Tag: binaj

  • “T’i thuhet partive “boll se na keni lodh”, Salianji: Binaj po merr mbështetje masive në Tiranë, të dhënat tregojnë që…

    “T’i thuhet partive “boll se na keni lodh”, Salianji: Binaj po merr mbështetje masive në Tiranë, të dhënat tregojnë që…

    Ervin Salianji foli për garën për Bashkinë e Tiranës. Florjan Binaj i mbështetur nga opozita kandidon përballë socialistes, Ogerta Manastirliu.
    Ish-deputeti i PD tha se Binaj po merr mbështetje masive në kryeqytet dhe këtë ai e shihte edhe nga takimet që ka zhvilluar vetë me qytetarët, duke mbështetur kandidatin e pavarur.
    “Jam dhe do të jem në zgjedhjet e Tiranës, për të mbështetur kandidatin e pavarur Florjan Binaj, një kandidat i shkëlqyer i mbështetur nga opozita. Shoh një mbështetje masive që e shoh tek njerëzit. Ka një padurim të njerëzve dhe pyetja kryesore e tyre është: Kur do të ikë Rama?”, tha Salianji.
    “PS në Tiranë është 48.2%. Të gjitha të dhënat janë që Florjan Binaj të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës për shkak të mbështetjes masive. Edhe ata që nuk e duan z.Berisha, duke votuar Binajn i japin mundësi për të treguar edhe PD-së, edhe shoqërisë që duhet të ketë ndryshime dhe profile të këtij lloji. është mundësi e artë për qytetarët e Tiranës t’i tregojë të gjithë shoqërisë që një kandidat që nuk i nënshtrohet urdhrave të partive politike por vjen si një nevojë e shoqërisë, por edhe si fakt i angazhimit të madh në kauza publike, të votohet dhe t’i tregohet partive kjo është rruga e duhur dhe boll se na keni lodh”, tha më tej Salianji.
    Ai shtoi se do të jetë në fushatën e Tiranës në mbështetje të kandidatit të pavarur, duke u angazhuar në Njësinë 6, zonën e Kombinatit e cila njihet si bastion i të majtës.
    “Unë do të jem në fushatë në zonën e Kombinatit, në Njësinë 6. Kam nisur takimet, do të jem në mbështetje të tij në një zonë të caktuar sipas organizimit që ka bërë PD, në mbështetje të kandidatit të pavarur”, tha demokrati.
    ***
    Sakaq, duke rrëfyer më herët përballë Nisida Tufës se si u prit nga mbështetësit dhe simpatizantët demokratë pas daljes nga burgu, Salianji tha se mungesa në takime prej një kohe të gjatë ka bërë që mbështetja drejt tij të jetë masive.
    “Nuk ka diskutim që tek njerëzit ka një mbështetje masive dhe një lloj ndjeshmërie që e kuptoj në takime. Mund të jetë mall apo përmallim për shkak të mungesës së takimit fizik për një periudhë të caktuar. Unë kam qenë gjithë kohës në takime. Ka një mbështetje dhe nga ana e kolegëve. Kam qenë në një takim në Korçë dhe ka qenë e pranishme e gjithë struktura e lartë e PD, të gjithë kolegët deputetë”.

  • Salianji: Florian Binaj detyroi Ramën të shtyjë zgjedhjet në Tiranë. Të dhënat tregojnë që…

    Salianji: Florian Binaj detyroi Ramën të shtyjë zgjedhjet në Tiranë. Të dhënat tregojnë që…

    Ervin Salianji foli në “Kjo Javë” edhe për garën për Bashkinë e Tiranës. Florjan Binaj, kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga opozita kandidon përballë socialistes, Ogerta Manastirliu.
    Ish-deputeti i PD tha se Binaj po merr mbështetje masive në kryeqytet dhe këtë ai e shihte edhe nga takimet që ka zhvilluar vetë me qytetarët, duke mbështetur kandidatin e pavarur. Salianji tha se për shkak të popullaritetit të Binajt, Rama u detyrua të shtynte zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, për të fituar kohë, sipas tij, që të gjejë mekanizmat për këtë përballje elektorale.
    “Për mua që në nisje ka hyrë në avantazh, aq shumë sa e ka detyruar të shtyjë zgjedhjet. Pra, Edi Rama i ka shtyrë zgjedhjet për t’i dhënë kohë, që të përdorë të gjithë mekanizmat e vet. Florian Binaj ka energjizuar pjesën gri në Tiranë”, u shpreh Salianji.
    Ai tregoi edhe pritshmëritë e kandidatit të pavarur, duke shtuar se të dhënat e nxjerrin atë fitues përballë Manastirliut.
    “PS në Tiranë është 48.2%. Të gjitha të dhënat janë që Florjan Binaj të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës për shkak të mbështetjes masive. Edhe ata që nuk e duan z.Berisha, duke votuar Binajn i japin mundësi për të treguar edhe PD-së, edhe shoqërisë që duhet të ketë ndryshime dhe profile të këtij lloji. është mundësi e artë për qytetarët e Tiranës t’i tregojë të gjithë shoqërisë që një kandidat që nuk i nënshtrohet urdhrave të partive politike por vjen si një nevojë e shoqërisë, por edhe si fakt i angazhimit të madh në kauza publike, të votohet dhe t’i tregohet partive kjo është rruga e duhur dhe boll se na keni lodh”, tha më tej Salianji.
    Ervin Salianji shtoi se do të jetë në fushatën e Tiranës në mbështetje të kandidatit të pavarur, duke u angazhuar në Njësinë 6, zonën e Kombinatit e cila njihet si bastion i të majtës.
    “Jam dhe do të jem në zgjedhjet e Tiranës, për të mbështetur kandidatin e pavarur Florjan Binaj, një kandidat i shkëlqyer i mbështetur nga opozita. Shoh një mbështetje masive që e shoh tek njerëzit. Ka një padurim të njerëzve dhe pyetja kryesore e tyre është: Kur do të ikë Rama?”, tha Salianji.
    “Unë do të jem në fushatë në zonën e Kombinatit, në Njësinë 6. Kam nisur takimet, do të jem në mbështetje të tij në një zonë të caktuar sipas organizimit që ka bërë PD, në mbështetje të kandidatit të pavarur”, tha demokrati.
    ***
    Sakaq, duke rrëfyer më herët përballë Nisida Tufës se si u prit nga mbështetësit dhe simpatizantët demokratë pas daljes nga burgu, Salianji tha se mungesa në takime prej një kohe të gjatë ka bërë që mbështetja drejt tij të jetë masive.
    “Nuk ka diskutim që tek njerëzit ka një mbështetje masive dhe një lloj ndjeshmërie që e kuptoj në takime. Mund të jetë mall apo përmallim për shkak të mungesës së takimit fizik për një periudhë të caktuar. Unë kam qenë gjithë kohës në takime. Ka një mbështetje dhe nga ana e kolegëve. Kam qenë në një takim në Korçë dhe ka qenë e pranishme e gjithë struktura e lartë e PD, të gjithë kolegët deputetë”.

  • Salianji përkrah kandidatin e pavarur: Florian Binaj po merr mbështetje masive në Tiranë, të dhënat tregojnë që ai do të…

    Salianji përkrah kandidatin e pavarur: Florian Binaj po merr mbështetje masive në Tiranë, të dhënat tregojnë që ai do të…

    Ervin Salianji foli edhe për garën për Bashkinë e Tiranës. Florjan Binaj i mbështetur nga opozita kandidon përballë socialistes, Ogerta Manastirliu.
    Ish-deputeti i PD tha se Binaj po merr mbështetje masive në kryeqytet dhe këtë ai e shihte edhe nga takimet që ka zhvilluar vetë me qytetarët, duke mbështetur kandidatin e pavarur.
    “Jam dhe do të jem në zgjedhjet e Tiranës, për të mbështetur kandidatin e pavarur Florjan Binaj, një kandidat i shkëlqyer i mbështetur nga opozita. Shoh një mbështetje masive që e shoh tek njerëzit. Ka një padurim të njerëzve dhe pyetja kryesore e tyre është: Kur do të ikë Rama?”, tha Salianji.
    “PS në Tiranë është 48.2%. Të gjitha të dhënat janë që Florjan Binaj të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës për shkak të mbështetjes masive. Edhe ata që nuk e duan z.Berisha, duke votuar Binajn i japin mundësi për të treguar edhe PD-së, edhe shoqërisë që duhet të ketë ndryshime dhe profile të këtij lloji. është mundësi e artë për qytetarët e Tiranës t’i tregojë të gjithë shoqërisë që një kandidat që nuk i nënshtrohet urdhrave të partive politike por vjen si një nevojë e shoqërisë, por edhe si fakt i angazhimit të madh në kauza publike, të votohet dhe t’i tregohet partive kjo është rruga e duhur dhe boll se na keni lodh”, tha më tej Salianji.
    Ai shtoi se do të jetë në fushatë në mbështetje të kandidatit të pavarur.
    “Unë do të jem në zonën e Kombinatit, në njësinë 6 në fushatë. Kam nisur takimet, do të jem në mbështetje të tij në një zonë të caktuar sipas organizimit që ka bërë PD, në mbështetje të kandidatit të pavarur”, tha demokrati.
    Duke rrëfyer se si u prit nga mbështetësit pas daljes nga burgu, Salianji tha se mungesa në takime prej një kohe të gjatë ka bërë që mbështetja drejt tij të jetë masive.
    “Nuk ka diskutim që tek njerëzit ka një mbështetje masive dhe një lloj ndjeshmërie që e kuptoj në takime. Mund të jetë mall apo përmallim për shkak të mungesës së takimit fizik për një periudhë të caktuar. Unë kam qenë gjithë kohës në takime. Ka një mbështetje dhe nga ana e kolegëve. Kam qenë në një takim në Korçë dhe ka qenë e pranishme e gjithë struktura e lartë e PD, të gjithë kolegët deputetë”.

  • Gara për bashkinë e Tiranës, Gjekmarkaj: Binaj përfaqëson zërin e qytetarëve! Ka rrugë të gjatë nga pëlqimi te vota, por…

    Gara për bashkinë e Tiranës, Gjekmarkaj: Binaj përfaqëson zërin e qytetarëve! Ka rrugë të gjatë nga pëlqimi te vota, por…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe ka shprehur mbështetjen e tij për Florjan Binajn, kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme, i cili ka marrë përkrahjen e PD-së dhe disa forcave të tjera politike opozitare.
    Gjekmarkaj e vlerësoi Binajn si një profil qytetar të spikatur dhe të denjë për të përfaqësuar kryeqytetin, duke theksuar se kandidatura e tij vjen si reflektim i kërkesës së shoqërisë për një zë jashtë politikës tradicionale.
    “Shoqëria ka pasur një shqetësim të madh për të pasur zërin e saj përtej politikës. Binaj është një profil jashtëzakonisht cilësor – një arkitekt në profesion, një njeri që e lexon më së miri qytetin në dinamikën e tij dhe një artist që me talentin e vet ka prekur të gjitha shqetësimet e mëdha të kësaj shoqërie. Është një familjar i rregullt dhe besoj se po bën një fushatë pozitive,” u shpreh Gjekmarkaj.
    Deputeti demokrat e krahasoi kandidaturën e Binajt me atë të Ekrem Imamoglu, kryetarit të Bashkisë së Stambollit, duke theksuar se Binaj përfaqëson një frymë qytetare të re dhe një reagim të ndershëm ndaj problemeve reale të Tiranës.
    “Më kujton pak Imamoglun në Stamboll, por shpresoj të mos ketë fatin e tij. Binaj flet për ajrin e ndotur, për trafikun, për mungesën e standardeve dhe për shumëçka që shqetëson sot qytetarët e Tiranës. Besoj se është zgjidhja më e mirë dhe e shoh si njeri me perspektivë dhe fitues të Bashkisë së Tiranës,” theksoi ai.
    Gjekmarkaj u ndal edhe te rëndësia e vullnetit qytetar në procesin zgjedhor, duke theksuar se mbështetja që Binaj po merr në rrjetet sociale është e sinqertë dhe jo e manipuluar.
    “Çdo njeri që jep pëlqimin në rrjetet sociale, e jep me mendje të vet dhe jo i patronazhuar. Ka një proces të tërë nga pëlqimi në rrjete deri te vota, që edhe OSBE/ODIHR e ka trajtuar si të manipuluar, por unë besoj se qyteti i Tiranës do dijë të reagojë,” përfundoi Gjekmarkaj.

  • “A mund të rregullohet Tirana?”/ Qytetarët e Tiranës ngrenë shqetësimin e tyre tek kandidati i pavarur Florjan Binaj

    “A mund të rregullohet Tirana?”/ Qytetarët e Tiranës ngrenë shqetësimin e tyre tek kandidati i pavarur Florjan Binaj

    Kandidati i pavarur Florjan Binaj ka takuar sot një çift në kryeqytet, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale. Binaj po zhvillon çdo ditë takime spontane me banorë të Tiranës, të cilët shprehin hapur shqetësimet e tyre për gjendjen e qytetit dhe shpresën për ndryshim.
    Gjatë bisedës, një qytetar i tha kandidatit se dëshironte të bënte një pyetje.  Gruaja që e shoqëronte zotërinë, theksoi dëshirën e përbashkët të banorëve për një qytet më të pastër dhe më të rregullt.
    Dialogu mes tyre:
    Qytetari: A mund të të bëj një pyetje? A mund të rregullohet Tirana, se është shumë lëmsh?
    Florjan Binaj: Po patjetër që mund të rregullohet. Nëse ne përpiqemi dhe duam të gjithë që të rregullohet. Deri tani nuk është dashur, nuk ka dashur njeri.
    Qytetarja: Dëshirën e kam, e kanë të gjithë të shohin Tiranën të lulëzuar, dmth me projekt, me sistem, me pastërti.
    Florjan Binaj: Ne mund ta rregullojmë bashkë.

  • “Nëse Binaj nuk njeh Berishën, ne demokratët pse ta duam?”

    “Nëse Binaj nuk njeh Berishën, ne demokratët pse ta duam?”

    Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, deklaroi se nuk i ka pëlqyer një deklaratë e Florjan Binajt në lidhje me kreun e PD-së.
    “Unë jam anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe normalisht si përfaqësuese e lartë në Partinë Demokratike kam edhe një linjë politike. Patjetër që unë do ta votoj Florian Binajn. Kjo nuk diskutohet. Unë do ta mbështes patjetër kandidatin të cilin do të mbështesë opozita. Unë kam qenë për një kandidat politik. Gara është politike dhe kur bëhet fjalë për zgjedhjet e Tiranës, këtu kemi parasysh garën më të rëndësishme për të ardhur në pushtet dhe për të qenë alternativë për shqiptarët. Unë kam qenë për figura të forta politike, kam qenë për garë të fortë politike. Partia Demokratike ka djem dhe vajza të shkëlqyer me energji, të cilët janë kurajozë, të cilët mund të prodhojnë politikë, të cilët mund t’ia dalin. Figura e Gerta Manastirliut është figura më e dobët që ka Partia Socialiste dhe jo më kot Edi Rama e ka zgjedhur”, tha Kuçana.
    “Nuk di ta them sa shanse ka Florjan Binaj që të fitojë. Unë di të them që Tirana është e lodhur me qeverisjen dhe keqqeverisjen e Erjon Veliajt dhe Edi Ramës, me modelin e tyre, sepse kur flasim për emra unë nuk kam personale asgjë me askënd. Nëse nesër Edi Rama ikën nga politika, unë nuk merrem me Edi Ramën, por sot është kryeministër i shqiptarëve, është kryeministri i vendit tim dhe unë do të merrem politikisht me Edi Ramën apo me Erjon Veliajn apo me cilindo që ka marrë përsipër për të drejtuar politikat publike dhe për t’u marrë me politikë publike. Sot Tirana vuan nga 1001 probleme të cilat ne i dimë, që nga trafiku, që nga kullat, që nga mungesa e hapësirave publike… E keni parë edhe zonjën Manastirliu, e cila bën si e paditur, sikur nuk ka kuptuar, sikur nuk ka jetuar në Tiranë, sikur nuk e dinte që nuk ekzistonin këto hapësira publike, ku do t’i krijojmë? Unë nuk e di se si do t’i krijojmë, se nuk ka mbetur më hapësirë dhe vend në Tiranë për të krijuar asnjë lloj hapësire publike ku fëmijët e mi dhe fëmijët e tu dhe fëmijët e shqiptarëve të kenë mundësi për të dalë dhe për të luajtur dhe për të pasur fëmijërinë si çdo vend, siç ndodh në çdo vend që ka parqe dhe hapësira publike. Këta kanë zënë çdo lloj hapësire publike duke ndërtuar kulla dhe duke i kthyer në pazaret e tyre politike. Përtej kësaj, unë do të jem e drejtpërdrejtë në përgjigjen time. Unë kam parë një deklaratë të zotit Binaj, të cilën personalisht nuk e kam pëlqyer, që më pas është përpjekur që ta rregullojë gjatë rrugës. Nëqoftëse zoti Binaj nuk e njeh kryetarin e Partisë Demokratike, nuk njeh demokratët, nuk njeh ne përfaqësuesit e Partisë Demokratike, pse unë duhet të dal dhe të bëj fushatë në krah të zotit Binaj? Forca më e madhe opozitare që e mbështet zotin Binaj është Partia Demokratike. Po dhe zoti Binaj e di qartë këtë gjë dhe për kaq kohë sa është Partia Demokratike, kjo është edhe mbështetja më e madhe. Ky është elektorati më i madh. Unë nuk po them që zoti Binaj të mos ketë elektorat plus, të mos ketë nga elektorati gri, se besoj se zoti Binaj do thithë një pjesë të elektoratit të gri dhe jam e bindur për këtë pjesë, por nuk mundet kurrsesi në politikë të thuash që unë nuk dal në krah të këtij apo nuk dal në krah të atij. Unë personalisht nuk kam kompleks të dal në krah të askujt me të cilin marr përsipër të kem një marrëveshje politike. Kur unë bëj një marrëveshje politike me dikë, unë i dal në krah sepse unë e kam menduar. Besoj se demokratët janë shumë të ndjeshëm. Demokratët i qëndruan Partisë Demokratike në momente shumë të vështira. I qëndruan atëherë kur Partia Demokratike ishte anije në mbytje. I qëndruan Partisë Demokratike pa vulë, pa logo, pa seli, por qëndruan në krah të Partisë Demokratike dhe historia dhe koha do ju japë të drejtë që qëndruan në krah të Partisë Demokratike dhe nuk mundet që një demokrati t’i thuash sot që unë nuk dal në krah të kryetarit tënd, sepse ai demokrati që e ndjek Sali Berishën, patjetër që ai e shikon pikërisht votën për Sali Berishën, një pjesë e madhe e demokratëve dhe për mua kjo deklaratë duhet riparë nga zoti Binaj në mënyrë që edhe unë të bindem për t’i dalë në krah dhe për të bërë fushatë në krah të zotit Binaj. Sepse në momentin që zoti Binaj nuk do njohë kryetarin e Partisë Demokratike, nuk do njohë strukturat e Partisë Demokratike, nuk do njohë Partinë Demokratike, unë pse duhet ta njoh zotin Binaj? Unë jam shumë e drejtpërdrejtë në atë çfarë pa dashur të porrsesi unë në cilindo rast në cilindo rast unë do të votoj kandidatin e opozitës. Në cilindo rast të mundshëm unë do të votoj kandidatin e opozitës”, shtoi Kuçana.

  • Florjan Binaj në garë për bashkinë e Tiranës/ Ish-deputeti i PD: Më mirë në krah të një Berishe që e përdor, sesa të zhdukesh politikisht

    Florjan Binaj në garë për bashkinë e Tiranës/ Ish-deputeti i PD: Më mirë në krah të një Berishe që e përdor, sesa të zhdukesh politikisht

    Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, komenton garën për bashkinë e Tiranës dhe më konkretisht kandidaturën e Florjan Binajt, i cili do të jetë përballë socialiste Ogerta Manastirliu.

    Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se në politikën shqiptare, çdo figurë që guxon të dalë përballë një lideri të fuqishëm, si Sali Berisha, rrezikon të kthehet nga simbol i pavarësisë në objekt kritikash dhe etiketime.
    “Florit i ka shkuar për mbarë kjo marrëveshje e heshtur: më mirë në krah të një Berishe që të përdor, sesa një Berishe që të zhduk politikisht.
    Në fund të fundit, politika shqiptare nuk i do të pavarurit,  i do të përkulurit. Ndoshta, në këtë rast, nuk është Flor Binaj ai që e ka bindur Berishën, por është Berisha që e ka bindur Binajn se në këtë vend, pavarësia nuk shpërblehet, por dënohet”, thotë ndër të tjera ai.
    Reagimi i plotë:
    Sikur Florjan Binaj të ishte kandidat kundër Berishës?!
    E imagjinoni dot sikur  Florian Binajn të dilte kandidat i pavarur kundër Sali Berishës? Jo në listën e tij, por përballë tij. Të kishte dalë për shembull nën siglën e Shqipëria Bëhet apo edhe të Partisë Socialiste (meqë ka qene afër figurave të rëndësishme të PS). A do të ishte i njëjti qëndrim karshi Binajt apo e gjithë retorika e “pavarësisë” do të kthehej në “armiqësi”.
    Në ka një gjë për të cilën shquhet kryetari i ish-shoqërisë aksionere që është kthyer në kioskë, është etiketimi që i bën kundërshtarëve. Në këte kontekst edhe Binajn nuk do ta linte pa “kurorë”.
    Një ditë do ta quante “kopjen e diktatorit”, tjetrën picashpërndarësin e Veliajt”, e ndoshta “fytyrën që i bënte PR milionave të vjedhura”, për rolin që dikur kishte pranë Ramës dhe Veliajt. Një ditë tjetër do sillte kujtimet e së shkuarës dhe do e shpallte “aktorin e Narkoshtetit”, “pengun e Ramës”.
    Për kryetarin e SHA-së së dikurshme të shndërruar në kioskë të vogël, kush nuk është me të, është peng dhe kush është kundër tij, është tradhtar dhe armik i egër i demokracisë.
    Në ndonjë studio televizive, ndoshta do e akuzonin edhe për protestat civile ku ai ka marrë pjesë, si “i shitur”, “i përdorur”, “i komanduar nga lart”.
    Në një realitet të tillë, Sali Berisha do të gjente çdo mënyrë për ta gozhduar. Ai do ta kthente aktorin në armik, humorin në propagandë, ironinë në mëkat. Do ta bënte me atë mjeshtëri që e njeh vetëm ai: Duke e veshur me gjuhën e “parimeve”, por duke goditur me shpatën e mllefit.
    Por ja paradoksi: Flori Binaj nuk është kundër Berishës.
    Ai është pjesë e një skeme që, më shumë se e frymëzuar nga pavarësia, duket e ndërtuar për mbijetesë politike.
    Prandaj lind pyetja: si arriti ta bindë Berishën, njeriun që nuk i është nënshtruar as Amerikës, as kohës, as askujt tjetër, që të pranojë një figurë si Flor Binaj?
    A është kjo pavarësi e Binajt, apo dobësi e Berishës?
    Po të ishte e kundërta, po të ishte Flori përballë tij, Doktorit nuk do t’i duhej shumë për ta “zbërthyer”.
    Do mjaftonte një fjalim,y një gjest, një shenjë me gisht, dhe turma do e kishte bërë copë në rrjete sociale: “aktori i Ramës”, “shoku i Veliajt”, “vegla e Sorosit”.
    Nëse Flor Binaj do të guxonte të dilte përballë tij, nuk do ta shpëtonte as “pavarësia”, as “kauzat”. Edhe tani që ka pranuar të jetë kandidaturë e “pavarur”, vetëm se tha se në fushatë do jetë pa kryetarin e PD-së, iu lëshuan disa “mendimtarë opozitarë”
    Koha politike ka treguar se  Berisha nuk njeh kundërshtarë, njeh vetëm armiq.
    Prandaj ndoshta edhe Florit i ka shkuar për mbarë kjo marrëveshje e heshtur: më mirë në krah të një Berishe që të përdor, sesa një Berishe që të zhduk politikisht.
    Në fund të fundit, politika shqiptare nuk i do të pavarurit,  i do të përkulurit. Ndoshta, në këtë rast, nuk është Flor Binaj ai që e ka bindur Berishën, por është Berisha që e ka bindur Binajn se në këtë vend, pavarësia nuk shpërblehet, por dënohet.

    Top Channel

  • Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

    Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

    Për pushtetin Binaj nuk duhet eleminuar si i pavarur, por si njeri i Berishës. Vetëm kështu, fabula se fajin e ka opozita dhe jo autokrati, mund t’i japë ende tagji tufës ripërtypëse të Ramës.

    Nga Armand Shkullaku
    Kandidimit të një aktori varieteje për t’u bërë kryebashkiak, mund t’i gjesh mjaftueshëm lëndë të parë për të ngjizur dyshime e kritika, nëse ishte apo jo alternativa e duhur për kryeqytetin. Por ajo që po bie në sy këto ditë, pas shpalljes së kandidaturës së Florian Binajt dhe mbështetjes nga ana e opozitës së bashkuar, është një fushatë propagandistike që godet vetëm në një pikë: Binaj nuk është i pavarur; Ai është përzgjedhur nga Sali Berisha; Ai paguhet nga Tv i Berishës; Ai po përdoret nga PD, etj, etj.
    Në të gjitha mediat pranë qeverisë, duket se një dorë e vetme kujdeset që sulmi ndaj kandidatit atipik në zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, të asgjesojë epitetin “i pavarur”. Binaj duhet të paraqitet si kandidati i Berishës ose i familjes Berisha. Në rrethanat kur si PD ashtu edhe Berisha e kanë pranuar Binajn si kandidatin e tyre, me të cilin do të hynë bashkarisht në zgjedhje, duket disi e çuditshme që gjithë investimi i spin- doktorëve të Ramës të shkojë tek përkatësia “klasore” e konkurrentit të Manastirliut.
    Për ish policin e Portokallisë mund të gjenden plot argumenta për të vënë në dyshim efikasitetin e tij si kandidat dhe alternativë për Tiranën. A mund të krijojë besim tek votuesit dikush që nuk ka përvojë as në menaxhim dhe as në angazhim të fortë politik? Sa i njeh ai problemet e Tiranës dhe çfarë garanton për zgjidhjen e tyre? A mjafton të qenit personazh publik për të krijuar bindjen se një tjetër model qeverisjeje për kryeqytetin është i mundur? Duke u shtuar këtyre dilemave edhe ndonjë kritikë për paraqitjet e deritanishme të Binajt, mediat e qeverisë nuk do ta kishin të vështirë ta vinin në pikëpyetje kandidimin e tij si zgjedhjen e duhur për Tiranën. Por jo, problemi numër një që ato ngrenë është pavarësia ose jo e kandidatit antiqeveritar.
    Me shumë gjasë Binaj nuk do të kandidonte fare, nëse nuk do të kishte mbështetjen e Sali Berishës. A e ka marrë këtë mbështetje në kulisa apo pasi vendosi të kandidonte, kjo nuk ka shumë rëndësi në përcaktimin e profilit të tij publik. Të gjithë e dinë se aktori- aktivist, nuk është ndonjë militant i thekur i PD, ndryshe nga shumë kolegë të tij të estradës. Ish imituesi i Ramës nuk ka bërë pjesë ndonjëherë në rrethin e ngushtë të Berishës, madje as të klaneve të tjera rrotull PD-së. Ai më shumë mbahet mend në dalje publike me figura të mazhorancës se sa si aktivist i shquar opozitar. Po ashtu, të gjithë e dinë, përfshi edhe gazetarët qeveritarë, se emisioni Piranjat është një prodhim outsourcing, ku Binaj ka rolin e moderatorit dhe jo të autorit.
    Atëherë përse gjithë kjo fushatë për ta vizatuar kandidatin opozitar si një njeri jo vetëm të përzgjedhur por edhe të afërt me Berishën? Eshtë e qartë se propagandistët e Ramës e dinë fare mirë se në Tiranë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, nuk bëhen zgjedhje. Se votat janë të paracaktuara nga paratë e korrupsionit, nga bandat, shantazhi dhe blerja e kundërshtarëve. Ata janë dëshmitarë të fenomenit rilindas sui generis se sa më shumë thellohen skandalet, aq më shumë shtohen votat për partinë. Mirëpo, për të mbuluar asgjesimin e zgjedhjeve dhe për të justifikuar tasin e supës së përditshme, ata kanë vetëm një teori: Zgjedhje ka, por fajin e ka Sali Berisha. Rama mundet me vota, por opozita nuk bind se nuk hapet, nuk rinovohet, nuk transformohet, nuk limohet, nuk ëmbëlsohet…
    Një kandidat që vjen nga shoqëria civile, që nuk ka në cv e tij asnjë ditë pushtet, që nuk është militant i verbër apo gojëtar i kryetarit, përbën pikërisht zgjedhjen të cilën të tredhurit e pushtetit e predikojnë prej vitesh si rrugën e duhur për opozitën përballë Ramës. Jo me berishistë por me aktivistë e civilistë. Por a është kjo thembra e Akilit për mosndryshimin e pushtetit në Shqipëri? Sigurisht që jo. Binaj do të ishte shëmbulli konkret se në përballjen me një regjim nuk duhet kërkuar përgjegjësia tek opozita, por tek pushteti që asgjeson çdo kundërshtar, çdo zë kundër, çdo tentativë edhe për të lindur diçka të re. Asgjesim me propagandë mediatike, blerje, shantazh, kërcënime e deri burgosje.
    Për pushtetin Binaj nuk duhet eleminuar si i pavarur, por si njeri i Berishës. Vetëm kështu, fabula se fajin e ka opozita e parinovueshme dhe jo autokrati që nuk lejon zgjedhje, mund t’i japë ende tagji tufës ripërtypëse të Ramës. Kjo tufë do vazhdojë të mos shohë dhjetra miliona euro që digjen në Sharrë dhe miliona të tjera nga 5D-të që derdhen në fushata. As paratë e lejeve të ndërtimit, të pastrimit të parave dhe të taksave të grabitura, me të cilat vidhen vota për të vjedhur Tiranën dhe Shqipërinë. Ripërtypësit nuk mund dhe nuk duan të flasin për këto. Atyre iu duhet të njehsojnë Binajn me Berishën për të vazhduar edhe nesër refrenin e turpit se fajin e ka opozita.
    /Lapsi.al

  • Iluzioni Binaj, anatomia e një profeti të rremë!

    Iluzioni Binaj, anatomia e një profeti të rremë!

    Nga Leons Hasani
    Në traditën e filozofisë politike, që nga Platoni e deri tek Hobbes-i, lidershipi si proces psiko-social është parë gjithmonë si akt racional i organizimit të fuqisë, dhe jo si frymëzim emocional i turmës. Çdo lloj pushteti që ngjizet bazuar mbi emocionet e momentit apo bazuar në struktura të brishta institucionale, rrezikon të shndërrohet shumë shpejt në një genjeshtër të iluzionit politik
    Në këtë kuptim, kandidimi i z. Florian Binajt për Bashkinë e Tiranës është rasti tipik i mënyrës pragmatiste sesi opozita shqiptare përpiqet të ndërtojë simbole, por pa pasur thelb e përmbajtje; përpiqet të sjellë moral, por pa pasur ide dhe program; dhe përpiqet të sjellë shpresë, por pa krijuar frymë e besim.
    Le të biem parimisht dakord se opozita, e përçarë në disa kampe ideologjikisht të ngjashme, ka gjetur te figura e Binajt një “kompromis të momentit” për t’u përbashkuar në garën ndaj kandidates së qeverisë socialiste, znj. Ogerta Manastirliu. Në pamje të parë, ai paraqitet si qytetar i lirë, si shprehje e revoltës ndaj establishmentit, por thellë në thelb, nëse përpiqemi të lexojmë subkoshiencën e opozitës, kandidatura e tij përfaqëson frikën e opozitës për t’u përballur me realitetin.
    Sot që flasim, opozita shqiptare është në krizën më të madhe të ekzistencës së saj politike, dhe kjo për shkak të paaftësisë për të menduar e analizuar në mënyrë kritike. Kadare tek “Autobiografia e popullit në vargje” na thotë se “Ne kemi frikë nga ringjallja, sepse çdo ringjallje na detyron të pranojmë vdekjen tonë të parë.” Kjo është edhe arsyeja pse opozita po luan bllofin me kandidimin e z. Binaj.
    Në mungesë të një lideri të fortë politik, opozita kërkon të qëndrojë ende në lojë me figura që nuk i kërcënojnë asaj pushtetin pas zgjedhjeve të pjesshme të kryeqytetit.
    Të parët që do ta braktisin dhe sabotojnë z. Binaj përgjatë fushatës do të jenë strukturat e Partisë Demokratike dhe më pas të gjitha partitë satelitë të opozitës, që ndjekin gjithmonë interesat e tyre personale, e jo parimet.
    Kjo do të ndodhë për dy arsye kryesore:
    Së pari, sepse këto grupe politike nuk duan të ndajnë pushtetin e tyre të mbetur me askënd tjetër. Çdo post apo çdo mandat është pjesë e një tregtie që mban gjallë interesat brenda opozitës.
    Së dyti, PD nuk është në kërkim të një lider të ri, madje as nuk e do fare një të tillë. Rasti Binaj do të arkivohet si një nga kandidaturat më të dobëta të opozitës në historinë e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë si në aspektin e përfaqësimit të opozitës, por edhe atë të artikulimit politik.
    Në këtë klimë politike, mbështetja që do t’i jepet z. Binaj në vijim do të jetë thjesht dhe vetëm deklarative, pra jo reale. Ai do të përballet me një fushatë të ftohtë, ku përkrahja do të kufizohet vetëm në konferenca shtypi dhe postime në rrjete sociale, por jo në struktura, logjistikë apo terren. Thënë më thjeshtë, ai do të sabotohet, sepse asnjë parti opozitare nuk dëshiron që një emër i ri të bëhet simbol i opozitarizmit.
    Përtej gjithë lojës së pandershme që do të mundohet të bëjë opozita me kandidatin e saj në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Tiranë, le të ndalemi pak tek cilësia dhe serioziteti i ofertës së z. Binaj për kryeqytetin.
    Në diskursin publik, nëse i referohemi kryeministrit, shpesh ai përsërit fjalinë “Qytetet janë pasqyra e mendjes që i drejton.” Nëse e zbërthejmë në një gjuhë më të thjeshtë teknike dhe politike këtë formulim, do të kuptojmë se ai i referohet asaj teorie të lidershipit në politikë që transferon politikën nga personaliteti i kandidatit tek projekti, tek ekipi dhe tek programi.
    Ndërkohë kur i referohemi opozitës, ajo bën të kundërtën; çon mendësinë dhe politikën e vjetër tek personaliteti dhe personazhi i z. Binaj. Opozita po mundohet të ndërtojë një narrativë të shpëtimit moral në vend të hartimit të një programi real për zhvillimin ekonomik, social e kulturor të qytetit. Ky devijim konceptual është tipik i partive që kanë humbur bazën institucionale dhe kërkojnë legjitimitet emocional.
    Në terminologjinë e politikes moderne, kjo sjellje quhet zëvendësim i përmbajtjes me formën, një fenomen që shpjegon pse partitë opozitare në Shqipëri dështojnë sistematikisht, për faktin se nuk hartojnë platforma, por ndërtojnë personazhe.
    Në mungesë të autokritikës, opozita kërkon të krijojë besim tek qytetari përmes “profetëve të rinj”, pra përmes imazhit dhe jo përmes programit. Në këtë kuptim, Binaj është më shumë simptomë e sistemit sesa rrugëzgjidhje për sistemin. Metaforë e një opozite që s’e ka gjetur ende veten. Sepse, siç thoshte edhe Nietzsche, “çdo profet i shpallur prej mëkatarëve është i destinuar të dështojë”.
    Por, në fund të ditës, qytetari kërkon përfaqësim serioz, rezultate konkrete dhe një zë serioz që di t’u dalë për zot punëve të kryeqytetit. Derisa opozita të kuptojë se demokracia dhe gara nuk zhvillohen mbi procese politike gjysmake, por mbi institucione, ajo do të vazhdojë të shijoj për një kohë të gjatë vetem shijen e humbjes.