Tag: biletave

  • Botërori më i shtrenjtë në histori, anglezët denoncojnë çmimin e biletave

    Botërori më i shtrenjtë në histori, anglezët denoncojnë çmimin e biletave

    Botërori “FIFA2026” pritet të jetë unik, kjo u pa qartë edhe gjatë ceremonisë së shortit, ku organizatorët u kujdesën që ta shndërronin në një spektakël të vërtetë. Nga presidenti Trump tek Infantino, të gjithë protagonistët e këtij evenimenti kanë theksuar se këtë herë do të jetë ndryshe, jo vetëm për faktin që për herë të parë marrin pjesë 48 skuadra, por dhe mënyra e konceptimit të ndeshje do të jetë ndryshe, e ngjashme me futbollin amerikan.
    Këto risi pritet të vijnë me kosto shtesë pasi sipas “The Sun”, ky Botëror pritet të jetë më i shtrenjti në histori edhe për tifozët. Sipas të përditshmes britanike, një bletë për të ndjekur ndeshjet në Amerikë i kalon 1000 euro, afro dy herë më shumë në raport me Botërorin e fundit të zhvilluar në Katar. Pas artikullit të bërë publik nga “The Sun”, ka reaguar edhe FIFA, me këta të fundit që u kujdesën të sqaronin për federatat pjesëmarrëse do të ketë një numër të caktuar biletash me çmime preferenciale për tifozët e tyre:

    “Jemi të përkushtuar për të siguruar akses të barabartë në ndeshjet tona për tifozët tanë tani dhe në të ardhmen”, lexohet në reagimin e FIFA. Gjatë ceremonisë së shortit për fazën e grupeve, presidenti Trump zbuloi se deri më tani janë shitur më shumë se 2 milionë bileta, ndërsa procesi i ardhshëm i shpërndarjes së biletave do të jetë më 11 dhjetor.

  • FIFA tërhiqet nga çmimet e kritikuara të biletave për Kupën e Botës

    FIFA tërhiqet nga çmimet e kritikuara të biletave për Kupën e Botës

    FIFA është tërhequr nga plani për të përdorur çmime dinamike për të gjitha biletat e Kupës së Botës 2026, pas shqetësimeve të mëdha lidhur me koston e lartë për të ndjekur turneun në Amerikën e Veriut. Ky vendim vjen si përgjigje ndaj presionit dhe kritikave nga tifozët, të cilët frikësoheshin se një sistem i tillë do t’i bënte biletat të papërballueshme për shumicën.
    Organizatorët këmbëngulën se ata gjithmonë kishin planifikuar të rezervonin një sasi të caktuar biletash me çmime fikse, posaçërisht për tifozët që dëshirojnë të ndjekin ekipin e tyre kombëtar gjatë kompeticionit. Sipas tyre, ky ka qenë një element i pandryshuar i strategjisë së tyre të shitjeve.

    Megjithatë, ky njoftim vjen vetëm pak ditë përpara shortit të rëndësishëm të turneut, që do të mbahet të premten në Uashington DC, një ngjarje ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Prania e tij i shton një dimension tjetër vëmendjes mediatike ndaj eventit.

    Tifozët do të duhet të presin deri të shtunën për të mësuar saktësisht se ku dhe kur do të luajnë skuadrat e tyre në turneun e verës së ardhshme.

    Kjo do t’u japë atyre mundësinë të planifikojnë udhëtimet dhe blerjen e biletave për ndeshjet specifike që i interesojnë.
    Sistemi i çmimeve variabile, i cili bazohet në luhatjen e kostos sipas kërkesës së tregut, nuk është përdorur kurrë më parë në një Kupë Bote. Kjo risi ngriti shqetësime të thella për përballueshmërinë, veçanërisht për tifozët që udhëtojnë nga vende të tjera.
    Ditët e fundit, tifozët e Anglisë dhe Skocisë kanë qenë veçanërisht aktivë në mediat sociale, duke shpërndarë imazhe nga faqet e internetit të shitjes së biletave që tregonin çmime potencialisht shumë të larta, duke theksuar kështu shqetësimet e tyre për kostot.
    Në një deklaratë zyrtare për Sky News, organi qeverisës i futbollit botëror sqaroi pozicionin e tij: “FIFA mund të konfirmojë se alokime të rezervuara po vihen mënjanë për kategori specifike tifozësh, siç ka ndodhur edhe në Kupat e Botës të mëparshme. Këto alokime do të kenë një çmim fiks gjatë gjithë fazës së ardhshme të shitjes së biletave.”
    Deklarata vazhdonte duke specifikuar: “Alokimet e rezervuara përfshijnë biletat për mbështetësit e Shoqatave Anëtare Pjesëmarrëse (PMA), të cilëve do t’u ndahen 8% e biletave për çdo ndeshje ku merr pjesë ekipi i tyre, përfshirë të gjitha ndeshjet me kusht të fazës së eliminimit direkt.”
    FIFA bën të ditur se biletat më të lira do të fillojnë nga 60 dollarë (rreth 45 paund) në fazën e grupeve. Në anën tjetër, biletat më të shtrenjta për ndeshjen finale do të arrijnë një shifër marramendëse prej 6,730 dollarësh (rreth 5,094 paund).
    Gjithashtu, do të hapet një dritare shitjesh pas shortit, nga data 11 dhjetor deri më 13 janar. Gjatë kësaj periudhe, aplikimet për bileta do të bazohen në një çmim fiks për të gjithë ata që blejnë përmes shortit me përzgjedhje të rastësishme.
    Ky do të jetë Kampionati Botëror më i madh në histori, me 104 ndeshje gjithsej, pasi eventi u zgjerua nga 32 në 48 ekipe pjesëmarrëse. Për herë të parë, turneu do të organizohet nga tre vende pritëse, me Shtetet e Bashkuara si partner kryesor, dhe Kanadanë e Meksikën si partnerë dytësorë.
    Pavarësisht tërheqjes së pjesshme, FIFA mbrojti përdorimin e çmimeve të luhatshme në përgjithësi. “Modeli i çmimeve i adoptuar për Kupën e Botës FIFA 26 pasqyron praktikën ekzistuese të tregut për eventet e mëdha argëtuese dhe sportive brenda vendeve tona pritëse në baza ditore, përfshirë futbollin,”- vazhdonte deklarata e FIFA-s.
    “Ky është gjithashtu një reflektim i trajtimit të tregut dytësor për biletat, i cili ka një trajtim të veçantë ligjor krahasuar me shumë pjesë të tjera të botës. Ne jemi të përqendruar në sigurimin e aksesit të drejtë në lojën tonë për tifozët ekzistues, por edhe ata të ardhshëm,” shtoi organizata.
    Deklarata adresoi drejtpërdrejt shqetësimet e ngritura se tifozët po përjashtohen nga mundësia për të marrë pjesë për shkak të çmimeve të larta.
    FIFA sqaroi gjithashtu një keqkuptim teknik: “Hartat e kategorive të stadiumeve nuk pasqyrojnë numrin e biletave të disponueshme në një kategori të caktuar, por paraqesin vendndodhjet e parazgjedhura të ulëseve. Tarifat e rishitjes së FIFA-s janë në përputhje me tendencat e industrisë së Amerikës së Veriut në sektorë të ndryshëm sportivë dhe argëtues.”
     

  • Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave për turistët jashtë Europës, ja sa do paguajnë më shumë se europianët pjesa tjetër e botës

    Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave për turistët jashtë Europës, ja sa do paguajnë më shumë se europianët pjesa tjetër e botës

    Muzeu i Luvrit ka vendosur të rrisë çmimin e biletave për vizitorët nga jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (EEA) me 45% nga 14 janari 2026, i thanë AFP-së përfaqësuesit e menaxhmentit dhe punonjësve të muzeut.

    Bazuar në vendimin e Bordit të Drejtorëve të Luvrit, qytetarët nga jashtë EEA-së, domethënë, jashtë Bashkimit Evropian, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, do të paguajnë 32 euro për hyrjen e tyre, në vend të 22 eurove që kushtojnë sot.
    Rritja kryesisht ka të bëjë me vizitorët amerikanë, të cilët përbëjnë grupin më të madh të vizitorëve të huaj, por edhe kinezët, të cilët janë në vendin e tretë, sipas raportit të aktivitetit të muzeut për vitin 2024.
    Në vitin 2023, Luvri priti 8.7 milionë vizitorë, 69% e të cilëve ishin të huaj. Pas vjedhjes spektakolare të 19 tetorit, menaxhmenti i muzeut vlerëson se rritja e biletave do të gjenerojë “15 deri në 20 milionë euro” shtesë në vit, një shumë që do të drejtohet për adresimin e “problemeve strukturore” të institucionit.
    Një raport i kohëve të fundit nga Gjykata e Auditorëve paralajmëron se Luvri po përballet me “një sërë investimesh të mëdha që nuk është në gjendje t’i financojë”, veçanërisht për shkak të “mungesës së përparësisë së shumë projekteve” në zhvillim e sipër. Vjedhja e tetorit zbuloi gjithashtu, sipas hetimit administrativ, “pajisje të pamjaftueshme sigurie”, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e xhevahireve të çmuara mbretërore.
    Rritja e çmimit të biletave u propozua fillimisht në janar nga Ministrja Franceze e Kulturës Rachida Dati, e cila tha se qëllimi ishte të gjendeshin burime të reja pas paralajmërimeve nga presidenti i muzeut Laurence de Carre në lidhje me gjendjen e objekteve.
    “Kushtet e vizitës dhe të punës nuk korrespondojnë me nivelin e Luvrit”, vuri në dukje ministrja, duke shtuar se të ardhurat do të kontribuonin ndjeshëm në planin ambicioz të rinovimit të muzeut, të cilin Gjykata e Auditorëve vlerëson se do të kalojë një miliard euro.
    Kujtohet se në janar 2024 tarifa e hyrjes u rrit nga 17 në 22 euro për të gjithë vizitorët.
    Megjithatë, sindikatat po reagojnë fuqishëm, duke përmendur karakterin “universal” të Luvrit dhe nevojën për “qasje të barabartë” në koleksionet e tij. Punëtorët po shprehin gjithashtu shqetësim për rritjen e ngarkesës së punës, pasi do të jetë e nevojshme të kontrollohet kombësia e vizitorëve.

    Top Channel

  • Muzeu i Luvrit rrit çmimet e biletave për vizitorët jashtë Evropës me 45%

    Muzeu i Luvrit rrit çmimet e biletave për vizitorët jashtë Evropës me 45%

     Muzeu i Luvrit ka vendosur të rrisë çmimin e biletave për vizitorët nga jashtë Zonës Ekonomike Evropiane me 45% nga 14 janari 2026.  Bazuar në vendimin e Bordit të Drejtorëve të Luvrit, qytetarët nga  jashtë Bashkimit Evropian, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia do të paguajnë 32 euro për hyrjen e tyre, në vend të 22 eurove që kushtojnë sot. Rritja ka të bëjë kryesisht me vizitorët amerikanë, të cilët përbëjnë grupin më të madh të vizitorëve të huaj, por edhe kinezët, të cilët janë në vendin e tretë, sipas raportit të aktivitetit të muzeut për vitin 2024.

    Mediat e huaja shkruajnë se në vitin 2023, Luvri priti 8.7 milionë vizitorë, 69% e të cilëve ishin të huaj. Pas vjedhjes spektakolare të 19 tetorit, menaxhmenti i muzeut vlerëson se rritja e biletave do të gjenerojë 15 deri në 20 milionë euro shtesë në vit, një shumë që do të drejtohet për adresimin e problemeve strukturore të institucionit.

    Një raport i kohëve të fundit nga Gjykata e Auditorëve paralajmëron se Luvri po përballet me një sërë investimesh të mëdha që nuk është në gjendje t’i financojë, veçanërisht për shkak të mungesës së përparësisë së shumë projekteve” në zhvillim e sipër. Vjedhja e tetorit zbuloi gjithashtu, sipas hetimit administrativ, pajisje të pamjaftueshme sigurie,  veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e xhevahireve të çmuara mbretërore.

    Rritja e çmimit të biletave u propozua fillimisht në janar nga Ministrja Franceze e Kulturës Rachida Dati, e cila tha se qëllimi ishte të gjendeshin burime të reja pas paralajmërimeve nga presidenti i muzeut Laurence de Carre në lidhje me gjendjen e objekteve. “Kushtet e vizitës dhe të punës nuk korrespondojnë me nivelin e Luvrit”, vuri në dukje ministri, duke shtuar se të ardhurat do të kontribuonin ndjeshëm në planin ambicioz të rinovimit të muzeut, të cilin Gjykata e Auditorëve vlerëson se do të kalojë një miliard euro.

    Megjithatë, sindikatat po reagojnë fuqishëm, duke përmendur karakterin universal të Luvrit dhe nevojën për qasje të barabartë në koleksionet e tij. Punëtorët gjithashtu po shprehin shqetësim për rritjen e ngarkesës së punës, pasi do të jetë e nevojshme të kontrollohet kombësia e vizitorëve.

  • Ndeshja e parë në “Kamp Nou”, duhen 599 euro për të parë Barcelonën në stadium

    Ndeshja e parë në “Kamp Nou”, duhen 599 euro për të parë Barcelonën në stadium

    Barcelona do të luajë tashmë në shtëpinë e vetë. Rikonstruktimi i “Kam Nou”-t ka përfunduar dhe ndaj Atletik Bilbaos do të luhet ndeshja e parë në stadiumin e ri. Janë bërë të ditura çmimet e biletave për këtë përballje.
    Bileta më e lirë kap vlerën e 199 eurove, ndërsa më e shtrenjta vlen 599 euro. Ndërkohë, “L’Equipe” raporton se çmimet e biletave në ndeshjet e tjera do të vendosen nga kërkesat dhe nga kapaciteti i stadiumit. Deri në fund të këtij viti kalendarik Barcelona do të zhvillojë edhe 5 ndeshje të tjera në “Kamp Nou”, njëra prej të cilave do të jetë e vlefshme për Ligën e Kampionëve./Sport Ekspres/

  • Detaje, nis shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri

    Detaje, nis shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri

    Federata e Futbollit njofton  tifozët shqiptarë se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet më 13 nëntor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.
    FSHF bën me dije se tifozët mund t’i blejnë ato përmes faqes zyrtare të FSHF-së në linkun: Biletat Shqipëri – Andorra
    Një ditë para ndeshjes, biletat do t’u dërgohen me e-mail të gjithë personave që kanë kryer blerjen.
    FSHF kujton se, ashtu si në çdo ndeshje, të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në stadium duhet të kenë mjet identifikimi me vete dhe nuk do të lejohen objekte të ndaluara gjatë hyrjes në impiant.

  • Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Andorrë-Shqipëri, ja se ku mund ta gjeni biletën e kualifikimit historik

    Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Andorrë-Shqipëri, ja se ku mund ta gjeni biletën e kualifikimit historik

    Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet më 13 nëntor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shitja online e biletave ka nisur nga sot, e premte, 7 nëntor 2025, dhe tifozët mund t’i blejnë ato përmes faqes zyrtare të FSHF-së në linkun: Biletat Shqipëri – Andorra
    Një ditë para ndeshjes (12 nëntor), biletat do t’u dërgohen me e-mail të gjithë personave që kanë kryer blerjen.
    FSHF kujton se, ashtu si në çdo ndeshje, të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në stadium duhet të kenë mjet identifikimi me vete dhe nuk do të lejohen objekte të ndaluara gjatë hyrjes në impiant.

  • Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

    Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

    Kombëtarja shqiptare në 13 nëntor do të luajë në transfertë ndaj Andorrës për kualifikueset e Botërorit 2026, një ndeshje ku kuqezinjtë mund të sigurojnë kualifikimin në fazën e playoffit. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se ka nisur shitja e biletave për këtë përballje,
    Shitja e biletave do të bëhet online dhe nis që këtë të premte, me FSHF që në faqen e saj të internetit ka publikuar edhe linkun ku mund të realizohet procesi I blerjes së biletave. Federata Shqiptare e Futbollit thekson se një ditë përpara ndeshjes, pra në 12 nëntor, personat që kanë kryer blerjen do të marrin në dorëzim biletat e tyre në adresat e tyre në email.
    Në të njëjtën kohë, FSHF kujton se ashtu sikurse edhe në përballjet e tjera, personat që do të jenë në stadium do të duhet të kenë mjet identifikimi me vete, ndërkohë që nuk do të lejohen të hyjnë në impiant objekte të ndaluara.
    Pas sfidës me Andorrën, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Anglisë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit në Air Albania Stadium. Ata që nuk do të kenë mundësinë të shkojnë në stadium, do të kenë mundësi që si ndeshjen me Andorrën ashtu dhe atë me Anglinë ta ndjekin nëpërmjet platformës Digitalb. Kombëtarja shqiptare ndodhet në grupin K të kualifikueseve dhe pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, 1 më shumë se Serbia në vendin e tretë.

  • Nis shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri

    Nis shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri

    7 Nëntor 2025

    16:13

    Telesport

    Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet më 13 nëntor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shitja online e biletave ka nisur nga sot, e premte, 7 nëntor 2025, dhe tifozët mund t’i blejnë ato përmes faqes zyrtare të FSHF-së në linkun: Biletat Shqipëri – Andorra
    Një ditë para ndeshjes (12 nëntor), biletat do t’u dërgohen me e-mail të gjithë personave që kanë kryer blerjen.
    FSHF kujton se, ashtu si në çdo ndeshje, të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në stadium duhet të kenë mjet identifikimi me vete dhe nuk do të lejohen objekte të ndaluara gjatë hyrjes në impiant.

  • Ndodh për herë të parë, tifozët e Kosovës detyrojnë federatën sllovene të marrë vendimin drastik

    Ndodh për herë të parë, tifozët e Kosovës detyrojnë federatën sllovene të marrë vendimin drastik

    Kosova do të luajë më datë 15 nëntor përballë Sllovenisë. Transferta mund t’i sigurojë “dardanëve” vendin në fazën “play-off” për Botërorin 2026. Kështu do të mjaftonte vetëm një barazim.
    Situata është e paprecedentë për federatën sllovene, që për herë të parë dje pasi nisi shitjen e biletave u detyrua ta pezullojë përkohësisht. Shkak janë bërë kërkesat e shumta që vijnë nga tifozët e Kosovës.
    “Për blerjen e biletave në sektorin e mysafirëve, ju lutemi kontaktoni federatën e futbollit të ekipit mysafir. Gjatë blerjes së biletave në sektorin për tifozët sllovenë, duhet të respektohen rreptësisht të gjitha rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga organizatori. Hyrja në stadium(përveç sektorit të mysafirëve) NUK do të lejohet me simbole të përfaqësueses së Kosovës”, njoftohet për blerjen e biletave.
    Kështu të gjitha tashmë menaxhohen nga Federata e Futbollit të Kosovës. Megjithatë tashmë tifozët e Kosovës duken se kanë siguruar bileta në numër të konsiderueshëm, përderisa u pezullua shitja e tyre.