Tag: bimëve

  • Formula Kundër Barishteve të Këqija që Dëmtojnë Lulet dhe Bimët në Ballkon

    Formula Kundër Barishteve të Këqija që Dëmtojnë Lulet dhe Bimët në Ballkon

    Nuk ka kënaqësi më të madhe dhe ndjesi shlodhëse se sa ajo e të paturit vazo me lule nue ballkon apo në kopështin e shtëpisë.

    Për fat të keq, bashkë me to vijnë edhe barishtet e këqija që kanë tendencën të pushtojnë dhe zaptojnë gjithçka që u del përpara.

    Barishtet e këqija rishfaqen sado të përpiqeni t’i hiqni qafe. Ato ngushtojnë hapësirat e luleve dhe bimëve për të cilat kujdeseni aq fort dhe ngrejnë krye pareshtur.

    Është njësoj sikur të përballeni me një ushtri të vazhdueshme të barit të keq. A ka zgjidhje për këtë problem?

    Ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org kundërshtojnë përdorimin e kimikateve të dëmshme që përveç barit të keq shkatërrojnë edhe bimët e mira.

    Në vend të tyre ato rekomandojnë pesë mënyra natyrale që do të nënshtrojnë barishtet e këqija dhe do të mbajnë kopshtet tuaja të pastra dhe të bukura.

    1. Komposti organik

    Plehu organik dhe komposti i dheut nuk do t’i mbajë larg barishtet e këqija. Megjithatë, ai mundet të ngadalësojë dhe vonojë rritjen e tyre.

    Ka disa barishte që ngrejnë kokë pavarësisht plehut organik.

    Ky i fundit do t’u vijë në ndihmë bimëve tuaja, duke i forcuar dhe ushqyer ato.

    Për më tepër, plehu do të mbrojë lagështinë dhe do t’i mbajë bimët të ngopura me ujë.

    2. Uthulla e bardhë

    Ky produkt i kuzhinës sonë është fantastik.

    Ai përdoret për të pastruar shtëpinë, hequr aromat e këqija dhe pasuruar sallatat tona të preferuara.

    Natyralisht, uthulla mund të përdoret edhe për të shkatërruar barishtet e këqija. Mjafton t’i spërkatni ato me uthull.

    Sigurisht që kjo e fundit nuk do të funksionojë aq shpejt sa kimikatet, por nuk do të shkatërrojë mjedisin përreth.

    Kur të spërkatni barishtet e këqija me uthull, mundohuni ta hidhni atë në pjesën e rrënjëve dhe të tregoni kujdes edhe me bimët e tjera sepse uthulla mund t’i shkatërrojë edhe ato.

    3. Uji i valuar

    Uji i valuar është zgjidhja më e lashtë dhe efektive kundër barishteve të këqija.

    Uji i valuar i përvëlon ato deri në rrënjë, pavarësisht sa keq tingëllon.

    Megjithatë kini kujdes, uji i valuar nuk arrin të dallojë cila është barishte e mirë apo e keqe.

    4. Uji me kripë

    Uji me kripë funksionon gjithashtu.

    Ai dehidraton bimët e këqija duke i parandaluar përthithjen e lëngjeve të tjera.

    Kini kujdes sepse uji me kripë mundet të dëmtojë pjesën përreth bimëve dhe të ndikojë edhe në rrënjët nëntokësore të bimëve të mira.

    Një majë luge me kripë në ujë nuk shkakton shumë dëme, por nuk ia vlen të rrezikoni me bimët organike për të cilat jeni kujdesur aq shumë.

    Përdoreni këtë metodë nëse barishtet e këqija zaptojnë trotuaret, rrugicat ose zona të tjera të hapësirave përreth shtëpisë suaj.

    5. Mielli i misrit

    Përdorni miellin e misrit kundër barishteve të këqija. Gluteni shkatërron filizat e këqija dhe ndalon rritjen e tyre.

    Spërkatni zonën e prekur nga barishtet e këqija me miell misri.

    Ndonëse kjo alternativë nuk është shumë efikase kundër bimëve të këqija tashmë të rritura, duhet ta përdorni gjithsesi për të siguruar një kopsht vazhdimisht të mbrojtur nga barishtet e këqija.

    Për më tepër, mielli i misrit u jep bimëve të mira nitrogjenin e nevojshëm./AgroWeb.org

  • Tarifa 10% e Trump, eksportuesit shqiptarë kërkojnë ndihmën e qeverisë

    Tarifa 10% e Trump, eksportuesit shqiptarë kërkojnë ndihmën e qeverisë

    Paketa e re e politikave të shpallura nga Shtetet e Bashkuara pritet të ndikojë edhe në shkëmbimin tregtar me Shqipërinë.Sidomos për bimët mjekësore ku tregu amerikan zë peshën më të madhe të eksporteve të tyre.
    Nga një tarifë zero që është aktualisht, eksportuesit e bimëve medicinale do të përballen me një tarifë 10%.“Për ne ka qenë pak si e pabesueshme sepse nuk e prisnim. Ne kemi qenë si shtet, ka qenë i preferuar nga Amerika dhe kemi qenë pa tarifa doganore. 35% të eksporteve shqiptare shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe esencat. Një pjesë e bimëve armatike mjekësore përdorin si të thuash Turqinë si trampolinë, po përsëri, sherebelat, 1 mijë tonë sherebelë që eksportohet përfundon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh kryetari i EPCA-s, Xhevit Hysenaj.
    Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve dhe Eksportuesve të Esencave dhe Bimëve Mjekësore të Shqipërisë, Xhevit Hysenaj, tha se e rëndësishme është të mbrohen fermerët, ndaj janë në diskutime me palën amerikane.
    “Është e pamundur t’u kalosh fermerëve një ngarkesë të tillë. Fermerët shqiptarë janë në pikën më të keqe të tyre, ku ata janë në dilemë, të vazhdojnë kultivimet apo të ndërpresin prodhimin e tyre. Ne do të bëjmë të pamundurën që të negociojmë me partnerët dhe blerësit tanë që të ndajmë këtë kosto dhe do shohim se çfarë mundësish dhe alternativash mund të krijojmë nëse do përballojmë apo jo”, shtoi më tej Xhevit Hysenaj.
    Sipas Hysenajt, sektori i bimëve aromatike dhe mjekësore janë më të prekurit edhe nga kursi i këmbimit.
    “Ne kemi tre vite, dy vite e gjysmë që vuajmë nga rënia drastike e Dollarit, mbi 20 e ca për qind. Vështirësitë pothuajse të gjitha kompanitë vitin e kaluar kanë dalë me humbje, pikërisht për këtë efekt të Dollarit. Ka patur dhe probleme që kanë ndikuar në mënyrë drastike ka qenë dhe largimi i fuqisë punëtore”, tha Hysenaj.
    Eksportet drejt Amerikës për vitin 2024 zënë 2% të totalit të eksporteve të vendit, me një vlerë prej 7 miliardë Lekëve, ku peshën më të madhe e zë eksporti i gizës dhe çelikut, ndërsa bimët mjekësore përbëjnë 23% të eksporteve në SHBA, me vlerë 1.6 miliardë Lekë.
    Klan News

  • Tarifat me SHBA-në pritet të japin efekt negativ te bimët mjekësore, 16.4 mln euro eksporte direkte

    Tarifat me SHBA-në pritet të japin efekt negativ te bimët mjekësore, 16.4 mln euro eksporte direkte

    Paketa e re e politikave tregtarë të shpallura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të ndikojnë te shkëmbimet tregtare me Shqipërinë.Tregu amerikan është i rëndësishëm për eksportin si direkt të bimëve mjekësore, ashtu dhe atë  indirekt, nëpërmjet shteteve të BE-së, si Italia dhe Gjermania.Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka pohoi për Monitor se parimisht aplikimi i tarifës për eksport nga zero që është aktualisht drejt SHBA-së pritet të japë efekt te zinxhiri i sektorit, duke nisur që nga fermerët te grumbulluesit dhe përpunuesit.“Vendosja e tarifës së eksportit do të rëndojë mbi të gjithë fermerët, përpunuesit, grumbulluesit dhe eksportuesit e bimëve mjekësorë. Sektori vuan problematikën e mungesës së fuqisë punëtore, si për kultivimin dhe grumbullimin e tyre e bimëve në male. Vendosja e një tarife do të sjellë një valë të re çmimesh. Vendi ynë është i ekspozuar ndaj këtyre ndryshimeve, pasi në shtetet ku eksportohet do të synohet të mbrohen konsumatorët me mos ndryshim çmimesh shitjeje, por mund të shkohet drejt uljes së tyre nga eksporti”.Zoti Gjoka tha gjithashtu se Shoqata e Eksportuesve të Bimëve medicinale dhe Aromatike ka nisur studimin e efekteve të mundshme për aplikimin e tarifës 10% për eksportet shqiptare drejt SHBA.16.4 mln euro eksporte direkteSHBA-të janë tregu kryesor për eksportin e bimëve mjekësore nga Shqipëria, me 32% të totalit të shitjeve në 2024-n. Sipas INSTAT, në vitin 2024, eksportet e bimëve drejt këtij shteti ishin 1.65 miliardë lekë, ose rreth 16.4 milionë dollarë, me një rritje prej 17.5% me bazë vjetore.Tregu i dytë është Gjermania, me 23% të totalit, por një pjesë e konsiderueshme sërish rieksportohet në SHBA. Drejt Gjermanisë u eksportuan 11.8 milionë euro bimë mjekësore në 2024-n.Tregu i tretë është Spanja, me 7% të totalit, i ndjekur nga Turqia me 5%.Në total, nga Shqipëria u eksportuan 5.1 miliardë lekë bimë mjekësore (rreth 51 mln euro) në vitin 2024, rreth 1.4% e totalit të eksporteve në vend.Bimët mjekësore, produkti i dytë me vlerën më të lartë i eksportuar në SHBABimët mjekësore janë produkti i dytë me vlerën më të lartë që eksportohet drejt SHBA-ve, me 23% të totalit. Produkti kryesor i eksportuar në SHBA ishte giza dhe çeliku, me vlerë 2.95 miliardë lekë, ose 42% të totalit.Në total, eksportet drejt SHBA-ve ishin 7 miliardë lekë në 2024-n (rreth 70 milionë euro), me një rënie prej 28% me bazë vjetore, si rrjedhojë e tkurrjes së shitjeve të gizës e çelikut.Eksportet drejt SHBA-ve zinin rreth 2% të totalit në vitin 2024.Burimi: INSTATBurimi: INSTATBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së

    Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së

    U dëshën dhjetëra skandale me ushqimin që qeveria të mendojë të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
    Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të saj thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti kombëtar i veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve do të zëvendësohet me fjalët “institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë” dhe “struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve”.
    Pra e thënë më thjeshtë këto dy struktura ajo e ushqimit dhe e veterinarisë dhe bimëve do të jenë në një institucion të vetëm.
    Këtë e konfirmoi edhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj në një prononcim publik.
    Ligji duhet të vihet në zbatim deri në fund të vitit 2025 pasi ende nuk kanë dalë aktet juridike.
    Në kontrollet që Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka ushtruar gjatë muajit Mars është konstatuar se kanë hyrë në Shqipëri dhjetëra tonelata me mish pule me salmonelë por jo vetëm kaq.
    Më herët tonelata me mandarina të dërguara nga Shqipëria në Kroaci u konstatuan me pesticide.
    Në mes të skandalit të ushqimeve të kontaminuara, për sasinë e mishit të pulës me salmonelë të futur në Shqipëri nga Brazili, Policia e Tiranës shpalli në kërkim pronarin e kompanisë që i importoi ato dhe procedoi pronarin e kompanisë që i shpërndau në tregun shqiptar.
    Po hetohen gjithashtu edhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.