Nisma Thurje ka vendosur të mbështesë kandidaturën e pavarur të Florian Binajt për kryebashkiak të Tiranës në zgjedhjet e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Nismës Thurje dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endri Shabani, përmes një reagimi publik.
“Sot, Kryesia e Nismës Thurje vendosi që në këto zgjedhje të mbështesim kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj. Ky vendim lidhet kryesisht mbi vlerat që Florian Binaj ka treguar në gjithë këto vite aktivizëm,” – shkruan Shabani.
Sipas tij, Florian Binaj ka dëshmuar përkushtim ndaj qytetarëve në kauza të shumta publike dhe mjedisore.
“Me Florin kemi protestuar përkrah në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të lumit Vjosa, në protestat kundër rritjes së çmimeve apo shumë padrejtësive të tjera sociale,” – theksoi Shabani.
Në rolin e gazetarit, thotë Shabani, Binaj është dalluar për denoncimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e së vërtetës.
“Në një qytet ku propaganda ka zëvendësuar të vërtetën, zëri i tij ka mbetur i pastër dhe i pavarur,” – shtoi Shabani.
Kreu i Nismës Thurje u shpreh se Tirana ka nevojë për një frymë të re në drejtim, me njerëz që nuk janë pjesë e sistemit që e ka rrënuar.
“Jemi të bindur se si kryetar bashkie, Flori do i japë shpresë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë,” – tha ai.
Në përfundim, Shabani theksoi se si këshilltar bashkiak do të ishte nder të punonte me kryebashkiakun Binaj për të përmirësuar transportin publik, për të siguruar ushqimin në shkolla dhe për ta kthyer Tiranën në një qytet që i përket shumicës, jo interesave të pakicës.
Tag: binaj
-

Nisma “Thurje” mbështet Binajn për Tiranën, Shabani: Nder të punoj me të për ushqimin falas në shkolla, transportin dhe..
-

Kandidati që i bën të ndjehen mirë të gjithë
Nga Skënder Minxhozi/
Florian Binaj është një aktor i shkëlqyer humori. Ka bërë për të qeshur e ka argëtuar mijëra njerëz në dekadat kur mori pjesë në spektaklet e humorit. Ka bërë shumë më pak njerëz gjithsesi që të reflektojnë e të futen në mendime më vonë, kur ka dashur të flasë seriozisht dhe kur është munduar t’i japë një drejtim ndryshe karrierës së tij artistike. Ja që sot e gjejmë në një moment kulmor të kësaj karriere që është munduar të ndërtojë në vitet e fundit: si përfaqësues i opozitës në krye të një fushatë komplekse si ajo për bashkinë e Tiranës.
Kandidimi i Binajt si i pavarur, por i mbështetur nga PD e partia e Adriatik Lapajt, është jo vetëm një surprizë, jo vetëm një heqje dorë de facto nga gara e opozitës kryesore, jo vetëm një akt i improvizuar, por edhe një korsi e minutës së fundit e cila si çdo zgjedhje e minutës së fundit, është shpesh e destinuar të mos ketë sukses. Ra emri serioz i Ermal Hasimes, apo ai i Haçkajt dhe Çepanit. U gjet një kandidaturë me preokupimin e vetëm të të qenit sa më larg partive. Me shpresën se do të joshë elektoratin gri, por edhe më e rëndësishme se kjo, me synimin që në rast humbjeje, disfata të mos i faturohet PD dhe Berishës.
Florian Binaj vjen në këtë garë pa asnjë eksperiencë administrative apo menaxhimi. Ai është një artist i aftë por asgjë nuk na thotë dhe nuk na bën të besojmë së është gjithashtu një drejtues i aftë. Ka të gjithë ngarkesën antiqeveritare në qëndrimet e tij, e cila e bën të pranueshëm politikisht nga partitë që e mbështesin, por një hapësirë e madhe e komplekse si Tirana kërkon shumë më tepër sesa dëshira e mirë e aktivizmi për të qenë kundër qeverisë. Binaj nuk ka mbajtur kurrë në jetën e tij një post menaxhues me aq sa njihet cv-ja e tij, por ka qenë aktor në një spektakël humori, ka drejtuar një emision televiziv investigativ dhe ka interpretuar në një film.
Kushdo që është mërzitur me të njëjtën qeverisje prej 12 vitesh dhe e tejkalon me lehtësi detyrimin për të pasur në krye të punëve njerëz me eksperiencë, kjo e Binajt është një kandidaturë e pranueshme dhe pozitive. Në harenë që shkakton artikulimi i emrit të tij, në thyerjen që përbën kjo përzgjedhje nga praktika tradicionale ku për bashkinë Tiranë kanë kandiduar ndër vite emra si Rama, Basha e Veliaj, Florian Binaj ngjan si një shkulm i freskët ajri në një dhomë me ajër të ndenjur.
Por nuk është ar gjithçka shkëlqen. Puna e kryebashkiakut të Tiranës, me listën e gjatë të halleve e problemeve që ka ky qytet, ka shumë pak lidhje me marrjen lehtë e me hare naive të ofrimit të nje emri për të qeverisur një milion banorë.
Gjithsesi është e tepërt të analizosh në detaje një përzgjedhje që s’ka të bëjë shumë me bashkinë, sesa me sistemimin e halleve brenda opozitës. Ky kandidim ka pak të bëjë me substancën e garës dhe me sfidat konkrete të garimit për Tiranën. Binaj është një kandidat që i bën të gjithë të ndjehen mirë. Absolutisht të gjithë, përfshirë edhe Edi Ramën të cilit do t’i duhet të luftojë me sozinë e tij artistike deri në 9 nëntor. I bën të ndjehen mirë, fjala vjen, si një shoqëri gazmore njerëzish në një sallë varieteje humori në një fundjavë tiranase!
Bën të ndjehen mirë demokratët si fillim. Një garë vjeshtore si kjo e kryeqytetit, kaq pranë disfatës së thellë të 11 majit, është një gropë thithëse që mund ta bëjë edhe më komplekse gjendjen gri ku ndodhet sot PD. Nëse Binaj humbet zgjedhjet përballë Manastirliut, nuk do të ketë humbur formalisht asnjë zyrtar apo partiak i Partisë Demokratike, por një i pavarur të cilin partia e mbështeti nga jashtë. Kandidimi i të pavarurve ka qenë shumë miklues për Berishën, në një fushatë që ai vetë e ka paralajmëruar si të trukuar ende pa filluar, nga qeveria.
Paradoksalisht Binaj bën të ndjehen mirë bashkë me demokratët, edhe ata që ndodhen përballë, socialistët. Të cilët kanë nisur prej kohe fushatën dhe që kanë disa javë që godasin publikisht pavendosmërinë e opozitës për të gjetur një emër përballë ish-ministres së PS. Do të jetë e thjeshtë për ata që këtë dilemë ta shfrytëzojnë edhe gjatë fushatës, sidomos kur vallen që duhej ta hiqte Berisha, në fakt e hoqi Lapaj dhe partitë e reja opozitare me emrin e imponuar të Binajt.
Në fund fare, i kënaqur nga kandidimi duhet të jetë vetë Floriani. Përtej çdo ironie, ai është në të drejtën e tij legjitime për të ndjekur një kauzë publike dhe për t’u vetëofruar për një sfidë të madhe. Sfidë më të madhe se bashkia Tiranë nuk ka, pavarësisht rezultatit. Pasi për të kjo garë vlen të ndiqet më shumë nën sloganin olimpik “e rëndësishme është të marrësh pjesë”, sesa nën logot partiake dhe detyrimi për fitoren e bashkisë. E ku ka më mirë sesa një përballje ku nuk ke detyrimin të fitosh, por thjesht të zbresësh në fushën e lojës?!
-

Agron Duka në linjë me Sali Berishën, Partia Agrare mbështet kandidaturën e Florjan Binaj
Partia Agrare Ambientaliste e politikanit Agron Duka, rreshtohet zyrtarisht në një linjë me partinë më të madhe dhe drejtuese të koalicionit opozitar, Partinë Demokratike, duke mbështetur kandidaturën e aktorit Florjan Binaj për Tiranën.
“Zoti Binaj përfaqëson një profil qytetar dhe intelektual aktiv, i angazhuar në mbrojtjen e interesit publik, të mjedisit dhe cilësisë së jetesës”, thuhet në deklaratë.
Partia Agrare Ambientaliste e sheh pjesëmarrjen e tij si një alternativë ndryshe, që sjell frymë bashkëpunimi dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve. Ky reagim vjen vetëm pak orë pasi lideri demokrat Sali Berisha njoftoi zyrtarisht se PD mbështeste emrin e Binaj.
“Ne besojmë se bashkimi i forcave opozitare rreth figurave me integritet dhe përgjegjësi është rruga e duhur për të rikthyer besimin e qytetarëve në politikë dhe administrim lokal”, përmbyllet deklarata e PAA-së së drejtuar nga Agron Duka.
-

Zyrtare/ Florian Binaj kandidati i PD per kryetar bashkie ne Tirane
Zyrtare/ Florian Binaj kandidati i PD per kryetar bashkie ne Tirane
Florian Binaj është kandidati i pavarur që do të mbështesë opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës.
Lajmin e bëri të ditur kreu demokrat Sali Berisha pas mbledhjes së PD-së, i cili theksoi se kandidatura e tij do t’iu paraqitet aleatëve për ta mbështetur në këto zgjedhje.
“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”- tha Berisha.
Aktori i njohur Florian Binaj është kandidatura që Partia Demokratike do ta mbështesë për postin e kryetarit bashkie në Tiranë në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor. Në një dalje për median pasditen e sotme lideri i PD-së, Sali Berisha tha se Binaj ishte personaliteti i shquar i artit dhe luftëtari i paepur i kauzave të qytetarëve shqiptarë dhe ftoi të gjithë aleatë, opozitarët e qytetarët ta mbështesin si një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit. Tashmë emri i Florian Binajt do i paraqitet aleatëve nga grupi i mandatuar nga PD.
Po kush është Florian Binaj?
Florjan Binaj lindi në 11 tetor 1985 dhe është një nga aktorët e shquar të gjeneratës së re në Shqipëri.
Ai njihet dhe për rolet e tij si komedian në Show-n e mbrëmjes Portokalli në Top Channel, dhe si moderator i emisionit Investigativ Piranjat transmetuar në Syri TV.
Binaj është shumë i njohur për qëndrimet e tij publike dhe gjithmonë në favor të qytetarëve pa u angazhuar direkt politikisht në iniciativa të ndryshme.
Me zërin e tij të fuqishëm ai ka ndikuar tek qytetarët duke qenë gjithmonë në krah të tyre ne zhvillime të rëndësishme.
Aktori i njohur pak ditë më parë bëri të ditur se do të kandidonte për bashkinë e Tiranës, duke sjellë kështu një risi të re ne politikën shqiptare.
Binaj do të përballet në këtë garë me kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, ndërsa vendimi për zgjedhjet vjen pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra.
Ndërkohë që PD ka shprehur mbështetjen për Binaj, edhe kjo tregon një tjetër risi në poltikën shqiptare.
Risi që po e zhvillon Partia Demokratike duke shprehur mbështetjen për një kandidat jo politik dhe i angazhuar vetëm në artin e tij dhe emisionin investigativ Piranjat që temat e tij kryesore janë lufta kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë në vend.
Pra përveç aktivitetit në media, Binaj është përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në nisma të shoqërisë civile, kryesisht në fushën e mjedisit dhe të drejtave qytetare.
Ai ka marrë pjesë në protesta dhe ka mbajtur qëndrime publike.
Florian Binaj është 40 vjeç, baba i tre fëmijëve. -

Sfida e Tiranës: Rama portokallik përballë Ramës politik
Përfundimisht, humoristi Florian Binaj do jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës. Ky personazh i Portokallisë që ka imituar e imiton rregullisht Edi Ramën, dikur admirues i tij e më pas i zhgënjyer nga ai, vitet e fundit është angazhuar në median televizive të opozitës, Syri TV, duke moderuar një emission investigativ. Pos kësaj, ka bërë dhe rolin e aktivistit në protesta kundër qeverisë. Tashmë do e provojë veten në politikë direkte.
Ishte vetë Berisha ai që bëri publik emrin e Binajt si kandidat përballë Ogerta Manastirliut.
“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”.
Dhe ironia e kësaj përzgjedhjeve është vlerësimi i Edi Ramës për imituesin e tij, bërë pesë vite më parë për ditëlindjen e tij:
“Florjan Binaj është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!
Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë”, shkruante kryeministri, i cili tashmë duhet të “kafshojë gjuhën” për fushatë ndaj tij.
Kujtojmë se Binaj nuk është i vetmi portokallist që ka kaluar në politikë, ose ose në drejtim qyteti si kryebashkiak. Para tij është Erion Isaj, aktori që ka marrë drejtimin e Ersekës nën siglën e PS-së. Ndërsa më i famshmi humorist i shndërruar në politikan është Volodimir Zelenesky, presidenti i Ukrainës, i cili u bë i famshëm pikërisht me një telekomedi të titulluar “Presidenti”, ku vetë ai pra lunate rolin e një presidenti. /tesheshi.com/ -

Sali Berisha: Florjan Binaj, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shpallur kandidaturën e opozitës për garën e bashkisë së Tiranës.
Florian Binaj do të jetë kandidati që mbështetet nga Partia Demokratike për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.Në një deklaratë për media nga selia blu, Berisha u shpreh se Binaj është një artist që mbron kauzat e qytetarëve.
“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do t’u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, zotin Florjan Binaj.
Shpresoj që aleatët, opozitarët, të bashkohen në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës.Ai ishte për vite e vite me radhë, yll apo superyll i shfaqjes më të shikuar të vendit dhe në çdo rol, interpretimi i tij ishte më i pëlqyeri, ishte i përsosur.Florian Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij”,-u shpreh Berisha.
-

Zyrtare/ Opozita mbështet Florian Binajn si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e Tiranës
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media nga selia blu, u shpreh se Binaj është një artist që mbron kauzat e qytetarëve.
“Ftoj aleatët dhe opozitarët, qytetarët, të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bë nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”, tha ai.
Berisha: Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj.
Shpresoj që aleatët, opozitarët, të bashkohemi në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës. Ai ishte për vite e vite me radhë, yll apo superyll i shfaqjes më të shikuar të vendit dhe në çdo rol, interpretimi i tij ishte më i pëlqyeri, ishte i përsosur.Florian Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij.
Dhe të gjithë ju jeni dëshmitarë të betejave që ai ka bërë së bashku me të tjerë në mbrojtje të këtyre kauzave.
Ai, së bashku me bashkëpunëtorë, me ekip, kanë ndërtuar dhe paraqesin një nga emisionet investigative më të shikuara, Piranjat, të cilat Edi Rama, i tmerruar, i përzuri nga televizioni ABC dhe u zhvendosën tek televizioni SYRI.
Pra, mund të themi se në këtë kontekst, Florian Binaj, së bashku me ekipin drejtues të Piranjave dhe stafin, janë në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit.
Kundër kësaj dukurie shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ndaj dhe njëherë ftoj aleatët dhe të gjithë opozitarët, ftoj qytetarët të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit. Është një “luftëtar” i kauzave qytetare”, tha ai. -

‘Shqipëria vlen mbi partinë!’/ Lapaj mbështet kandidatin Florian Binaj për Tiranën
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ne një postim në rrjetet sociale ka deklaruar, se e mbështet kandidatin e pavarur Florian Binaj në garën për Tiranën.
Ditën e sotme, Binajn e mbështeti zyrtarisht edhe Partia Demokratike.
Reagimi i Lapajt:
Dy ditë më parë propozuam që kandidatët për bashkitë në këto zgjedhje për shkak të situatës së jashtëzakonshne duhet të vinin nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike.
Deklaruam se do të mbështesnim një prej kandidatëve të pavarur që do të shpallnin kandidimin në këto zgjedhje.
Duke shprehur vlerësimin për të gjithë ata që janë deklaruar, kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur që në Bashkinë Tiranë të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj.
Ky vendim bazohet te vullneti ynë i mirë dhe bindja që Shqipëria vlen mbi partinë. -

“Është djalë king”… Sot e ka “kundërshtar”, si e uronte Rama -Binajn për ditëlindje 5 vite më parë
Florian Binaj do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 9 nëntorit. Komediani i njohur më së shumti për imitimin e Kryeministrit Edi Rama, por edhe për shumë role të tjera në skenë, shpalli kandidaturën të shtunën dhe deri tani është mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet.
Gjatë një konference për mediat të hënën, kreu i PD e vlerësoi figurën e Binajt, por duket se këtë mendim e ndante edhe Rama, i cili në një postim në Facebook 5 vite më parë, e uronte për ditëlindje aktorin.
“Florjan Binaj është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive! Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë”, thoshte Rama. -

“Është djalë king”… /Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë
Florian Binaj do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 9 nëntorit. Komediani i njohur më së shumti për imitimin e Kryeministrit Edi Rama, por edhe për shumë role të tjera në skenë, shpalli kandidaturën të shtunën dhe deri tani është mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet.
Gjatë një konference për mediat të hënën, kreu i PD e vlerësoi figurën e Binajt, por duket se këtë mendim e ndante edhe Rama, i cili në një postim në Facebook 5 vite më parë, e uronte për ditëlindje aktorin.
Postimi i Ramës, 12 tetor 2020
Florjan Binaj është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!
Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre. Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.
Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.