Tag: bismark

  • Partizani kapitullon në “Loro Boriçi”, gjithçka vendoset në kohën shtesë

    Partizani kapitullon në “Loro Boriçi”, gjithçka vendoset në kohën shtesë

    13 Shtator 2025

    21:03

    Telesport

    Vllaznia-Partizani, kryesfida e javës së tretë në Superiore është mbyllur 4-1 për shkodranët. Në “Loro Boriçi” të parët kaluan në avantazh “Demat e Kuq”. Isgandarli shënon për të kuqtë, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Gudjufi.
    Barazimi për shkodranët erdhi nga Bekim Balaj në minutën e 36-të, nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 55-të, Bismark ka kontakt me Alban Hoxhën dhe arbitri jep fillimisht penallti. Por, me ndërhyrjen e VAR, arbitri tërhiqet nga vendimi i mëparshëm dhe anullon penalltinë.
    Në kohën shtesë, erdhi përmbysja e madhe e shkodranëve duke shënuar tre gola të shpejtë. Fillimisht Balaj nga pika e bardhë e penalltisë e fituar nga Bismark, pasi u pengua nga Bytyçi. Esin Hakaj dhe Bismark shënuan dy gola të tjerë të shpejtë duke vulosur fitoren 4-1.

  • Vllaznia shkëlqen në…shtesë, Balaj- Bismark zbërthejnë Partizanin

    Vllaznia shkëlqen në…shtesë, Balaj- Bismark zbërthejnë Partizanin

    Java e tretë, Abissnet Superiore 2025/26

    Vllaznia- Partizani 4-1 (Balaj 36′, 91’pen, Hakaj 90_3′, Bismark 90+7’/ Iskandarli 28′)

    Ndeshja e fundit e ditës së sotme luajtur në “Loro Boriçi” për llogari të raundit të 3-të Abissnet Superiore nuk ishtë një sfidë dosido. Vllaznia- Partizani në kufinjtë e një klasikje të mirëfilltë dhuaruan para tifozerive respektivë lojë, gola e adrenalinë për më shumë se 90′.

    Fillimisht shënuan të kuqtë me Iskandarlin ndërsa më pas vendosën dy penallti të shndërruar në gola nga kapineti kuqeblu Bekim Balaj. Në shtesë aty ku vllaznia kaloi në avantazh, shënoi dhe dy herë të tjera me Hakaj dhe më të mirin në fushë Çarls Bismark. Te Vllaznia përpos grupit elitar, një futbollist shumë dimensional u prezantua edhe numri 11 Murataj. Partizani u qas mirë deri në fundin e takimit teksa më pas u shthur për të marrë 3 gola në kohën shtesë.

    Vazhdo leximin

  • Vllaznia brënda ditës, heq Mensah dhe afron Bismark

    Vllaznia brënda ditës, heq Mensah dhe afron Bismark

    E kërkonte Egnatia dhe Dinamo. Çarls Bismark vendos të largohet nga Skënderbeu me sulmuesin që do të vijojë karrierën te Vllaznia. Gjithçka duket e mbyllur, teksa 24-vjeçari që do të rikthehet te luajë te skuadra që e huazoi për ndeshjet e Conference League e Edi Martinit. 

    Në fakt për këtë lëvizje kishte javë që flitej ndërsa largimi i sulmuesit Alfred Mensah nga kuqeblutë duket se ka pakësuar shpenzimet e klubit për një sulmues më të aftë.

    Ndërkohë Mensah ka marrë drejtimin për te Tirana. Këmbime interesante pasi dhe ish sulmuesi i Partizanit dhe Skënderbeut ftohet te badheblutë pas largimit në Ernest.

    Vazhdo leximin

  • Fishta më 1913: Çdo kopuk don me u shitë Bismark

    Fishta më 1913: Çdo kopuk don me u shitë Bismark

    Shkrimi i mëposhtëm është shkruar nga Gjergj Fishta në vitin 1913. Shkrimi me titullin “Shqiptarët presin çfarë u jep Europa” flet për politikanët që mendojnë për interesat e tyre personale e jo të shqiptarëve. Tekstin e Fishtës mund ta lexoni të plotë më poshtë.

    “Në Shkodër si një herë në herë, rrena, pluhun, balt, kuaj e ka tana, muzikë, peca e… Rrnoftë Shqipnia! – por punë pa të cilat Shqipnia nuk mundet me dalë në dritë pak e aspak. Njerëzit janë tuj ndejë hijeve pa punë, tuj pritë me gojë hapët, si zogj pëllumbash, pale se shka po u bjen nana-vida Europë. Por, për një herë prit zot veç… mizat, sepse me ç’andra po shihen vonë a vonë do t’ju bien gja në skjep.

    E pra atdhetarët e shkretë plasën, plasën tuj folë për atdhe e tuj punu për vehte. Por ç’dobi! Për Shqipni s’po ka punë e për atdhetarë s’po ka pare. Pazari i Shkodrës asht ba klub me pi kafe e me ca llafe… politiket. Oh, po! Për politikë mos pyet. Këtu politikë sa të duash. Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark, pa i pasë ndie kurrë emnin strategjisë, çdo tuberkuloz i keq, ba prej sëmundjet që mos me u gjetë qen që ndigjon me e hanger, flet mor ti shok për punë luftet sikur të ishte Wellingtoni apo Napoleoni, e kaq e zgjat sa ta ban kryet për voe. Por me ba me pasë rrezik me ndejë me ndonjë asish që i asht mbushë mendja se asht i mendshëm, atëherë nuk i gjen maje vehtes; kaq dijen, filozofinë, e politikën e madhe e pështyn për goje; ta ban botën fele fele me ba se asht tuj nda ndonjë shalqi Stajket; i ngatrron i shkatrron krajlat shoq me shoq me të thanë mendja se atëherë po, kërcet lufta e po bahet nami; por kur fundi veç në i kriset zorra e tij prej së thatit se kurrkush s’lot vendit.

    E tuj kenë se këtu rregullohet politika jo mbas interesash të atdheut por mbas interesash së gjithsecilit, çdo punë që ndodh kaq dredhet e shpërdredhet, e shtohet e zvogëlohet e zbukurohet sa nuk mundesh ma me e dijtë se shka asht rrenë e shka asht e drejtë.

    Prandaj këtu tek e përkohëshmja e jonë këtë herë nuk po vëmë lajme Shkodret tuj drashtë fort se po shkruejmë rrena, çka nuk asht në natyrë të të përkohëshmes tonë”. /Telegrafi/

  • Nisin negociatat/ Në Shkodër “dashurohen” me Çarls Bismark, e duan për gjithë sezonin

    Nisin negociatat/ Në Shkodër “dashurohen” me Çarls Bismark, e duan për gjithë sezonin

    Kanë mjaftuar vetëm 86 minuta lojë, që në Shkodër të gjithë të “dashurohen” me Çarls Bismark. Sulmuesi që iu bashkua Vllaznisë vetëm para 4 ditësh në formën e huazimit nga skuadra e Skënderbeut, u prezantua menjëherë si titullar në sfidën e parë të turit të dytë ndaj Vikingurin. Dhe ganezi nuk zhgënjeu aspak, duke treguar shumë nga potenciali dhe cilësitë e tij, ku vuri shumë në vështirësi mbrojtjen e fortë të islandezëve.
    24vjeçari u imponua me fizikun e tij, duke fituar çdo duel ndaj kundërshtarëve dhe po ashtu duke krijuar një dyshe të fortë sulmuese së bashku me Balajn. Po ashtu, shtatlarti pati edhe 2-3 mundësi për të shënuar, por vetëm ndërhyrjet vendimtare të portierit Jonson i mohuan gëzimin e golit ishsulmuesit të CSKA-së Sofie. Në minutën e 86-të, Bismark u zëvendësua duke lënë fushën e lojës për Delajn. Por, performanca e tij u vlerësua jashtëzakonisht nga të gjithë. Ishin tifozët e pranishëm në shkallët e “Loro Boriçit” të cilët i dhuruan një “det” duartrokitjesh ganezit.

    Dhe menjëherë pas përfundimit të takimit, është kërkuar që Bismark të mbahet për gjithë sezonin në Shkodër dhe jo vetëm për ndeshjet e Europës. Kjo pasi sulmuesi pas përfundimit të dueleve europiane të shkodranëve, do kthehet në Korçë. Sepse e tillë është marrëveshja mes dy klubeve, që shërbimet e Bismarkut për Vllazninë të jenë vetëm për Conference League.
    Megjithatë, ndoshta marrëveshja mund të rinegociohet, pavarësisht se duket shumë e vështirë, për vetë arsyen se Skënderbeu kërkon ta shesë Bismarkun për një çmim prej 150 mijë eurosh, vlerë që mund të rritet duke parë edhe performancat që po zhvillon ganezi me Vllazninë në ndeshjet e Conference League.

  • Probleme te Vllaznia, dy sulmues rrezikojnë ndeshjen e kthimit në Europë

    Probleme te Vllaznia, dy sulmues rrezikojnë ndeshjen e kthimit në Europë

    Vllaznia do të përballet me Vikingurin, më 31 korrik ora 20:45. Sfida në Islandë do të vendosë se cila prej skuadrave kalon në turin e tretë të Ligës së Konferencës.
    Kuqeblutë presin që Çarls Bismark dhe Alfred Mensah të pajisen me viza. Bismark, me origjinë nga Gana, bëri mjaft mirë në Shkodër ku kuqeblutë fituan 2 me 1.

    Mensah, po ashtu nga Gana, mori minuta si zëvendësues. Të dy bashkë konsiderohen si lojtarë në planet e Martinit, për të fituar sërish minuta.
    Tashmë në dyshim është ndeshja e kthimit. Dhe sigurisht që nëse ndodh të mungojnë, do të jetë një problem jo pak i vogël për shkodranët që kanë humbur shërbimet e Kevin Dodajt.