Tag: binjakët

  • Telashe dhe probleme në karrierë, këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të përballen me sfida në punë gjatë Nëntorit

    Telashe dhe probleme në karrierë, këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të përballen me sfida në punë gjatë Nëntorit

    Nga 9 deri më 29 nëntor 2025, planeti i komunikimit do të kthehet në lëvizje retrograde në shigjetar dhe akrep, duke sjellë konfuzion, vonesa dhe tension në sferën profesionale për disa shenja të zodiakut. 
    Sipas astrologëve Mërkuri retrograd është gati të kthehet dhe, si gjithmonë, pritet të trazojë ujërat e komunikimit dhe planifikimit. Këtë herë, ndikimi i tij do të ndihet më fort në punë dhe në marrëdhëniet profesionale, sidomos për tre shenja që do të testohen më shumë se të tjerat: Binjakët, Shigjetarët dhe Akrepët. 
    Binjakët 
    Për binjakët, të sunduar nga vetë Mërkuri, kjo periudhë është si një provë kozmike. Aftësitë e tyre natyrore për komunikim dhe bashkëpunim do të duken sikur nuk funksionojnë më si më parë. Mesazhet mbeten pa përgjigje, keqkuptimet shtohen dhe çdo diskutim pune kthehet në konfuzion. 
    Astrologët këshillojnë binjakët të mos reagojnë me impuls, por të vëzhgojnë dhe të analizojnë. Nga dhjetori, gjithçka do të fillojë të qartësohet dhe çdo vonesë do të ketë pasur një arsye. 
    Shigjetari 
    Me mërkurin retrograd në vetë shenjën e tyre, shigjetarët do të ndiejnë presion më të fortë. Nevoja e tyre për liri dhe përparim do të përplaset me pengesa dhe vonesa në projekte. Universi, megjithatë, u dërgon një mesazh të qartë: është koha për të rishikuar qëllimet dhe prioritetet profesionale. 
    Dhjetori do të sjellë qartësi dhe një fillim të ri për ata që do të reflektojnë thellë gjatë këtij muaji. 
    Akrepi 
    Akrepat do ta përjetojnë këtë retrograd më intensivisht, pasi mërkuri kalon edhe në shenjën e tyre. Çfarë ka qenë e qëndrueshme deri tani, mund të fillojë të lëkundet, qoftë një kontratë, partneritet apo rol profesional. Tensionet dhe pasiguritë në grup apo në marrëdhënie pune mund të testojnë durimin e tyre. 
    Por për ata që mësojnë të heqin dorë nga nevoja për kontroll dhe t’i besojnë intuitës, fundi i muajit do të sjellë stabilitet dhe mundësi për një bazë të re, më të fortë se më parë. 
     

  • Ofrojini pak luks dhe mblidhni mendjen me to, 4 shenjat e zodiakut që e dashurojnë këtë stil jete

    Ofrojini pak luks dhe mblidhni mendjen me to, 4 shenjat e zodiakut që e dashurojnë këtë stil jete

    Një jetë e mbushur me luks, marka dhe mirëqenie? Të gjithë e duam, por ja aq sa këto shenja:
    Demi
    Një Dem punon pafundësisht derisa të përmbushë qëllimet dhe ta ketë në terezi. Një shtëpi e bukur, makina e fundit, veshjet e markave më të njohura…po, po, këto do një Dem.

    Binjakët 
    Binjakët kanë një shije shumë të shtrenjtë dhe gjithmonë zgjedhin jetën e luksit. Pra, nëse po sheh një vajzë që është në mëdyshje mes takave Balmain apo Moschino, dije që është një Binjak.
    LuaniVdes të marrë dhe të japë dhurata *të shtrenjta*. Pra, nëse njeh një Luan dhe do t’i bësh një dhuratë, gjithmonë zgjidh ekstravagancën dhe atë që kushton më shumë. Me siguri, Luani do ta kërkojë çmimin në internet.
    Bricjapi
    Ti mund të mendosh se Bricjapi do vetëm të realizojë qëllimet dhe të punojë, ama, e adhuron pa fund mirëqenien dhe bizhuteritë fine. Në fund të fundit, luksi është një mënyrë jetese dhe Bricjapi e di shumë mirë këtë.

  • ‘Energji e vecantë astrologjike….’ Ekuinoksi i vjeshtës sjell një kapitull të ri jetësor për këto 3 shenja

    ‘Energji e vecantë astrologjike….’ Ekuinoksi i vjeshtës sjell një kapitull të ri jetësor për këto 3 shenja

    Muaji shtator mund të ketë nisur me pasiguri, por fundi i tij pritet të sjellë kthesë pozitive për disa shenja të zodiakut.
    Sipas astrologëve, 3 prej tyre do të kenë një rikthim të fortë financiar, duke vendosur rregull, qartësi dhe një themel të qëndrueshëm për muajt që vijnë.
    Energjia e ditëve të fundit të shtatorit sjell mundësi për riorganizim dhe rritje, një periudhë ideale për të mbyllur borxhet, për të menaxhuar më mirë shpenzimet dhe për të ndërtuar besimin në vetvete. Ja cilat janë shenjat me më shumë fat financiar këtë periudhë:
    Binjakët
    Për binjakët, shtatori mbyllet me një kapitull të ri financiar. Një mundësi e re, që mund të vijë nga një bashkëpunim i papritur ose nga një kontakt i vjetër kthehet në një burim të qëndrueshëm të ardhurash. Kjo është koha e duhur për të shlyer borxhe të vjetra dhe për të vënë financat në vijë. Vetëbesimi rritet dhe binjakët ndihen më të sigurt për të marrë vendime të rëndësishme.
    Virgjëresha
    Virgjëreshat janë mjeshtre të planifikimit dhe këtë muaj e shfrytëzojnë maksimalisht aftësinë për të analizuar detajet. Duke parë më qartë mundësitë që më parë mund t’i kenë shpëtuar, ato vendosin rregull në buxhet, shkurtojnë shpenzimet e panevojshme dhe krijojnë një ndjenjë kontrolli të plotë. Fundi i muajit sjell siguri dhe baza të forta për të ardhmen.
    Bricjapi
    Puna e palodhur dhe disiplina e bricjapëve po shpërblehet. Investimet e bëra më herët fillojnë të japin rezultat dhe stabiliteti financiar bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Kjo periudhë është ideale për të konsoliduar pozitat, për të krijuar strategji afatgjata dhe për të ndërtuar siguri ekonomike që i reziston kohës.

  • Këto shenja Horoskopi do të marrin gjithçka nën kontroll deri në fund të muajit

    Këto shenja Horoskopi do të marrin gjithçka nën kontroll deri në fund të muajit

    Muaji shtator mund të ketë nisur me pasiguri, por fundi i tij pritet të sjellë kthesë pozitive për disa shenja të zodiakut.
    Sipas astrologëve, 3 prej tyre do të kenë një rikthim të fortë financiar, duke vendosur rregull, qartësi dhe një themel të qëndrueshëm për muajt që vijnë.
    Energjia e ditëve të fundit të shtatorit sjell mundësi për riorganizim dhe rritje, një periudhë ideale për të mbyllur borxhet, për të menaxhuar më mirë shpenzimet dhe për të ndërtuar besimin në vetvete. Ja cilat janë shenjat me më shumë fat financiar këtë periudhë:

    Binjakët
    Për binjakët, shtatori mbyllet me një kapitull të ri financiar. Një mundësi e re, që mund të vijë nga një bashkëpunim i papritur ose nga një kontakt i vjetër kthehet në një burim të qëndrueshëm të ardhurash. Kjo është koha e duhur për të shlyer borxhe të vjetra dhe për të vënë financat në vijë. Vetëbesimi rritet dhe binjakët ndihen më të sigurt për të marrë vendime të rëndësishme.
    Virgjëresha
    Virgjëreshat janë mjeshtre të planifikimit dhe këtë muaj e shfrytëzojnë maksimalisht aftësinë për të analizuar detajet. Duke parë më qartë mundësitë që më parë mund t’i kenë shpëtuar, ato vendosin rregull në buxhet, shkurtojnë shpenzimet e panevojshme dhe krijojnë një ndjenjë kontrolli të plotë. Fundi i muajit sjell siguri dhe baza të forta për të ardhmen.
    Bricjapi
    Puna e palodhur dhe disiplina e bricjapëve po shpërblehet. Investimet e bëra më herët fillojnë të japin rezultat dhe stabiliteti financiar bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Kjo periudhë është ideale për të konsoliduar pozitat, për të krijuar strategji afatgjata dhe për të ndërtuar siguri ekonomike që i reziston kohës.

  • Studimi mbi binjakët identikë e lidh plakjen më të shpejtë me rënien e kujtesës

    Studimi mbi binjakët identikë e lidh plakjen më të shpejtë me rënien e kujtesës

    Kërkime të reja nga psikologët e Universitetit të Virxhinias kanë zbuluar se “orët epigjenetike”, mjete që shkencëtarët përdorin për të vlerësuar moshën biologjike të një personi, mund të parashikojnë rënien njohëse. Studimi, i cili u përqendrua te binjakët në moshë të mesme, tregoi gjithashtu se statusi socio-ekonomik luan një rol.

    Doktorantja e psikologjisë, Sophie Bell, dhe këshilltari i saj i kërkimeve, profesori i psikologjisë Eric Turkheimer, i publikuan gjetjet e tyre në revistën Aging.

    “Ndryshimet epigjenetike janë një mënyrë për të parë plakjen biologjike, ose çfarë po ndodh ‘nën lëkurë’ që është më treguese për proceset e plakjes sesa vetëm mosha kronologjike,” tha Bell. “Ne zbuluam se orët epigjenetike, veçanërisht dy të quajtura GrimAge dhe PhenoAge, janë parashikues të besueshëm të rënies njohëse, si në studimin tonë ashtu edhe në disa studime të tjera.”

    Studimi i Bellit tregoi se brenda një çifti binjakësh identikë, binjaku që plakej më shpejt biologjikisht kishte gjithashtu rënie më të madhe të kujtesës dhe aftësive mendore deri në moshën e mesme.

    Një gjetje tjetër madhore e studimit ishte se binjakët që ishin rritur në familje me kushte më të ulëta socio-ekonomike shfaqën një lidhje më të fortë mes plakjes më të shpejtë epigjenetike dhe rënies njohëse në moshën e mesme, duke theksuar ndikimin e varfërisë në shëndet.

    Bell punon në laboratorin e Turkheimerit, ku studion se si gjenet dhe mjedisi ndërveprojnë për të formësuar sjelljen njerëzore. Para se t’i bashkohej laboratorit, ajo ka punuar për disa vite në një klinikë për çrregullimet e kujtesës.

    Turkheimer ka punuar gjithashtu për shumë vite në Louisville Twin Study (Studimi i Binjakëve të Louisville). Ky studim, që filloi në vitin 1957 në Universitetin e Louisville-it, nisi si një hulumtim mbi zhvillimin e fëmijëve dhe ka ndjekur binjakët nga fëmijëria deri në moshën e mesme.

    Bell bashkëpunon me Turkheimerin dhe Christopher Beam-in, profesor psikologjie në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe hulumtues kryesor i Louisville Twin Study, të cilin ajo e quan “bashkë-mentor.” Beam u diplomua në UVA me doktoraturë në psikologji në vitin 2015.

    “Gjatë dekadës së fundit, studiuesit kanë krijuar këto mjete për të kuptuar plakjen biologjike,” tha ajo. “Këto përfshijnë algoritme epigjenetike që matin mënyrën se si gjenet tona shprehen dhe si ndryshojnë ato shprehje me kalimin e kohës, shpesh për shkak të përvojave të ndryshme ose ekspozimeve mjedisore.”

    Këto algoritme epigjenetike janë lidhur më parë me gjendje të ndryshme të lidhura me moshën, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe demenca. Ekipi po përpiqet të kuptojë çfarë informacioni tjetër mund të zbulojnë të dhënat.

    Studime të mëparshme kishin treguar se varfëria, veçanërisht në fëmijëri, parashikon rënie njohëse dhe lidhet gjithashtu me plakje më të shpejtë epigjenetike.

    Ky studim i fundit i lidh për herë të parë të tre konceptet, duke sugjeruar se disavantazhet socio-ekonomike në fëmijëri mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj efekteve të plakjes epigjenetike mbi shëndetin e trurit dhe rënien njohëse.

    Kërkimi tregoi gjithashtu se studimi i binjakëve mund të jetë një mënyrë e dobishme për të kuptuar shkaqet e rënies njohëse, pasi binjakët identikë ndajnë 100% të gjeneve dhe zakonisht faktorë të ngjashëm mjedisorë në moshë të hershme. “Pra, nëse njëri binjak ka plakje të përshpejtuar epigjenetike dhe më shumë rënie njohëse se tjetri, ne kemi një grup më të ngushtë faktorësh jetësorë për të shqyrtuar, për të kuptuar pse,” tha Bell.

    Bell tha se kërkimet e saj mbi rënien njohëse po formësojnë gjithashtu punën e saj klinike. Duke u trajnuar për t’u bërë neuropsikologe klinike, ajo punon me pacientë me demencë në Klinikën e Kujtesës dhe Plakjes në UVA si pjesë e praktikës së saj të doktoraturës.

    Me dy vite të mbetura për të përfunduar doktoraturën, ajo planifikon ta përqendrojë disertacionin e saj në kontributin e mëtejshëm në Louisville Twin Study. Pas kësaj, ajo do të kryejë një praktikë para se të fillojë të ushtrojë profesionin në mënyrë të pavarur.

    Hapat e saj të ardhshëm përfshijnë shqyrtimin e biomarkerëve të gjakut për sëmundjen e Alzheimerit te binjakët në moshë të mesme, për të parë se si mund të lidhen ata me rënien njohëse dhe plakjen epigjenetike. / Medicalxpress – Syri.net

  • Saturni dhe Urani në retrogradë, periudhë e vështirë për këto dy shenja të horoskopit deri në fund të vitit

    Saturni dhe Urani në retrogradë, periudhë e vështirë për këto dy shenja të horoskopit deri në fund të vitit

    Fundi i vitit sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë më tej trazirat emocionale.
    Në muajt në vijim, dy shenja të horoskopit do të preken veçanërisht nga trishtimi, melankolia dhe trazirat e brendshme.
    Binjakët
    Binjakët janë nën presion të dyfishtë, pasi Saturni retrograd u kujton vendime urgjente dhe serioze në jetë, ndërsa Urani retrograd sjell paqëndrueshmëri në marrëdhëniet dhe identitetin e tyre të përditshëm.
    Për shkak të kësaj, ata mund të ndihen të hutuar, të tërhequr emocionalisht dhe të kenë një nevojë në rritje për stabilitet në një botë që u duket gjithnjë e më e paparashikueshme.
    Peshqit
    Peshqit janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Saturnit retrograd në shenjën e tyre, i cili shkakton një valë vetëanalize dhe kthimi në situata emocionale që nuk janë zgjidhur plotësisht. Kjo është një periudhë mësimesh karmike, njohurish të thella personale dhe përballjeje me të kaluarën.
    Edhe pse mund të sjellë melankoli, nostalgji dhe një ndjenjë barre emocionale, ky moment është gjithashtu një mundësi për të vendosur kufij të qartë dhe për të liruar atë që i ka mbajtur prapa për një kohë të gjatë.
    Si Peshqit ashtu edhe Binjakët përballen me një periudhë sfiduese emocionale deri në fund të vitit, por pikërisht ato momente të vetëanalizës së thellë mund të bëhen çelësi i forcës së tyre personale, pjekurisë dhe gatishmërisë për një fillim të ri në jetë.

  • Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

    Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

    Sipas astrologëve, disa shenja të zodiakut priren më shumë drejt tradhtisë, jo gjithmonë nga ligësia, por shpesh nga nevoja për emocion, adrenalinë apo mungesë stabiliteti emocional.
    Binjakët
    Të shoqërueshëm, kuriozë dhe gjithmonë në kërkim të stimujve të rinj, binjakët shpesh mërziten shpejt. Nëse ndihen të kufizuar ose emocionalisht të papërmbushur, mund të kërkojnë përjetime të reja jashtë lidhjes.
    Shigjetari
    I dashuruar me lirinë dhe aventurën, shigjetari ka vështirësi të qëndrojë i lidhur për kohë të gjatë. Ai mund të tradhtojë jo nga qëllimi i keq, por sepse nuk dëshiron të ndihet i kufizuar.
    Peshqit
    Edhe pse janë të ndjeshëm dhe romantikë, peshqit mund të përfshihen lehtësisht në lidhje paralele nëse ndihen të papërfillur emocionalisht. Ata e jetojnë botën e tyre të brendshme thellësisht dhe mund të kërkojnë ngushëllim diku tjetër.
    Dashi
    Impulsiv dhe pasionant, dashi mund të tradhtojë në çastet kur ndjen mungesë vëmendjeje apo emocion. Ai është i dhënë pas sfidave dhe rreziqeve – edhe në dashuri.
    *Këto karakteristika janë të përgjithshme dhe nuk përfaqësojnë çdo individ të shenjës. Astrologjia ofron një pasqyrë interesante, por sjellja në marrëdhënie varet nga shumë faktorë personalë dhe emocionalë.

  • 3 shenjat më të pafata të horoskopit për vjeshtën

    3 shenjat më të pafata të horoskopit për vjeshtën

    Showbiz E Hënë, 1 Shtator 2025 19:23
    Gaforrja
    Gaforret do të ndiejnë mbi shpatulla peshën e lodhjes emocionale dhe trazirat që i kanë shoqëruar përgjatë vitit. Saturni retrograd sjell shqetësime të brendshme, ndjeshmëri të shtuar dhe një ndjesi pasigurie për të ardhmen. Këshilla: Mos merrni vendime të mëdha nën presion. Qetësia dhe ekuilibri emocional janë thelbësore për të kaluar këtë fazë pa pasoja të rënda.

    Binjakët
    Për binjakët, kjo vjeshtë mund të sjellë ngërçe në jetën personale dhe profesionale. Do të ndihen të bllokuar ose të pavlerësuar në vendin e punës, ndërkohë që keqkuptimet në marrëdhënie mund të krijojnë tension. Këshilla: Mbani nën kontroll komunikimin. Tregoni durim dhe shmangni reagimet impulsive – do t’ju duhen për të kaluar stuhinë.
    Shigjetari
    Shigjetarët, që zakonisht janë optimistë dhe aventurierë, do të ndihen të kufizuar, të vonuar dhe të bllokuar në planifikime. Saturni i detyron të përballen me realitetin dhe t’u japin përparësi gjërave që kanë lënë pas dore. Këshilla: Përdoreni këtë periudhë për reflektim. Sfida do të kalojnë, por mësimet që merrni tani do t’ju ndihmojnë për një rrugë më të qëndrueshme nesër.

  • Shtatori nis me vështirësi për këto 3 shenja Horoskopi

    Shtatori nis me vështirësi për këto 3 shenja Horoskopi

    Vjeshta e vitit 2025 nuk do të jetë e lehtë për të gjithë. Ndërsa natyra ndërron ngjyrat, disa shenja të horoskopit do të përballen me sfida, vendime të vështira dhe tension emocional.

    Sipas Neë York Post, rruga retrograde e Saturnit, që ka nisur sot në shenjën e Peshqve dhe do të zgjasë deri në fund të nëntorit, do të godasë veçanërisht tre shenja të zodiakut, duke krijuar tension dhe sfida që do t’u vënë në provë durimin dhe forcën mendore.
    1.Gaforrja – Vendimet e nxituara kushtojnë shtrenjtë

    Gaforret do të ndiejnë mbi shpatulla peshën e lodhjes emocionale dhe trazirat që i kanë shoqëruar përgjatë vitit. Saturni retrograd sjell shqetësime të brendshme, ndjeshmëri të shtuar dhe një ndjesi pasigurie për të ardhmen.
    Këshilla: Mos merrni vendime të mëdha nën presion. Qetësia dhe ekuilibri emocional janë thelbësore për të kaluar këtë fazë pa pasoja të rënda.
    2.Binjakët – Pengesa në punë dhe marrëdhënie
    Për binjakët, kjo vjeshtë mund të sjellë ngërçe në jetën personale dhe profesionale. Do të ndihen të bllokuar ose të pavlerësuar në vendin e punës, ndërkohë që keqkuptimet në marrëdhënie mund të krijojnë tension.
    Këshilla: Mbani nën kontroll komunikimin. Tregoni durim dhe shmangni reagimet impulsive – do t’ju duhen për të kaluar stuhinë.
    3.Shigjetari – Planet shtyhen, realiteti kërkon rivlerësim
    Shigjetarët, që zakonisht janë optimistë dhe aventurierë, do të ndihen të kufizuar, të vonuar dhe të bllokuar në planifikime. Saturni i detyron të përballen me realitetin dhe t’u japin përparësi gjërave që kanë lënë pas dore.
    Këshilla: Përdoreni këtë periudhë për reflektim. Sfida do të kalojnë, por mësimet që merrni tani do t’ju ndihmojnë për një rrugë më të qëndrueshme nesër.
    Edhe pse Gaforrja, Binjakët dhe Shigjetari nuk do ta kenë të lehtë këtë vjeshtë, yjet nuk paralajmërojnë vetëm vështirësi. Nëse tregoni qëndrueshmëri dhe reflektim, kjo periudhë mund të kthehet në një trampolinë për rritje të brendshme dhe transformim personal.

  • “Binjakët, Luani dhe Akrepi…”/ 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sot

    “Binjakët, Luani dhe Akrepi…”/ 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sot

    Kjo e diel sjell për disa shenja mundësi të mëdha për përparim dhe sukses, ndërsa për disa të tjera kërkon më shumë kujdes dhe durim.
    Binjakët, Luani dhe Akrepi gëzojnë energji pozitive, takime të rëndësishme dhe hapa të suksesshëm si në dashuri ashtu edhe në punë.
    Nga ana tjetër, Gaforrja, Peshqit dhe Ujori përballen me sfida emocionale, luhatje humori dhe vendime që duhen menduar mirë para se të ndërmerren.
    3 Shenjat më me fat:
    1. Binjakët
    Këtë të diel je në qendër të vëmendjes dhe çdo gjë duket se të ecën mbarë. Mendja jote e shpejtë dhe aftësia për të lidhur idetë bëjnë që të përfitosh maksimalisht nga çdo mundësi. Në dashuri, je më karizmatik se zakonisht dhe mund të marrësh lajme të këndshme ose kontakte të papritura nga persona që kanë qenë pjesë e së kaluarës tënde. Në punë, çdo propozim apo ide kreative mund të të hapë rrugë të reja. Mjafton të mos e shpërndash energjinë në shumë drejtime dhe suksesi është i sigurt.
    2. Luani
    Energjia jote është në kulm dhe kjo ndjehet në çdo fushë të jetës. Në dashuri, mund të fitojë terren një romancë e re ose të ringjallet një lidhje që e mendoje të mbyllur. Në punë, një mundësi e artë mund të të paraqitet papritur – mbaj sytë hapur dhe vepro shpejt. Vendosmëria dhe besimi në vetvete të japin një avantazh të madh për të arritur atë që do. Çdo gjë që nis sot ka potencial të japë rezultate të mira në afat të gjatë.
    3. Akrepi
    Intuita jote këtë të diel duket se është arma më e fortë. Në dashuri, tërheqja jote është magnetike dhe mund të krijosh lidhje të reja të rëndësishme ose të përforcosh ato ekzistuese. Në punë, je në gjendje të kuptosh shpejt prapaskenat dhe të shmangësh situata që mund të bëhen problematike për të tjerët. Kjo të lejon të marrësh vendime të zgjuara dhe të përfitosh nga rrethanat. Sot është një ditë ku mund të marrësh avantazh të qartë ndaj konkurrentëve.
    3 shenjat më pak me fat:
    1. Gaforrja
    Mund të ndihesh pak i rënduar emocionalisht në fillim të ditës. Melankolia ose kujtime nga e kaluara mund të të pengojnë të përqendrohesh në të tashmen. Në dashuri, çiftet kanë nevojë të rihapin komunikimin për të shmangur keqkuptimet, ndërsa beqarët mund të ndihen të pasigurt për hapin e radhës. Në punë, mungesa e durimit mund të të shtyjë të marrësh vendime të nxituara, prandaj më mirë shtyji çështjet e rëndësishme për një moment më të qetë.
    2. Peshqit
    Ndjeshmëria e lartë mund të të bëhet barrë, duke të bërë të idealizosh situata ose persona përtej realitetit. Në dashuri, kjo mund të të zhgënjejë nëse pritshmëritë nuk përputhen me të vërtetën. Në punë, një ide që duket e shkëlqyer për ty mund të mos marrë mbështetjen e duhur nga të tjerët, gjë që mund të të ulë moralin. Kujdes me vendimet impulsive të bazuara vetëm te emocionet.
    3. Ujori
    Dita sjell shumë luhatje humori dhe situata të papritura që mund të të nxjerrin nga rruga që ke planifikuar. Në dashuri, dëshira për diçka të re mund të shkaktojë tension nëse partneri nuk është në të njëjtën linjë. Në punë, idetë kreative janë të mira, por rreziku është që të mos kesh mjaftueshëm durim për t’i zbatuar deri në fund. Rekomandohet të mos marrësh vendime të mëdha sot.