Tag: biometrike

  • Nga nesër, kontrolle shtesë në kufi/ Nis regjistrimi me foto dhe shenja gishtash për ata që do hyjnë në një vend të BE-së

    Nga nesër, kontrolle shtesë në kufi/ Nis regjistrimi me foto dhe shenja gishtash për ata që do hyjnë në një vend të BE-së

    Nga 12 tetori, Bashkimi Europian nis zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve Entry/Exit System (EES), që zëvendëson vulën tradicionale në pasaportë me kontrolle biometrike për udhëtarët që vijnë nga jashtë BE-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

    Në Itali, aeroportet e Milano Linate, Malpensa dhe Roma Fiumicino do të jenë të parat që do të zbatojnë fazën pilot të projektit. Procesi do të zgjerohet më pas edhe në portet e Civitavecchia dhe Gjenova, përpara se të përfshijë të gjitha pikat kufitare deri në prill 2026.
    Sistemi i ri do të menaxhohet nga Policia e Kufirit dhe do të zëvendësojë vulosjen manuale me një regjistrim elektronik që përfshin shenjën e gishtave, fotografinë dhe të dhënat personale të çdo udhëtari. Qëllimi është rritja e sigurisë, kontrolli i qëndrimeve afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda 180 ditëve) dhe parandalimi i imigracionit të paligjshëm.
    Të dhënat do të ruhen në bazën qendrore eu-LISA, me seli në Estoni, e cila do të mbledhë informacion nga 25 vende të zonës Schengen dhe 4 shtete të lidhura — Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Në fazën e parë, rreth 10% e udhëtarëve në pikat e jashtme kufitare do t’i nënshtrohen kontrolleve biometrike, përpara se sistemi të bëhet plotësisht funksional në vitin 2026.
    Udhëtarët do të mund të përfundojnë një pjesë të procedurës edhe përmes kioska vetëshërbimi ose aplikacioneve digjitale. Fëmijët nën 12 vjeç do të përjashtohen nga marrja e gjurmëve të gishtave. Sipas Komisionit Europian, EES shënon “një hap të madh drejt një Evrope më të sigurt dhe më të digjitalizuar”, duke modernizuar mënyrën se si monitorohen hyrjet dhe daljet në kufijtë e kontinentit.
    Në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë janë duke u vendosur pajisjet që do nisin të përdoren të dielën dhe pritet që ky proces të krijojë radhë të shtuara

    Top Channel

  • Nesër nis regjistrimi me foto dhe shenja gishtash për ata që shkojnë në vendet e BE-së

    Nesër nis regjistrimi me foto dhe shenja gishtash për ata që shkojnë në vendet e BE-së

    Nga 12 tetori, Bashkimi Europian nis zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve Entry/Exit System (EES), që zëvendëson vulën tradicionale në pasaportë me kontrolle biometrike për udhëtarët që vijnë nga jashtë BE-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
    Në Itali, aeroportet e Milano Linate, Malpensa dhe Roma Fiumicino do të jenë të parat që do të zbatojnë fazën pilot të projektit. Procesi do të zgjerohet më pas edhe në portet e Civitavecchia dhe Gjenova, përpara se të përfshijë të gjitha pikat kufitare deri në prill 2026.
    Sistemi i ri do të menaxhohet nga Policia e Kufirit dhe do të zëvendësojë vulosjen manuale me një regjistrim elektronik që përfshin shenjën e gishtave, fotografinë dhe të dhënat personale të çdo udhëtari. Qëllimi është rritja e sigurisë, kontrolli i qëndrimeve afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda 180 ditëve) dhe parandalimi i imigracionit të paligjshëm.
    Të dhënat do të ruhen në bazën qendrore eu-LISA, me seli në Estoni, e cila do të mbledhë informacion nga 25 vende të zonës Schengen dhe 4 shtete të lidhura — Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Në fazën e parë, rreth 10% e udhëtarëve në pikat e jashtme kufitare do t’i nënshtrohen kontrolleve biometrike, përpara se sistemi të bëhet plotësisht funksional në vitin 2026.
    Udhëtarët do të mund të përfundojnë një pjesë të procedurës edhe përmes kioska vetëshërbimi ose aplikacioneve digjitale. Fëmijët nën 12 vjeç do të përjashtohen nga marrja e gjurmëve të gishtave. Sipas Komisionit Europian, EES shënon “një hap të madh drejt një Evrope më të sigurt dhe më të digjitalizuar”, duke modernizuar mënyrën se si monitorohen hyrjet dhe daljet në kufijtë e kontinentit.
    Në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë janë duke u vendosur pajisjet që do nisin të përdoren të dielën dhe pritet që ky proces të krijojë radhë të shtuara.
    gijotina.com/

  • Çfarë nënkuptojnë kontrollet e reja biometrike të BE-së për qytetarët që nuk janë pjesë e saj?

    Çfarë nënkuptojnë kontrollet e reja biometrike të BE-së për qytetarët që nuk janë pjesë e saj?

    Të gjithë qytetarët e shteteve jo-anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë vizitorët britanikë, do të përballen me ndryshime në mënyrën se si udhëtojnë drejt dhe nga blloku, duke nisur nga e diela, kur më në fund nis funksionimin sistemi i ri i hyrjes me të dhëna biometrike.Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) do të kërkojë që të gjithë qytetarët jashtë BE-së të regjistrojnë të dhënat e tyre personale, përfshirë gjurmët e gishtave dhe skanimet e fytyrës, kur të hyjnë për herë të parë në zonën Shengen, të gjitha vendet e BE-së përveç Irlandës, Qipros, Islanda, Norvegjisë, Zvicrës dhe Lihtenshtajnit.Pse po bëhen këto ndryshime?Sistemi i ri elektronik do të eliminojë nevojën për vulosjen manuale të pasaportave në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe do të krijojë në vend të saj regjistra dixhitalë që lidhin dokumentin e udhëtimit me identitetin e një personi përmes të dhënave biometrike.BE-ja synon të modernizojë menaxhimin e kufijve të jashtëm, të parandalojë emigrimin e paligjshëm, të luftojë mashtrimet me identitetin dhe të identifikojë qëndrimet më të gjata se lejohet.Sistemi do të monitorojë nëse personat që udhëtojnë pa vizë po respektojnë rregullin e qëndrimit deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore.Çfarë do të ndodhë?Çdo person që hyn për herë të parë në zonën Shengen do të duhet të skanojë pasaportën, të regjistrojë gjurmët e gishtave dhe të bëjë një skanim të fytyrës.Gjatë daljes, të dhënat e udhëtarëve do të kontrollohen në bazën e të dhënave të EES për të konfirmuar përputhjen me rregullat ekzistuese dhe për të regjistruar daljen.Udhëtimet e mëvonshme do të kërkojnë vetëm verifikim përmes të dhënave biometrike të fytyrës.Fëmijët nën 12 vjeç do të regjistrohen në EES, por do t’u merret vetëm fotografia. Udhëtarët nuk duhet të paguajnë për EES.Ku do të kryhen kontrollet?Në aeroportet ndërkombëtare, portet detare, terminalet e trenave dhe pikat rrugore të kalimit të kufirit në zonën Shengen.Por në Portin e Doverit, terminalin Eurotunnel në Folkestone dhe terminalin Eurostar në London St Pancras, regjistrimi në EES do të kërkohet gjatë nisjes nga Mbretëria e Bashkuar, nën mbikëqyrjen e zyrtarëve francezë të kufirit. Udhëtarët që mbërrijnë në destinacionin e tyre nuk do të duhet të bëjnë përsëri kontrollin deri në momentin e largimit.A do të sjellë vonesa në kufi?Pasi EES po zbatohet gradualisht, BE-ja është e bindur se nuk do të ketë ndërprerje të mëdha.Zyrtarët kufitarë do të kenë mundësinë të pezullojnë përkohësisht kontrollet nëse kohët e përpunimit bëhen shumë të gjata.Në Portin e Doverit dhe terminalin Eurotunnel në Folkestone, vetëm trafiku i mallrave dhe autobuzëve do t’i nënshtrohet kontrolleve të EES që nga 12 tetori.Kontrollet për automjetet me pasagjerë do të fillojnë në nëntor në Dover dhe deri në fund të vitit në Eurotunnel. Eurostar ka njoftuar se do të prezantojë gradualisht procedurat e reja kufitare. / ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Të dhënat biometrike do të zëvendësojnë vulat e pasaportave në kufirin e BE-së, ja si do të funksionojë sistemi EES

    Të dhënat biometrike do të zëvendësojnë vulat e pasaportave në kufirin e BE-së, ja si do të funksionojë sistemi EES

    Vulat në pasaportat do të zëvendësohen me kontrolle biometrike për njerëzit që udhëtojnë brenda dhe jashtë BE-së nga 12 tetori, kanë konfirmuar zyrtarët. Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) do të zëvendësojë kontrollet aktuale në letër. Kjo do të thotë se pasagjerët do të duhet të skanojnë gjurmët e gishtërinjve dhe fytyrën për të kaluar kufirin e BE-së.
    Skema do të zbatohet në të gjitha vendet anëtare gjatë gjashtë muajve, që do të thotë se nuk do të zbatohet plotësisht deri më 10 prill 2026. Ishte planifikuar të hynte në fuqi nëntorin e kaluar, por është shoqëruar me vonesa teknologjike. Sipas sistemit të ri, qytetarët nga vende jo anëtarë të BE, përfshirë Shqipërinë, do të duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre biometrike së bashku me të dhënat e pasaportës për të hyrë në një vend të BE-së.
    Kushdo që refuzon të japë të dhënat biometrike do t’i mohohet hyrja në zonën Shengen. Aktualisht, udhëtarët duhet t’ia paraqesin pasaportën një zyrtari kufitar për ta kontrolluar dhe vulosur. Të dhënat do të mblidhen në pikën e nisjes, qoftë në një aeroport, port apo stacion treni, ku do të ketë kabina të dedikuara për skanimin e gjurmëve të gishtërinjve dhe bërjen e fotove.
    Ky regjistrim do të jetë i vlefshëm për tre vjet dhe do të thotë se në udhëtimet e mëvonshme oficerët kufitarë do të duhet vetëm të verifikojnë të dhënat biometrike të një personi, gjë që BE-ja shpreson se do të marrë më pak kohë. Njerëzit me pasaporta elektronike do të jenë gjithashtu në gjendje të përdorin portat elektronike. Nuk ka kosto për regjistrimin në EES.
    Për shumicën e turistëve, të dhënat dixhitale do të mbahen vetëm për tre vjet e një ditë, por për ata që qëndrojnë mbi limitin 90-ditor pa vizë, të dhënat e tyre do të mbahen për pesë vjet. Sistemi synon të forcojë sigurinë kufitare, por ka ngritur shqetësime për radhë të gjata.
    Megjithatë, BE-ja ka thënë se, pasi të zbatohet, EES do të shkurtojë pritjet në kufi duke mundësuar kontrolle më të shpejta dhe duke u lejuar pasagjerëve të japin informacionin e tyre paraprakisht.