Tag: binaj

  • “Të bëhemi bashkë”/ Kandidati i pavarur Florian Binaj takon banorët te ‘Fusha e Aviacionit’

    “Të bëhemi bashkë”/ Kandidati i pavarur Florian Binaj takon banorët te ‘Fusha e Aviacionit’

    Takimet elektorale të Florian Binajt, kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita kanë vijuar tek Fusha e Aviacionit’
    Binaj takoi qytetarët për tu njohur me problematikat e tyre, si dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të bërë ndryshimin dhe këta të fundit u shprehën besimplotë se Binaj do të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet. Florian Binaj: Kjo gjë nu bëhet vetëm.
    Banori: Kërkojmë rrotullimin
    Florian Binaj: Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi
    Binaj u kujtoi qytetarëve se janë ata që kanë në dorë ndryshimin përmes votës.
    ‘Një gurë në dorë kemi”

  • Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin

    Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin

    Takimet elektorale të kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, të mbështetur nga opozita, vijuan sot në zonën e Fushës së Aviacionit.
    Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Binaj u njoh nga afër me problematikat e tyre dhe kërkoi mbështetjen për të sjellë ndryshimin në kryeqytet. Banorët u shprehën me besim se ai do të mund ta bëjë Tiranën një qytet më të jetueshëm dhe me dinjitet për të gjithë.
    “Kjo gjë nuk bëhet vetëm,” – theksoi Binaj, duke iu përgjigjur një banori që kërkonte “rrotullimin”.
    “Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi,” – shtoi ai me humor dhe vendosmëri.
    Në fund të takimit, Binaj u kujtoi qytetarëve se fuqia për ndryshim është në duart e tyre:
    “Një gurë në dorë kemi,” – tha ai, duke apeluar për pjesëmarrje dhe votë të ndërgjegjshme më 17 nëntor.

  • “Një gurë kemi në dorë”/ Binaj takim me qytetarët: Rotacioni nuk bëhet vetëm

    “Një gurë kemi në dorë”/ Binaj takim me qytetarët: Rotacioni nuk bëhet vetëm

    Takimet elektorale të Florian Binajt, kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita kanë vijuar tek Fusha e Aviacionit’.
    Ai takoi qytetarët për t’u njohur me problematikat e tyre, si dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të bërë ndryshimin dhe këta të fundit u shprehën besimplotë seBinaj do të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet
    Florian Binaj: Kjo gjë nuk bëhet vetëm.Banori: Kërkojmë rrotulliminFlorian Binaj: Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi.
    Binaj u kujtoi qytetarëve se janë ata që kanë në dorë ndryshimin përmes votës.
    “Një gurë në dorë kemi”, tha ai.

  • Gara për Tiranën, Minga: Florian Binaj nuk më bind! Kryeqyteti ka nevojë për politikanë

    Gara për Tiranën, Minga: Florian Binaj nuk më bind! Kryeqyteti ka nevojë për politikanë

    Gazetari Denis Minga tha se kandidatura e opozitës, Florian Binaj, për garën e Bashkisë së Tiranës, nuk e bind.
    I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, gazetari theksoi se në krye të Bashkisë duhet një politikan.
    Nga ana tjetër, analisti Ermal Hasimja u shpreh se Tirana ka nevojë për një person që sheh interesat e qytetarëve, jo vetëm të një pakice.
    Pjesë nga biseda:
    Minga: Binaj mua nuk më bind. Unë do doja që kandidati të ketë koncept të qartë politik, dhe unë nuk e shoh te Binaj. Ai ka thënë që nuk do të jetë as me PS, as me PD. Çfarë do të thotë kjo? Unë nuk dua teknicienë në Bashkinë e Tiranës. Bashkia e Tiranës do politikanë. Unë isha pro kandidatit Hasimja, por jo te Binaj.
    Hasimja: Për çfarë ka më shumë nevojë Tirana? Pse njerëzit janë të pakënaqur? Ka mungesë integriteti. Tirana është kthyer në kantier të interesave të një pakice njerëzish. Nuk ka rëndësi nëse është politikan i përgatitur apo nëse di të flasë. A do të kemi një kryetar që ta përdorë Tiranën për interesat e qytetarëve, apo do të vazhdojmë me interesat e një pakice?
    /vizionplus.tv

  • Muçollari: Binaj bashkon opozitën! Minga: Rama dhe Berisha vendosën të dalin me këtë model kandidatësh

    Muçollari: Binaj bashkon opozitën! Minga: Rama dhe Berisha vendosën të dalin me këtë model kandidatësh

    Ndërkohë që të gjithë presin ditën e premte për të mësuar rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kryetarin në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, PS dhe PD vijojnë fushatën në terren.
    I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ish-kandidati i PD, Grigels Muçollari, tha se Florian Binaj është figura që bashkon opozitën, por merr edhe votat e qytetarëve asnjanës.
    Por për gazetarin Denis Minga, shkuarja në zgjedhje me dy kandidatë pa ambicie të larta politike ishte vendim i Ramës dhe Berishës.

    Pjesë nga biseda:
    Muçollari: Bashkimi i opozitës së vetme në një kauzë të vetme i shërben shoqërisë. Këtë radhë më pëlqeu dhe kam qenë shumë më herët i mendimit që drejt këtij kandidati duhet të shkonim, që bashkonte gjithë opozitën. Po të shohim, copëzimi i opozitës ka sjellë këtë situatë.
    Minga: Ky model ndryshon nga modeli Basha–Rama. Për mua, kanë vendosur Rama dhe Berisha që këtë herë të jetë kështu. Nuk është Ogerta Manastirliu në ambiciet e Veliajt, i cili kishte ambicie të ishte në krye të PS-së. Rama dhe Berisha lanë modelin politik dhe kaluan te modeli tjetër.

  • “Të paaftë”! Balla ironizon opozitën, nuk kursen as kandidatin Binaj: Morët ‘zarin’ e Zenit e bëtë ‘kukullën’ e Saliut (VIDEO)

    “Të paaftë”! Balla ironizon opozitën, nuk kursen as kandidatin Binaj: Morët ‘zarin’ e Zenit e bëtë ‘kukullën’ e Saliut (VIDEO)

    taulant balla

    TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar opozitën për kandidatin e pavarur për Tiranën, Florian Binaj. Mes batutave dhe ironive, Balla iu përgjigj ndërhyrjeve të Belind Këlliçit, teksa i kujtoi këtij të fundit rezultat e mëparshme të zgjedhjeve në kryeqytetet.
    “Tani ta mbyll. Sa i përket kandidatit. Ju e dini si dilni me ne në Tiranë. E para: objektivin e kemi t’jua dyfishojmë diferencën. Nga 40 që e kishim me ty, do ta çojmë në 80 diferencën, sepse Tirana voton Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, o Belind.”, u shpreh Balla.
    Por, Balla nuk ndali me kaq. Ai iu drejtua deputetëve të opozitës duke i quajtër të paaftë që nuk arritën të dilnin asnjëri prej tyre kandidat dhe nxorrën një aktor. Këtë të fundit, Balla e quajti ‘zari i Zenit’, referuar faktit që kandidati Binaj ishte edhe moderator i televizionit të familjes Berisha. 
    “Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur, ndërkohë që ju jeni aq të paaftë, nuk ua mbajti të dilnit kandidat. Morët zarin e Zenit të Piranjat dhe e bëtë kukullën e Saliut.”, tha Balla.

    /ZËRI

  • The Washington Post: Sens humori dhe politikë, a mund ta çojë kjo Shqipërinë në BE?

    The Washington Post: Sens humori dhe politikë, a mund ta çojë kjo Shqipërinë në BE?

    Një ndër gazetat më prestigjoze në Shtetet e Bashkuara, The Washington Post ka shkruar një artikull për kandidaturën e pavarur të aktorit të humorit, Florjan Binaj për bashkinë më të madhe në vend, Tiranën.
    Më poshtë, artikulli i përshtatur në shqip në mënyrë të përmbledhur:
    Diçka e pazakontë po ndodh në Shqipëri. Qeveria ndaloi TikTok-un për të mbrojtur të rinjtë nga ndikimi i mediave sociale, dhe kryeministria emëroi një chatbot Inteligjence Artificiale si ministër për të luftuar korrupsionin. Tani, një nga aktorët e humorit më të njohur në vend, i famshëm për imitimet e tij të kryeministrit Edi Rama, po kandidon për kryetar të bashkisë në kryeqytet.

    Florjan Binaj, i cili njihet për humorin e tij satirik dhe me 18 vite eksperiencë në televizion, njoftoi kandidaturën e tij të pavarur për Tiranën, mbështetur nga Partia Demokratike.
    Ai premton përmirësimin e cilësisë së jetës në kryeqytet, me urbanistikë më të mirë, shërbime më të shumta dhe më shumë shkolla. Binaj është gjithashtu aktivist, ambientalist dhe arkitekt! Kandidaturën e tij e sheh si një mënyrë për të çliruar politikën nga partitë tradicionale dhe për të sjellë më shumë profesionistë dhe njerëz të pavarur në qeverisje.
    Analistët e shohin kandidaturën e Binajt si një eksperiment demokratik të rrallë, një shenjë e lodhjes së qytetarëve me politikat tradicionale dhe dëshirës për autenticitet, edhe nëpërmjet humorit.

    Kandidatura e tij gjithashtu pasqyron përpjekjet e Shqipërisë për të treguar inovacion dhe për t’u diferencuar, një element që mund ta ndihmojë vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
    Shqipëria ka bërë hapa përpara në ndërtimin e një ekonomie moderne, mbrojtjen e lirisë së medias dhe promovimin e sundimit të ligjit. Sipas vlerësimeve në Bruksel, Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen kandidatët më të fortë për t’u bërë pjesë e BE-së, ndërkohë që zgjerimi i bllokut shihet edhe si një strategji kundër agresionit rus në lindje.

    Përpara zgjedhjeve të parakohshme më 9 nëntor, që u bëjnë të nevojshme pas largimit nga detyra të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, kandidatura e Binajt është një nga rastet më të spikatura të një artisti që hyn në politikë, duke sjellë një frymë ndryshe dhe duke sfiduar normat e politikës shqiptare.

    Kujtojmë se më 6 tetor të këtij viti, në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha tha se “PD-ja mbështet Binajn në zgjedhjet për bashkinë më të madhe në vend”.
    “Asnjë hap nuk do të ndërmerret pa kandidatin. Nëse kemi rënë dakord për një kandidat të pavarur, nuk do i diktojmë atij, ai do gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike dhe të tjera”, theksoi Berisha atë ditë.
    Ndërkohë, numri një i kabinetit, Edi Rama, në podcastin e tij të 26 tetorit e thumboi e ironizoi këtë kandidaturë.
    “Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një actor humori në rolin e një kandidati gjasme të pavarur që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë pa dallim, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit, kur ka ardhur një herë për të luajtur rolin tim. Prandaj unë nuk e gjykoj, hiç as fare, aktorin për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë! Po kush voton mua dhe PS-në, duhet të votojë Ogerta Manastirliun, që t’i japë Tiranës drejtuesin e duhur dhe qeverisë partneritetin e domosdoshëm për të vazhduar pa ndalur punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030, kryeqytetin e Europës së Ballkanit!”, tha kryeministri i vendit.

  • “Sfidon rregullat e politikës”, Washington Post ‘skaner’ kandidaturës së Florjan Binajt: Do të çlirojë vendin nga partitë!

    “Sfidon rregullat e politikës”, Washington Post ‘skaner’ kandidaturës së Florjan Binajt: Do të çlirojë vendin nga partitë!

    florjan binaj

    SHBA- Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post” i ka kushtuar një artikull të veçantë kandidaturës së Florjan Binajt në fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë. Në shkrimin e reporteres shqiptare, Fjori Sinoruka, “WP” ka skanuar profilin e Binajt, që përshkruhet si një komedian dhe aktivist që ka si qëllim të çlirojë Shqipërinë nga partitë dhe të arrijë të fusë sa më shumë profesionistë në politikë.
    ARTIKULLI I PLOTË NË SHQIP:
    A mund të ndihmojë humori që Shqipëria të hyjë në BE?
    Dikur e njohur si një cep stalinist i harruar, Shqipëria sot është një nga kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian – dhe ka një komedian që kandidon për kryetar bashkie në kryeqytet.
    Diçka e çuditshme po ndodh në Shqipëri. Qeveria ndaloi TikTok-un për të mbrojtur të rinjtë nga ndikimi negativ i mediave sociale. Presidenti emëroi një chatbot inteligjence artificiale si ministre për të luftuar korrupsionin. Tani një nga komedianët më të njohur të vendit, i famshëm për imitimet e tij të mprehta të liderit që ka shumë vite në pushtet, po kandidon për kryetar të Tiranës.
    Pyetja që shtrohet është: a mund të ndihmojë ndjenja e humorit dhe të menduarit jashtë kornizave që një vend i vogël ballkanik të hyjë në Bashkimin Evropian? Ekspertët thonë se, seriozisht, nuk do të bënte dëm. Sidomos për Shqipërinë, e cila prej kohësh vuan nga një imazh problematik — nga regjimi stalinist te krimi i organizuar.
    Por Shqipëria po bën diçka mirë, sepse tani konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për t’u bashkuar me BE-në me 27 vende anëtare.
    Dikur, gjatë 40 viteve të sundimit të diktatorit paranojak Enver Hoxha, Shqipëria ishte një nga vendet më shtypëse (dhe më pak argëtuese) në botë. Ai ndërtoi 750,000 bunkerë për t’u mbrojtur nga një pushtim imagjinar — por fjala “qesharake” nuk do të ishte kurrë një përshkrim i përshtatshëm për atë periudhë. Sot, Shqipëria është një destinacion i madh turistik, dhe Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta të Evropës.
    Megjithatë, vendi ende përballet me korrupsionin politik dhe mafiet e fuqishme që merren me trafikim njerëzor dhe kokainë kolumbiane. Por në Bruksel ka një konsensus të gjerë se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në ndërtimin e një ekonomie moderne, mbrojtjen e lirisë së medias dhe forcimin e sundimit të ligjit.
    Aktualisht, në procesin e gjatë të anëtarësimit në BE janë nëntë vende: Shqipëria, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina.
    Nga Ballkani Perëndimor, vetëm Kroacia është anëtarësuar në BE — që në vitin 2013. Sot, Shqipëria dhe Mali i Zi shihen si kandidatët më të avancuar. Lufta në Ukrainë ka bërë që BE të jetë më e prirur ndaj zgjerimit, si mënyrë për t’u mbrojtur nga Rusia agresive e Putinit.
    Eksperimente të reja shqiptare
    Shqipëria po tregon se është gati të eksperimentojë dhe të mendojë ndryshe.
    Në fillim të vitit, ajo bllokoi aksesin në TikTok për një vit, pas vrasjes së një djali 14-vjeçar që ngriti shqetësime për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët.
    Në shtator, kryeministri emëroi një robot të krijuar nga AI, me emrin Diella, si “ministre digjitale” që shqyrton tenderët publikë për të siguruar që janë pa korrupsion dhe pa ndikim njerëzor. Diella ka një avatar me veshje tradicionale shqiptare — pjesërisht një truk publicitar, por sistemi i inteligjencës artificiale është real.
    Ekspertët paralajmërojnë rreziqe: “Krijon konfuzion midis teknologjisë dhe politikës, sjell boshllëqe përgjegjësie dhe rreziqe sigurie,” thotë studiuesi Erjon Curraj.Por pikërisht spektakli mund të jetë ajo që e dallon Shqipërinë — sepse ndoshta “vlerat evropiane” përfshijnë edhe aftësinë për të bërë shaka (dhe për të mos arrestuar humoristin).
    Komediani që sfidon politikën
    Në fillim të tetorit, satiristi i njohur Florjan Binaj shpalli kandidaturën e tij të pavarur për kryetar bashkie të Tiranës, me mbështetjen e Partisë Demokratike.
    Europa ka parë edhe më parë figura të ekranit që hyjnë në politikë: Volodymyr Zelensky në Ukrainë, Beppe Grillo në Itali, madje edhe Ronald Reagan në SHBA.
    Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë mbahen më 9 nëntor, pasi kryebashkiaku i mëparshëm, Erion Veliaj, u shkarkua dhe po pret gjyqin për akuza korrupsioni që ai i mohon.
    Binaj i tha The Washington Post se kandidon për të përmirësuar cilësinë e jetës në kryeqytet me planifikim më të mirë urban dhe më shumë shërbime publike. Ai e sheh Tiranën e sotme si “të mbingarkuar me ndërtime dhe me mungesë shkollash”.
    Ai shton se nuk është vetëm komedian, por edhe aktivist social, ambientalist dhe arkitekt i diplomuar. Ai u fut në aktrim sepse dinte të bënte imitime, dhe përfundoi duke moderuar një emision satirik për 18 vjet.
    Profesori Lutfi Dervishi e quan kandidaturën e Binajt “një eksperiment demokratik të rrallë – një komedian që sfidon modelin që imiton”. Ai thotë se kjo kandidaturë është tregues i lodhjes me politikën tradicionale dhe i dëshirës për autenticitet, edhe nëse shprehet përmes sarkazmës. Binaj shprehet se dëshiron të çlirojë Shqipërinë nga partitë tradicionale, të majta e të djathta, dhe të sjellë më shumë profesionistë të pavarur në politikë — gjë që mund të ndihmojë edhe në ndalimin e “rrjedhjes së trurit”, pasi rreth 40% e shqiptarëve jetojnë jashtë.
    “Ne kemi dy rrugë përpara: korrupsioni dhe betoni, ose ndryshimi me njerëz të ndershëm e profesionistë,” tha ai në shpalljen e kandidaturës.
    Rama dhe “dy komedianët e Tiranës”
    Ndër shumë personazhe të tij, Binaj bën një imitim perfekt të kryeministrit Edi Rama — i cili vetë është një figurë e gjallë dhe e pazakontë në politikën evropiane. Ish-lojtar basketbolli dhe artist, Rama njihet për stilin e tij me atlete dhe kapele baseball-i.
    Ai është lider i Partisë Socialiste, ish-kryetar i Tiranës dhe një nga të parët që pas rënies së komunizmit i pikturoi ndërtesat gri të qytetit me ngjyra të ndritshme. Disa analistë e quajnë atë “populist eurofil” — pro-Amerikë, pro-NATO dhe pro-BE.
    Rama shpesh bën shaka edhe në samite ndërkombëtare, por mund të jetë edhe provokues. Në Londër javën e kaluar, gjatë një paneli në Chatham House, ai u tha kritikëve të Shqipërisë: “Mbyllni gojën.”
    Ai lavdëroi emigrantët shqiptarë në Britani dhe tha se, krahasuar me pjesën tjetër të Europës që grindet, “Shqipëria është e vetmja e rritur në dhomë.”
    Rama shtoi se Brexit ishte një gabim gjigant:“U larguat nga Europa për më shumë investime — tani keni më pak.U larguat për më shumë lumturi — tani jeni të dëshpëruar.”
    Në vitin 2020, Rama kishte folur pozitivisht për Binajn, duke e quajtur “djalë simpatik e të talentuar”. Tani është më kritik, duke e quajtur kandidimin e tij “një veprim të dëshpëruar nga moçali” (duke iu referuar opozitës). Por shtoi me ironi: “Nuk e gjykoj aktorin keq për rolin e ri që ka marrë — sepse aktorët duhet të kenë një punë.”
    Një shenjë e re për demokracinë
    Andi Hoxhaj, ekspert për Ballkanin në King’s College London, thotë se kandidatura e Binajt duhet parë si një shenjë e hapjes demokratike dhe e përparimit politik në Shqipëri.
    “Ajo reflekton një shumëllojshmëri zërash dhe përvojash që hyjnë në politikë — njësoj si zhvillimet që kemi parë në Itali dhe Ukrainë,” përfundon ai.

  • FOTOLAJM/ Paloka, Alimehmeti dhe Noka fushatë në kryeqytet, por në takim mungon kandidati Binaj

    FOTOLAJM/ Paloka, Alimehmeti dhe Noka fushatë në kryeqytet, por në takim mungon kandidati Binaj

    Drejtuesi i fushatës së PD-së në Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka shpërndarë foto në profilin e tij në rrjetin social Facebook nga takimet në kryeqytet. 
    “Mirëmbrëma Florinj nga dega 14” – shkruan Alimehmeti, por ajo që të bie në sy, përveç pjesëmarrjes së ulët, është mungesa e kandidatit të PD-së për Tiranën, aktorit Florjan Binaj. 
    Nuk dihej në Binaj ka refuzuar të shkojë në takim apo ka qenë diku tjetër, por ai më shumë se sa një herë është shprehur se nuk do të dalë në fushatë me Berishën. 
    Me sa duket, PD në kryeqytet po bën ‘dasmë pa dhëndër’. 
    Në vend të Binaj, në foto shfaqen Paloka dhe Noka./ TemA 

  • Binaj e pranon publikisht që është kandidat i Berishës: Programi im është programi i opozitës

    Binaj e pranon publikisht që është kandidat i Berishës: Programi im është programi i opozitës

    Florjan Binaj ka takuar sot përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend. 
    Padashje apo me qëllim, Binaj ka pranuar hapur që është kandidat i Sali Berishës. Ja çfarë shkruan ai teksa pranon që programin e kanë bërë si ekip me Berishën & co. 
    “Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend. Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej.”-shkruan Binaj.