Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.Takimi do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.Biletat mund të blihen vetëm online.Procedura se si blihet bileta online:Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.FSHF bën me dije se për këtë ndeshje, ndryshe nga ndeshjet e kaluara, sektorët N101, N102, N103, N104, N105, S102, S103, S104, V101 dhe V102 do të jenë të mbyllur, sipas vendimit të FIFA-s.Ky vendim është marrë si pasojë e sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjeve të mëparshme, përfshirë këngë me përmbajtje ofenduese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, gjeste apo mesazhe të papërshtatshme, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare.
Tag: biletave
-

JP Saxe anulon turneun pas dështimit të shitjeve të biletave: Shumë lart kam synuar
Këngëtari kanadez JP Saxe ka njoftuar se ka anuluar turneun e tij të shumëpritur në SHBA, pas shitjeve të biletave që rezultuan të jenë shumë më të ulëta se sa kishte pritur. Artist i njohur për hitin “If The World Was Ending” dhe ish-i dashuri i Julia Michaels, Saxe pranoi publikisht se nuk arriti të shesë as 20,000 bileta që do të mbanin turneun në jetë.
Turneu, me titullin “The Make Yourself At Home”, përfshinte 32 data që do të zhvilloheshin nga shtatori deri në fund të tetorit, dhe ishte i planifikuar për ambiente me kapacitet prej 2,000 deri në 3,000 vende. Por, për shkak të interesit të ulët, 32-vjeçari nga Kanada u detyrua të anullojë koncertet, duke theksuar se nuk mundi të arrinte pritshmëritë e tij.
Në një video emocionuese postuar në rrjetet sociale, Saxe shprehu zhgënjimin e tij, por gjithashtu falënderoi ata që e mbështetën duke blerë bileta. Ai pranoi se “synimi i tij ishte shumë lartë”, por u shpreh mirënjohës për përpjekjet që iu bënë. “Transparenca në dështim është më e vlefshme se sa fasada e suksesit,” tha ai me një dozë humori, duke shtuar se bileta do të rimbursohet. -

Shitja e biletave për “Odisenë” e Homerit të Christopher Nolan fillojnë një vit para premierës
Christopher Nolan po bëri një hap të pazakontë në industrinë e filmit me lansimin e shitjeve të biletave për “Odisenë” më shumë se një vit para shfaqjes së filmit në kinema. Zakonisht, fushatat e marketingut fillojnë rreth gjashtë muaj para premierës, por filmi i Nolan, që pritet të sjellë aktorë të njohur si Matt Damon, Zendaya, Tom Holland, dhe Lupita Nyong’o, ka hapur shitjet e biletave më 17 korrik, për premierën që do të zhvillohet në fundjavën e parë pas lansimit.Shitjet fillestare kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm, me pjesën më të madhe të biletave për shfaqjen në formatin Imax 70mm që janë shitur brenda pak orësh. Ky format, i preferuar nga regjisorë të njohur si Quentin Tarantino dhe Paul Thomas Anderson, ofron një përvojë vizuale të papërsëritshme, dhe është zgjedhur nga Nolan për të dhënë një dimension të veçantë dhe unike për audiencën.Suksesi i shitjes së biletave ka shkaktuar një entuziazëm të madh, me disa prej biletave që janë shitur për shifra deri në 200 dollarë. Ky fenomen tregon se Nolan ka një ndikim të jashtëzakonshëm mbi fansat e tij, të cilët janë të gatshëm të blejnë biletat një vit para se filmi të shfaqet në kinema, duke demonstruar besimin dhe interesin e jashtëzakonshëm për këtë projekt,raporton BCC, transmeton KultPlus.Sipas gazetares Tatyana Arrington, strategjia e shërbimeve të biletave të parakohshme mund të ketë qenë inspiruar nga sukseset e tjera të filmit, si në rastin e “Sinners” të Ryan Coogler, i cili gjithashtu përdori Imax për të ofruar një eksperiencë të veçantë. Për më tepër, strategjia e Nolan ka të bëjë me krijimin e një ngjarjeje të vërtetë kolektive, ku shikimi i filmit bëhet më shumë se një thjesht akt, por një ngjarje kulturore që mbledh publikun për të përjetuar diçka të jashtëzakonshme.Odisja është një përzierje e mitologjisë greke dhe një kast aktorësh ndërkombëtarë, që përfshin emra të njohur për çdo brez, duke krijuar një ngjarje që i apelon audiencës më të gjerë. Nga njëra anë, Zendaya është një personazh i preferuar i të rinjve, ndërsa Matt Damon është një emër që pëlqehet nga brezi më i vjetër, duke garantuar që ky film do të tërheqë një audiencë të larmishme.Në një kohë kur shumë filma janë duke u shfaqur drejtpërdrejt në platformat online, Nolan po e bën kinemanë një destinacion të domosdoshëm, duke inkurajuar njerëzit të përjetojnë një film si një ngjarje të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme./BBC/KultPlus.com
-

Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura në “Air Albania”
Partizani do të përballet sot me Kaljun në “Air Albania” prej orës 20:00. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës. E para në Estoni u barazua me rezultatin 1-1.
Deri tani numri i biletave të shitura për ndeshjen në Tiranë nuk i kalon 1500. Një shifër e ulët, duke marrë parasysh edhe se Partizani ka kërkuar mbështetjen e tifozëve për kalimin e turit.Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që numri të rritet ndjeshëm. Kjo pasi duke mos pasur interes të jashtëzakonshëm, biletat mund të sigurohen në çdo sektor dhe tifozët i blejnë në momentet e fundit.
Partizani kthehet në “Air Albania” për një ndeshje europiane pas dy vitesh. Sfida e fundit ishte ndaj Atletik Eskaldes, që u fitua 4 me 1. -

Dueli i Egnatias në Champions/ Ja çmimet e biletave për sfidën me islandezët
Egnatia ka zyrtarizuar çmimet e biletave për ndeshjen europiane që do të luajë në stadiumin “Arena Egnatia”. Klubi ka vendosur një politikë të qartë çmimesh, duke ofruar alternativa për të gjitha kategoritë e tifozëve.
Bileta më e lirë do të kushtojë 300 lekë, ndërsa më e shtrenjta arrin deri në 10 mijë lekë, që korrespondon me tribunën VIP dhe sektorët premium. Përmes këtij vendimi, drejtuesit synojnë të krijojnë një atmosferë sa më mbështetëse në tribunë dhe një impakt pozitiv për klubin edhe në aspektin financiar.GJESTI – Një tjetër lajm pozitiv është vendimi që hyrja për femrat të jetë falas. Klubi ka vendosur të hapë dyert për të gjitha tifozet femra si një mënyrë për të inkurajuar pjesëmarrjen e tyre në stadium dhe për të promovuar përfshirjen e tyre në ngjarjet sportive.
Ky gjest shihet si një hap përpara në krijimin e një ambienti sa më familjar dhe të civilizuar në tribunat e stadiumit, duke rritur ndërkohë edhe impaktin shoqëror të ndeshjes.
-

”Jemi rritur”, Hoxha ironizon tranjerin Silvinjo: Rritja e vetme është çmimi i biletave, akuzimi me pasionin për Kombëtaren
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho thotë se ka një rritje të ekipit, edhe pse mbrëmë në Letoni shkuan në një barazim 1-1, dhe me Serbinë u humb penalltia e famshme. Për këtë ka ironizuar gazetari i kronikës, Artan Hoxha. Ai thotë se vetmja gjë që është rritur, është çmimi i biletës në stadium. ”E vetmja gjë që është rritur ndjeshëm kohët e fundit madje ka arritur në stratosferë është çmimi i biletave për qytetarët më të varfër të kontinentit, duke abuzuar me pasionin e tyre për të parë Kombëtaren”,-shkruan në një postim në Facebook.
Postimi i plotëTrajneri i Kombëtares, Silvinjo, pas barazimit me Letoninë:
“Jemi në rritje…”
Mister Silvinjo, në rritje ishim gjatë eliminatoreve të kaluara, kur na çove në Kampionatin Europian. Që prej asaj kohe, jemi në rënie. Madje, në një rënie të lirë…
E vetmja gjë që është rritur ndjeshëm kohët e fundit madje ka arritur në stratosferë është çmimi i biletave për qytetarët më të varfër të kontinentit, duke abuzuar me pasionin e tyre për të parë Kombëtaren. -

“Si mund t’i lësh Tifozët Kuq e Zi jashtë?!”. Një biletë arrin në tregun e zi në 1500 euro
Shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, shorti elektronik, dhe përfundimi i tyre në tregun e zi, janë tema më aktuale në vend. Gazetarja Enkelejda Zeko, thotë se ka një skemë për shpërndarjen e biletave të futbollit në takime kaq të rëndësishme, të cilën autoritetet e drejtësisë mund ta zbulojnë thjesht fare duke parë që agjenci të ndryshme reklamojnë shitjen e tyre përpara se të dalin në treg. Ndërkohë mësohet se në tregun e zi një biletë ka shkuar në 1500 euro.
Zeko kritikoi dhe vendimin e FSHF për të lënë jashtë stadiumit Kuq e Zi, të cilët këtë herë kanë zgjedhur ta ndjekin ndeshjen përpara Piramidës.“Si ka mundësi që përzgjedhja është bërë në mënyrë elektronike që e ka marrë nga UEFA dhe FIFA, që mua më duket e habitshme që në një ndeshje të kombëtares, kur ka ndjenjë, të bëhet një seleksionim i tillë. Por nuk mund të përjashtohen ata që e kanë ndjekur kombëtaren në ditët më të vështira. Si ka mundësi që persona apo agjenci kanë bileta përpara shortit dhe i shesin në tregun e zi. Këto çmime të çmendura që shumë i justifikojnë se ndodhin dhe në botë. Në Shqipëri rroga minimale është 400 euro”.- tha gazetarja.
-

“Shqipëri-Serbi”/FSHF për fituesit e biletave:Linku i vlefshëm për 24 orë, veproni..
Federata e Futbollit njofton se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.
Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen. Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.
Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. -

Procesi i shitjes së biletave të ndeshjes Shqipëri-Serbi, sqarim për opinion publik
Federata e Futbollit njofton se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.
Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen. Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.
Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. -

FSHF njoftim për fituesit e biletave të Shqipëri-Serbi: Keni 24 orë kohë …
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se procesi i shpërndarjes së biletave për ndeshjen shumë të pritur Shqipëri-Serbi po vijon përmes shortit elektronik. Të gjithë personat që janë përzgjedhur si fitues kanë marrë një link personal për të përfunduar blerjen e biletës së tyre.
Afat 24 orësh për pagesënFSHF thekson se linku i dërguar për blerjen e biletës është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes. Nëse pagesa nuk kryhet brenda këtij afati, linku skadon dhe e drejta për të përfituar biletën anulohet automatikisht.
Për këtë arsye, Federata u bën thirrje të gjithë qytetarëve që janë shpallur fitues të përfundojnë procesin sa më shpejt dhe të kryejnë pagesën në kohë për të siguruar praninë e tyre në stadium.
Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “FIFA World Cup 2026”, do të luhet të premten, më 7 qershor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Interesimi për këtë përballje është i jashtëzakonshëm, me mbi 200 mijë aplikime për bileta, ndërkohë që stadiumi ka një kapacitet prej vetëm 20,000 vendesh.
FSHF garanton se procesi i përzgjedhjes dhe shpërndarjes së biletave është transparent dhe i monitoruar në mënyrë rigoroze për të garantuar drejtësi dhe barazi për të gjithë tifozët.
