Tag: bilisht

  • Aksident i rëndë në aksin Korçë–Bilisht, një i vdekur

    Aksident i rëndë në aksin Korçë–Bilisht, një i vdekur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

    Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili ka qenë duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.
    Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të marra, këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po nis hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Top Channel

  • Aksident tragjik në Devoll/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

    Aksident tragjik në Devoll/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

    Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin nacional Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

    Sipas informacioneve paraprake, viktima po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën kur është goditur nga mjeti që po lëvizte me shpejtësi në drejtimin Korçë–Bilisht. Për shkak të plagëve të rënda, këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në vend.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe ka nisur procedurat hetimore për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të marrë në pyetje drejtuesin e mjetit. Grupi hetimor po punon për të sqaruar dinamiken e plotë të ngjarjes.

  • Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht

    Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht

    Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Korçë – Bilisht në afërsi të fshatit Cangonj.
    Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën.
    Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të marra, këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po nis hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
     

  • Përshtatën lokalin për organizimin e lojrave të fatit! Në pranga administratori dhe menaxheri, nis hetimi edhe për dy klientët

    Përshtatën lokalin për organizimin e lojrave të fatit! Në pranga administratori dhe menaxheri, nis hetimi edhe për dy klientët

     Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Bilisht. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi kishin përshtatur një lokal në ambient ku organizoheshin lojëra fati. Si rezultat i kësaj në pranga është vënë administratori i lokalit 45 vjeç dhe menaxheri i lokalit 26 vjeç, të dy banues në Bilisht.

    Mbi administratorin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi  ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Ndërsa për menaxherin, rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    Nga hetimet ka rezultuat se 45-vjeçari kishte marrë me qira lokalin dhe kishte punësuar në mënyrë të paligjshme menaxherin e saj. Gjatë kontrollit fizik policia gjeti se sekuestroi pajisje elektronike dhe disa bileta. Gjithashtu ka nisur procedimi penal edhe ndaj dy personave të tjerë 25 dhe 23 vjeç, banues në Bilisht, të cilët u kapën në lokal duke luajtur lojëra fati. Policia po heton më shumë mbi rastin.

    Njoftimi i policisë

    Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë zbuluar një lokal në qytetin e Bilishtit, ku organizoheshin lojëra fati. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: P. M., 45 vjeç, banues në Bilisht, administratori i lokalit, për veprat penale  “Organizimi  ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”. E. M., 26 vjeç, banues në Bilisht, menaxheri i lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. U., 25 vjeç, dhe F. M., 23 vjeç, banues në Bilisht, të cilët u kapën në lokal, duke luajtur lojëra fati. Nga hetimet rezultoi se 45-vjeçari kishte marrë me qira lokalin dhe kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, si menaxher, shtetasin E. M. Në lokalin e përshtatur për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, u gjetën pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari dhe disa bileta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Përplasi për vdekje të moshuarin në ‘Korçë-Bilisht’, arrestohet 38-vjeçari nga Tropoja

    Përplasi për vdekje të moshuarin në ‘Korçë-Bilisht’, arrestohet 38-vjeçari nga Tropoja

    Policia e Korçës ka arrestuar një 38-vjeçar, banues në Tropojë, pasi duke drejtuar automjetin dje në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, ka përplasur motomjetin me drejtues një 66-vjeçar, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen.
    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
    Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.
    Njoftimi i Policisë:
    Qarku Korçë-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, me pasojë vdekjen e shtetasit L. L., 66 vjeç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që përplasi motomjetin që drejtonte 66-vjeçari, shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën pasagjerja në aksin “Bilisht-Kapshticë”, arrestohet shoferja

    Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën pasagjerja në aksin “Bilisht-Kapshticë”, arrestohet shoferja

    Është arrestuar shoferja që shkaktoi aksidentin e dje në aksin “Bilisht-Kapshticë”.

    Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka humbur jetën një pasagjere, shtetasja me iniciale E.S., 42 vjeçe.
    “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Bilisht- Kapshticë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. Sh., 36 vjeçe, banuese në Prenjas. Nga përplasja e automjetit që drejtonte kjo shtetase me një automjet tjetër, humbi jetën pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja E. S., 42 vjeçe.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

    Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

    Në aksident i rëndë është regjistruar në aksin Bilisht-Kapshticë.

    Dy mjete përplasen me njëra tjetrën, e si pasojë  një pasagjer ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit nën kujdesin e mjekëve. Viktimë ka mbetur shtetasja E. S., 41 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjetin e drejtuar nga shtetasja me iniciale A.Sh.
    Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.
    “Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.
    Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet n♪ njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë. Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

    Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë. Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

    Në aksident i rëndë është regjistruar në aksin Bilisht-Kapshticë.
    Dy mjete përplasen me njëra tjetrën, e si pasojë një pasagjer ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit nën kujdesin e mjekëve. Viktimë ka mbetur shtetasja E. S., 41 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjetin e drejtuar nga shtetasja me iniciale A.Sh.

    Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.

    “Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.

    Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.