Tag: binjakët

  • Merr fund tersi për katër shenja të horoskopit! Gushti sjell fat të mbarë dhe shumë surpriza për ju

    Merr fund tersi për katër shenja të horoskopit! Gushti sjell fat të mbarë dhe shumë surpriza për ju

    Pas disa javësh të mbushura me sfida, katër shenja të zodiakut pritet të marrin “frymë” më lirshëm në muajin gusht.
    Sipas një analize të publikuar në një faqe gjermane të specializuar për astrologjinë, Gaforrja, Binjakët, Ujori dhe Peshorja janë shenjat më me fat tw muajit Gusht.
    Gaforrja
    Pas një korriku emocionalisht të trazuar, ku shumë gjëra nuk shkuan sipas planeve, Gaforret më në fund do të ndiejnë një kthesë pozitive. Me hyrjen e Diellit në shenjën e Luanit, kjo shenjë fiton vetëbesim dhe qetësi. Komunikimi përmirësohet, planet ecin përpara dhe mundësitë në dashuri nuk përjashtohen.
    Binjakët
    Binjakët kanë ndier një bllokim, si në mendime ashtu edhe në fushën profesionale. Gushti sjell ndryshim për ta, falë ndikimit të planetit Mërkur. Do të kenë më shumë qartësi në vendimmarrje dhe energji për të ndjekur synimet. Udhëtimet spontane dhe ftesat e papritura mund të sjellin frymëzim të freskët.
    Ujori
    Edhe pse zakonisht i hapur ndaj rrezikut dhe ndryshimeve, Ujori ka pasur zhgënjime në muajt e fundit. Por gushti vjen me një shtysë të re nga Urani, që sjell energji pozitive dhe mundësi të reja në horizont. Gjërat mund të ndryshojnë në mënyrë të papritur, por këtë herë në favor të tyre.
    Peshorja
    Peshoret, që kërkojnë gjithmonë ekuilibrin, kanë përjetuar një periudhë të vështirë, si në jetë private ashtu edhe në atë profesionale. Megjithatë, gushti rikthen harmoninë. Marsi ndihmon në qartësimin e situatave të tensionuara, ndërsa Venusi përmirëson marrëdhëniet ndërpersonale dhe sjell ndjenja më të thella.

  • Katër shenjat e horoskopit që pritet të bëhen milionerë deri në fund të 2025-ës

    Katër shenjat e horoskopit që pritet të bëhen milionerë deri në fund të 2025-ës

    Rruga drejt suksesit financiar shpesh duket e vështirë, por për disa shenja të zodiakut, gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë premtues.

    Sipas astrologëve, ndikimet planetare dhe dinamika personale e këtyre shenjave do t’i ndihmojnë të përjetojnë zhvillime të mëdha financiare, madje disa mund të afrohen me milionat.
    Më poshtë janë katër shenjat që pritet të jenë më të favorizuara financiarisht deri në fund të vitit 2025:

    Dashi: Energji-Vendosmëri-Veprim
    I sunduar nga Marsi, Dashi është guximtar dhe nuk i trembet rrezikut. Gjashtë muajt e ardhshëm do t’i vënë përballë mundësive të mëdha si:
    Fillim biznesi
    Ndryshim në karrierë
    Investime me kthim të lartë
    Nëse vepron me vetëbesim dhe planifikim, Dashi mund të përjetojë një ngjitje të fuqishme financiare dhe shpërblime për rrezikun që merr.
    Demi: Durim – Stabilitet – Strategji
    Demi, i sunduar nga Venusi, është i kujdesshëm dhe i qëndrueshëm. Pas një periudhe sfiduese, kjo shenjë do të ketë mundësi për:
    Investime të mençura
    Kthim të kontrolluar të parave
    Rritje të qëndrueshme të pasurisë
    Nëse vepron me strategji dhe nuk nxiton, llogaria bankare e Demit mund të marrë kthesë pozitive deri në fund të vitit.
    Binjakët: Zgjuarsi – Rrjete – Komunikim
    Të sunduar nga Merkuri, Binjakët janë mjeshtër të komunikimit dhe përshtatjes. Kjo periudhë do të sjellë:
    Rritje të kontakteve profesionale
    Bashkëpunime të reja fitimprurëse
    Sukses të papritur financiar
    Me mendje të kthjellët dhe lëvizje të zgjuara, Binjakët mund të jenë në vendin e duhur në kohën e duhur – dhe të përfitojnë maksimalisht.
    Luani: Krijimtari – Ambicie – Transformim
    Luani, nën ndikimin e Diellit, ka dëshirë të shkëlqejë – dhe kjo është koha ideale për të ndriçuar. Muajt në vijim janë të favorshëm për:
    Projekte të reja
    Ndryshime pozitive në karrierë
    Marrje iniciativash që sjellin fitim
    Nëse ndërton një bazë të fortë tani, Luani mund të përjetojë transformim të plotë në jetën financiare dhe personale.

  • Këto shenja do të tronditen nga të papriturat! Gushti një ‘muaj furtune’, ja çfarë do ndodhë

    Këto shenja do të tronditen nga të papriturat! Gushti një ‘muaj furtune’, ja çfarë do ndodhë

    Dashi

    Për këto ditë të mbetura të javës nuk duhet të bëni lëvizje ekonomike. Gjatë gjithë gushtit nuk është momenti për të folur me bankat. Kjo çështje duhet të pres. Sidomos nga datat 5-25 gusht ka tendencë për të bërë lëvizje të gabuara ekonomike. Nga e hëna deri në datën 6, janë ditë shumë të mira për ju. Kujdes datën 19 me shëndetin. Çështjet e karrierës do jenë prezent, duke rezultuar një periudhë produktive.

    Demi

    Përsa i përket kësaj fundjave, nevoja për pushim është shumë e madhe. Ky mars në pozicionin që është, favorizon lëvizjet, udhëtimet. Por nuk favorizon lëvizjet bankare. Për Demat, shumë kujdes në raportet shoqërore dhe sociale. Me shumë gjasa do kenë firo në pjesën sociale që nuk do i pëlqej aspak dhe vështirë të rikthen sërish siç kanë qenë.

    Binjakët

    Gaforrja
    Këtë fundjavë ka të bëjë me mënyrën si ndihen në raport me veten. Ka një paqëndrueshmëri emocionale. I bën të ëndërrojnë bukur, por nuk dihet sa do jetë mundësia t’i realizojnë. Marsi te Binjakët u impenjon mbyllje të çështjeve që i keni të hapura. Mos i lini për në shtator, pasi do t’ju marrë shumë kohë. Kujdes me fizikun tuaj në datat 15-16 gusht.
    Luani

    Venusin e kanë te vetja edhe për pak ditë. Këtë fundjavë duhet të merren me veten e tyre. Nga data 15-27 gusht, mërkuri kthehet në të kundërt te ju. Kjo dmth që në atë periudhë pavarësisht agjendës, do ju gjejë në punë. Marsi te Binjakët bën të mundur që vjeshta të jetë hiperaktive. Në gusht duhet të bëni korrigjime në rrugëtimin e karrierës suaj, por jo nisje të reja. Grindja në lidhje me ekonominë do jetë prezent që këtë fundjavë. Këshillë: Mbyllni detyrimet ekonomike para datës 15 gusht. Pasi ka tendencë të fortë që në datat 15-21 gusht të ndodhin debate të forta në lidhje me ekonominë.
    Virgjëresha
    Është në kulmin e horoskopit të tyre ky Mars. Pjesa më e madhe e tyre do jetë në punë. Mërkuri do jetë në të kundër te ata, që do bëjë të ketë vonesa. Këtë gusht merruni me punën deri në datën 6 gusht. Më pas do keni mundësi për të pushuar. Venusi do jetë te ju deri më 30 gusht, por do jetë sfidues. Do i jepni shumë rëndësi pamjes suaj fizike ose ambientit ku jetoni.
    Peshorja
    Venusi te Virgjëresha bën që të jetë domosdoshmëri raporti i mirë me veten. Kanë një tendencë të kënaqin veten dhe të jenë të ekuilibruar. Por që këtë fundjavë do i dedikoni shumë kohë familjes suaj. Pjesën e parë të shtatorit gjithashtu familja do ju marrë goxha kohë. Ky gusht do iu nxisë dëshirën të jeni me sa më pak njerëz. Do preferoni vende të qeta dhe të paqta. Ka ardhur momenti të rigjeni veten pasi në vjeshtë duhet të jeni gati për shumë ndryshime.
    Akrepi
    Ekonomi vazhdon të jetë prioritet. Edhe pse është gusht. Nesër me kalimin e Mërkurit të Virgjëresha, shija e parë që do merrni do jetë benefit ekonomik. Duhet të këni kujdes që lëvizjet me bankën t’i bëni në data 28 gusht-5 shtator. Marsi te gaforrja ju shkon shumë më tepër në lidhje me risqet e ekonomisë. Zhvillimi i përshpejtuar i ambicieve tuaja është prioritet.
    Shigjetari
    Marsin e kanë përballë, Jupiterin e kanë përballë. Kudo që të jenë do merren me punë. Mbajeni telefonin afër. Kjo do jetë gjithmonë për mirë, për zhvillimin e tyre. Një periudhë shumë e mirë që do sjell bashkëpunime për një kohë të gjatë. Në mesin e muajit duhet të jeni të kujdesshëm në çift.
    Bricjapi
    Në këtë fundjavë, deri në 15 gusht do ishte mirë të mbajnë larg diskutime që lidhen me punën, karrierën dhe lekun. Mund t’ju prishin terezinë dhe atmosferën duke ju detyruar të largoheni nga ambjenti ku ndodheni. Do ishte mirë që të shijoni agjendën deri në datën 12-13, pasi në mesin e gushtit do i ktheheni një ritmi të përshpejtuar si në profesion dhe në familje. Marsi është në familjen e 6 të diellit të tyre. Është një moment shumë i mirë për të zgjidhur çështje familjare. 15-27 gusht është periudhë korrigjuese.
    Ujori
    Plutoni është pothuajse më pak se 1 gradë. Mund të ndihet shumë pak, në lidhje me dokumenta apo këmbime ekonomike. Ky mars është shumë i favorshëm. Nga data 21-6 gusht do ketë lajme shumë të mira. Faktori i të papriturës është shumë prezent për muajin gusht për ujorët. Mos i lini hapësirë duke u nxituar dhe marrë risqe jo të sigurta.
    Peshqit
    Edhe në këtë 4 ditësh, por edhe gjatë gjithë gushtit, me marsin te binjakët duhet të keni prioritet menaxhimin të drejtë dhe të saktë me shpenzimet. Shqetësimi është a do ja dalim mbanë me shpenzimet. Dedikoni më shumë kohë marrëdhënies në çift. Duhet të bëjnë korrigjime vetë dhe jo të presin nga të tjerët. Kujdes me fizikun, sepse peshqit, binjakët, ujorët dhe luanët vazhdojnë të kenë shqetësime të vogla me veten dhe familjarët.

  • “Epokë e re, Urani futet te Binjakët”, Meri Gjini: Ndryshime të mëdha për 8 vitet e ardhshme, çfarë pritet për çdo shenjë Horoskopi

    “Epokë e re, Urani futet te Binjakët”, Meri Gjini: Ndryshime të mëdha për 8 vitet e ardhshme, çfarë pritet për çdo shenjë Horoskopi

    Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Gjini në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova:

    Urani është futur sot te Binjakët. Është një ndryshim shumë i madh. Do të jetë në lëvizje të drejtë deri në shtator. Është një hyrje shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me lëvizjen. Dhe lëvizja ka të bëjë me zhvillimin. Do të ketë presion në zgjidhjen e situatave.
    Te Urani te Binjakët ndodhet edhe Venusi, në një hyrje shumë të bukur trekëndore. Kjo do të thotë që pjesa e emocioneve dhe entuziasmit nuk do të mungojë. Puna do të ndihmohet shumë nga dy hyrje shumë të rëndësishme. Faktori i të papriturës do të jetë prezent këtë javë.

    DashiKy Uran në pozicionin që do të jetë, do të lëvizë shumë pak. Do të jetë më tepër një prezantim me ndryshimin që sjell. Vitin që vjen Dashi duhet të përgatitet mirë për ndryshimet. Do të jenë ndryshime të mira. Do të sjellin ndryshime në raport me lekun e tyre. Do të risjellë një shije të fortë që ka qenë pothuajse para 17 vitesh, por për t’i ndihmuar në evoluimin ekonomik. Raportet sociale vazhdojnë të jenë tematika e momentit. Në komunikim janë më diskretë dhe nuk i ndajnë planet e tyre, presin momentin.
    DemiKjo javë ka të bëjë me zhvillimin individual. Lehtësimi do të jetë ndjesia e parë. Me kalimin e Uranit te Binjakët, minimalisht çështjet e tyre praktike do të jenë në baza stabël. Shkollime, çertifikime, rritje e informacionit në karrierë do të jenë pjesë e këtyre ditëve, për mirë dhe për t’u lartësuar. Marsi nga pozicioni ku është mund të sjellë lëvizje, mund të ketë zhvillime në punë në favor të përmirësimit. Lëvizjet që kanë ndodhur në profesion do të shoqërohen edhe me rritje të të ardhurave.
    BinjakëtDo të dëgjohen dhe do të diskutohen shumë, për shkak të vendosjes së këtij Urani që do të jetë aty deri në 2033. Afatshkurtër, Venusi te Binjakët me Hënën ballë për ballë. Qëndroni larg analizave emocionale në jetën në çift. Duhet të jeni sa më pozitivë. Marsi nuk është shumë miqësor dhe java mund të shoqërohet me pasiguri në lidhje me punën. Mos bëni projektime afatgjata sepse gjërat do të ndryshojnë shumë ndjeshëm në fillim të vjeshtës.
    GaforrjaKanë planetin e fatit dhe Diellin në hyrje pozitive me Marsin. Bën të mundur që zhvillimet profesionale të jenë të pranishme, në varësi të guximit. Duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Urani mund të mbyllë shqetësime që i kanë munduar prej kohësh. Mund të shënojë fillimin e një projektimi ndryshe në rrugëtimin e tyre profesional. Por jo për vështirësi, por për mirë.
    LuaniKane Mërkurin te vetja në hyrje në gradë të barabarta me Marsin te Virgjëresha. Në punë do të kenë informacione që do t’i ndihmojnë shumë për gjetjen e zgjidhjeve në punë. Marsi nuk i ndihmon shumë për zhvillime, por është koha shumë e mirë për pushime.
    VirgjëreshaËshtë në pritje të informacioneve apo lajmeve që sjellin zhvillime në pjesën profesionale këtë javë. Urani për Virgjëreshën do të sjellë ndryshim në këndvështrimin e çështjeve, jo ndikim të drejtpërdrejtë. Do t’i shihni gjërat ndryshe. Kjo Hënë nuk do të ndikojë. Në datën 9-10 do të ndryshojë.
    PeshorjaUrani do të ndihmojë për mbylljen e një faze dhe kalimin në një fazë tjetër. Është periudhë kopsitjeje për gjërat që kanë kohë që mundohen. Vëmendja e kësaj jave do të jetë te planet për pushime dhe për t’u larguar nga e përditshmja. Është periudhë shumë e mirë për ata që kanë vendosur pushimet në korrik.
    AkrepiUrani është në vendosje shumë të rëndësishme për ta. Ndryshimet dhe transformimet gjatë këtij 8-vjeçari nuk kanë qenë të vogla, por patën një pasiguri dhe u përçaktuan nga fati. Ky Uran u jep mundësinë e kontrollit mbi hapat dhe evoluimin në çështje shumë të rëndësishme. Evolim njerëzor, pozitiv i jetës. Përsa i përket javës duhet të vazhdojnë të përballen me çështje të punës.
    ShigjetariKanë përballë tyre një Venus në një hyrje shumë të bukur të Saturnit me Neptunin te Dashi, dhe me Mërkurin te Luanët. Hyrje shumë të bukura. Ka të bëjë me atë që duan të shijojnë gjatë verës. Jep mundësi për ngjyra shumë të bukura. I përket emocionit, dashurisë. Vendosja e Uranit: Do të presin ndryshime nga njerëzit që i rrethojnë. Janë të detyruar të përshtaten me ndryshimet e njerëzve përreth tyre.
    BricjapiMe këtë Hënë te Shigjetarët e nisin javën me ngecje. Dita e sotme dhe nesër nxjerr pak lodhje dhe dembelizëm. Vendosja e Venusit bën që fëmijët të jenë kryefjala e javës. Vendosja e Uranit ndihmon ata që janë në pritje të ndryshimit të statusit social. Sjell zhvillim shumë të ndjeshëm për pasardhësit.
    UjoriMe Uranin te Binjakët, duket sikur janë të privilegjuar ose të detyruar për të ndryshuar qytet ose shtet. Venusi në këtë hyrje të bukur sjell lëvizje të vogla ose shpenzime që bëhen me pozitivitet. Nuk është momenti i punës, është momenti për të përshtatur agjendën e tyre me pushimet.
    PeshqitNjë Uran në familje të katërt. Duhet të merren me atë që kanë më të rëndësishme për periudhën. Dhe më të rëndësishme kanë transformimin e trupit të tyre. Urani favorizon shumë edhe ndryshim shtëpie. Ndryshimi i shtëpisë do të shënojë fillime të mbara. Këtë javë duhet të jenë racionalë në veprime dhe kursime.

  • Pse disa i pickojnë mushkonjat më shumë sesa të tjerët? Zbuloni arsyen

    Pse disa i pickojnë mushkonjat më shumë sesa të tjerët? Zbuloni arsyen

    Kur dikë e pickojnë mushkonjat më shumë sesa të tjerët, themi që ka “gjakun e ëmbël”. Edhe pse nuk është fiks kështu, diçka ka te ata që mushkonjat i zgjedhin mes të tjerëve.

    Sipas një studimi, gjenet në trupin e njeriut përcaktojnë mundësinë për t’u pickuar nga mushkonjat.

    Nëse jeni një “magnet” për mushkonja, fajin mund t’ua lini gjeneve tuaja. Shkencëtarët kanë gjetur prova të qarta se gjenet e njerëzve përcaktojnë se sa tërheqëse është era e trupit të tyre për insektet thumbuese.

    Gjetjet sugjerojnë se era e trupit ndikon në shanset për t’u sulmuar nga mushkonjat. Njerëzit të cilët nuk pickohen nga mushkonjat u bë e ditur se prodhojnë një ilaç natyral kundër insekteve, për të qenë të mbrojtur ndaj tyre.

    Studimi i ri gjeti se binjakët identikë ishin më të ngjashëm në aktivitetin e tyre me mushkonjat, se sa të tjerët. Përderisa binjakët identikë ndajnë gjenet e njëjta dhe binjakët jo identikë jo, shkencëtarët ishin në gjendje të zbulojnë se mushkonjat dëbohen gjenetikisht.

    Mushkonjat femra janë më të njohura për të shfaqur një preferencë të çuditshme për njerëzit e caktuar kur kërkojnë gjak. Gratë shtatzëna janë më tërheqëse ndaj mushkonjave se sa ato të cilat nuk janë shtatzënë. Dhe njerëzit më të shëndoshë janë gjithashtu më tërheqës për mushkonjat se ata më të dobët.

  • Këto 3 shenja meritojnë medalje për komunikimin më të mirë

    Këto 3 shenja meritojnë medalje për komunikimin më të mirë

    Nëse beson se mënyra si flet është arma jote më e fortë, mund të jesh i bekuar nga yjet. Komunikimi është një art dhe disa shenja të horoskopit janë mjeshtra të padiskutueshëm të tij. Këto shenja kanë aftësi të jashtëzakonshme për t’u shprehur dhe për t’i bërë të tjerët t’i dëgjojnë me admirim:

    Binjakët

    Kush më mirë se Binjakët mund të mbajë bisedën në qendër të vëmendjes? Energjikë dhe të zgjuar, ata janë komunikuesit më të natyrshëm të zodiakut. Fjalët rrjedhin si lumë nga goja e tyre dhe ata dinë si të përdorin humorin dhe zgjuarsinë për të fituar zemrën e kujtdo. Kur Binjakët flasin, është e pamundur të mos i dëgjosh.

    Peshorja

    Peshorja nuk është vetëm e ekuilibruar në mendime, por edhe në mënyrën se si flet. Diplomatë të lindur, ata kanë një aftësi të rrallë për të krijuar harmoni në çdo bisedë. Me qasjen e tyre të butë dhe të menduar, Peshorja di si të fitojë besimin e të tjerëve. Bisedat me ta janë gjithmonë të këndshme dhe të mirëpritura.

    Ujori 

    Inovativ dhe vizionar, Ujori nuk flet vetëm për t’u dëgjuar. Ata kanë ide që frymëzojnë dhe çojnë përpara mendimet e të gjithëve. Komunikimi i tyre është shpesh jashtë kornizave tradicionale, duke i bërë të duken të veçantë dhe të parezistueshëm. Kur Ujori flet për çështje që i interesojnë, të gjithë dëshirojnë të mësojnë më shumë.

    A e gjete veten në këtë listë? Nëse po, ke një dhunti të jashtëzakonshme për t’u kuptuar dhe për të ndikuar te të tjerët. Nëse jo, mos u shqetëso, secila shenjë ka të veçantat e saj. Por këta të tre, pa dyshim, janë yjet e komunikimit!

  • Sezoni i Binjakëve, zbuloni nëse jeni një nga shenjat që universi favorizon gjatë këtij muaji të zodiakut

    Sezoni i Binjakëve, zbuloni nëse jeni një nga shenjat që universi favorizon gjatë këtij muaji të zodiakut

    Sezoni i Binjakëve është i lirë, kurioz, argëtues dhe shoqëror, është gjithashtu me fat nëse jeni një nga shenjat që universi favorizon gjatë këtij muaji të zodiakut.

    Dielli është në Binjakë nga 20 maji deri më 19 qershor, dhe kur jemi nën ndikimin e kësaj energjie të ndryshueshme, jemi më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve sesa jemi mësuar.
    Binjakët janë një shenjë ajri intelektuale që do të frymëzojë aktivitetin shoqëror, ide të reja dhe ekstroversionin e energjisë sonë në botë. Nëse i përkisni njërës prej shenjave të mëposhtme , atëherë do të kaloni shumë mirë me ta:

    Dashi: Fati është në favorin tuaj gjatë gjithë Binjakëve, veçanërisht tani që Saturni ka hyrë tashmë në shtëpinë tuaj të parë. Pavarësisht gjithçkaje, do të jeni të zënë me projekte dhe mundësi të reja dhe të ndryshme, dhe do të keni qëndrueshmërinë dhe vullnetin për të bërë ndryshime të mëdha në jetën tuaj.
    Venusi është gjithashtu në Dash dhe po kalon nëpër shtëpinë tuaj të parë gjatë gjithë muajit. Të tjerët tërhiqen nga ju këtë muaj, dhe ju lini përshtypje të shkëlqyera të para. Me Marsin në Luan që kalon gjithashtu nëpër shtëpinë tuaj të pestë këtë muaj, do të jeni në një humor shumë më shoqëror. Nëse jeni beqarë, kjo do të thotë që keni mundësinë të takoni dikë të ri, ndërsa nëse keni një partner, do të bëni gjëra më argëtuese ose do të shoqëroheni më shumë.
    Jupiteri do të përfundojë muajin e tij të fundit në Binjakë, pasi kalon nëpër shtëpinë tuaj të tretë, duke ju frymëzuar të mësoni dhe të provoni gjëra të reja. Pra, për më të mirën që ende nuk ka ardhur!
    Binjakët: Gëzuar ditëlindjen, Binjakë! Fati është në favorin tënd gjatë gjithë ditëlindjes tënde, pasi Hëna e Re bie në shenjën tënde këtë muaj, gjë që mund të konsiderohet si një lloj rinisjeje ose fillimi i ri. Fokusi do të jetë tek ty dhe të gjitha fillimet e reja që të presin. Venusi është në Dash këtë muaj, duke ndikuar në shtëpinë tënde të 11-të të lidhur me miqtë, grupet, shpresat dhe dëshirat. Me Venusin në këtë pozicion, jo vetëm që ke një shans të mirë që dëshirat e tua të realizohen, por do të ndihesh më shoqëror dhe të tjerët do të tërhiqen nga ty.
    Saturni hyn gjithashtu në Dash këtë muaj dhe gjithashtu do të kalojë nëpër shtëpinë tënde të 11-të nga 25 maji deri më 1 shtator dhe do të kthehet përsëri vitin tjetër. Meqenëse Dashi është i lidhur me fillimet e reja dhe të reja, mund të presësh që shumë mundësi të reja të shfaqen para teje. Marsi në Luan përputhet mirë me Binjakët dhe do të kalojë nëpër shtëpinë tënde të tretë, shtëpinë e komunikimit dhe të menduarit. Do të ndihesh më i gjallë këtë muaj dhe komunikimi yt me të tjerët do të jetë shumë i fortë.
    Jupiteri, planeti i fitimit dhe zgjerimit, është në shenjën tuaj deri më 9 qershor. Kur Jupiteri është në shenjën tuaj, jeni më me fat se në raste të tjera dhe në përgjithësi lindin më shumë mundësi. Përgatituni të përjetoni shumë gjëra të reja, pasi ky do të jetë muaji më i mirë i vitit për ju.
    Luani: Fati është gjithashtu në favorin tuaj gjatë gjithë Binjakëve. Venusi kalon nëpër shtëpinë tuaj të nëntë gjatë gjithë muajit, duke ju frymëzuar të mësoni gjëra të reja. Botëkuptimi juaj po ndryshon dhe një udhëtim mund të jetë shumë afër. Me Saturnin në Dash, është koha të provoni diçka të re.
    Ekziston një ndjesi “e re dhe e ndryshme” me këtë tranzit që nuk duhet ta lini të shkojë. Jupiteri në Binjakët po përfundon tranzitin e tij nëpër shtëpinë tuaj të 11-të, prandaj shfrytëzojeni sa më shumë. Shtëpia e 11-të ka të bëjë me grupet, miqtë dhe të tjerët në përgjithësi, kështu që tani është koha për të gjetur vendin tuaj të vërtetë në kolektiv. Jupiteri në Binjakët formon një sekstilë me Diellin tuaj, duke krijuar fat dhe fitim, veçanërisht kur bëhet fjalë për aktivitete në grup.
    Marsi në Luan po kalon nëpër shtëpinë tuaj të parë këtë muaj, që do të thotë se po filloni një cikël të ri pune të kërkuar. Për fat të mirë, do të keni më shumë vetëbesim. Do të keni një muaj fantastik dhe do të gjeni shumë mundësi për të ecur përpara në mënyra të reja dhe më të mira.

  • Natyrë apo edukim? Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, ADN-ja dhe mjedisi luajnë një rol kyç

    Natyrë apo edukim? Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, ADN-ja dhe mjedisi luajnë një rol kyç

    Një studim i gjerë mbi binjakët identikë tregon se gjenet e njerëzve ndikojnë në ndjeshmërinë e tyre ndaj përvojave të jetës, gjë që nga ana tjetër i bën ata më shumë ose më pak të ndjeshëm ndaj problemeve të shëndetit mendor.

    Është një pyetje e lashtë: a është natyra apo edukimi, më përgjegjës për mënyrën se si dalim në jetë?

    Shkencëtarët kanë besuar prej kohësh se një kombinim i gjeneve dhe mjedisit tonë – dietat tona, stili i jetesës, ngjarjet traumatike dhe shumë më tepër – formësojnë personalitetet dhe rezultatet tona shëndetësore.

    Tani, një studim i ri tregon se ekziston një hap tjetër i përfshirë, me gjenet tona që ndikojnë në mënyrën se si reagojmë ndaj përvojave tona të jetës – dhe këto rrugë e bëjnë më shumë ose më pak të mundshme, që ne të përballemi me një mori gjendjesh psikologjike.

    Studimi, i cili u botua në revistën Nature Human Behaviour, analizoi të dhëna nga gati 22,000 binjakë identikë në 11 studime, në atë që studiuesit thanë se ishte studimi më i madh deri më tani që ka hartëzuar të gjithë ADN-në e binjakëve identikë.

    Ata identifikuan lidhje gjenetike-mjedisore me gjendje aq të gjera sa ankthi, depresioni, përvojat psikotike, neuroticizmi, autizmi dhe çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD).

    “Këto gjetje konfirmojnë se gjenet ndikojnë në tiparet psikiatrike dhe neurozhvillimore pjesërisht, duke ndikuar në mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj botës përreth tyre”, tha në një deklaratë Thalia Eley, një nga autoret e studimit dhe profesoreshë e gjenetikës zhvillimore të sjelljes në King’s College London.

    Si u krye studimi

    Studiuesit studiuan binjakët identikë sepse ata kanë pothuajse të njëjtin kod gjenetik, duke bërë të mundur që të përqendrohemi në mënyrën se si ADN-ja e njerëzve dhe përvojat e jetuara bashkëveprojnë – dhe çfarë do të thotë kjo mbivendosje për mirëqenien tonë.

    Për shembull, nëse binjakët identikë kishin gjene që i bënin ata më të ndjeshëm ndaj faktorëve mjedisorë, pritej që ata të ishin të ndryshëm nga njëri-tjetri, sepse secili prej tyre kishte përvoja unike jetësore që i vendosnin në rrugë të ndryshme, për sa i përket shëndetit mendor.

    Por nëse binjakët identikë kishin gjene që i bënin ata më pak të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm, pritej që ata të kishin tipare më të ngjashme me njëri-tjetrin.

    Duke e ditur këtë, studiuesit identifikuan gjene të veçanta që dukeshin se mbanin më shumë peshë se të tjerat.

    Studimi zbuloi se gjenet që lidhen me rritjen ishin të lidhura me tipare autistike, ndërsa gjenet që lidhen me reaktivitetin ndaj stresit ishin të lidhura me depresionin, dhe gjenet që ndihmojnë në rregullimin e hormoneve të stresit ishin të lidhura me përvoja të ngjashme me psikozën.

    Studiuesit thanë se gjetjet mund të përdoren për të kuptuar më mirë se si lidhja ADN-së me stilin e jetës formëson rezultatet shëndetësore të njerëzve dhe çfarë do të thotë kjo për njerëzit që vuajnë nga probleme serioze të shëndetit mendor ose neurologjike.

    “Disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj rrethanave të tyre dhe kjo mund të jetë pozitive në rrethana të mira, por mund ta bëjë jetën më sfiduese sesa për të tjerët në rrethana stresuese”, tha Eley./ Euronews.

  • Hëna e Re te Binjakët! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit javor: Para “nga qielli” për 4 shenja

    Hëna e Re te Binjakët! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit javor: Para “nga qielli” për 4 shenja

    Parashikimi i Horoskopit javor nga astrologe Meri Gjini në emisionin 7pa5 në Vizion Plus.
    Sot kemi një Hënë të re, sonte në darkë. Është Hëna e re te Binjakët, ku sapo është futur edhe Mërkuri. Fillon vera! Është Hënë e rinisë, për nga energjia, lëvizjet, mendimi, zhvillimi dhe mënyra si ëndërrojmë.
    Mërkuri te Binjakët ka të bëjë edhe me pjesën e diskutimeve në shërbim të punëve dhe për ata që kanë plan për bashkëpunime.

    Saturni te Dashi do të qëndrojë deri në shtator.
    Katër shenja favorizohen ekonomikisht me këtë Hënë të re: Binjakët, Bricjapi, Akrepi dhe Virgjëresha.
    DashiSaturni u fut te Dashi, bashkë me Neptunin, ka edhe Venusin. Kjo do të thotë zgjerim ekonomik dhe do të jetë shenja më e privilegjuar në këtë aspekt. Është muaj shumë i rëndësishëm për lëvizje ekonomike. Planeti i fatit te Binjakët i favorizon. Shfrytëzojeni këtë javë dhe këtë Hënë të re në këtë drejtim.
    DemiTë liruar nga Mërkuri, por jo ende nga Urani. Projektimin te vetja e bëjnë serioz dhe të maturuar. Gradualisht ndihen se po strukturojnë nga fillimi territorin e tyre. Hëna e re lidhet me dashurinë dhe raportet njerëzore. Pra, ka vend për t’u marrë edhe me ristrukturimin e punës, por edhe me çështjet njerëzore.
    BinjakëtMërkuri te vetja. Hëna e re sot në darkë te ata. Jupiteri te ata. Me këtë Hënë të re jeni në vend të parë të lëvizjeve ekonomike apo çfarë është në shërbim të ekonomisë. Vazhdon periudha e lëvizjeve dhe diskutimeve sociale. Është një periudhë që ju shkon për shtat, me komunikim dhe nuk ju mban vendi nisur nga sot.
    GaforrjaProjektimet e tyre do të kenë një fazë pak më të vonshme në hapa konkrete. Marsin e patën te vetja për një kohë shumë të gjatë. U duhet energji për të rimbushur bateritë e tyre që kur Jupiteri të shkojë te ata, të nisin shpirtin e fortë.
    LuaniHëna e re i favorizon shumë për udhëtime, për provime apo diplomime, por është një Hënë e re shumë e mirë edhe për ata që duan ndihmë për dokumentet për çështjet e lëvizjeve.
    VirgjëreshaKjo Hënë e re rezulton një Hënë shumë e mirë në shërbimin e lekut. Është një nga katër shenjat e favorizuara në këtë aspekt me Hënën e re. Prioritet i ditëve të para duhet të jetë ekonomia, por prioritet do të dalin zgjidhjet e problematikave në dashuri.
    PeshorjaKemi Venusin te Dashi dhe Marsin te Luanët. Kemi hyrje të forta që bëjnë një trekëndësh shumë të bukur për të sjellë zhvillimin. Te Dashi kemi Saturnin, është momenti që të nisin të lobojnë për madhështinë e tyre, statusin dhe karrierën tuaj. Do të kenë zhvillime të forta dhe emri i tyre do të shkëlqejë më shumë.
    AkrepiMe këtë Hënë të re janë një nga përfituesit e mëdhenj të lëvizjeve ekonomike që kjo Hënë do të sjellë. Çfarëdo lloj e papriture të vijë, vjen shumë për mirë nga ky moment që flasim.
    ShigjetariRitmin e ngadaltë në profesionin e tyre e kanë ndjerë shumë. Kështu që me këtë Hënë të re dhe me Mërkurin përballë tyre dhe Saturnin te Dashi, sjell përshpejtim të çështjeve profesionale.
    BricjapiShenja e katërt që përfiton ekonomikisht nga Hëna e re te Binjakët. Do të ketë zhvillime të forta në shërbim të karrierës dhe për të mbyllur çështje që duan lekë në lidhje me shtëpinë. Sepse është shenjë që ka marrë përsipër impenjime për shtëpinë.
    UjoriJanë të favorizuar për bashkëpunime apo për të riformatuar statusin tuaj personal. Por një pjesë e mirë do ta shfrytëzojë për lëvizje konkrete dhe dalje sociale.
    PeshqitMe Saturnin në familje të dytë, tashmë është momenti të merren me dashurinë. Sot është momenti i nisjes së verës së bukur. Detyrimet e shtëpisë dhe familjes ende nuk i lënë të jenë entuziastë. Por me kalimin e Venusit te Demat për shumë pak ditë, do të dalin ngjyrat e bukura të erosit.
    /vizionplus.tv

  • Këto do të jenë shenjat më me fat të qershorit

    Këto do të jenë shenjat më me fat të qershorit

    Binjakët
    Qershori është muaji ideal për të përcaktuar prioritetet e nevojave tuaja emocionale, pa humbur fokusin te qëllimet dhe ambiciet.
    Edhe pse Binjakët kanë tendencë të shpërqendrohen lehtësisht nga stimujt e shumtë të jetës, kjo fazë ofron qetësi dhe qartësi të shtuar. Ka ardhur momenti të largoheni nga rrethanat që ju kufizojnë dhe të zgjidhni alternative që ju zhvillojnë.

    Demi
    Më 6 qershor, venusi hyn në shenjën tuaj dhe ju mbush sharm dhe energji pozitive. Planeti i dashurisë dhe luksit ju bën të rrezatoni, si në jetën tuaj personale ashtu edhe në atë profesionale.
    Tensionet e majit largohen dhe hapet rruga për qetësi, gëzim dhe rritje të vetëbesimit tuaj. Prisni zhvillime të këndshme në marrëdhëniet tuaja, por edhe në financat tuaja. Vetëvlerësimi juaj është rritur dhe universi duket se komploton në favorin tuaj.
    Shigjetari
    Sezoni i Binjakëve sjell fat të shtuar në fushën e marrëdhënieve për Shigjetarët. Me Hënën e Re dhe Merkurin që sjellin energji dhe qartësi të re, ndiheni më të përqendruar, më të shoqërueshëm dhe të gatshëm të rilidheni në mënyrë kuptimplote me njerëzit përreth jush. Qershori favorizon lidhje më të thella dhe momente romantike.