Tag: binajn

  • “Rama s’e fsheh dot frikën”, Mziu: Sondazhet tregojnë fitoren e Binajt

    “Rama s’e fsheh dot frikën”, Mziu: Sondazhet tregojnë fitoren e Binajt

    Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha se fakti që kryeministri Rama flet për Florjan Binajn, tregon se ka frikë nga kandidati që mbështet opozita për kryebashkiak të Tiranës.
    Deputeti u shpreh se sondazhet e nxjerrin fitues Florjan Binajn, ndërsa sipas tij Rama kapet pasi vetë është aktori kryesor i korrupsionit në Shqipëri.
    “Të gjitha sondazhet e nxjerrin absolutisht fitues Florjan Binajn. U hoq Tirana për në datën 9 nëntor sepse Rama ka frikë. Donte që e gjithë Shqipëria të përqendrohej për zgjedhjet e Tiranës. Sot, kemi në krye një aktor jo humori, por korrupsioni. Edi Rama është aktori kryesor i korrupsionit në Shqipëri. Ky kryeministër ka pushtetin vendor, pushtetin qendror, pushtetin e drejtësisë, pushtetin e medias… ky e trajton Shqipërinë më keq sesa një Mbret. Këtij aktori i shkojnë në burg kryebashkiakë, ministra, deputetë dhe nuk mban përgjegjësi. Ka përgjegjësi politike dhe administrative.
    Fakti që merret me Flor Binajn është frikë. Rama është në panik dhe jam i bindur që deri ditën e zgjedhjeve do të ndodhin gjëra dhe radhën e ka aktori i Rilindjes. Ndërsa aktori Binaj do të jetë kryetari i Bashkisë Tiranë”, tha Mziu.

  • Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

    Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

    Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe Brunilda Mersinin, kryesocialsiti Edi Rama e sheh të padiskutueshme. Duke përmendur drejtimin e Manastirliut në QSUT dhe të deputetes Mersini në spitalin rajonal të Vlorës, kryeministri Edi Rama thotë se të dyja janë fituese të garës, ndërsa kundërshtarët e tyre i ironizoi duke thënë se janë shëmbëlltyre e radhës e disfatës së Partisë Demokratike.
    “Është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare dhe të Spitalit Rajonal të Vlorës, dy realitete të transformuara tërësisht falë kapacitetit të tyre menaxherial dhe sidomos vullnetit të tyre të hekurt. Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partia Demokratike”, u shpreh kryeministri Rama.
    Për herë të parë, në podcastin ‘Flasim’, Rama komenton edhe kandidaturën e opozitës për Tiranën, Florian Binajn, një artistit komik që dikur njihej për shfaqjet e tij në Portokalli për imitimin e kryeministrit Rama.
    “Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim.
    Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama.

  • Hera e parë në rrethana të reja: ç’tha Rama për Binajn, si iu përgjigj aktori?

    Hera e parë në rrethana të reja: ç’tha Rama për Binajn, si iu përgjigj aktori?

    Për herë të parë, kryeministrim Rama ka komentuar kandidimin e Florian Binajt në emër të opozitës, për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, përballë Manastrirlliut. Sipas tij, Binaj pasqyron dëshpërimin e PD-së.
    “Dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra. Ato janë padiskutim fituese. Këneta është kaq e dëshpëruar sa ka nxjerrë kandidat një aktor humori, i cili, madje edhe Kongresin e PS e ka shkrirë gazin. Nuk e gjykoj aktorin e ri për rolin e ri që ka marrë. Ogertën që t’i japë Tiranës drejtimin e duhur”, theksoi ai.
    Po si iu përgjigj Binaj?
    “Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë euro qytetarëve duke ‘i bindur’ se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!”, shkroi aktori i njohur, tashmë në sfidë politike. /tesheshi.com/

  • “Kënetë e dëshpëruar!“ Rama për Binajn: Ka nxjerrë kandidat një aktor humori, na shkriu gazit në kongres

    “Kënetë e dëshpëruar!“ Rama për Binajn: Ka nxjerrë kandidat një aktor humori, na shkriu gazit në kongres

    Duket se kandidatura e pavarur e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës ka vënë në vështirë Edi Ramën, i cili edhe pse shpesh herë deklaron se nuk merret me opozitën, sot e ka sulmuar publikisht në podkastin e tij.
    Madje edhe pse është vetë artist, Rama e ka sulmuar Florjan Binajn për faktin se është aktor, pasi sipas tij, “ka marrë role, pasi aktorët këtë punë kanë”. Madje Rama i përmendi dhe pjesëmarrjen e Binajt në një kongres të PS-së të para shumë viteve.
    Duke mos pasur akuza apo dosje në SPAK si kandidatura e tij, Ogerta Manastirliu, Rama nuk ka se ku të kapet ndryshe me Florjan Binajn, përveç profesionit të tij.
    “Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjasme të pavarur që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë pa dallim, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit, kur ka ardhur një herë për të luajtur rolin tim. Prandaj unë nuk e gjykoj, hiç fare, aktorin për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë.” – tha Rama.

  • A do ta mbështesë Binajn në garën për Tiranën? Ja çfarë thotë Edlira Çepani

    A do ta mbështesë Binajn në garën për Tiranën? Ja çfarë thotë Edlira Çepani

    Aktivistja e njohur Edlira Çepani ka shprehur mbështetjen e saj të hapur për kandidatin e vetëshpallur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj.
    Në programin e drekës në News24, Çepani kujtoi kohën kur ishte pjesë e Lëvizje Shqipëria Bëhet, bashkë me Binajn, si zë i fortë i protestave.
    “Puna ime konsiston në mbështetje të kandidatëve që dalin në zgjedhje. Ne i monitorojmë zgjedhjet si organizatë. Mbështesim kandidatët duke i lidhur ata me votuesit e tyre. Organizojmë forume. Monitorojmë premtimet e tyre, përfshi dhe Manastirliun. Është grua, në pjesën e punës që ne bëjmë. Ketë radhë kemi 3 kandidatë të profileve të ndryshme. Shpresoj që këtë herë, këta 3 kandidatë të vinë me program të qartë. Të japin një shembull të njerëzve që shkojnë me 3-4 pika të qarta. Kjo i mungon politikës shqiptare. 83% e atyre që garuan se; nuk e di pse. Janë zgjedhje që vinë pas një skandali të madh, të japin një shembull të bukur. Ishte një organizatë që u ngrit në 4 shtylla, për votën e diasporës, referendumeve, dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Ne jemi njohur në sheshet e protestave. Është njeri që do qytetin e vet, do familjen e vetë dhe ka vlera, edhe pse nuk është politikan karriere.”, tha ajo.

  • “Berisha i ka bërë gabim llogaritë”, Nano: E mbështeti Binajn që faji për humbjen të mos i mbetet atij

    “Berisha i ka bërë gabim llogaritë”, Nano: E mbështeti Binajn që faji për humbjen të mos i mbetet atij

    Mustafa Nano thotë se në Tiranë nuk ka garë për zgjedhjet lokale se mungon opozita.
    Sipas Nanos, Berisha ka zgjedhur të mbështesë Binajn jo sepse mendon se është kandidat i fortë, por që njerëzit të mos i thonë humbe sërish.
    “Në Tiranë nuk ka garë. PD-ja është tërhequr. Kjo tërheqje është diçka midis bojkotit e pjesëmarrjes. Dhe gjithçka bëhet që faji të mos i lihet Berishës pas zgjedhjeve. Por kam përshtypjen se i ka bërë llogaritë gabim.
    Në fund, po ai do mbahet fajtor. Por kjo nuk do ndryshojë asgjë. Berisha e ka atë parti të vetën. Demokratët kanë rënë dakord që ai e ka të vetën. Me sa duket, ata duan më shumë liderin, sesa ndryshimin apo pushtetin. Le të vazhdojnë ashtu”, tha ai për MCN.

  • Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Boçi: Do vijojmë mbështetjen për Binajn

    Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Boçi: Do vijojmë mbështetjen për Binajn

    Vendimi i dhënë sot nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e garës zgjedhore për Tiranën në 9 nëntor, për demokratin Luçiano Boçi, nuk afekton në zgjedhjen e kandidatit të ri.

    I ftuar në Top Channel, deputeti demokrat tha se mbështetja e opozitës do të vijojë të jetë për Florjan Binajn.

    Boçi shtoi se sipas parashikimeve të tij, pas këtij pezullimi, data 9 nëntor është thuajse e pamundur që të shkohet në zgjedhje të parakohshme për Tiranën, por se me shumë gjasë data e re do të jetë 30 ditë pas 31 tetorit.

    “Duhet të presim atë që do parashtrojë Kushtetuesja në 31 tetor dhe do qartësohet gjithçka për pasjen e një date. Nga përvoja ime, data 9 nëntor për Tiranën duket e pamundur. Pezullimi i datës do të thotë dhe pezullimi i datës së fushatës zgjedhore.

    Marrja e një vendimi në 31 tetor, dikton që pas kësaj datë duhet të ketë një periudhë të re shtyrje prej 30 ditësh për fushatën për datën e re. Kreu i PD tha se nuk e afekton kjo kandidatin që mbështet opozita, Florjan Binaj. Më mirë që kemi më tepër kohë për fushatë”, tha Boçi.

  • Arlind Qori sfidon publikisht Florjan Binajn dhe Ogerta Manastirliun

    Arlind Qori sfidon publikisht Florjan Binajn dhe Ogerta Manastirliun

    Arlind Qori, drejtues i partisë Lëvizja Bashkë, është partia e vetme opozitare që nuk është futur në negociata me partitë e tjera për të bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme për Tiranën. Vetë Qori do të jetë kandidat për postin e kryebashkiakut.
    Arlind Qori thotë se do të ketë përkrahjen më të madhe të qytetarëve, dhe se nuk do të jetë aspak problem për të mudur kandidaten e PS-së Ogerta Manastirliu apo kandidatin e pavarur Florjan Binaj, i cili ka marrë mbështetjen e të gjithë opozitarëve.
    Në studion e emisionit “Top Story”, Arlind Qori sfidoi publikisht Florjan Binajn dhe Ogerta Manastirliun që të përballen në emisionin e Grida Dumës. Qori u shpreh se është i gatshëm në çdo orë të natës.

  • Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

    Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

    Partitë politike kanë ndezur ‘motorët’ për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki në datë 9 nëntor.
    Burime nga opozita bëjnë me dije se deputetët e PD në bashkitë e të cilëve nuk ka zgjedhje do të angazhohen në Tiranë.
    Sipas informacioneve, çdo zonë e Kryeqytetit do të jetë e mbuluar në fushatë nga deputetët demokratë.
    Kreu i PD kërkon maksimizimin të përpjekjeve për fitoren e kandidatit të pavarur, Florjan Binajn.

  • Sfidon Manastirliun, Binajn dhe Qorin! Hyn në garë edhe komunisti Marko Dajti

    Sfidon Manastirliun, Binajn dhe Qorin! Hyn në garë edhe komunisti Marko Dajti

    Marko Dajti, kryetari i Frontit të Majtë pritet të jetë kandidati i radhës për Bashkinë e Tiranës. Burime për A2CNN bëjnë me dije se Dajti brenda pak ditësh do të shpallë kandidaturën për të sfiduar Ogerta Manastirliun, Arlind Qorin dhe Florian Binajn.
    Sa i përket aktorit, ai do të kandidojë si i pavarur dhe do të mbështetet nga forcat opozitare. Lidershipi i Partisë Demokratike në një mbledhje të zhvilluar paraditen e së hënës vendosi që në morinë e emrave të mbështesë Binajn, i cili kishte shprehur interesin e tij për të qenë në garë vetëm dy ditë më parë.
    “PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”, tha kreu i PD, Sali Berisha, në konferencë për mediat, përcjell A2 CNN.
    Sakaq vlen të kujtohet se Marko Dajti ka garuar edhe në vitin 2023 për Bashkinë e Tiranës, ku arriti që të merrte 2809 vota.
     “Jam i majtë i pandryshueshëm kurrë”. Kështu e cilësonte veten Marko Dajti, në një intervistë për A2 CNN në vitin 2023, kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës.
    Ai vjen nga radhët e partisë Fronti i Majtë, një devirat i Partisë së Punës dhe sipas Dajtit, e majta në Shqipëri ka devijuar nga parimet e saj.
    “Vendosa të kandidoj pasi pash që e majta nuk po përfaqësohet nga të majtët e vërtetë. Ne po na përfaqëson Erion Veliaj që nuk ka lidhje me të majtën shqiptare dhe duke parë që votat tona po keqpërdoren nga një njeri që nuk ka lidhje me të majtën, unë vendosa që të përfaqësoj të majtën”, shprehej ndër të tjera Dajti.
    Që ditën e parë që njoftoi se do të garonte për Tiranën, Marko Dajti u cilësua si “komunisti”, por ai tha për A2 CNN dy vite më pare se ky epitet nuk është i duhuri për të.
    “Mund ta përdorin këtë që garoj si komunist, por unë jam i majtë. Për mua komunizmi nuk ka vend sot për sot në Shqipëri. Unë jam i majtë, idealit. Komunistët ishin të tjerë, ishin të tjerë burra që kanë bërë gjëra të tjera. Nuk e besoj që jemi në atë stad që të themi që jam komunist”.