Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin Bilisht-Kapshticë ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë një pasagjere ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit nën kujdesin e mjekëve.
Viktimë ka mbetur shtetasja Erjola Sinani., 41 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjetin e drejtuar nga shtetasja me iniciale A.Sh.
Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.
“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet ne njoftimin e policisë.
Tag: bilisht
-

Aksident i rëndë në Bilisht-Kapshticë, një e vdekur dhe një i plagosur (Emri)
-

Plagosja me thikë në Bilisht/ Zbardhet dinamika e konfliktit, dyshohet se dy grupet u zunë për paratë e siguruara nga kontrabanda e mallrave
Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur dje, në Bilisht.
Policia bën me dije se janë arrestuar dy persona dhe janë proceduar dy të tjerë. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetsisë publike” dhe “Shkatërimi i pronës”; si dhe shtetasi me iniciale Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi:
U konfliktua fizikisht me 2 shtetas dhe plagosi me thikë njërin prej tyre, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.
Arrestohet dhe një 37-vjeçar, sepse pas konfliktit shoqërori me automjet, 2 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët goditën përsëri 39-vjeçarin dhe dëmtuan automjetin e tij.
Procedohen penalisht 2 shtetasit që u konfliktuan me 39-vjeçarin.
Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe 2 automjete.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetsisë publike” dhe “Shkatërimi i pronës”;Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërimi i pronës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht.
Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.
Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Zbardhet dinamika e konfliktit në Bilisht, dy të arrestuar dhe dy të proceduar
Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur dje, në Bilisht.
Njoftimi i Policisë:U konfliktua fizikisht me 2 shtetas dhe plagosi me thikë njërin prej tyre, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.
Arrestohet dhe një 37-vjeçar, sepse pas konfliktit shoqërori me automjet, 2 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët goditën përsëri 39-vjeçarin dhe dëmtuan automjetin e tij.
Procedohen penalisht 2 shtetasit që u konfliktuan me 39-vjeçarin.
Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe 2 automjete.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetsisë publike” dhe “Shkatërimi i pronës”;Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërimi i pronës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht.
Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.
Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. -

Sherri në Bilisht! ‘Pazaret’ e kontrabandës, palët nxorën thikën e shkopin e bejsbollit për t’u sqaruar
PAMJE NGA NGJARJA
BILISHT- Në sherr masiv u regjistrua mbrëmjen e djeshme (1 tetor) në Bilisht. Trajan Çeliku, i njohur nga Policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar 39-vjeçarin, Guri Mazelliu. Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur, për shkak se të dyja palët janë të përfshirë në kontrabandë nga kufiri i gjelbër. Shkak për sherrin është bërë ndarja e parave të përfituara nga ky aktivitet.
Fillimisht raportohet se Çeliku është konfliktuar me 39-vjeçarin. Më pas ky i fundit, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve gjatë sherrit.Në pamjet e publikuara nga sherri i dhunshëm, shihet teksa Trajan Çeliku dhe disa të tjerë të cilët sulmojnë Guri Mazelliun, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit. Ata vrapojnë drejt automjetit të tij, teksa në dorë mbajnë shkopa bejsbolli.
-

‘S’jam mirë’! 59-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare, shoqërohet në Polici dentisti
FOTO ILUSTRUESE
BILISHT-Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme (18 gusht) në Bilisht, ku një 59-vjeçar humbi jetën menjëherë pasi doli nga një klinikë dentare. I ndjeri kishte shkuar për një mbushje dhëmbi, por sapo procedura përfundoi, 59-vjeçari është ankuar disa herë për gjendjen shëndetësore, duke thënë: S’jam mirë.
Ai është rrëzuar papritur në tokë jashtë klinikës, duke humbur jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat dentistin 36-vjeçar, ndërsa pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për sqarimin e vdekjes së 59-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.
59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit./ZËRI -

E rëndë në Bilisht! 55 vjeçari humb jetën sapo mbush dhëmballën
Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit.
Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.
Nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së 55 vjeçarit.
Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen.Top Channel
-

Raportohet për situatë të rëndë nga zjarret në aksin Kapshticë-Bilisht
Situata është tejet e rëndë në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht. Për shkak të vatrave të shumtave të zjarrit që janë shfaqur në afërsi të këtij aksi nacional.
Flakët kanë djegur plotësisht bimësinë e ulët dhe kullotat, edhe në kushte kur më tepër se 100 forca të shërbimit zjarrfikës, pyjor e policisë kufitare kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë ditës për të mbajtur në kontroll flakët.Zjarri nga dita e djeshme ka djegur plotësisht sipërfaqe të tëra me pyje nga fshati Vërnik e deri në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.
Forcat e shërbimit zjarrfikës ndodhen në aksin nacional për të mos lejuar që flakët të përhapen në anën tjetër të kësaj rruge. Është kërkuar ndihmë nga ajri nga pala shqiptare drejt homologëve grek por deri tani nuk ka patur një përgjigje. Është bërë i mundur shpëtimi i dy fermave të bletëve dhe mjeteve të sekuestruara nga policia kufitare. -

Përplasen dy makina në aksin Bilisht-Korçë, njëra përfundon jashtë rruge
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ka qenë njëprej mjeteve, qe a kryer një manovër të gabuar në afërsi të kryqëzimit që ka sjellë edhe përplasjen me mjetin me targa greke që udhëtonte pas tij.
Mësohet se në makinën me targa greke kanë qenë duke udhëtuar një familje përfshi dhe dy fëmijë të mitur, teksa mjeti nga përplasja ka përfunduar poshtë rrugës nacionale.
Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur apo jo, teksa pritet një komunikatë nga ana e Policisë. -

Aksident në aksin Bilisht-Korçë, përplasen 2 automjete, njëri prej tyre përfundon poshtë rrugës
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Korçë, ngjarje e cila mësohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj.
Sipas informacioneve, ka qenë njëri prej mjeteve i cili ka kryer një manovër të gabuar në afërsi të kryqëzimit, që ka sjellë edhe përplasjen me mjetin me targa greke që udhëtonte pas tij.
Në mjetin me targa greke kanë qenë duke udhëtuar një familje, përfshi dhe dy fëmijë të mitur, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar mrekullisht në rrethanat kur mjeti nga përplasja ka përfunduar poshtë rrugës nacionale.
Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh aksin rrugor Kapshticë – Pogradec dhe në të dyja rastet drejtuesit e mjeteve nuk kanë respektuar sinjalistiken rrugore.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit në fjalë. -

Aksident në Bilisht/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 67-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në hyrje të qytetit në Bilisht. Motomjeti me drejtues B. S., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues B. K., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 67-vjeçari, drejtuesi i motomjetit. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.