Tag: birra

  • Birra apo Vera, cila është pija më e mirë për t’u konsumuar

    Birra apo Vera, cila është pija më e mirë për t’u konsumuar

    Froni i pijes më të mirë alkolike ka pasur gjithnjë dy kandidatë kryesorë: birrën dhe verën.

    Debati për secilën prej tyre ka vazhduar prej vitesh dhe gjithnjë është vërtitur tek mbiemri “e mirë”, ndonëse të dyja janë të mira.

    Në fund të fundit, të dyja janë subjekt preference të konsumatorit.

    Të dyja mund të përdoren në gatim dhe kanë kontributet respektive në shëndetin e njeriut. Përqendrimi i alkoolit varion sipas llojit të birrës apo verës.

    Pra,Vera apo Birra?

    Pikë së pari, birra merret nga drithërat e ndryshëm si nga gruri, misri apo edhe orizi.

    Birra përmban edhe një lloj luleje që funksion si substancë parandaluese ndaj rritjes së mikrobeve ose ndryshimeve të tjera kimike në lëng.

    Nga ana tjetër, vera është një pije alkolike që vjen nga rrushi, ose më saktë, lëngu i fermentuar i rrushit.

    Në aspektin historik, birra konsiderohet si lëngu më i lashtë alkolik në botë.

    Ekzistenca e birrës është provuar deri në vitin 9,000 para Krishtit ndërkohë që vera është prodhuar për herë të parë diku rreth vitit 6,000 para Krishtit.

    Rrjedhimisht vera, është një produkt relativisht i ri alkoolik në krahasim me birrën.

    Në aspektin shoqëror, vera është zgjedhja e preferuar alkoolike për raste speciale siç janë dasmat, mbrëmjet gala, ballot e të tjera si këto.

    Birra është më e zakontë, është pije standarde për masat, është për mbledhjet e rastësishme jo formale, por gazmore.

    Në botë ka dashamirës të pijeve alkolike që pijnë edhe verën edhe birrën në varësi të varietetit.

    Vera ka një shije dhe aromë më të mirë, por gjithnjë të ndryshme dhe të përditësuar, ndërsa birra shijon pak a shumë njësoj duke qenë se vjen nga lloje të pakëta drithi.

    Vera nga ana tjetër është një kurorë e mirëfilltë shijesh dhe nuancash aromatike.

    Mijëra lloje rrushi, metoda fermentimi dhe ekstrakte unike krijojnë së bashku vera të ndryshme, unike në të njëjtën kohë dhe të shumëllojshme.

    Për ta përmbledhur

    1. Birra është pija më e lashtë alkoolike në botë.

    2. Birra vjen nga drithërat ndërsa vera nga rrushi i fermentuar.

    3. Birra konsiderohet një pije më pak zyrtare në krahasim me verën.

    4. Vera ka më shumë variacione, aroma dhe shije në krahasim me birrën. 

  • Pëllumbi pellazg në Kulturën e Vinçës

    Pëllumbi pellazg në Kulturën e Vinçës

    Garat me pëllumba janë një traditë e jona mijëra vjeçare . Që pëllumbat garues të ngjiten lartë në qiell (800-1500m)  duhet pasur edhe kushtet klimatike që e mundësojnë atë fluturim të lartë ; temperatura e ajrit ndërmjet 18 dhe 20 shkallë ,erërat e lehta veri-perëndimore. Pëllumbi garues duhet ta mbërrij lartësinë  mbrenda 30 minutash , dhe atje lartë në qiell t´i tregon  aftësitë e tija të fluturimit dhe lazdrimit  me qëndrim deri në 5 orë. Edhe  për të prekur tokën nga ajo lartësi ,varet prej  guximit dhe krenarisë së pëllumbit , e kjo zbritje plot sharmë zgjatë nga 15 minuta e deri në dy orë.

    Sa është i vjetër pëllumbi në anët tona ,këtë nuk mund ta thotë askush , janë mijëra vjeçarët në pyetje.

    Por ,pse pëllumbi i ynë nga Romakët u quajt Columba illyrica – Pëllumbi ilir? ai sigurisht e kishte ndonjë veti , pamje apo aftësi më shumë se të tjerët .

    ” Shteti Ilirik shtrihej nga Adriatiku në perëndim e në veri e përfshinte  Slloveninë dhe Kroacinë e sotme , në lindje  deri te lumi Danub  në jug Kosova dhe Shqipëria. Ilirët e sollën  me vete rasën e vjetër Babilonase  të pëllumbave. Pëllumbi shihej si shpezë e shenjt se pse disa nga ata fluturonin lartë në qiell dhe priftërinjt e kohës mendonin që pëllumbat janë në kontakt të vazhdueshëm me Zotërat dhe  të tillët janë kumtues dhe sjellin edhe kumte.”(Joca Naumovic , Serbian Highflyers) “

    “ Kur sllavët erdhën këndej pari pas shek.VI-të  e panë dhe e takuan për herë të parë pëllumbin e shenjt ,me puplat e tija plotë shkëlqim  dhe vijëzëllimë (Joca Naumoviç) ”

    Dhe  si zakonisht  serbët të aftë për përvetësim e quajtën Pëllumbi Arkangjel, ku pas shekujve të 13 dhe 14 Pëllumbi ilirik rritej në manastiret ” serbe ”.Gjëja se  sipas historiografëve serb ,edhe kur paskan pas “ ikur “ serbët nga turqit  ( pas 1389) e paskan pas marrë me vete edhe këtë shpezë të bekuar.

    Arkeologu anglez A.J.Evans , e kishte vizituar Pejën në vitin 1884. Ai i kishte vërejtur sistemet e ujitjes në këto anë që i ngjanin atyre të gjetura në Babiloni. Ai shkruan se në Kosovë ju mund të gjeni Delen Ilirike, Buallicat, Gomerët si dhe kuajt e vegjël. Ai i thoshte një miku të tij serb adhurues i pëllumbave nga Beogradi (Djoka Djordjevic): ” Në se e kërkoni paraardhësin e pëllumbave të juaj atëherë Pëllumbat e shenjt që nga koha e Ilirëve mund ti gjeni ende në qytetin e Pejës ( Viti 1884 ,pra)

    Kultura e Vinçës ngërthen në vete të kaluarën tonë pellazge dhe pellazge­-ilire : Në vendin e quajtur Vuqjedol është gjetur një shembull i shkëlqyer i frymëzimit artistik ,  dhe simbol fetar i kulturës dhe  qytetërimit të hershëm pellazg (Europian)- Pëllumbi i Vuqjedolit. Ky pëllumb i lartë 53 cm është i bër nga balta e pjekur. Në qafë i ka të gdhendura tri simbole të dyfishta të një sopateje; modelet  jo të zakonshme i mbulojnë krihet dhe gjoksin kurse kreshtat e larta ia zbukurojnë kokën Shenjat e gdhendur pikërisht në krihë dhe pikat e gjoksit dëshmojnë për një racë vendore të pëllumbit ,4500 vjet më parë . Ngritja dhe kultivimi i pëllumbave ,me këtë gjetje dëshmon kohën shumë më të largët të lashtësisë ,dhe ky është pëllumbi më i vjetër që është zbuluar ndonjë herë në Europë

    Ngritën shumë pyetje me këtë zbulim ,  a ka ndonjë lidhshmëri  me gjetjet e pëllumbave të shpellave, a ka  ndonjë lidhje me pëllumbat sumerian të Babilonisë e që mendohet të jenë stër-stërgjyshi i pëllumbit ilir. Por matjet dhe krahasimet tregojnë se ngjashmëria është shumë e madhe

    Për shumë specialist , ky zbulim i pëllumbit të famshëm të Vuqjedolit në fakt tregon se është një thëllëzë ( simboli Hephaestus) simbol  cili lidhet   me kohën në metalurgjinë e kohës , e që është  një epokë e lavdishme e kuturës së Vinçës.

    Ilirëve iu  kisha  mbetur shumë ”borxh” sikur edhe në këtë rast nuk e kisha përmendur birrën Ilire ”Sabaja ” . Por ç´ka lidhje birra me pëllumbin? Shumë ,bile.

    Columba illyrica  dhe Birra Sabaja  , dy detale të vogla që kanë lënë gjurmë në të kaluarën tonë  antike të harruar . Po  sistemi i ujitjes ne rrethin e Pejës i ngjashëm me atë të Babilonisë ?

    E kemi ditur që Ilirët ishin të njohur edhe për birrën e tyre Sabaja ?

    Hocataeusi , një historian grek  i cili shkrunte që në shek. e 5-të prK, kishte cekur se Pajonët , banorët e vjetër t Maqedonisë së Aleksandrit të Madh e pinin një pije të bërë nga elbi , kurse një tjetër historian Hellanleus (466 prK) flet pë disa njerëz që e pinin një birrë të bërë nga rrënjët. Aristoteli shkruante se birra me emrin piuon kishin dhimbje kreje dhe fytyrat e tyre rrinin të varura .(The Montreal Daily Herald 1892).

    Pra  Ilirët e lashtë e  prodhonin dhe pinin   birrën nga  elbi.. Por me ardhjen e romakëve  birra konsiderohet si një pije e klasit të ultë , pije barbarësh (Ilirët ,barbar?)

    Birra e lashtë ishte një lëng elbi me origjinë nga Iliria, dhe që sabaja dhe sabaium ishte fjalë ilire e kohës (H. Krahe , Die schprache der Illyrer , Wiesbaden 1955 ),kurse sabaiarius mund të quheshin fermentuesit e birrës së elbit.

    Romakët ishin të mësuar me verën ilire me mjaltë dhe kur e pushtuan Ilirinë , birrën Sabaia e quajtën pije barbare.

    Pra gëzuar me një gotë birrë Sabaia , duke  i pritur pëllumbat ilirik të zbresin nga qielli !

    Plotësim në atë që e lexuat :  

    http://www.jadranko.se/england/history.htm http://srpskivisokoletac.8m.com/newpage6.htm

    20.11.13 Gjakovë

  • Birra çeke fiton terren global falë një ‘strategjie’ unike diplomatike

    Birra çeke fiton terren global falë një ‘strategjie’ unike diplomatike

    Në Republikën Çeke, birra nuk është vetëm një pije – është një trashëgimi kombëtare, një krenari kulturore dhe, së fundmi, një mjet diplomatik.

    Prej gjashtë vitesh, Ministria Çeke e Bujqësisë ka nisur një projekt ambicioz për të promovuar kulturën çeke të birrës përtej kufijve të saj, duke ftuar prodhues birre nga e gjithë bota që të njohin nga afër mënyrën autentike çeke të prodhimit, shërbimit dhe shijimit të birrës.

    Nëpërmjet një programi që tashmë quhet “diplomacia e birrës”, prodhues nga Australia, SHBA dhe Kanadaja kanë kaluar pesë ditë në zemrën e Bohemisë, duke ndjekur nga afër proceset tradicionale në birraritë legjendare si Pilsner Urquell dhe Budvar, si dhe duke marrë leksione nga mjeshtra të tapave dhe baristë me përvojë.

    Birra lager çeke, e njohur për shijen e saj të freskët, me trup të plotë dhe shkumën karakteristike, po përjeton një ringjallje në tregun ndërkombëtar, falë këtij programi që ndjek modelin e diplomacisë gastro-kulturore tajlandeze. Prodhuesit e huaj e pranojnë: për të kuptuar se si duhet të shijojë birra çeke, duhet të shijosh një gotë aty ku ajo lindi – në Çeki.

    Pavarësisht se për dekada ka qenë në hije përballë birrave belge apo bumit global të IPA-s, tradita mijëvjeçare e çekëve po zë vend në podiumin botëror. Dhe kjo falë një strategjie që kombinon krenarinë kombëtare me diplomacinë e butë – një gotë e mbushur jo vetëm me birrë, por me kulturë, mjeshtëri dhe respekt për procesin.

    “Nëse një çek vjen në fabrikën time dhe thotë: ‘Kjo ka shije si shtëpia’, atëherë e di që e kam arritur qëllimin”, tha një prodhues kanadez. Dhe për çekët, ky është triumfi më i madh: t’i mësojnë botës jo vetëm të prodhojë birrë si ata – por edhe ta respektojë si ata.

  • Turizmi nxit konsumin e karburanteve, cigares, birrës dhe kafesë për 6 mujorin

    Turizmi nxit konsumin e karburanteve, cigares, birrës dhe kafesë për 6 mujorin

    Fluksi i lartë i turistëve që po vizitojnë vendin ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të konsumit të mallrave që paguajnë akcizë, si karburantet, birra, cigaret dhe kafeja për 6 muajt e parë të vitit, duke amortizuar disi frenimin e blerjeve nga tregu i brendshëm si rrjedhojë e emigracionit.Sipas të dhënave që janë bërë publike nga Drejtoria e Doganave, për periudhën janar-maj, janë konsumuar gjithsej 357 mijë ton karburante, me një rritje prej 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është niveli më i lartë i konsumit i raportuar ndonjëherë nga Doganat. Fluksi i lartë i turistëve ka nxitur biznesin e makinave me qira, por edhe vendasit në fundjava udhëtojnë shpesh jashtë qyteteve, teksa sidomos të shtunave e të dielave trafiku është i rënduar në rrugët kryesore të vendit. Në rritje të fortë ishte dhe birra, konsumi i të cilës arriti në rekordin e 44 mijë ton për janar-maj me një zgjerim prej 44 mijë ton, me rritje prej 12% me bazë vjetore, duke shënuar sërish një nivel rekord, të paktën që nga 2018-a, kur doganat raportojnë të ardhurat. Gjithsesi, pjesa më e madhe e kërkesës po plotësohet nga birra e importit, teksa prodhuesit vendas po vuajnë nga rritja e kostove, që i ka bërë ata jo konkurrues në çmime. Në vitin 2024, importet zunë rreth 62% të totalit të tregut të birrës në vend.Importet mbysin prodhimin vendas, birra e huaj zuri 62% të tregut me 2024 Konsumi i kafesë ka ardhur në rritje, ndonëse ende nuk e ka kaluar nivelin e rekordit të 2018-s. Sipas të dhënave nga Doganat, në vend u konsumuan gati 3.8 mijë ton kafe, me rritje prej rreth 3% me bazë vjetore. Sipas operatorëve të tregut fluksi i lartë i turistëve ka ndikuar në rritjen e konsumit në bare e restorante, ndërsa ndihet stepje e frekuentimit nga vendasit, i lidhur si me emigracionin, ashtu dhe rritjen e çmimeve.Rritja më e ngadaltë ka qenë për cigaret. Konsumi i tyre për 6 mujorin ishte 1536 ton, me një zgjerim prej 6.7% me bazë vjetore, duke arritur gjithsesi sërish një nivel rekord, që nga 2018-a. Në periudhën janar-maj në vend hynë 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 4% me bazë vjetore.Konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 2.45% në tremujorin e parë të vitit 2025. Megjithëse ky është niveli më i ulët që nga i njëjti tremujor i vitit 2021, sërish nevoja për artikuj është më e madhe se e një viti më parë.Ndërsa emigrimi ka një efekt konstant, turizmi ndikon më shumë në mënyrë sezonale. Zakonisht konsumi ka përmirësim dhe shënon kulmet e rritjes në tre-mujorët e dytë.Të dhënat e zyrtare nga PBB tregojnë e konsumi final i popullatës në Shqipëri është i ndjeshëm ndaj zhvillimeve të jashtëm të tilla si ardhja e turistëve dhe inflacioni i importuar dhe tendencave të brendshëm demografike.Burimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kush janë ‘pijanecët’ më të mëdhenj në botë: Ja renditja e konsumit të birrës për frymë në 170 vende

    Kush janë ‘pijanecët’ më të mëdhenj në botë: Ja renditja e konsumit të birrës për frymë në 170 vende

    Si konsumatorët më të mëdhenj të birrës në botë, një çek mesatar konsumon 152.1 litra birrë në vit.

    Ndërkohë, kombet evropiane renditen të gjitha në 10 vendet e para, bazuar në analizën e fundit nga Kirin Holdings.
    Në përgjithësi, SHBA-të u renditën në vendin e 27-të nga 170 vende në bazë të raportit për frymë, duke rënë poshtë Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Brazilit.

    Sot, Çekia e njeh zyrtarisht kulturën e birrës si pjesë të trashëgimisë së saj kombëtare, me 96% të prodhimit vendas.

    Për më tepër, çekët kanë konsumin më të lartë të birrës për frymë në botë, një traditë që daton që nga viti 993. Në mënyrë të ngjashme, Gjermania dhe Belgjika gjithashtu e njohin kulturën e birrës si trashëgimi zyrtare dhe renditen ndër vendet kryesore që pinë birrë, falë vendit të saj të qëndrueshëm në kulturat e tyre kombëtare.

    Çekia renditet e para në konsumin e birrës për frymë

    Për të 31-tin vit radhazi, Çekia kryeson listën, edhe pse ka një rënie vjetore .

    Vlen të përmendet se Budëeiser origjinal i ka rrënjët në vend, ku birra nga rajoni i Bohemisë së Jugut quhet “Budëeiser”. Në vitin 1876, një emigrant gjerman në SHBA e përvetësoi emrin për fabrikën e tij të birrës, duke i bërë homazh stilit tradicional çek.

    Në vendin e dytë është Austria , ku birra standarde është birra e çelët lager, e njohur si “Märzen”.

    Ndërkohë, Lituania dhe Irlanda vijnë nga afër, ku një person mesatar pi mbi 100 litra birrë në vit. Në Irlandë, Guinness konsiderohet gjerësisht si birra kombëtare, me fabrikën origjinale të birrës St. James Gate që tani është mbi 260 vjeçare.

    Megjithatë, është interesante se si Mbretëria e Bashkuar ashtu edhe Nigeria konsumojnë më shumë Guinness sesa Irlanda, falë kulturave të tyre të gjalla të birrës. Në fakt, një në 10 birra të shitura në Mbretërinë e Bashkuar është Guinness.

    Nëse shikojmë përtej Evropës, Panamaja , Meksika , Gaboni dhe Afrika e Jugut renditen gjithashtu midis 20 vendeve të para.

  • Kusha janë ‘pijanecët’ më të mëdhenj në botë: Ja renditja e konsumit të birrës për frymë në 170 vende

    Kusha janë ‘pijanecët’ më të mëdhenj në botë: Ja renditja e konsumit të birrës për frymë në 170 vende

    Si konsumatorët më të mëdhenj të birrës në botë, një çek mesatar konsumon 152.1 litra birrë në vit.

    Ndërkohë, kombet evropiane renditen të gjitha në 10 vendet e para, bazuar në analizën e fundit nga Kirin Holdings.
    Në përgjithësi, SHBA-të u renditën në vendin e 27-të nga 170 vende në bazë të raportit për frymë, duke rënë poshtë Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Brazilit.

    Sot, Çekia e njeh zyrtarisht kulturën e birrës si pjesë të trashëgimisë së saj kombëtare, me 96% të prodhimit vendas.

    Për më tepër, çekët kanë konsumin më të lartë të birrës për frymë në botë, një traditë që daton që nga viti 993. Në mënyrë të ngjashme, Gjermania dhe Belgjika gjithashtu e njohin kulturën e birrës si trashëgimi zyrtare dhe renditen ndër vendet kryesore që pinë birrë, falë vendit të saj të qëndrueshëm në kulturat e tyre kombëtare.

    Çekia renditet e para në konsumin e birrës për frymë

    Për të 31-tin vit radhazi, Çekia kryeson listën, edhe pse ka një rënie vjetore .

    Vlen të përmendet se Budëeiser origjinal i ka rrënjët në vend, ku birra nga rajoni i Bohemisë së Jugut quhet “Budëeiser”. Në vitin 1876, një emigrant gjerman në SHBA e përvetësoi emrin për fabrikën e tij të birrës, duke i bërë homazh stilit tradicional çek.

    Në vendin e dytë është Austria , ku birra standarde është birra e çelët lager, e njohur si “Märzen”.

    Ndërkohë, Lituania dhe Irlanda vijnë nga afër, ku një person mesatar pi mbi 100 litra birrë në vit. Në Irlandë, Guinness konsiderohet gjerësisht si birra kombëtare, me fabrikën origjinale të birrës St. James Gate që tani është mbi 260 vjeçare.

    Megjithatë, është interesante se si Mbretëria e Bashkuar ashtu edhe Nigeria konsumojnë më shumë Guinness sesa Irlanda, falë kulturave të tyre të gjalla të birrës. Në fakt, një në 10 birra të shitura në Mbretërinë e Bashkuar është Guinness.

    Nëse shikojmë përtej Evropës, Panamaja , Meksika , Gaboni dhe Afrika e Jugut renditen gjithashtu midis 20 vendeve të para.

  • Kur u zbulua birra?

    Kur u zbulua birra?

    Birra është një nga pijet më të njohura në botë, me pothuajse çdo vend që ka një version të vetin.

    Vetëm në Shtetet e Bashkuara, tregu i birrës ishte me vlerë 116.9 miliardë dollarë në vitin 2023. Por birra që gëzojmë sot nuk ka qenë gjithmonë në formën e saj aktuale, dhe origjina e saj mbetet disi misterioze.

    Zbulimi i birrës ndoshta ndodhi rastësisht, dhe ekspertët thonë se është e vështirë të përcaktohet saktësisht se ku apo kur filloi ajo. Sipas Tate Paulette, një profesor i historisë në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut, fermentimi ka ndodhur kaq shumë kohë më parë saqë ndoshta nuk do ta zbulojmë kurrë momentin e saktë kur u përgatit birra për herë të parë.

    Shumica e provave për birrën e lashtë vijnë nga analiza e mbetjeve organike. Kjo teknikë zbulon gjurmë kimike të drithërave të fermentuara në enë të lashta qeramike ose prej balte. Zbulimet arkeologjike sugjerojnë se pije të ngjashme me birrën përgatiteshin që në periudhën neolitike (10,000–4,000 vite më parë), kur nisi bujqësia.

    Provat më të vjetra për ekzistencën e birrës 

    Disa nga provat më të forta për prodhimin e birrës vijnë nga vende arkeologjike në Kinë, rreth 9000 vjet të vjetra. Në vendin e quajtur Qiaotou, studiuesit gjetën mbetje bimësh, majash dhe myk në enë qeramike, duke sugjeruar një pije të fermentuar të bërë ndoshta me oriz, zhardhokë dhe kërpudha. Një tjetër vend, Jiahu, gjithashtu në Kinë, tregoi enë për pirje me gjurmë kimike të fermentimit të drithërave dhe mbetje të orizit, mjaltit dhe frutave.

    Sipas Kirk French-it, profesor i antropologjisë në Penn State, Jiahu ofron provën më të qartë për birrë të hershme, falë enëve të posaçme për pirje të gjetura atje.

    Ka dhe raste më të vjetra të mundshme. Një vend 11,000-vjeçar në Turqi i quajtur Göbekli Tepe përmbante legenë guri me mbetje drithërash të bluara. Edhe pse ato mund të jenë përdorur për bukë apo qull, një studiues sugjeron se mënyra e përpunimit të tyre e bën përdorimin për birrë një mundësi të fortë. Edhe më i vjetër është një rast i mundshëm nga një shpellë 13,000-vjeçare në Izrael, ku janë gjetur grimca niseshte që tregojnë për fermentim, megjithatë, provat janë të pasigurta.

    Si French ashtu edhe Paulette bien dakord se birra nuk u shpik në një vend të vetëm dhe nuk u përhap që aty. Në vend të kësaj, kultura të ndryshme e zbuluan fermentimin në mënyrë të pavarur, në pjesë të ndryshme të botës.

    Çfarë shije kishte birra e lashtë?

    Ndërsa origjina e saktë mbetet për t’u diskutuar, një gjë është e sigurt: birra e lashtë ishte shumë ndryshe nga birrat moderne.

    Ajo ishte zakonisht e thartë, e trashë dhe e pa filtruar, për shkak të fermentimit natyral nga maja të egra dhe baktere. Përzierja e ujit me drithëra nuk kullohej gjithmonë, prandaj njerëzit shpesh e pinin përmes kashtave me filtra për të shmangur sedimentet.

    Gjithashtu, birra ishte me pak alkool, pa gaz dhe konsumohej e freskët për të shmangur prishjen. Pa frigoriferë, nuk kishte asnjë mënyrë që të shërbehej e ftohtë.

    Birra moderne u shfaq vetëm rreth 500 vjet më parë, kur u zhvillua metoda e fermentimit të ftohtë, e njohur si “lagering”, në Europën Qendrore. Kjo teknikë solli birrat e kthjellëta dhe të freskëta që sot i lidhim me vende si Gjermania dhe Republika Çeke. Ndërsa këto metoda u përhapën globalisht, ato formësuan birrat e çelëta të njohura që gjenden thuajse kudo sot. / Live Science – Syri.net

     

  • Çmontohet grupi italo-shqiptar që trafikonte drogë, ‘birra’ dhe ‘pica’ për të emërtuar lëndën narkotike! 7 të arrestuar

    Çmontohet grupi italo-shqiptar që trafikonte drogë, ‘birra’ dhe ‘pica’ për të emërtuar lëndën narkotike! 7 të arrestuar

    Shtatë persona, pesë shqiptarë dhe dy italianë u arrestuan nga policia gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës në zonën e Barit. Për pesë persona u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa dy prej tyre u lanë në “arrest shtëpie”.

    Hetimet e kryera nga shkurti deri në shtator 2023, nisën pas denoncimit për zhdukjen e një të riu dhe deklarimeve të tij pasi u gjet.

    Ai u gjet në shtëpinë e një miku, i cili sipas mediave italiane ishte përdorues droge. Gjatë hetimeve u sekuestruan 510 bimë marihuanë në një total prej 48 kg. Gjithashtu u sekuestruan 101 gramë kokainë dhe 100 gramë hashash.

    Nëpërmjet veprimeve të mëtejshme hetimore u arrit të çmontohej grupi i shqiptarëve dhe italianëve, të cilët merreshin me trafikun e drogës.

    Anëtarët e grupit përdornin fjalë të koduara për të biseduar me njëri-tjetrin.

    Ndër emrat e përdorur ishin “birra-birretta-birrona” ose “mano-pizze-chiara” për të identifikuar përkatësisht llojin e drogës dhe sasinë e lëndës së kërkuar.

    Gjatë hetimeve u dokumentuan 124 ngjarje të trafikut të drogës.

  • Çmontohet grupi italo-shqiptar që trafikonte drogë, “birra” dhe “pica” për të emërtuar lëndën narkotike! 7 të arrestuar

    Çmontohet grupi italo-shqiptar që trafikonte drogë, “birra” dhe “pica” për të emërtuar lëndën narkotike! 7 të arrestuar

    Shtatë persona, pesë shqiptarë dhe dy italianë u arrestuan nga policia gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës në zonën e Barit. Për pesë persona u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa dy prej tyre u lanë në “arrest shtëpie”.

    Hetimet e kryera nga shkurti deri në shtator 2023, nisën pas denoncimit për zhdukjen e një të riu dhe deklarimeve të tij pasi u gjet.

    Ai u gjet në shtëpinë e një miku, i cili sipas mediave italiane ishte përdorues droge. Gjatë hetimeve u sekuestruan 510 bimë marihuanë në një total prej 48 kg. Gjithashtu u sekuestruan 101 gramë kokainë dhe 100 gramë hashash.

    Nëpërmjet veprimeve të mëtejshme hetimore u arrit të çmontohej grupi i shqiptarëve dhe italianëve, të cilët merreshin me trafikun e drogës.

    Anëtarët e grupit përdornin fjalë të koduara për të biseduar me njëri-tjetrin.

    Ndër emrat e përdorur ishin “birra-birretta-birrona” ose “mano-pizze-chiara” për të identifikuar përkatësisht llojin e drogës dhe sasinë e lëndës së kërkuar.

    Gjatë hetimeve u dokumentuan 124 ngjarje të trafikut të drogës./vizionplus.tv

  • Importet mbysin prodhimin vendas, birra e huaj zuri 62% të tregut me 2024

    Importet mbysin prodhimin vendas, birra e huaj zuri 62% të tregut me 2024

    Rritja e konsumit të birrës për shkak të fluksit të lartë të turistëve të huaj vitet e fundit në vend që të ndihmojë prodhimin vendas ka nxitur importet.Të dhënat zyrtare nga doganat tregojnë se gjatë vitit 2024 u konsumuan 95 mijë tonë birrë, ku rreth 59 mijë tone ose 62% e totalit ishte import.Pesha e importeve të birrës në tregun vendas ka ardhur në rritje te ndjeshme vitet e fundit.Më 2021 birra e importit zuri vetëm 55.5% të konsumit, ndërsa para pandemisë ky raport ishte edhe më i ulët. Në vitin 2027 birra e importit zyri 50 për qind të tregut.Birra e importit e konkurroi birrën vendase për shkak të kostove më të lira të prodhimit.Burimet nga tregu pohuan se gjatë vitit të kaluar për secilin operator prodhimi ra nga 8 deri 10% krahasuar me 2023.Nga 1 janari 2023 kompanitë shqiptarë po paguajnë dyfishin e akcizës së birrës. Ndryshimi i akcizës rriti edhe 22% kostot e prodhuesve, që prej kohësh vuanin shtimin e kostove nga shtrenjtimi i lëndës së parë të birrës malto, materialeve ambalazhuese dhe rritja e rrogave të punonjësve.Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.Nga mospërballimi i kostove për gati 3 muaj në 2023, disa fabrika mbyllën përkohësisht prodhimin. Ndërsa në fund të 2024-s fabrika e birrës Stela e themeluar që në vitin 1994, për shkak të humbjeve financiare dhe vështirësive për të mbuluar kostot operacionale pas rritjes së akcizës, u shit te kompania e importit të pijeve “Eurolab Internacional Grup”.Prezenca e lartë e birrave të huaja po shtohet nga viti në vit, pasi çmimet e shitjes së birrës së importit janë më të lira sesa prodhimi vendas.Në supermarkete çmimi për kanoçe birrë vendase varion nga 95 deri 100 lekë kundrejt 79 deri 89 lekë për kanoçe që shitet birra e importit. Për shkak të kostove të larta, veçanërisht nga rritja e akcizës e kemi të pamundur të konkurrojmë në çmime.Me nisjen e sezonit turistik nuk pritet të këtë rritje të ndjeshme të kërkesës, pasi prodhuesit vendas nuk janë në gjendje të përballojnë konkurrueshmërinë në çmime nga kostot e larta të akcizës.Rritja e konusmit për shkak të turzimit në shumë artikuj ushqimorë në vend që të nxisë prodhimin ka rritur importet, duke bërë që një pjesë e madhe e të ardhurave nga turizimi të rikthehen jashtë për blerjen e mallrave.Konsumi i birrës në tonBurimi: DoganatKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.