Tag: bilbao

  • Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon mbledhjen e radhës në Bilbao

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon mbledhjen e radhës në Bilbao

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e tij të radhës në Bilbao, Spanjë, nesër, më 21 maj nga ora 10:00 deri në 13:00, përpara finales së këtij sezoni të UEFA Europa League ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Manchester United, e cila do të zhvillohet në stadiumin San Mamés në Bilbao po atë mbrëmje.
    Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të diskutohen disa çështje kryesore:
    Çështje të kompeticionit UEFA EURO 2028
    Parimet e shpërndarjes së programit i përfitimeve për klubet për periudhën 2024–28,
    Rregulloret e garave UEFA për djem nën 17 dhe nën 19 vjeç për sezonin 2025/26
    Rregulloret e garave UEFA për vajza nën 17 dhe nën 19 vjeç për sezonin 2025/26
    Rregullorja e Superkupës së UEFA-s për sezonin 2025/26
    Përditësim mbi Programin e Vëzhgimit të Strukturave të Qëndrueshme
    Raportet e komiteteve të UEFA-s
    Vendimi në lidhje me caktimin e vendeve pritëse për finalen e UEFA Champions League 2027 dhe finalen e UEFA Women’s Champions League 2027 është shtyrë për arsye operative deri në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në shtator.

  • Lyon fiton në transfertë dhe futet në zonën Champions, Athletic Bilbao përmbys Vallecanon dhe “blindon” vendin e katërt

    Lyon fiton në transfertë dhe futet në zonën Champions, Athletic Bilbao përmbys Vallecanon dhe “blindon” vendin e katërt

    Lyon ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në transferte 1-3 ndaj Auxerre për javën e 29-të në Ligue 1. Mikautadze hapi serinë e golave për Lyon, dyfishoi Rayan Cherki, ndërsa goli i tretë u shënua nga i zakonshmi Lacazette.
    Për vendasit shënoi Sinayoko. Me këtë fitore, Lyon renditet në vendin e katërt, vend që të kualifikon në fazën play-off për Champions League sezoni i ardhshëm.
    Nëse PSG ka fituar zyrtarisht titullin, gara për 3 vendet e tjera që të dërgojnë në Champions është shumë e fortë dhe janë plot 5 ekipe në lojë, kur kanë mbetur edhe 5 javë pwr t’u luajtur.

    Athletic Bilbao ka fituar 3-1 në fushën e vetë ndaj Vallecano për javën e 31-të në La Liga. Miqtë shënuan të parët në minutën e 37-të me Pathe Ciss, i cili dërgoi në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga penalltia e humbur nga shoku i skuadrës, Pedro Diaz.
    Në pjesën e dytë, vendasit bënë përmbysjen e madhe duke shënuar 3 gola, me Sancet 58′ nga pika e bardhë e penalltisë, Nico Williams 80′ dhe sërish Sancet në minutat e fundit. Pas kësaj fitoreje, Bilbao forcon pozitat në vendin e katërt që të kualifikon në Champions me 57 pikë, 6 pikë më shumë se vendi i pestë që mbahet nga Villarreal.