Tag: binaj

  • Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi ynë u mbështet prej tyre!

    Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi ynë u mbështet prej tyre!

    TIRANE- Kandidati i pavarur, Florjan Binaj ka takuar sot përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend. Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, Binaj shihet krah tyre ndërsa sqaron se ka prezantuar planin e veprimit të fushatës dhe për drejtimin e kryeqytetit. Ai thotë se programi është mbështetur prej tyre dhe është pasuruar me propozime konkrete. 

    “Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend. Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej.”-shkruan Binaj. 

    Pamje nga takimi:

  • Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

    Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

    Kandidati i pavarur, Florjan Binaj ka takuar sot përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend.
    Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, Binaj shihet krah tyre ndërsa sqaron se ka prezantuar planin e veprimit të fushatës dhe për drejtimin e kryeqytetit.
    Ai thotë se programi është mbështetur prej tyre dhe është pasuruar me propozime konkrete.
    “Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend.
    Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej.”-shkruan Binaj.

  • Gara për Tiranën/ Florjan Binaj përvesh mëngët, prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

    Gara për Tiranën/ Florjan Binaj përvesh mëngët, prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

    Kandidati i pavarur, Florjan Binaj ka takuar sot përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend.
    Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, Binaj shihet krah tyre ndërsa sqaron se ka prezantuar planin e veprimit të fushatës dhe për drejtimin e kryeqytetit.
    Ai thotë se programi është mbështetur prej tyre dhe është pasuruar me propozime konkrete.
    “Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend.
    Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej.”-shkruan Binaj.

  • Manastirliu, Binaj apo Qori? SONDAZHI- Për kë do të votojnë qytetarët e Tiranës

    Manastirliu, Binaj apo Qori? SONDAZHI- Për kë do të votojnë qytetarët e Tiranës

    Arlind Qorri, Ogerta Manastirliu dhe Florjan Binaj

    TIRANË-Janë publikuar rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Tiranë.
    Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, publikuar nga News24, paraqet prirjet elektorale dhe preferencat e votuesve në bashkinë më të madhe të vendit, ku do të votohet për pasardhësin e Erion Veliajt në krye të saj.
    Sipas pyetjes së katërt të sondazhit, “Kryetar i Bashkisë së Tiranës: Orientimi i votimit”, rezultatet tregojnë një garë shumë të ngushtë mes kandidates së Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, dhe kandidatit të pavarur, të mbështetur nga opozita e bashkuar, Florjan Binaj.

    –Ogerta Manastirliu (Partia Socialiste e Shqipërisë) merr 44,0% të mbështetjes, me një interval mes 42% dhe 46%.
    –Florjan Binaj (I mbështetur nga Partia Demokratike, Partia Mundësia, Nisma Thurje, Lëvizja Shqipëria Bëhet) rezulton me 42,0%, në një interval nga 40% deri në 44%.
    –Arlind Qorri (Lëvizja BASHKË) renditet i treti me 12,5%, ndërsa
    –Marko Dajti (Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar) merr 1,5% të preferencave.
    Rezultatet tregojnë se diferenca mes dy kandidatëve kryesorë është vetëm 2 pikë përqindje, çka e bën garën për Tiranën tepër të hapur.
    Sipas të dhënave, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gëzon nivelin më të lartë të besimit ndër qytetarët e Tiranës.

    30% e të anketuarve janë shprehur se “kanë besim” te ajo si kandidate e mundshme, 51% “nuk kanë besim”, ndërsa 19% thonë se “nuk e dinë” ose “nuk e njohin”.
    Në vend të dytë për nivel besimi renditet aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, me:

    28% “kanë besim”,50% “nuk kanë besim”,dhe 22% “nuk e dinë / nuk e njohin”.
    Nga ana tjetër, Arlind Qori, aktivist dhe lider i Lëvizjes BASHKË, rezulton me:

    11% që kanë besim,63% që nuk kanë besim,dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.
    Ndërsa Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar, ka rezultuar me nivelin më të ulët të besimit publik:

    vetëm 5% e qytetarëve shprehen se kanë besim,45% nuk kanë besim,ndërsa 50% nuk e njohin.
    11% që kanë besim,63% që nuk kanë besim,dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.

  • Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e Tiranës te secili kandidat për kryebashkiak

    Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e Tiranës te secili kandidat për kryebashkiak

    Në emisionin televiziv janë bërë publike rezultatet e sondazhit më të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës.
    Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqet prirjet elektorale dhe perceptimin që kanë qytetarët për disa figura publike që mund të shihen si kandidatë potencialë për kryetar bashkie, pas përfundimit të mandatit të Erion Veliajt.

     

     

    30% e të anketuarve janë shprehur se “kanë besim” te ajo si kandidate e mundshme,
    51% “nuk kanë besim”,
    ndërsa 19% thonë se “nuk e dinë” ose “nuk e njohin”.

    Në vend të dytë për nivel besimi renditet aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, me:

    28% “kanë besim”,
    50% “nuk kanë besim”,
    dhe 22% “nuk e dinë / nuk e njohin”.

    Nga ana tjetër, Arlind Qori, aktivist dhe lider i Lëvizjes BASHKË, rezulton me:

    11% që kanë besim,
    63% që nuk kanë besim,
    dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.

    Ndërsa Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar, ka rezultuar me nivelin më të ulët të besimit publik:

    vetëm 5% e qytetarëve shprehen se kanë besim,
    45% nuk kanë besim,
    ndërsa 50% nuk e njohin.

     

  • “E ka humbur mbështetjen politike”,  Meçe: Veliaj ka zgjedhur strategji të gabuar, mbrojtja politike nuk e shpëton dot

    “E ka humbur mbështetjen politike”, Meçe: Veliaj ka zgjedhur strategji të gabuar, mbrojtja politike nuk e shpëton dot

    Analisti Arben Meçe thotë se strategjia e Erion Veliaj ka zgjedhur strategji të gabuar, duke bërë mbrojtje politike.
    Në një emiion televiziv, Meçe u shpreh se kanditati Florjan Binaj, ka bërë konstatime lidhur me qytetin, por nuk ka ofruar zgjidhje.
    “Mendoj që ka ndërtuar strategjinë e gabuar për të mbrojtur veten e vet. Kjo mbrojtja politika nuk ka shpëtuar askënd. Kujt do t’i bëjë presion ai? Flet për 3 vendime që janë marrë. Ç’punë ke me Ramën ti në këtë rast? Do vazhdoj të jem me Veliajn për atë që ka të drejtë. Ka të bëjë me qëndrimin qytetar. Ankimi, artikulimi, nuk po prodhojnë asgjë. Është për hakmarrje dhe mbrojtje. Erion Veliaj sot, e ka humbur suportin politik të PS. Përpara 1 jave, Binaj ishte me makinë, bënte regjistrim për trafikun në Tiranë. Thoshte si është Tirana. Këtë e di unë. Binaj është konstatues. Qytetarët, te Binaj shohin dy gjëra. Është i pavarur ose jo. shtë maskë e Berishës. Njerëzit kërkojnë zgjidhje, jo konstatime.”, theksoi ai.

  • Salianji: Binaj për vite me radhë solli buzëqeshje, sot ofron shpresë për qytetarët e Tiranës

    Salianji: Binaj për vite me radhë solli buzëqeshje, sot ofron shpresë për qytetarët e Tiranës

    Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, është shfaqur në një takim me qytetarë të Tiranës, ku ka shprehur dhe kërkuar mbështetjen e plotë ndaj kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj.
    Sipas tij, Binaj është njeriu, i cili pasi u ka sjellë buzëqeshje për vite njerëzve, sot ka vendosur t’u rikthejë qytetarëve të kryeqytetit shpresën për një Tiranë më njerëzore e të ndershme.
    Postimi
    Në Njësinë 6, kafe e bisedë me drejtues të Partisë Demokratike, njerëz të ndershëm, qëndrestarë e të fisëm, që duan e punojnë për ndryshim!
    Në mbështetje të Florian Binaj, që për vite me radhë ka sjellë buzëqeshje e sot shpresë për qytetarët e Tiranës, artist që sot përfaqëson guximin për t’u përballur e për të kërkuar një Tiranë më të drejtë, më njerëzore e më të ndershme.
    Shqipëria e Tirana kanë nevojë për njerëz të lirë, me shpirt e integritet.

  • Fevziu flet për zgjedhjet e Tiranës: Binaj mund të jetë si Zelensky! Manastirliu, besnike e Ramës, ndërsa Qori nuk fiton

    Fevziu flet për zgjedhjet e Tiranës: Binaj mund të jetë si Zelensky! Manastirliu, besnike e Ramës, ndërsa Qori nuk fiton

    Blendi Fevziu, gjatë një interviste ka folur për kandidatët që pritet të jenë në garë për Bashkinë e Tiranës.
    Fevziu deklaroi se opozita nuk kishte asnjë mundësi tjetër, veç mbështetjes së një kandidati jashtë saj, për shkak se nuk ka figura të brendshme që mund të kandidonin. Megjithatë gazetari tha se kandidati Binaj, edhe pse vjen nga bota e artit, mund të rezultojë si Zelensky i Ukrainës, i cili ishte gjithashtu një humorist.
    “Mendoj se opozita është gjendur e papërgatitur. Ndoshta është gabim i saj. Që në momentin e parë të arrestimit të Veliaj, dihej që ai nuk do të kthehej më në detyrë, nuk shkonte në një masë aq të rëndë dhe të kthehej në detyrë. Opozita duhet të ishte bërë gati për zgjdhjet duke filluar që nga shkurt-marsi i vitit të kaluar. Vetë kërkoi shkarkimin e Veliajt dhe nuk u përgatit. Momentin e fundit, opozita nuk mund të nxirrte një kandidat. Alimehmeti refuzoi të futej. Kështuqë opozita nuk kishte zgjidhje, por vetëm të ndërtonte një koalicion me një figurë jo të vetën të drejtëpërdrejt. Pastaj, a zgjodhi Ermal Hasimen, a zgjodhi Binajn, po nisem te fenomeni.
    PD sot, nuk ka ndonjë figurë që mund të kandidojë në Tiranë. Luçiano Boci, ka jetuar në Elbasan, nuk e vë dot në Tiranë kandidat. Bylykbashi, ka jetuar në Durrës. Gjekmarkaj ka jetuar në Tiranë, por është shumë i lidhur me Lezhën.
    Ndërsa te PS ka figura që mund të përdorësh, mund të vendosësh Blendi Klosin, figura të tjera, ka më shumë njerëz që kanë një lidhje me qytetin.
    Një provë e kemi, që dukej qesharake në fillim, por kemi provën e Zelensky-t. Kur filloi lufta në Ukrainë, një nga shefat e rëndësishëm të pi-arit në Europë, më thonë, imagjino sa e tmerrshme është, Ukraina kërcënohet nga Rusia dhe ka President një karagjoz. Në fakt, Zelensky rezultoi një figurë e suksesshme. A do të jetë Binaj? Nuk e dimë këtë. Në fund të fundit, edhe Rama nuk ishte ndonjë politikan i rëndësishëm kur erdhi. Kishte mbajtur qëndrime politike, por piktor ishte.
    Ky kryetar që vjen nuk administron dot asgjë, sepse nuk zgjidhet Këshilli Bashkiak dhe dominohet nga PS. Ka më pak se një vit mandat.
    Ndërsa Manastirliu ka strukturën e PS, është 10 vite ministre, ndoshta ministrja më jetëgjatë në Shqipëri që mbaj mend. Ka administruar Covid-in, ka punuar ministre arsimi, pa ndonjë produkt të madh aty, sepse te Shëndetësia ishte pandemia, prandaj u evidentua aty. Është figurë e rëndësishme në PS, ndër besniket e forta të Ramës sepse vjen nga grupi i vogël i Bashkisë së Ramës. Rama ka bërë zgjedhje për të unifikuar strukturën e partisë, për të mbajtur të lidhur edhe njerëzit që mund të ishin besnikë të Veliajt. Ajo shihet si garante edhe për grupin e Veliajt.
    Qori është kandidat që nuk ka shanse për të fituar, kandidon në çdo garë, mban të karikuar elektoratin e vet. Si zgjedhjet, është zgjedhje e mirë që kandidon, kështu duhet të bëjnë edhe të tjerët, për të mbajtur elektoratin e tyre, por beteja është mes Manastirliut dhe Binajt”, tha Fevziu.

  • Me video/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e mbuluar me inerte në Tiranë

    Me video/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e mbuluar me inerte në Tiranë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Skandal urban në Tiranë/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e fshehur nën inerte

    Skandal urban në Tiranë/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e fshehur nën inerte

    Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet.
    Bëhet fjalë për një shesh me inerte në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ndotja duket alarmante.
    Me ironi, Binaj thotë se në këtë “lulishte” të mbushin me frymë lule betoni, lule bukëpeshku apo lule dërrase.
    Binaj e vazhdon më tej ironinë e tij ndaj këtij pirgu intertesh dhe thotë se kjo është “lulishtja” e parë në botë që është duplex dhe u jep hapësira të lira të gjithëve.
    “Prej më shumë se dy javësh kjo lulishte e sapoinauguruar u ka dhënë ajër të pastër jo vetëm banorëve të rrugës ‘Xhanfize Keko’, por dhe gjithë banorëve të Tiranës. Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule dërrase, lule betoni, lule leshi xhami, lule leshi guri. Me një dizajn shumë elegant, nga dyshja e famshme e arkitektëve italianë, Xhorxho Lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi. Ju mund ta shihni që është lulishtja e parë në botë që është duplex dhe se si shkrihet ajo kaq bukur me trotuarin duke u dhënë mundësi hapësirave të lira për të gjitha nënat me fëmijë të vegjël dhe sidomos për moshën e tretë. Kjo lulishte është aq e bukur sa mund ta shijoni edhe nga lart”, shprehet Binaj.