Hampstead, Zhimin Qian hartoi plane për të blerë disa rezidenca me vlerë shumë milionë paund në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që të takohej me duka dhe dukesha, Dalai Lamën dhe Papën. 
    Kur policia kineze nisi një hetim në vitin 2017, Qian iku nga vendi me një pasaportë të falsifikuar dhe u vendos në një rezidencë luksoze në Hampstead, në veri të Londrës, me një qira prej 18,000 eurosh në muaj. Për ta kthyer pasurinë e saj në para të gatshme dhe prona, ajo u paraqit si trashëgimtare e një koleksioni diamantesh dhe rekrutoi një ish-punonjëse restoranti si asistente personale për të trajtuar transaksionet. 
    Policia britanike bastisi shtëpinë e saj një vit më vonë dhe zbuloi disqe që përmbanin dhjetëra mijëra Bitcoin, në një nga sekuestrimet më të mëdha të kriptomonedhave të bëra ndonjëherë në Britani. Sipas BBC, vlera e sekuestrimit është shumëfishuar më shumë se 20-fish që kur ajo mbërriti në Britani. 
    Mbretëria e saj… Liberland 
    Në fakt, në një ditar, ajo shkroi për ambiciet e saj për të sunduar një mbretëri në Liberland, një komb i vogël i panjohur në Danub, ku shpresonte të ndërtonte tempullin më të madh budist në Evropë. 
    Mashtruesja 46-vjeçare arriti t’u shmangej autoriteteve duke përdorur pseudonime dhe pasaporta të shumta për të udhëtuar botën, duke shpenzuar më shumë se 44,000 paund për bizhuteri diamanti në Zyrih, 90,000 paund në Harrods për rroba firmato dhe duke blerë ora dore me vlerë 119,000 paund nga Van Cleef & Arpels. 
    Ajo mori me qira një vendpushim të largët në Skoci, një shtëpi në York dhe një rezidencë prej 5 milionë paundësh në Hampstead ku e kalonte kohën e mbyllur në dhomën e saj të gjumit, ndërsa një grup punonjësish shtëpiakë, përfshirë një shërbëtor, një pastruese shtëpie dhe një shofer, kujdeseshin për çdo tekë të saj. 
    Qian udhëzoi stafin t’i blinte apartamente prej 500,000 paundësh në Dubai dhe kërkoi të blinte një vilë në Toskana të shekullit të 18-të me pamje nga deti prej 10 milionë paundësh. Por ambiciet e saj madhështore për t’u përzier me mbretërinë dhe të pasurit e famshëm do të dështonte, pasi përpjekjet për të blerë një rezidencë me shtatë dhoma gjumi prej 23.5 milionë funtesh me një pishinë dhe një shtëpi aty pranë prej 12.5 milionë funtesh me një kinema dhe palestër, shkaktuan kontrolle në Mbretërinë e Bashkuar për pastrim parash. 

    Zhimin Qian, also known as the Cryptoqueen, has been jailed after she bought billions of pounds worth of Bitcoin using cash she scammed out of Chinese pensioners.
    It helped her fund her lavish lifestyle for years while she was on the run in the UK. pic.twitter.com/Aiyy2yOokZ
    — Channel 5 News (@5_News) November 11, 2025
     

  • VIDEO/ Burgoset “Mbretëresha” e mashtrimeve me kriptomonedhat, gjyqtarët habiten me pasurinë marramendëse të saj. Gabimi që e çoi në pranga

    VIDEO/ Burgoset “Mbretëresha” e mashtrimeve me kriptomonedhat, gjyqtarët habiten me pasurinë marramendëse të saj. Gabimi që e çoi në pranga

    Një video po qarkullon në internet nga momenti i arrestimit të “mbretëreshës” 47-vjeçare kineze të kriptomonedhave, e cila u dënua sot nga një gjykatë britanike me 11 vjet burg pasi u shpall fajtore për “pastrimin” e 5 miliardë dollarëve në Bitcoin dhe mashtrimin e më shumë se 100,000 bashkatdhetarëve të saj në atdheun e saj.

    Në pamjet e publikuara nga Daily Mail dhe të xhiruara nga një kamera e integruar në uniformën e njërit prej oficerëve të policisë që hynë me forcë në shtëpinë e saj për ta arrestuar, Zhimin Qian shihet e shtrirë në shtrat dhe e mbuluar me çarçafë.
    Për disa sekonda, Qian këmbëngul të thotë emrin e saj e shtrirë, pa u përpjekur të lëvizë nga shtrati.

    Për 6 vjet 47-vjeçarja kineze arriti t’i shmangej arrestimit duke jetuar në Britani, ku sipas raportit jetonte mes luksit.
    Arrestimi ka ndodhur rreth një vit më parë, ndërsa është bërë publike këtë javë, që përkon dhe me dënimin e saj me 11 vite burg.

    Sipas Daily Mail, që nga viti 2018, gruaja ka shijuar një stil jetese luksoz ndërsa fshihej në Britani, pasi mashtroi 128,000 investitorë në një skemë Ponzi në Kinë.
    Qian e quante veten “Perëndesha e Pasurisë”, por shërbëtorët besnikë që e ndihmuan të fshihej në Britani e njihnin thjesht si “Zonja Shefe”.
    47-vjeçarja, mbiemri i së cilës në gjuhën kineze do të thotë para, shpresonte që pasuria e saj e jashtëzakonshme e vjedhur në Bitcoin do t’i siguronte një portë hyrëse në Britani. Në fakt, nga rezidenca e saj me qira në Hampstead, Zhimin Qian hartoi plane për të blerë disa rezidenca me vlerë shumë milionë paund në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që të takohej me duka dhe dukesha, Dalai Lamën dhe Papën.
    Kur policia kineze nisi një hetim në vitin 2017, Qian iku nga vendi me një pasaportë të falsifikuar dhe u vendos në një rezidencë luksoze në Hampstead, në veri të Londrës, me një qira prej 18,000 eurosh në muaj. Për ta kthyer pasurinë e saj në para të gatshme dhe prona, ajo u paraqit si trashëgimtare e një koleksioni diamantesh dhe rekrutoi një ish-punonjëse restoranti si asistente personale për të trajtuar transaksionet.
    Policia britanike bastisi shtëpinë e saj një vit më vonë dhe zbuloi disqe që përmbanin dhjetëra mijëra Bitcoin, në një nga sekuestrimet më të mëdha të kriptomonedhave të bëra ndonjëherë në Britani. Sipas BBC, vlera e sekuestrimit është shumëfishuar më shumë se 20-fish që kur ajo mbërriti në Britani.
    Mbretëria e saj… Liberland
    Në fakt, në një ditar, ajo shkroi për ambiciet e saj për të sunduar një mbretëri në Liberland, një komb i vogël i panjohur në Danub, ku shpresonte të ndërtonte tempullin më të madh budist në Evropë.
    Mashtruesja 46-vjeçare arriti t’u shmangej autoriteteve duke përdorur pseudonime dhe pasaporta të shumta për të udhëtuar botën, duke shpenzuar më shumë se 44,000 paund për bizhuteri diamanti në Zyrih, 90,000 paund në Harrods për rroba firmato dhe duke blerë ora dore me vlerë 119,000 paund nga Van Cleef & Arpels.
    Ajo mori me qira një vendpushim të largët në Skoci, një shtëpi në York dhe një rezidencë prej 5 milionë paundësh në Hampstead ku e kalonte kohën e mbyllur në dhomën e saj të gjumit, ndërsa një grup punonjësish shtëpiakë, përfshirë një shërbëtor, një pastruese shtëpie dhe një shofer, kujdeseshin për çdo tekë të saj.
    Qian udhëzoi stafin t’i blinte apartamente prej 500,000 paundësh në Dubai dhe kërkoi të blinte një vilë në Toskana të shekullit të 18-të me pamje nga deti prej 10 milionë paundësh. Por ambiciet e saj madhështore për t’u përzier me mbretërinë dhe të pasurit e famshëm do të dështonte, pasi përpjekjet për të blerë një rezidencë me shtatë dhoma gjumi prej 23.5 milionë funtesh me një pishinë dhe një shtëpi aty pranë prej 12.5 milionë funtesh me një kinema dhe palestër, shkaktuan kontrolle në Mbretërinë e Bashkuar për pastrim parash.
     

    Top Channel

  • Një valë e re shitjesh masive goditi kriptomonedhat të Premten

    Një valë e re shitjesh masive goditi kriptomonedhat të Premten

    Tregu i kriptomonedhave vijoi humbjet ditën e Premte ndërsa një shitje masive e Bitcoin nisi dike nxitur një valë likuidimesh dhe shtyrë kriptomonedhat alternative – altcoins – në nivele të reja të ulëta.

    Bitcoin ra me 5.6 përqind në 24 orët e fundit në çmimin 104,853 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko. Si rezultat vlera e tregut e kriptomonedhave ra me 5.9 përqind në 3.64 trilionë dollarë, niveli më i ulët që prej muajit Korrik zbulojnë të dhënat e CoinGecko.
    Shitja nisi lidhur me frikë e shtuar për stabilitetin e sektorit bankar Amerikan thonë ekspertët. Ata shpjegojnë se paniku erdhi nga financa tradicionale ku raportime për probleme me kreditë nxitën një shitje të aksioneve të kompanive bankare, një rënie që u shtri edhe tek asetet me risk të lartë.

    Altcoin-et, ende të dobëta pas rënies që shkaktuan deklaratat e Trump, pësuan humbje më të larta. Ethereum ra me 7.4 përqind, ndërsa XRP, Solana, Tron, Dogecoin dhe Cardano humëb mes 4 deri në 9 përqind të vlerës.
    BNB ra me 12.3 përqind në 24 orë. Kjo shitje masive shkaktoi likuidime që kapën vlerën e 1.09 miliardë dollarëve. Bitcoin dhe Ethereum kishin 55 përqind të totalit të likuidimeve sipas të dhënave të CoinGlass. /PCWorld Albanian

  • SHBA godet perandorinë e mashtrimit me kriptovaluta në Kamboxhia: Sekuestrohen mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin

    SHBA godet perandorinë e mashtrimit me kriptovaluta në Kamboxhia: Sekuestrohen mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin

    Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 14 miliardë dollarë (12 miliardë euro) në bitcoin dhe kanë ngritur akuza ndaj Chen Zhi, 38 vjeç, themelues i konglomeratit kamboxhian Prince Holding Group, për një mashtrim të gjerë global me kriptovaluta që dyshohet se përfshiu punë të detyruar dhe pastrim parash në shkallë të madhe.

    Sipas prokurorëve federalë në Brooklyn, Chen ka ndërtuar një “perandori kibernetike të mashtrimit” përmes së ashtuquajturave skema “vrasja e derrave”, ku viktimat fitonin besim online përpara se të mashtroheshin në investime të rreme me kriptovaluta. Hetuesit thonë se individë në kampe pune të detyruar ishin detyruar të kanalizonin miliarda dollarë në këto skema.

    Në kuadër të operacionit ndërkombëtar, SHBA-të dhe Britania kanë vendosur sanksione ndaj grupit Prince, ndërsa Thesari amerikan e ka cilësuar atë si një organizatë kriminale transnacionale.

    Prokurorët zbulojnë se Chen dhe bashkëpunëtorët e tij kishin ndërtuar të paktën 10 komplekse të punës së detyruar në Kamboxhia, ku punëtorët, shpesh migrantë të mashtruar me oferta të rreme pune, mbaheshin kundër vullnetit të tyre dhe detyroheshin të menaxhonin dhjetëra mijëra profile të rreme në rrjete sociale. Shumë prej tyre, sipas hetimit, ishin izoluar, keqtrajtuar dhe rrahur, ndërsa një viktimë humbi mbi 400 mijë dollarë në kriptovaluta.

    Autoritetet deklaruan se shteti amerikan mund të përdorë bitcoin-in e sekuestruar për të kompensuar viktimat, nëse kjo miratohet nga gjykata. Në total, janë konfiskuar 127,271 bitcoin, me vlerë aktuale rreth 97,200 euro për njësi.

    Chen, i cili ka lidhje të afërta me ish-kryeministrin Hun Sen dhe djalin e tij Hun Manet, përballet me deri në 40 vjet burg nëse shpallet fajtor. Ai është akuzuar për komplot për mashtrim bankar dhe komplot për pastrim parash.

    Eksperti i krimit transnacional, Jacob Daniel Sims, deklaroi se ky është një sinjal i qartë për regjimet që mbështesin ekonominë kriminale:

    “Këto veprime nuk do ta ndalin menjëherë ekonominë e mashtrimit, por i ndërpresin oksigjenin dhe tregojnë se krimi i elitës si strategji sunduese është një shpatë me dy tehe.”

  • Kriptomonedhat në pikiatë! Bitcoin bie me 12%, tregjet në kolaps

    Kriptomonedhat në pikiatë! Bitcoin bie me 12%, tregjet në kolaps

    Çmimet e kriptomonedhave ranë ndjeshëm, pak pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se do të vendoste tarifa shtesë 100% ndaj Kinës dhe kontrolle mbi eksportet e softuerëve.

    Sipas të dhënave nga Coinglass, investitorët panë pozicione me vlerë më shumë se 7 miliardë dollarë të likuiduara në më pak se një orë.

    Siç raporton Bloomberg, Bitcoin fillimisht ra me më shumë se 12% pasi Trump bëri njoftimin nëpërmjet një postimi në platformën Truth Social. Kriptomonedha më e madhe, e cila më parë këtë javë kishte arritur një nivel rekord prej më shumë se 125,000 dollarësh, po tregtohej me rreth 113,000 dollarë të premten në mbrëmje (10 tetor) në Nju Jork.

    Dobësia në tregun e kriptomonedhave ishte e dukshme që të premten. Në 24 orët e fundit, rreth 9 miliardë dollarë baste mbi kriptomonedha janë zhdukur, duke përfshirë 7.5 miliardë dollarë në long dhe 1.5 miliardë dollarë në short, në valën më të madhe të likuidimeve që nga fillimi i prillit.

    Tokenët më të vegjël dhe më pak likuidë janë goditur më rëndë: XRP, memecoin i dashur DOGE dhe ADA e Cardano kanë rënë përkatësisht me rreth 19%, 27% dhe 25% në 24 orët e fundit.

  • Rritja rekord e arit po krijon rregulla të reja për investitorët

    Rritja rekord e arit po krijon rregulla të reja për investitorët

    Investitorët po sfidojnë pikëpamjet tradicionale për arin, i cili po shënon rekorde të reja ndërsa një bum në aksionet e drejtuara nga inteligjenca artificiale dhe rritja e vrullshme e bitcoin po i detyrojnë ata të rimendojnë se çfarë po e shtyn përpara një nga klasat më të vjetra të aktiveve në botë.Ari kaloi për herë të parë këtë javë vlerën prej 4,000 dollarë për ons, dhe me një rritje prej 53% në vitin 2025, është në rrugën drejt vitit më të mirë që nga viti 1979, duke tejkaluar rritjen 30% të bitcoin-it dhe rritjen 15% të S&P 500 dhe gjigandëve të saj teknologjikë.Zakonisht, metali i çmuar përfiton kur investitorët shqetësohen për inflacionin, ngadalësimin ekonomik ose trazirat e mundshme në treg. Nga ana tjetër, kur prirja për rrezik rritet, ari tenton të mbetet pas në krahasim me alternativa më të mira, të cilat nuk kërkojnë kosto shtesë për ruajtje apo sigurim.Ky dinamizëm ishte i dukshëm në vitin 1980, kur ari u rrit ndjeshëm ndërsa inflacioni në SHBA kaloi 13%, duke goditur ekonominë dhe tregjet e aksioneve, si dhe në fillim të vitit 2008, kur kriza globale financiare fshiu 32% nga aksionet në Wall Street brenda gjashtë muajsh.Rritja e pazakontë e arit dhe aksioneve në të njëjtën kohëPor tani ari po ngjitet në të njëjtën kohë me aksionet dhe bitcoin-in, ndërsa investitorët parashikojnë masivisht për ulje të normave të interesit në SHBA dhe rritet shqetësimi për rolin e dollarit si valuta kryesore rezervë në botë.“Kur ndodh një ndryshim paradigme në mënyrën se si funksionon sistemi aktual ekonomik, historia na ka treguar se njerëzit gjithmonë kthehen tek ari,” tha Arun Sai, strateg i lartë për asetet në Pictet. “Mendoni për të si mbrojtjen përfundimtare kundër zhvlerësimit.”Drama politike është e pranishme në shumë fronte: problemet buxhetore në Francë dhe shqetësimet për pavarësinë e bankave qendrore po shqetësojnë investitorët, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon dhe shenjat e para të një marrëveshjeje paqeje në Gaza po dalin në pah.Bumi i inteligjencës artificiale po e nxit Wall Street-in, duke ngritur shqetësime për një flluskë të re, ndërkohë që planet e mëdha të shpenzimeve të Presidentit Donald Trump, bashkë me tarifat e tij dhe sulmet ndaj Rezervës Federale, kanë dobësuar obligacionet amerikane dhe dollarin, i cili ka rënë 10% ndaj valutave të tjera kryesore këtë vit.Jamie Dimon, CEO i JPMorgan Chase, mendon se ekziston një rrezik i shtuar për një korrigjim të ndjeshëm të tregut amerikan të aksioneve brenda gjashtë muajve deri në dy vjetët e ardhshëm.Tarifat kanë përkeqësuar më tej frikën nga inflacioni – një tjetër faktor që ndihmon rritjen e arit.“Duket sikur jemi në një pikë kthese për inflacionin,” tha Michael Metcalfe, drejtues i strategjisë makro në State Street.Ankthi për pavarësinë e Fed-it dhe për inflacionin mund të jenë dy anët e të njëjtës medalje për arin, për shkak të perceptimit se banka më me ndikim në botë mund të qëndrojë pasive ndërsa inflacioni i nxitur nga tarifat përshkallëzohet. / ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Çmendet çmimi i arit në bursë, kalon edhe kriptomonedhën Bitcoin! Mbi 125 dollarë për gramë dhe pritet që…

    Çmendet çmimi i arit në bursë, kalon edhe kriptomonedhën Bitcoin! Mbi 125 dollarë për gramë dhe pritet që…

    Çmimi i arit nuk po njeh kufij dhe aktualisht po tejkalon edhe fuqinë e kriptomonedhës Bitcoin.
    Për herë të parë bursa ka regjistruar një çmim me 4 mijë dollarë për ons (një ons ka rreth 29 gramë ar), ose mbi 125 dollarë për gramë.
    Ari arriti një nivel të ri rekord të martën, ndërsa kontratat me afat kaluan 4,000 dollarë për ons për herë të parë (çmimi lëviz sipas ditëve dhe orëve).
    Luhatshmëria në tregjet globale dhe shqetësimet gjeopolitike në rritje po i shtyjnë investitorët drejt parajsave më të sigurta.
    Çmimet e arit janë rritur më shumë se 50% këtë vit, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka përmbysur sistemin global të tregtimit dhe ka vënë në pikëpyetje pavarësinë e Rezervës Federale.
    Trajektorja rritëse e metalit të çmuar bazohet në blerje të forta nga bankat qendrore, si dhe nga investitorët privatë, të cilët po rrisin pozicionet e tyre mes shqetësimeve rreth rritjes globale dhe inflacionit.
    Goldman Sachs, e cila ka qenë prej kohësh optimiste për arin, tha se ka hapësirë ​​që metali i çmuar të rritet edhe më lart se sa kishte parashikuar, duke përmendur interesin e investitorëve me pakicë.
    Hyrjet çuditërisht të forta në ETF-të e mbështetura nga lingotat kanë tejkaluar pritjet, thanë analistët, përfshirë Dan Striven, në një shënim kërkimor të kohëve të fundit.
    Aftësia e investitorëve me pakicë për të diversifikuar ndjeshëm zotërimet e tyre të arit paraqet një “rrezik të konsiderueshëm rritjeje” për parashikimin e saj prej 4,000 dollarësh për ons deri në mesin e vitit 2026 dhe 4,300 dollarësh për ons deri në fund të vitit të ardhshëm.
    Siç raporton Bloomberg, banka kohët e fundit tha se ari mund t’i afrohet 5,000 dollarëve për ons nëse sheh hyrje nga vetëm 1% e tregut privat të thesarit të SHBA-së.

  • Vodhi 5 miliardë £ Bitcoin në Kinë dhe bleu prona në Mbretërinë e Bashkuar, arrestohet “perëndesha e pasurisë”

    Vodhi 5 miliardë £ Bitcoin në Kinë dhe bleu prona në Mbretërinë e Bashkuar, arrestohet “perëndesha e pasurisë”

    Një shtetase kineze është shpallur fajtore në Mbretërinë e Bashkuar për përfshirje në një nga mashtrimet më të mëdha me kriptomonedha të regjistruara ndonjëherë.

    Sipas Policisë Metropolitane, Qian udhëhoqi midis viteve 2014 dhe 2017 një mashtrim masiv në Kinë, duke mashtruar më shumë se 128 mijë persona dhe duke fshehur të ardhurat e paligjshme në kriptovalutë.
    Pas arratisjes nga Kina me dokumente të falsifikuara, Qian hyri në Mbretërinë e Bashkuar ku nisi përpjekjet për të pastruar paratë përmes investimeve në prona luksoze dhe aktivitete të tjera financiare. Hetimi i nisur nga një informacion për transferim të paligjshëm të aseteve u kthye në një operacion kompleks që përfshiu bashkëpunim ndërkombëtar dhe hetim të rrjetit global të pastrimit të parave.
    Megjithatë, mbetet e paqartë nëse paratë do t’u rikthehen viktimave, pasi disa raporte sugjerojnë se qeveria britanike mund të kërkojë t’i mbajë asetet e sekuestruara.
    Në këtë aferë ishte e përfshirë edhe 44-vjeçarja Jian Wen, një punonjëse në një restorant, e cila ndihmoi në pastrimin e aseteve dhe më pas jetoi në një shtëpi luksoze në veri të Londrës. Wen u dënua në vitin 2024 me gjashtë vjet e tetë muaj burg, pasi u zbulua se kishte blerë prona edhe në Dubai me vlerë mbi 500,000 paund.
    Sipas raportimeve të revistës kineze Lifeweek, shumica e viktimave ishin investitorë të moshës mes 50-75 vjeç, përfshirë biznesmenë, punonjës bankash. Ata u mashtruan përmes skemave të promovuara nga Qian, e cila njihej si “Perëndesha e Pasurisë”.
    “Bitcoin dhe kriptovalutat po përdoren gjithnjë e më shumë nga rrjete kriminale për të fshehur gjurmët e të ardhurave të paligjshme”, tha zëvendëskryeprokurori Robin Weyell, duke theksuar se ky është rasti më i madh i sekuestrimit të kriptomonedhave në Mbretërinë e Bashkuar.
    Qian po mbahet në paraburgim dhe pritet të përballet me dënimin përfundimtar pas gjyqeve të tjera që lidhen me rrjetin kriminal.
    Ministri i Sigurisë, Dan Jarvis, deklaroi se rasti dërgon një sinjal të qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të tolerojë pastrimin e parave dhe krimin e organizuar.
    “Pastrimi i parave minon sistemin tonë ekonomik dhe fuqizon grupet kriminale”, tha ai.

    Top Channel

  • Mashtroi 128 mijë njerëz, dënohet “Perëndesha” kineze që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

    Mashtroi 128 mijë njerëz, dënohet “Perëndesha” kineze që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

    Një shtetase kineze është dënuar nga drejtësia britanike pas një hetimi ndërkombëtar shtatëvjeçar për pastrim parash që çoi në sekuestrimin më të madh të kriptomonedhave në botë.
    Policia Metropolitane tha se kishte sekuestruar 61,000 Bitcoin me vlerë më shumë se 5 miliardë paund, të cilat ishin të ardhurat e një mashtrimi që kishte prekur mijëra investitorë.
    Zhimin Qian, e njohur edhe si Yandi Zhang, u deklarua fajtore për blerje dhe posedim të paligjshëm të kriptomonedhave. Sipas Policisë Metropolitane, ajo udhëhoqi një mashtrim në shkallë të gjerë në Kinë midis viteve 2014 dhe 2017, duke mashtruar më shumë se 128,000 njerëz. Paratë u konvertuan në Bitcoin dhe u ruajtën për të shmangur zbulimin nga autoritetet.
    Rrëfimi i saj erdhi pas një hetimi shtatëvjeçar mbi një rrjet ndërkombëtar pastrimi parash, i cili u zbulua falë një informacioni në lidhje me transferimin e fondeve të paligjshme. Kian kishte arritur të arratisej për pesë vjet, deri në arrestimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku ajo kishte përdorur dokumente të falsifikuara për të provuar qw të legalizonte fitimet duke blerë prona.

    Avokati i saj, Roger Sahota, tha se klientja e tij, duke pranuar fajësinë, “shpreson t’u japë njëfarë lehtësimi investitorëve që kanë pritur kompensim që nga viti 2017” dhe të sigurojë që “rritja e vlerës së kriptovalutave siguron fonde të mjaftueshme për të mbuluar humbjet”.
    Megjithatë, raportet tregojnë se qeveria britanike mund të përpiqet të mbajë fondet e sekuestruara. Ndryshimet legjislative të prezantuara nga qeveria e mëparshme konservatore synonin ta bënin më të lehtë për autoritetet britanike të sekuestronin, ngrinin dhe rikuperonin kriptovalutat. Ndryshimet gjithashtu do t’u lejonin disa viktimave të aplikonin për të liruar asetet e tyre të mbajtura në llogari.
    “Perëndesha e pasurisë”
    Qian u ndihmua nga Jian Wen, një punonjëse kineze restoranti e cila u dënua vitin e kaluar me gjashtë vjet e tetë muaj burg për pjesëmarrjen e saj në mashtrim. Wen pastroi një pjesë të konsiderueshme të parave, duke u zhvendosur nga një apartament i vogël sipër një restoranti në një shtëpi luksoze në veri të Londrës, dhe gjithashtu duke blerë dy prona në Dubai me vlerë më shumë se 500,000 paund. Policia Metropolitane sekuestroi më shumë se 300 milionë paund në Bitcoin të lidhura me Wen.

    Sipas raporteve kineze, investitorët, kryesisht të moshës midis 50 dhe 75 vjeç depozituan shuma që varionin nga qindra mijëra deri në dhjetëra milionë juanë. Ata përfshinin biznesmenë, bankierë dhe gjyqtarë, shpesh të joshur nga të njohurit dhe të afërmit. Qian u paraqit si një “perëndeshë e pasurisë”, por investitorët nuk e njihnin vërtet portretin e saj.

  • 61,000 Bitcoin dhe 128 mijë viktima, skema e vjedhjes së 6.7 miliardë $ perdorur nga një kineze

    61,000 Bitcoin dhe 128 mijë viktima, skema e vjedhjes së 6.7 miliardë $ perdorur nga një kineze

    Një shtetase kineze është shpallur fajtore për një rol kyç në atë që besohet të jetë sekuestrimi më i madh i kriptomonedhave në botë, me vlerë mbi 5 miliardë paund (6.7 miliardë dollarë).

    Zhimin Qian, e njohur gjithashtu si Yadi Zhang, pranoi fajësinë të hënën në Gjykatën e Kurorës në Southëark, Londër, për përvetësim dhe posedim të paligjshëm të kriptomonedhave.

    Sipas Policisë Metropolitane, mes viteve 2014 dhe 2017, ajo drejtoi një mashtrim në shkallë të gjerë në Kinë, duke mashtruar mbi 128,000 viktima dhe duke i ruajtur fondet e vjedhura në formën e bitcoin-it.

    Policia tha se rrëfimi i saj për fajësi vjen pas një hetimi shtatëvjeçar mbi një rrjet global pastrimi parash. Në total, janë sekuestruar 61,000 bitcoin nga Qian.

    Hetimi nisi në vitin 2018, pas një informacioni të ardhur mbi transferimin e aseteve kriminale.

    Sipas hetueses kryesore të rastit, Detektive Sergeant Isabella Grotto, Qian kishte “shmangur drejtësinë” për pesë vjet përpara arrestimit të saj, i cili u bë i mundur vetëm pas një hetimi të ndërlikuar ndërkombëtar.

    Ajo kishte ikur nga Kina duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe ishte futur në MB, ku kishte tentuar të pastronte paratë e vjedhura përmes blerjes së pasurive të paluajtshme.

    Në këtë veprimtari ajo u ndihmua nga një punonjëse e një restoranti kinez, Jian Wen, e cila u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj burg vitin e kaluar për rolin e saj në operacionin kriminal.

    Wen, 44 vjeç, kishte pastruar fitimet e mashtrimit dhe kishte kaluar nga banimi mbi një restorant, në një “shtëpi me qira me vlerë miliona paund” në veri të Londrës, sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS).

    Ajo kishte blerë gjithashtu dy prona në Dubai me vlerë mbi 500,000 paund. Policia Metropolitane tha se kishte sekuestruar mbi 300 milionë paund në bitcoin nga Wen.

    Ëen pretendoi se kishte blerë pronat për një punëdhënës nga Kina, por CPS deklaroi se sasia e madhe e bitcoin-it dhe mungesa e provave për burimin e tyre tregonin se ishin të prejardhura nga aktivitet kriminal.

    Sipas medias kineze Lifeweek, në vitin 2024 u raportua se investitorë, kryesisht të moshës 50 deri në 75 vjeç, kishin investuar “qindra mijëra deri në dhjetëra miliona” juan në skemat e promovuara nga Qian.

    Skemat përfitonin nga popullariteti i kriptomonedhave në Kinë në atë kohë, duke premtuar dividentë të përditshëm dhe fitime të garantuara.

    Kompania e Qian pretendonte se do të ndihmonte Kinën të bëhej një qendër financiare dhe teknologjike, duke paraqitur projekte dhe investime të supozuara në të gjithë vendin.

    Disa nga viktimat – përfshirë biznesmenë, punonjës bankash dhe anëtarë të sistemit gjyqësor – ishin bindur të investonin në skemën e Qian përmes miqve dhe familjarëve.

    Ato thuhej se dinin shumë pak për Qian, e cila përshkruhej si “perëndesha e pasurisë”.

    “Bitcoin-i dhe kriptovalutat e tjera po përdoren gjithnjë e më shumë nga kriminelët e organizuar për të fshehur dhe transferuar asetet, në mënyrë që mashtruesit të përfitojnë nga fitimet e paligjshme,” tha zëvendëskryeprokurori Robin Weyell.

    “Ky rast, që përfshin sekuestrimin më të madh të kriptomonedhave në Mbretërinë e Bashkuar, tregon shkallën e përfitimeve që mund të gjenerohen nga mashtrimet.”

    Dënimi i së hënës shënon “përmbylljen e një hetimi shumëvjeçar të përkushtuar”, i cili ka përfshirë policinë dhe autoritetet kineze, tha Will Lyne, kreu i Komandës për Krime Ekonomike dhe Kibernetike të Policisë Metropolitane.

    Policia Metropolitane deklaroi se hetimet vazhdojnë.

    CPS po punon për të siguruar që mashtruesit të mos mund të rifitojnë fondet e vjedhura. Shumë nga viktimat kanë marrë një pjesë të parave të tyre përmes një skeme kompensimi të ngritur në Kinë, tha CPS vitin e kaluar.

    Zhimin Qian ndodhet aktualisht në paraburgim në pritje të dënimit. Data e dënimit ende nuk është caktuar.

    BBC ka kontaktuar ambasadën kineze në Mbretërinë e Bashkuar për koment./BBC/