Tag: bindëse

  • KATEGORIA E PARË: Skënderbeu nis arratinë, fitore bindëse për Laçin dhe Pogradecin

    KATEGORIA E PARË: Skënderbeu nis arratinë, fitore bindëse për Laçin dhe Pogradecin

    25 Tetor 2025

    16:35

    Telesport

    Java e 8-të e Kategorisë së Parë u mbyll me disa rezultate interesante, ku spikati fitorja e Skënderbeut ndaj Besës me rezultatin 1-0, që ishte edhe suksesi i gjashtë radhazi për korçarët.
    Laçi arriti një fitore bindëse 4-0 ndaj Burrelit, ndërsa Pogradeci triumfoi me të njëjtin rezultat 4-0 ndaj Kastriotit.
    Iliria fitoi 2-1 përballë Korabit, ndërsa Apolonia mori tri pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Lushnjës, pasi triumfoi minimalisht 1-0. Nga ana tjetër, Kukësi dhe AF Luftëtari ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.
    Ndeshjet e javës së 8-të:
    Lushnja 0-1 Apolonia
    Iliria 2-1 Korabi
    Skënderbeu 1-0 Besa
    Laçi 4-0 Burreli
    Kukësi 2-2 AF Luftëtari
    Pogradeci 4-0 Kastrioti
    Në renditje, Skënderbeu kryeson me 22 pikë, i ndjekur nga Laçi me 16 dhe Iliria me 14 pikë.

  • Këto janë provat më bindese të gjetura së alienët ekzistojnë

    Këto janë provat më bindese të gjetura së alienët ekzistojnë

    Disa nga skulpturat janë bërë nga materiale të njëjta, të cilat i kanë përdorur astekët e lashtë, si shkëmbi vullkanik dhe gurë të krijuar nga llava e ftohur, të cilët janë të ngjashëm me granitin.

    Në disa prej tyre shihen edhe mbetjet e ngjyrave.

    Hulumtuesi Klaus Dona thotë se këto objekte të gjetura nuk mund të shpjegohen shkencërisht, pasi janë të pazakonshme dhe të çuditshme.

  • Ndërkombëtarët urojnë Ramën/ Zelenskyy: Fitore bindëse! Orban: Mezi pres të vi. Sanchez: Shqiptarët mbështetën BE

    Ndërkombëtarët urojnë Ramën/ Zelenskyy: Fitore bindëse! Orban: Mezi pres të vi. Sanchez: Shqiptarët mbështetën BE

    Volodymyr Zelenskyy dhe Edi Rama

    TIRANË-Pas rezutateve të zgjedhjeve të 11 Majit, ku Partia Socialiste fitoi mandatin e katërt, liderët e vendeve të BE-së dhe jo vetëm kanë uruar kryeministrin Edi Rama.
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka uruar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit.
    “Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj sukses në shërbim të popullit shqiptar. E vlerësojmë shumë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet vetëm përmes një armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar. Mezi pres të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona, për të mirën e të dy kombeve tona.”, shkruan Zelenskyy.
    Fitorja e zgjedhjeve në Shqipëri nga Partia Socialiste është uruar edhe nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
    “Urime Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, shkruan ai në postimin e llogarisë personale në rrjetin social X.
    Kryeministri britanik Keir Starmer ka uruar gjithashtu kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt qeverisës duke e cilësuar historike.
    “Urime @ediramaal për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të sjellë rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona”,- uron kryeministri britanik.
    Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, në një postim në rrjetin social X, i uron triumfin Ramës, ndërsa shkruan se mezi pret që të takohen të premten në samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në Tiranë. 
    “Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, shkruan Orban.

  • Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

    Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, në mandatin e 4-të qeverisës.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Orban shkruan se fitorja e Ramës ishte bindëse.
    Më tej ai shprehet se mezi pret për ta takuar në Samitin Evropian të së premtes në Tiranë, të cilin e quajti historik.
    “Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.
    I dashur Edi, mezi pres të të shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, shkruan Orban.