Tag: bisseck

  • “Nuk meritonim të humbnim ashtu në fund të ndeshjes, uroj të kemi më shumë fat në të ardhmen”

    “Nuk meritonim të humbnim ashtu në fund të ndeshjes, uroj të kemi më shumë fat në të ardhmen”

    27 Nëntor 2025

    8:52

    Telesport

    Tek Inter ende ndjejnë zhgënjim për humbjen 1-2 ndaj Atletico Madrid në Champions League. Humbje që erdhi në minutat shtesë, me spanjollët që shënuan golin e fitores atëherë kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit.
    “Nuk e meritonim humbjen. Duhet të vazhdojmë të punojmë, mendoj se në të ardhmen ndoshta do të kemi edhe pak më shumë guxim… dhe fat”, u shpreh Yann Bisseck, mbrojtësi gjerman i Inter.
    24-vjeçari nuk mund ta fshehë zhgënjimin e tij për humbjen. “Ata gjuajtëm tre herë dhe shënuam dy gola, nuk është e drejtë, por ky është futbolli. Jam i kënaqur me performancën“, tha Bisseck.
    Në fund, mbrojtësi zikaltër komentoi: “Nuk mund të thuash asgjë të keqe për ekipin edhe pse e humbi këtë ndeshje. Dhemb, dhemb vërtet.”

  • Inter drejt shitjes së parë për merkaton e ardhshme, 40 milionë për qendërmbrojtësin

    Inter drejt shitjes së parë për merkaton e ardhshme, 40 milionë për qendërmbrojtësin

    6 Nëntor 2025

    17:53

    Telesport

    Aventurës së Yann Bisseck tek Inter, mund të vijë fundi shumë më shpejt nga sa pritej. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka përfunduar në radarin e klubeve të Premier League.
    Mediet angleze raportojnë se Crystal Palace e sheh Yann Bisseck si zëvendësuesin ideal të Marc Guehi dhe është e gatshme të ofrojë deri në 30 milionë euro për të. Klubi zikaltër kërkon të paktën 40 milionë euro.
    Përveç Crystal Palace, për Bisseck ka inter konkret edhe nga Tottenham dhe West Ham. E sigurt është që gjermani do të jetë protagonist gjatë merkatos së janarit.

  • Inter, Bisseck dhe mesazhi i gjermanit për merkaton: “Le të thonë çfarë të duan…”

    Inter, Bisseck dhe mesazhi i gjermanit për merkaton: “Le të thonë çfarë të duan…”

    “Le të thonë çfarë të duan”. Në pritje për t’u rikthyer në formë optimale sportive, pas dëmtimit muskulor të pësuar gjatë finales së Champions-it, në fund të majit, Yann Bisseck ka postuar një histori enigmatike në profilin e tij në Instagram, në të cilën duket se i referohet merkatos.
    I përmendur disa herë si lojtari që mund të sakrifikohet për të sjellë të ardhura në arkat e klubit zikaltër, mbrojtësi 24-vjeçar gjerman lë të kuptohet se mendon krejt ndryshe. Pra, është shumë mirë tek Interi, i cili nga ana e tij do të pranonte ta largonte vetëm për një ofertë të jashtëzakonshme prej të paktën 40 milionë eurosh, të tilla që zakonisht i përballon vetëm Premier League.
    Më shumë se Pavard, gjermani Bisseck pëlqehet sepse është i ri, i përshtatshëm në disa role, fizikisht i fortë dhe me hapësira të mëdha për t’u përmirësuar. Crystal Palace thuhet se ka ofruar 32 milionë euro, por përgjigja e klubit zikaltër ka qenë negative. Chivu beson shumë te lojtari dhe nuk është ndonjë humbje e madhe nëse, për mungesë largimesh, nuk do të bëhet dot merkato hyrëse.
    Reparti i mbrojtjes ka nevojë për rinovim (Acerbi, Darmian dhe De Vrij janë mbi të 30-at), por nëse duhet të sakrifikohet dikush, atëherë mund të jetë Pavard, i cili vjen pas dy sezoneve me disa probleme fizike, që ia kanë penguar vazhdimësinë.
    Edhe për 29-vjeçarin francez, që dy vite më parë u ble nga Bayern Munich për mbi 30 milionë euro, do të nevojitej një ofertë e rëndësishme për të shmangur humbjet në bilanc. Bisseck erdhi po ashtu në vitin 2023, por vetëm për 7 milionë euro nga Aarhus i Danimarkës.

  • Bisseck refuzon ofertën angleze, Interi nuk e lëshon pa të paktën 40 milionë euro

    Bisseck refuzon ofertën angleze, Interi nuk e lëshon pa të paktën 40 milionë euro

    Ndërkohë që Interi është tërësisht i përqendruar te transferimi i Ademola Lookman, në pritje të përgjigjes ndaj ofertës së fundit prej 45 milionë eurosh drejtuar Atalantës, kanë mbërritur interesime edhe për lojtarë të tjerë të ekipit të Cristian Chivu. Ndër ta spikat rasti i Yann Bisseck dhe përpjekja e dështuar e Crystal Palace për ta marrë për 32 milionë euro.
    Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi jo vetëm e ka refuzuar ofertën, por edhe vetë mbrojtësi gjerman 24-vjeçar ka hedhur poshtë mundësinë për t’u transferuar në Premier League. Në të njëjtën kohë, Interi ka bërë të ditur se do të marrë në konsideratë shitjen e tij vetëm nëse dikush ofron të paktën 40 milionë euro. Megjithatë, nga ambientet e klubit zikaltër nuk ka sinjale urgjence për të realizuar largimin e tij.
    Kjo sepse Bisseck, gjatë dy viteve në Milano, ka treguar fleksibilitet të madh në mbrojtje, duke u përshtatur në qendër, në të djathtë apo në të majtë, sipas nevojave të trajnerit. Strategjia e Interit është e qartë: pa ndonjë largim, mbrojtja mbetet e paprekur.
    Pra, ky repart mbetet i përbërë nga Bastoni, De Vrij, Acerbi, Bisseck, Pavard dhe Carlos Augusto. Ndërkohë, për Palacios nuk ka vend, ndaj pritet të huazohet në një klub tjetër.

  • Premier League “hedh grepat” për Bisseck, ofertë 32 milionëshe Interit

    Premier League “hedh grepat” për Bisseck, ofertë 32 milionëshe Interit

    30 Korrik 2025

    11:44

    Alfred Lleshi

    Interesim nga Anglia për Yann Bisseck. Mbrojtësi i Interit është në sezonin e tretë me fanellën zikaltër dhe mbetet një lojtar i rëndësishëm në planet e Cristian Chivu. Në sezonet e mëparshme ka grumbulluar gjithsej 67 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola.
    Ai ka fituar dy trofe me Interin: një kampionat dhe një Superkupë Italiane, gjithmonë duke qenë pjesë e skuadrës, edhe në pankinë. Klubi zikaltër dëshiron ta konfirmojë këtë lojtar me perspektivë dhe që ka treguar cilësi kur është aktivizuar.
    Por nga ana tjetër ekziston mundësia e përfitimit nga merkatoja me një shifër të rëndësishme, që do të mund të përdorej për afrime të reja. Sipas edicionit të sotëm të “Gazzetta dello Sport”, Bisseck është në shënjestër të Crystal Palace, klubit anglez që dëshiron ta blejë në mënyrë definitive. Klubi në fjalë thuhet se është i gatshëm të ofrojë një shifër të konsiderueshme prej 32 milionë eurosh.
    Situata është ende në zhvillim e sipër, mbetet për t’u kuptuar se si do të vijojnë negociatat, të cilat mund të avancojnë shumë nëse Marotta dhe Ausilio pranojnë ofertën. Në rast se marrëveshja do të finalizohet, Interi mund të rikthehet te Koni De Winter si zëvendësues i Bisseck.

  • Inter, 55 milionë nga Asllani dhe Bisseck për transferimin e madh

    Inter, 55 milionë nga Asllani dhe Bisseck për transferimin e madh

    Ndërsa pret zhvillimet në frontin Calhanoglu, Inter do të duhet të gjejë një zëvendësim të përshtatshëm në merkato në rast të një ndarjeje nga lojtari turk pas katër sezonesh.
    Ka disa alternativa në tryezë për zikaltrit, të cilët megjithatë e kanë vendosur profilin e Ederson në krye të listës së dëshirave të tyre.
    Braziliani (i cili pëlqehet edhe nga rivalët Juventus) ka qenë në listën e Marotta dhe Ausilio për disa javë, të cilët kohët e fundit kanë eksploruar konkretisht rrugën që çon te mesfushori i Atalanta-s.
    Të paktën 50 milionë euro do të nevojiten për të negociuar blerjen e Ederson, me Interin që synon të mbledhë para përmes disa shitjeve, sipas Calciomercato.it.
    Calhanoglu padyshim nuk është i vetmi që po largohet: zëvendëskampionët europianë synojnë gjithashtu të fitojnë para nga Asllani (15-20 milionë), përveç Bisseck, i cili ka admirues në Premier League (Aston Villa, West Ham dhe Newcastle së bashku me Manchester United) dhe një vlerësim midis 30 dhe 35 milionë eurove.
    Është një histori tjetër për Frattesi-n, i vlerësuar nga Chivu dhe me trajnerin e ri që do të donte ta konfirmonte atë në skuadër. Për ish-lojtarin e Sassuolo-s dhe Monza-s, kjo do të varet nga ofertat që do të mbërrijnë përfundimisht nga merkato.

  • Sirena angleze për Bisseck, Interi i cakton çmimin

    Sirena angleze për Bisseck, Interi i cakton çmimin

    Sipas “TEAMtalk”, Tottenhami po ngrihet midis klubeve që po ndjekin nga afër mbrojtësin e Interit, Bisseck.
    Spurs tashmë kanë mbledhur informacione për të në kuadrin e një sulmi të mundshëm në verë, por e dinë shumë mirë se nuk janë vetëm.
    Së bashku me ta tashmë janë tre klube si West Ham, Everton dhe Bournemouth.

    Të gjithë duan të forcojnë mbrojtjen e tyre, Tottenhami ka pasur shumë probleme me dëmtimet.
    Interi thuhet se ka bërë të ditur se e vlerëson Bisseck jo më pak se 35-40 milionë euro dhe se do të jetë i gatshëm të flasë për këtë vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.
    Gjuetia për mbrojtësin e zikaltërve është e hapur, pastaj do të varet nga Marotta të vlerësojë se çfarë të bëjë.

  • Tottenham ndjek nga afër Bisseck, Interi kërkon 35-40 milionë euro

    Tottenham ndjek nga afër Bisseck, Interi kërkon 35-40 milionë euro

    Sipas raportimeve nga “TEAMtalk”, Tottenhami është futur në garë për mbrojtësin e Interit, Yann Bisseck, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e klubeve angleze. Klubi londinez ka mbledhur tashmë informacione rreth lojtarit në kuadër të një lëvizjeje të mundshme gjatë merkatos së verës, por konkurrenca për shërbimet e tij është e fortë.
    Përveç Tottenhamit, West Ham, Everton dhe Bournemouth janë gjithashtu të interesuara për 23-vjeçarin, i cili ka pasur paraqitje të mira këtë sezon me Interin, duke tërhequr vëmendjen për fizikun dhe qetësinë në mbrojtje.
    Interi, ndërkohë, ka bërë të ditur se çmimi i Bisseck është mes 35 dhe 40 milionë euro, dhe është e gatshme të hapë diskutimet vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube. Klubi zikaltër nuk ka në plan të nxitojë dhe gjithçka pritet të varet nga vendimmarrja e drejtuesit Giuseppe Marotta.
    Tottenhami kërkon të përforcojë repartin difensiv, sidomos pas një sezoni të mbushur me probleme të shumta dëmtimesh, dhe Bisseck shihet si një profil premtues për të ardhmen.
    Gara për mbrojtësin gjerman është tashmë e hapur.

  • E duan katër klube të Premier League, Inter cakton çmimin

    E duan katër klube të Premier League, Inter cakton çmimin

    25 Prill 2025

    15:20

    Telesport

    Sipas ‘TEAMtalk’, Tottenham po ngrihet midis klubeve që po ndjekin nga afër mbrojtësin e  Inter-it, Bisseck.
    Spurs tashmë kanë mbledhur informacione për të në kuadrin e një sulmi të mundshëm në verë, por e dinë shumë mirë se nuk janë vetëm. Së bashku me ta tashmë janë tre klube si West Ham, Everton dhe Bournemouth.
    Të gjithë duan të forcojnë mbrojtjen e tyre, Tottenham ka pasur shumë probleme  me dëmtimet.
    Inter-i thuhet se ka bërë të ditur se e vlerëson Bisseck jo më pak se 35-40 milionë euro dhe se do të jetë i gatshëm të flasë për këtë vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.
    Gjuetia për mbrojtësin e zikaltërve është e hapur, pastaj do të varet nga Marotta të vlerësojë se çfarë të bëjë.